2017-07-12

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, shprehu besimin se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të konfirmojnë formimin e një hapësire rajonale ekonomike.


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, shprehu besimin se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të konfirmojnë formimin e një hapësire rajonale ekonomike.

“Kjo do të nënkuptonte krijimin e një zone prej rreth 20 milionë njerëzish, në të cilën do të kishte qarkullim të lirë të mallrave dhe shërbimeve”, tha Hahn në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit që po mbahet në Trieste të Italisë.

Hahn tha se hapësira e përbashkët ekonomike do të rriste shkëmbimet tregtare në Ballkanin Perëndomor, të cilat, sipas tij, kanë ngecur.

“Ata që besojnë se tregu ekonomik rajonal mund të pengojë idenë e anëtarësimit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në BE, gabojnë. Është e kundërta. Bëhet fjalë për përgatitjen e rajonit për treg të përbashkët të BE-së”, tha Hahn.

Samiti në Trieste ka mbledhur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar mënyrat e integrimit të rajonit në BE.

Ky është tubimi i katërt i tillë në kuadër të “Procesit të Berlinit”, të cilin e ka nisur kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014.

Kryeministri i Kosovës, Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa flet për rëndësinë që ka për Kosovën, Samiti i Triestes


 Kryeministri i Kosovës,  Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa ka folur për rëndësinë që ka për Kosovën, Samiti i Triestes. Ai tha se qeveria e ardhshme e Kosovës do të vazhdojë rrugën e bashkëpunimit me partnerët dhe institucionet për të pasur zhvillim më të madh ekonomik.

Mustafa i cili po merr pjesë në Samitit të Triestes, tha se si fusha të fundit të cilat presin që të kapërcejnë edhe procedurat në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës, janë disa.

“Fusha e fuqizimit të konkurueshmërisë, që lidhet me aftësimin e bizneseve tona për të marrë pjesë në tregun e Bashkimit evropian do të jetë në procedurë”, tha Mustafa.

Sipas tij pjesa dërmuese e projekteve janë konkretizuar në strategji.

“Janë harmonizuar edhe me strategjitë tona, si dhe me strategjinë tonë të zhvillimit ekonomik që e kemi në Kosovë, me strategjinë e energjisë. Kjo do të thotë se ne i kemi shumë të qarta segmentet dhe prioritetet tona zhvillimore. Për neve është më rëndësi që ky bashkëpunim të cilën ne e kemi vënë themelet me Bankën Botërore të vazhdojë edhe më tutje. Unë shpreha optimizmin tim se edhe qeveria e ardhshme do të vazhdojë këtë rrugë”, deklaroi Mustafa.

Mustafa: Kosova mund të përfitojë nga fondet e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili po merr pjesë në Samitin e Triestes, ka thënë se takimet që ka zhvilluar janë të një rëndësie të veçantë, pasi është një prezencë e shteteve më të rëndësishme të vendeve evropiane dhe kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për RTK, Mustafa ka shpjeguar se në Samit mbizotëroi tema e bashkëpunimit ekonomik, ku u kërkua që të kalohen problemet zhvillimore dhe po ashtu u kërkua bashkëpunim ekonomik, pa u cenuar sovraniteti i asnjë shteti.

“Vazhdimi këtyre takimeve, të cilat kanë filluar në Berlin, është i rëndësishëm, pasi që komunikojmë së bashku dhe të zgjidhim problemet që kemi”, tha Mustafa dhe shtoi se prania e udhëheqësve më të lartë evropian, është një mesazh i mirë për vendeve e Ballkanit Perëndimor dhe është interes i fuqizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj për integrim në BE.

Mustafa dha se Kosova mund të përfitojë në disa fusha me praninë e saj në këtë samit.

“Mund të përfitojmë në tërheqjen e përbashkët të investimeve të Bashkimit Evropian, mund të përfitojmë në fonde të BE-së për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe në fushën e Teknologjisë Informative në procesin ekonomik”, ka thënë ai.

