Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/06/24

Po blinte votat, zbulohet shuma e parave që iu kapën doganierit të LSI-së


U kap me listë votuesish dhe thes me para, zbulohen fotot e shkodranit me Ilir Metën


Vetëm pak orë kanë mbetur nga nisja e proçesit të votimit për zgjedhjet e 25 qershorit, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit u raportuan dy raste shkeljesh në Shkodër dhe në Vlorë.

Në të dy rastet, militantët e partive po “dërdhnin dorën e fundit” për të blerë votat e mbetura.


Rasti më flagrant ishte në Shkodër ku dy militantë të LSI-së, njëri prej tyre me detyrë doganier, u kapën me sasi të konsiderueshme parash dhe me listë votuesish.

Sipas policisë këta shtetas u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA 797 MK u konstatua një listë votuesish si dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues Izmir Bushaj u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xhyher Bushaj i cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje" e "Korrupsioni pasiv në zgjedhje". /albeu.com/

Lista dhe thes me para, fotoja nxjerr zbuluar doganierin e arrestuar në Shkodër

http://www.albeu.com/kryetitull/lista-dhe-thes-me-para-fotoja-nxjerr-zbuluar-doganierin-e-arrestuar-ne-shkoder-foto-lajm/315292/

Plas blerja e votave, pas Shkodrës arrestohen edhe tre në Vlorë Xhyher dhe Izmir Bushaj u arrestuan mesditën e sotme në Shkodër, ndërsa policia njofton se në makinë iu gjetën një listë votuesish si edhe shuma të mëdha parash.

Bushaj identifikohet si mbështetës i LSI-së, ndërsa në rrjetet sociale ka shpërndarë foton me presidentin e zgjedhur Ilir Meta gjatë aktiviteteve të kësaj partie.

Koincidencë apo jo, pak kohë më parë ai ka shpërndarë foton e një makine të mbushur plot me para, ndërsa sot u arrestua pikërisht me akuzën se po blinte vota dhe në makinë kishte shuma të mëdha parash.

Njoftimi i policisë
Sot, Policia e Shkodrës mori informacion në rrugë operative se në fshatin Kullaj dhe Ura e Mesit disa persona me një automjet tip Hunday me targa AA 797 MK dyshohej se kishin një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blejrjen e votës.

Si pasojë e veprimeve profesionale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit:

I. B. vjec 26, banues në Kullaj, Shkodër, me detyrë doganier në doganën e Vermoshit.

Xh. B. 30 vjeç, banues në Drisht, Shkodër

Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues I.B. u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shperndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” e “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” të parashikuara nga nenet 328/a/b i Kodit Penal.

Shtëpia Botuese ” Klubi i Poezisë ” publikon vëllimin poetik ” Fati i qyteteve të vogla” të autores Fiqirete Kukli.






Shtëpia Botuese ” Klubi i Poezisë ” publikon vëllimin poetik ” Fati i qyteteve të vogla” të autores Fiqirete Kukli.
 
FATI I QYTETEVE TË VOGLA
Ne luteshim gjithmonë
Të ndaleshin njerzit në qytetin tonë
Luteshim
Por ata kalonin mes për mes dhe iknin
Iknin, nuk ndalonin.

Ne shpesh ndjeheshim pak
Ndjeheshim të vegjël
Ndjeheshim të pamjaftueshëm
Dhe donim të tjerë njerëz të ndaleshin në qytetin tonë
Sepse qyteti i vogël ish
Por zemrën të madh e kish.

Udhëtarët na dukeshin si pjesë e jona
Na përshëndesnin me bori makinash të rralla
Ikjen si trishtim linin për ne
Për qytetin tonë të vogël me zemër të madhe.

Si Shkumbini, edhe udhëtarët
Kalonin nëpër ne dhe iknin
Duke marrë me vete ëndrrat dhe shpresat tona
Duke shkruar fatin e qyteteve të vogla.

(Duke uruar autoren Fiqirete Kukli, njoftojmë miqtë se ky libër botuar nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”, sot doli nga shtypi dhe është në dorë të lexuesit.



*****


Poezi nga Fiqirete Kukli



Kështu jam unë!

Jam unë ndryshe, apo bota ku jetoj është e çmendur!
Bëj unë pak, apo njerzit nuk kënaqen me atë që unë mundem!
Jap unë pak, apo njerzit dinë vetëm të marrin e jo të japin!
Të përdor maska, apo të kem fytyrën time!
epo…, në dreq, unë jam kjo që jam
dhe nuk kam për të ndryshuar për asgjë dhe për askënd në botë.

Nuk do përdor maska, për t’ ju përshtatur unë botës!
Kam forcë të ngrihem pas çdo rrëzimi
Kam besim tek forcat e mia
Mund të humbas beteja,
por Lufta vazhdon!!!



Unë dua të jem e lumtur!

Të marr guximin të shtrëngoj zemrën fort
Të detyroj sytë të thajnë lotët
Të kap duart fort me njëra –tjetrën, që mos të dridhen
Ti them e rithem vetes, me zë dhe pa zë,
që unë jam e fortë
E duke veshur buzëqeshjen më të bukur,
që unë di të dhuroj
Do përballem me ty, o botë!
Për të mbrojtur botën time!!

Nuk e njoh botën time
Je munduar të kuptosh!?
Po a je munduar ndonjëherë të më kuptosh!?
E ndien si rreh zemra ime?
Je përpjekur ndonjëherë të kuptosh rrahjet e saj!?
Je përpjekur ndonjëherë të kapësh lotët e zemrës dhe ti fshish!?
E njeh ti botën time!?
Nuk arrite ta njohësh asnjëherë!!!



