Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/06/27

Cikël poetik nga Sonja Haxhia


Fotografia e Sonja Haxhia
   POESIA  S

...o portret,mos vertete ti je vetem portret?





THJESHT..

Thjesht
Qendroj lexoj fillozofine e nje picture
Thjeshte
Pres fletet e grisura sa rendojne.

Ti je krijese e disiplinave
Delikat me veten
Ne paqe me Perendine,
I ardhur ne kete jete
Nga fijet e nje Kryqi te fildishte.
S’duron as gerthitjet as padrejtesite
Diku plot entuziazem
Diku plot “frikera,,
Si avjon stelare gris fletet,e;
Shpatullat e pambrojtura ti rendojne.

Ti qe pikturat dashuron
Thith ajrin merr rrezet
Asgje s’mbaron te mbyllesh ne nje te keq perjetim..

..dhe me e shumta,
Thjeshte, eshte nje gabim!
Thjeshte..

Fotografia e Sonja Haxhia

TRENDAFILI  ZANE

Ne  kete rrugice ku une  kaloj shpesh
Trendafili plot vese
Embel me buzeqesh.

I shperqendruar nga mendimet
Athua,i cmendur jam?
Zemra me ndalet
Lulja nis me flet..

Ky trendafil, me nje Zane me ngjason!

Dashuruar me lulet kam qene me pare,
Dhimje me lane gjembacet
Dhimje te papare.

Por sot,eshte nje dite speciale!

Roze, nje emer  njerzore,kesaj luleje do ti therras,
Roze   Roze  Roze!

Kur iki a vij,drejt saje vrapoj
Prek gonget e porsacelura,
Parfume roze me deh si nje i pire,
Me, asgje nuk shoh..

Per dreq, afer e largte kam
Trendafilin me emer njerzore,
Ne zemer te mbjelle do ta mbaje.

Fotografia e Yllka Qosja

MAMA

Mama
Fjale e shenjet e zjarrte
Shprehet me dy puthje buzesh,te embla,
Kundermon parfum ,si  nje margaritare.

Ne veshtiresi
Ti, ma lexon mendimin
Me lexon ne qetesi lotin,
Me keshillon me shikimin e Engjell.

Asnje piktor
S’mund te pershkruaj figuren  tende,
Vec une di ta kendoj
Portreti yt i shenjte
Ne zemer ne mendje, aty,bukur qendron.

Me ty s’njoh frike
Nen  perqafimin ten erresira largohet,
Te ndegjoj,
Levizjet tuja magjike, rreth meje rrotullohen..

Vetem une, di ta lexoj zemren tende!

Fotografia e Sonja Haxhia

KY  UDHETIM

Sot do te takoj personin e duhur
Dhe pse eshte ndryshe,
Eshte personi i duhur.

Ky udhetim eshte ndryshe!

Nder flaket e asfalta
Rrotat fluturojne
Ky udhetim s’ngjason me te trjerat,
Ketu, zemra mendjen komandon.

Sot, do ti buzeqesh se panjohures!

Nje ze me flet nga lart
Atje larg, me pert nje vajze,
Ajo eshte e lumtur
I lumtur dhe une jam.

Kush e di ,perse?!

Nuk di se cmund te ndodhe
Besova ne pamjen e pare,
Dashurova cfare dshuronte  ajo,
Lexoja cdo varg cdo fraze te saje.

Sot, e panjohura mu duk perfekte!

Dhe vete bota eshte nje liber
Ne udhetime nis shfleton,
Udhetime ne kerkim jetesh
Udhetime ne sherim plagesh.

Udhetimet, ngasojne me skite mbi Oqeane.

...(udhetimet mbarojne,atje, ku takohen te dashurit).


 Fotografia e Sonja Haxhia


DHE KUR..

Dhe kure, U, nje dite do te vdese,
Shpitin ne dhe  sdua tma tresne,
Te ma djegne shpirtne,
Ne pluhur te me kthejne
E,e te ma hudhin ne dete.

Faqe vargje te shkruhen
Pa fund,
Mbi dallget e trazuara do te gjeje,paqe une!?

Atje,
Ne Lindjen e larget e te Mesme,
Po te jem ne Toke,
Do te isha Vend i Shenjet.

