Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/04/24

Kryetari i Këshillit Nacional për Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu: Evropa e painteresuar për shqiptarët, të bashkohen trojet


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetar i Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu për Sputnik: 

Presidentë kam Edi  Ramën e  Hashim Thaçin, kryeqytet Prishtinën


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetar i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka dhënë një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik ku ka folur për Shqipërinë e Madhe, të drejtën historike të shqiptarëve dhe për atë se si duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë dhe bashkë me to edhe Lugina e Preshevës .

Musliu ka dalur më mbështetje të deklaratave të Edi Ramës e Hashim Thaçit për atë se nëse jo në Bashkimin Europian, atëherë shqiptarët duhet të bashkohen në një union.

Musliu është pyetur nga Sputnik se kush është presidentin i tij, Aleksander Vuçiq, Edi Rama, apo Hashim Thaçi.

“Është edhe Edi Rama edhe Hashim Thaçi”, ka thënë Musliu për Sputnik, njofton Vesti Online, përcjell Klan Kosova.

“Pra Vuçiq nuk është presidenti juaj, përkundër se jeni qytetar serb?”, është pyetur Musliu, për t’u përgjigjur më pas; “Ai është serb, s’mund të jetë”.

I pyetur përse shprehet në këtë mënyrë kur ai zyrtarisht jeton në Serbi, Musliu është përgjigjur se vullneti i popullit të Luginës së Preshevës është që të jetojnë në Kosovë dhe se ai e konsideron për kryeqytet të tij Prishtinën.

Musliu ka treguar se diçka e tillë ishte vendosur edhe me referendum madje.

Sputnik: A nuk mendoni se deklarata të tilla janë kundër rendit kushtetues të Serbisë?

Musliu: Ky është vullneti i popullit. Unë kam qenë i veshur në uniformë ushtarake, ndaj nuk kam frikë për deklarata të tilla. Ky nuk është vetëm mendimi im, por i qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Sputnik: Pra besoni se s’po shkelni rendin juridik e kushtetues të Serbisë?

Musliu: Absolutisht jo.

Sputnik: Ju e dini që deklarata të tilla në vendet e Perëndimit cilësohen si tradhti ndaj vendit ku jetoni?

Musliu: Kjo nuk është tradhti. Komunat në jug të Serbisë janë konfiskuar me dhunë nga Kosova duke u aneksuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Sputnik: Për një deklaratë të tillë në Amerikë, për shembull, përfundoni në burg.

Musliu: Kushdo ka të drejtë të jetojë aty ku ai do dhe që të ketë mendimin e tij.

Musliu ka folur edhe për atë se Shqipëria e Madhe s’ka të bëjë vetëm me Luginën e Preshevës, por madje edhe me Nishin dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Por, që tani po flet vetëm për tri komunat shqiptare; Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Sputnik: Pra Nishi është i sigurt, ju (shqiptarët) nuk do ta prekni?

Musliu: Po (është i sigurt), tani për tani.

Por, Musliu ka thënë se më shqiptarët nuk futen në luftë dhe se problemet me Serbinë duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, por se bashkimi i shqiptarëve është një e drejtë e tyre .


Kryetari i Këshillit Nacional për Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, ka theksuar se nëse vazhdon kjo gjendje e shqiptarëve në rajon, atëherë duhet të mendohet për bashkimin e trojeve shqiptare.

Ai në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini ka theksuar se “Evropa nuk është e interesuar për shqiptarët: njëherë standardet, më pas Demarkacioni, Asociacioni”.

“Nuk e sheh Kosovën në Evropë. Çka duhet të bëjë Kosova, qoftë edhe qeveria tjetër, që Evropa ta marrë nën sqetull. Kemi pritur pas Luftës së Dytë Botërore, kemi pritur vitin 1999, pastaj vitin 2001, ju kemi drejtuar disa herë që të ulemi të bisedojmë. Nuk është marrë parasysh asnjë kërkese e shqiptarëve”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, “nuk është besuar që do të ndodhë Pavarësia e Kosovës dhe ka ndodhur”.

“Edhe bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë, vetëm se duhet vullnet. Duhet të bashkohen kokat që bashkohen tokat”, ka thënë Musliu.



******



Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës, Jonuz Musliu thotë se edhe vetë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e di se do të ndodh Shqipëria e Madhe.

Këto komente Musliu i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, duke thënë se bashkimi i tokave bëhet kur të bashkohen kokat.

“Jo që besoj, por kjo do të bëhet realitet. Nuk kanë besuar që Kosova do të jetë e pavarur, por kjo është bërë, është realitet. Me këtë mund, me këtë gjak, me këta dëshmorë, me këto lëvizje që kanë ndodh në hapësirat shqiptare, edhe kjo do të ndodh. Por, duhet të kenë vullnet shqiptarët për bashkim, pastaj faktorët e tjerë”, tha ai.
Por, Musliu shqetësohet për unitetin e shqiptarëve në përgjithësi, e veçanërisht në Luginë, duke thënë se po korruptohen lehtë.