Trieste, nis takimi në nivelin më të lartë


Takimet e zyrtarëve më të lartë të Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur sot, në kuadër të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Delegacionin e Kosovës në Trieste po e udhëheq kryeministri në detyrë Isa Mustafa. Ai do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane dhe të mekanizmave të Bashkimit Evropian.

Gjatë punimeve të samitit do të diskutohet për të arriturat e deritashme të bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për projektet e reja në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në rajon dhe në rrugën e përbashkët integruese në BE.

Kryeministri Mustafa do të zhvillojë edhe takime bilaterale të nivelit të lartë.

Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa takime me zyrtarë të lartë evropianë në Samitin Triestes, tregon çka kërkoi nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina



Takimi qendror ku ishin të pranishëm kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, kancelarja Gjermane, Angela Merkel, presidenti i Frances, Emmanuel Macron, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e personalitete të tjera.


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Akademik  Prof.Dr.Isa Mustafa, sot ka marr pjesë në Samitin Triestes, ku ishin të pranishëm liderët e disa shteteve të BE-së dhe kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Image

“Në takimin qendror ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Italisë, njëkohësisht organizatori i Samitit, Paolo Gentiloni, kancelarja Gjermane, Angela Merkel, presidenti i Frances, Emmanuel Macron, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e personalitete të tjera, theksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për rrugën integruese evropiane si dhe i njoftova për zhvillimet aktuale dhe perspektivën e proceseve në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social facebook, përcjellë “Bota sot”.

Mustafa ka njoftuar se ka kërkuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të eliminojnë barrierat në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe barrierat tjera të Serbisë në energjetikë e fusha të tjera.

Image

“Njëkohësisht, theksova vendosmërinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal, duke kërkuar që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të eliminojnë barrierat në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe barrierat tjera të Serbisë në energjetikë e fusha të tjera. Nënshkruam edhe Traktatin e Komunitetit të Transportit, marrëveshje me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE-në dhe shtetet e saj”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Takimi i Triestes, media austriake zbulon se për çfarë do bisedohet

RYCO

Jugendwerk der Balkanstaaten will Austausch zwischen jungen Menschen voranbringen

Abschied von den großen Vorurteilen

Weiter Proteste in Kosovo Foto: epa XHEMAJ


TIRANA/SARAJEVO.


Wenn sich die Regierungschefs der Balkanstaaten Albanien, Serbien, Kosovo, Montenegro, Mazedonien und Bosnien-Herzegowina ("Balkan-Sechs") am heutigen Mittwoch in Triest treffen, wird das Büro für Regionale Jugendzusammenarbeit (Ryco) im Mittelpunkt der Veranstaltung stehen. Auch die deutsche Kanzlerin Angela Merkel sowie Kanzler Christian Kern und Außenminister Sebastian Kurz aus Österreich reisen an. Denn Ryco ist ein Ergebnis des "Berlin-Prozesses", der 2014 von Merkel initiiert worden ist und in dessen Rahmen einmal im Jahr ein Gipfeltreffen stattfindet – diesmal eben in Italien.

Der "Berlin-Prozess" soll die politische und wirtschaftliche Kooperation zwischen den EU-Anwärtern verbessern, dazu Infrastrukturprojekte und das wechselseitige Verständnis in den Gesellschaften fördern. Wirtschaftlich ist noch nicht viel passiert, deshalb ist Ryco die bisher wichtigste Errungenschaft. Als Vorbild dient das Deutsch-Französische Jugendwerk, das 1963 gegründet worden ist, um Jugendlichen beider Staaten die Chance zum gegenseitigen Kennenlernen zu geben. Es ging dabei vor allem um den gemeinsamen Blick auf die Geschichte.


WERBUNG


Um den Abbau von Vorurteilen geht es auch dem Generalsekretär von Ryco, Djuro Blanuša. Denn von diesen gibt es in der Region viel zu viele: So hätten etwa 70 Prozent der Jugendlichen Umfragen zufolge eine schlechte Meinung von den Menschen im Nachbarland, sagt der 40-jährige Blanuša. Das hat vor allem mit dem völkischen Nationalismus zu tun, der von vielen Politikern seit den 1980ern bis heute beworben wird. Die negativen Stereotype sind zudem so weit verbreitet, weil sich die Nachbarn oft einfach nicht kennen oder keine Ahnung von der wechselseitigen Geschichte haben.