Delfinet te ruajne fletet e shkruara
Te shpetojne nga perplasjet
Jete e kultura,
Te vendosin cka eshte e mire
                       Cka ashte e drejte  
                      Cka  eshte e rreme,
Bermuda apo Lindja pertejme?!

Fotografia e Sonja Haxhia



GERVISHJE

Gricje gricje gricje!
Dhe zemerohet inteligjenca
Zemerohet me mua,
Sme mbron thote ajo,englendis kohen,
Gervishjet ignorante ndegjon.

Te qenurit Tokesore
Te qenurit gjitare,
Nga e njenjeta rrace jane,por
Qendrojne ne distance.

Gervishe inteligjencen, injoranca!

Kur pacavuret mendime
Ne ujra te ngrire germojne,
Gervishjet gerricin dhe gjakun
Trysni te renda krijojne.

Qh, mos ma gervish inteligjencen!

Zot..dhe une..?!
Do te tem bys ligesi
Do te tem bys dhe ty o ignorance,
Ne thellesine e pafundme te ujrave,
Ku shpirtrat e lige lengojne.

Po,zemrat elegante ne birucat e errta
Te shpirtrave liogesi,
Smunden te qendrojne.
Dhe Une,
Qe jemi vite larg dite,
Inteligjencen, sdua me ta merzis.

Ne te vertete dyshime ka vec nje emer,inteligjence.


Fotografia e Sonja Haxhia


ATJE

Atje!
Atje ku Dielli Token perqafon,
Atje ku te mistershmet mendime kuvendojne
Atje ku rrugen ngaterron
I kendeshem i kendeshem emocion .
Atje ku neser nje ere e re, jeten perkedhel,
Ne qetesine e nates,ne enderr,ndoshta une vi,
Mos mu tremb
Une, nga larg do te vezhgoj.
Rreze miresie qenien tende do ta mbulloj.
Ajo-Ai dy te qenurit krenare,
Nen vezullimin e paqshem perseri jeten fillojne.


 Fotografia e Sonja Haxhia


XIXELLONJES

Rrefim kuturu
Ne kafenen me mikun qe qesh,
Pse vallle rastesia shume udhekryqe
Ngaterron ne kete jete?

Gjithmon nje perse qendron!

Rrefim mes shpirtrash
Shikim rrespektoz  zoterinjsh,
Zoteri, qe nen ze flet..

Ste pyes,perse syte tuaj i mbulloi mjergulla pa fund,
Ste pyes perse syte perde loti zune,
Te kuptij,Mik,
Dhe te pasurit kane nje shpirte.

Xixellonjat  jane lajkatare,
Ste japin drite kurre
Ato notojne ne erresire
Vezullojne nen petkun e arte,
Ne Liqenin e mosmirenjohjes
Ndertojne dinastite.

Ah,mekataret!

Deshironte zoteria te qeshe
Deshironte trishtimin ta flakte teje,
Mashtrimi mosmirenjohja
Ja kish bere jeten, pa sens..
Atij,
Zoterise,
Qe dhe Hena,e dashuruar i zbriste ne duar.

Fisnikun
Xixellonja
Me mosmirnjohje e kish helmuar.
....(alkimia  eshte e shenjete, as me para se blen dot..).





















2017/06/24

UNË JAM NJËRI PREJ JUSH, SOT DHE NESËR

Image result for flamur hoxha

FLAMUR HOXHA

Në takimet e shumta derë më derë, sy për sy, në mitingje e tubime më të vogla me njerzit gjatë këtyre ditëve në Kamëz e rajone të tjera të kësaj bashkie, kam lexuar në sytë e njerzve çdo shqetësim e problem.

Njerzit nuk duan dhe nuk presin shumë, por mbi të gjitha presin që deputeti, shtetari, zyrtari të jenë njerëz të thjeshtë, të jenë njerzorë, të sillen si njerëz, të mos përbuzin e shpërfillin askënd, të mos jënë mashtrues, arrogantë, fodullë.

“A do të vish të na takosh pasi të fitosh”, më pyeti një ditë një zgjedhës në një lagje të Kamzës.U stepa një moment.Patjeter, i thashë, do të vij.U ula me të në ballkonin e shtëpisë së tij.Ai nuk priste as kërkonte as shpresonte gjë tjetër nuk donte gjë tjetër nga deputeti, por veç të shkonte ta takonte, ta përfillte, ta konsideronte, ta begeniste, të ulej me të, të diskutonin problemet bashkë edhe nëse nuk zgjidhen.Ia premtova dhe unë nuk kam shkelë kurrë asnjë premtim dhe nuk do ta shkel as këtë premtim para zgjedhësve të mi.