“Neve na duhen zgjedhje kombëtare, nuk na duhen me lloj-lloj pisllëqesh të cilat po bëhen. Në politikën shqiptare investon edhe Serbia, në Luginë të Preshevës. Marrin para, i blejnë votat, ka plotë”, tha ai.

Megjithatë, ai kërkon një angazhim më të mëdha nga ana e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, për të ndihmuar shqiptarët e Luginës. Madje, Musliu tregon faktin që Serbia për serbët e Kosovës ndan 400 herë buxhet më shumë se Kosova e Shqipëria bashkë për shqiptarët e Luginës.

“Kosova nuk ka investuar sa duhet. Shqipëria nuk ka investuar edhe përkundër kërkesave që kemi bërë në këtë drejtim. Së paku të jetë fondi special për Luginën e Preshevës. Dhe këto mbledhje që bëhen, duhet të ndahet një fond. Kur Serbia ndanë diku rreth 40 milionë euro zyrtarisht për çdo vit për Serbët e Kosovës, ne kemi marrë njëqind mijë euro nga dy qeveritë”, tha ai.


Kryetari i këtij këshilli, propozon që të ketë një zyrë koordinuese për shqiptarët e kësaj pjese, duke përmendur pretendimet e Serbisë për të okupuar territore dhe trysni të tjera që u bënë shteti serb.

Zile alarmi me jehonë të zhurmshme


Fitim Dika

Fitim Dika


Shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama ka thyer një tabu të respektuar prej shumë vitesh. Ai nuk e hedh më poshtë mundësinë e bashkimit të gjithë shqiptarëve, shkruan fillimisht media më e madhe zvicerane “NZZ”. Ai personalisht do të dëshironte perspektivën europiane, ku shqiptarët në Mëmëdhe, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi të afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Rama paralajmëroi “makthin” që mund të zotëronte rajonin, nëse shteret ndikimi enropian dhe kjo zëvendësohet nga fuqi të tjera. Këtu mendohet Rusia dhe Turqia, që kanë shtuar ndjeshëm prezencën e tyre.

Zile alarmi me jehonë të zhurmshme

Flirtimi i Edi Ramës me nacionalizmin e Shqipërisë së madhe nga komentatorët shihet si lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Fjalimi i tij shihet gjithashtu si zile alarmi për qendrat e BE, për të mos e lënë të vetme Ballkanin. Megjithatë është fakt, që ka rënë një tabu. Politikanët shqiptarë me vite ua kishin bërë të qartë kolegëve perëndimorë se Shqipëria e madhe nuk është zgjidhje. Kjo tash ka ndryshuar. Një ditë më pas shprehja u dyfishua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Nëse BE mbyll dyert shqiptarët do të bashkohen për të zëvendësuar familjen e madhe shumetnike të BE. Nga Serbia Jugore e njohur ndryshe si “Kosova Lindore” erdhi jehona se edhe ata nuk duhet të harrohen.

Reakcionet nga Brukseli janë të përmbajtura. Me zhargonin e zakonshëm zëdhënësja paralajmëroi mos përzierjen në punët e brendshme dhe siguroi gjithë vendet e rajonit për “perspektivën europiane.” Më pak diplomatike ishte Beogradi. Do e thoshte një fjali të tillë të bashkimit të gjithë serbeve Aleksandër Vucici, ai tani do zhdëpej me kritika nga Brukseli. Një paragjykim për visionin e Shqipërisë së madhe është më se i nevojshëm. Projekti mbetet gjithsesi pa gjasë, pasi duhet të përballet me konflikt të shumë shteteve në rajon.

Si faktori i parë politik që ka theksuar Bashkimin Kombëtar është vetëm partia e majtë nacionaliste Vetëvendosja, që përkundër Kushtetutës së Kosovës kërkon referendum për Bashkimin me Shqipërinë. Agjencia anketuese Gallup në 2010 ka zbuluar rreth “Çështjes shqiptare” sipas së cilës 80 përqind e të pyeturve të Kosovës, 63 përqind e Shqipërisë dhe 52 përqind e shqiptarëve të Maqedonisë janë për Shqipërinë etnike.

«Shqiptarosfera» ose Unioni?

Shkëmbimi ekonomik, kulturor dhe familjar mes pesë milionë shqiptarëve në rajon është intensiv. Sistemi mediatik i përbashkët ka krijuar një “Shqiptarosferë” transnacionale. Nëse ky projekt do të zhvillojë bashkimin e shteteve, varet nga ajo, nëse procesi i integrimit evropian do të përparojë ose jo.

Gjykata Speciale të mërkurën do të shpalos vendimin në lidhje me kushtetutshmërinë Rregullores së Procedurës dhe të provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.



Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave më 26 prill 2017

Të mërkurën më 26 prill 2017, Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kryegjykatësja do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht.

Përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje, dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.

Shpejtë më pas, përmbledhjen e aktvendimit do të mund ta gjeni në faqen e Dhomave të Specializuara në internet.

Nënshtetësi shqiptare për Heroin e Luftës dhe të Paqës Ramush Haradinajn







Në Shqipëri presidenti Bujar  Nishani i dha sot nënshtetësinë shqiptare ish kryeministrit të Kosovës dhe udhëheqësit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortes së tij Anita “me kërkesë të tyre”, shkruhet në dekretin e firmosur sot nga zoti Nishani. Nënshtetësia shqiptare për Haradinaj vjen pak ditë para se Gjykata franceze e Colmarit të shprehet, më 27 prill 2017, me një vendim ndaj kërkesës së autoriteteve të Beogradit për ekstradimin e tij në Serbi.
Image

Nënshtetësia shqiptare për Haradinaj vjen pak ditë para se Gjykata franceze e Colmarit të shprehet, më 27 prill, me një vendim ndaj kërkesës së autoriteteve të Beogradit për ekstradimin e tij në Serbi.


Gjenerali i Ushtrisë kosovare zt.Ramush Haradinaj u arrestua në Francës në Janar të këtij viti, në bazë të një urdhëri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, e cila e akuzon atë për krime lufte. Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që, siç thuhet, nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku zoti Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm, në vitin 2008 dhe më pas në vitin 2012 në një rigjykim të pjesshëm që ishte rasti i vetëm në historinë e Gjykatës për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Zoti Haradinaj vazhdon ta konsiderojë vetën "peng politik" dhe procesin një "abuzim me ligjin dhe drejtësinë", duke nënvizuar faktin se Serbia nuk mund të ketë juridiksion në Kosovë. Autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë, kërkesa që kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të urdhërave të ndalimit nga ana e Beogradit.

Ndalimi i tij në bazë të urdhër arrestit serb nxiti shumë reagime në Kosovë ku parlamenti miratoi edhe një rezolutë për pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.

