Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/25

Çadra e lirise...

A ka zoti Rama një plan B?!

Enver Bytyçi

I zënë në befasi nga lëvizja shah-mat që i bëri kreu i opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Rama ka shfaqur shenja lodhjeje dhe dobësie. Megjithatë duhet besuar se ai ka një plan A dhe një plan B. Protesta e opozitës dhe paralajmërimet e Bashës për të mos marrë pjesë në çertifikimin e zgjedhjeve farsë e të manipuluara kanë bërë që parlamenti dhe komisionet parlamentare të jenë të paralizuara. Ndërkaq replikat në distancë midis përfaqësuesve të dy partive të koalicionit, PS-së dhe LSI-së, së bashku me mungesën e opozitës në parlament kanë bllokuar jetën parlammentare në vend. Disa institucione të shtetit shqiptar veprojnë në mungesë të institucionalizimit të tyre e ndërkohë në prill pritet të fillojë proçedura e zgjedhjes së presidentit të Republikës. Ndërkaq opozita mund të bllokojë edhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në këto kushte Edi Rama është i detyruar ose të pranojë dorëheqjen dhe kushtin e opozitës për qeveri teknike e shtyrjen e zgjedhjeve, ose të rezistojë në modelin e rezistencës së liderëve autoritarë oligarkë e diktatorë. Rezistenca e llojit diktatorial është njëra alternativë e tij, por edhe një mundësi e favorizuar për shkak të lidhjeve të tij me krimin e trafiqet e drogës, si dhe me politikën dhe lidershipin rus. Fijet e këtyre lidhjeve të sektit të Rilindjes i mban në dorën e tij  i biri i diktatorit, Ilir Hoxha. Sipas diplomatit amerikan, Adam Ereli, Shqipëria, një vend I shndërruar në prodhuesin numër një të marijuhanës në Europë, ka një lidership në pushtet të lidhur me Rusinë. Të njëjtën gjë shprehu raporti i DASH për situatën e kriminalitetit dhe korrupsionit në vendin tonë.
Zoti Rama ka si interes të tij themelor “fitoren” e një mandadti të dytë, me ose pa LSI-në. Për këtë arësye ka mundësi që ai të pranojë një qeveri me bazë të gjerë e të pranuar nga të gjithë aktorët politikë, me kusht që zgjedhjet të mos shtyhen. Qershori është koha ideale për të që ai të ketë mundësi edhe pa qenë kryeministër të manipulojë, bëjë presion dhe imponojë rezultatin zgjedhor. Kanabistët në qershor i kanë mbjellë plantacionet e hashashit dhe për interes të parave të drogës bëhen të gjithë bashkë në mbështetje të kryekanabistëve rilindas. Ndërsa në shtator e më tutje kjo mundësi zvoglohet në maksimum për shkak se qeveria e  re teknike do të ketë dettyrim shkatërrimin e drogës dhe kanabisit, krahas përgatitjeve për zgjedhjet. Ndaj kërkesa e shtyrjes së zgjedhjeve e tmerron Edi Ramën.
Opozita duhet të bëjë presion deri në fund që krahas qeverisë teknike të pranuar prej saj të imponojë shtyrjen e zgjedhjeve. Ndryshe aksioni i saj nuk do të kishte kuptim. Tentakulat dhe rrjeti i krimit e trafiqeve janë organizuar dhe shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Këto tentakula duhen shkulur nga rrënjët përpara se të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Dhe kjo kërkon kohën e vet, e cila kurrësesi nuk mund të përkojë me 18 qershorin. Mesa duket këtij qëllimi i shërben edhe vizita e kreut të opozitës në SHBA. Mbështetja ndërkombëtare, para së gjithash e administratës amerikane, është thuajse gjysma e punës për të arritur në finish.
Nëse realizohet kjo, pra shtyrja e zgjedhjeve me qeveri teknike, Rama do të tentojë më pas planin B të tij, destabilizimin e vendit, për të fajësuar opozitën, si shkaktare të anarkisë. Nga deklarimet e zotit Rama të ditëve të fundit marrim vesh se kryeministri ka në fakt në planet e tij destabilizimin e Shqipërisë. Ai po përmend vazhdimisht ngjarjet e vitit 1997, si model të destabilizimit të vendit. Madje kishte vënë në këtë rol akademikun kosovar, Rexhep Qosja. Ky i fundit revoltën e Ramës dhe miqve të tij në vitin 1997 e pati konsideruar si “kryengritje të vonuar”. Ndërsa tani, në një valë me Tiranën zyrtare, por në invers, kërcënon nga skaji tjetër, është bërë bashkë me Rilindjen në pushtet. Para 20 viteve e konsideronte progress shkatërrimin e shtetit, tani e konsideron regres protestën kundër qeverisë.
Të dy këta, Edi dhe Xhepi, po bëjnë këto ditë akuza sipas të cilave “Opozita në Çadrën e Lirisë qenka një opozitë anti-shtet, kundërrevolucionare”, duke dhënë mesazhin se kësaj radhe revolucioni do të vijë nga “shtetbërësi” Edi Rama. Kështu ata edhe kur janë me rebeluesit kundër institucioneve të shtetit (mars 1997), edhe kur janë në krye të institucioneve dhe kundër rebeluesve (mars 2017) na shfaqen si revolucionarë përparimtarë, që kanë si qëllim as më pak e as më shumë se (pu)shtetin e lidhur me krimin dhe lindjen ruse.
Duket qartë se Rama do ta përdorë kartën e destabilizimit të Shqipërisë si presion të brendshëm e të jashtëm. Eshtë tashmë e ditur se shumica dërmuese e shqiptarëve, përfshirë demokratët, nuk e duan destabilizimin e konfliktin social në Shqipëri, janë kundër anarkisë dhe luftës civile. Këtë e dëshmon fakti se Çadra e Lirisë për më shumë se një muaj nuk ka prodhuar asnjë incident, pavarësisht provokimeve të qeverisë dhe kryeministrit shqiptar.
Në fakt kryeministri shqiptar me kërcënimin për përsëritjen e ngjarjeve të vitit 1997 më shumë ka për qëllim të tremb e frikësojë bashkësinë ndërkombëtare, sesa opozitën. Kjo, sepse zoti Rama i druhet unifikimit politik të faktorit ndërkombëtar sa i përket denoncimit që tashmë media perendimore i bën çdo ditë pasoja kriminale të qeverisjes së Rilindjes. Edhe nëse ende gjenden sorosistë të Brukselit, të cilët mbështesin kryeministrin më të inkriminuar në Europë, administrata amerikane dhe shumëkush në BE janë vetëdijësuar se problem në Shqipëri nuk është droga, krimi, trafiqet, korrupsioni, por është qeveria e zotit Rama, e cila jo vetëm bashkëpunon me organizatat kriminale, por ka projektuar veprimtarinë dhe produktin e kësaj veprimtarie kriminale. Ndaj duket qartë se bota demokratike do të pozicionohet qartë kundër një oligarkie e një kryeministri të tillë. Ndaj zoti Rama përdor dordolecin e planit B, atë të shkatërrimit të Shqipërisë, pse jo edhe të rajonit, nëse opozita shqiptare nuk pranon kushtin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve më 18 qershor.
Më me leverdi për Ramën do të ishte krijimi i trazirave në rajon, sepse në këtë rast ai do të lante duart nga përgjegjësia direkte politike e juridike. Por forca e liderit global është dobësuar aq shumë sa tashmë dhe kolegu e miku i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç, po e bllokon të japë intervista në konferenca shtypi pas samiteve ndërkombëtare. Për destabilizimin e rajonit Rama u përpoq e përpiqet të kapërcejë gardhin e Prishtinës e të Shkupit në ndihmë të realizimit të ndonjë skenari rus të destabilizimit për ta përdorur këtë si kartë të shpëtimit të pushtetit të tij të pakufiizuar personal. E ka dëgjuar dikush zotin Rama të dënojë ndërhyrjen ruse për grusht shteti në Mal të Zi?! Grushtin e shtetit në Turqi ai e dënoi menjëherë, fill pas presidentit rus, Vladimir Putin.Prandaj duhet bërë kujdes. Derri i plagosur është shumë herë më i rrezikshëm sesa një tufë derrash, të cilët nuk kanë në ndjekje gjuetarin.