Natyrë!

Më rrëmbëllen pranvera në vorbullën e saj
Futem në lendina e mes lulesh rri
Më vjen keq të këpus lulen e pafaj
Ajo është e bukur, si një poezi!



Ngri zërin!

Synë e nxirë ta pashë sot shoqe
Kokën nuk e ngrije dot
Vështrimin nga unë e hoqe
Në faqe të rridhnin lot.

Punon shumë, ti,ditë e natë
Ai rri në kafene
Kthehet në shtëpi i pirë tapë
Ulëret e prapë të rreh!

Ngrije zërin fort, bërtit
Nga” bota” mos ki turp
Ajo rri e mban sehir
Kur mbi ty ngrihet dhunë!

Rexhep Shahu:Kuçedra që ia ndal ujin kamzës


Na ka mbetë droga pa shitë. 
Kush na siguron shitjen e drogës, merr votat tona.


Fotografia e Rexhep Shahu

Kundër ujkut të fortë behën bashkë qen e zagarë...
 Ndërsa  shkrimtari i mirënjohur zt. Rexhep Shahu do të flet me shkurt se parafolësit dhe do të gënjejë me pak se ata... Ju sigurojë për këtë!

Ne kete foto është Falmur L. Hoxha  qe aktualisht eshte kandidat per deputet i Partise Demokratike ne Tiranë. 

Ndërsa publicisti,gazetari,shkrimtari i mirënjohur shqiptar zt.Rexhep Shahu është  në fushatë përditë me te. Nuk mund të fshihem nën këmishë. Jam në fushatë për tu thënë mundësisht të gjithë njerzëve se Flamuri është njeri i mrekullueshëm dhe se parlamenti me njerëz të tillë bëhet i dinjitetshëm.
Për cilësitë njerëzore që ka, për shpirtin e tij, për humanizmin, për përkushtimin ndaj njerëzeve, unë krenohem që e kam mik dhe ai do t'i bënte nder cilësdo partie politike.
Flamur Hoxha është njeri fjalë paktë, i matur, i ndërshem, që të sheh në sy, që e pyet tjetrin, si je, dhe pret t'ia dëgjojë edhe përgjigjen, që nuk bën sikur të dëgjon, sikur të respekton, sikur të ndëron por që di të dëgjojë, di te respektojë, di të ndërojë.




Sa më shumë që afrohet dita e votimeve të 25 qershorit 2017, aq më pak ujë rrjedh në rubinetat e kamzalijve, aq më shumë shkurtohet koha që rrjedh ujë në rubinetat e familjarëve në Bathore e në mjaft zona të tjera të Bashkisë Kamëz.



Ndalet uji në vitin 2017! Ndalet për ndëshkim, për dënim!

E ndal kuçedra qeveri që nuk i don barabar e njëlloj shtetasit e vet, që i sheh si të njerkës banorët e Kamzës, banorët e përtej lumit të Tiranës, “malokët” e “çeçenët” e dikurshëm të cilëve nuk u han palla, si për inat të qeverisë, ta ngatërrojnë gjithë ditën e natën “q” me “ç”.

Irritimi i qytetarëve të qytetit të ri të vilave, të qytetarëve që i sollën më shumë se gjithçka vitalitet dhe energji kryeqytetit, siç thoshte shkrimtari Dritëro Agolli, që socialistët e gradonin patriark, të kësaj qendre të re të zmadhuar me njerëz vitalë të Bathores, Kamzës, Paskuqanit, Laknasit, Valiasit etj etj, po shtohet dhe temperatura e revoltës po rritet.

Akuzat po ashpërsohen përditë e më shumë.

“Deri para ca ditësh kishim 7 orë ujë në ditë, tani nuk kemi asnjë orë ujë në ditë. Shumë familje po detyrohen të blejnë depozita uji. Kjo bëhet me qëllim të dëmtohet Flamur Hoxha e Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit”.

Kjo po ndodh këto ditë zgjedhjesh që njerzit të zemërohen.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, i impenjuar maksimalisht me mish e me shpirt, që humanizmin e mirësinë, solidaritetin me tjetrin e ka mënyrë të jetuari e të menduari, e përjeton rëndë këtë ndëshkim që u bëhet qytetarëve.

I vijnë dhjetra mesazhe nga të njohur e të panjohur, pasi ai ua ka shpërndarë numrin e tij të telefonit gjithë banorëve të Bashkisë Kamëz që ta kenë gjithmonë numrin e tij të telefonit si një derë të çelur ku mund të trokasin, dhe i luten të ndërhyjë për ujë, i luten “ta vrasë” kuçedrën.

Ai ngushtohet prej pamundësisë për zgjidhje urgjente të kësaj kërkese jetike të banorëve për ujë, por ai nuk e zgjat dot dorën sot ta kapë kuçedrën për fyti.

Njerëz të ndryshëm thonë se ujin Bathores ia ka ndaluar kuçedra Edi Rama, kryeministri i vendit. Kuçdra qeveri e ka ndaluar ujin që njerzit të zemërohen me pushtetin vendor të Kamzës, me Bashkinë Kamëz, e cila e ka në vartësi ujësjellësin dhe e administron vetë atë, por ajo administron tubat, matësat, mbledh lekët, po nuk administron ujin në burim. Burimin e ujit e ka Tirana. Kamza ia blen ujin Tiranës. Tirana lëshon aq pika uji sa do. Kuçedra e ka ndalur ujin që njerzit të zemërohen e të votojnë kundër Partisë Demokratike në Kamëz, për arsyen e ditur se Partia Demokratike në Kamëz, Bathore, Paskuqan, Laknas, Valias e në gjithë qendrat e kësaj bashkie ka minierën e vet të pashterrrshme të votave.