Ky është premtimi më i madh që u bëj banorëve të Kamzës e zonave përrreth, premtim që e kam në dorë vetë që ta mbaj, do t’u shkoj edhe kur s’më thërrasin, do t’i takoj, do të rri me to, edhe kur nuk kam mundësi të ndërhyj për t’ua zgjidhë ndonjë hall apo problem. Unë do të jem me ta.
Le të ndërtojmë familjen tonë të përbashkët larg veseve, krimit, drogës dhe emigrimit.Vetë ta marrim e ta mbajmë sërish veten në dorë.


Image result for flamur hoxha


Duke mos pritur asgjë nga shteti, njerzit këtu në Bashkinë Kamëz i kanë bërë të gjithë gjërat vetë. Vetë do ti bëjnë përsëri. Jemi në një rajon kur qytetari i zakonshëm, vital, vetë projekton, vetë mat, vetë ndërton me dorën e vet çdo gjë dhe e çon vilen 3, 4 e 5 kat.I bën të gjitha vetë. Po kjo është një mrekulli, një çudi që në vende të tjera nuk do ta besonte askush se një njeri i zakonshëm, projekton dhe zbaton ndërtimin e një vile 5 katëshe vetë.
18 mijë të punësuar nga iniciativa private në ndërmarrjet e ndryshme në Kamëz. Unë besoj e shpresoj shumë se do të gjallërohet inciativa private nën qeverisjen e Partisë Demokratike me kryeministër Lulzim Bashën.


Shteti vetëm u dha mundësinë e levizjes së lirë këtyre njerzve, por nuk i ndihmoi, nuk i lehtësoi, përkundrazi, shpesh i stresoi duke mos ua legalizuar banesat që i kanë ndërtuar vetë, në toka që nuk ia kanë marrë dhunshëm askujt por ia kanë blerë patjetër dikujt qoftë edhe me një mandat apo deklaratë të thjeshtë dore, duke i penguar përmes administratës, duke i denigruar, etiketuar e përbuzur nga politikanë “pa din e pa iman”.

Image result for flamur hoxha

Minatori i dikurshëm i Valiasit, që bashkë me shokët e tij rrëzuan qeverinë socialiste të Fatos Nanos, që atë kohë u bënë heroj dhe na mësuan protestën, tani riparon biçikleta. Ai nuk pret që të bëhet hero i punës socialiste por po mbijeton duke riparuar biçikleta, të cilat kanë dalë nga moda.
2 km larg selisë qeveritare gjeta njerëz në mjerim të skajshëm.Një frigorifer bosh, krejt bosh, që zoti e din se kur mund të ketë patur mish në të, më ka mbetur pamje tronditëse në sytë e mendjes.Askush nuk u kishte trokitë në derë.Askush nuk i kishte llogaritë shtetas të këtij shteti. Ua kishin ndërprerë energjinë elektrike që para dy vitesh se nuk kanë të paguajnë. Dy vjet pa energji elektrike.Ata nuk janë abuzantë që nuk duan të paguajnë, që duan t’ia hedhin shtetit, por ato nuk kanë mundësi ta paguajnë energjinë.Dhe shteti i territ i Edi Ramës, i le në errësirë pas asnjë vrasje ndërgjegje.
Një grua rome, gati ishte mësuar se nuk duhet kërkuar jetesë më e mirë, se duhet falenderuar kryeministri që ajo është gjallë dhe merr frymë, gati ishte mësuar se njerzit jetojnë në këtë vend falë kryeministrit Rama dhe rrezikohen të zhduken nëse ai zemërohet prej qytetarëve.
Unë jam Flamur Hoxha, njëri prej jush, sot dhe nesër.