SHKRUAN FLORI BRUQI : CIKËL POETIK NGA VISAR ZHITI








Visar Zhiti  lindi në Durrës (02.12.1952 )është një poet i njohur shqiptar . Visar Zhiti ishte bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970.

Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.

Në 1973, ai përgatiti për botim një përmbledhje, "Rapsodia e jetës së trëdafilave". Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës (Partia Komuniste)në të cilin diktatori komunist Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore.

Babai i Zhitit kishte patur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë.

 Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës.

Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.

Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u "lejua" nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punuoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë.

Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

Libri i tij i parë me poezi, "Kujtesa e ajrit" u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshnte disa poezi nga burgu. "Hedh njė kafkë te këmbët tuaja" u botua vitin e ardhshëm.

 Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të.

 Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtëra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi.

Kujtimet e tij nga burgu, "Rrugët e ferrit: burgologji" u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".


Libri i tij i parë me poezi, "Kujtesa e ajrit" u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshinte disa poezi nga burgu. "Hedh një kafkë te këmbët tuaja" u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të. Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi. Kujtimet e tij nga burgu, "Rrugët e ferrit : burgologji" u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".

Listë e librave me poezi :

Kujtesa e ajrit (Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993)

"Koha e krisur”, Tiranë, 1993

Hedh një kafkë te këmbët tuaja (Tiranë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)

Mbjellja e vetëtimave (Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994)

Dyert e gjalla (Tiranë: Eurorilindja, 1995)

Kohë e vrarë në sy (Prishtinë: Rilindja, 1997)

Si shkohet në Kosovë (Tiranë: Toena, 2000)

Rrugët e ferrit: burgologji(2001)

Ka shkruar edhe Pazari i Këpucarit.

Përkthyer në Gjuhën Agleze :

Condemned Apple (Molla e dënuar): Poezi të zgjedhura, përkthyer nga Robert Elsie (Los Angeles: Green Integer, 2005).


****



Djali i shkrimtarit  tonë të madh -z. Visar Zhiti, ka humbur jetën në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës me date 20-12-2014.

 Atjon  Visar Zhiti, ishte vetëm 19-vjeç ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer nga Milano, Itali, ku ndiqte studimet prej vitit 2013.


 Sipas policisë, Atjon  Visar Zhiti, është përplasur në hyrje të autostradës Tiranë­-Durrës, (në pjesën ku po kryhen punime), me bordurën e trafik­ndarëses dhe pak minuta me vone ka gjetur vdekjen.


 Mësohet se djali i  poetit Visar Zhitit kishte kaluar disa orë në një ditëlindje dhe rreth orës 7 të mëngjesit së bashku me shokun e tij me motor po kthehej për në shtëpi.






I vogli, i bukuri, i dashuri Atjon…

Bir, i vogli im, i bukuri,
degë e gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra,
rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë përherë…
E di ç’do të bëhem kur të rritem?… Bëhu ç’të duash, biri im,
por i dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je!
Ç’të të them, unë do mundohem të të hap rrugën të gjesh vetveten,
pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.
Apo është e pamundur,
duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha.
Bëj vetëm mirë, bir, kjo është e mundur.
Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të shkelin.
Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja,
hiq të tepërtat dhe jeta është e vetmja pasuri,
shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën,
ndoshta janë e njëjta gjë.
Por, kur të ecësh, bir,
lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre vizatimeve të zemrave që bën ti,
ec dhe ec dhe shto zemrat…
Dhe vizatoje ëndrrën tënde.
Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim sidomos, mendjen dhe shpirtin,
se ti je dhe ati im njëkohësisht,
dhe unë lutem fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe emrin.
Deti, bir. Më josh, është siç ka qenë, që kur u krijua bota,
i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e përjetëshme,
seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim,
ashtu qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.
Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe sollën peshkun e porsazënë. E shisnin.
U grumbulluan njerëz.
Një peshk lëvrinte ende mbi rërë,
ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që që të ta blinte.
Shpejt lekët ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,
me gojën të çare e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhe
në det.
E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.
Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi lotët, që nuk i fsheha dot.
Fati i atij peshku… i ngjashëm me…
mbase … e jo vetëm…