Kuçedra e ka ndalur ujin dhe nuk lëshon asnjë ore ujë në ditë për banorët e Bathores e të zonave të tjera gjatë këtyre ditëve zgjedhjesh që njerzit të deshpërohen dhe të votojnë kundër kandidatëve të partisë Demokratike në Kamëz, meqenëse lista e kandidatëve të PD në Kamëz që udhëhiqet nga Flamur Hoxha është shumë cilësore në raport me listat e kundërshtarëve.

Akuzave të banorëve dhe deshpërimit të tyre zërat ngatërrestarë të qeverisë u përgjigjen se nuk është Edi Rama kuçedra që ndal ujin për Bathoren e Kamzën, por është Bashkia e Tiranës e cila nuk i shet ujë Bashkisë Kamëz sa kërkon kjo e fundit. Pronare e ujit qenka Bashkia Tiranë e cila po të dojë ia shet ujin Bashkisë Kamëz dhe më ujin bën politikë e ndërpret sa herë të dojë.

Zëra edhe më ngatërrestarë akoma pëshpërisin se nuk duhet të acarohen aq shumë kandidatët për deputete të PD dhe partiakët e Partisë Demokratike në Kamëz, se si me ujë, si pa ujë, në Bashkinë Kamëz fitojnë gjithmonë kandidatët e Partisë Demokratike.

Por nga ana tjetër, ata që gjuajnë në trekëndësh për gol në finale të botërorit me topin e akuzave, thonë se kuçedra e ndal ujin që kandidati Flamur Hoxha me kolegët Ahmet Prençin, Korab Litën e Vendim Demën, të mos marrin vota më shumë se sa e ka në traditë Partia Demokratike, më shumë se sa ka marrë edhe herët e tjera në këtë rajon bastion që është bërë i tillë falë lirisë e demokracisë, falë Partisë Demokratike.

Kuçedra ndal ujin sepse e di se zemërimi popullor është rritur shumë, nga keqqeverisja, nga mashtrimet e pafundme, nga faturat e borxheve me të cilat qeveria ka ngarkuar shumë familje për energjinë elektrike, nga burgosjet e shumë e shumë njerzve të Bashkisë Kamëz për fatura energjie etj etj, dhe ky zemërim i shtuar pritet që ta shtojë shumë numrin e votave pro Flamur Hoxhës dhe kandidatëve të tjerë të PD, pro numrit 6 të Partisë Demokratike.

Nga gjithë këto akuza që pëshpëriten dhe nuk thuhen me zë por vlojnë e dëgjohen ngado, kuçedra duartroket që e ndal ujin dhe shton me të drejtë pakënaqësitë e njerzve.

Kuçedra duke ndalë ujin ndëshkon banorët e bashkisë Kamëz, ndëshkon Flamur Hoxhën e PD me kandidatët e tjerë, ndëshkon Partinë Demokratike, ndëshkon Bashkinë Kamëz që e ka Partia Demokratike, bashkinë që e blen ujin dhe kuçedra nuk i shet sa don bashkia e sa kërkojnë banorët, cënon imazhin e autoritetin kryetarit të Bashkisë e të Partisë Demokratike në Kamëz, Xhelal Mziu, i cili është bllokuar nga kuçedra kryeministër puthuaj për të gjitha projektet që ia ka paraqitur qeverisë e ajo nuk ia ka financuar duke diskriminuar Kamzën e duke përbuzë banorët e saj.

Kuçedra Edi Rama apo kuçedra qeveri që me ligësi u jep 35 herë më pak fonde banorëve të Bashkisë Kamëz, në raport me Bashkinë Tiranë të cilat i ndan një lumë, siç pohon kryetari Mziu, që len mbi 140 familje në errësirë se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, synon t’ia ulë kuotat Partisë Demokratike.

Maksimumi i ndëshkimit që synon kuçedra që ndal ujin për bashkinë Kamëz, është ta ulë numrin e votave në minierën e votave të Partisë Demokratike, në minierën që quhet Bashkia Kamëz.

Kuçedra bën llogari të ftohtë politike, nuk ka mëshirë, nuk i bëhet vonë pse nuk rrjedh ujë në rubinetat e banorëve të Kamzës e Bathores. Nuk i bëhet vonë kuçedrës për fëmijët e përtej lumit që nuk kanë ujë të pijnë dhe për asgjë. Ajo bën llogari votash. Don të pakësojë votat pro Flamur Hoxhës e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: Kurrë më nuk do të keni kryeministra e deputetë që shkelin mbi djersën tuaj

Partia Demokratike mbyll mbrëmjen e sotme fushatën elektorale të 25 qershorit të 2017  ndërsa tubimi madhështor është duke u organizuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Fotografia e Lulzim Basha
Duke folur në këtë tubim, kreu i PD-së, Lulzim Basha fillimisht kujtoi protestën dhe ‘Çadrën e Lirisë’ dhe më pas bëri thirrje për të votuar për ekonominë dhe programin e PD-së.

Sipas Bashës, e diela është dita e gjykimit popullor për qeverinë dhe Edi Ramën.

Fotografia e Lulzim Basha

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

1 muaj e 10 ditë më parë ishim mbledhur këtu në këtë shesh ku detyruam Republikën e vjetër të kapitullojë dhe të pranojë kushtet tona.

Por unë 1 muaj më parë ju premtova se do të mblidhemi këtu për të thënë të vërtetën. Këtu në këtë shesh vendosim ti jepnim fund planit ogurzi të republikës së vjetër për të vjedhur zgjedhjet.

