Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/05/08

Selman Rushdie, “Vargjet satanike” dhe rrëfim për vitet e dënimit me vdekje

Albert Vataj



I botuar njëkohësisht në gjithë botën, libri rrëfen 10 vitet e autorit nën një emër të rremë. Si u shkrua libri i përfolur dhe reagimi i ekstremistëve fetarë në të gjithë botën. “Ishte premtuar një shpërblim prej 50 000 dollarësh për personin që do ta vriste”

Joseph Anton” është një libër me 10 kapituj, që ndonëse autori në të rrëfen jetën e tij, ka preferuar ta shkruajë në vetën e tretë. Duke qenë se për 10 vjet më radhë iu desh të mbajë një pseudonim dhe të jetonte nën mbrojtjen e policisë, ai shkruan për këto vite të jetës si të mos ishin të tijat. Si Salman Rushdie, si ai që ishte përpara “Vargjeve satanike”, ai ndoshta nuk do t’i kishte jetuar kurrë. “E bëra këtë emër titullin e librit tim, sepse jam ndier gjithmonë çuditshëm kur m’u kërkua të heq dorë nga emri im, gjithmonë jam ndier i parehatshëm me këtë zgjedhje dhe mendova se mund të ndihmonte të dramatizonte, për lexuesin, çudinë e thellë dhe parehatinë e atyre viteve”, është shprehur Rushdie në lidhje me autobiografinë e tij. Rrëfimi i tij fillon pikërisht atëherë kur një gazetare e BBC-së, pikërisht në ditën e Shën Valentinit, në vitin 1989, e merr në telefon dhe i drejton pyetjen: “Si ndiheni tani që e keni mësuar se Ajatollah Khomeini ju ka dënuar me vdekje?”.
Rrëfimi mbi ato vite paniku, kur vdekja ishte vazhdimisht e pranishme, edhe pse ai ishte nën ruajtje të vazhdueshme, gërshetohet me rrëfime nga jeta e tij, që nga fëmijëria, marrëdhënia me të atin, fryma e besimit në të cilën u rritën, vitet e shkollës, botimet, udhëtimet, si dhe marrëdhëniet e tij me bashkëshortet, divorcet që ndoqën njëra-tjetrën, dashuritë, tradhtitë, zhgënjimet dhe humbjen e besimit te partneret. Por mbi të gjitha është vetë ai që rrëfen për botimin e romanit “Vargjet satanike”, për mënyrën se si u prit, kërcënimet e vazhdueshme me vdekje dhe mënyrën se si ndikoi në jetën e tij personale, e cila nuk ishte më e tija.

Nga libri:Fatwa

“Njoftoj popullin krenar mysliman të botës se autori i librit Vargjet satanike, i cili është kundër islamit, Profetit dhe Kuranit, dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në botimin e tij, që kanë pasur dijeni rreth përmbajtjes së tij, janë të dënuar me vdekje. U kërkoj të gjithë myslimanëve, kudo që gjenden, t’i ekzekutojnë ata kudo që t’i hasin.” Dikush i dha atij një kopje të shtypur të tekstit, teksa po e shoqëronin në studio për të dhënë intervistën.

Përsëri, personi që ai kishte qenë deri atëherë donte të argumentonte, kësaj here, në lidhje me fjalën “dënim”. Ky nuk ishte një dënim i dhënë nga një gjykatë që ai e njihte apo që kishte juridiksion ndaj tij. Ky ishte urdhri i një të moshuari mizor dhe në prag të vdekjes. Por ai e dinte gjithashtu se zakonet e personit që ai kishte qenë në të kaluarën, nuk i hynin më në punë. Tani ai ishte një person i ri. Ishte personi i gjendur në syrin e ciklonit; nuk ishte më Salman-i që njihnin miqtë e tij, por Rushdie-u, autori i librit Vargje satanike, titull tinëzisht i shtrembëruar për shkak të heqjes prej tij të nyjës shquese. Vargjet satanike ishte një roman.

Libri Vargje satanike përmbante vargje që ishin satanike dhe ai ishte autori satanik i tyre, “Satani Rushdie”, krijesa me brirë në afishet e demonstruesve në rrugët e një qyteti të largët; njeriu i varur në litar, me gjuhën e kuqe të nxjerrë jashtë në karikaturat vulgare që ata mbanin në duar. Vareni Salman Rushdie-në. Sa e lehtë ishte që një njeriu t’ia fshije të shkuarën dhe të krijoje një version të ri të tij, një version dominues, ndaj të cilit dukej e pamundur të luftoje.Mbreti Charles I nuk e kishte pranuar legjitimitetin e dënimit të dhënë kundër tij. Por kjo nuk e kishte penguar Oliver Cromwell-in t’ia priste kokën.Ai nuk ishte mbret. Ai ishte autor i një libri.

Ai pa gazetarët që po e vështronin dhe pyeti veten nëse kështu i shikonin edhe ata që i shpinin në trekëmbësh, në karrige elektrike apo në gijotinë. Një gazetar i huaj iu afrua për t’u treguar i dashur me të. Ai e pyeti këtë burrë se çfarë duhej të mendonte rreth fjalëve të Khomeini-t. Sa seriozisht duhej t’i merrte? Mos vallë ishin thjesht një ornament retorik apo diçka vërtet e rrezikshme?

“Oh, mos u shqetësoni kaq shumë”, i tha gazetari. “Khomeini e dënon Presidentin e Shteteve të Bashkuara me vdekje çdo të premte pasdite.”

Kur ishte në transmetim dhe e pyetën se si po reagonte ndaj kërcënimit, u përgjigj: “Do të doja të kisha shkruar një libër shumë më kritik.” Qysh asokohe e paskëtaj u ndje krenar për këto fjalë. Kjo ishte e vërteta. Ai nuk mendonte se libri i tij ishte posaçërisht kritik ndaj islamit, por sikurse tha në televizionin amerikan atë mëngjes, mund të ishte në të mirën e një feje ta kritikoje ca, kur udhëheqësit e saj silleshin në këtë mënyrë.

Botimi i romanit “Vargjet satanike”

Edicioni britanik i librit Vargjet satanike u botua të hënën, më 26 shtator 1988. Më pas, kur mendonte për të, ndiente një nostalgji të thellë për atë çast kur dukej se telashet ishin shumë larg. Atë vjeshtë, për një periudhë të shkurtër, botimi i librit Vargjet satanike ishte një ngjarje letrare që diskutohej me gjuhën e librave. Ishte gjë? Mos ishte, sikundër sugjeronte Viktoria Glendinning-u në gazetën Times të Londrës, “më i mirë se Fëmijët e mesnatës, ngaqë është më i përmbledhur” apo, sikurse Angela Carter-i shkroi në The Guardian, “një epikë në të cilën janë shpuar disa vrima për të hyrë vizioni… [një] roman shumë i populluar, fjalëshumë, herë-herë gazmor, jashtëzakonisht i kohës”? Apo mos ishte, sikurse shkruante Claire Tomalin-i tek The Independent, “një rrotë që nuk rrotullohet”, apo një roman që “e vriste lart, por që në fakt është i palexueshëm”, sipas opinionit edhe më të ashpër të Hermione Lee-së tek Observer? Sa ishte numri i lexuesve anëtarë të “Klubit të faqes 15”, që nuk shkonin dot përtej asaj faqeje të librit?

Shumë shpejt gjuha e letërsisë do të mbytej nga kakofonia e diskurseve të tjerë politikë, fetarë, sociologjikë e paskolonialë, ndërsa temat e cilësisë dhe qëllimit serioz artistik do të bëheshin pothuajse të parëndësishme. Libri mbi migracionin dhe transformimin që ai kishte shkruar, po zhdukej dhe po zëvendësohej nga libri që gati nuk ekzistonte, ku Rushdie-u i quan gratë e Profetit lavire (ai nuk e kishte bërë këtë, edhe pse kurvat e një shtëpie publike në Jahilian imagjinare të tij merrnin emrat e grave të Profetit për t’i eksituar klientët; ndërsa vetë gratë e Profetit, sikundër përshkruhet qartë në libër, jetojnë dëlirësisht në harem).

Rushdie-u përdor fjalën “dreq” shumë herë (ashtu është, në të vërtetë e ka përdorur jo pak). Ky roman imagjinar ishte ai ndaj të cilit do të drejtohej tërbimi i islamit dhe pasandaj do të ishin të paktë njerëzit që do të donin të flisnin për librin e vërtetë, me përjashtim të atyre që shpesh pajtoheshin me vlerësimin negativ të Hermione Lee-së.

Kur miqtë e pyesnin se ç’mund të bënin për ta ndihmuar, zakonisht ai u përgjërohej: “Mbroni tekstin.” Sulmi ishte shumë konkret, ndërsa mbrojtja shpesh kishte karakter të përgjithshëm dhe mbështetej në parimin e fuqishëm të lirisë së fjalës.