Futja e Fjalorit te Gjuhes Shqipe ne burgun e Spaçit


Nga porta e pare
E kaluan ne te dyten
Neper nje udhe mbuluar me tela gjembash
………………..si kujtesa e krimit.
Ne porten e trete kishte vetem kthetra. Dhe e shfletuan
Se mos qe fshehur Brenda ndonje cope shprese a ngushellim,
…………………………………………qe ta mbytnin.
Kontrolluan ne kishte fjale te vizuara, per t’u gjetur qellimin
Dhe t’ia hiqnin. Se vizimet jane nerva, damare te gjakut.
Ne porten e katert e kontrolluan serish Fjalorin
E madh te Gjuhes Shqipe
……………sa nje arkivol foshnje. Dhe
nuk e di ne cilen porte u vendos qe t’ia jepnin te burgosurit
vepren. Ia kishin blere prinderit duke sjelle ushqime
………………………………………….me pak. Buka
te zevendesohet me fjale? Ca mish me foljet,
………………………mbiemrat me embelsirat?
Pasthirrma do apo cigare, apo kuptimet e dyta, prejardhjen,
Perdorimet, humbja, gjyqi, pse dhe keshtu,
C’deshe te thoshe, agjitacion
……………….dhe propagande kunder shtetit, neni 55, para-
grafi I, denohet, fjala, dhe erdhi Fjalori i Gjuhes Shqipe
ne burg,
……i bardhe, balleperballe me Kodin Penal,
………………….Abeli kunder Kainit.
U tronditem. Na kishte marre malli.
Iu mblodhem rretherrotull si Gurit Filozofal.
(Ne kishim mesuar te lexonim ne Ah-betare
…………………………………psheretimash!)
Gjuha eshte burre, kurse neve se pari na flet nena, se kush tha.
Feshferinin fletet e librit si fustanelle. Kerkonim fjalet e dashurise.
Ato, ato… A e di ti
………..qe shtojzovalle vjen nga urimi: shtona Zot valet ? Dhe
kushtrimi ka kuptimin: kush asht’ trim ! Ne guxojme
te themi: kemi frike ne ferr,
……………………….vdesim ne duart e nje tjetri
qe jemi po vete. Na rrahin te vdekur, thyhen
brinjet e verbit te fatit, nxihen si vendet e plageve,
fjale te zeza te gjuhes shqipe, te huazuara
…diktature… spiun… parti…
shtohen britmat, i bertasin te burgosurit qe
s’ben dot normen nen dhe, tek te vdekurit,
atij qe perkedhel kalin
……………si perendimin ateror te diellit,
……………qe lexon ne rresht horoskopin e syve.
Dhe e cojme dore me dore, c’kerkojme
Te gjejme aty, ngrohtesine e rrenjeve, limfen fjaleformuese,
Kuptimet e shumta si gjethnaje habie?
Fjalorin dikush e mbeshtjell me arnojce batanijeje
……………………………..si me kohen
ose mjegullat e pushtimeve barbare,
……………………………..dalin fjalet,
bashke me barin cajne dyshemene e ftohte,
i perkedhelim me duart plot plage, dhembja
Ngjyen fjalet, rimbushen fletet…
Ti e ke kete liber, pyet ofiCeri i sherbimit, pa ta shohim
Ç’ke fshehur?
C-ja si u be Ç? Cili ne cfare? Me c’prange? Njollat e gishtave
Bejne pis semantiken si te ishte sharje. Shperthejne ato si
Plumbat
………..mbi te burgosurin
…………………………….qe donte te arratisej,
perpelitet kumti i pergjakur dhe e perpin toka.
Dhembe te thyer, parashtesa, prapashtesa te flakura. Na i
Dogjen prape fjalet ne Çameri bashke me vatrat,
Mbush grushtet me hi amanetesh
………………………dhe i shperndaj neper varre.
I masakruan fjalet, na i keputen me dysh, gjysma tjeter
Eshte matane telave me gjemba, ne Kosove dhe une flas
Jerm, me lidheza te vdekura, s’kuptohem, nyje te helmuara.
Krim i madh mbi fjalet…
……………..si nje tren lufte
………………….qe can nje kope te bardhe delesh
dhe iken trembja e tyre, iken…
Nen ullinjte arbereshe
Pushojne tufat me kangjele te trishta.
………………….E mbajme Fjalorin me duart e zemres
si shpresen,
aq sa duam ta hame per ta bere palce te eshtrave tona
………………………………………te lodhura
per te mos mbetur te paqene.
Ti, Gjuha Jone,
Qe shpjegon dhe emra Perendish, lutju atyre te zbutet
Ndeshkimi,
Te bashkohen fjalet
………………….si buzet kur puthen. Fjalet jane njerez
………………dhe gjuha me shume se popull: gjithcka e gjalle
dhe qytetet e vdekura, netet e keshtjellave, zjarret,
udhet neper trupin e jetes nen yllesite e deshirave, portat,
kerkellima e tyre, varret, heshtja e eshtert,
klithmat – edhe te pemeve,
berthama e frutit, urite, porosite, shenjtet, urtite, zogjte dhe
shiu, ndergjegjja ne gur, deshmite e tokes, carjet
dhe dramat, te pthenat, rrenjet, magjite, torturat, liria
deri dhe veturat e dashurise, trenat, renkimet, djepat e rinj,
agullimat qe s’kane lindur ende,
……………………I presim te vijne bashke me femijet –
se belbezon foshnjerisht dhe agu fjalet e dites se pare
te krijimit te botes. Dhe ashtu behet…



Dhuratë Hyjnore


Ne fillim ishte puthja e dorës ne ëndërr-
hënë ndjellëse qe afrohet.

E pranuam fatin të vuajmë
magjishëm si hyjnoret.
Ti kërkon të më futesh brenda vetes
mua, tufanin e dëshiruar, që shkallmon
shkallë dhe ankthe,
pritje dhe dritare,
anët e trupit tënd
për t'i ribërë sërish prej drite të dritës.

Qysh të mbërrij nga fundi i barkut
te gjinjtë e tu, të diejt
që i shtrëngoj si fëmija dy zogj të artë,
të mos i ikin më të përralla drithëronjëse.

Zambakë të mëdhenj afshesh na mbështollën.
Pastaj mes mjegullave dehëse
të rënkimeve dhe psherëtimave
shoh si bie fytyra jote
nëpër humnera parajse,
bie dhe unë, s'te ndahem,i mbërthyer
pas teje me buzë, me të gjitha buzët e mia
nëpër lëkuren e shpirtit tënd,
qe u mbush me muzgje te vogla, blu.
Ah,të paskam kafshuar si mollën biblike.
(Dhembja është tejet e ëmbël.)
Ti je molla prej kohe
që s'mbaron.

Po klithmat e tua më vërsulen
si thika të paqena vezullimesh
me ornamente dhembjeje të argjendtë.
Në shpellën e mistereve
futa një si këmbë

(...)
dhe endem nëpër relievin e gjallë-
mish i shenjtë jetë.

Herë-herë galopojë me ty
si një kalores nëpër re,
ndërsa kapërcenim ylberin
u ça gjoksi i pelës dhe dolën trumba
pëllumbash
si pasione të papërmbajtura.

Rashë, u bëra varkë,
në detin tënd sërish e fut lopatën,
për të tjera drejtime e rreziqe të lumtura
nëpër
dallgët e tua të kurmit që përhapet,
he e mbart me qilima të befte fluturues,
e shtrij reve, pastaj
s'po duroje ti, fërgëllojë
nën
rr
ë
k
e
t
ë
e yjeve të
bardha,
të nxehta e të ftohta
që i derdha brenda teje
dhe u bëra ujëvarë e egër përjetësie.

Je gati të përmbytesh e tera
për të ridalë,
ishull i begatë pasurish frikë.
Avitesh për t'u
bashkuar me burrërinë time,
të madhe sa toka.
Unë jam gati të vdes
në kryqin prej mishi
që e dua për t'u ringjallur tek ti,
që edhe herë të tjera të bashkohemi të përflakur
si shigjeta që çan zemrën e një embleme
dashurie
në një mur të gjallë.



Jeton në syrin tënd

Siç duket
Unë jetoj brenda në syrin tënd.
Bashkohen qerpikët,
Vjen nata për mua,
E ngrohtë.

Gjumi im rrëzon rrobet si gjethet e mëdha.
Kur të treten, të mos të di gjë
Që jam ajo pemë në largësi.
Zogjtë ndërtuan një fole. Është zemra Ime.
Pastaj dhe një zemër tjetër
Me fijedritë
Dhe me kokrriza dheu si dhimbjen
Te krahët e mi e ndërtuan zogjtë.
E dija
Është zemra jote.
E pashë
Kur hape sytë dhe solle agimin tim.

Kam kaq kohë që jetoj në syrin tënd,
Dhe që të shplodh,
Dal herë pas herë shëtitje
Në formën e kulluar të lotëve.



Mbi një fotografi shkruaj një lutje Zotit

Mbi portretin tënd shkruaj një lutje zotit,
Balli i shndërroi fjalë në dritë mëngjesi.
Dy epitetet e vetullave
Dhe sytë e mëdhenj, sugjestionues,
Që unë të besoj se gjithnjë penat e botës
Mërmëritin lutjen blu
Të syve të tu.