110 ditë më parë republika e vjetër krekosej për fatkeqësitë. 110 ditë më parë demokratët u ngritën u bashkuan dhe nisën një marshim, ku sot janë të bashkuar shumica dërrmuese e Shqipërisë.
Me vendosmërinë totale për të bërë një hap përpara.

Sa herë demokratët bëjnë një hap përpara Shqipëria bën një hap përpara. Kështu ka qenë kur PD i priu demokracisë, kur i priu anëtarësimit të NATO, kur liberalizuam vizat, dhe kështu do të jetë ditën e diel ku së bashku të themelojmë Republikën e re.


Fotografia e Lulzim Basha

Shqipëria na priste, Shqipëria na kërkonte, bota pret ndryshimin, A jeni gati?


 Ditën e diel bashkimi i shqiptarëve do ti jap fund me votë republikës së korrupsionit dhe krimit, njeriut që vuri timonin e tij mbi interesin e çdo shqiptari.

Njeriu i cili për pushtetin e tij kriminalizoi shtetin e mbushi Shqipërinë me drogë, ky është kryeministri i 4 viteve që shkuan, kryeministri të cilin ju do ta largoni me votë ditën e diel.


Fotografia e Lulzim Basha

Rama erdhi në pushtet para 4 vitesh duke premtuar 300 mijë vende pune, shëndetësi fale, asnjë vend të ri pune nuk hapi dot, Shqipëria u bulua nga droga, Shëndetësia në kolaps, arsimi në kaos.

Edi Rama pati në 4 vite, miliarda euro por i harxhoi ato për bandën e tij.

Ai në pushtet erdhi nga Tritoli.

Edi Rama dhe Partia e tij e Tritolit nuk e meriton votën e popullit shqiptar!


Partia Demokratike mbyll mbrëmjen e sotme fushatën elektorale të 25 qershorit, ndërsa tubimi madhështor është duke u organizuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.


Ditën e diel është dita për gjykimin popullor me votë.
Kurrë më nuk do të keni kryeministra që krekosen mbi dinjitetin tuaj, deputetë që shkelin mbi djersën tuaj, ju meritoni dhe do të keni kryeministrin e qytetarëve dhe kryeministrin e ekonomisë.
Ekonomia është çështja kryesore për të cilin vendosim ne çdo të diel.

Rexhep Shahu : Me tritol erdhi në pushtet Edi Rama



Keni harruar se si shperthente tritoli, si shembeshin ndertimet? Qeveri e vertete tritoli, me kallaj qe i shndriste si kurre here tjeter, por kallaj ishte, shkelqeim prej kallaji ishte.

Harruat se si policet mbanin ne krahe makinat e kompjuterat e kazinove, te llotove sportive? Jo per zhdukjen e ketij biznesi rrenues te familjeve por qe te njihte qeni te zotin e ri.

Harruat se si u be nami per kuponat tatimor te kefeneve, te shitesve te frutave e perimeve? Ne dogane jooo, nuk ka probleme evazioni atje, por te kafet e prasshitesit ka evazion. Ju kujtohet kur gjobiste deri 5 milione leke prindin ne dyqanin e familjes, pse femija e zevendesonte prindin kur ai shkonte te bente shurren.

Te gjithe shpresuam se do vihet rregull, se nuk do te toleroje shteti me faturat. Por u mbars mali e polli mi, ia mori muti shalet qeverise Rama.

Ju kujtohet reprezalja per ndalimin e duhanit ne vende publike.

 U gezuam shume se me ne fund po zbatohet nje ligj, vetem nje ligj. Ishte stine, apo shou stine derisa u be problem se ra shitja e cigareve.

Ju kujtohet gurguleja per rrypat e sigurimit?

 Une kam besuar se vetem kete gje ta bente Edi Rama, do te ishte mjaft per qeverine e tij. Por beri nje vrime ne uje.

Ca muaj nuk shihje kend pa rryp sigurimi, tani nuk mbajne njerzit as rryp pantallonash. Do te thote qeveria beri nje vrime ne uje, te fortet nuk vene rrypin e sigurimit dhe policia hesht nga frika e telefonatave.

Ju kujtohet terrori per zbatimin e ligjit per pagesat e energjise elektrike. Te gjithe u revoltuan se te gjithe ne nje menyre a tjeter u ndeshkuan.

Por fyerja ishte e rende kur burgoseshin njerez te pamundur, te vobekte, te semure, njerez qe as dje as sot as neser nuk do te kene mundesi ta paguajne energjine elektrike dhe qe shteti duhet t’ua jape falas.

E harruam burgun, sollrollatjet neper gjykata, prokurori. E harruam se sa familje jane debitore.

 Une jam knaqe qe te paguajne te gjithe sepse ata qe kane paguar jane diskriminuar dhe jane quajte budallej, por jam trishtuar kur jane burgose te vobektit.

PO 300 fishimin e Lazaratit e harruat kaq shpejt. Une e di se nuk e perdorni drogen, por qe ju ta perkedhelni nga supet me voten tuaj nje qeveri qe e ka bere vendin kanabistan, kete nuk arrij ta pertyp.

Po degjoj shpesh te thuhet”ani, mire, i dime te gjitha, por eshte muti yne, eshte bytha jone, do ta votojme. Mjafton qe nuk eshte malok”.

Ani votojeni Edi Ramen meqenese eshte bytha juaj.

