2017-07-15

Operacioni i madh antidrogë, reagon ministri Dritan Demiraj. Ja çfarë thotë

FOTO/ Operacioni i madh antidrogë, reagon ministri Dritan Demiraj. Ja çfarë thotë


Një operacion i madh antidrogë është organizuar në orët e natës së sotme dhe gjatë orëve të mëngjesit. Më shumë se 16 ton kanabis janë sekuestruar në disa qytete të Shqipërisë dhe në pranga janë vendosur disa persona.

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.


Image

Lideri kosovaro-zvicëran Behgjet Pacolli propozon një ‘marrëveshje historike’ në mes partive të mëdha

Bp2015.jpg

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka propozuar një marrëveshje siç e quan ai, historike për formimin e Qeverisë.


Pacolli ka propozuar që të organizohet një tryezë me liderët e partive të mëdha të vendit dhe minoriteteve, për të diskutuar rreth planit një vjeçar të Qeverisë në të cilin do të përfshihen çështjet me rendësi të vendit si Demarkacioni, Asociacioni, themelimi i ushtrisë dhe ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Pacoilli në Facebook ka porositur liderët e partive që të vënë interesin e popullit në rend të parë dhe të mos i zvarrisin proceset për formimin e Qeverisë.

Postimi i Pacollit

Kur liderët e partive politike do ta venë në rend të parë interesin e Kosovës…..!

Ja propozimi im për një Marrëveshje Historike!

A) Të organizohet një tryezë me krejt liderët e partive të mëdha politike, Vetëvendosjes, LDK, PDK, AAK, Nismës, dhe AKR dhe partive të minoriteteve.
B) të vendoset për Planin e Veprimit një vjeçar të punës së Qeverisë, pos punëve të tjera të administrimit të përditshëm që do të përfshinte: 1)demarkacionin; 2)Asosacionin; 3)lëvizjen e lirë pa viza; 4) ligji I ri zgjedhor; 5)zgjedhja e presidentit nga populli; 6 )ndryshimet kushtetuese (themelimi I Ushtrisë së Kosovës, ristrukturimi I administratës publike, vetingu,, etj); 7)marrëdhëniet konstruktive me Gjykatën speciale;
C) krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse me afat një vjeçar, me datë të përcaktuar të zgjedhjeve parlamentare të radhës. Sa mua më përket, këtë qeveri mund ta udhëheqë Ramush Haradinaj, Albin Kurti, apo kushdo tjetëir që merr konsensusin maksimal. Por një gjë është e sigurt: mos I zhagisni proceset, vendosni Kosovën mbi të gjitha!
-//- Kush don mundët te lexoj mē tutje Ku e mbështes këtë propozim?


Periudhat para zgjedhjeve, zgjedhjet, periudha pas zgjedhjeve janë vdekja e qeverisjes. Paratë po harxhohën pa adresë ekonomike, por për mashtrim të qytetarit, nuk punohet, nuk merren vendime, qytetari harrohet në hallin e vet. Vendet e tjera mund t’ja lejojnë vetes këtë luks, Kosova jo. Në një periudhë si kjo, është shpikur një sport i kahmotshëm, që në Kosovë merr formën më qesharake, formën e BLERJES së DEPUTETIT sikur të ishte gjë e gjallë. Nuk di vend në rajon, e aq më tepër në botën e qytetëruar ku zhvillohet në mënyrë kaq të shfrenuar ky GJAH për votën, për mendjen, për vullnetin e një njeriu, e një deputeti, apo të disa deputetëve. E këtë sport e raportojnë mediat që ndjekin në mënyrë perverse skenarët e blerjes. Me qytetarin nuk merren as ato, mediat. Nuk merren me ekonominë, nuk merren me spitalet, nuk merren me mjedisin, nuk merren me njeriun. Zotërinj të nderuar, politika nuk është kështu as si sporti, por është më keq. Dhe futbolli profesionist ka rregullat e veta të shitblerjes së lojtarëve dhe jo si në xhunglën tonë politike. Edhe një sport që është lojë ka rregulla loje, jo më politika që duhet të jetë një profesion i rregulluar tërësisht. Në Kosovë tani flasin të gjithë…kush do te jet kryeministër? Në një situatë të tillë ku flasin të gjithë, edhe ku zhagiten dhe flasin edhe sekserët, kamerierët e shndërruar në kuzhinierë, apo në pronarë restorantesh e ku u shërbehet të gjithëve. Unë kam disa ide, disa thirrje themelore. Janë 10 në fakt;

1) NDAL kësaj loje që e trajton deputetin si në tregun e gjësë së gjallë, ndalni nëse keni Perëndi ! Për këtë duhet të vendosim konsensualisht.