Te buzët
Ngjalën fjalët e mia (si puthjet?)
Dhe thonë të vërtetën.

Ja lutja-liqen i vogël, dallgëzon
Dhe fytyra jote-mozaik
I gjallë nën ujë.


Vazhdimisht tradhtohet njeriu

Vazhdimisht tradhtohet njeriu,
nuk e kam fjalën për ditën e tij që befas
bëhet mbrëmje,
as për mbrëmjen e flokëve të tij
që zbardhet e bëhet ditë e heshtur pleqërie.

Tradhtohet njeriu
Se kam fjalën që dhe varri i tij vdes dhe emri
Shndërrohet në barë të kalbur harrese.

Por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu.
Dhe kur gjysma ha gjysmën
S’bëhet më e tëra,
Më tha një plak që u plak burgjeve.



Zbathur shëtitët nëpër buzët tua

Zbathur,
Vetëm zbathur
Shëtitet nëpër buzët tua.

Këmbët mu mbushën
Me petale të kuqe puthjesh
Që më bien gjatë ecjes.

Dhe kështu u krijuan yjet
Në qiellin tonë prej toke.




"Blerim" në moshë të tretë

Perparim_Hysi

Nga Përparim Hysi



Ai e shihte vazhdimisht. Ajo vinte tek i njëjti klub dhe,reciprokisht, shkëmbenin buzëqeshje. Tek e kundronte nga larg, me flokët pis të zinj që, kur frynte era, mbi kokë sikur shkaktohej kaos: sikur nuk ishte më ajo e para, por një Meduzë që ngrefoset dhe nisej diku për të marrë hak. Trupin e kishte si një bredh alpin, sa që dhe pleqtë (ai pranonte që kish hyrë në moshë të pleqërisë), kur e shihnin, harronin jo vetëm moshën, por dhe flaknin tej nga trupi të gjitha sëmundjet për shkak moshe apo dhe të mbartura nga gene të trashëguara.

Ajo qe e ndërgjegjshme për bukurinë e saj dhe, sado që kish kohë që ishte përcjell me rininë e saj të plotë, ende e ruante dhe freskinë, por dhe sharmin e saj femëror. Veç këtyre tipareve gati gjenetike , të trashëguara nga prindërit, ajo tregonte një kujdes të tepruar për veshjen e saj. Vishej thjesht, por me gusto.

Ai, tek e kundronte nga larg, zinte e lëpinte gjuhën dhe aq e kish humbur pusullën pas saj, sa, kur dilte ajo nga klubi, i dukej se, tanimë, edhe ai duhej të ngrihej. Jo vetëm ngrihej, por vihej dhe në përgjim (veprim prej tuhafi, pa dyshim) dhe, kur nga ajo nuk kishte mbetur asnjë gjurmë, vihej, përsëri, në hamendësime krejt të kota.


* * *

Po ku kishte shkuar, vallë, me këtë shpejtësi prej ere? Se ai, në pamundësi që të dilte njëherësh me të, dilte dhe ndiqte, paksa nga larg, të njëjtën rrugë që bënte ajo. Siç mendonte, duhet të ishte ende në punë. Po,edhe në se ishte, kurrë nuk nxitonte si sot. Ku vinte dhe ç'e ndillte në atë nxitim aq me galop? Këtyre pyetjeve asnjëherë nuk u jepte përgjigje të saktë, por as që i bëhej vonë,se sos se ishte para një testimi nga një "panelë" që gjykojnë përgjigjet. Vet pyeste e vet përgjigjej. Largohej për një çast nga pyetjet dhe u fut në"çahire" të tjera për "kullotë". I dukej krejt e pamundur që të pushtonte qoftë dhe për pak çaste atë krijesë që, me sa kish vënë re, ngjasonte me një ylle që,sa këputet nga qielli, humbet në pafundësi. Humbiste, vërtet, në pafundësi, por ai priste me durim. Hapat, për t'u afruar drejt saj, i hidhte ngadalë- ngadalë.

Qe përcjell me ngutjet dhe, nga përvoja që kishte, e dinte mirë: kush ecën ngadalë, mbrrin më shpejt. Tek i bënte qefin vetes, risillte në kujtesë atë fabulën e breshkës me lepurin. Sado që"breshka" s'kishte ndonjë kontonacion të pëlqyeshëm, por në analogjinë që i lipsej, pranonte të vishte çfarëdo lëkurë dhe çfarëdo paronom, vetëm e vetëm që të arrinte aty ku duhej.

Kushdo tjetër, sidomos në moshën e tij, do qe lodhur me këtë "gjueti të ndaluar", por, kokëmushkë siç ishte, ai jo vetëm nuk "lodhej", por i dukej vetja sikur ishte po ai i disa vjeteve më parë, kur, siç pohonte, nuk kishte humbur ndonjëherë. E matte veten me hijen e mëngjesit dhe kujtonte se kjo "lloj hijeje" do zgjaste dhe në"moshën gri" të tij.


* * *

Sot e kishte ballë për ballë. I kishin shkëmbyer përshëndetjet dhe u bë entuziast. Ajo erdhi pas tij dhe, para se të ulej, pa ia bërë syri tërr nga banakieri e kamerieri dhe, veç tyre,edhe nga dy klientë të tjerë, pa u ulur, i tha:

- Të kam parë në ëndërr dhe dua të përqafoj.

Ai, mend pati atë gazin e Arkimedit që bërtiti:"Eureka", u ngrit dhe, kur ajo i vuri duarët kular mbi qafën e tij, donte që ky çast të zgjaste pambarim. E përqafoi dhe, tek zuri vend atje përballë, pa që ai sikur po "mbytej" mbi filxhanin e kafesë. Por ç'donte më shumë se sa kaq?

Donte ta pyeste se si e kish parë në ëndërr dhe pse, pikërisht, atë. Por kish frikë se prishte një tabu që, gjithsesi, fliste veç për mirë. Tek e shpinte mendjen atje ku i rrihte çekani, iu ravijëzua një sentencë arabe që i shkonte si"rrobë prerë me porosi" kësaj ëndrre dhe këtij përqafimi kaq të papritur. Arabët thonë:- Mos e kërko aventurën, por mos iu shmang asaj, në të daltë në rrugë. Tanimë ëndrra qe bërë zgjëndërr. I kalmendur si një fëmijë që ka gjetur atë lodër që i pëlqen, tek e shpinte ujtë në mullirin e tij, zuri të merrte veten me të mirë:- Unë,- thoshte,- jam ende në gjendje që ta bëjë atë që të ndihet mirë; se gjalloj ende. Unë e adhuroj atë dhe, siç shoh, ajo është në të njëjtën "gjatësi vale" me mua. Adhurimi është dhurata më e bukur që i bëhet një femre. NJë femre, siodomos, në moshë të saj. Nuk është as e re, por as edhe e vjetër. Donte të qe i saktë në çmimin që i vinte dhe tek e quajti"stuhi mëngjesi", tak dhe u ngrefos; stuhi mëngjesi, por unë di se si qetësohet një"stuhi" e tillë. Tek unë,- thoshte ai,- çdo femër gjen "stacionin e relaksimit".