Por nje gje mos e harroni kurre, ju qe e votoni ate dhe filozofine e tij qeverisese, menyren e tij te qeverimit, qe te aftet i debon dhe zgjedh me te paaftet, qe qeveris me shoket e vetem shoket e njohur, qe premton qiejt e nuk mban asnje premtim, qe mashtron pa pike turpi, qe u hedh trute e gomarit kur kerkon ta bejme Enver qe te qeverise vetem si Enveri, pra, ani votojeni Edi Ramen, por mos e harroni kurre se maloket nuk shuhen, nuk zhduken, nuk shperbehen, nuk deformohen, mbijetojne. Kur them maloket, kam parasysh gjithe Shqiperine e gjelber, gjithe Shqiperine kodrinore malore, pervec Bllokut ku enverizmi rritet gjirizeve.

2017/06/18

Letër nga Tirana: “17 LIBRAT E BOTUAR, DËSHMOJNË PUNËN TIME SHUMËVJEÇARE E TË PALODHUR, PËRPARA TË VËRTETAVE, QË UNË KAM PËRJETUAR...”



(Bisedë me poeten dhe shkrimtaren Bajame Hoxha-Çeliku, krijuese e përndjekur nga diktatura dhe tani emigrante, në Belgjikë)
Nga: Prof. Murat Gecaj
        publicist e studiues 
1. Kënaqësi, që po e zhvillojmë bashkë këtë Bisedë, mike Bajame edhe nga fakti, se jemi nga e njëjta krahinë, me origjinë nga Malësia e Gjakovës (Tropoja).Pra, në fillim, dëshirojmë të dimë diçka për vendlindjen, fëmijërinë e shkollimin tënd…
-Profesor Gecaj, ju falënderoj për dëshirën e madhe, që tregoni për të shkruar e treguar, në pak rreshta, historinë e jetës së familjes sime dhe, njëkohësisht, të shkuarën tonë të hidhur! Familja e tim shoqi është nga Malësia e Gjakovës dhe pikërisht janë Hoxhajt e Gashit të Gurit dhe trashëgimtare e denjë e heroit legjendar, Avdulla Hoxha. Atë e varën pushtuesit osmanë në litar, më 1910, si prijës i kryengritjeve kundër pushtimit shekullor të tyre. Kjo ndodhi, pikërisht, dy vjet para shpalljes së Pavarësisë, ku mejteplitë do ta provokonin para litarit: “Hoxhë, sa sharte ka Turqia?”Ndërsa fjala e fundit e  tij ishte: “Me takat, lum zotnia...pesë manxerrja... e gjashtë alltia!/ E, t’kisha pasë veç nji me veti.../ do m’kish shku/ zani te mbreti!”. Atëherë, këto vargje, të dala nga zemra burrërore e heroit dhe trimëritë e tij të pashoqe, rapsodët e kohës i ngritën në shtatë këngë, në Kosovë dhe në një përmendore të pavdekshme, për Avdulla Hoxhën e Gashit të Gurit. Pra, edhe pse ishte një nga familjet më në zë të kohës, e trimave të Malësisë së Gjakovës e më gjerë, shpata e hidhur e Enver Hoxhës të godiste e të korrte pa mëshirë, në qoftë se nuk i nënshtroheshe!
Unë,  me tim shoq, jemi takuar që fëmijë në internim, në kampin e  përqendrimit, i cili ishte në Savër të Lushnjës. Ndërsa, kur u rritëm, ngritëm mbi baza të shëndosha një familje të ndershme. Nga kjo martesë, kemi tre fëmijë të mrekullueshëm, dy vajza e një djalë. Pasi jetuan “Ferrin e Dantes”, në fëmijëri, tani ata janë të diplomuar në Bruksel dhe jetojnë me dinjitet, si qytetarë belgë. Unë, me origjinë prindërore, jam gjysmë nga Mati e gjysmë nga Kukësi, por s’kemi jetuar  kurrë  atje. Nuk e di saktë, të them nga jam, sepse asnjë rreth nuk më bën ende bijën e tij!? Kjo, sepse fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e Gjirokastrës, ku kam marrë dhe mësimet e viteve të para. Pastaj, në kampin e përqendrimit ma ndërprenë shkollën. Më tej, e vazhdova atë natën e me copa dhe munda ta kryeja e t’i jepja të gjitha provimet, vetëm në ditët e demokracisë.
Ne na i mbyllën dyert e shkollave, por dyert e dijeve nuk na i mbyllën dot! Ato baraka me kashtë, dhomëzat e tyre,  u kthyen në shkolla për ne. Në ato baraka, me kallama të hekurta, që ashtu i kthyem ne, mësuam gjuhë të huaja, gjuhën shqipe, letërsi shqipe e të huaj, mësuam muzikën shqiptare dhe muzikën e huaj (të ndaluar për kohën) etj. Prandaj tani, kur më pyesin nga je, u them shpejt: “Nga gjithë Shqipëria”. Dhe, kur kërkojnë hollësira, u them prerazi: “Jam nga Lushnja!”
2. E di që do të shkaktojë sjellje në kujtesë,  të një kohe të vështirë të jetës tënde…Megjithatë, a mund të tregosh, sigurisht shkurt, për vitet  e gjata të internimit?
 - “Kush mbjell erën, korrë furtunën!...” Por, ne e prindërit tanë, mbollëm paqen dhe gjetëm ferrin mbi tokë! Në romanin me 581 faqe, "Vajet e Pranverës Mashtruese", që botova fundvitin e kaluar, te Shtëpia Botuese”Nacional”, trajtohet pikërisht kjo temë, që përfshin kohën nga viti dyzetë e pesë dhe deri në nëntëdhjetë e njëshin, kur trokiti demokracia dhe ne u lamë të lirë të marrim vetëm rrugët e kurbetit, me rrobat që kishim veshur. Kush është i interesuar për ta njohur atë histori të hidhur, por të vërtetë, mund ta lexoj këtë libër, ku personazhet janë me emra të vërtetë. Megjithatë, besoj se nuk i ka nxënë dot ai libër, prej qindra faqesh, të tëra ato drama, që ne i përjetuam. Një jetë-në skëterrë, do ta quaja!
