Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/06/24

Del videoja tjetër, spoti i Ramës ishte krejtësisht i kopjuar



Spoti kryesor i fushatës elektorale të Edi Ramës në të cilën ai shfaqet duke ngritur diellin me anë të një litari së bashku me qytetarët është vjedhur pothuajse e tëra nga koncepti deri tek skenari nga një reklamë e bankës BNP Paribas e titulluar Duke ngritur diellin.

Kryeministri Rama i akuzuar për korrrupsion dhe vjedhje duket se nuk i ka shpëtuar tundimit edhe për të vjedhur edhe artin e të tjerëve.

Më poshtë janë dy videot të cilat nuk kanë nevojë për koment.






Nikollë Lesi: Kam 255 mijë lek, më arrestoni edhe mua

 Shkrimtari dhe politikani Nikoll Lesi me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë një analizë mbi situatën politike në Shqipëri një ditë para zgjedhjeve si dhe për incidentët e regjistruara sot.

Duke iu referuar arrestimit të dy militantëve të LSI në Shkodër, të cilëve iu gjetën një shumë prej 960 mijë lekësh dhe një listë votimi, Lesi bën thirrje: “Hajdeni më arrestoni”!

“E fundit, mëqënëse po ndalojnë me dyshime njërëz të LSI apo PD, që po blejnë vota vetëm se kanë në makinë 180 mijë lek të vjetra apo 200 mijë, me ndaloni edhe mua policë të nderuar, pasi kur të më kontrolloni sot kam 255 mijë lekë të vjetra në makinë. Deri pasdite me keni në Spiten në Lezhë.

Mirë është të më ndaloni diku afër rrugës së Rinasit, pasi nuk e duroj dot shoqërimin me furgonin e policisë në rrugë të gjata!”- shkruan Lesi.

Nga: Nikoll Lesi:

Sot është heshtje zgjedhore. Nuk lejohet asnjë propogandë, por PS-ja ka gjetur një mënyrë brilante djallëzore ku edhe sot, si ditë e shtunë, të bëjë propogandë në favor të saj dhe sidomos kundër armikes së saj të re, LSI.

Pra në raport me Kodin Zgjedhor, PS dhe kryeministri Rama, duken se po zbatojnë ligjin duke ndaluar persona se dyshohet se mund të blejnë vota.

Nëse do kishte filmime duke dhënë lekë në këmbim të votave apo fotografi apo edhe inçizime me zë, absolutisht jemi dakort që në burg e ka vendin kushdo që vepron në këtë mënyrë. Kushdo qoftë. Por realisht sot pushteti i PS, që ka në dorë policinë e shtetit dhe shumicën e mediave, do jetë në aksion me shumë politik duke ndaluar, arrestuar dhe nxjerrë në lajme persona të dyshuar se po blejnë vota.

Njërëzit e thjeshtë që shikojnë lajmet mendojnë se ” derisa e kanë ndaluar patjetër do jetë duke blerë vota”. Dhe krijon përceptim të gabuar për iks forcë politike, e cila është fiksuar nga kryeministri që të goditet sa më shumë, edhe sot si ditë para votimeve. E them këtë nisur nga finesa përfekte djallëzore e stafit të kryeministrit që edhe sot të bëhet fushatë në favor të PS.

E kam bindje, pasi i njoh mirë sepse janë mjeshtra të propogandës. Bile po ti kishte Hillary Clinton në fushatë, stafin e kryeministrit Rama, do të dilte fituese.

Le të marrim një lajm të publikur paradite, lajm që nuk do mbetet i vetëm, pasi deri në darkë vonë do shikojmë të tjera ndalime dhe lajme në televizione. Policia e shtetit ka njoftuar se “Izmir Gezim Bushaj vjec 26 banues në fshatin Kullaj, sëbashku me shtetasin Xhyher Bushaj ku brenda automjetit tip Hunday me targa AA 797 MK konstatoheshin një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara per ti shpërndarë me qëllim blerjen e votes”, pra policia dyshimin e kthen në lajm.
Kaq ishte njoftimi dhe ku në foton e shpërndarë nga policia ishin 180 mijë lekë të vjetra, gjithësejt.

