Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/05/02

Poeti shqiptaro-zviceran Etrit Hasler apelon për solidaritet me të huajt


...
  •  

Etrit Hasler, shqiptarozvicerani i njohur si slam-poeti numër një në Zvicër, është njëherësh edhe gazetar dhe politikan i njohur i Partisë Socialdemokrate.

Ai tashmë dy mandate zgjidhet deputet në Parlamentin e Kantonit St. Gallen dhe në përgjithësi konsiderohet si një ndër figurat e profilizuara të partisë së tij në kanton dhe më gjerë. Në kuadër të aktiviteteve të tij si politikan hyn edhe fjalimi i tij i mbajtur në manifestimin e “Një Majit” në Winterthur, Kantoni i Cyrihut.

Siç njofton srf.ch, Etriti, “pionieri i slam-poezisë” ka “shkrepur disa batare” fjalësh për paqen dhe solidaritetin. Ai është fokusuar me këtë rast në temën e migracionit. “Vështirë të ketë kush një të folur kaq të shpejtë sa Etrit Hasler. Slam-poeti nga St. Galleni dhe pionieri i këtij drejtimi artistik në Zvicër “shkrep” deri në 270 fjalë në minutë para publikut të tij, transmeton albinfo.ch. Por, ai di edhe ndryshe: Kur e konsideron të rëndësishme që fjala e tij edhe të kuptohet, Etriti e ngufat paksa shpejtësinë e tij në të folur. Kështu ndodhi në paraqitjen e tij si orator në manifestimin e 1 Majit në Winterthur. Aty ai ka bërë fushatë veç tjerash, për një solidaritet me të huajt që emigrojnë në Zvicër.

‘Home’ i regjisores More Raça, filmi më i mirë dramatik në Worldfest Houston


...
  •  

“Home”, premierën botërore e dha në edicionin e 24-të të festivalit “Raindance Film Festival”.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, me regji të More Raçës, po vazhdon suksesshëm udhëtimin e tij nëpër festivale ndërkombëtare. Kësisoj filmi tashmë është shpallur si filmi më i mirë dramatik në Festivalin e Filmit Worldfest Houston.

Për këtë gjë ka njoftuar vetë regjisorja e filmit, More Raça e cila me këtë rast ka falënderuar të gjitha ata që janë pjesë e filmit.

“Home” won the Gold Award for Best Dramatic Short Film at Worlfest Houston! Congratulations to everyone who was part of the film!”, shkruan More Raça.

Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore. Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina. “Home”, është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës

“Home”, premierën botërore e dha në edicionin e 24-të të festivalit “Raindance Film Festival”.

Nga FATBARDHA KRASNIQI : Opozita e bindur: Kundër çdo varianti të Demarkacionit


...
  •  

Propozimi i ri i LDK’së i cili parasheh që marrëveshjes për demarkacionin t’i shtohet edhe një aneks që e obligon Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve ta rishqyrtojë një pjesë te vijës kufitare me Malin e Zi, nuk ka arritur t’i bind dy partitë opozitare, AAK’në dhe VV’në, të cilat kanë thënë se do e kundërshtojnë çfarëdo varianti të demarkacionit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë  se idetë e fundit që po trumbetohen për demarkacion “nuk janë asgjë më shumë se gërhamat e fundit të kryeministrit në krye të qeverisë dhe prandaj tenton të “blejë” kohë për të vazhduar qëndrimin në pushtet”.

“Ne e kemi kundërshtuar sepse e dimë të vërtetën të cilën na e kanë dëshmuar qytetarët e asaj ane ndër gjenerata dhe nuk na lejohet që ne të veprojmë ndryshe nga çka thotë historia e asaj toke dhe e vërteta e atij kufiri. Pra çështja e demarkacionit në versionin çfarë është sot, nuk është ndeshje dëshirash në mes të popullit, opozitës me qeverinë, por është ndeshje parimesh” , është shprehur Lekaj .

Ndërsa nga ana tjetër, partia me e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, i ka thënë gazetës se qëndrimi i VV’së në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi as nuk ka ndryshuar e as nuk do të ndryshojë, “sepse zgjidhja dihet dhe është e qartë: demarkacioni duhet shqyrtuar i tëri”.

“Është e qartë se partitë në pushtet duan ta neglizhojnë sa më shumë këtë çështje, por nga ana tjetër, ka një vendosmëri që versioni aktual i demarkacionit të mos kalojë asesi. Si përfundim, ne besojmë se demarkacioni nuk duhet të sillet fare në Kuvend, e nëse veç sillet, ne do ta kundërshtojmë”, i kanë thënë Gazetës Metro zyrtarë nga VV’ja.