Ai shpresonte, dhe shpesh e ndiente, se i nevojitej një mbrojtje më e veçantë, si ato mbrojtjet cilësore që u ishin bërë librave të tjerë të sulmuar: Lady Chatterley’s Lover – I dashuri i zonjës Çatërli, Uliksi apo Lolita; sepse ky ishte një sulm i dhunshëm jo ndaj vetë librit, por ndaj një grumbullimi të caktuar fjalësh (duke qenë se letërsia, siç ia kishin kujtuar atij italianët në pallatin Queluz, përbëhej nga fjalë) dhe ndaj synimeve, integritetit dhe zotësisë së shkrimtarit, i cili i kishte bashkuar këto fjalë me njëra-tjetrën. Ai e ka bërë këtë për para.

Ai e ka bërë për famë. Hebrenjtë ia kishin mbushur mendjen ta bënte. Asnjeri nuk do ta kishte blerë librin e tij të palexueshëm, po qe se nuk do të hidhte baltë kundër islamit. E tillë ishte natyra e sulmit dhe, për shumë vjet, librit Vargjet satanike iu mohua jeta e zakonshme e një romani. Ai u shndërrua në diçka më të vogël dhe më të shëmtuar: në një fyerje. Ndërsa libri i tij po shndërrohej gjithnjë e më shumë thjesht në një fyerje, ai vetë u bë Fyesi; jo vetëm në sytë e myslimanëve, por edhe për mendimin e publikut në përgjithësi. Sondazhet e bëra pasi nisi “Çështja Rushdie” treguan se shumica dërmuese e publikut britanik mendonte se ai duhej të kërkonte falje për këtë libër “fyes”. Argumenti nuk ishte aspak i lehtë për t’u fituar.

Rembrand van Rijn, gjeniu i penelatave prej zjarri dhe toneve therëse të tablosë

Albert Vataj
Albert Vataj


Një ndërmëndje, e cila do të hovte ngultaz dëshirimin e zotërimit të dramatikes si formë shprehjeje të së bukurës, na pjesëmerr solemnisht në memuaristikën e një personazhi shumë kompleks të penelit, ai është Rembrand van Rijn. E kush mund të shponte tejpërtej kërshërinë e dehjes prej tonaliteteve therëse më thekshëm se sa ai. Për shkak të ndjeshmërisë së tij, ai është mbiquajtur "një nga profetët e mëdhenj të civilizimit". E zeza, okra, e kuqja, e verdha dhe e bardha, në ngjizjen e hyjshme të Rembrandit, kremtuan lindjen e një epoke që u turravrap të mbetej holandeze por kaploi të epërmen si e përbotshme si sprovë dhe testament . "Tabloja e Rembrandit ishte pikturuar si nga një dori prej zjarri, duhet të kesh vdekur disa herë që të mund të pikturosh si ai, Rembrandi depërton aq thellë, sa që thotë gjëra që nuk ka asnjë gjuhë të botës që mund ti mishërojë ato", mbamendet t'i ketë shkruar në një letërkëmbim Van Gog, Teos më 1885.

In memoriam
Më 4 tetor 1669, vdiq në moshën 63-vjeçare Rembrand van Rijn. U shua shërbestari i penelit të zjarrit, i ngulmëti i një sprove të tjetërllojtë, i andjes për të ngërthyer në kaplimin e tij kumtues, 350 piktura, 1200 skica dhe rreth 300 gravura.

Ai do të mbamendet në memorin e ëndjes estetike, si një prej penelatave më të pazakonta të pikturës, një prej gjenive, jeta e të cilit ndonse në dukje e qetë, sëmboi hera-herës me spazme therëse e dhimbje, kaplimin e tij. Rrëfimtari më i njimendtë i këtyre sprovave, këtij rrebeshi është vetë piktura që la ky mjeshtër. Këto gjurmë të thella trishtimi dhe dramaciteti, përpjekjeje të vazhdueshme për të sfiduar, edhe me vetveten, i cekim gjithsekah nëpër cytjet kumtuese. Kësisoj gjejmë të plazmuar në tablonë e Rembrandit, ashpërsinë e penelatave, terrin përpirës që përgjohet nga një dritim tinzar, puhiz e cila hyn përmes lojës së tonaliteteve dhe pëlcet aty ku syri i piktorit shkrihet. Gjithqysh ai rendi si triumfalist në të asokohshmen plot gjallëri e trazim. Asçka nuk i'a ndali shkulmin e tij krijues. Asgjë nuk e vuri dot nën fre këtë pasion të hazdisur kumti. Një galeri e bollshme u bë hangari i të korrave të begata edhe pse gjithëkjo nuk mundi dot të shmangte fundin mjeran të këtij gjeniu tragjik, të cilin fati e ndëshkoi më rëndë se asgjë tjetër. Vdekjet i’u vunë nga pas duke e lënduar keqas "profetin e civilizimit", deri sa mund të rrëzojnë përdhe 345 vite më parë, për ta rilindur në amshim.

Duke qenë një mjeshtër i barokut, tentoi gjithnjë të përflakte pjesët e përshkuara nga drita të objektit, ta lante në ar atë purtek të kurmit që ai qasej ta nxirrte faqe dritës, për ta kredhur krejtçka qarksaj në një terr të thellë. Teknikat e përdorura prej tij, e bëjnë këtë galeri të jashtëzakonshme të ndiqet gjithnje nga kontrasti i fortë dhe shkrirja therëse e ngjyres dhe dritës në të. Për ta bërë më përcaktuese këtë identitet koloristik, është vetë bota e tij shpirtërore ajo që rreket të lëvrij si një reliev i thyer, ku shtrirja artthënëse hapërdahet.

Shpirtërorja në pikturë

Është gati e pamundur të përshkruash në një tregimtore e të përshkosh në poret e sejciles prej tyre, të ndjesh ritmin dhe vërshimin e asaj limfe, që ai derdhi në krejt atë galeri që mban emrin e tij. E megjithatë gjallojnë disa prej gjithëtyre, që tregojnë forcën dhe energjinë, vlimin dhe pulsin, që trandën mish e shpirtë, e shkrepëtitën si vetëtimë, drita e së cilës feks sot e asaj dite, sa herë gjendemi të fokusuar prej këtij shpërthimi. Ato janë portretet, me kast autoportretet. Në "narcisizmin" e tij, Rembrandt skaliti njeriun që e do jetën. Nëpërmjet shikimit fisnik që depërton, tregon thellësinë e brendshme shpirtërore që kremton sakoha. Në thuajse të gjitha pikturat e Rembrandit, telajoja i ngjan një shtjelle përpirëse, plot gjallëri, ngjyra dhe tone që të dehin. Ai dinte shumë mirë si të kalonte nga njëri ton i ngjyrës në një tjetër, ndërsa emocionet lëvrijnë fuqishëm në pikturë, për të paraqitur të gjithë madhështinë dhe kushtrimin e një epoke iluminuese.

Arti i suksesshëm dhe jetë e trishtë

Artisti holandez, një ndër më të spikaturit në historinë e pikturës, nuk e njohu ndonjëherë mungesën e suksesit në art, por më shumë se çdokush u përball me dëshpërimin dhe dhimbjen. Piktura e tij nuk reflektoi si të vetvetishme jetën gjithë trishtim, por gjithqysh shkaktoi shumë emocione që përzihen me njëra-tjetrën. Ngjyra të theksuara, gjallëri dhe shumë jetë lëvrin brenda telajove të ndritshme të piktorit, ndërsa tonet e zbehta dhe të errëta "ngatërrohen" bashkë dhe në këtë përpjekje ngadhnjimtare për të treguar, ata shtangeshin duke lënë ato feksje flakëruese drite, që pakohen aty ku syri shterron dhe penelatat rrëzohen në errësirë. Piktura e lashtë, arti italian dhe flamand i Rilindjes, por edhe memoria artistike e Lindjes së Largët, ishin ndër më të preferuarat. Të thuash se ai nuk u moleps nga këto, është një përpjekje për ta zhvendosur suazën e epsheve të tij krijuese në një syprinë boshe më të rrafshët, por jo. Në pikturën e Rembrandt-it mund të gjesh detaje nga të gjitha këto rryma, ndërsa në vetvete, arti i tij shumë kompleks përfaqëson stilin e epokës së artë holandeze. Ai u dogj prej asaj llave përpirëse, duke u shndrruar në hi, dhe si një sfinks ai u rilind për të mbetur Rembrand Rembrand van Rijn.