* * *

Ndodhi ashtu siç thotë ajo thënia: me inat i fola, me inat iu përgjigja. Jo vetëm ai ia nguli sytë, por, si shkëmbim reciprok, ajo sikur e ndolli që ta ndiqte. Ai qe i ndërgjegjshëm që një thirrje apo një apel i tillë është sa i frikshëm, por, në të njjëtën kohë, i mbushur me mistere. Por cili vallë ruan gjakftohtësinë dhe kthjellësinë e mendimit kur mbi zemrën e tij fryn fuqishëm një erë apo murlan? Dhe i ra pas: mes frikës e misterit. Sado që çapitej pak tinëzisht (kujtonte se kushdo qe vënë pas tij), i erdhën në mend dy vargje të një poezie të Lermotovit që thotë:"... dhe ,ajo e mara,sikur kërkon stuhinë?!!! Ndoshta,Lermotovi nuk ka thënë pikëprisht kështu, por,sidoqoftë, vargu qe si aperativ për t'i freskuar gurmazin që gati po i thahej.

 I shmangën rrugët kryesore dhe, kur hynë në një nga rrugicat, prapë i erdhi një imazh nga një film sosrealist: "Rrugicat që kërkonin diell". Saj këtyre asocasionesh, sikur mbushej me emocione pozitive. Në fund të fundit,- arsyentonte ai,- e mira apo e paarritshmja, arrihet përmjet mundimeve dhe privacioneve. Por ka ndodhur (në moshën e tij është pothuaj prezente), që nisesh për lesh dhe kthehesh kokëqethur. Dibranët që shpotitë i kanë si në majë të gojës për këto raste, thonë:- Vajti shyta për brina dhe la edhe veshët në ta.

Ndërkaq, pa që ngjiti shkallët e një pallati tri-katësh dhe e ndoqi, pothuaj, qorraz drejt kiametit. Hyri pas saj dhe, i pushtuar nga emocione gjithfarësh, hoqi këpucët në korridor dhe zuri vend mbi divan. Ajo, pasi e mbylli me çelës derën, rendi si me vrap drejt tij. Zgjati qafën drejt tij dhe krejt hapësira e gjirit iu rrëfye si i plotë para tij. Ai e rroku me të dy duarët,e shtrëngoi fort,sikur do ta shtrydhte dhe, ndërsa buzët ishin mbërthyer mbi njëra-tjetrën, ndërkaq vendosën të zhvisheshin kollopan. Ajo e mori prej dore siç merr një fëmijë që ke frikë mos rrëzohet dhe, tek e tërhoqi pas vetes, bashkë me të u rrokullisën në krevat. Aty, mbi krevat, ai nuk kish më nevojë për udhëheqje. E dinte mirë se si kryhej ajo lloj "detyre": ia vuri duarët mbi shpatulla dhe, tek e tërhoqi nga vetja, nisi atë rit që ishte i vjetër sa vet njeriu.

* * *

Pas kësaj "beteje" që ai e mbaroi me sukses, tek relaksoheshin, ai i tha:
- Ti më do,- sigurisht.
-Një fshat që duket, nuk do kallaus.
Dhe, ndërsa i dha përgjigje, me buzët e tendosura e puthi gjatë dhe nxhetësisht. Hë,- i tha,- ende nuk je i bindur?
-Jo vetëm jam i bindur, por dhe i këndelllur. Më duket vetja si fëmijë i përkëdhelur që do të arrijë gjithçka. Dhe tani, moj mikja ime e bukur dhe e dashur, unë po kthehem në shtëpi.
-Kaq shpejt?
-Për ty është shpejt, po për mua është vonë,- tha ai.
-Jo.Jo,- ngulmoi ajo. Nuk të lë.
-Por jo, moj mike e dashur, është e kotë që të qëndroj më gjatë.
Pastaj, pa i lënë kohë asaj, i dha dhe një puthje të gjatë dhe, pasi doli tek dhoma tjetër, u vesh nxitimthi.
-Do më falësh,- i tha ai duke qeshur se jam në atë pozitën shpotitëse të NAPOLEONIT që u thoshte, ndonjëherë shërbyesëve:" Më vishni me ngadalë, se kam një punë me nxitim".
E puthi përsëri dhe, nxitimthi, zbriti shkallët e u nis për në shtëpi.

Tiranë, 25 mars 2017

Dekretimi i ministrave dhe përballja Nishani-Zhiti



Nga Luan KURTI


Pas dekretimi të ministrave nga Presidenti Nishani reagimet kanë qenë të ndryshme, nga të gjitha palët dhe kampet. Vetë Presidenti u shpreh se ai nuk do donte ta dekretonte Xhafajn si ministër të Brendshëm, por nuk e lejonte Kushtetuta të sillej ndryshe. Interesant mbetet debati mediatik midis Nishanit dhe Zhitit, pra midis Presidentit të Republikës dhe Poetit të letrave shqipe. Debati në distancë është ndezur dhe ka degraduar në nëmatisje të rënda. Bën përshtypje e para, se i përkasin të njëjtit subjekt politik. Pa hyrë në hullinë e akuzave reciproke, më duhet të them se në këtë përballje i humburi i madh është vetë Presidenti i Republikës! Politika ka qenë dhe mbetet e destinuar të sfumohet përballë artit. Kjo është taksative dhe e provuar gjatë gjithë historisë njerëzore, në çdo lloj sistemi politik. Mundej që Zhiti të qe më i përmbajtur kundër Presidentit, të qëndronte larg këtij debati, por mesa duket e shkuara e dhimbshme në burgjet e diktaturës e ka shtuar dozën e emocionalitetit duke e kthyer në ofensiv.

Në respekt të kësaj dhimbjeje, do kishte qenë më fisnike nga ana e Presidentit që të heshtte dhe të tjerët ta bënin gjykimin. Faktet që po i përmenden të së shkuarës së tij si ithtar i komunizmit nuk përbëjnë risi. Por terreni ku zgjodhi të futet është tejet i rrëshqitshëm për të dhe e bën të duket fare mjeran. Në planin njerëzor, Visar Zhiti mund të ketë të metat dhe dobësitë e veta si çdokush, por ai nuk mund të gjykohet me masën e së zakonshmes. Ai është i martirizuar për fjalën e lirë dhe si poet ka bërë jo pak emër, gjë që i shton reputacionin duke i falur madhështi si pak të tjerë vendit të vetë. Unë vetë kam sugjeruar dikur se Zhiti do bënte mirë të mos pranonte pozicionin si ambasador në Vatikan, pasi i përkiste kampit tjetër politik, por ai zgjodhi t’i shmangej këtij handikapi dhe për këtë nuk mund të gjykohet.

Në një vend të shenjtë nuk mund të zgjidhej një kandidaturë më e mirë! E kam njohur Visarin para vendosjes së pluralizmit, gjatë kohës që punonim në fabrikë të Tullave në Lushnje, dhe mund të them pa hezitim se ishte një person për t’u marrë shembull. Një njeri i urtë që rrezatonte kulturë, që kur gjente kohë të lirë nuk e ndante librin nga dora as në vendin e punës dhe që gëzonte respektin e të gjithëve. Dhe Lushnja, ashtu si Shqipëria, padyshim krenohet për arritjet e tij. Nuk mund ta themi të njëjtën gjë për Nishanin- President, sepse roli i tij kushtetues shpesh ka qenë i dyzuar, jokushtetues dhe partiak.