Të paktën nisemi nga foto e policisë për lekët që i ka kapur në makinën e personit që citohet. Personin në fjalë as nuk e njoh dhe as nuk kam për ta njohur, por nga mënyra se si jepet lajmi nga policia e shtetit, ku nuk ka as video duke dhënë lekë, as foto duke shpërndarë lekë, as inçizime, pra asgjë komprementuese, por veçse e kanë ndaluar personin në fjalë dhe i kanë gjetur 180 mijë lek të vjetra.

Dhe duke e ditur se qenka militant me LSI e paskan fotografuar me 180 mijë lekë në makinë dhe e kanë dërguar në rajonin e policisë. Më pas mënjëherë kanë shpërndarë lajmin në media se “dyshojmë se mund të blinte vota!”. Dhe e kanë shoqëruar lajmin me një foto të tij me Ilir Metën.

Djallëzi e paparë dhe produkt gebelsian fushate kundër kundërshtarit politik duke përdorur policinë e shtetit dhe shumicën e mediave që mezi presin të miklojnë kryeministrin me një lajm të tillë antiLSI. Po kështu nuk jam aspak dakort edhe me Nasip Naçon, kandidatin e LSI në Berat ku mbrëmë nisi një letër ambasadorit LU dhe prokurorit të përgjithshëm se ” po blihen vota në Berat!”. Por foto apo video apo emra nuk kishte.

Edhe unë mund të them nga inati fjala vjen se Ben Blushi po blen vota në fshatin tim të lindjes në Spiten, Lezhë, vetëm se ish-shoferi im që tani ka kaluar me LIBRA, Pjetër Lini kaloi nëpër fshatin Spiten me një makinë të kohës se “Koha Jone”!

Natyrisht që vota po blihen sot dhe do blihen edhe nesër. Bile edhe komisionerë dhe numërues natën e së dielës. Por duhen organet kompetente të specializuara apo edhe policia e shtetit të jenë e barazlarguar nga partitë e ku të arrestojë këdo që kapet me fakte; qoftë i LSI, PD, PDIU, PSD apo PS.

Bosët e mëdhënjë të drogës, të cilët nuk dalin në skenë direkt, po hedhin miliona euro. Por, fatkeqsisht, ka informacone (po e bëj edhe unë si policia e Vermoshit!) se shumica e tyre kanë bashkëpunim me PS-në dhe me një pjesë të konsiderueshme të policisë shtetit. Kjo mbetet e rrezikshme. Ky është deformim skandaloz i votës popullore. Këtu, në këtë rast, demokracia rrezikohet seriozisht.

Por finesa e lojës së grupit kryeministror është se nga njera anë ndalojnë këta fakirat me 180 mijë lekë në xhep dhe bëjnë namin në media për të denigruar iks parti, kurse nga ana tjetër bosë, deputetë-bosë apo bosë kriminela me dhjetra milionë euro shëtisin me makina të shtrenjta dhe i kanë plot e përplot me euro 20-she, 50-she dhe 100-she të cilat shpërdahen nëpër katunde, por nuk guxon polic t’i ndalojë. Nuk ndalohen se e kanë “policin” në vend të parë!

E fundit, mëqënëse po ndalojnë me dyshime njërëz të LSI apo PD, që po blejnë vota vetëm se kanë në makinë 180 mijë lek të vjetra apo 200 mijë, me ndaloni edhe mua policë të nderuar, pasi kur të më kontrolloni sot kam 255 mijë lekë të vjetra në makinë. Deri pasdite me keni në Spiten në Lezhë. Mirë është të më ndaloni diku afër rrugës së Rinasit, pasi nuk e duroj dot shoqërimin me furgonin e policisë në rrugë të gjata!