2) urgjentisht të rikthejmë besimin tek politika, të miratojmë rregullat e lojës dhe t’i respektojmë ato. Kjo që po ndodh, vjen pse ne nuk kemi rregulla loje, ose nuk i respektojmë ato që kemi. Kjo që po ndodh është pse ne nuk dimë, nuk njohim kulturën e marrëveshjes, nuk kemi besë politike, nuk dimë të mbajmë fjalën. Duhet urgjentisht me e rikthyer këtë kulturë, pse kështu do rikthejmë besimin e qytetarit tek politika. Duhet të biem dakord për rishkrimin e rregullave të lojës në rast zgjedhjesh, apo paszgjedhore. Për këtë duhet Konsensus. Kriza e sotme, kriza e para tri vjetëve, që po ndodh vjen ngase ne kemi shkelur një Marrëveshje edhe ndërkombëtare nëse doni : ajo që firmosa unë me Mustafën, Thaçin dhe ambasadorin amerikan Dell për zgjedhjen e presidentit nga populli dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nëse ajo marrëveshje do të ishte respektuar, nuk do të kishim sot të njëjtën situatë sa herë që ka zgjedhje : shitblerje, kalime ylberi, kriza tek dera, etj. Ajo marrëveshje është vendim parlamenti.

3) Urgjentisht ne duhet ta miratojmë reformën e re zgjedhore, zgjedhjen e presidentit nga populli, me pak fjalë reformën kushtetuese. Për këtë na duhet konsensus. Në skenën tonë politike po qarkullojnë disa njerëz që ndihen kryeministra, e që po formojnë disa kabinete nëpër kafenetë e Prishtinës, pse institucionet janë bosh dhe nuk bëjnë punën e tyre.

4) A është dikush prej tyre që ka një shkop magjik që thjesht dhe vetëm me blerje deputetësh, të mund të zgjidhë Demarkacionin me Malin e Zi e pastaj dhe me fqinjët e tjerë ? Unë mendoj se këtë duhet ta bëjmë në mënyrë konsensuale.

5) A është dikush prej këtyre kandidatëve për Kryeministra që mund ta zgjidhë në mënyrën më të mirë, çështjen e Asosacionit të Komunave Serbe për të cilën pret Serbia, pret Lista Srpska, e cila nuk ka dert se kush është kryeministri real po thjesht do funksionalizimin e Asosacionit ? Unë mendoj se këtë çështje duhet ta ballafaqojmë në mënyrën më konsensuale të mundshme.

6)Po bashkëpunimin me Gjykatën Speciale si do ta përcaktojmë : si vullnet të njerës pjesë të politikës për të bashkëpunuar, apo si vullnet të palës tjetër për ta refuzuar atë ? Unë mendoj se këtë duhet ta bëjmë me një formulë konsensuale.

7) Po për çështjen e Trepçës, atë të minierave dhe pasurive të tjera të Kosovës, për Trustin Pensional, a ka kush zgjidhje ? Unë mendoj se këtë duhet ta bëjmë konsensualisht.

8) e për bisedimet me Serbinë a ka kush ndonjë zgjidhje që të ndryshojë formatin, tematikën, kohëzgjatjen e bisedimeve, etj ? Unë mendoj se duhet ta bëjmë konsensualisht këtë.

9). Pa e trajtuar seicilën prej këtyre zgjidhjeve, ne duhet të zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që si zakonisht prej shërbyesve politikë të saj, lë jashtë një litar në qafën tonë, ku duhet të pengohemi. Si do ta zgjidhim ? Unë mendoj se duhet ta zgjedhim konsensualisht.