Me gjasë ai shumë shpejt do të harrohet ndërsa Poeti Zhiti mbetet po aty, madje koha vetëm ia shton shkëlqimin. Por duke iu shmangur këtij debati shterpë, le të bëjmë një analizë të asaj që është cilësuar si “çudia e dekretimit” nga shumë analistë, politikanë dhe individë të së djathtës. Të gjithë qenë të bindur se kjo kandidaturë e ministrit të Brendshëm do të rrëzohej. Kjo doli paradhënie më herët në rrjetet sociale nga goja e liderit të AK-së, Kreshnik Spahiu, dhe vetë lideri Basha deklaroi euforik se “Xhafaj mund të kalonte vetëm mbi trupat e tyre!”. Por rezultoi e kundërta.

Një president që kishte qenë totalisht partiak, befas bën bllofin! Çfarë mund të ketë ndodhur?! Disa e kanë anatemuar (si komunist fanatik të pandreqshëm), gjë që është në modë në politikën shqiptare, kur favorizon “kundërshtarët”; disa e kanë quajtur paradoksal kur citon se në mënyrë të pavullnetshme ka dekretuar në respekt të Kushtetutës; dhe disa të tjerë e kanë para si strategjik këtë veprim, që t’ia lërë topin në derë Parlamentit, ku palët dhe individët të shprehin lirshëm dhe hapur pikëpamjet e tyre me rastin e Dekriminalizimit. Madje vetë lideri Basha ka kërkuar që të mos baltoset Presidenti. Ndërsa Berisha ka heshtur. Heshtja nënkupton miratim të sulmeve të të tjerëve. Po pse ky mosrakordim qëndrimesh midis liderit “de jure” dhe “de facto”?! Nishani u zgjodh President me bekimin e Berishës ashtu si Topi dikur dhe zgjodhi me vetëdije t’i shërbente atij me shumë fanatizëm. Duke marrë kosto publike dhe ndërkombëtare, si një njeri që asnjëherë nuk qe mbi palët.

Ai mesa duket që ditën e parë që u ul në karrigen e kreut të shtetit, mendoi vetëm të ardhmen e tij politike pas mbarimit të mandatit presidencial. Dhe për zellin e tij të spikatur përflitej edhe si një rival i Bashës në garën partiake, si një lider potencial i ardhshëm. Ja pra ku çedimi nga misioni i tij i paralajmëruar i jep një bonus Bashës, i cili duke e fshehur entuziazmin e kësaj theqafje të rivalit të mundshëm kërkon nga audienca pakt mossulmimi. Në këtë kontekst duhet bërë edhe analiza e të zbulohet shkaku i vërtetë, i dekretimit. Presidenti e kishte pasur të thjeshtë të mos ta dekretonte zotin Xhafaj po të donte, dhe këtë nuk ka Kushtetutë që ta hedh poshtë. Sepse kërkundi nuk parashikohet që të hedh firmën qorrazi, kur kandidatura nuk përmbush kriteret ligjore. Dhe tek e fundit edhe nëse kishte vakum ligjor juridik, akti publik i mosdekretimit kishte më tepër vlerë. Dhe i dorëheqjes, pse jo! Dhe në çdo rast e kishte të ardhmen PD-iste të garantuar.

Por i qartë që vendi ndodhet në krizë të thellë institucionale, në buzë të greminës nga një grevë e pakuptimtë që përtej fasadës bëhet për protagonizëm dhe për më tepër është kontestuar edhe nga faktori ndërkombëtar iu shmang në mënyrë gjysmake barrës së fajit të përbashkët, duke e portretizuar veten si një njeri në “vendimmarrje të detyruar!”. Ai nuk mund ta përdorte zotin Xhafaj si artific, si alibi e së shkuarës, sepse kjo do t’i kthehej si bumerang. Në kohën kur dosjet e së shkuarës ende nuk janë zbardhur dhe kur mëkatarët janë shpërndarë në gjithë spektrin politik, vështirë të konsiderosh si provë akuzat e ngritura me turravrap. Për këtë duhet hetim parlamentar dhe punë e institucioneve të specializuara. Por afërmendsh që mirëkuptimi nga të vetët nuk mund t’i vinte dhe tani paguan haraçin e militantizmit të verbër, që nuk pranon asnjë kompromis. Nga të djathtët, Presidenti shihet si delja e zezë që iu nda tufës dhe tani vegjeton në mëshirë të fatit në atë që nga fundi i mandatit normal, mund të shihet si fillimi mandatës, i perëndimit të tij politik. Nishani u zgjodh President me bekimin e Berishës ashtu si Topi dikur dhe zgjodhi me vetëdije t’i shërbente atij me shumë fanatizëm. Duke marrë kosto publike dhe ndërkombëtare, si një njeri që asnjëherë nuk qe mbi palët. Ai mesa duket që ditën e parë që u ul në karrigen e kreut të shtetit, mendoi vetëm të ardhmen e tij politike pas mbarimit të mandatit presidencial. Dhe për zellin e tij të spikatur përflitej edhe si një rival i Bashës në garën partiake, si një lider potencial i ardhshëm.



Samit i Romës dhe e ardhmja e Europës




Gjashtëdhjetë vite pas krijimit të Traktatit të Romës liderët Europian do të mblidhen në kryeqytetin italian në 25 Mars për të hedhur themelet e strukturës së re Europiane. Festimet për përvjetorin e Traktatit të Romës e gjejnë Bashkimin Europian përballë sfidave me të cilat nuk është përballur që prej krijimit të tij. Gjatë Samitit të Bratislavës në Shtatorin e 2016 u përcaktua udhërrëfyesi për objektivat drejt takimit të Romës. Dështimi në këtë Samit për një dakordësi të plotë erdhi edhe si pasojë e kundërshtive që ngriti ish Kryeministri italian Matteo Renzi, por edhe Kryeministri Hungarez Viktor Orban, për mos arritjen e objektivave nga BE-ja për përballjen e krizës së emigracionit, si edhe politikave shtrënguese të mbështetura nga Gjermania të cilat dështuan të sjellin nxitjen për zhvillimin ekonomik. Kësisoj përpjekja e liderëve Europian të tejkalojnë Brexit, të cilën do të guxoja ta quaja si një prej krizave më të mëdha për atë çfarë përfaqëson Bashkimi Europian, por edhe ngërçi vazhdueshëm i vendimmarrjes unanime ndërmjet udhëheqësve Europian e ka vendosur BE-në në një udhëkryq historik. Por cilat janë sfidat e takimit të Romës dhe a është i gatshëm Bashkimi Europian të përballet me to? Jean-Claude Juncker, në cilësinë e drejtuesit të Komisionit Europian hartoi propozimet pesë pikëshe në të cilat duhet të bazohen diskutimet nëntë mujore që duhet të kulminojnë në Samitin e Dhjetorit 2017 për Europën e së ardhmes. Vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të përzgjedhin të ardhmen e kësaj organizate se si do të formatohet në të ardhmen mbas edhe shkëputjes përfundimtare të Britanisë së Madhe në vitin 2019. Vendimi kësaj here do të jetë i 27 shteteve anëtare dhe jo i institucioneve qendrore. Është ndër të paktat herë që Brukseli pyet vendet anëtare që të vendosin për drejtimin që duhet adoptuar pa u përpjekur të imponojë axhendën e tij. Në këtë mënyrë përpiqet që të tejkalojë edhe akuzat e përhershme se nënvleftëson sovranitetin kombëtar të vendeve anëtare. Pesë propozimet e Komisionit Europian përmbajnë një gamë të gjerë propozimesh që nga skenari i vazhdimësisë së BE-së në statusin aktual dhe deri në federalizimin e saj.