Lajmin mos e nisni në media, pasi mezi presin dhe e japin vetë si lajm të parë disa televizione edviniste dhe lejendërtuese maviniste, të cilët e dredhin me çdo pushtet.

Mos harroni kur të më kontrolloni, kam fiks 255 mijë lekë! Po ndalova te restorant “Diella” do më mbeten vetëm 55 mijë.
A mund ta blejë një votë me kaq sa mbeten?!

Po blinte votat, zbulohet shuma e parave që iu kapën doganierit të LSI-së


U kap me listë votuesish dhe thes me para, zbulohen fotot e shkodranit me Ilir Metën


Vetëm pak orë kanë mbetur nga nisja e proçesit të votimit për zgjedhjet e 25 qershorit, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit u raportuan dy raste shkeljesh në Shkodër dhe në Vlorë.

Në të dy rastet, militantët e partive po “dërdhnin dorën e fundit” për të blerë votat e mbetura.


Rasti më flagrant ishte në Shkodër ku dy militantë të LSI-së, njëri prej tyre me detyrë doganier, u kapën me sasi të konsiderueshme parash dhe me listë votuesish.

Sipas policisë këta shtetas u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA 797 MK u konstatua një listë votuesish si dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues Izmir Bushaj u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xhyher Bushaj i cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje" e "Korrupsioni pasiv në zgjedhje". /albeu.com/

Lista dhe thes me para, fotoja nxjerr zbuluar doganierin e arrestuar në Shkodër

http://www.albeu.com/kryetitull/lista-dhe-thes-me-para-fotoja-nxjerr-zbuluar-doganierin-e-arrestuar-ne-shkoder-foto-lajm/315292/

Plas blerja e votave, pas Shkodrës arrestohen edhe tre në Vlorë Xhyher dhe Izmir Bushaj u arrestuan mesditën e sotme në Shkodër, ndërsa policia njofton se në makinë iu gjetën një listë votuesish si edhe shuma të mëdha parash.

Bushaj identifikohet si mbështetës i LSI-së, ndërsa në rrjetet sociale ka shpërndarë foton me presidentin e zgjedhur Ilir Meta gjatë aktiviteteve të kësaj partie.

Koincidencë apo jo, pak kohë më parë ai ka shpërndarë foton e një makine të mbushur plot me para, ndërsa sot u arrestua pikërisht me akuzën se po blinte vota dhe në makinë kishte shuma të mëdha parash.

Njoftimi i policisë
Sot, Policia e Shkodrës mori informacion në rrugë operative se në fshatin Kullaj dhe Ura e Mesit disa persona me një automjet tip Hunday me targa AA 797 MK dyshohej se kishin një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blejrjen e votës.

Si pasojë e veprimeve profesionale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit:

I. B. vjec 26, banues në Kullaj, Shkodër, me detyrë doganier në doganën e Vermoshit.

Xh. B. 30 vjeç, banues në Drisht, Shkodër

Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues I.B. u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shperndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” e “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” të parashikuara nga nenet 328/a/b i Kodit Penal.

Shtëpia Botuese ” Klubi i Poezisë ” publikon vëllimin poetik ” Fati i qyteteve të vogla” të autores Fiqirete Kukli.






Shtëpia Botuese ” Klubi i Poezisë ” publikon vëllimin poetik ” Fati i qyteteve të vogla” të autores Fiqirete Kukli.
 
FATI I QYTETEVE TË VOGLA
Ne luteshim gjithmonë
Të ndaleshin njerzit në qytetin tonë
Luteshim
Por ata kalonin mes për mes dhe iknin
Iknin, nuk ndalonin.

Ne shpesh ndjeheshim pak
Ndjeheshim të vegjël
Ndjeheshim të pamjaftueshëm
Dhe donim të tjerë njerëz të ndaleshin në qytetin tonë
Sepse qyteti i vogël ish
Por zemrën të madh e kish.