SULLTAN ENVER EFENDIA SHKATRROI KISHAT KATOLIKE SHQIPTARE

Nga Fritz RADOVANI:  Pjesa e XIV


PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

■Sikur terroristët që kanë dhunue popujt e vendeve të veta me vite të tana të mos kishin lanë edhe “Vepra” të shkrueme, sa shumë krime që kanë krye do t’ishin të pabesueshme!
Enver Hoxha në muejt e parë të vitit 1945 porositë: “Të mos i akordohen fonde Kishave Katolike nga shteti, të cilat kanë nevojë per riparime, mbasi kështu ato do të shemben dhe nuk do të kemi nevojë me i mbyllë ne.” Sigurisht ndikonte edhe gjendja e vështirë ekonomike e Popullit, që mbi 70% nuk kishin të sigurueme as buken e gojës.
■Dishmi e këtij urdhni asht Kisha Monumentale e Shirqit dhe e Obotit, pranë së ciles janë kenë edhe thëmelet e shtypshkronjës së vjeter që u pat ndertue në Obot në 1493.
1967:Para këtij viti në Shkoder ka fillue “Revolucioni Kultural”. Metoda e “shembjes” ka fillue me Kishen e Jezuitëve dhe ate të Murgeshave, që janë marrë nga shteti në nandor 1965, varrezat u prishën edhe pse aty ishte Don Ndre Mjedja, që u dergue pranë Luigj Gurakuqit tek Varrezat e Deshmorëve tek spitali fëmijve, e kur u ndertuen Varrezat e reja Poeti Don Ndre Mjedja, gjoja u “harrue” tek Spitali... Një turp i pashlyeshem!
Veprimet antifetare kryheshin nga Xhemal Dini, i cili perfaqsonte “Frontin Demokratik” dhe, ndimoheshin nga organizatat e rinisë dhe të pionjerit pranë furrave, me pa se kush pergatitet per festat e mëdha të Pashkëve... Veteranët ishin të kudondodhun...
4 MARS 1967: Mbulohen dyert e Kishës Kathedrale në Shkoder me “Fletë Rrufe”!
U plaçkitën veprat e artit dhe skulpturat e Idromenos. Para zhvillimit të Kongresit të BGSh, asht kenë fat që erdhi me pa pergatitjen e Kishës si sallë Kongresi, Vito Kapo. Ajo pezulloi projektin per shembjen e tavanit artistik të Kathedrales, veper arti e skulptorit Kolë Idromeno. Ai tavan asht pothuej i vetmi “dishmitar” i zhvillimit “Revolucionit” në Shkoder, pikrisht, kur Varrezat e Ipeshkvijve të para 1944, jo vetem u boshatisen dhe u tretën Eshtnat në Dri, po nga urrejtja vendet e Varrezave u kthyen në nevojtore...
■Mbyllet Kisha Monumentale e Zojës së Këshillit të Mirë tek Kalaja e Shkodres, treten Eshtnat e Imz. Jakë Serreqit në Dri, e askush nuk di me tregue ku iken veprat e artit që ishin tek Ajo Kishë e vjeter guri e mermeri, e gjuejtun me topa nga turqit e malazezët!
Mbyllet edhe Kisha e Rusit dhe Ajo e Fretenve në Gjuhadol, dhe që pasohet tek Arra e Madhe, tue ua vue drynin perfundimisht me 19 Mars 1967 të gjitha Kishave në Shkoder.
Vorrezat e Fretenve dhe të Kishave tjera u boshatisen dhe u treten Eshtnat.
15, 16, 17 MARS: Bahen lutje të veçanta nga Kleri në Kishën e mbyllun të Zojës Rruzare. Ditën e shtune, me 18 mars, në zyrën e Këshillit të Frontit të Arrës së Madhe, para një komisioni të Frontit, me elementë të partisë dhe të Sigurimit, u thirren gjatë paradites një nga një 20 Fretnit. Kërkohej prej secilit Meshtar t’i bijshin mohit zyres së tyne meshtarake. Asnjë Klerik nuk pranoi. E ndonjeni që u kishte “shërbye” Frontit e pushtetit, u tha: “Ju kemi sherbye per mos me mërrijtë këtu. Këtu nuk jemi me ju!”
Mbasdreke Fretnit i dëbuen të gjithë nga kuvendi, bashkë me françeskanët pleq dhe të mbetun. Kryetarin e Kishës Katolike Imzot Ernest Çoba, me një taksi e çuen në shtëpinë e së motrës. Një popull i madh që as nuk dihet si u mblodh aty e përcillte me lot nder sy Imz. Çoben, shumë i tronditun po, dhe i mbytun në frikë bashkë me Popullin e vet.
19 MARS 1967: Ditën e diele, Dita e Shën Jozefit dhe e Larit, as nuk ndihet asnjë tingull kumbone e as nuk gjindet asnjë Derë Kishe e çilun në qytetin Martir.
26 MARS: Në Lezhë mbyllja e Kishës nga Fronti Demokratik do të kryhej me një organizim të djallzuem, ditën e Pashkëve. Organizata e Frontit dhe Komiteti i Partisë së rrethit, tue pasë sekretar partie, sigurim të shtetit, polici të madhe, organizata të rinisë, nxanës të shkollave, dhe shumë popull me detyrim në oborrin e Kishës së Kuvendit Françeskan shpallën “Kuvendin e tre brezave të Lezhës”, me një vendim në emën të popullit, në 15 pika, “ku kërkojshin mbylljen e të gjitha kishave e qitjen fare të besimit katolik me meshtarë e besimtarë.” Fillojnë aksionet e Rinisë revolucionare me rrëzimin e kumbonares së kishës së lashtë françeskane. Ky veprim pasohet edhe në Laç të Kurbinit, ku Shejtnoria e Shna Ndout kje rrënue krejt dhe zona kthehet kamp ushtarak, që mos të lejojë popullin të shkonte tek vendi i Shejtë për lutje me besim në Mrekullitë e Shenjtit.
1969: Kisha e vogël me vlera artistike në Laç të Vaut të Dejës, vepër e shekullit XIII, Kishë me afreske dhe e shpallun “monument kulture”, Atë Kishë e vizitoi dhe heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, madje aty edhe u kunorzue. Me urdhën të Ramiz Alisë që drejtonte “Revolucionin kulturor” në Shkoder, Kisha u rrenue plotësisht me dinamit nga sekretari i PPSH hidrocentralit Fadil Ymeri. Anmiku i Gjergj Kastriotit sulltan Enveri, as “nuk kishte dijtë se Ajo Kishë po hidhet në erë...” Çfarë hipokritësh na qeverisin!
Shumë kisha të tjera u shndërruen në salla kulture, salla gjyqi, magazina e në stalla bagëtish. Kishte disa kisha që nuk u rrënuen, por edhe ma keq kje fund i Tyne!
Kishin mbetë pa u mbyllë kisha e fshatit Sheldi, deri pak ditë mbas Pashkëve, Kisha e fshatit Delbinisht. Kjo Kishë u mbyll e fundit, ditën e Rrëshajve të vjetit 1968, për arsye se Populli kishte marrë çilsat e kishës e nuk ia dorëzonte organizatës së frontit e të rinisë. Kur ata dojshin ta shperthejshin me forcë derën e kishës, Populli delte para me lopata...  
29 QERSHOR 1967: U mbyll edhe Kisha e “Zemrës së Krishtit” në Tiranë.
■Kur po ndertohej hidrocentrali i Fierzës Ramiz Alia thrret Ingj. Besnik Bekteshin dhe i shpjegon se “shoku Enver, do të tregojnë arsyet e ndertimit të hidrocentralit aty...”
Ing. Bekteshi hyni në dhomen e Tij dhe Enveri filloi me i tregue per hidrocentralin dhe, arsyet e ndertimit në Fierzë, të cilat vështirë se i beson kush sot. Nder tjera ai i shpjegoi: “Do të ndertojmë këte hidrocentral i cili, nën liqenin e tij ka per të permbytë 38 Kisha të vjetra, dhe vetem kështu, kjo zonë do të spastrohet nga ato Kisha Katolike...” U ndertue nga kinezët prej vitit 1971 dhe u vue në punë në 1978, me emnin “Drita e Partisë”...
■Diktatori Hoxha vazhdon të mbajë dekoratat e titujt, mbasi ata i siguroi me Kushtetutë:
Neni 37 i Kushtetutës së vjetit 1976: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandë ateiste për të rrënjosur tek njerëzit botëkuptimin materialist shkencor.
Neni 55: “Ndalohet krijimi i çfarëdo organizate me karakter fetar. Ndalohet veprimtaria dhe propaganda fetare.” Sabri Godo pat thane: “E kemi ndryshue Kushtetuten, po ato dekorata terroristëve nuk po ua perket askush tash 27 vjet mashtrime demokratike!!”
            Vazhdon Pjesa e XV.