Më konkretisht skenarët përmbajnë:

Skenari i parë, BE-ja e 27 vendeve i qëndron kursit të saj aktual dhe shpejtësia e vendimmarrjes do të varet nga tejlakimi i diferencave të këndvështrimeve në mënyrë që të plotësohen në vazhdimësi prioritet. Deri në vitin 2025 kjo strategji sipas parashikimeve do të sjelli progres në hapjen e vendeve të punës, në ekonomi, në thellimin e bashkëpunimit për kërkimet shkencore, në industri dhe politikat e prokurimeve të përbashkëta. Sipas këtij skenari uniteti i BE-së rruhet, por do të duhen zgjidhje të përbashkëta për çështje kyçe. Zgjidhje që deri më sot shpesh herë nuk janë arritur, p.sh në përballjen e krizës së emigracionit, duke dështuar në reduktimin e hendekut ndërmjet premtimeve dhe pritshmërisë së qytetarëve Europian.

Skenari i dytë, BE-ja tërhiqet nga zgjidhja e çështjeve siç janë emigracioni, siguria, mbrojtja. Bashkëpunimi për çështje kyçe do të marri zgjidhje më shumë në marrëdhënie dypalëshe se sa në nivel të BE-së.Në këtë mënyrë BE-ja i jep prioritet vetëm promovimit të tregut të përbashkët duke fuqizuar politikat e lëvizjes së lirë të të mirave dhe të kapitalit por nga ana tjetër do të shtrëngojë politikat e lëvizjes së lirë të njerëzve. BE-ja do të centralizojë prioritet duke u përqendruar në çështjet e tregut të përbashkët. Kjo pritet të zgjerojë hendekun midis pritshmërive dhe premtimeve në të gjitha nivelet.

Skenari i tretë, Krijimi i një ose më shumë koalicioneve të dëshirueshme për ti dhënë prioritet fushave specifike, si p.sh, politikave të mbrojtjes, sigurisë së brendshme, taksimit apo edhe politikave sociale. Vendet e tjera jashtë këtij grupimi do të ruajnë të drejtën të përfshihen në varësi të kontributit dhe zhvillimit të tyre.Deri në vitin 2025, kjo qasje mund të krijojë një efikasitet më të lartë drejt fuqizimit të politikave ushtarake edhe për misione të përbashkëta jashtë kufijve të BE-së, si edhe fuqizimin e bashkëpunimit inteligjent. Vendet e Eurozonës do të mund të integrojnë më shumë politikat rreth taksimit dhe çështjeve sociale. Kjo qasje krijon de jure Europën e dy shpejtësive pasi hendeku midis pritshmërive dhe premtimeve zvogëlohet ndërmjet atyre vendeve që vendosin të integrohen më thellë.

Skenari i katërt, BE-ja vendos të ngushtojë listën e prioriteve të saj dhe të përqendrohet në politikat që kryen më me efikasitet. Rrjedhimisht, BE-ja do të mundet të reagojë më shpejtë dhe më me vendosmëri. Kjo do të thotë që deri në vitin 2025 të thellohet bashkëpunimi në tregun e përbashkët dhe fokusimi në projekte për dixhitalizimin dhe politikat e gjelbra. Rrjedhimisht, BE-ja do të bëjë hapa mbrapa në fusha thelbësore si p.sh, punësimi, politikat sociale dhe kujdesi shëndetësor. Përzgjedhja e këtij skenari do të sjelli përfundime më të qarta dhe të dukshme në lidhje me drejtimet e përzgjedhura. Por ana tjetër e medaljes ka treguar se BE-ja e 27 vendeve ka vështirësi të dukshme në unanimitetin e përzgjedhjes së fushave prioritare.

Skenari i pestë, nëse pranojmë se formati i tanishëm i BE-së nuk funksionon dhe se ideja e një modeli bilateral nuk i përshtatet sfidave të globalizmit të kohërave moderne, atëherë BE-ja e 27 vendeve vendos të zgjerojë vendimmarrjen. Sipas këtij skenari, procesi i vendimmarrjes midis vendeve anëtare thellohet dhe përshpejtohet. Kjo do të thotë se deri në vitin 2025, në arenën ndërkombëtare BE-ja do të flasë dhe do të veprojë si një e vetme në forumet ndërkombëtare tregtare duke pasur një përfaqësues të përbashkët. Do të krijohet një bashkim në politikat e mbrojtjes në bashkëpunim me NATO. Kështu BE-ja do të zhvillohet në lider global në tregti. Brenda vendeve të Eurozonës do të rritet bashkëpunimi në çështjet fiskale, sociale dhe taksimin. Rrjedhimisht, BE-ja do të lëvizë më shpejtë dhe fuqishëm. Qytetarët europianë do ti nënshtrohen më shumë të drejtës europiane se sa asaj kombëtare. Nga ana tjetër kritikët do të ngrinin zërin në lidhje me rritjen e legjitimitetit të BE-së duke fuqizuar qendrën dhe zvogëluar vazhdueshëm periferinë dhe autoritet kombëtare.

A po vjen fundi i Europës së madhe?

Propozimet e mësipërme sjellin ndryshime radikale në strukturën ekzistuese të Bashkimit Europian. Preferencat ndërmjet shteteve të ndryshme për njërin apo tjetrin skenar kanë sjellë përplasjet e para ndërmjet vendeve që konsiderohen si lokomotiva e Europës dhe atyre të Visegradit. Shpallja zyrtare e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës për preferencën e një Europe të disa shpejtësive do të hapi një kapitull të ri në Europë. Një kapitull që ndoshta do të sjelli fundin e Europës se si e njohim deri më sot, fundin e një Europe të madhe dhe gjithëpërfshirëse. Të gjitha këto ndryshime vijnë në një periudhë ku Bashkimi Europian po përballet me sfida reale brenda vetes, ku kriza e financiare e 2008 ende nuk është tejkaluar, politikat shtrënguese nuk kanë dhënë rezultatet e pritura duke u përballur me reagime të forta të vendeve të Jugut dhe jo vetëm, kriza e emigracionit, largimi i Britanisë së Madhe nga gjiri Europian, fuqizimi i forcave politike anti europianiste në nivel kombëtar por edhe nivel qendror (Parlamenti Europian) në një pjesë të mirë të vendeve europiane. Por edhe në arenën ndërkombëtare Bashkimi Europian po përballet me sfida historike, dështimi i një qëndrimi të përbashkët për krizën e Ukrainës, përballja me ekspansionin Rus, marrëdhënia e vështirë me Turqinë. Nga ana tjetër fitorja e Presidentit Trump dhe qëndrimet e tij për shkurtim të buxhetit të NATO do të sjellin dukshëm nevojën për ribalancimin e fuqive. Se çfarë do të ndodhi ngelet për tu parë, kryesisht pas përfundimit të zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani, por e sigurt është se Bashkimi Europian do të hyjë në një periudhë ku tendencat përjashtuese do të rriten me pasoja të qarta edhe për integrimin e vendeve aplikantë.