Udhëtarët na dukeshin si pjesë e jona
Na përshëndesnin me bori makinash të rralla
Ikjen si trishtim linin për ne
Për qytetin tonë të vogël me zemër të madhe.

Si Shkumbini, edhe udhëtarët
Kalonin nëpër ne dhe iknin
Duke marrë me vete ëndrrat dhe shpresat tona
Duke shkruar fatin e qyteteve të vogla.

(Duke uruar autoren Fiqirete Kukli, njoftojmë miqtë se ky libër botuar nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”, sot doli nga shtypi dhe është në dorë të lexuesit.



*****


Poezi nga Fiqirete Kukli



Kështu jam unë!

Jam unë ndryshe, apo bota ku jetoj është e çmendur!
Bëj unë pak, apo njerzit nuk kënaqen me atë që unë mundem!
Jap unë pak, apo njerzit dinë vetëm të marrin e jo të japin!
Të përdor maska, apo të kem fytyrën time!
epo…, në dreq, unë jam kjo që jam
dhe nuk kam për të ndryshuar për asgjë dhe për askënd në botë.

Nuk do përdor maska, për t’ ju përshtatur unë botës!
Kam forcë të ngrihem pas çdo rrëzimi
Kam besim tek forcat e mia
Mund të humbas beteja,
por Lufta vazhdon!!!



Unë dua të jem e lumtur!

Të marr guximin të shtrëngoj zemrën fort
Të detyroj sytë të thajnë lotët
Të kap duart fort me njëra –tjetrën, që mos të dridhen
Ti them e rithem vetes, me zë dhe pa zë,
që unë jam e fortë
E duke veshur buzëqeshjen më të bukur,
që unë di të dhuroj
Do përballem me ty, o botë!
Për të mbrojtur botën time!!

Nuk e njoh botën time
Je munduar të kuptosh!?
Po a je munduar ndonjëherë të më kuptosh!?
E ndien si rreh zemra ime?
Je përpjekur ndonjëherë të kuptosh rrahjet e saj!?
Je përpjekur ndonjëherë të kapësh lotët e zemrës dhe ti fshish!?
E njeh ti botën time!?
Nuk arrite ta njohësh asnjëherë!!!



Natyrë!

Më rrëmbëllen pranvera në vorbullën e saj
Futem në lendina e mes lulesh rri
Më vjen keq të këpus lulen e pafaj
Ajo është e bukur, si një poezi!



Ngri zërin!

Synë e nxirë ta pashë sot shoqe
Kokën nuk e ngrije dot
Vështrimin nga unë e hoqe
Në faqe të rridhnin lot.

Punon shumë, ti,ditë e natë
Ai rri në kafene
Kthehet në shtëpi i pirë tapë
Ulëret e prapë të rreh!

Ngrije zërin fort, bërtit
Nga” bota” mos ki turp
Ajo rri e mban sehir
Kur mbi ty ngrihet dhunë!

Rexhep Shahu:Kuçedra që ia ndal ujin kamzës


Na ka mbetë droga pa shitë. 
Kush na siguron shitjen e drogës, merr votat tona.


Fotografia e Rexhep Shahu

Kundër ujkut të fortë behën bashkë qen e zagarë...
 Ndërsa  shkrimtari i mirënjohur zt. Rexhep Shahu do të flet me shkurt se parafolësit dhe do të gënjejë me pak se ata... Ju sigurojë për këtë!

Ne kete foto është Falmur L. Hoxha  qe aktualisht eshte kandidat per deputet i Partise Demokratike ne Tiranë. 