            Melbourne, Prill 2017.

Edhe kështu ndihmohej populli dhe lufta më 1998/99

Image result for XHAFER LECI

Përveç mjeteve materiale cilat grumbullonim për shëndetësinë, arsimin… Më fillimin e luftës, jo vetëm me mjete materiale, por edhe me veshmbathje ndihmonin popullin dhe luftën tonë të drejtë...


Image result for XHAFER LECI

Shkruan:Xhafer LECI, Wendlingen, 24.4.2017

Në gazetën lokale „Teckboten", 07.11.1998, Kirchheim/Teck, të Gjermanisë shkruante: Veshmbathje për njerëzit në Kosovë

Në Kosovë dimri është në prag dhe rreth 300 mijë njerëz sipas të dhënave të LDK-së Qendra Informative e Kosovës (QIK), ishin në ikje e sipër dhe pa kulm mbi kokë. Për këtë arsye LDK në Kirchheim, së bashku me SHKSH "Kadri Zeka", e në bashkëpunim me Diakoni Baden Württemberg, Stuttgart, tubon-mbledh veshmbathje (para së gjithash rroba dimri), këpucë, thasë për fjetje, batanije, etj.



Nga e majta: Jeton Hyseni, Jahir Dushica, Zahir Hyseni e Xhafer Leci, demonstrata më e madhe e diasporës në historinë e mërgatës tonë, organizuar nga LDK-ë, ku muarën pjesë mbi 100.000 protestues, Gjermani-Bonn, mars 1995




Këto mund të dorëzoheshin në Kirchheim, Rr. Wider-holt nr.8 ( Vokthaus-te shtëpia e Voktit), duke filluar nga e hëna e deri të premten nga ora 16.00 deri 19.00 si dhe të shtunën nga ora 12.00 deri 16.00 Grumbullimi zgjat nga 9 nëntori e deri më 4 dhjetor.



Në këtë demonstratë organizuar nga LDK-e  protestuan dhjetëra mijëra. Majtas: Qemajl Morina, tash i ndjer, Xhafer Leci e Hajrullah  Matoshi, 20.11. 1995, Bruksel, në sheshin Rond-Point-PLZ


Informatat: Xhafer Leci, telefoni:07024/8302, Qemajl Morina, tel:07021/735452, si edhe Diakonia, në Stuttgart,Telefoni:0711/1656238

NDIHMAT:

Transportimi për veshmbathje në Kosovë është shpërndarë në Prishtinë

Gazeta „Teckboten", 13 mars 1999, f. 19, Kirchheim/Teck shkruante:

Në fund të vitit të kaluar shumë organizata edhe në Kirchheim/Teck, thirrnin për ndihmë Kosovës. Shumë tonelata veshmbathje, këpucë, batanie si dhe mbulesa janë dërguar në Prishtinë dhe iu janë shpërndarë të përndjekurve. Për këtë ndihmë të madhe falënderojnë nismëtarët. Dimri i sivjetmë ishte njëri ndër dimrat më të egër në 20 vjetët e fundit. Shumë njerëz, për shkak të luftimeve, u detyran t’i lënë vatrat e tyre dhe rrezikohet të ngrihen nga të ftohtit.

 Mbi 230 mijë burra, gra dhe fëmijë janë në ikje. Në këtë situatë, thirrnin shumë organizata që t’i ndihmojnë të përndjekurit. Dega e Diakonisë në Württemberg mblodhi veshmbadhje të nxehta, këpucë, batanie, mbulesa krevatësh, jogi....