Sitz von Ryco – über den viel gestritten wurde – ist die albanische Hauptstadt Tirana. Deshalb zieht Blanuša, der selbst aus Belgrad kommt, nun in das einzige Land der "Balkan-Sechs", das nicht Teil Jugoslawiens war und deshalb auch ein weniger kompliziertes Verhältnis zu den Nachbarn hat. Der Mann, der in der Zivilgesellschaft und für die Regierung gearbeitet hat, weiß, dass es schwierig sein wird, die Politik herauszuhalten und sich nicht instrumentalisieren zu lassen.

Im Verwaltungsrat von Ryco sind alle Jugendministerien vertreten. Die "Balkan-Sechs" haben ein Budget über eine Million Euro bereitgestellt – die EU steuert eine weitere halbe Million Euro bei. "So eine Zusammenarbeit der Regierungen hat es noch nie gegeben", sagt Blanuša. Nun geht es um konkrete Projekte. Ryco will sich vor allem an Schulen wenden, um Menschen zwischen 15 und 30 Jahren zur Mitarbeit zu animieren. Es soll bevorzugt um diejenigen gehen, die nicht gebildet und weltläufig sind. Ein Treffen zwischen jungen Albanern und jungen Serben habe ihm bereits gezeigt, wie stark die Vorurteile seien, erzählt Blanuša. Er denkt deshalb nicht, dass man die Arbeit des Deutsch-Französischen Jugendwerks einfach kopieren kann: "Wir haben ja noch nicht einmal einen gemeinsamen Blick darauf, was in den 1990ern geschehen ist." Bislang gebe es zum Thema Versöhnung keine Vorgaben in den Lehrplänen. Deshalb müssten alle Bildungsministerien eingebunden werden, um die Arbeit von Ryco auch aktiv in den Schulen der Region präsentieren zu können.


Takimi i Triestes, media austriake zbulon se për çfarë do bisedohet



Kur sot pritet të takohen shefat e gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor në Trieste, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja ("Gjashta-Ballkanike") pika kryesore e takimit pritet të jetë bashkëpunimi mes të rinjve (Ryco), shkruan “Badische Zeitung”. Në takim do marrin pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari austriak Christian Kern dhe ministri i jashtëm Sebastian Kurz. Ryco është rezultat i “Procesit të Berlinit” të inicuar nga Merkel në 2014, ku shefat e gjashtë shteteve duhet të takohen njëherë në vit - kësaj here në Itali.

“Procesi i Berlinit” duhet të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes shteteve që aspirojnë anëtarësimin europian, ndërsa mes tyre pritet të ketë projekte infrastrukturore dhe shkëmbime idesh mes shoqërive.

Ekonomikisht nuk pritet të ketë shumë sukses, andaj është parashikuar shkëmbimi i të rinjve sipas projektit gjermano-francez të vitit 1963. Kjo parasheh shikimin e përbashkët mbi historinë, përcjell botasot.info.

Sipas një ankete 70 përqind e të rinjve kanë mendim negativ për shtetet fqinje. Kjo lidhet me nacionalizmin kombëtar të ushqyer nga vitet 80-të deri sot dhe mos njohjen e historisë së përbashkët dhe shteteve fqinje.

Qendra e Ryco do jetë kryeqyteti shqiptar Tirana, pasi Shqipëria si vend jo anëtar i Jugosllavisë ka shumë pak raporte të komplikuara me fqinjët. Ajo është financuar një milion euro nga vendet e Ballkanit dhe gjysmë milion euro nga buxheti i BE. "Një bashkëpunim të këtillë nuk ishte parë asnjëherë,” thotë Gjuro Blanusha, që është edhe ushëheqësi i projektit. Pjesë e projektit parashihen të rinjtë të moshave 15 deri 30 vjet.

Pjesë e projektit është shtrirja e saj edhe nëpër shkollat e gjashtë vendeve.