Ndërsa publicisti,gazetari,shkrimtari i mirënjohur shqiptar zt.Rexhep Shahu është  në fushatë përditë me te. Nuk mund të fshihem nën këmishë. Jam në fushatë për tu thënë mundësisht të gjithë njerzëve se Flamuri është njeri i mrekullueshëm dhe se parlamenti me njerëz të tillë bëhet i dinjitetshëm.
Për cilësitë njerëzore që ka, për shpirtin e tij, për humanizmin, për përkushtimin ndaj njerëzeve, unë krenohem që e kam mik dhe ai do t'i bënte nder cilësdo partie politike.
Flamur Hoxha është njeri fjalë paktë, i matur, i ndërshem, që të sheh në sy, që e pyet tjetrin, si je, dhe pret t'ia dëgjojë edhe përgjigjen, që nuk bën sikur të dëgjon, sikur të respekton, sikur të ndëron por që di të dëgjojë, di te respektojë, di të ndërojë.




Sa më shumë që afrohet dita e votimeve të 25 qershorit 2017, aq më pak ujë rrjedh në rubinetat e kamzalijve, aq më shumë shkurtohet koha që rrjedh ujë në rubinetat e familjarëve në Bathore e në mjaft zona të tjera të Bashkisë Kamëz.



Ndalet uji në vitin 2017! Ndalet për ndëshkim, për dënim!

E ndal kuçedra qeveri që nuk i don barabar e njëlloj shtetasit e vet, që i sheh si të njerkës banorët e Kamzës, banorët e përtej lumit të Tiranës, “malokët” e “çeçenët” e dikurshëm të cilëve nuk u han palla, si për inat të qeverisë, ta ngatërrojnë gjithë ditën e natën “q” me “ç”.

Irritimi i qytetarëve të qytetit të ri të vilave, të qytetarëve që i sollën më shumë se gjithçka vitalitet dhe energji kryeqytetit, siç thoshte shkrimtari Dritëro Agolli, që socialistët e gradonin patriark, të kësaj qendre të re të zmadhuar me njerëz vitalë të Bathores, Kamzës, Paskuqanit, Laknasit, Valiasit etj etj, po shtohet dhe temperatura e revoltës po rritet.

Akuzat po ashpërsohen përditë e më shumë.

“Deri para ca ditësh kishim 7 orë ujë në ditë, tani nuk kemi asnjë orë ujë në ditë. Shumë familje po detyrohen të blejnë depozita uji. Kjo bëhet me qëllim të dëmtohet Flamur Hoxha e Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit”.

Kjo po ndodh këto ditë zgjedhjesh që njerzit të zemërohen.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, i impenjuar maksimalisht me mish e me shpirt, që humanizmin e mirësinë, solidaritetin me tjetrin e ka mënyrë të jetuari e të menduari, e përjeton rëndë këtë ndëshkim që u bëhet qytetarëve.

I vijnë dhjetra mesazhe nga të njohur e të panjohur, pasi ai ua ka shpërndarë numrin e tij të telefonit gjithë banorëve të Bashkisë Kamëz që ta kenë gjithmonë numrin e tij të telefonit si një derë të çelur ku mund të trokasin, dhe i luten të ndërhyjë për ujë, i luten “ta vrasë” kuçedrën.

Ai ngushtohet prej pamundësisë për zgjidhje urgjente të kësaj kërkese jetike të banorëve për ujë, por ai nuk e zgjat dot dorën sot ta kapë kuçedrën për fyti.

Njerëz të ndryshëm thonë se ujin Bathores ia ka ndaluar kuçedra Edi Rama, kryeministri i vendit. Kuçdra qeveri e ka ndaluar ujin që njerzit të zemërohen me pushtetin vendor të Kamzës, me Bashkinë Kamëz, e cila e ka në vartësi ujësjellësin dhe e administron vetë atë, por ajo administron tubat, matësat, mbledh lekët, po nuk administron ujin në burim. Burimin e ujit e ka Tirana. Kamza ia blen ujin Tiranës. Tirana lëshon aq pika uji sa do. Kuçedra e ka ndalur ujin që njerzit të zemërohen e të votojnë kundër Partisë Demokratike në Kamëz, për arsyen e ditur se Partia Demokratike në Kamëz, Bathore, Paskuqan, Laknas, Valias e në gjithë qendrat e kësaj bashkie ka minierën e vet të pashterrrshme të votave.