10) Pak ditë më parë në festimet e Pavarësisë së SHBA-ve, Ambasadori i këtij vendi mik, na bëri thirrje për një marrëveshje historike si ajo që përcaktoi krijimin e SHBA-ve. Dhe miku jonë ka plotësisht të drejtë. Unë bëj thirrje për një tryezë të koalicioneve dhe partive politike. Sa më parë. Nesër. Boll me taktizime, boll me shitblerje, boll me mashtrime se i kemi gati votat, etj, etj. Këtë tryezë thjesht duhet ta lehtësojë Presidenti, por ku të gjithë të jenë të barabartë. Kjo tryezë është respekt për rregullat e lojës, është respekt për dinjitetin e çdo deputeti, është tryezë ku respektohet dinjiteti politik i çdo koalicioni, është tryezë që i thotë kësisoj ndal shitblerjes. Kjo tryezë duhet të vendosë për një agjendë të hapave tona shtetndërtues. Le të ndërtojmë konsensus për seicilin prej tyre, ose të paktën për hapat e parë. Zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nëse ecim edhe më para drej t asaj Marrëveshje historike që do të zgjidhë 10 sfidat tona shteformuese, më mirë akoma. Këto sfida janë njëherësh dhjetë pikat e kësaj Marrëveshje, janë dekalogu i Shtetit të Ri të Kosovës.

Mentor Petrela : Elie Wiesel, filozofi që mbrojti shqiptarët



Elie Wiesel, filozofi që mbrojti shqiptarët

Akademik Prof.Dr. Mentor Petrela*


 Si shumë familje hebrenjsh që pësuan Holokaustin gjatë Luftës së Dytë Botërore, Elie Wiesel ishte i vetmi i familjes që i mbijetoi Auschwitz Buchenwald. Jeta e tij si shkrimtar pacifist e mendimtar, përshkohet nga humanizmi aktiv në konfliktet që provokuan në botë vuajtje të qenies njerëzore.

Angazhimi i tij në krah të së drejtës së shqiptarëve në konfliktin që bëri të mundur lirinë e Kosovës është një kontribut i shquar që duhet ta kujtojmë e ta fiksojmë në historinë tonë.

Kam pasur privilegjin ta takoj dy herë në Paris në rreth miqsh, ku krahas vizionit global, urtësia dhe interesimi për shqiptarët, Ismail Kadarenë, komunizmin, Kosovën, shpjegojnë ardhjen në Tiranë për të takuar refugjatët kosovarë në Qendrën Spitalore Universitare më 1999.

Konflikti midis Millosheviqit, NATO-s dhe shqiptarëve në Kosovë kishte hyrë në fazën kritike. Elie Wiesel arriti pasdreke në Tiranë, si i dërguar i posaçëm i Presidentit Clinton. I shoqëruar nga të gjitha mediat CNN, BBC, CBC e SKY arriti në spital. Grupi i refugjatëve kosovarë, të cilët ndodheshin të shtruar në spital dhe një pjesë e familjarëve që i shoqëronin, ishin mbledhur në sallën e mbledhjeve të drejtorisë së vjetër.

Drejtori i Spitalit, prof. Mustafa Xhani, dhe një emisar i Ambasadës amerikane, më kishin ftuar të prisja e shoqëroja Elie Wieselin. Në sallë takimi me refugjatët u zhvillua me dyer të mbyllura, nën kujdesin e dy të dërguarve të Shtëpisë së Bardhë. Dëshmitë e refugjatëve kosovarë e prekën shumë Elie Wieselin. Më pas, së bashku me ambasadorin Frowick e shoqëruam në pacientët e shtruar në psikiatri dhe dializë.

Pyetjet e thjeshta njerëzore e shikimi drejt në sy, shpesh përballeshin në ndrojtjen e kosovarëve që ndonjëherë fshihnin dhunën për të ruajtur dinjitetin. Akrimonia e pamjes së tij, mënyra empatike për të kuptuar vuajtjen e tjetrit ishin mbresëlënëse.


Pas vizitës, duke ecur së bashku me ambasadorin Frowick, me zërin e ulur karakteristik thotë këto dëshmi janë çnjerëzore, kriminale e më pas bëri deklaratën, iu përgjigj pyetjeve të mediave ndërkombëtare. Të nesërmen, presidenti Clinton urdhëroi bombardimet dhe angazhimin amerikan që i dha lirinë Kosovës.

Shqiptarët dhe Kosova duhet të ndihen pak jetime me humbjen e Elie Wieselit.

****


​*Doktori dhe organizatori i madh i veprimtarisë shkencore-kërkimore, akademike dhe menaxheriale në fushën e mjekësisë, Mentor Petrela, i cili është edhe anëtar i Akademisë Botërore të Neurokirurgjisë, që ka vetëm 100 anëtarë nga gjithë bota, dhe anëtar i shumë institucioneve dhe asociacioneve profesionale-shkencore evropiane dhe botërore, ka marrë sot fletë dëshminë e anëtarit të jashtëm edhe i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.


