Prof.Dr.Skendër Kodra përgëzon zt.Ramush Haradinajn ,familjën e tij si dhe institucionet dhe subjektet politike në Kosovë dhe viset e tjera etnike shqiptare, duke llogaritur edhe diasporën për mbështetjen pa rezervë, që i bënë Heroit të demokracisë shqiptare zt.Ramush Haradinajt, për t’u liruar nga akuzat ordinere të Beogradit.
Ish-presidentja e vendit, gjenralja znj.Atifete Jahjaga -Kuçi ka përshëndetur vendimin e gjykatës në Francë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përshëndes vendimin e drejtë të gjykatës në Francë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i bashkangjitem qytetarëve anë e kënd Kosovës për t’i dëshiruar mirëseardhje në atdhe, pranë familjes së tij.
Kosova, edhe një herë ka treguar se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare”.
Ky vendim rrëzon përpjekjet e Serbisë për ta zbehur padrejtësisht përpjeken dhe luftën për liri të qytetarëve të Kosovës dhe për ta minuar përparimin tonë si shoqëri.
Përshëndes vendimin e drejtë të gjykatës në Francë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i bashkangjitem qytetarëve anë e kënd Kosovës për t’i dëshiruar mirëseardhje në atdhe, pranë familjes së tij.
Kosova, edhe një herë ka treguar se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare”.
Ky vendim rrëzon përpjekjet e Serbisë për ta zbehur padrejtësisht përpjeken dhe luftën për liri të qytetarëve të Kosovës dhe për ta minuar përparimin tonë si shoqëri.
*******
Pas mbylljes së seancës dhe marrjes së vendimit për lirimin e tij, Ramush Haradinaj ka dal i lumtur nga Gjykata e Apelit në Colmar.
Pas mbylljes së seancës dhe marrjes së vendimit për lirimin e tij, Ramush Haradinaj ka dal i lumtur nga Gjykata e Apelit në Colmar.
Ai ka treguar se kërkesa për ekstradim është refuzuar dhe që nga sot është i lirë.
“Procedura u mbyll u refuzua kërkesa për ekstradim që nga tani jam i lirë. Besoj se do të kthehem sot. Katër muaj kohë është e çmueshme. Besoj që ka ndodhë ajo që është dasht me ndodh e drejta jonë është e drejta jonë”, ka thënë Haradinaj.
L
********Populli shqiptar i Kosovës me kënaqësi ka pranuar lajmin për vendimin e Gjykatës në Colmar të Francës, për lirimin pa kusht të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. i cili që nga 4 janari, i këtij viti, u pat ndaluar nga autoritetet e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Interpoli serb.
Më në fund, triumfoj e drejta ndaj Ramush Haradinajt, simbolit të rezistencës kombëtare, i cili për të dytën herë pas Gjykatës së Hagës, para drejtësisë ndërkombëtare, me dinjitet mbrojti vlerat çlirimtare të UÇK-së dhe popullit liridashës të Kosovës, për pavarësi dhe mëvetësi të saj.
*******
Surlet dhe tupanët kumbonin që me mëngjes para selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Festa për lirimin e Ramush Haradinaj kishte filluar menjëherë pas vendimit të gjykatës së Francës për lirimin e tij. Flamuj, vetura, sirena e muzikë gjithandej. Selisë së AAK-së ia kishin mësyrë qytetarë të shumtë, për të festuar lirimin e Ramushit, lajm që e kishin pritur me ankth tash e katër muaj.
Muhamet Bojku nga Isniqi i Deçanit : Ramush Haradinaj, ikonë kombëtare e shqiptarëve
Ramush Haradinaj dhe Muhamet Bojku : Ska fuqi që e ndal lirinë e këtij kombi.Urime kombi ynë !
"Ramush Haradinaj dihet që është komandant legjendar i UÇK së. Nëse komandanti legjendar i ndjerë i rënë në betejat e frontit kundër Jugosllavisë dhe Serbisë millosheviqiane është Adem Jashari, komandant legjendar i gjallë është Ramush Haradinaj. Gjithmonë triumfues nëpër beteja qoftë ushtarake, por dhe në beteja politike, gjyqësore, të montuara nga qarqet anti-shqiptare. E kemi pritur këtë lajm me gëzim. Ramushi nuk është Ramush, Kosovë qysh po i thonë këta shokët e mi. Por është Ramush Shqipërie. Është ikonë kombëtare e shqiptarëve", tha ish luftëtari i UÇK-së Muhamet Bojku.