Kuçedra e ka ndalur ujin dhe nuk lëshon asnjë ore ujë në ditë për banorët e Bathores e të zonave të tjera gjatë këtyre ditëve zgjedhjesh që njerzit të deshpërohen dhe të votojnë kundër kandidatëve të partisë Demokratike në Kamëz, meqenëse lista e kandidatëve të PD në Kamëz që udhëhiqet nga Flamur Hoxha është shumë cilësore në raport me listat e kundërshtarëve.

Akuzave të banorëve dhe deshpërimit të tyre zërat ngatërrestarë të qeverisë u përgjigjen se nuk është Edi Rama kuçedra që ndal ujin për Bathoren e Kamzën, por është Bashkia e Tiranës e cila nuk i shet ujë Bashkisë Kamëz sa kërkon kjo e fundit. Pronare e ujit qenka Bashkia Tiranë e cila po të dojë ia shet ujin Bashkisë Kamëz dhe më ujin bën politikë e ndërpret sa herë të dojë.

Zëra edhe më ngatërrestarë akoma pëshpërisin se nuk duhet të acarohen aq shumë kandidatët për deputete të PD dhe partiakët e Partisë Demokratike në Kamëz, se si me ujë, si pa ujë, në Bashkinë Kamëz fitojnë gjithmonë kandidatët e Partisë Demokratike.

Por nga ana tjetër, ata që gjuajnë në trekëndësh për gol në finale të botërorit me topin e akuzave, thonë se kuçedra e ndal ujin që kandidati Flamur Hoxha me kolegët Ahmet Prençin, Korab Litën e Vendim Demën, të mos marrin vota më shumë se sa e ka në traditë Partia Demokratike, më shumë se sa ka marrë edhe herët e tjera në këtë rajon bastion që është bërë i tillë falë lirisë e demokracisë, falë Partisë Demokratike.

Kuçedra ndal ujin sepse e di se zemërimi popullor është rritur shumë, nga keqqeverisja, nga mashtrimet e pafundme, nga faturat e borxheve me të cilat qeveria ka ngarkuar shumë familje për energjinë elektrike, nga burgosjet e shumë e shumë njerzve të Bashkisë Kamëz për fatura energjie etj etj, dhe ky zemërim i shtuar pritet që ta shtojë shumë numrin e votave pro Flamur Hoxhës dhe kandidatëve të tjerë të PD, pro numrit 6 të Partisë Demokratike.

Nga gjithë këto akuza që pëshpëriten dhe nuk thuhen me zë por vlojnë e dëgjohen ngado, kuçedra duartroket që e ndal ujin dhe shton me të drejtë pakënaqësitë e njerzve.

Kuçedra duke ndalë ujin ndëshkon banorët e bashkisë Kamëz, ndëshkon Flamur Hoxhën e PD me kandidatët e tjerë, ndëshkon Partinë Demokratike, ndëshkon Bashkinë Kamëz që e ka Partia Demokratike, bashkinë që e blen ujin dhe kuçedra nuk i shet sa don bashkia e sa kërkojnë banorët, cënon imazhin e autoritetin kryetarit të Bashkisë e të Partisë Demokratike në Kamëz, Xhelal Mziu, i cili është bllokuar nga kuçedra kryeministër puthuaj për të gjitha projektet që ia ka paraqitur qeverisë e ajo nuk ia ka financuar duke diskriminuar Kamzën e duke përbuzë banorët e saj.

Kuçedra Edi Rama apo kuçedra qeveri që me ligësi u jep 35 herë më pak fonde banorëve të Bashkisë Kamëz, në raport me Bashkinë Tiranë të cilat i ndan një lumë, siç pohon kryetari Mziu, që len mbi 140 familje në errësirë se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, synon t’ia ulë kuotat Partisë Demokratike.

Maksimumi i ndëshkimit që synon kuçedra që ndal ujin për bashkinë Kamëz, është ta ulë numrin e votave në minierën e votave të Partisë Demokratike, në minierën që quhet Bashkia Kamëz.