Kryetari i ASHAK-ut, akademik Hivzi Islami, i cili ia dorëzoi fletëdëshminë profesor Petrelës, tha se me propozimin e Kryesisë së Akademisë të datës 31.10.2016, prof. Petrela në Kuvendin e Akademisë, të mbajtur më 21 dhjetor 2017, u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Mentor Petrela kundër Ramës, reagimi pas shfaqjes te “lista”


Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë  Prof.Dr. Mentor Petrela ka reaguar pasi ishte futur në listën e publikuar nga kryeministri  Edvin Kristaq Rama.

I kontaktuar nga Top Channel mjeku i njohur thotë se me kryeministrin ka një marrëdhënie normale, por nuk di të shpjegojë se si ai, nisur nga ndonjë ankesë qytetarësh, të mund të publikojë emrin e tij në një liste.


Petrela thotë se lajmin e mësoi nga kolegët, e duke përmendur herë Thomas Fridmen e herë Niçen, profesori i neurologjisë i ka kthyer një përgjigje kryeministrit.

“Populizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfe që e përkëdhelin me emrin popull që jo rrallë është përdorur për të hequr qafe elitën "uzurpatore". Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Për të evituar gomarllëkun me të cilin ky populizëm ushqehet me mjetet e sotme të komunikimit influencuar dhe nga "Bota është e sheshtë" e Thomas Friedman i kam refuzuar këto mjete. Sot e gjej veten i korruptuar”, shprehet Mentor Petrela.

Duke cituar Volterin Mentor Petrela kujton dhe drejtësinë. Petrela thotë se në letrën drejtuar d'Alembert 18 korrik 1766 shkruan". Barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jone, nesër ajo do të na there kur t’i vijë qejfi madje juridikisht". Duke e konsideruar si një sulm ndaj tij ndoshta jo nga kryeministri një mik i tij që bashkë i lidh Franca dhe jo vetëm, por nga ata qe janë ankuar në emër te tij, Petrela kujton dhe historinë familjare.

Në historinë e familjes pas ardhjes se komunistëve në ‘44, gjyshërit, klasa e përmbysur, e përjetuan me etiketa të varura në qafë "gjakpirës të popullit" me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime kështu që kjo e sotmja me duket lule. Ajo qe me shqetësoi është mentaliteti i skuadronit i Saint Just "Mbreti duhet të gjykohet si armik". Jetojmë ne demokraci, disa "realiste" janë pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebës, harrojnë se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracinë e shtetit e përkufizon ‘përbindëshi i ftohtë’ ”, shton Petrela.

Ai e mbyll përgjigjen e tij duke thënë se skuadra “FB” kurrë nuk do te ketë shansin të dëgjojë korin e se vërtetës që i drejtohet Eteoklit në “Shtatë kundër Tebës " Ti nuk do të quhesh një i poshtër sepse jetove me arritje".

‘Lista e zezë’ e Edi Ramës/ Shpërthen Luan Rama: Kryeministri tani merret me spiunë anonimë

‘Lista e zezë’ e Edi Ramës/ Shpërthen Luan Rama: Kryeministri tani merret me spiunë anonimë

Luan Rama

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, është shprehur i revoltuar në lidhje me përfshirjen në “listën e zezë” të atyre që kanë abuzuar në administratë, të kryeministrit Edi Rama.

Rama thotë se më shumë se sa nga fakti që një spiun anonim i është ankuar kreut të qeverisë për një abuzim.

“Kryeministri i vendit tim, bëhet zëdhënës i spiunit anonim dhe me një veprim të papërgjegjshëm publikon një listë me emra, mes të cilëve edhe emrin e Dr. Petrelës”.

Rama shkruan gjithashtu në një status në Facebook se e përçmon listën me 100 emra të publikuar nga kryeministri pasi refuzon të tregohet i pandershëm përballë një “brezi intelektualësh e mjekësh të shquar”.

Në një status të mëparshëm, Luan Rama e quajti “papërgjegjshmëri dhe abuzim” listën e Ramës, duke e krahasuar këtë të fundit me ish-liderin kinez Mao Ce Dun, për modelin e përdorur “me spiunë e gardistë të kuq”.

Statusi i plotë

Dr. Mentor Petrela – referencë përkushtimi në shërbim të qytetarëve!

Nuk më befason fakti që një spiun anonim i është ankuar Kryeministrit të Rilindjes per Dr. Mentor Petrelën!