Image result for flamur hoxha


Jam rritur i internuar nga komunizmi që ma pushkatoi gjyshin, kur unë isha në moshën shtatë vjeçe, kur gjyshi do të më merrte përdore, siç ëndërron çdo fëmijë për gjyshin e tij.U shkollova në vitet e demokracisë. Jam pjesë e Partisë Demokratike që nga dhjetori 1990. Jam sipërmarrës i suksesshëm në fushën e prodhimit të veshjeve dhe të ndërtimit, pa marrë pjesë asnjëherë në tendera me fonde publike.Kam kontribuar për hartimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike, për një ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurtë.Ulja e TVSH-së në 15 %, taksa e sheshtë 9 % dhe lehtësimi i pengesave burokratike, do të ndikojë për rritjen e nivelit të jetesës së çdo qytetari. Pensioni minimal do të jetë 25 mijë lekë. Askush nuk do të jetojë në terr për shkak të pamundësisë së tij ekonomike. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike do të marrin falas 300 kilovat energji elektrike.
Jam përpjekur t’i garantoj zgjedhësit se si deputet i tyre, se do të jem i përulur dhe i drejtë për të gjithë.
Image result for flamur hoxha

Pashë këto kohë në Kamëz e lagjet e saj njerëz të pafytyrë që vijnë dhe kërkojnë votën këtu sërish për të qeverisur edhe katër vjet të tjera.
Nuk duan që t’ua kujtojë askush gënjeshtrat që ua kanë bërë qytetarëve para katër viteve. 300 mijë vende pune - ky supërmashtrim endet në ajër dhe atij që e ka bërë këtë mashtrim nuk i skuqet aspak faqja e zezë e turpit. 300 mijë forca të lira pune ikën nga atdheu nën qeverisjen e Edi Ramës dhe enden udhëve të Europës me shpresë stabilizimi në Gjermani e vende të tjera. Vijnë me të njejtat gënjeshtra, me të njejtat fytyra, por me një ndryshim, nuk rrejnë për toke, por rrejnë për qielli.
Timoni në duart e tyre do të thotë Shqipëria në greminë. Shqipëria e mbushur me krime dhe drogë, me njerëz pa shpresë që mezi presin të ikin nga atdheu. Ata thonë se do të krijojnë vende pune këtu. Po pse nuk krijuan asnjë në këto katër vjet?A mos u duken pak katër vjet? Ata nuk kanë fare respekt për kohën e jetën e njerze që ju ikë pa e kuptuar në skamje dhe në mjerim të vazhdueshëm. Vetëm në rritjen e drogës punësuan disa njerëz ilegalë, sepse vendin e bënë kanabistan.

Image result for flamur hoxha

Partia Demokratike respekton konkurencën paqësore midis alternativave.Ajo zhvilloi një betejë të jashtëzakonshme për zgjedhjet e lira.

Image result for flamur hoxha
Kam përshtypjen se kjo lloj fushatë zgjedhore pa llogaridhënie nga qeveria por me hidh e prit, shaj e ulërij, ngri tone e kërcëno midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiete për Integrim, sikur po u shkon për shtat të dy forcave politikem, pikërisht për t’i dredhuar përgjegjësive dhe llogaridhënies.
Më duket se gjithmonë ato kanë dëshirë të kapardisen, të shfaqen si burra të fortë dhe mbase kështu shpresojnë se do të shpërblehen me vota.
Jam i bindur se askush nuk do të shprëblejë terrorin verbal.
Pushtetarët aktualë që qeevrisën vendin 4 vjet, në vend që të jepnin alternative e të dilnin me programe ata luajnë komedi me heroj dhe viktima.
Nuk i duhet dhënë më asnjë shans rikthimit të përjetshëm të gënjeshtrës elektorale. Nëse arrijmë ta ndalim atë, atëherë realisht kemi bërë diçka të re.
Është e kotë të gënjejmë veten, është e kotë të pranojmë të qeverisemi me anë të gënjeshtrës.

Image result for flamur hoxha


Flamur Hoxha u lind në Kukësin e vjetër më 20 mars 1968. Pas mbarimit të shkollës së mesme, punoi dy vite në ndërtim, 1986-1988 dhe ushtar në Sazan, 1989-1990. Që nga dhjetori 1990, bashkë me familjen i bashkohet levizjes studentore si nismëtar i Partisë Demokratike në Durrës.

Image result for flamur hoxha

Është pjesë e sipërmarrjes së lirë prej vitit 1993 e në vazhdim në Tiranë.Fakultetin për drejtësi e kreu në Shkodër.
Është pronar – administrator i ndërmarrjes së veshjeve për eksport KLER, i kompanisë së ndërtimit FB-ART, i ndërmarrjes KLER Itali, Investitor në fushën imobilare dhe të ndërtimit, President i Dhomës Kombëtare të Veshjeve (Industria tekstile) 2008-2012, Anëtar i Këshillit Konsultativ të Biznesit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, 2008-2012, Zv.president dhe donator i ekipit të futbollit FK Kukësi 2009-2013, Senator i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë (ACABS), Sponsor dhe donator i veprimtarive letrare-kulturore, financues i disa librave me vlerë dhe i Revistës letrare të Tiranës “Illz”.