E nuk munguan as lotët e qytetarëve të pranishëm. Qytetari Adem Ademi , nuk mund t’i ndalte lotët, pas lajmit që mori për lirimin e Ramush Haradinajt. Ai thotë që katër muaj, që nga ndalimi i Heroit Ramush Haradinajt në Francë, as gjumin nuk ka mund ta bëjë të qetë, i brengosur se çfarë po ndodh me fatin e tij.
Prof.Dr.Muhamet Kelmendi
RAMUSH HARADINAJ FITOI EDHE NË FRANCË
TRIUMFOJË LUFTA E DREJTË E UÇK-së.
URIME KOSOVË!
Ramadan Bislimi : S’kam mund të fle nga meraku për Ramushin
“Shumë-shumë i gëzuar jam. Dhe njeri pa faj e kanë mbajt që katër muaj. Njeri i drejtë ka dalë. Jena gëzuar shumë për të. Shumë diçka mu ka dhimb. Njeri i drejtë. Kismet do ta presim sonte te sheshi, ka me ardhur. Sot i kam dëgjuar lajmet. Gjithë i kam dëgjuar ato lajme. Prej që ka shkuar, i kam dëgjuar ato lajme gjithë, çka po bëhet me Ramushin. Jam tut që po e çojnë në Serbi. Po s’mund ta dërgojnë në Serbi, se është njeri i drejtë. Kurrë s’kam fjet që katër muaj me vesvese. Sot s’di thash veç mendtë mos po më dalin prej gëzimit. Gëzim i madh shumë”, tha ai.
E në selinë e AKK-së, për të ndarë gëzimin me qytetarët që festonin ishte dhe Lahi Brahimaj, daja i Ramush Haradinaj. Ai thotë se Ramushi ka qenë peng i politikës, por më në fund triumfoi drejtësia.
Gjeneral Lahi Brahimaj:
Drejtësia triumfoi, Haradinaj peng i politikës
“Që nga dita e 8 marsit që është liruar Ramush Haradinaj në Hagë bashkë me mua dhe Idriz Balajn, e kemi ditur që Ramush Haradinaj është i pafajshëm. Edhe këta katër muaj çdoherë bindja e çdo qytetari dhe ushtari të UÇK-së ka qenë që Ramush Haradinaj është i pafajshëm. Ka qenë peng i politikës. Katër muaj ka paguar çmim për demarkacionin dhe lirinë e Kosovës. Më në fund edhe pse e vonuar kjo drejtësi, Ramush Haradinajn e pret krejt Kosova”, tha ai.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj thotë se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.
*******
NISMA për Kosovën mirëpret dhe përshëndet vendimin e Gjykatës së Kolmarit, për lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat e paraqitura nga autoritetet e Serbisë.
“NISMA konsideron se lirimi i Haradinajt është një fitore ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat çdo herë kanë synuar të destabilizojnë Kosovën, dhe të barazojnë luftën e UÇK-së me krimet e regjimit të Millosheviqit”, thuhet në komunikatën e NISMA-s dërguar mediave.
*******
Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin e Gjykatës Franceze për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Vendimi i Gjykatës Franceze është lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Sebisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë synime manipuluese politike dhe janë tendencë e hapur për zhytjen e rajonit në destabilitet dhe konflikte.
******
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se lirimi i Ramush Hardinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Ymeri thotë se duhet të marrin fund fletarrestet e Serbisë ndaj luftëtarëve të UÇK-së.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Ymerit:
Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së.
Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletë-arrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund. Qeveria duhet ta kërkojë urgjentisht një gjë të tillë.
*****
Kryetari i PD-së në Shqipëri e quan drejtësi të plotë vendimin e sotëm të gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt.
Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, thotë Basha, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anullojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës dhe shton se detyra e qeverisë është të ushtrojë presion ndaj Beogradit.
“Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik”, ka thënë Basha.
Sipas tij, me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anulojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës.
“Po kështu është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga prakrika e turpshme, e padrejte dhe provokative e urdhër arresteve te tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më”, ka thënë ai.