Siç dihet, Rembrand u lind në Leiden të Holandës më 15 korrik 1606, në familjen e një mullixhiu. Familja u interesua aq shumë për edukimin e tij. Sakaq Rembrand nisi studimet në një shkollën latine. Kur ishte 14 vjeç u regjistrua në Universitetin e Leidenit. Por programi nuk i interesonte, dhe shumë shpejt ai e braktis shkollën për t'iu përkushtuar studimit të artit me mjeshtrin Jacob van Swanenburch dhe më pas në Amsterdam me Pieter Lastman-in, i njohur për profilin historik të pikturave të tij. Pas gjashtë muajsh, pasi përvetësoi gjithçka që i ishte dhënë për të mësuar, Rembrandt u kthye në Leiden ku u vlerësua aq sa në moshën 22-vjeçare mori nxënësit e tij të parë. Në vitin 1631 Rembrand u transferua në Amsterdam. Martesa e shpejtë me Saskia van Uylenburgh, kushërirën e një tregtari të veprave të artit, nxiti hovshëm karrierën e tij. I'u vu punës së portreteve, por edhe veprave me subjekt mistik dhe fetar, që ishin aq shumë të kërkuara asokohe. Mori famë si mësues i pikturës dhe studioja e tij u mbush me nxënës. Në shekullin e 20-të shumë studiues i atribuan atij edhe shumë piktura të kolegëve, duke i identifikuar ato me emrin e artistit të madh në një kohë të përfeksionimit të pikturës. Por, krejt në kundërshtim me suksesin e tij në pikturë, jeta familjare mori goditje të rënda. Që nga viti 1635 deri në vitin 1639 Saskia lindi katër fëmijë, nga të cilët arriti të mbijetonte vetëm djali i fundit, ndërsa ajo vetë vdiq në moshën 30-vjeçare. Hendrickje Stoffels, e cila ishte shërbyesja e familjes në vitin 1649, zëvendësoi figurën e gruas dhe u bë model për shumë piktura të artistit. Pavarësisht suksesit të tij financiar si artist, mësues dhe tregtar pikturash, prirja për të jetuar në bollëk e detyroi Rembrandin të falimentonte në vitin 1656.

Një koleksion i veprave të artit dhe antikuareve, që u konfiskuan para një ankandi, me qëllim shlyerjen e borxheve të tij, dëshmoi qartë për interesat e Rembrandt-it: piktura e lashtë, arti italian dhe flamand i Rilindjes, piktura e Lindjes së Largët, veprat bashkëkohore holandeze, armët dhe armatimet. Rezultatet e ankandit nuk ishin të pëlqyera, por probleme si këto nuk ndikuan në punën e tij. Madhështia e artistit u rrit vazhdimisht. E ndërsa jeta e tij personale vazhdonte të ishte e dëshpëruar e pa shpresë, artisti realizoi pikturat më të famshme "Nusja çifute", "Bathsheba", "Jakobi duke pagëzuar djemtë e Jozefit", "Autoportret". E dashura e tij e përhershme Hendrickje vdiq në vitin 1663 dhe djali i vetëm Titus vdiq në vitin 1668, në moshën 27-vjeçare. Njëmbëdhjetë muaj më pas artisti i 350 pikturave, 1200 skicave dhe rreth 300 gravurave, vdiq në Amsterdam, tash 345 vite më parë .

Rembrand kishte fatin e shumë gjenive të mëhershme e të mëvonë, të cilat shkëlqejnë me mungesën të gjallë dhe shpërthejnë me prekjen eterne të aktit të krijimit që skalitën në memorine e gjeneratave.


Vatikani apo Shqipëria, kush e përjashtoi At Anton Harapin, nga lista e martirëve të kishës?


Albert Vataj


Ende edhe sot e kam të pamundur ta shkul me rrënjë prej tokës së ashpër të dilemës, se pse në radhët e martirëve të kishës, ndaj të cilëve Vatikani hapi procesin dioqezan të lumnimit, mungonte emri i At Anton Harapit. Natyrisht që Selia e Shenjtë është e detyruar të zbatojë rregullat e saja rigoroze mbi kolonat e së cilës ajo qëndron prej qindravjeçarësh, por ndoshta diçka nuk ka shkuar siç duhet, që ajo të përmbush detyrimin e saj ndaj një kleriku, siç vullnetmirë vendosi ajo që t'u japë rrugën e lumnimit 38 martirëve, atyre që dhanë jetën për fenë dhe Krishtin. Përjashtimi i At Anton Harapi nga ky vlerësim, nga kjo mirënjohje, nga ky nderim, natyrisht që aktin e tij atdhetar dhe fetar nuk e bën më pak të vleftë, përkundrazi ngjall shumë më shumë interes për ta parë dhe riparë, për ta lëxuar dhe për ta studjuar, ndoshta pikërisht nga domëthënia e pashpjeguar e këtij përjashtimi.

E gjithë kjo ka ndodhur, dhe nuk mendoj se çdo kthim pas mund të ndryshojë diçka. Duke e përjashtuar, At Anton Harapi, nuk mund t'ia privojë askujt të drejtën të aludojë se ndaj kësaj figure emblematike të përballjes me komunizmin, me diktaturën, ndaj këtij kleriku të përulur dhe të përkushtuar të fesë dhe atdhetarizmës është konsumuar një proces tjetër politik. Një "dënim" i dytë politik që është inskenuar ndaj një prej figurave qëndrore të klerit në Shqipëri, siç është At Anton Harapi ka ndodhur në një kohë rivlerësimi të fesë dhe të martirëve të kishës. Cilado të jetë arsyeja, cilido të jetë justifikimi, çfarëdo lloj argumenti të jetë rrekur të mbushë këtë boshllëk gërryes, nuk ka asnjë vlerë. Fakti se At Anton Harapi i është lënë një radhë tjetër trajtimi, siç edhe ka cituar ndonjë zy, i ngjet më shumë një nevoje për të ngopur me lugën bosh gjithë atë armatë admiruesish dhe përkrahësish të At Anton Harapi. Faktikisht apo simbolikisht ai është i dënuar dy herë me vdekje, një herë nga Gjykata Supreme e diktatorit Enver Hoxha me vendim të 19 shkurtit 1946 dhe s'dytiherë nga s'disekush, nga Vatikani apo nga Shqipëria.



Lista e martirëve

Emrat e tyre të lumnueshëm: Imzot Vinçens Prenushi: françeskan, ipeshkëv i Durrësit, poet i ëmbël. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë; dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir të cilit ishte!

Imzot Frano Gjini: ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore: i papërkulur para torturave, si nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948.

Imzot Jul Bonati: meshtari i madh intelektual, si u mbyll, për torturë, në çmendinë e si provoi tmerre të padëgjuara në qeli të ndryshme të sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit, pranë Imzot Prennushit, i cili i jepte shûjtën për shtegtimin e mbram: Vojimin Shenjt.

Dom Alfons Tracki: prifti gjerman, më shqiptar se shqiptarët, bir i Breslaut, u torturua dhe u pushkatua më 25 qershor 1946, në moshën 50 vjeçe.

Dom Anton Muzaj: u torturua në mënyrë çnjerëzore, vetëm sepse nuk pranoi të mohonte fenë: si i thyen këmbë e duar, e liruan nga burgu dhe e nisën në shtëpi, ku vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme mbas pak ditësh, në moshën 29 vjeçare.

Dom Anton Zogaj: famullitar i Durrësit, sekretar i Imzot Prennushit, meshtar jashtzakonisht i përgatitur në të gjitha drejtimet, u burgos e u torturua mizorisht. E lanë të mbyllur disa ditë në një banjo të qelbur, në sa priste ditën e pushkatimit: 31 dhjetorin e 1946-tës.

Dom Dedë Maçaj: i akuzuar si spijun i Vatikanit, u torturua, u gjykua dhe u pushkatua për rezistencën e tij heroike fetare, në moshën 27 vjeç.

Dom Dedë Malaj: mbeti i paharruar në kujtesën e popullit për mbrojtjen heroike që i bëri fesë së krishterë në gjyqin e organizuar kundër tij, që e dënoi me vdekje. U pushkatua në breg të Liqenit të Shkodrës më 12 maj 1959. Ishte 39 vjeç.

Dom Dedë Plani: dha shpirt në spital më 30 prill 1949, mbasi nuk pranoi asnjë akuzë e u bëri ballë heroikisht torturave mizore.

Dom Ejëll Deda: famullitar i Bushatit, i arrestuar vetëm pse ishte prift, vdiq më 12 maj 1948 në spitalin e burgut, mbas torturash çnjerëzore.

Dom Jak Bushati: e akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë: pretekste të cilat e çuan në pushkatimin pa gjyq më 12 shkurt 1949.

Papa Josif Mihali: Njeri i Zotit, arrestuar e torturuar veç me këtë akuzë, u mbyt për së gjalli në baltën e kënetës, në kampin e shfarosjes të Maliqit.

Dom Zef Maksen: meshtar gjerman, pushkatuar me 1946, duke shqiptuar fjalët: "Des i lumtun, tue mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve si meshtár i fesë së Krishtit".

Dom Lazër Shantoja: meshtár i ndritur, njeri i kulturës, i letërsisë e i artit, u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që s'munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës, në sa ishte në moshën 54 vjeç.

Dom Lekë Sirdani: personalitet i shquar i Kishës katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza.

Dom Luigj Prendushi: u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar 1947.