(Emilio Çika. Lektor në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë)

Dështimi në këtë Samit për një dakordësi të plotë erdhi edhe si pasojë e kundërshtive që ngriti ish Kryeministri italian Matteo Renzi, por edhe Kryeministri Hungarez Viktor Orban, për mos arritjen e objektivave nga BE-ja për përballjen e krizës së emigracionit, si edhe politikave shtrënguese të mbështetura nga Gjermania të cilat dështuan të sjellin nxitjen për zhvillimin ekonomik. Kësisoj përpjekja e liderëve Europian të tejkalojnë Brexit, të cilën do të guxoja ta quaja si një prej krizave më të mëdha për atë çfarë përfaqëson Bashkimi Europian, por edhe ngërçi vazhdueshëm i vendimmarrjes unanime ndërmjet udhëheqësve Europian e ka vendosur BE-në në një udhëkryq historik. Por cilat janë sfidat e takimit të Romës dhe a është i gatshëm Bashkimi Europian të përballet me to? Jean-Claude Juncker, në cilësinë e drejtuesit të Komisionit Europian hartoi propozimet pesë pikëshe në të cilat duhet të bazohen diskutimet nëntë mujore që duhet të kulminojnë në Samitin e Dhjetorit 2017 për Europën e së ardhmes.

Nga Emilio Çika*

Bujar Nishani është zbythur pas shpifjeve publike, se poeti Visar Zhiti ka qenë spiun në Spaç.

Presidenti Xhelat/Agim Vinca i kthehet vrullshem Bujar Nishanit. Nje buburrec para vepres se Visar Zhitit. Ai nuk merriton asnje dite me shume ne karrigen ku e ka vene dhe e komandon si marionete ai qe mban peng Shqiperine per 25 vite, Sali Berisha

Dokumentet e publikuara nga Agron Tufa, treguan se Nishani gënjente dhe për këtë arsye, pavarësisht se ka gënjyer publikisht, Nishani nuk ka kërkuar ndjesë dhe ndërsa ka folur në një intervistë për “Koha Jonë”, nuk është përgjigjur.

Ndërkohë, ai ka thënë se do të rikandidojë për president, nëse do LSI-ja.

“Unë jam president i Republikës dhe do vijoj detyren time kushtetuese me axhendë shumë dinamike deri me 24 korrik të këtij viti kur edhe përfundon mandati im i parë.

Jam zgjedhur në këtë post me propozimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike, Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Republikane. Sot konfigurimi i aleancave në Kuvendin e Shqipërisë ka ndryshuar. Kam deklaruar se mbetem i gatshem për të vijuar detyrën edhe në një mandat të dytë, por natyrisht që kjo varet nga Parlamenti.

Unë do të deshiroja që forcat politike të mos përdorin figurën e Presidentit për t’i bërë presion njëra- tjetrës. Se cili do të jetë qendrimi i forcave politike në procesin e zgjedhjes së Presidentit unë nuk e di dhe është e drejta e tyre sovrane për të zgjedhur pozicionin e tyre.

Unë nuk besoj në një pazar PS – PD, as PD – LSI.

Por mund t’ju them në mënyrë publike dhe kategorike se nuk do pranoja të vijoja një mandat të dytë pa votat e LSI dhe kur them votat kam parasysh vendimin politik të kësaj force. Këtu besoj bien të gjitha hamendesimet.

Ajo çka kërkon sot opozita është një çështje fondamentale për të gjithë, jo vetëm për opozitën. Vendosja e një standardi të pa cenueshëm që qytetarët të votojnë të lirë. Kjo është e nevojshme për të gjitha forcat politike pa përjashtim. Kjo çështje mbetet më e rëndësishme se zgjedhja e presidentëve, kryeministrave e kështu me radhë”, ka thënë Nishani.

Ai ka komentuar ndërkohë edhe dekretimin e Fatmir Xhafajt dhe raportimet se nuk iu ka dhënë dorën ministrave të rinj.

“Ceremonia e betimit të ministrave te rinj ka qenë një ceremoni dinjitoze, serioze dhe strikte me Protokollin e Shtetit për të tilla ceremoni.

I dhashë dorën, si më dha doren, doli në fotografi, nuk doli në fotografi…., janë thjesht thashetheme të kafeneve që unë nuk i lejoj të futen në punët dinjitare të Institucionit të Presidentit të Republikës. Kam uruar të gjithë ministrat e rinj për suksese dhe punë të mbarë”, tha Nishani.

I pyetur se çfarë do të bëjë kur të përfundojë mandatin e presidentit, Nishani ka thënë se e sigurtë është që nuk do të dalë në pension, pasi nuk ka mbushur moshën!

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa: Duhet të shkarkohemi të gjithë, edhe Bujar Nishani

Çefa: Duhet të shkarkohemi të gjithë, edhe Bujar Nishani

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, thotë se mazhoranca do të marrë kontrollin e KLD-së me shkarkimin e tij.

Çefa tha se për shumicën e vendimeve që mazhoranca e akuzon për shkelje, kanë votuar edhe presidenti Nishani në cilësinë e kreut te Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ashtu si dhe kreu i Gjykatës së Lartë.

Nëse hetimi i Kuvendit do të ishte në përputhje me Kushtetutën, nënkryetari i KLD-së thotë se mos duhen të shkarkohen edhe Nishani me Zaganjorin?

Në vlerësimin e Çefës përmes këtij komisioni hetimor, mazhoranca kërkon të marrë në dorë kontrollin e këtij institucioni të drejtësisë, duke shkarkuar dy anëtarë të zgjedhur nga ish-mazhoranca Berisha, me qëllimin e mëtejshëm sipas tij, për të vënë anëtarë të zgjedhur nga qeveria Rama.

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë thotë se hetimi që po i bën Parlamenti veprimtarisë së tij dhe anëtarit Lulzim Lelçaj në këtë institucion është i pamundur, në kushtet kur sipas tij Parlamenti nuk mund të të nxjerrë përgjegjësi për vendimarrje gjyqtarësh.

“Procedura ndaj meje dhe Lelçajt është unike.

Kjo e bën të pamundur hetimin se është vendimarrje gjyqtarësh, kolegjiale. Është e pamundur të nxirret një përgjegjësi e anëtarit në mënyrën se si ai ka votuar nga parlamenti.

Në ato që ne akuzohemi kanë votuar edhe të tjerët, përfshirë edhe presidenti edhe kreu i Gjykatës së Lartë. P

ër sa kohë ligji është i barabartë me të gjithë, me ligj duhet të shkarkohen të gjithë.

Mazhorancës i duhet shkarkimi i dy anëtareve që nuk i ka zgjedhur vetë për të vënë dy të sajët”, tha Çefa në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...