Kuçedra bën llogari të ftohtë politike, nuk ka mëshirë, nuk i bëhet vonë pse nuk rrjedh ujë në rubinetat e banorëve të Kamzës e Bathores. Nuk i bëhet vonë kuçedrës për fëmijët e përtej lumit që nuk kanë ujë të pijnë dhe për asgjë. Ajo bën llogari votash. Don të pakësojë votat pro Flamur Hoxhës e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: Kurrë më nuk do të keni kryeministra e deputetë që shkelin mbi djersën tuaj

Partia Demokratike mbyll mbrëmjen e sotme fushatën elektorale të 25 qershorit të 2017  ndërsa tubimi madhështor është duke u organizuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Fotografia e Lulzim Basha
Duke folur në këtë tubim, kreu i PD-së, Lulzim Basha fillimisht kujtoi protestën dhe ‘Çadrën e Lirisë’ dhe më pas bëri thirrje për të votuar për ekonominë dhe programin e PD-së.

Sipas Bashës, e diela është dita e gjykimit popullor për qeverinë dhe Edi Ramën.

Fotografia e Lulzim Basha

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

1 muaj e 10 ditë më parë ishim mbledhur këtu në këtë shesh ku detyruam Republikën e vjetër të kapitullojë dhe të pranojë kushtet tona.

Por unë 1 muaj më parë ju premtova se do të mblidhemi këtu për të thënë të vërtetën. Këtu në këtë shesh vendosim ti jepnim fund planit ogurzi të republikës së vjetër për të vjedhur zgjedhjet.

110 ditë më parë republika e vjetër krekosej për fatkeqësitë. 110 ditë më parë demokratët u ngritën u bashkuan dhe nisën një marshim, ku sot janë të bashkuar shumica dërrmuese e Shqipërisë.
Me vendosmërinë totale për të bërë një hap përpara.

Sa herë demokratët bëjnë një hap përpara Shqipëria bën një hap përpara. Kështu ka qenë kur PD i priu demokracisë, kur i priu anëtarësimit të NATO, kur liberalizuam vizat, dhe kështu do të jetë ditën e diel ku së bashku të themelojmë Republikën e re.


Fotografia e Lulzim Basha

Shqipëria na priste, Shqipëria na kërkonte, bota pret ndryshimin, A jeni gati?


 Ditën e diel bashkimi i shqiptarëve do ti jap fund me votë republikës së korrupsionit dhe krimit, njeriut që vuri timonin e tij mbi interesin e çdo shqiptari.

Njeriu i cili për pushtetin e tij kriminalizoi shtetin e mbushi Shqipërinë me drogë, ky është kryeministri i 4 viteve që shkuan, kryeministri të cilin ju do ta largoni me votë ditën e diel.


Fotografia e Lulzim Basha

Rama erdhi në pushtet para 4 vitesh duke premtuar 300 mijë vende pune, shëndetësi fale, asnjë vend të ri pune nuk hapi dot, Shqipëria u bulua nga droga, Shëndetësia në kolaps, arsimi në kaos.

Edi Rama pati në 4 vite, miliarda euro por i harxhoi ato për bandën e tij.

Ai në pushtet erdhi nga Tritoli.

Edi Rama dhe Partia e tij e Tritolit nuk e meriton votën e popullit shqiptar!


Partia Demokratike mbyll mbrëmjen e sotme fushatën elektorale të 25 qershorit, ndërsa tubimi madhështor është duke u organizuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.


Ditën e diel është dita për gjykimin popullor me votë.
Kurrë më nuk do të keni kryeministra që krekosen mbi dinjitetin tuaj, deputetë që shkelin mbi djersën tuaj, ju meritoni dhe do të keni kryeministrin e qytetarëve dhe kryeministrin e ekonomisë.
Ekonomia është çështja kryesore për të cilin vendosim ne çdo të diel.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...