Më fyen e më lëndon fakti që Kryeministri i vendit tim, bëhet zëdhënës i spiunit anonim dhe me një veprim të papërgjegjshëm publikon një listë me emra, mes të cilëve edhe emrin e Dr. Petrelës!

E njoh personalisht Dr. Petrelën dhe kam patur rastin të shoh drejtpërdrejt përkushtimin e tij në shërbim të jetës së njeriut, kam patur rastin të provoj humanizmin dhe profesionalizmin, qytetarinë dhe ndershmërinë e tij si përfaqësues i një brezi të shkëlqyer mjekësh dhe intelektualësh që i bëjne nder Shqipërisë!

Ndaj e përçmoj atë listë!

Sepse përndryshe, do të isha i pandershëm jo vetëm përballë Dr. Petrelës, po perballë një brezi të tërë intelektualësh e mjekësh të shquar që kanë shërbyer e shërbejnë me devocion e përkushtim, por do të isha i padrejtë edhe përballë babait tim që sot është në jetë falë Dr. Petrelës dhe ekipit të tij të talentuar, ku bëjnë pjesë mjekë të shkelqyer si Dr. Arsen Seferi, Dr. Kaloshi e shumë të tjerë!

Lista e Zezë e Edi Ramës. Ja emrat



Lista e zezë e abuzuesve të zyrtarëve e ish zyrtarëve që ka publikuar kryeministri Rama në bazë të denoncimeve të qytetarëve është publikuar fillimisht e mangët.

Kryeministri ka bërë një gafë duke harruar të shtojë një emër, të parin, në listën e zezë që publikoi në profiling e tij në rrjetin social.
















Lista u editua Brenda pak momenteve, dhe emrave iu shtua dhe Mirvjena Shema nga ALUIZNI, të cilën Rama e kishte harruar, duke e lënë vendin e parë të listës “bosh”.

Publikimi në fjalë vjen si product I planit të ri të kryeministrit për bashkëqeverisje me shqiptarët. Rama njoftoi disa ditë më parë se një faqe e re online është hapur në mënyrë që qytetarët të denoncojnë rastet kur janë përballur me abuzime apo korrupsion nga ana e zyrtarëve të administratësm, qeverisjes apo gjykatave.

Donikë Gërvalla: Populli shqiptar duhet të luftojë…


Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Përndryshim nga “komandantët”, pafundësisht numerikë, të cilët çlirimin e Kosovës e festojnë në disa datime fiktive, të rrejshme, thjesht, për të kompensuar mospraninë e tyre në luftën e Kosovës, Mërgata shqiptare ka vetëm një datë çlirimi: 12 qershor 1999.


Donikë  Jusuf Gërvalla

Dega e LDK-së në Gjermani, me kryetare Donikë Gërvalla, në bashkëpunim me LDK-në në Bavari, me kryetar Idriz Zeqiraj; Qendra kulturore “Rilindja” në Mynih, e kryesuar nga Bekim Gërvalla; Shoqata kulturore humanitare “Sali Çekaj”, me kryetar Osman Ferizi, organizuan shënimin e ditës historike, 12 qershorin, ditën e çlirimit të të gjithë Kosovës, me përjashtim të Veriut të Mitrovicës.

Pjesëmarrja në festën e çlirimit ishte masive e familjare. Nderonte me praninë e saj kryetarja e Degës të LDK-së në Gjermani, e kudondodhura Donikë Gërvalla, e cila, e ardhur nga veriu në jug, kishte rrugëtuar shumë qindra kilometra, për të festuar dhe gëzuar me mërgimtarët e Bavarisë gjermane.

Vajza simpatike vendore, Fjolla Haziri, moderoi suksesshëm këtë mbremje festive. Ajo përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët. Të parin që ftoi në foltore ishte poeti dhe anëtari i Kryesisë të Shoqatës “Sali Çekaj”, Gazmend Dashi, i cili foli për rëndësinë dhe peshën që ka 12 qershori, duke e renditur fill pas ditës të pavarësisë të Shqipërisë, 28 Nëntorin 1912.

Krijuesi Gazmend Dashi luftën për liri dhe tranzicionin e pas luftës, i quajti të vështira dhe të përgjakshme, për arsye se sundimi sa i gjatë, aq edhe i egër i Serbisë, rekrutoi agjentë të shumtë. Disa syrësh, duke manipuluar e kalkuluar, kinse me pjesëmarrjen në luftë, edhe pse, realisht, kishin mrizuar nën hijen e pishave të Bllokuyt të zi dhe të përgjakur të Tiranës, vazhduan gjakosjen e Kosovës, aty ku NATO-pakti ia ndërpreu Millosheviçit!