Keno Verseck i "Der Spiegel": Ne të veprojmë sikur po integrohemi; ju veproni sikur doni të na pranoni

Westbalkan-Konferenz: Das Elend der EU-Politik

Die Westbalkan-Konferenz ist zu einer Alibi-Veranstaltung verkommen. An eine EU-Integration der Region glaubt niemand mehr. Vor allem Deutschland hat sich in seiner Führungsrolle mit den starken Männern der Region arrangiert. Vorrang hat im Zweifel Stabilität.




Serbien als größtes Land des Balkans tut sich nach wie vor schwer, die EU-Kriterien zu erfüllen. Hier eine Demonstration gegen die Normalisierung der Beziehung  zum Kosovo. / Foto: Marko Risovic, n-ost

Keno Verseck

Serbien als größtes Land des Balkans tut sich nach wie vor schwer, die EU-Kriterien zu erfüllen. Hier eine Demonstration gegen die Normalisierung der Beziehung zum Kosovo. / Foto: Marko Risovic, n-ost
Serbien als größtes Land des Balkans tut sich nach wie vor schwer, die EU-Kriterien zu erfüllen. Hier eine Demonstration gegen die Normalisierung der Beziehung zum Kosovo. / Foto: Marko Risovic, n-ost
„Erweiterung zu was, Zugang zu was?“ – so lautet das Motto des diesjährigen Westbalkan-Gipfels, der ab heute im italienischen Triest stattfindet. Mit ungewollter Ratlosigkeit, fast realsatirisch beschreibt die Frage treffend das Verhältnis zwischen der EU und der Westbalkan-Region. Diese befindet sich seit nunmehr anderthalb Jahrzehnten in der Warteschleife für die EU-Integration. Das wird vorerst auch so bleiben.

2003 hatten die sechs Westbalkan-Staaten Albanien, Bosnien-Herzegowina, Kosovo, Mazedonien, Montenegro und Serbien die zwar nicht terminierte, aber doch feste Zusage einer EU-Mitgliedschaft erhalten. Inzwischen glaubt niemand mehr ernsthaft an das sogenannte „Versprechen von Thessaloniki“.

Die EU-Integration der Westbalkan-Region ist zu einem Lippenbekenntnis und Alibi verkommen. Ausdruck dessen ist beim diesjährigen Gipfel das Vorhaben der EU, die sechs Westbalkan-Staaten in einer Wirtschaftsunion zu vereinen, ein Projekt, das diese argwöhnisch als „Mini-Jugoslawien“ und als womöglich dauerhaften Beitrittsersatz betrachten.

Tatsächlich ist die EU erweiterungsmüde und seit Jahren mit internen Problemen befasst, Stichwort Finanz-, Euro- und Flüchtlingskrise sowie Brexit. Auch möchte die EU den Fehler verfrühter Beitritte mit all ihren gravierenden Anschlussproblemen nicht wiederholen. Rumänien und Bulgarien schaffen es auch zehn Jahre nach dem Beitritt nicht, rechtstaatliche Standards durchzusetzen. Kroatien und Slowenien sind trotz internationaler Gerichtsurteile nicht in der Lage, ihre Grenzstreitigkeiten zu lösen.

Mehr noch: Die von keinem Offiziellen ausgesprochene, aber simple Wahrheit ist, dass es gar keine einheitliche EU-Westbalkan-Politik mehr gibt. Bereits seit längerem hat Deutschland die Führungsrolle in der europäischen Westbalkan-Politik an sich gezogen und agiert nach Merkel-Muster: keine Unruhe stiften, es möglichst allen Recht machen – letzteres allerdings eher den autoritär-mafiösen Herrschern der Region wie dem serbischen Staatspräsidenten Aleksandar Vucic als den geknebelten Aktivisten der Zivilgesellschaft.

Daneben pflegen Österreich und die Visegrad-Staaten Polen, Tschechien, Slowakei und Ungarn wegen ihrer populistischen innenpolitischen Agenden hervorragende Beziehungen zu den Westbalkan-Potentaten. Sie hofierten beispielsweise den ehemaligen mazedonischen Autokraten Nikola Gruevski, damit Mazedonien als Frontstaat gegen Flüchtlinge gut funktionierte.