3. Kur të lindi dëshira për të krijuar e shkruar dhe cila ishte periudha e shpërthimeve të vrullshme, në këtë fushë?
-Mua nuk më lindi dëshira, i nderuar, por shkrova instinktivisht, kur policët po na shoqëronin. Ishim duke udhëtuar me makinë, drejt kampit të përqendrimit, me policë mbi krye. Udhëtimi zgjati gjithë natën. Atë mëngjes të bukur vjeshte nuk do ta harroj kurrë! Duke hyrë në qytetin e Lushnjës, nxora nga çanta, e cila më kishte mbetur në dorë ,që nga çasti i nisjes për në internim, lapsin, fletoren dhe shkrova poezinë e parë: “Rri polici, mu mbi buzë!...”Isha fare fëmijë. Pas atij mëngjesi të paharruar, të gjitha padrejtësitë dhe jetën e dhunshme, e hidhja në fletore.
4.Jam  informuar, se ke botuar shtatëmbëdhjetë libra…Cila është tematika kryesore e tyre? Po, në çfarë gjinishë ke krijuar?
-Unë  shkruaj në të gjitha gjinitë letrare, pasi 17 librat e shkruar dhe të botuar: në prozë, poezi, për të rritur e fëmijë, dëshmojnë qartë punën time këmbëngulëse, shumëvjeçare e të palodhur.  Përpara të vërtetave lakuriqe unë nuk kam mundur të hesht. Pasi që unë i kam përjetuar në vitet e diktaturës në Shqipëri. Kam trajtuar edhe tema shoqërore, por në poezi qëndroj më dukshëm, te rima, te vargjet lirikë...
5.Tashmë, ke disa vite në emigracion, në Belgjikë…Cilat janë përshtypjet e tua, nga kjo jetë, larg Atdheut?
 -Jo më larg se disa ditë më parë, shkrova brenda romanit tim të ardhshëm,  nga libri”S’e besoj Parajsën tënde”, të poetit shqiptar nga Maqedonia, Shazim Mehmeti: “Vasha, vërtet, ku humbi?/ Ku iku?/ Ku treti?/ Treti për të m’u shfaqur/ rishtas në valë deti?!”Më tej, ky poet shkruan këto radhë, kaq domethënëse: “Jap gjithë jetën time endacake,/ për dy metra varr n’atdheun tim!” A s'e ka dhënë shpirtin ky poet, brenda vargjeve? A s’ka folur dhe për mua, ky poet ? Kam më se 16 vjet, që e kam lexuar këtë libër dhe s'i kam harruar kurrë vargjet e tij!
6. Përsëri, disi lidhur me pyetjen e mësipërme: Sa ke ndihmuar ti në shkollimin e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë?
- Kur arrita në Belgjikë, kërkova strehim politik dhe u pranova, si e tillë. Ndërkohë, intelektualët e Kosovës, me drejtor shkolle Muhamet Shabanin, më bënë thirrje për të ndihmuar në mësimdhënien e gjuhës amtare, pra, fëmijët shqiptarë në Bruksel. Kërkesës së tyre iu përgjigja pozitivisht. Kështu, kam dhënë mësim njëmbëdhjetë vjet, falas dhe kjo më bën krenare, ishte kënaqësi për mua. Nxënësit e mi, tani ndjekin universitetet e Brukselit. Ata e flasin dhe e shkruajnë shqipen, njëlloj me fëmijët, që janë rritur e shkolluar në Atdhe.
Do të flisja pak, si në veçanti, për një nxënës të shkëlqyer. Quhet Flamur Hamiti dhe këtë vit ndjek vitin e parë për mjekësi. Ai e flet dhe e shkruan aq bukur gjuhën shqipe letrare, kur me origjinë, që nga gjyshërit, është shqiptar nga Kosova.
7. Po me veprimtari tjera shoqërore, a je marrë?
-Sigurisht, po! Pas vendosjes së demokracisë, në qytetin e Lushnjës kam qenë zëvendëskryetare e Forumit të gruas demokratike dhe kryetare e Shoqatës së të përndjekurve politikë. Ndihmat, që më vinin për këtë shtresë shoqërore, jam kujdesur që të ndahen në mënyrë të barabartë, si për më të varfërit e qytetit dhe për të verbërit. Ndihmat, me veshmbathje e ushqime, ua kam çuar vetë nëpër shtëpitë e tyre. Ndërkohë, kam qenë dhe sekretare e Shoqatës së të Verbërve. Kur shkoj në qytetin e Lushnjës, sa e marrin vesh gratë, që unë kam arritur, vrapon secila prej  tyre, të më marrë në shtëpinë e saj, duke më quajtur me dashamirësi, respekt e mirënjohje: “Nënë Tereza”! Sigurisht, sjellja e tyre më emocionon shumë...
8. Cili ka qenë vlerësimi i krijimtarisë tënde të botuar, me çmime ose “Mirënjohje” etj.?
- Vonë, shumë vonë, janë kujtuar edhe për mua! Në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në Lushnjë, në qytetin e vuajtjeve, në qytetin e plagëve të mia, më janë dhënë dy çmime:“Libri më i bukur i vitit”, me titullin ”Diku, aty...” dhe“Çmimi i Karrierës”. Pastaj, në vitin 2016, më është dhënë çmimi letrar, “Vath Koreshi”. Në Bruksel, po kështu, më janë dhënë 6 Mirënjohje “Naim Frashëri”, për ndihmesën e çmuar, vullnetarisht e me ndjenja të larta atdhetare, në mësimdhënien e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë, për 11 vjet radhazi. Plus kësaj, jam shpërblyer me “Mirënjohje” nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, si dhe “Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”, në vitin 2014.