Dom Marin shkurti: i shuguruar meshtar më 1961, shërbeu pak kohë në Kishën me dyer të hapura e shumë, në atë të heshtimit: guxoi ta vijojë heroikisht shërbimin meshtarak në kohën e terrorit. U arrestua, prandaj, u torturua e u pushkatua në vitin 1969.

Dom Mark Gjani: u arrestua për veprimtarinë e tij meshtarake dhe u shua gjatë torturave të tmerrshme në duart e salvuesve të tij në qeli, me 1945.

Dom Mikel Beltoja: u pushkatua më 10 shkurt 1974, mbasi mbrojti heroikisht e haptas idealet e veta fetare në gjyqin që iu bë pas gjashtë muaj torturash, i cili e dënoi me vdekje.

Dom Ndoc Suma: vdiq 2 vjet mbasi ishte liruar, i shkatërruar, nga burgu, ku u torturua me akuza për të cilat thoshte: "Vetëm kur dola në gjyq e mora vesht pse isha arrestue".

Dom Ndre Zadeja: prift e poet, pushkatuar pa gjyq në qytetin e Shkodrës, duke u bërë martiri i parë, viktimë e diktaturës komuniste.

Dom Pjetër Çuni: prift; vdiq i varur me kokë poshtë mbi gropën e ujërave të zeza.

Dom Shtjefën Kurti: prift, pushkatuar para banorëve të Gurëzit. Sigurimi e akuzoi se deshi të helmatiste popullin duke shfrytëzuar për këtë, furrat e bukës.

Atë Bernardin Palaj: frat e poet i madh, do të vdiste ne Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, shndërruar në burg për 700 vetë. Nën torturat e Sigurimit mori tetanozin. Qe mbledhësi i parë i Eposit të Kreshnikëve, mitolog i shquar, por edhe muzikant e pianist i talentuar. Gjeni i letrave shqiptare, pasardhës i denjë i Fishtës së madh, i mbytur e i harruar.

Atë Çiprian Nika: françeskan, vdiq nën akuzën e rëndë e shpifëse se kishte fshehur armë në elterin e Shëna Ndout, në Kishën françeskane të Gjuhadolit.

Atë Gaspër Suma: rregulltar, pinjoll i një familjeje, që u shua nga komunistët, u arrestua më 1947 dhe vdiq në burg.

Atë Gjon Shllaku (Frat): frati i madh filozof, u pushkatua së bashkut me jezuitët Atë Gjovani Fausti (misionar italian) e Atë Daniel Dajani si dhe me seminaristin Mark Çuni, në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik. U akuzuan për "tentativë arratisjeje" dhe për formimin e Partisë Demokristiane. Që të katërtëve shteti shqiptar u ka dhënë dekoratën "Martir i Demokracisë".

Atë Karl Serreqi: frati që nuk pranoi të kallëxojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill 1954. Është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e Kishës universale.

Atë Mati Prendushi: frati që mori pjesë në ngritjen e flamurit në Deçiq, u përndoq dhe u fal nga krajl Nikolla e nga mbreti Zog, por u dënua me vdekje nga i ashtuquajturi "gjyq" komunist. Nuk i dihet as varri.

Atë Serafin Koda: frat françeskan; dha shpirt mbasi hetuesët komunistë, duke mos u ngopur me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me thonj.

Vëlla Gjon Pantalia: jezuit; u arrestua ndër të parët e vdiq në spital, mbasi vuajti tmerre të papërshkrueshme.

Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë; u vranë pse deshën Krishtin.

Rishtarja stigmatine Maria Tuci: u torturua e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop. Virgjër e martire, vasha dha shpirt me mundime të jashtëzakonshme.

At Luigj Paliqi dhe dom Gjon Gazulli janë të vetmit martirë që i takojnë kohës para komunizmit. At Luigj Paliqi u vra me atentat nga serbët, ndërsa dom Gjon Gazulli u var nga Zogu në një shesh të Shkodrës në vitin 1927.

MARTIRËT SHQIPTARË: Dom Dedë Malaj. Bariu i grigjës, ballë për ballë ujkut



Dom Dedë Malaj (Mali Kolaj, Velipojë, 16. 09. 1917- Shkodër, 12. 05. 1959), mbeti i paharruar në kujtesën e popullit për mbrojtjen heroike të fesë së krishterë, në gjyqin e organizuar kundër tij, që e dënoi me vdekje. U pushkatua në breg të Liqenit të Shkodrës më 12 maj 1959. Vjen mes nesh, nga prova e madhe, gjithnjë 42 vjeç.

Sa herë këto vite, kur fjala mort s’bën, është folur për disidencën e disidentët. Domethënë për ata trima që, me fjalën e folur e të shkruar, iu kundërvunë tiranisë. Është folur, duke pohuar e, më shumë, duke mohuar. Pa u ndaluar kurrë seriozisht me dokumente e dëshmi, tek denoncimi, që i bëri kleri katolik diktaturës! Ballë për ballë. Mjafton të kujtojmë jezuitin shqiptar, atë Pjetër Meshkalla. E dom Dedë Malajn, figurë e spikatur e klerit katolik, që i përballoi burrërisht dhunën e vdekjen. I akuzuar, u kthye në akuzues. I gjykuar, në gjykatës të sistemit komunist.

Gjithnjë me shqetësimin për t’i ruajtur të pakëputura fijet, që duhet ta mbanin lidhur grigjën katolike shqiptare, me grigjën universale, me Kryebariun, Papën.

Ia doli të niste një letër, aktakuzë për gjithçka ndodhte në një vend ku, për shkak të nënshkrimit të Statutit të Kishës Katolike, vihej në dyshim deri vlera e shugurimit të bagmit shenjt, bazë për sakramentet. Duhet të arrinte në adresë të dom Ivo Božić, në Mal të Zi, prej nga do të vijonte shtegtimin në drejtim të Vatikanit. Sintezë e plotë e tragjedisë së klerit katolik në Shqipëri, nuk ra kurrë në dorë të Papës. Duket se edhe rreth dom Ivos kishte ‘dashamirë’ të sigurimit të shtetit shqiptar e ndoshta, më parë, të UDB-së. Histori e gjatë, kjo, që meriton të studiohet më thellë.

Atëherë prifti i ri, i shuguruar në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë, në Gjenacan, më 1941, për të shërbyer, pastaj, në Velipojë, Samrish, Obot e Dajç të Bregut të Bunës, u kap e iu shtrua torturave, derisa doli në gjyq, i dërmuar fizikisht, por jo shpirtërisht.

Gjyqi u zhvillua në Kinema Republika. E pranishme, grigja e meshtarit, e sjellë aty, në mes të ujqërve, me detyrim. E tmerruar për vdekje …

Farsa, që duhet të vërtetonte se teza e ekzistencës së Zotit ishte rrëzuar me kohë, nisi me një akuzë, të denjë për komeditë e Molierit. Gjatë kontrolleve, meshtarit i kishin gjetur në qelë një kamerdare makinash. Në atë sallë kinemaje, që kishte parë gjithfarë komedish, kamerdarja pësoi një metamorfozë të çuditshme: u shndërrua në varkë, në trap, e në fund, edhe në anije me avull.

E paharrueshme për besimtarët katolikë, Fjala e Meshtarit. Burim krenarie për të krishterët e himn për lirinë:

“Unë jam meshtar katolik. E atdhetar. I zvarritur këtu, pa asnjë faj para atdheut, para grigjës e, sidomos para Zotit, që ma besoi. Për një gja të vetme, po, mund të fajësohem. Jam kundër komunizmit qysh kur kam marrë mend e shqise. Kundër ‘parrizit komunist’, ku luftohet për kafshatën e bukës thatë. Ku jeta kalon në radhët e gjata para dyqaneve të ushqimit. Ku tregu asht krejt bosh. Ku ndërtohen uzina e fabrika, që s’janë tjetër, veçse një grumbull hekurishtesh, prodhue në fillim të shekullit në trojet e ‘mikut’ të madh’, Bashkimit Sovjetik. Që na dhuron ndryshk e na merr gjithça të mirë ka mbetë në këto troje. Ku katundi vijon të tjetërsohet, tue u kthye në kooperativë bujqësore, domethanë, në kamp përqendrimi. Kam, faj, po, para jush. Si kundërshtar i rreptë i komunizmit. E ç’asht edhe ma keq, krenohem, që më krijuet mundësinë me u ba zadhanës i grigjës seme, si bari i saj. Me e mësue si të jetojë edhe pa mue. Sepse unë, ajo, e edhe ju të gjithë, jemi në dorë të Zotit. Që gjykon, po nuk ka forcë në botë që mund ta gjykojë!”.

Kur gjyqi përfundoi, duke e dënuar me vdekje, katolikët dolën nga salla të lum, me bindjen se nuk do të mbeteshin kurrë si dhentë pa grigjë e pa bari, lakuriq në mes të ujqërve!

U pushkatua më 12 maj 1959 në Breg të Liqenit. Ishte vetëm 42 vjeç. Reliket e tij u rivarrosën me nderim më 10 tetor 1991, në Dajç të Bregut të Bunës, prej nga vijon të na kujtojë kohët, kur u ngrehën lojë gjyqesh, me vendime të marra para gjykimit e me pranga në këmbë e duar burrash.