Ndërkohë, ditë më parë disa nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që e kundërshtonin Demarkacionin i kanë propozuar liderit të tyre të tyre, Isa Mustafës, një zgjidhje që do t’i bindte ata ta votonin këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Pro et contra : Dramaturgu Jeton Neziraj: Disa persona nga OVL e UÇK-së erdhën në teatër dhe më kërcënuan me jetë


......

Në lidhje me këtë dramaturgu Jeton Neziraj ka treguar për KultPlus se reagimet e tilla nuk i kupton kur shfaqja ende nuk ka ardhur në jetë dhe ata nuk e dinë se çfarë do të përmbajë kjo shfaqje.

Shfaqja ‘Bordel Balkan’ me regji të regjisorit të njohur serb Andras Urban dhe tekst të dramaturgut kosovar Jeton Neziraj e cila pritet të vijë nesër premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duket se po hasë në probleme.

Organizata e Veteranëve të Luftës, ka reaguar sot në mënyrë të ashpër ndaj kësaj shfaqje. Madje, drejtuesit e kësaj organizate e kanë kërcënuar edhe me jetë dramaturgun Neziraj, me pretendimin se teksti i shfaqjes është denigrues për UÇK-në. Ata kanë kërkuar që publiku ta bojkotojë shfaqjen dhe, për më tepër, kanë kërcënuar se do të bëjnë çmos për ta penguar vënien e saj në skenë.

“Nuk e kam shumë të qartë përse OVL apo ndonjë grup tjetër njerëzish ndihen të fyer, sepse, shfaqja akoma nuk është dhënë para publikut. Pra, duket paradoksale që ky reagim vjen për një shfaqje teatri e cila akoma s’është shfaqur, akoma s’ka ardhur në jetë. Megjithatë, ky reagim i parakohshëm lë të nënkuptohet se ata janë të manipuluar nga dikush që dëshiron që me këtë shfaqje të prodhoj një skandal të përmasave të pariparueshme dhe synon t’a kthej këtë vend në terrinë, ku, ndër të tjera, edhe standardet dhe vlerat estetike teatrore kontrollohen e caktohen nga jo-profesionistët”, ka treguar dramaturgu Neziraj për KultPlus duke vazhduar tutje të tregoj se një grup personash prej 7 a 8 nga kjo shoqatë ishin sot në Teatrin Kombëtar dhe nën kërcënime e fyerje e bënë të qartë që nesër do t’a pengojnë mbajtjen e premierës.

“Ata, ndër të tjera, më kërcënuan edhe me jetë. Por unë dëshiroj ta ftoj publikun nesër në premierë që ta përcjelli shfaqjen dhe t’i bëhet mburojë shfaqjes – dhe kjo do të duhej të ishte betejë e të gjith neve, dhe e atyre që dëshirojnë që, në këtë vend, liria krijuese, liria e shprehjes të jenë mbi kërcënimet dhe mbi shantazhet e thirrjet për vrasje”, u shpreh krejt për fund Neziraj.

Deri më tani premiera e shfaqjes “Bordel Balkan” do të jepet siç është paralajmëruar më herët dhe nëse ka ndonjë ndryshim krejt kjo do të vijë si rezultat i vendimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës pasi që ky projekt është i këtij institucioni.

***
Për hirë të vërtetës Agjencioni Floripress,boton  tekstin integral të  shfaqjës së dramaturgut shqiptar Jeton Neziraj, e cila reprizohët sonte nga  Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) i financuar nga MKRSK.

Ndërsa regjisori i dramës  siç thamë më lartë është një serb me emrin Andrash Urban.

















Facebook © 2017

Fotografia e Sokol H Plakolli

Sokol H Plakolli


Fotografia e Sokol H Plakolli

N J O F T I M PER MEDIA DHE QYTETARË :

Më date 02.05.2017 pas mesdites do të filloi greva e urisë

"ARTISTI I NË PETKUN E LUFTËTARIT TË LIRISË "

Greva do të realizohet në sheshin " Skënderbeu" para Teatrit Kombëtar të Kosovës.
E drejta e grevës është e drejtë qytetare e cila mbrohet me konventa ndërkombëtare.
Andaj kërkoi nga mediat dhe qyetaret te percjellin greven.

Shërbimi policor i Kosovës dhe Komuna jane njoftuar me kohe dhe sipas nevojës do ta monitorojne, mbrojë grevën dhe grevistin, në këtë rast mua Sokol Plakolli që jam organizatori dhe realizuesi i grevës :

"ARTISTI I NË PETKUN E LUFTËTARIT TË LIRISË "

Fotografia e Sokol H Plakolli
Greva ka karakter paqësor, në mbështetje të grevistit nuk do të ketë asnjë element ndihmës, grevisti do të qëndroi në qiell të hapur, gaditu ne shenje nderimi para rrobave te ushtarit te lirise, dhe nuk do ta lëshoi hapësirën e grevës përpos për nevoja personale dhe për pjesëmarrje në ndonjë debat të hapur televiziv.