******





Del videoja tjetër, spoti i Ramës ishte krejtësisht i kopjuar



Spoti kryesor i fushatës elektorale të Edi Ramës në të cilën ai shfaqet duke ngritur diellin me anë të një litari së bashku me qytetarët është vjedhur pothuajse e tëra nga koncepti deri tek skenari nga një reklamë e bankës BNP Paribas e titulluar Duke ngritur diellin.

Kryeministri Rama i akuzuar për korrrupsion dhe vjedhje duket se nuk i ka shpëtuar tundimit edhe për të vjedhur edhe artin e të tjerëve.

Më poshtë janë dy videot të cilat nuk kanë nevojë për koment.






Nikollë Lesi: Kam 255 mijë lek, më arrestoni edhe mua

 Shkrimtari dhe politikani Nikoll Lesi me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë një analizë mbi situatën politike në Shqipëri një ditë para zgjedhjeve si dhe për incidentët e regjistruara sot.

Duke iu referuar arrestimit të dy militantëve të LSI në Shkodër, të cilëve iu gjetën një shumë prej 960 mijë lekësh dhe një listë votimi, Lesi bën thirrje: “Hajdeni më arrestoni”!

“E fundit, mëqënëse po ndalojnë me dyshime njërëz të LSI apo PD, që po blejnë vota vetëm se kanë në makinë 180 mijë lek të vjetra apo 200 mijë, me ndaloni edhe mua policë të nderuar, pasi kur të më kontrolloni sot kam 255 mijë lekë të vjetra në makinë. Deri pasdite me keni në Spiten në Lezhë.

Mirë është të më ndaloni diku afër rrugës së Rinasit, pasi nuk e duroj dot shoqërimin me furgonin e policisë në rrugë të gjata!”- shkruan Lesi.

Nga: Nikoll Lesi:

Sot është heshtje zgjedhore. Nuk lejohet asnjë propogandë, por PS-ja ka gjetur një mënyrë brilante djallëzore ku edhe sot, si ditë e shtunë, të bëjë propogandë në favor të saj dhe sidomos kundër armikes së saj të re, LSI.

Pra në raport me Kodin Zgjedhor, PS dhe kryeministri Rama, duken se po zbatojnë ligjin duke ndaluar persona se dyshohet se mund të blejnë vota.

Nëse do kishte filmime duke dhënë lekë në këmbim të votave apo fotografi apo edhe inçizime me zë, absolutisht jemi dakort që në burg e ka vendin kushdo që vepron në këtë mënyrë. Kushdo qoftë. Por realisht sot pushteti i PS, që ka në dorë policinë e shtetit dhe shumicën e mediave, do jetë në aksion me shumë politik duke ndaluar, arrestuar dhe nxjerrë në lajme persona të dyshuar se po blejnë vota.

Njërëzit e thjeshtë që shikojnë lajmet mendojnë se ” derisa e kanë ndaluar patjetër do jetë duke blerë vota”. Dhe krijon përceptim të gabuar për iks forcë politike, e cila është fiksuar nga kryeministri që të goditet sa më shumë, edhe sot si ditë para votimeve. E them këtë nisur nga finesa përfekte djallëzore e stafit të kryeministrit që edhe sot të bëhet fushatë në favor të PS.

E kam bindje, pasi i njoh mirë sepse janë mjeshtra të propogandës. Bile po ti kishte Hillary Clinton në fushatë, stafin e kryeministrit Rama, do të dilte fituese.

Le të marrim një lajm të publikur paradite, lajm që nuk do mbetet i vetëm, pasi deri në darkë vonë do shikojmë të tjera ndalime dhe lajme në televizione. Policia e shtetit ka njoftuar se “Izmir Gezim Bushaj vjec 26 banues në fshatin Kullaj, sëbashku me shtetasin Xhyher Bushaj ku brenda automjetit tip Hunday me targa AA 797 MK konstatoheshin një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara per ti shpërndarë me qëllim blerjen e votes”, pra policia dyshimin e kthen në lajm.
Kaq ishte njoftimi dhe ku në foton e shpërndarë nga policia ishin 180 mijë lekë të vjetra, gjithësejt.

