Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/04/28

Gjykatësja bullgare Prof.Dr. Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, do të mbajë konferencë për shtyp në ndërtesën e Dhomave të Specializuara në Hagë ditën e mërkurë më 4 maj.

Gjatë takimit të saj të parë me mediat, Trendafilova do të japë një deklaratë në lidhje me ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, veçanërisht në lidhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave.

Konferenca për shtyp do të mbahet në anglisht. Njëkohësisht do të vihet në dispozicion një deklaratë me shkrim në anglisht, shqip dhe serbisht. Videofilmimi mund t’u jepet mediave, me kërkesë të tyre, në një fazë të mëvonshme. "Presheva jonë” nga Haga ka mësuar se gjatë kësaj konference shtypi, të dytën me radhë zyrtarët e Speciales do të bëhet fjalë për aktivitetin e Gjykatës, hetimeve, punës se gjyqtarëve dhe prokurorëve ku do të shpalosen dosjet e krimeve në Kosovë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...