******
AAK: S’ka pritje qeveritare për Haradinaj por vetëm qytetare
Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini dhe zyrtari per informim Muharrem Nitaj
Ramush Haradinaj, i cili pritet që sonte të kthehet në Kosovës, pas vendimit për lirim nga Gjykata e Francës, do të pritet në Aeroportin e Prishtinës vetëm nga familja e tij, bashkëshortja dhe fëmijët. Ndërsa qytetarët dhe zyrtarët e AAK-së, do ta presin atë në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku Haradinaj ddo t’i drejtohet qytetarëve të cilët festojnë lirimin e tij.
Zyrtarë të AAK-së në një konferencë për media pohuan se kësaj radhe Haradinaj do të ketë vetëm pritje qytetare, jo qeveritare. Zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj tha se Haradinaj, nuk do të pritet me tepih të kuq dhe askush nuk do të mund të përfitojë nga rasti Haradinaj. Ndërsa lirimin e tij, e quajti lajm të mirë për Kosovën.
Muharrem Nitaj: S’ka pritje qeveritare, vetëm qytetare
“Sot po dalim para jush me një arsye të fuqishme. Më në fund një lajm të mirë, i cili besojmë ne jo vetëm që e ka lehtësuar, e ka shpëtuar z. Haradinaj, familjen e tij dhe AAK-në, mirëpo e ka lehtësuar, e ka shpëtuar realisht dhe popullin e Kosovës dhe vet Kosovën. Një vendim logjik sot i autoriteteve franceze të drejtësisë është një mesazh i fortë, që armiqtë e Kosovës, sado të fortë që janë është pothuajse e pamundur që ta gjunjëzojnë një popull. Popullin që gjatë gjithë kësaj kohe ishte në mbështetje të z. Haradinaj...Pritja do të jetë qytetare, popullore, jo qeveritare. Këtë herë nuk ka tepih të kuq, këtë herë nuk do të mund të përfitoj askush nga rasti Haradinaj. Ka ndodh njëherë që e kanë keqpërdorur dhe këtë herë z. Haradinaj do të pritet nga qytetarët e Kosovës, nga bashkëluftëtarët e tij, nga ata që e duan, nga populli që i është gëzuar. Besojmë lirimit të tij dhe vendimit të sotëm, nuk do të ketë pritje politike qeveritare”, tha ai.
Ndërsa nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini tha se edhe kësaj radhe ka dështuar përpjekje e Serbisë që t’i kthej udhëheqësit e luftës dhe qytetarët e Kosovës, në subjekt të ligjit të vet.
Ardian Gjini: Lajmi i mirë ka ardhur
“Lajmi i mirë ka ardh. Definitivisht nja katër muaj të panevojshëm bllokadë, por prapë se prapë ka ardh. Ne si AAK jemi shumë të gëzuar, jemi duke e parë se në gjithë Kosovën, që gjithë populli i Kosovës është shumë i gëzuar. Është një vendim që është dashur të merret më herët, sidoqoftë më mirë vonë se ndryshe...Është një ditë e mirë për ne, është një ditë e mirë për Kosovën, është ditë e mirë për të gjithë shqiptarët...Ka dështuar përpjekja e Serbisë që prapë me i kthy qytetarët e Kosovës, udhëheqësit e Kosovës, udhëheqësit e luftës në subjekt të ligjit të vet. Kjo nuk do të ndodh kurrë dhe me kaq ka përfunduar kjo etapë“, tha ai.
Ndryshe, festa para kësaj partie filloi me të kuptuar vendimin e gjykatës dhe vazhdoi për disa orë.
AAK: S’do të ketë pritje qeveritare për Haradinajn
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se lirimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ka lehtësuar gjithë popullin e Kosovës.
Muharrem Nitaj ka deklaruar se vendimi logjik i autoriteteve franceze të drejtësisë është mesazh i fortë që armiqtë e Kosovës sado të fortë që janë, është e pamundur ta gjunjëzojnë një popull që gjatë gjithë kësaj kohe ishte në mbështetje të Haradinajt.
Ai ka bërë të ditur se pritja e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj do të jetë qytetare e jo qeveritare.
“Madje as AAK s’do të dalë në aeroport, ndërkaq ne do ta presim me popullin në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, tha Nitaj.
E nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini theksoi se vendimi për lirimin e Haradinajt është dashur të merret më herët.
Ai ka ftuar qytetarët që sonte në orën 19:00-20:00 të dalin në shesh për të pritur Ramush Haradinajn në kthimin e tij nga Franca.