Der Rest der EU-Mitgliedsstaaten blickt desinteressiert auf die Region - trotz einiger Einzelinteressen wie beispielsweise den italienischen beim Kampf gegen die albanischen Drogenproduzenten. Im Zweifel sind es Machtworte von US-Diplomaten, die schnell und effizient Fakten schaffen. Oder aber die Bürger nehmen ihr Schicksal selbst in die Hand und beenden ein antidemokratisches Regime, wie das leuchtende Beispiel der „bunten Revolution“ in Mazedonien zeigte. Damals sorgte der Druck auf der Straße dafür, dass das Gruevski-Regime nicht mit einer Amnestie davonkam und letztlich abtreten musste.

Unterm Strich bleibt: Die EU hat sich mit den starken Männern des Westbalkan arrangiert. Demokratie hin, Rechtsstaat her – im Zweifel hat Stabilität Vorrang. Für dieses Elend der EU-Westbalkan-Politik haben unabhängige Publizisten aus der Region ein eigenes, sarkastisches Motto geprägt: „Wir tun so, als ob wir uns integrieren, und sie tun so, als ob sie uns aufnehmen.“

http://www.ostpol.de/beitrag/4944-westbalkan-konferenz-das-elend-der-eu-politik


Keno Verseck i "Der Spiegel": Ne të veprojmë sikur po integrohemi; ju veproni sikur doni të na pranoni




Konferenca e vendeve të Ballkanit perëndimor është kthyer në një samit alibish. Në njërën anë askush nuk beson më në integrimin e vendeve të rajonit në BE, ndërsa Gjermania ka marr rolin udhëheqës me burrat e fuqishm të rajonit. E gjithë kjo lidhet me dyshimet për stabilitet, shkruan gazetari i “Der Spiegel”, Keno Verseck.

“Forcimi i bashkëpunimit rajonal për një rrugë më të shpejtë drejt BE-së” është motoja e samitit të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet më 12 korrik në Trieste. Nga 2003 vendet e Ballkanit perëndimor shpresojnë për anëtarësim në BE, megjithatë askush nuk beson më në premtimet e Samitit të Selanikut 2004.

Për shkak të problemeve të brendshme të BE me krizën e financave, të euros, valës së refugjatëve si dhe Brexit, ajo parasheh krijimin e një “mini-Jugosllavie” për të mundësuar paqen në gjashtë shtetet e Ballkanit perëndimor: Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën. Europa është e lodhur nga zgjerimi, shtuar këtu edhe faktin e dështimit të krijimit të shteteve ligjore në Rumani dhe Bullgari, dhjetë vjet pas anëtarësimit, dhe zënkave të pambaruara për demarkacionin mes Sllovenisë dhe Kroacisë, përcjell botasot.info.

Akoma më shumë: Nuk është zyrtare, por është një e vërtetë e thjeshte që nuk ka politikë të unifikuar të BE rreth Ballkanit perëndimor. Gjermania ka rolin udhëheqës, por ka politikë të ndryshme nga shtetet ku është shtuar ndikimi i forcave populliste si Austria, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria mbi këtë rajon. Rasti i fundit është që këta shtete mbështetën autokratin Nikola Gruevski, që Maqedonia të kthehej në Kështjellë kundër valës së refugjatëve. Vendet tjera të BE janë të painteresuara, përveç disa interesave të vogla si ajo e Italisë kundër prodhimit të drogës në Shqipëri.

Në dyshim janë fjalët potente të diplomatëve amerikanë, të cilat janë të shpejta dhe efektive në zbatimin e fakteve. Ose në fund fatin e merr në dorë vetë populli për të rrëzuar qeverinë, siç ndodhi me “Revolucionin Laraman” në Maqedoni.

Për këtë politikë të pafat të politikës integruese të Ballkanit perëndimor, disa publicistë të pavarur nga rajoni kanë hedhur moton: “Ne të veprojmë sikur po integrohemi; ju veproni sikur doni të na pranoni.”