Në vijim, moderatorja Fjolla Haziri fton në foltore kryetarin e LDK-së për Republikën e Bavarisë, Idriz Zeqiraj, i cili, në emër të organizatorëve, referoi për festën e çlirimit:

Idriz Zeqiraj, kryetar i LDK-së në Bavari

Në shpirtin e çdo populli të pushtuar, gëlon ëndrra e lirisë. Shqiptarët,përgjatë sundimit të Perandorisë Osmane, kishin ndjenja të dyzuara: kombi dhe feja. Veç kësaj, të rrethuar nga sllavo-orthodokset fqinj, kishin pasigurinë, në rast të një shkëputjeje nga një Perandori e fuqishme, siç ishte ajo turke.

Në shekullin 19-të ka pasur disa lëvizje kundërshtie, më tepër me karakter social-ekonomik, por, gjithëherë lokale dhe pa jehonën e duhur.

Lidhja e Prizrenit, më 1978, ishte organizimi i parë politik. Ishte hera e parë, që, krerët ideologë ishin edhe jugorët shqiptarë. Por, pushkët nuk arritën t’i bashkonin me luftëtarët e veriut. Lidhja e Prizrenit u shua me gjak. Më 1908, pasoi Lidhja e Pejës, nën organizimin e atdhetarit Haxhi Zeka.

“Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës”, nën drejtimin e Hoxhë Kadri Prishtinës dha shpresa për lirinë e mundshme. Dhe, kryengritjet në Veriun shqiptar dhe Kosovë u bënë masive.

Perandoria e lodhur turke, nuk përballoi revanshin rus, për ta favorizuar orthodoksinë sllave. Rrjedhimisht, pësoi edhe Shqipëria jonë.

Pazaret kalkuluese të fuqive të mëdha të kohës, gjithnjë, nën trysninë e Rusisë cariste, ishin fatale për shqiptarët. Jashtë shtetit shqiptar mbetën tri të katërtat e tokave shqiptare. Dhe, kjo ndodhi, sepse shqiptarët nuk qenë të aftë ta formonin shtetin e tyre. Atë e bënë kancelaritë e Evropës, më një kontribut të veçantë e mirëdashës: të Perandorisë Austo-Hungareze, Gjermanisë dhe të Italisë.

Rrjedhimisht, Kosova mbeti nën thundrën serbo-sllave, për afro një shekull, madje, e ndarë në tri republika të Federatës jugosllave. Përgjatë kësaj periudhe kohore, shqiptarët jashtë shtetit amë, u trajtuan poshtërsisht e kriminalisht.

“Bashkim-Vëllazërimi” në Luftën e Dytë Botërore, dhe pas saj, ishte një mashtrim i madh për shqiptarët. Konferenca e Bujanit, e mbajtur, më 1942, në Malësinë e Gjakovës, premtimi për referendumin për vetëvendosje të shqiptarëve, të mbetur jashtë shteit amë, Shqipërisë, u zhvleftësuan në Mbledhjen e Prizrenit, të organizuar, madje, me shumë kujdes, nga komunistët, duke e lënë Kosovën dhe trevat tjera shqiptare nën robërinë sllave. Kështu ndodhi edhe me Vilajetin e Janinës, përkatësisht, Çamërinë shqiptare.

Plenumi i IV-të (katërtë) i komunistëve jugosllavë, i njohur si Plenumi i Brioneve, do të ishte një qerim hesapësh i kroatit Tito me zëvendësin e tij, serbin Rankoviç, një armik i dëshmuar i shqiptarëve.

Nga kjo zënkë përfituan edhe shqiptarët. Demonstrimet masive studentore, të shkollarëve të mesëm, të studentëve, e më pas, edhe të popullit, realizuan një serë kërkesash e të drejtash, të mohuara, cinikisht, deri atëherë: flamurin kombëtar, universitetin, ndryshimet kushtetuese, të njohura si “amandamente të viti 1974, me zgjërim të drejtash legjitime.

Frymëmarrjen e lirë të shqiptarëve, nuk e duroi Serbia. Intrigoi për nxitjen e demonstratave të 1981-shit, krejt të pakohëshme, me qëllim të përligjjes të goditjes të madhe, deri në heqjen e autonomisë Kosovës.