 Qendra për grumbullimin e tyre gjendet në Herrenberg. Katërdhjetë tonelata gjësende janë ngarkuar dhe kanë udhëtuar nga Austria për në Kosovë. Karitasi i Vjenës ka bërë organizimin e transportit, pa pasur ndonjë problem nëpër kufij.

 Në Kirchheim grumbullimi për veshmbathje u organizua nga LDK-ja me seli në Kirchheim dhe me SHKSH "Kadri Zeka", si dhe me "Asyl Kreis" me zyrtarët e rrethit të azilkërkuesve. Ashtu si na shpjegon kryetari i Aktivit të LDK-së për Kirchheim, Xhafer Leci, janë grumbulluar 630 paketa, rreth 7 tonë gjësende të për-bashkëta, ndërsa arkëtari Qemajl Morina na tregon se ai ka kontaktuar me anë të telefonit me udhëheqësit e selisë qendrore të Shoqatës "Nënë Tereza" në Prishtinë dhe se atje kanë arritur ndihmat dhe kanë filluar të shpërndahen në vendestrehimet ku janë vendosur të përndjekurit.

Nga Herrenberg-u dhe Stuttgart-i për Prishtinë janë nisur edhe kamiona tjerë me nga 20 tonë me makarona, vaj, sheqer, etj të cilat janë finacuar na dhuruesit e Diakonisë gjermane.

Për ndihmën e madhe dhe shumë të nevojshme janë falënderuar të gjithë të strehuarit kosovarë me fjalën "Shumë të fala" (Vielen Dank).

Edhe anëtarët e kryesisë të Aktivit të LDK-së Leci e Morina janë falënderuar shumë të gjithë atyre që dhuruan, që dhanë ndihma nga Kirchheim-i me rrethinë, si dhe drejtuesve të komunës, të cilët na dhanë në shfrytëzim një dhomë-lokalë për grumbullimin e artikujve të nevojshëm.

(Nga gjermanishtja Xhafer Leci)





2017/04/22

Pislleqët pro jugosllave

Loja e pisët e bashkimit dhe krijimit të Jugosllavisë së Re!

Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Oponioni publik është ballafaquar këto ditë me dy teza-projekte sa i përket rajonit, Kosovës dhe Shqipërisë. Njëra u lansua në Beograd nga presidenti i sapo zgjedhur, Aleksandër Vuçiç, dhe tjetra në Tiranë e Prishtinë përkatësisht nga dy protagonistët politikë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Hashim Thaçi.
Presidenti i Serbisë foli për krijimin e “Jugosllavisë së Re”, brenda së cilës do të ishte dhe Shqipëria. Ndërsa Kosova shihet prej tij si pjesë e Serbisë, jo e kësaj të ashquajture Jugosllavi. Zoti Vuçiç ishte jo vetëm i qartë në qtë që deklaroi, por shpalosi modelin, të cilit do t’i përmbahej. Ky model, sipas tij, do të ishte Josip Broz Tito, çka do të thotë se zoti Aleksandër synon një AVNOJ të dytë. “Unë do të bëj atë që Tito ka bërë për Jugosllavinë”, tha Vuçiç, para dhjetë ditësh, duke promovuar projektin e Jugosllavisë së Re.
Ndërsa në Tiranë dhe në Prishtinë këto ditët e fundit dëgjojmë sërishmi që zoti Rama dhe zoti Thaçi të “kërcënojnë” BE-në me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke përdorur kështu një retorikë nacionaliste. Pas kësaj dalldia e bashkimit kombëtar i ka përfshirë sa e sa shqiptarë, thjesht për faktin se të gjithë e duan këtë bashkim. Por ka dhe prej tyre që e lartësojnë idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë me qëllim që t’i japin “rolin e Skënderbeut” zotit Rama dhe zotit Thaçi, pavarësisht se Skënderbeu kishte bashkuar një territor shqiptar më të vogël sesa territori i Shqipërisë së sotme.
Ndërkaq në Beograd kanë bërë kinse janë revoltuar. Ministri i Jashtëm, Daçiç, pasi i këndoi me mandolinë Ramës në ditëlindjen e tij, kritikoi Perendimin pse ky nuk reagon ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar. Kurse Vuçiç, për t’i dhënë fuqi patriotike dy miqve të tij, njërit në Tiranë dhe tjetrit në Prishtinë, paralajmëroi  se këta nuk guxojnë më të flasin për bashkim të Shqipërisë. Një lojë e pisët sa vetë jeta politike në Ballkan. Një akord i programuar aq perfekt sa ta besojnë edhe mbimesatarët në intelekt. Rama e Thaçi shpallen patriotë e nacionalistë te shqiptarët, Vuçiçi në Beograd blindohet gjithashtu si ultranacionalist serb. Dhë kësaj përralle do t’i shtohen të tjera në një mijë e një netët e ardhshme. Megjithëse Beogradi e di se këto janë retorika boshe të dy liderëve kryesorë në Tiranë e Prishtinë, politikanët serbë do të donin që sa më shpejt, mundësisht nesër, të kryheshin të gjitha veprimet administrative praktike të këtij procesi, sepsë qëllimi i tyre nuk është Kosova, është Mitrovica. Madje propagandë e kanë edhe manastirin e Deçanit, edhe Patriarkanën e Pejës. U mjafton Mitrovica me pasuritë e saj miliardëshe. Në rastin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ende pa qenë Kosova anëtare e OKB-së, e kanë atë në xhep.
Gara është epike, e stilisur me shumë fantazi në diskursin e dy protagonistëve kryesorë të politikës së sotme shqiptare. Madje është një garë me shumë dimensione, dimensionin e mesisë ndër shqiptarët, të kërcënimit ndaj europianëve, por edhe të mesazhit në stilin e formulës “Ballkani i përket ballkanasve”, Ky dimension synon të kundërshtojë prezencën e amerikanëve në rajon. Dmth e shumta një dezhavu e Jaltës.
Nga e gjithë kjo që ndodh, më duhet të shpreh disa të vërteta të hidhura, por të pakontestueshme.
1. Kush lufton për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pa bashkuar më së pari Kosovën me veriun e saj dhe pa e njohur ndërkombëtarisht sovranitetin e saj në të gjithë territorin, ai bën lojën diversive të Serbisë për zhvatjen e territoreve shqiptare. Rama dhe Thaçi kanë aftësi politike që ta kuptojnë këtë lojë. Nëse e kuptojnë dhe luajnë muzikën e Daçiçit, i cili ka thënë se “Mua nuk më intereson se shqiptarët bashkohen apo ndahen, mua më intereson që serbët të bashkohen”, atëherë ne të tjerët duhet të vetëdijësohemi për t’u treguar vendin.  Thirrjet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ende pa u bërë Kosova anëtare e OKB-së është tradhëti kombëtare jo vetëm se ka kosto ndarjen e saj. Eshtë e tillë, sepse Beogradi deklratat e Ramës e të Thaçit do t’i përdorë me partnerët e tij si alibi të mos njohjes së shtetësisë së Kosovës. Kush budalla nuk e kupton që liderët serbë kur takohen me homologët e tyre nuk nxjerrin nga çanta të tilla deklarata, për t’u thënë atyre “Prisni, mos e njihni Kosovën, se mund të ketë një projekt të ri për rajonin, Kosova mund të bashkohet me Shqipërinë e pastaj njohja ju shkon kot”?! Nga ana tjetër në Beograd bëhen si të brengosur! Por “brengosja” është një shfaqje teatrale për elektorat nacionalistësh!

