2017-04-24

Kryetari i Këshillit Nacional për Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu: Evropa e painteresuar për shqiptarët, të bashkohen trojet


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetar i Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu për Sputnik: 

Presidentë kam Edi  Ramën e  Hashim Thaçin, kryeqytet Prishtinën


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetar i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka dhënë një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik ku ka folur për Shqipërinë e Madhe, të drejtën historike të shqiptarëve dhe për atë se si duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë dhe bashkë me to edhe Lugina e Preshevës .

Musliu ka dalur më mbështetje të deklaratave të Edi Ramës e Hashim Thaçit për atë se nëse jo në Bashkimin Europian, atëherë shqiptarët duhet të bashkohen në një union.

Musliu është pyetur nga Sputnik se kush është presidentin i tij, Aleksander Vuçiq, Edi Rama, apo Hashim Thaçi.

“Është edhe Edi Rama edhe Hashim Thaçi”, ka thënë Musliu për Sputnik, njofton Vesti Online, përcjell Klan Kosova.

“Pra Vuçiq nuk është presidenti juaj, përkundër se jeni qytetar serb?”, është pyetur Musliu, për t’u përgjigjur më pas; “Ai është serb, s’mund të jetë”.

I pyetur përse shprehet në këtë mënyrë kur ai zyrtarisht jeton në Serbi, Musliu është përgjigjur se vullneti i popullit të Luginës së Preshevës është që të jetojnë në Kosovë dhe se ai e konsideron për kryeqytet të tij Prishtinën.

Musliu ka treguar se diçka e tillë ishte vendosur edhe me referendum madje.

Sputnik: A nuk mendoni se deklarata të tilla janë kundër rendit kushtetues të Serbisë?

Musliu: Ky është vullneti i popullit. Unë kam qenë i veshur në uniformë ushtarake, ndaj nuk kam frikë për deklarata të tilla. Ky nuk është vetëm mendimi im, por i qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Sputnik: Pra besoni se s’po shkelni rendin juridik e kushtetues të Serbisë?

Musliu: Absolutisht jo.

Sputnik: Ju e dini që deklarata të tilla në vendet e Perëndimit cilësohen si tradhti ndaj vendit ku jetoni?

Musliu: Kjo nuk është tradhti. Komunat në jug të Serbisë janë konfiskuar me dhunë nga Kosova duke u aneksuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Sputnik: Për një deklaratë të tillë në Amerikë, për shembull, përfundoni në burg.

Musliu: Kushdo ka të drejtë të jetojë aty ku ai do dhe që të ketë mendimin e tij.

Musliu ka folur edhe për atë se Shqipëria e Madhe s’ka të bëjë vetëm me Luginën e Preshevës, por madje edhe me Nishin dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Por, që tani po flet vetëm për tri komunat shqiptare; Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Sputnik: Pra Nishi është i sigurt, ju (shqiptarët) nuk do ta prekni?

Musliu: Po (është i sigurt), tani për tani.

Por, Musliu ka thënë se më shqiptarët nuk futen në luftë dhe se problemet me Serbinë duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, por se bashkimi i shqiptarëve është një e drejtë e tyre .


Kryetari i Këshillit Nacional për Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, ka theksuar se nëse vazhdon kjo gjendje e shqiptarëve në rajon, atëherë duhet të mendohet për bashkimin e trojeve shqiptare.

Ai në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini ka theksuar se “Evropa nuk është e interesuar për shqiptarët: njëherë standardet, më pas Demarkacioni, Asociacioni”.

“Nuk e sheh Kosovën në Evropë. Çka duhet të bëjë Kosova, qoftë edhe qeveria tjetër, që Evropa ta marrë nën sqetull. Kemi pritur pas Luftës së Dytë Botërore, kemi pritur vitin 1999, pastaj vitin 2001, ju kemi drejtuar disa herë që të ulemi të bisedojmë. Nuk është marrë parasysh asnjë kërkese e shqiptarëve”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, “nuk është besuar që do të ndodhë Pavarësia e Kosovës dhe ka ndodhur”.

“Edhe bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë, vetëm se duhet vullnet. Duhet të bashkohen kokat që bashkohen tokat”, ka thënë Musliu.



******



Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës, Jonuz Musliu thotë se edhe vetë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e di se do të ndodh Shqipëria e Madhe.

Këto komente Musliu i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, duke thënë se bashkimi i tokave bëhet kur të bashkohen kokat.

“Jo që besoj, por kjo do të bëhet realitet. Nuk kanë besuar që Kosova do të jetë e pavarur, por kjo është bërë, është realitet. Me këtë mund, me këtë gjak, me këta dëshmorë, me këto lëvizje që kanë ndodh në hapësirat shqiptare, edhe kjo do të ndodh. Por, duhet të kenë vullnet shqiptarët për bashkim, pastaj faktorët e tjerë”, tha ai.
Por, Musliu shqetësohet për unitetin e shqiptarëve në përgjithësi, e veçanërisht në Luginë, duke thënë se po korruptohen lehtë.

“Neve na duhen zgjedhje kombëtare, nuk na duhen me lloj-lloj pisllëqesh të cilat po bëhen. Në politikën shqiptare investon edhe Serbia, në Luginë të Preshevës. Marrin para, i blejnë votat, ka plotë”, tha ai.

Megjithatë, ai kërkon një angazhim më të mëdha nga ana e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, për të ndihmuar shqiptarët e Luginës. Madje, Musliu tregon faktin që Serbia për serbët e Kosovës ndan 400 herë buxhet më shumë se Kosova e Shqipëria bashkë për shqiptarët e Luginës.

“Kosova nuk ka investuar sa duhet. Shqipëria nuk ka investuar edhe përkundër kërkesave që kemi bërë në këtë drejtim. Së paku të jetë fondi special për Luginën e Preshevës. Dhe këto mbledhje që bëhen, duhet të ndahet një fond. Kur Serbia ndanë diku rreth 40 milionë euro zyrtarisht për çdo vit për Serbët e Kosovës, ne kemi marrë njëqind mijë euro nga dy qeveritë”, tha ai.


Kryetari i këtij këshilli, propozon që të ketë një zyrë koordinuese për shqiptarët e kësaj pjese, duke përmendur pretendimet e Serbisë për të okupuar territore dhe trysni të tjera që u bënë shteti serb.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...