Në këto rrethana dramatike dhe tragjike për popullin e Kosovës, në skenën politike u shpërfaq njeriu i duhur në kohë dhe hapësirë, Dr. Ibrahim Rugova. Duke shfrytëzuar, mençurisht, nismën e pluralizmit politik, Rugova me shokë themeloi partinë-lëvizje gjithëpopullore – Lidhjen Demokratike të Kosovës -, e cila organizoi rezistencën aktive, jo vetëm të shqiptarëve brenda Kosovës, por, edhe në trevat tjera shqiptare si: në Kosovën Lindore, Iliridë (Maqedoni) dhe në Mal të Zi.

Dr. Rugova, pa humbur kohë, projektoi dy veprimet parësore – bazë:

1) Themeloi institucionet paralele; dhe

2) Strukturën ushtarake për mbrojtje dhe luftë.

Organizimi i mbrojtjes territoriale profesionale; dërgimin e djemëve të Kosovës për përgaditje ushtarake në Shqipëri, në mesin e tyre ishin edhe kryetari i Shoqatës “Sali Çekaj”, Osman Ferizi dhe anëtari i Shoqatës Kadri Gubetini; krijimi i Fondit 3 %-shit obligativ në Kosovë dhe Mërgatë; urdhëri i prerë dhënë oficerëve instuticionalë, pas prishjes të Marrëveshjes të Osllos nga LPK-ja, më 1998, ” ju jeni profesionistë, ju e dini çfarë të bëni, kthim prapa nuk ka”; “të mbrohet pragu i shtëpisë”, pas provokimit më armë në Familjen Jashari, në nëntor 1997: dhe miratimi i fillimit të luftës, pas masakrës në Prekaz, mars 1998.

Organizimi ushtarak, me siglën e UÇK-së, ishte shpresëdhënës. Djemtë e vajzat, burra atdhetarë, u përfshinë në luftën e armatosur. Por, Serbia, nëpërmjet agjentëve të saj të bollshëm, përçau faktorin ushtarak shqiptar, lufta u sabotua dhe armiku shfrytëzoi boshllëkun, për të bërë masakra masive, sidomos në Drenicë, Podrimje dhe Dukagjin.

Në përballjen ushtarake me armikun, superior në armatim dhe përgaditje ushtarake, shqiptarët u mundën, dështuan dhe ekzodi, ikja masive e popullatës, mori përmasa biblike, në masën një milionëshe të shpërngulur.

Ishte forca e NATO-paktit, “apaçët” e saj luftarakë, të komanduar nga Amerika, Anglia dhe aleatët e saj të bashkuar, të cilët, me bombarduesit e zhurmshëm, gjunjëzuan, përtokën Serbinë agresore me othodokësinë e saj.

Kosova u çlirua më 12 qershor 1999 dhe jo në datimet tjera fallso, siç duan të promovohen disa “komandantë” të pasluftës.

Kosovën e çliruan ndërkombëtarët, duke e përzënë, me zjarr e hekur, Serbinë pushtuese dhe jo shqiptarët, me UÇK-të e tyre. Historia nuk guxon të falsifikohet, siç bëri vegla sllave, Enver Hoxha, i cili, luftën vëlla-vrasëse, e quajti luftë çlirimtare! Por, pazaret e tanishme të politikanëve batakçinj dhe të dyshimtë për shumëçka, duan ta bëjnë Serbinë hisedare në Kosovë.

Populli shqiptar duhet të jetë vigjilentë, syhapur dhe të stopojë veprimet kundra-kombëtare të politikanëve të papërgjegjshëm, për të mos thënë shpirtshitur.

Populli duhet të zgjohet nga përgjumja, të mos kënaqën vetëm me atë pse u kthyen në shtëpitë e tyre, por, të luftojnë për çlirimin e mirëfilltë nga krimi i organizuar dhe hajnia zyrtare. Është shansi i shumëpritur që Kosovën ta bëjmë kryezonjë, në këtë pjesë të Ballkanit, gjithnjë të trazuar dhe të rrezikuar nga ndërhyrjet e ideologjisë sllaviste dhe xhihadiste.

Lavdi dëshmorëve që derdhën gjakun e tyre të dlirë, në themelet e lirisë tonë!

Mirënjohje të thellë dhe të sinqertë ndërkombëtarëve, që i kthyen shqiptarët e Kosovës në shtëpitë e tyre dhe urojmë ta çlirojnë nga bandat vrastare të “komandantëve” të pasluftës!

