Konferenca për shtyp do të mbahet në anglisht. Njëkohësisht do të vihet në dispozicion një deklaratë me shkrim në anglisht, shqip dhe serbisht. Videofilmimi mund t’u jepet mediave, me kërkesë të tyre, në një fazë të mëvonshme. "Presheva jonë” nga Haga ka mësuar se gjatë kësaj konference shtypi, të dytën me radhë zyrtarët e Speciales do të bëhet fjalë për aktivitetin e Gjykatës, hetimeve, punës se gjyqtarëve dhe prokurorëve ku do të shpalosen dosjet e krimeve në Kosovë.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2017/04/28
Gjykatësja bullgare Prof.Dr. Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, do të mbajë konferencë për shtyp në ndërtesën e Dhomave të Specializuara në Hagë ditën e mërkurë më 4 maj.
Konferenca për shtyp do të mbahet në anglisht. Njëkohësisht do të vihet në dispozicion një deklaratë me shkrim në anglisht, shqip dhe serbisht. Videofilmimi mund t’u jepet mediave, me kërkesë të tyre, në një fazë të mëvonshme. "Presheva jonë” nga Haga ka mësuar se gjatë kësaj konference shtypi, të dytën me radhë zyrtarët e Speciales do të bëhet fjalë për aktivitetin e Gjykatës, hetimeve, punës se gjyqtarëve dhe prokurorëve ku do të shpalosen dosjet e krimeve në Kosovë.
Pritja për Ramush Haradinajn në Prishtinë: Më keni nderuar lart me pritjen që më keni bërë
Shkrimi i plotë i Haradinjat në Facebook:
Të dashur shqiptarë,
Kam marrë dhjetëra mijëra mesazhe urimi nga ju dhe nuk kam patur mundësi t'i kthej. I kam lexuar me vëmendjen më të madhe secilin veç e veç.
Kam pritur mijëra prej jush, por shumë të tjerëve nuk kam qenë në situatë tu takoj!
Keni qenë qindra mijëra, në të gjitha anët e Globit, që jeni vënë në krahun tim, duke më mbrojtur mua dhe të drejtën shqiptare!
Duke qenë në rrethana të jashtëzakonshme, nuk kam mundur tu takoj e tu flas sy më sy.
Më keni nderuar lart me pritjen që m'keni bërë.
Të gjithë Ju, më keni prekur thellë dhe më keni bërë më të fortë se kurrë!
Ju falëndëroj nga zemra!
Do të jemi bashkë edhe sot edhe gjithmonë, e në shërbim të vendit. Krenar me Ju!
Juaji Ramush Haradinaj
Presidenti amerikan zt.Donald Trump dhe James Mattis janë informuar për zhvillimet në Kosovë, nga Senatori John Mccain
Senatori amerikan John McCain ka njoftuar sekretarin e Shtetit të SHBA-vë James Mattis dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump, rreth situatës në Kosovë.
McCain, i cili vizitoi Kosovën gjatë muajit prill të këtij viti, në një intervistë me portalin amerikan Politico ka thënë se Ballkani rrezikon të destabilizohet dhe për këtë duhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të luajnë rol konstruktiv në këtë rajon.
Senatori McCain tha se zyrtarët e lartë të shtetit amerikan i kanë kuptuar rreziqet të cilat i ka parashtruar ai, rreth Ballkanit.
“Ai [presidenti Trump v.j] i dëgjon James Mattisin dhe gjeneralin John McMaster. Ai me të vërtetë i beson atyre”, ka thënë John McCain.
McCain po ashtu ka bërë të ditur se nga vizita e tij në shtetet ballkanike gjatë këtij muaji, liderët e këtyre shteteve kanë qenë të interesuara për qasjen e presidentit Donald Trump ndaj rajonit.
“Ka shumë pasiguri atje. Pyetja e parë që secili nga at liderë më bënë, ishte se cilat do të jenë politikat dhe strategjitë amerikane”, ka thënë John McCain.
Senatori republikan ka thënë se për tu zgjidhur problemet në Ballkan, duhet “Lidershipi Amerikan”.
Tetovari i njësitit special Afrim Zulfiu nga Siniçani u sulmua mbrëmë nga huliganët maqedonas
Në mesin e 25 policëve të lënduar nga dhuna e huliganëve maqedonas në Kuvend, e ka pësuar edhe shqiptari i njësitit special të policisë, Afrim Zulfiu nga Siniçani.
Familjarët e Afrimit falenderojnë të gjithë qytetarët e interesuar për gjendjen e tij dhe u shprehën se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë dhe se është lëshuar për shërim shtëpiak.
Forumi i shoqërisë civile në Tiranë(FSHC): : Thellë jemi të shqetësuar për situatën në Maqedoni
Pjesëmarrësit në Forumin e shoqërisë civile në Tiranë shprehën sot shqetësim për shkak të ndjekjes së anëtarëve të shoqërisë civile në Maqedoni.
“Pengimi i punës së organizatave dhe shoqërisë civile vetëm e dobëson kapacitetin demokratik të Maqedonisë, sepse ata janë pjesë integrale e proceseve demokratike dhe duhet ta respektojnë të drejtën e tyre të shprehjes së lirë dhe punës”, theksohet në kumtesë.
Në konkluzion, Forumi i shoqërisë civile në Tiranë shpreh mbështetje për të gjithë organizatat e shoqërisë civile në Maqedoni dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Identifikohet sulmuesi i deputetes së LSDM-së,Radmilla Shekerinskës, ja si quhet!
Është identifikuar personi i cili tërhoqi zvarrë për flokë deputeten e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.
Sipas dëshmitarëve që e njohin, bëhet fjalë për kriminelin Dimitar Pecov nga Strumica.
Në rrjetet sociale janë paraqitur edhe fotografi të huliganit që sulmonte deputetët në Parlament, i veshur me bluzë ku kishte simbole të HOS-it kroat.
Huliganët kanë menduar se Ziadin Sela ka vdekur, kanë tërhequr trupin e tij zvarë
Nëpërmjetë një konference për media, sekretari i LR PDSH, Arben Tanavari ka thënë se huliganët kanë menduar se Ziadin Sela ka ndruar jetë dhe kanë tërhequr trupin e tij zvarë si kanibal në mënyrë triumfaliste, raporton Tetova1.
Ai ka thënë se fal Zotit, Ziadin Sela ka shpëtuar dhe se gjendja e tij mbrëmë ka qenë mjaft kritike.
Sela është në gjendje stabile dhe për momentin kurohet në spitalin shtetëror të Shkupit.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...