O SELCA FISNIKE E SHQIPNISË KRESHNIKE !

Nga Fritz RADOVANI:


DOSJA NR. 2199: DON DEDË MALAJ asht lé në Selcë, me 19 Nandor 1917...
Asht Shugurue Meshtar në Gjenacan të Italisë në vitin 1939. U arrestue me 7 XI 1958.
U dënue nga Gjykata e Naltë Ushtarake, me grupin e “armiqve” me 27 Prill 1959.
10 MAJI 1959, Don Dedë Malaj në moshën 42 vjeçare u pushkatue buzë liqenit!
■DON DEDË MALAJ asht nder brilantët e Klerit Katolik Shqiptar, i cili me një guxim të panjohun deri në gjyqin e Tij që u zhvillue në Kinema “Republika” të Shkodres, në Prill të vitit 1959, u tregoi të gjithë armiqëve të Maleve tona të Veriut se “Malësori yné per Fé e Atdhé e ban vdekjen si me lé!” Kjo Formulë shekullore e daltueme nder mendjet e zemrat e Atyne Trimave të Alpeve tona, qendronte si një mburoje e hekurt e daltueme kunder të gjithë atyne që nder shekuj punuene me asgjesue Ata Male Kreshnike!
Ardhja e brigadave të Ndjekjes dhe atyne partizane në Veri në 1944, kishte këto parime:
■“Urrejtja si element qendror i luftës sonë! Urrejtja që është i papajtueshme ... urrejtja kaq e dhunshme sa që vë në lëvizje një qenie njerëzore përtej kufizimeve të saj natyrore, duke e bërë atë të dhunshme dhe një makinë vrasëse gjakftohtë ...
Ne refuzojnë çdo qasje paqësore. Dhuna është e pashmangshme.
Për të krijuar socializmin duhet të rrjedhin lumenj gjaku!
Armiku imperialist duhet të ndjehet si një kafshë që gjuhet kudo që ai shkon.
Kështu ne do ta shkatërrojmë atë! Këto hiena duhen asgjësuar.
Ne duhet të mbajmë urrejtjen tonë gjallë dhe të vazhdueshme!— Nga fjalimi i Ernesto "Che" Guevarës në Konferencën Trekontinentale në Havana, Kubë, Prill 1966.
■A ka ndonjë ndryshim nga fjalimet e Enver Hoxhës, apo nga komunizmi që predikonte në vitet ’60 PPSh në “Revolucionin Kulturor 1967” terroristi Ramiz Alia ?!
Dhe, ja cili ishte qendrimi i Klerit Katolik Shqiptar perballë këtij komunizmi gjakatarë:
■Foli Burri i Selcës Don Dedë Malaj, bash atëherë kur “disa” thonin se “perballë PPSh dhe shokut Enver, nuk ka pasur asnjëherë kundershtarë të fjalës dhe mendimit të tij”!
“Unë jam anmik i komunizmit që në moshën 9 vjeçare, kur kam shkue nxanës tek Don Alfons Tracki, aty mora vesh këte emen dhe nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma, sëpse jam brumosë me ato ide…”(Dosja 2199 dhe vazhdon...)
“Kam vazhdue me kenë anmik deri ditën e arrestimit, mbas asaj ditë nuk jam ma asgja. Nuk kam pasë si me iu dashtë unë ju, se në ditët e para që keni hy në Velipojë, më keni vra vëllanë!…”
–Ju kërkoni me më pushkatue edhe mue vetëm e vetëm se jam prift katolik!
– Kam pritë me shumë andje një Revolucion si ate të 1956 në Hungari, dhe më ka ardhë keq për disfatën e popullit hungarez të pësueme nga tanket sovjetike…
– Bashkimi Sovjetik ka shfrytzue të gjitha demokracitë popullore të Lindjes, mbasi prej tyne ka marrë të gjitha prodhimet tue përfshi edhe metale e minerale, ndërsa, ai atyne edhe ne na çoi disa hekura të ndryshkuna, që ba me ia hjekë ngjyrën del se çfarë vjetërsinash na çon edhe këtu, tue fillue me traktora, fabrika e kombinate.
– Përsa i përket dyshimeve të mija për Statutin e Kishës, unë i kam dërgue një letër Vatikanit nëpërmjet të Don Ivo Bozhiq në Jugosllavi, po kje se atë letër ai ia ka dhanë UDB – së jugosllave asht puna e tij, unë nuk i kam shkrue atyne, po Vatikanit, Papës në Romë, se dojshe me ditë se kush i ka aprovue ipeshkvijt që po shuguroheshin në Shqipni, për mos me ra në gabim unë vetë.
Kur prokurori e pyet se çfarë i ke thënë fshatarve për hyrjen në kooperativë? Ai tha:
– I kam thanë hyni e mos kundërshtoni! I kam thanë kështu se, e dijshe mirë sësa miljon vetë ka zhdukë Stalini nga ata që i kanë kundërshtue me hy në kolkoze.
– I kam thanë hyni se këta ju qesin fare, se Enver Hoxha nuk ndryshon aspak prej Stalinit, por shifni punën e mos bani za edhe pse nuk ju paguejnë mundin tuej.
– Fshatarit ju nuk i pagueni as një të dhjetën e mundit tij. Ai merr aq pak sa nuk siguron as bukën e fëmijve. Sikur të shpërblehej për djersën e derdhun në punë të kooperativës, ai do të ndërtonte pallate disa katesh e jo kasolla ku jeton sot.
– Ai nuk ha mish kurr vetëm njëherë në vit…edhe nuk di a e ka njëherë në vit!
Prokurori e pyeti nëse ti i ke lejuar për të ngrenë mish edhe ditë premte, pse e bëre këte gjë, përderisa ditën e premte juve ua ndalon feja?
– Sëpse nuk dojshe me i lanë pa hangër mish gjithnjë, mbasi në Shqipni asht përditë e premte,  madje, jo e premte, por e Premtja e Zezë…
■E, Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue me 29 Nandor 1944 dhe, ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi!.”.(Dosja 2199. Arkivi M.P.M Tiranë).
Sigurisht, nga kushdo që lexon këta pak rreshta asht i kuptueshëm përfundimi!..
Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, me 27 Prill dha vëndimin për Don Dedë Malaj me vdekje me pushkatim…Kur doli nga salla e hypën në rrimorkjo të një kamjoni, sot kujtoj dy sytë e Tij të skuqun, madje të gjakosun, ku nuk dallohej as bebja e synit të kaltërt!
Kishte mbetë vetëm një njëri që interesohej për Té, mbesa e vogël jetime Drandja.
Vetëm Drandja 13 vjeçare do të përpiqej me i shpëtue jetën axhës së vet. Drandën e ndihmuen dy priftën në këte fatkeqsi që ishte, Don Marin Shkurti, ish nxanës i Don Dedës, që në vitin 1969, dhetë vjet mbas Mesuesit të vet u pushkatue edhe Ai, si edhe Don Pjetër Gruda, mik besnik i Don Dedës, që edhe Ky vdiq në burg në vitin 1989, plot 30 vjet mbas Don Dedës, pak muej pa plotsue dënimin…
■At Konrrad Gjolaj në librin “Çinarët” fq. 169, e shpjegon:
“Drandja me ndihmën tyne shkoi në Tiranë me 1 Maji 1959 për me takue Enver Hoxhën. Kje e pamujtun, madje as Haxhi Lleshin, kryetar i Kuvendit Popullor të Shqipnisë.
Mujti me takue sekretarën e tij, Nexhmije Hoxhën, që i takonte me kenë dora vetë.
Drandja e vogël tue e kujtue vetën para një “gjyshës”, ra në kurthën e asaj që populli e ka quejtë “pantera” dhe, vajza jetime me lot përfaqe i kërkoi faljen e jetës së axhës së vet, tue i shpjegue asaj se nuk ka asnjë njeri në këte botë. Nexhmija iu përgjegj: “Pse t’ia falësh jetën atij, ai është armik i popullit. Ti nuk ke mundësi të interesohesh për te, mëse do e mbash ate?” Drandja, iu përgjegj: “Atë e mban burgu, s’ka gja veç, të jenë i gjallë, aman të lutëm ma ban këte nderë, se nuk kam as nanë as babë, veç këte axhë!…”
Me 9 Maji 1959 erdhi përgjegja. “Lutja e yte refuzohet”. Kjo asht Nexhmije Hoxha!
■Me siguri një nga dekoratat, Nexhmijes, i asht dhanë per pushkatimin e Don Dedës!

            Melbourne, Maji 2017.


********



KUSH E VRAU DON DEDË MALAJN?!