Të përkujtohet, përjetësisht, 12 qershori 1999, Dita e Çlirimit të Kosovës.

Ju falemnderit për vëmendjen!

Kryetarja e Degës të LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvalla



Moderatorja Fjolla Haziri fton në skenë kryetaren e Degës të LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvallën, veprimtarja më e madhe në Evropë dhe botë , për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Të pranishmit në sallë e mirëpritën me duartrokitje të gjata, në shenjë respekti, dashurie dhe mirënjohje, për veprën madhore, të dëshmuar për tri dekada radhazi, në shërbim të Atdheut e lirisë dje dhe të demokracisë të munguar sot në Kosovë.

E madhja Donikë Gërvalla bëri një përvijim të historisë të Kosovës: jetën nën pushtim, luftën e pabarabartë me armikun serbo-sllav si dhe pasluftën nën terrorin e SHIK-ut, me “komandantët” vrastarë të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut dhe të kuadrove e veprimtarëve të Ibrahim Rugovës.

Por, dha shpresën e madhe se agjentët e Serbisë dhe njerëzit e mendësisë së mykur të ideologjisë anakronike srtaliniste, sërishmi do të mundën, duke e mbyllur, turpshëm, karrierën e tyre të përgjakur dhe të pistë. Nuk ka alternativë të dytë: Krimi dhe hajnia zyrtare do të ndëshkohen. Demokracia do të fitojë edhe në Kosovën tonë.

Shoqata kulturore humanitare “Sali Çekaj”, me kryetar Osman Ferizin, nënkryetar Blerim Cakiqin dhe anëtarët e Kryesisë: Mustafë Shala, Shemsi Haziri, Shaban Muli, Gazmend Dashi, Zymer Zeneli, Isuf Qetaj, Ermal Hoxha, Rafet Mehmeti, Maxhun Smajli, si organizatorë mikpritës, në Pfaffenhofen të Bavarisë, ishin në krye të detyrës, që mysafirët e pranishëm të ndjehen sa më të relaksuar, një traditë kjo e krijuar ndër vite.


Fëmijtë shkollarë të Pfaffenhofenit vallëzojnë

Moderatorja Fjolla Haziri, duke prezantuar grupin artistik të Shoqatës kulturore “Sali Çekaj”, tha se Shoqata jonë, që nga krijimi, ka krijuar bërthamën e valltarëve, këngëtarëve dhe të recituesve parashkollorë dhe të shkollarëve tjerë, duke bërë një trupë artistike modeste. Pjesë e kësaj trupe kanë qenë dhe janë brezat në vijimësi të qytetit të Pfaffenhofenit me rrethinë.

Grupi artistik përformon në të gjitha organizimet tona, qofshin ato festive apo përkujtimore. Udhëheqës të këtij grupi janë dy anëtarët e Kryesisë të Shoqatës, Gazmend Dashi dhe Shemsi Haziri. Ata ushtrojnë dhe shoqërojnë fëmijtë artistë të Shoqatës, vullnetshëm dher suksesshëm, vite me radhë.

Sonte për ju do të përformojnë grupi i vajzave: Rinora Hoxha, Kolesa Hyseni, Era Kolgeci, Vlera Kolgeci, Riona Muli, Jeta Kolgeci, vallet: “Vallja e Çlirimit”, “Vallja e Shotës” dhe “Vallja e Rugovës”.

Dhe, Era Kolgeci do të të recitojë poezinë kushtuar dëshmorëve të kombit”, – përmbylli prezantimin mjeshtëror, moderatorja Fjolla Haziri.

Këngëtari i mirënjohur, ylli i muzikës popullore, Yll Demaj, i ardhur enkas nga Kosova, shtoi atmosferën festive, sikur solli një Kosovë në miniaturë në Pfaffenhofenin e Bavariusë gjermane. Ylli, mjeshtër i zotërimit të sallës, njohës i shkëlqyer i preferencave muzikore të mërgimtarëve të përmallur për Atdhe, gadi ia bashkoi natës festive ditën në gëdhirje. Publiku u shkri njësh me artist Yllin, në shoqërim të këngëve dhe të valleve masive.

Sintisti, shoqëruesi i talentuar muzikor, Bekim Çaka, me grupin e tij, harmonizoi, mrekullisht mirë, muzikën me këngët ritmike të këngëtarit zëkumbues, Yll Demaj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...