Të paktën nisemi nga foto e policisë për lekët që i ka kapur në makinën e personit që citohet. Personin në fjalë as nuk e njoh dhe as nuk kam për ta njohur, por nga mënyra se si jepet lajmi nga policia e shtetit, ku nuk ka as video duke dhënë lekë, as foto duke shpërndarë lekë, as inçizime, pra asgjë komprementuese, por veçse e kanë ndaluar personin në fjalë dhe i kanë gjetur 180 mijë lek të vjetra.

Dhe duke e ditur se qenka militant me LSI e paskan fotografuar me 180 mijë lekë në makinë dhe e kanë dërguar në rajonin e policisë. Më pas mënjëherë kanë shpërndarë lajmin në media se “dyshojmë se mund të blinte vota!”. Dhe e kanë shoqëruar lajmin me një foto të tij me Ilir Metën.

Djallëzi e paparë dhe produkt gebelsian fushate kundër kundërshtarit politik duke përdorur policinë e shtetit dhe shumicën e mediave që mezi presin të miklojnë kryeministrin me një lajm të tillë antiLSI. Po kështu nuk jam aspak dakort edhe me Nasip Naçon, kandidatin e LSI në Berat ku mbrëmë nisi një letër ambasadorit LU dhe prokurorit të përgjithshëm se ” po blihen vota në Berat!”. Por foto apo video apo emra nuk kishte.

Edhe unë mund të them nga inati fjala vjen se Ben Blushi po blen vota në fshatin tim të lindjes në Spiten, Lezhë, vetëm se ish-shoferi im që tani ka kaluar me LIBRA, Pjetër Lini kaloi nëpër fshatin Spiten me një makinë të kohës se “Koha Jone”!

Natyrisht që vota po blihen sot dhe do blihen edhe nesër. Bile edhe komisionerë dhe numërues natën e së dielës. Por duhen organet kompetente të specializuara apo edhe policia e shtetit të jenë e barazlarguar nga partitë e ku të arrestojë këdo që kapet me fakte; qoftë i LSI, PD, PDIU, PSD apo PS.

Bosët e mëdhënjë të drogës, të cilët nuk dalin në skenë direkt, po hedhin miliona euro. Por, fatkeqsisht, ka informacone (po e bëj edhe unë si policia e Vermoshit!) se shumica e tyre kanë bashkëpunim me PS-në dhe me një pjesë të konsiderueshme të policisë shtetit. Kjo mbetet e rrezikshme. Ky është deformim skandaloz i votës popullore. Këtu, në këtë rast, demokracia rrezikohet seriozisht.

Por finesa e lojës së grupit kryeministror është se nga njera anë ndalojnë këta fakirat me 180 mijë lekë në xhep dhe bëjnë namin në media për të denigruar iks parti, kurse nga ana tjetër bosë, deputetë-bosë apo bosë kriminela me dhjetra milionë euro shëtisin me makina të shtrenjta dhe i kanë plot e përplot me euro 20-she, 50-she dhe 100-she të cilat shpërdahen nëpër katunde, por nuk guxon polic t’i ndalojë. Nuk ndalohen se e kanë “policin” në vend të parë!

E fundit, mëqënëse po ndalojnë me dyshime njërëz të LSI apo PD, që po blejnë vota vetëm se kanë në makinë 180 mijë lek të vjetra apo 200 mijë, me ndaloni edhe mua policë të nderuar, pasi kur të më kontrolloni sot kam 255 mijë lekë të vjetra në makinë. Deri pasdite me keni në Spiten në Lezhë. Mirë është të më ndaloni diku afër rrugës së Rinasit, pasi nuk e duroj dot shoqërimin me furgonin e policisë në rrugë të gjata!

Lajmin mos e nisni në media, pasi mezi presin dhe e japin vetë si lajm të parë disa televizione edviniste dhe lejendërtuese maviniste, të cilët e dredhin me çdo pushtet.

Mos harroni kur të më kontrolloni, kam fiks 255 mijë lekë! Po ndalova te restorant “Diella” do më mbeten vetëm 55 mijë.
A mund ta blejë një votë me kaq sa mbeten?!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...