9. A është shkruar, në gazeta e revista ose a është folur në ndonjë emision të radiove a TV-ve, për librat tu? Po përurime të tyre, a janë bërë?
  -Po, përurime librash kam bërë disa herë. Së shpejti, në Bruksel do të bëj përurimin e 6 librave më të rinj. Në “Radio-Tirana” jam ftuar tri herë. Së pari, në një intervistë nga gazetarja, Valdete Antoni, Demir Gjergji dhe dy herë nga gazetari Jaho Margjeka, në emisionin për dëgjuesit jashtë Atdheut. Po kështu, çdo TV shqiptar, që më ka ftuar, kam shkuar me kënaqësi. Të tjerët janë “me klane”. Unë nuk jam tip i ngjitur, fals! Mos, vallë, duhet të vrapoj pas tyre, për t’u bërë e njohur e për të marrë dekorata, pas 17 librave ,që kam botuar!? Jo, jo, nuk e shoh të arsyeshme dhe s'është në natyrën time, nënshtrimi dhe servilizmi, të cilat i kam quajtur vese të ulëta. Nuk i kam pranuar dhe i kam urryer edhe në diktaturë, ku më është shtrydhur shpirti! Janë të tjerë ata, që duhet të flasin, t'u flasë pena! Si kritikës, të cilës i është mbyllur zëri, gjithashtu letrarëve, nuk u lejohet të heshtin, ata duhet ta thonë fjalën e tyre, me ndershmëri! Ju e dini shumë mirë: Kanë marrë çmime, ata "poetë" e "shkrimtarë", që kanë shkruar një libër ose dy dhe që nuk i kanë shkruar vetë, por që kanë paguar për të marrë autorësinë! Ç'fatkeqësi! Është për të vënë duart në kokë! Sepse media, për fat të keq, shkrimtarët, poetët dhe, pothuajse, të gjithë në Shqipëri blihen me para...A s'është e vërtetë?! Kështu, blihen dhe çmimet e dekoratat, që nga Presidenti dhe këta “krijues” të rremë, janë bërë të njohur, sa Kadareja...
10. Nëse dëshiron, a mund të tregosh diçka për jetën tënde familjare e shoqërore? Po me vendlindjen e Shqipërinë, si i mban lidhjet?
-Unë tani jetoj, ndërmjet Brukselit dhe Tiranës, megjithëse në Atdhe s'kam ende një copëz shtëpi?!...Jo më kot, përgjigjen  e kësaj pyetjeje, besoj se e kam dhënë më lart, ndërmjet vargjeve të poetit Shazim Mehmeti...
11. A ke dorëshkrime, në poezi ose prozë, që presin radhën e botimit?
-Sigurisht që kam! Në vazhdim, kam një roman, që mendoj ta shoh dritën e botimit këtë vit. Ndërsa një roman tjetër, vepër Autobiografike, e kam lënë përgjysmë, për tjetër herë. Kam një libër me poezi, që më mbeti vitin e kaluar pabotuar, sepse ishin shumë 7 libra, dhe... Dua të them, nuk u botua dot, për mungesë buxheti e do të botohet këtë vit. Kam dhe një tjetër me poezi, të mbaruar këtë vit. Pra, janë katër libra, që po presin ditën e botimit, përveç dy libra të tjerë për fëmijë.
12. Duke të falënderuar përzemërsisht për përgjigjet, gjatë kësaj Bisede, a mos dëshiron të shtosh diçka tjetër?
-Po, dua të shtoj: Unë, me familje, nuk u larguam dot nga Atdheu menjëherë dhe, fatkeqësisht, mbetëm në kampin e Savrës edhe tre vjet të tjera, pas demokracisë, pa asnjë të ardhur. Në vitin 1993, e humbëm durimin e pritjes dhe shpresat, se shteti do të merrte masa për të na dhënë nga një apartament, si gjithë qytetarëve, që ua dha, po me ato çmime.  Dhe, kur heshtja e shtetit ndaj nesh vazhdonte të heshtëte, vuajtjet e familjes sime po shtoheshin aq shumë, sa na mungonte dhe thesi i miellit, pa le për të tjera, nuk bëhej fjalë. Në atë periudhë, isha nënë e tre fëmijëve të mitur, kur vajza e madhe vetëm 11 vjeçe dhe bënte çdo ditë, në këmbë, 8 kilometra rrugë, shkuarje e kthim në kamp, për ta vazhduar shkollën, në qytetin e Lushnjës. Ndërsa, privatisht, merrte mësime frëngjisht, të mësuesja e mrekullueshme, e cila nuk është më, e bukura Monika Gjini. Të gjithë të internuarit po largoheshin, një nga një e në heshtje. Shumica kapën anijet për në Itali, por im shoq nuk e pranoi një zgjidhje të tillë, që pas gjithë atyre vuajtjeve e peripecive, për të kërkuar një jetë të re, mund të humbnim dhe fëmijët. Një mëngjes, kur në kamp kishin mbetur një numër i vogël i familjeve të internuara dhe vetja po më dukej askush, shpërtheva para tim shoqi, me lotë në sy:
- Bëj ç’të duash, na largo nga kampi! Po shtrydhemi nga varfëria e fëmijët po treten dite-ditës! Unë vetë po marr malet, po çmendem, nuk mundem më të duroj, mjaftë më! Na hiq nga kampi! Na hiq! Ti, pret nga shteti? Nga cili shtet? Kaluan tre vjet dhe për ne s’po pyet askush! Shiko realitetin në sy, burri im, mos shpreso “qiqra në hell”! Dhe bukën thatë s’po ua sigurojmë dot fëmijëve, pa le të tjerat!...Në qytet do dal të shes në rrugë dhe fëmijëve do t’ua siguroj jetesën, të paktën, minimale!
Gjatë tërë përplasjes sime të pakontrolluar, im shoq nuk e hapi gojën fare, po më vështronte me lotë në sy. Ndërsa, kur unë heshta, më përqafoi fort, si për t’më dhënë guxim dhe, pastaj, hapi derën e u largua. Pasdite, u kthye dhe, me ëmbëlsi, më foli:
 -Zemër, lajmëro familjen e Azem Nezës, se kam biseduar me Lin Kontin, që është dhe ai pa shtëpi, (djalë me dy fëmijë, i internuar, por tani oficer policie), që për gjithë natën ta përshtatim kopshtin Nr.4, në lagjen “Gafur Muço”, në Lushnjë, i cili kishte vetëm 4 fëmijë, deri në drekë...
Në mesnatë, u gjendëm brenda kopshtit, i cili ishte sulmuar e grabitur, deri te dyert e dritaret. Në mëngjes, oborri i kopshtit u mbush me makina policie dhe, me sjellje prej harbutësh, na kthyen përsëri në kamp. Pas dy ditësh, përsëri u gjendëm në kopësht, po mëngjesi erdhi prapë i hidhur, duke na thyer ç’kishim dhe na kthyen përsëri në kamp, me policë. Pasi kjo histori u përsërit ditë me radhë, një mëngjes përgatita një bidon me benzinë. Kur policia tentoi ta thyente portën, prej thuprash hekuri, e vetmja që kishte mbetur, unë e derdha bidonin me benzinë dhe ajo u shpërnda, deri te këmbët e policëve. Mora tre fëmijët dhe i vura në mes të benzinës dhe shkrepësen e bëra gati ta ndizja! Në ato sekonda, policia u largua nga frika dhe, nga larg, më bënte apel për dialog. Këtë herë, isha unë ajo, që nuk u besoja dhe do të pranoja të hapja derën e hekurt, të mbyllur me 5 çelësa, vetëm në besën e Myftar Bërhamës, shok fëmijërie ky, ish i internuar dhe tani i veshur në polici. Por dhe në besën e gazetarit të ndershëm Dalip Greca, i cili shkroi artikullin: ”Një grua, që paralajmëron!”.
Nga e gjithë kjo ndeshje me policinë, me urdhër që lart, na lanë të banonim në kopësht, deri sa të na stabilizonin me shtëpi. Sepse, ligjërisht, shkruhej: Kush ka kryer 25 vjet internim dëbim, i përkiste një apartament falas,.. Kurse unë, me tim shoq, kishim gjithsej 67 vjet, internim dëbim, pa marrë parasysh burgjet e prindërve dhe pushkatimet.
Ne nuk mundëm ose nuk na erdhi radha për të marrë një banesë, si të gjithë qytetarët. Si rrjedhojë, mbetëm në atë kopësht-banesë, pa dyer e dritare, të cilat i zumë me plastmase. Me sakrifica të mëdha, më vonë, i blemë vetë dhe ndërtuam shkallët prej betoni, sepse ishim në katin e dytë dhe familja e papersekutuar fare, në katin e parë të ndërtesës, na e bllokoi kalimin! E mbuluam tarracën lart, se pikonte e tëra. Si përfundim, tani na e ka zënë një femër me ngjyrë dhe m’i ka humbur të gjitha dorëshkrimet e pikturat etj., etj., që ka një shtëpi e varfër. Ajo,  me shtëpinë, që kishte përfituar nga sistemi i diktaturës, bëri allishverishe. Edhe pse ka blerë një apartament të ri,  çelësin ajo nuk na e dorëzon, por thotë: “Aty do vendosi djalin, që kam në Gjermai, me letra!” Kjo është që të vësh duart në kokë!
...Kthehemi përsëri tek e kaluara: Në atë periudhë, unë vazhdoja studimet për mësuesi dhe, në vitin 1995, fillova punë në arsim, me ndihmën e Sherif Kaloshit, që ishte përgjegjës kuadri në Ministrinë e Arsimit dhe të përgjegjëses në Lushnjë, Mozës. Unë, me dy fëmijët nën moshë, u largova nga Shqipëria, në Janar të vitit 2001. Kurse vajza e madhe kreu studimet e larta në Tiranë, në Akademinë e Lartë të Arteve të Bukura, dega pikturë. E lamë Shqipërinë, bashkë me tim shoq, në vitin 2003. Kështu, babë e bijë, fituan azil politik në Bruksel...
Të më falni, por jeta ime nuk mund të mbështillet në këto pak faqe, sepse është sa e hidhur dhe e ndërlikuar,  duke u torturuar nëpër kampet më famëkeqe të internimit. Duhen faqe librash...po, po faqe librash:“Rrjedha lumenjsh s’e mbartën dot,/ lotin tonë, që s’u derdh kot!/ Por, më mirë, dhimbjen e gjatë,/ ta durojë, ky shpirt’ i ngratë!...”.
Në mbyllje, dua t’u përshëndes nga zemra, prof. Murat Gecaj, për këtë Bisedë në largësi, që përsëri më dhatë edhe ju mundësinë,  të shprehja disa nga mendimet e mia! Faleminderit!
 Tiranë-Bruksel, qershor  2017


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...