Ballkani skena e manovrave mes Perëndimit dhe Rusisë



Mbështetur nga Bashkimi Evropian, Trans-Adriatic Pipeline (TAP) parashikon të shpërndajë duke nisur nga vitit 2020 gazin azer që nga Turqia nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë duke kaluar Adriatikun, Italinë.


Lufta e gazit në Ballkan është e heshtur, por kjo luftë e influencës mes Rusisë dhe Perëndimit ndikon në të ardhmen e këtij rajoni të brishtë të Evropës Juglindore, mendojnë ekspertët.

Moska ka shënuar dështime në këtë rajon, pasi Mali i Zi do të bëhet pjesë e NATO-s. Në Maqedoni, pushteti i ri socialdemokrat duket se po përpiqet të largohet nga qasjet proruse të pushtetit të djathtë të mëparshëm, raporton AFP.

Nëse Evropa ka një avantazh të qartë përsa i përket investimeve në ekonomitë lokale, Rusia ka një mundësi, kartën energjetike.

Gazi përbën një të katërtën e konsumit energjetik të Bashkimit Evropian. Kjo, pasi në vitin 2016, gjiganti rus ”Gazprom” u shpreh se do të furnizonte një të tretën e gazit të konsumuar në Evropë.

Në Ballkan, varësia e gazit ka gjasa të rritet me uljen e prodhimit të energjisë nga centralet e karbonit, e kërkuar nga Bashkimi Evropian.

Kroacia është tashmë anëtare e BE-së, vendet e tjera aspirojnë të bëhen dhe janë në stadet pak a shumë të avancimeve të procesit.

“Në problematikë më të gjerë të luftës së influencës mes Rusisë dhe Perëndimit, çështja energjetike është një faktor destabilizues në rajon”, thekson Timothy Less, kreu i qendrës së reflektimit “Nova Europa”, që këshillon investimet e huaja në rajon.

“Në Serbi, në Bosnje, në Bullgari dhe në Maqedoni, Rusia po përpiqet të transformojë varësinë e gazit në varësi politike me qëllim për të penguar integrimin në Perëndim”, nënvizon eksperti.

”Për momentin, influenca ruse është ulur nga mungesa e infrastrukturës. Në mungesë të gasjellësve, gazi rus nuk mund të arrijë në pjesën më të madhe të vendeve të zonës”, thekson Less.

“Ky rajon në juglindje të Evropës është në udhëkryq të korridoreve energjetike që lidhin Lindjen dhe Perëndimin”, shpjegon ish-ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Paskal Milo.

“Interesi i këtij rajoni nuk vjen nga potenciali ekonomik, por nga pozicioni i zonës së tranzitit drejt tregjeve të tjera strategjike dhe zonës së grumbullimit të gazit”, shton ai.

Mbështetur nga Bashkimi Evropian, Trans-Adriatic Pipeline (TAP) parashikon të shpërndajë duke nisur nga vitit 2020 gazin azer që nga Turqia nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë duke kaluar Adriatikun, Italinë.

“Punimet kanë filluar në Shqipëri. Ky projekt do të mund të përmirësojë, madje në mënyrë minimale, sigurinë e gazit të Bashkimit Evropian”, thekson Nicolas Mazzucchi, nga Instituti francez i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe strategjike

Kjo nuk mjafton për evropianët. Ashtu si amerikanët, ata po punojnë për një “rrugë periferike gazi” të Ballkanit “Ionian-Adriatic Pipeline” (IAP), që do të furnizonte Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kroacinë.

Shoqëruar me një terminal gazi në ishullin e Kërk, në veri të Kroacisë, ky projekt do të konkurronte ndjeshëm gazin rus.

Në muajin maj, shtatë vende, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, me mbështetjen e agjencisë amerikane USAID arritën një marrëveshje që parashikonte zhvillimin e rrjetit të transportit të gazit për të ulur varësinë përballë Rusisë.

Vetëm Serbia dhe Rumania nuk u përfshinë në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...