 – Nga Fritz RADOVANI


DON DEDË MALAJ(1917 – 1959)

DOSJA NR. 2199…
■24 PRILL 1959 Ditë hane. Rigonte pak shi… Altoparlantët ishin hapë në të gjitha rrugët e Shkodres, per me tranmetue gjyqin e “armikut të Popullit” Don Dedë Malaj.
Ishim tue pritë një grup i vogel tek streha e teneqexhijve, perballë Xhamisë së Parrucës, kur u ndigjue zani i prokurorit Rrapi Mina, që hapi seancen mbas hymjes në kinema “Republika” të kriminelit Hilmi Seiti, i shoqnuem nga ambasadori jugosllav…
■Prokurori pyeti të parin Don Deden: “Që kur jeni armik i komunizmit i pandehur?”
Don Deda me zanin e Tij burrnor, po edhe pa Ju tutë syni u pergjegjë: “Unë jam anmik i komunizmit që në moshen 9 vjeçare, kur kam shkue nxanës tek Don Alfons Tracki, aty mora vesh këte emen dhe nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma, sepse, unë jam brumosë me ato ide!”… Në një heshtje të plotë që kishte ra n’ atë rrugë të Parrucës së vjeter, krejt pranë meje, u ndigjue zani i një Burri në moshë po, që pa pikë frike tha: “Hallallë ta baftë Zoti qumështin e Nanës, se Ajo, paska rritë djalë per Shqipni!..”, dhe iku në drejtim të rrugës Zdralej. Kurrma nuk e kam pa atë Burrë Trim e as, nuk e njoha.
■Don Dedë Malaj asht le në Selcë të Vermoshit, nga prindët Keq e Lula Malaj, me daten 16 Nandor 1917, prej ku mbas pak vitesh kanë zbritë në Velipojë, e nen kujdesin e Don Alfonsit, u brumos me kulturen Europjane, dhe në vitin 1941, në Gjenacanin e Fugures së Zojës së Shkodres, bash perballë Saj u betue dhe u Shugurue Meshtar në Itali.
U këthye në Shqipni dhe ka sherbye në Velipojë, Mal të Jushit dhe së fundi, në Dajç të Bregut të Bunës, ku edhe u arrestue në vitin 1958, ato ditë kur u pushkatue Miku i Tij Don Ejëll Kovaçi, edhe Ai pse nuk pranoi me firmue “Statutin e Kishës së vitit 1951”.
■Don Dedë Malaj ishte kundershtar i vendosun i firmosjes së “Statutit të Kishës”, aqsa në letren që i pat shkrue Vatikanit, ishte vetem një pyetje: “Ipeshkvijtë e shuguruem mbas vitit 1951, a janë të aprovuem nga Vatikani?”… Tjerat “shtesa” janë jo të verteta! Letra ka shkue deri tek Don Ivo Bozhiq, po jo ma larg… Këte e ka vertetue At Konrrad Gjolaj, kur ishte në Vatikan mbas vitit 1992, dhe asht interesue per letren e Don Dedës.
■Interesimi i Sigurimit të shtetit komunist per zhdukjen e Don Dedë Malaj, ishte shumë i madh aqsa edhe perkushtimi i një grupi aq të madh, që interesohej per vrasjen e Tij.
I pari mërrijti në Dajç, oficeri i njohun Çesk Shoshi, i cili bashkpunoi me kriminelët ma të poshter të Degës së Mbrendshme të Shkodres, drejtue nga terroristi Hilmi Seiti.
E po ti rreshtojmë agjentët e sigurimit tue fillue nga Xheudet Miloti, Mustafa Qilimi, Ali Xhunga, Hamdi Ulqinaku, Dul Rrjolli e sa vrasës të tjerë, do të fillohej me u dyshue edhe Figura e Paster dhe Burrnore e Don Dedë Malaj, që asht pushkatue i Pafajshem!
■Don Deda njihej si mik dhe “bashkpuntor” i Don Kolec Prennushit, At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit, të gjithë kundershtarë të firmosjes së “Statutit të Kishës Katolike të 1951”, pra meqë asnjeni nuk pranonte këputjen e lidhjeve me Vatikanin dhe Papen:
■Me daten 29 Prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vendimin per të gjithë të akuzuemit, dhe perfundimisht Don Dedë Malaj, u dënue me vdekje, me pushkatim.
***
■Don Dedë Malaj ishte fëmijë kur mbeti jetim pa Babë. Në ditët e para të Dhjetorit të 1944, brigadat partizane i patne pushkatue vllaun Nikollin, ndersa Frani, kur ishte i arrestuem Don Deda në vitin 1948, vdiq papritmas, dhe la një vajzë të vogel Dranden, që e mori nën kujdes Gjyshja e vet, pra Nana e Don Dedës, Lula. Kur Drandja ishte 7 vjeç,
Nana Lulë vdiq dhe Dranden e mori në qelë Don Deda, që në moshen 13 vjeç Drandja mbeti pa asnjë njeri të aferm… Edhe Don Deda, pritej me u pushkatue…
■Drandja e vogel 13 vjeçare do të interesohej me i “shpetue” jeten axhës së vet.
Në këte fatkeqësi kaq të madhe Drandes Ju gjetën dy Klerikë të njohun të Don Dedës, Don Marin Shkurti, ish nxanës i Don Dedës, që u pushkatue në vitin 1969, dhjetë vjet mbas Mësuesit të vet, dhe Don Pjeter Gruda, mik i Don Dedës, që edhe Ky vdiq në kampin e shfarosjes së Sarandës, i paralizuem në vitin 1989… Tre muej para lirimit.
Me ndihmen e këtyne dy Priftenëve, Drandja u nis në Tiranë me daten 1 Maji 1959, me mujtë me takue Enver Hoxhën. Kje e pamujtun, madje, as Haxhi Lleshin, kryetar’ i Kuvendit Popullor. Mujti me takue sekretaren e tij Nexhmije Hoxhën, që i takonte me kenë dora vetë. Drandja e vogel tue e kujtue veten para një “gjyshes”, ra në kurthen e asaj që populli e ka quejtë “pantera e zezë”, dhe vajza jetime me lot përfaqe i kerkoi faljen e jetës së axhës së vet, tue i shpjegue se ‘nuk kam asnjë njeri në këte Botë’. ■Nexhmia iu pergjegj: “Pse t’ ia falesh jetën atij, ai është armik i popullit. Ti nuk ke mundësi t’ interesohesh për té, mese do e mbash até?” Drandja iu pergjegj: “Até e mban burgu, s’ ka gja, veç të jenë i gjallë, aman të lutem ma ban këte nderë, se nuk kam as nanë as babë, veç këte axhë!”
■Me daten 9 Maji Drandes, i erdhi pergjegja e kobres: “Lutja yte refuzohet.”
Besoj e kujton mirë vrasësja e fëmijëve Nexhmije Hoxha, kur ka nenshkrue Vendimin: “Të pushkatohet Don Dedë Malaj…vjeç 42…Klerik Katolik Shqiptar”!
■11 MAJI 1959 Don Dedë MALAJ u pushkatue brinjë Liqenit të Shkodres, ku gropa e Varrimit u ruejt nga një Vlla Musliman, që e kishte në kopshtin e vet…
■Don Dedë MALAJ mbeti i perjetshëm me perkufizimin filozofik të komunizmit:
“E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi!” (Në gjyqin e Tij, në kinema “Republika” Shkoder, Prill 1959).

...puthjet e tua jetojnë në zemrën time

Fati po na ndan sot pa mëshirë

Mikja ime e shtrenjtë,
Lamtumirë!
Ty këtu në shpirt të kam ta dish!
Fati po na ndan sot pa mëshirë
po diku do të shihemi sërish.

Lamtumirë, mike, pa fjalë e lotë!
Vetullat t'i ngrysesh s'ke përse:
Vdekja s'është e re në ketë botë
As të rrosh nuk është gje e re!

Ç'me vjen për të qeshur!
Ti më puth sot : i akullt unë, eakullt ti.
Ndjenja ime, për dreq është rreshkur.
Ndjenja jote të çel nuk di.

Ah, në atë zhurmim sikur t'isha
Si një herë e një kohë, edhe sot
Si çunak në padi të humbisja,
T'ëndërroja me tym ashtu kot.

Të ëndërroja, po veç diçka tjetër
Që as toka, as bari s'e njeh,
Që nuk di si ta quash me emër
se me fjalë dot zemra s'e shpreh.


Kujtoj me mall një çast gëzimi
Përpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vëgimi
Si engjëll plot me bukuri.

N'andralla jete zhurmëkote
Me dhimbje brengash e mërzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zëri yt plot ëmbëlsi.

Nga rrjedha e kohërave që shkuan
Kështjell' e ëndrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyrën tënde, zërin tend.

Ç'i ngrysa ditët gjithë brengë
I zymtë dhe në shkretëti
Pa perendi, pa shpresë e këngë
Pa lotë, jetë e dashuri.

Por ja! Më shkrepi prap agimi
Se përseri u shfaqe ti
Si vëzullim i një vëgimi
Si engjëll plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen përsëri
Dhe perendi, dhe frymëzime
Dhe lotë, e jetë, e dashuri.