Grevës me lejen e organizatorit të grevës mundë ti bashkëngjiten edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit artistik dhe qytetarë. Por ata fillimisht do të lajmërohen në polici për t'u regjistruar si anëtarë të grevës.

Pra greva ka karakter paqësorë, nuk është protestë por grevë.
Kërkesat e grevës janë:

1. Hapja e dyerve te teatrit për artist.

2. Organizimi i debateve publike për të nxjerrë në pah të vërtetën e hidhur që po mbretëron brenda teatrit.

3. Vetëdijësimi i Ministrit të Kulturës dhe institucioneve gjegjëse për faktin se Teatri Kombëtar po udhëhiqet me direktiva nga Beogradi dhe nga individ jo adekuat.

Grevisiti:

Sokol Plakolli ( regjisor i teatrit)
044149058



Fotografia e Sokol H Plakolli

Fotografia e Sokol H Plakolli

Një film italian për emigrimin e shqiptarëve të viteve ’90


...
  •  

Filmi “Altin in citta” (Altini në qytet) është filmi i bërë nga kinematografia italine për emigrimin e shqiptarëve në vitet e 90-ta.

Ky film është i zhanrit dramë dhe flet për një emigrant shqiptar i larguar nga Shqipëria në këtë periudhë, drejt Italisë me qëllim të një jete më të mirë dhe përjetimet e tij në këtë sfidë, transmeton Gazeta Metro

Rolin kryesor në këtë film e ka Altini, që interpretohet nga aktori shqiptar Rimi Beqiri, i cili përmes këtij personazhi sjellë jetën e vështirë të shqiptarëve të viteve të 90-ta që mbushnin anijet duke emigruar drejt Evropës, në këtë rast në brigjet italiane, për t’i ikur jetës së vështirë që po jetonin në Shqipërinë e robëruar.



Altini, fillimisht gjen veten atje duke u përzgjedhur në një audicion për shkrimtarë, me librin e tij “Udhëtimi i Ismajlit” por më vonë ai ballafaqohet me kthetrat e jetës, mes hakmarrjes, varfërisë e vetmisë, por në fund suksesi e ndryshon jetën e tij.

“Altin in citta” është shfaqur me 27 prill në kinematë kryesore në shetin italian, në Romë Bolonja, Rimini, Peskara, Lançano

Ivanka Trump publikoi librin e saj të dytë

...

Libri i dytë i Ivanka Trump, me titull “Gratë të cilat punojnë: Rishkrimi i rregullave për sukses” (Women Who Work: Rewwriting the Rules for Success), sot ka dal nga shtypi.

Në librin e dytë të vajzës së presidentit amerikan Donald Trump ju ofron këshilla grave si të përparojnë nëpër vendet e tyre të punës, si të balancojnë jetën familjare dhe profesionale dhe se si të arrijnë plotësimin personal.

Të ardhurat nga shitja e këtij libri për vetëndihmë do t’i jep për qëllime humanitare. Ajo refuzoi ta promovoj librin në mënyrë që të evitoj spekulimet për keqpërdorim të pozitës së saj të këshilltares në Shtëpi të Bardhë.

Libri i saj paraprak “Harta e Trump’it”, e publikuar në vitin 2009, ofronte këshilla të llojllojshme për karrierë më të mirë, tregime për ndërmarrjet e babait të saj dhe anekdotat nga takimet me persona të njohur.

Mirëpo, në librin e dytë Ivanka ofron këshilla më praktike dhe më serioze, thonë kritikët e librit.

Emmanuel Macron premton rregullin etik nëse zgjidhet president i Francës


...
  •  

Kandidati i qendrës në zgjedhjet për president të Francës Emmanuel Macron sot ka premtuar aprovimin e kodit etik i cili do të pengoj ekzekutuesit e funksioneve publike të krijojnë konflikt interesi, nepotizëm dhe probleme tjera të cilat i brengosin votuesit.

Macron, ish ministër në qeverinë socialiste i cili para një viti e themeloi lëvizjen e tij, gjithashtu premtoi se do të mund të sigurojë shumicën parlamentare e cila do të aprovonte këtë rregull etik, por edhe të tjerë të nevojshëm për Francën për të dal nga vështirësitë ekonomike, përcjell gazetametro.net

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 7 maj 2017 , ndërsa zgjedhjet parlamentare janë paraparë të mbahen në qershor.

Sipas anketave të fundit, Macron në raundin e dytë mund të fitojë 59%të votave, ndërsa kandidatja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen 41 %.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë ka marrë vendim për lirimin e të akuzuarit Isni Kilaj, me kushte të rrepta

                                      Nga Flori Bruqi,PHD Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) apo Gjykata Speciale për krime lufte në K...