2. Rama nuk ka reaguar ndaj deklaratës së mikut të tij, Aleksandër Vuçiç, sa i përket idesë së Vuçiç për krijimin e Jugosllavisë së Re, duke përfshirë Shqipërinë në të. As nuk e ka kundërshtuar atë. Pëkundrazi në Sarajevë hodhi propozimin e një tregu të përbashkët ballkanik, i cili shihet si hap i ndërmjetëm për krijimin e Jugosllavisë së Re. Edhe kjo shihet si një rikthim në vitin 1947, kur diktatori Hoxha nënshkroi bashkimin de facto të Shqipërisë me Jugosllavinë e Titos. Por tani, në kushtet e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duket se Beogradi me një gur dëshiron të vrasë dy zogj: Të rikthejë më ndihmën e Tiranës së paku një pjesë të territorit të saj në Republikën e Serbisë dhe ta bashkojë Shqipërinë më Jugosllavinë.
Ndërkaq zoti Rama reagon për një pordhë të Lulzim Bashës, por jo edhe për një bombë që lëshon presidenti i Serbisë kundër interesave kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Edhe pse në Prishtinë reaguan dhe e hodhën poshtë këtë opsion të rikonfigurimit të Jugosllavisë së Re, qeveria e Tiranës heshti. Pse heshti? Sepse ky projekt i është dhënë Ramës dhe Vuçiç në dorë në në Paris dhe në Berlin, në këmbim të përshpejtimit të integrimit europian. Një analist afër Ramës thoshte mbrëmë në opinion se Shqipëria e Serbia duhet të integrohen në një hap në BE. Kjo do të thotë se dy koordinatorëve të projektit të Jugosllavisë së Re ua kanë pre modelin dhe treguar intenerarin e asaj çfarë ata do të duhet të bëjnë.
Tani opozita shqiptare në Tiranë, por edhe kundërshtitë e Prishtinës, duket se krijojnë premise për ta hedhur në erë projektin e Jugosllavisë së Francës e Rusisë, ose të Ramës dhe Vuçiç. Prandaj dhe BE ngadalësoi integrimin e Shqipërisë dhe Serbisë. Prandaj Rama ka të drejtë që akuzon opozitën për bllokim të integrimit. Në fakt opozita po bllokon projektin e kryeministrit tonë për ta fut Shqipërinë dhe shqiptarët në një Jugosllavi të Re, ku do të sundojë Beogradi.
Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë u mbështetën nga Europa prosllave ose e interesuar për ekuilibër forcash në Ballkan, dhe në këtë ndërmarrje ata morën zotim të realizojnë fillimisht “vëllazërimin shqiptaro-serb”, më pas “Tregun e Përbashkët Ballkanik” e në fund Jugosllavinë e Re. Prandaj zoti Rama mori Legjionin e Kalorësit të Nderit nga presidenti francez dhe u mbështet fuqimisht në përpjekjet e tij për të qëndruar në pushtet nga ana e ministrit gjerman të Punëve të Jashtme para disa ditësh. Ky është shkaku kryesor pse në Europë protesta e opozitës shqiptare nuk gjen mbështetje të gjerë. Përveçse austriakëve dhe vendeve skandinave e lindore, vendet e tjera e inkurajojnë krijimin e një Jugosllavie të Re me mbështetjen e Shqipërisë, duke e parë atë si “zgjidhje” për konfliktet ballkanike. Të interesuar janë Franca e Italia, por edhe Spanja dhe gjysma e Gjermanisë.
Këto vende pranojnë që kryeministri i Shqipërisë t’i ndot ato me hashash, vetëm që të realizojnë një projekt të tillë. Të jemi të qartë: Franca është ndjerë e fyer nga shpërbërja e krijesës së saj, Jugosllavisë, prandaj insiston që ajo të ribëhet. Italia ka interesa në një Jugosllavi, sidomos pa Slloveninë. Ndërsa Gjermania beson se një Jugosllavi e Re do të krijojë ekulibrat gjeopolitikë të pas Luftës së Dytë Botërore dhe do të sjellë paqe në rajon.

3. Një Jugosllavi e Re nuk përfundon këtu. Ajo ka për qëllim largimin e influencës amerikane në Ballkan. Parisi është shumë aktiv për ta realizuar këtë. Berlini mund të besojë se duke larguar amerikanët i nxit edhe rusët të ikin prej këtej. Por historia është e pamëshirshme. Nuk po shkojmë deri te Kriza Lindore e kohës së Kongresit të Berlinit, as te Luftrat Ballkanike. Gjermania ka mundësi të nxjerrë mësime nga kriza në Gjeorgji dhe Ukrainë e të mos jetojë me iluzionin se Rusia do të ndalet në diversionin e saj për zona influence e hegjemoni në Ballkan. Një Jugosllavi me shumicë sllave e me Serbinë në ballë të oxhakut është garanci e mjaftueshme për prezencën ruse në Ballkan, madje për dominimin e saj. Të joshesh pas këtij lloj ekuilibri është sa e rrezikshme, aq dhe e dëmshme për interesat shqiptare në rajon.
Po pse u gjet Rama të aktivizohet në këtë projekt, pse jo, psh Basha, Berisha a ku e di unë se kush? Sepse Rama dhe partia e tij janë ende nostalgjikë të doktrinës serbe “Ballkani ballkanasve”. E keni parë si shfaqet zoti Rama: “Nëse nuk na pranoni, madje me urgjencë në BE, këtu përfitojnë aktorët e tretë”. Kush janë të tretët veç BE-së? Ai thotë Rusia, por mos harrojmë dhe SHBA-të dhe Turqinë! Pra zoti Rama e di se Europa nuk e dëshiron as Amerikën, as Turqinë në Ballkan. E dëshiron 100 për qind për veten e saj. Kësaj loje të fëlliqur, së cilës ia kemi parë sherrin për më shumë se 100 vjet, duhet t’i jepet fund. Janë shqiptarët ata që duhet t’i tregojnë vendin Ramës e kujtdo tjetër që i merr ata për budallenj e madje ju shet patriotizëm, duke mbajtur ngrefur gishtin e mesit të dorës!
Edhe sikur të vijë Rusia në Beograd, Amerika dhe jo Europa do të duhet të jetë në Mitrovicë, në Kumanovë, në Luginën e Vardarit e të Moravës (Preshevë), në Ferizaj, në Shkup e deri në Konsipol. Vetëm si aleatë të përhershëm, të sinqertë dhe të devotshëm më Uashingtonin do të mund t’i themi jo projekteve të Parisit, Beogradit e Moskës për një Jaltë të dytë e një Jugosllavi të Re, ku të bëjë pjesë edhe Shqipëria.

Tiranë, 21.04.2017

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...