Letra

Nga një tryezë poste që kurrë s’mbetet shkretë
ku rrinë kujtimi, brenga zemra dhe heshtja vetë,
posi pëllumba letrat degdisen që me natë.
I ndiej tek flatrojnë për në shtegtim të gjatë.

Dhe ja, ku jam rrethuar me burra e me gra,
plagosur nga mungesat, nga ndarjet e mëdha.

Letra, pusulla, fjalë: që nisen në hapësirë, ëndrra ende pa çelur,
mendime ende pa gdhirë,
të gjitha marrin rrugën drejt vatrës e drejt pragut,
si ndjenjë dërguar ndjenjës,si gjak dërguar gjakut.

Dhe po të jem nën tokë,
që vdiqa ti mos thuaj,
më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.
Një shtresë e trashë pluhuri mbulon letrat që s’duhen,
aty u zverdhën faqet,aty gërmat u shuhen,
aty humbasin radhët.

Ku mallet derdhur qenë,aty jep shpirt gëzimi.
Pasi cepat u brenë,aty rropaten thellë
(ç’varrezë e lahtarshme!)
hem ndjenjat e kaluara,hem dashuritë e tashme

Dhe po të jem nën tokë,që vdiqa ti mos thuaj,
më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.

Po kur të shkruaj unë do dridhet kallamari:
do skuqet bojë e zezë, me flakërima zjarri.
Se kur të shkruaj unë, do shkruajnë eshtrat e mia:
do shkruaj gjaku im gjithë gulç nga dashuria

Do marrë letra udhë,si shpend në zjarr kalitur,
me dy flatra të forta dhe një adresë të ndritur.
Si zog që për fole qiell- ajër do të ketë,
mishin, gishtërinjtë e tu dhe frymëmarrjen vetë.
Do mbetesh ti e zhveshur tek dridhesh me ngadalë,
e gatshme ta ndiesh letrën pas gjoksit tënd të valë.

Dhe po të jem nën tokë, që vdiqa ti mos thuaj,
më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.

Një letër dje kam parë sesi mbeti pa zot,
mbi sy tek i flatëronte dikujt që s’ngrihej dot.
Letrat që mbesin gjallë dhe për të rënë tregojnë:
që regëtijnë si njerëz,veç sy s’kanë të shikojnë.

Kur dhëmbëqenzit rriten,unë ndiej pranë veshit tim
ërmimn’ e letrës sate tamam si një gjëmim.
Dhe mos e marsha zgjuar,në gjumë do e marr atë letër.



Soneti i vjeshtës

I dashuri im i çuditshëm, ç’meritë kam për ty në k’të jetë”
Sytë e tu të qartë si kristal, sikur më shohin e më thonë:
-Bëmë të magjepsem e hesht! Zemra ime që ti po ngacmon,
Përveç ndjesisë së një kafshe antike plot sinqeritet,

Në duart e tua e përkundur dhe e ftuar në të ëmblin gjumë,
Nga sekreti i saj i skëterrshëm, asgjë s’ka për të treguar,
As legjendën tënde të zezë, në gërma zjarri s’ka për ta shkruar,
Oh, se unë pasionin e urrej e shpirti më dhëmb aq shumë!

Le të duhemi ëmbëlsisht. Dashuria, një rojtare e drobitur,
Në mes të errësirës, në pusi, tendos harkun e saj fatal.
Po unë ia njoh mirë veglat e të vjetrit arsenal.

Krimin, tmerrin dhe marrëzinë! – O margaritë e nemitur!
Pse, njësoj si unë, një diell vjeshtak nuk je vallë ti,
Margarita ime e akullt, e imja e panjollosura bardhësi


Ëndrrat e mija ....

Sa herë ënderrova, nje ënderr per çudi,
Nje grua te panjohur që më do dhe e dua
E që prore me duket jo krejt si ajo grua
Po jo dhe krejt si tjeter, e me do pa kufi.

Sepse me kupton e me njeh e me di,
Misteri i zemres sime veç prej saj u zbulua
Veç ajo, duke derdhur çurke lotesh mbi mua
Ma freskon zjarr' e ballit e me deh me magji.

S'e di eshte ezmere apo flokearte
Emri i saj? Me kujtohet, i embel, tingull i qarte,
Si i njerezve tane dikur te ikur ne mergim.

Syte: veshtrimin e ngulur te statujave i kane
Dhe zeri i vjen i larget, i qete e gjithe trishtim
Si nje kenge prej zerash te dashur qe me s'jane.


Ajo...

Kjo ishte në një lagje të qytetit Prishtinë
Ku bën gjithnjë terr e ku ajër ska asnjëherë
E si në dimër e në verë aty bën saherë dimër
Ajo ishte në shkallë
Ai pranë saj ajo pranë tij
Ishte natë
Binte një erë squfuri
Se dikush kishte vrarë qimka gjithë pasditen
E ajo i thoshte
Këtu bën gjithmonë terr
Ska as ajër
Si në dimër e në verë dimri s’të hiqet asnjëherë
Dielli i zotit zemërmirë nuk shndrit nga krahu ynë
Është shumë i zënë me lagjet e pasura
Më shtrëngo pra në krahë
Më përqafo
Më përqafo gjatë
Më përqafo
Më vonë do të jetë shumë vonë
Jeta jonë është tani
Këtu ngordh për gjithçka
Për të nxehtë e për të ftohtë
Bëhesh akull e zihesh fryme
Ska as ajër
E po të pushoje së më përqafuari
Më duket se do të mbytesha e të vdisja
Je pesëmbëdhjetë vjeç e jam pesëmbëdhjetë
Bashkë i bëjmë tridhjetë
E tridhjetë nuk jemi më fëmijë
Jemi në moshë të punojmë
E në moshë të përqafojmë
Më vonë do të jetë shumë vonë
E jeta jonë është tani
Atëherë më përqafo !


Mirupafshim në amshim!


Mirupafshim, por ti do të jesh
e pranishme tek unë, brenda
një pike gjaku që më qarkullon në damarë
ose jashtë, puthje zjarri mbi fytyrën time
ose brez përvëlues i shtrënguar në mes.
Pranoje, o e ëmbël,
dashurinë e madhe që ia beh në jetën time
dhe që s’gjente tek ty një truall
si një zbulues i humbur
në ishujt e bukës dhe mjaltit.
Të kam takuar njëherë
në të mbaruar shtrëngata,
shiu e kishte larë ajrin
dhe në ujë
këmbët e tua të buta shndrisnin si peshq.
E adhuruar, ja ku iu jam rikthyer luftrave të mia.
Do të gërvish dheun që aty të ndërtoj
një shpellë ku Kapiteni yt
do të të presë në një shtrat lulesh.
Harroje, e ëmbla ime,
atë vuajtje
që si një ndriçim fosfori
kaloi mes ne të dyve
duke na e lënë mbase djegien.
Edhe paqja rikthehet, e ajo bën që të kthehem
të luftoj në truallin tim,
dhe meqë ti ke shtuar
njëherë e përgjithmonë
në zemrën time dozën e gjakut që e mbush
dhe meqë
e kam në duar lakuriqësinë tënde,
vështromë mua,
vështromë,
vështromë mbi këtë det ku rrezatues eci përpara,
vështromë sonte ku lundroj,
dhe ku deti dhe nata janë sytë e tu.
Nuk kam dalë jashtë teje kur largohem.
Tani do të ta them :
toka ime do të jetë e jotja,
po nisem ta pushtoj,
jo vetëm për ty
por për të gjithë,
për tërë popullin tim.
Një ditë zaptuesi do ta braktisë kullën.
Do ta shporrim pushtuesin.
Të gjitha frytet e jetës
do të rriten në të miat duar
që më parë njihnin vetëm barutin.
Dhe do të di të përkëdhel çdo lule të re
falë mësimeve të tua të dashurisë.
E ëmbël, e adhuruara ime,
ti do të vish me mua të luftosh trup më trup :
puthjet e tua jetojnë në zemrën time
si çarçafë të kuq
dhe nëse unë bie, do të ketë
dhé për të më mbuluar
por do të jetë dhe ajo dashuria e madhe që ma solle
dhe që do të ketë jetuar në gjakun tim.
Ti do të vish me mua,
të pres në këtë orë,
në atë orë, në çdo orë,
të pres në të gjitha orët.
Dhe kur të dëgjosh trishtimin e urryer
duke trokitur në kanatin tënd,
thuaji se unë po të pres,
dhe kur vetmia do të dojë që ti ta ndërrosh
unazën ku është shkruar emri im,
thuaji që të vijë të më flasë,
se më është dashur të shkoj sepse jam një ushtar
dhe se aty ku jam,
nën shi apo
zjarr,
dashuria ime, unë po të pres.
Të pres në shkretëtirën më të mundimshme,
të pres pranë limonit në lule,
ngado ku jeta do të mbahet e fortë
dhe ku lind pranvera,
dashuria ime, unë po të pres.
Dhe kur të të thonë : « Ky njeri
nuk të do », oh ! kujtohu pak
që këmbët e mia janë të vetmuara në terr, në kërkim
të këmbëve të buta të vogla që i adhuroj.
Dashuria ime, kur të të thonë
se të kam harruar, edhe po
të jem unë që ta thotë këtë,
edhe kur të ta them unë
mos më beso,
e kush do të mundej, si do të mundej
të të shkëpusnin nga gjoksi im,
e kush do ta merrte atëherë
gjakun e damarëve të mi që rrjedh drejt teje ?
Por unë s’mund ta harroj
popullin tim.
Do të luftoj në çdo rrugë
dhe i fshehur pas çdo guri.
Edhe dashuria jote më mbështet :
ajo është një lule në gonxhe
që më mbush me aromën e saj
dhe që befas, si një yll i stërmadh,
shpërthen tek unë.
Dashuria ime, është natë.
Uji i zi përreth meje
dhe bota në gjumë.
Por dita do të zbardhë,
e ndërkohë po të shkruaj
për të të thënë : « Të dua. »
Për të të thënë « Të dua », ruaje,
pastroje, ngrije,
mbroje
dashurinë tonë, zemrën time.
Po ta besoj ty ashtu siç lëmë
një grusht dhé me farërat e veta.
Nga dashuria jonë jetë të tjera do të lindin.
Nga dashuria jonë do të pijmë ujë.
E një ditë ndoshta
një burrë
dhe një grua
si ne të dy
do ta prekin këtë dashuri që do ta ketë ruajtur forcën
t’i djegë duart që e prekin.
E kush do të kemi qenë ne ? E ç’rëndësi ka ?
Ata do ta prekin këtë zjarr
dhe zjarri, e ëmbla ime, do të thotë thjesht emrin tënd
dhe timin, emrin që vetëm ti
do ta kesh ditur sepse vetëm ti
mbi këtë tokë e di
kush jam, dhe se askush s’do të më ketë njohur si ti,
si njërën prej duarve të tua,
dhe askush
s’do të ketë ditur as si as kur
zemra ime ndezi vetëm
sytë e tu të mëdhenj e të kaftë,
gojën tënde të gjerë,
lëkurën tënde, gjinjtë e tu,
barkun tënd, rropullitë e tua
dhe atë zemër që unë e kam zgjuar
të këndojë
deri në ditën e fundit të jetës tënde.
Dashuria ime, po të pres.
Mirupafshim, dashuri, po të pres.
Dashuri, e imja dashuri, po të pres.
Po e mbyll tani këtë letër
pa trishtim, aspak : këmbët e mia
janë aty, të ngulura mirë në tokë,
dhe dora ime të shkruan në udhë :
në mes të jetës, gjithmonë
do të mbahem
përkrah mikut, përballë armikut,
me në gojë emrin tënd,
me një puthje që kurrë
s’i është shmangur tëndes.

Mosbesimi !

Nuk besoj më në fjalët e poemave,
sepse nuk ngrejnë asgjë
e asgjë nuk bëjnë.
Dikur kishte poema që e dërgonin një luftëtar t’ia shqyenin grykën,
por me grykë të shqyer
luftëtari ishte i vdekur,
e ç’i mbetej pastaj nga lavdia ?
E kam fjalën, nga zelli i vet ?
Asgjë.
Ishte i vdekur,
e kjo shërbente për të edukuar nëpër klasa gomerët dhe të bijtë e gomerëve që do të vinin pas tij e
që kanë shkuar në luftra të reja
atomikisht të kurdisura,
më duket se ka një gjendje ku luftëtari
me grykë të shqyer
dhe i vdekur, qëndron aty
vazhdon të luftojë
dhe të bëjë përpara,
nuk ka vdekur ai,
ec përpara për përjetësinë.
Por kush do të donte kështu
përveç meje
E mua, le të vijë pra ai që do të ma shqyejë grykën
po e pres.


Dashuri që vjen aq vonë

Dashuri që vjen aq vonë,
më sill të paktën prehje :
ti dashuri e vonuar, nga ç’udhë
endacake vjen tek vetmia ime ?
Dashuri që më ke kërkuar pa të kërkuar,
nuk di kush vlen më shumë :
fjala që do të më thuash
apo ajo që unë s’e them dot…
Dashuri… Nuk ke ftohtë ti ? Jam Hëna :
Kam vdekjen e bardhë dhe të vërtetën
e largët… Mos m’i jep trëndafilat e tu të freskët ;
jam shumë e ngrysur për trëndafila. Më jep detin…
Dashuri që vjen aq vonë, ti s’më ke parë
dje kur këndoja në fushën me grurë…
Dashuri e heshtjes dhe lodhjes sime
Të paktën sot, mos më bëj të qaj.


Epshi në gosti


Rri urtë o brenga ime dhe falmë qetësinë
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.

Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri

Larg tyre. Shih si kërrusen gjith'vjetët e harruar
Lart nga ballkoni i qiellit me petka të vjetruar,
Si ngrihet Mall' i hidhur nga ujrat buzëgaz

Nën urë Diell i mekur si bje kur vjen ndajnata
Dhe, si qefin ne Lindje, nga hijet ndjekur pas,
Dëgjo, dëgjo, e dashur, si ecë e ëmbël Nata.



I lumtur n’për natyrë


N’për mbrëmjet verore do shkoj unë shteg më shteg,
Duke shkelur barin, nga gruri i pickuar,
Ëndërrues, do ndjej freskinë, me këmbë do t’i prek,
Do lë erën t’më vadisë kokën e zbuluar.

Nuk do mendoj asgjë, nuk do të flas aspak,
Por dashuri e pafund do m’mbushë shpirtin mua,
E do t’shkoj, larg, larg, si ndonjë endacak,
I lumtur n’për natyrë si t’isha me një grua.


Përplitje

E dua trupin tim kur është me trupin tend.
Eshtë diçka fantastike.
Muskuj të tendosur e voluptet.
e dua trupin tend, i dua lëvizjet e tij,
dua atë çka bën, më pëlqen të ndjej
shtyllën kurrizore të trupit tend e gjithë
dridhjen e embel të eshtrave
e atë vibrim të skajit te tij që dua ta
puth, ta puth, ta puth papushim.
të puth plot zjarr çdo pjesë të trupit tend,
e dua atë përkëdhelje të bute të cikjes
me pushin e gëzofit tend elektrik e
mishin që hapet e sytë e tu plot shkëndija,
e për më tepër dua përplitjen tende
poshte meje një gjë kaq fantastike !

Flori Bruqi


Prishtinë 8 maj 2017 

Nëse ti më harron


Pablo Neruda


Dua që të dish

Dua që të dish 
Një gjë.
Ti e di si është kjo gjë:
nëse shoh
hënën e kristaltë , degën e kuqe
të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
nëse prek
pranë zjarrit
hirin e pakapshëm
ose trupin e rrudhur të drurit,
gjithçka më çon tek ty,
sikur kjo që ekziston
aroma,dritë, metale,
të ishin anije të vogla që shkojnë
drejt ishujve të tu që më presin .

Sidoqoftë
nëse pak nga pak ndalon së më dashuri
do të ndaloj se dashuri pak nga pak
“Nëse papritmas
më harron,
mos më kërko
se tashmë do të kem harruar

Nëse të duket e gjatë dhe e çmendur
era e flamujve
Që kalon permes jetës time
dhe vendos
të më lësh në breg
të zemrës në të cilën kam rrënjët,
mendo
se në atë ditë,
në atë kohë,
do të ngre lart krahët
dhe rrënjët e mia do të dalin
për të kërkuar tokë tjetër

Por
nëse çdo ditë,
çdo orë
e ndjen se për mua je destinuar
me ëmbëlsi të pamëshirshme.
Nëse çdo ditë çel
në buzët e tua një lule për të më kërkuar,
ah, dashuria ime
në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,
në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,
dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,e dashuruar,
dhe derisa të jetosh do të jete në krahët e tu
pa dalë nga krahët e mia.




Te dua ty,e imja '' te dua


Te dua ty,e imja '' te dua''
e vetme si kenga kur jam i pire.

Te dua ty,o ajri im i dehur,
rrushi im nga vreshtat e gjelber,
vera ime- vesi im i embel-
o dashuri,pije e deshperuar.
Te prek pak me buze dhe dehem.
Ti je,edhe plloske edhe kazan qe shtyp
ti – kupe e fatit tim marramendes.

Te dashuroj te gjithen,keshtu si je.


Cdo dite zbret nga qielli nje ngjyre e hirte



Cdo dite zbret nga qielli nje ngjyre e hirte

qe pellumbat duhet te shperndajne mbi toke:
gersheta qe thurin harrimi e lotet,
koha qe vite te gjate fjeti neper kembana.
gjithcka,
veshjet e vjetra te ngrena,grate qe ndjejne ardhjen
e bores,
lulekuqet e zeza qe askush nuk i pa se gjalli, -
te gjitha me bien neper duar dhe une i ngre
drejt qiellit me shi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...