2017-08-17

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev premton kujdes për familjet e të vrarëve maqedonas, por jo edhe për shqiptarët


Kryeministri Zaev si dhe ministri i Brendshëm Oliver Spasovski do të shqyrtojnë kërkesat dhe propozimet e shoqatës së veteranëve të konfliktit të vitit 2001.

Në takimin me kryetarin e shoqatës së veteranëve, Vllado Stojanov, ata kanë biseduar për mbështetjen e shtetit që duhet t’i jap kësaj kategorie, transmeton Konica.al.

Sipas shoqatës, shumë familje të policëve të vrarë më 2001 nuk janë kompensuar për dëmet jomateriale, nevojat shëndetësore si dhe nuk u janë ofruar lehtësirat e tjera.

Vlen të kujtojmë se vite më parë Qeveria e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski pati zgjuar reagime të forta pas përpjekjes për të miratuar ligjin për ‘branitellat’, që nënkuptonte dhënien e pensioneve për ish-pjestarët e forcave të armatosura maqedonase që morrën pjesë në luftën kundër kryengritësve shqiptarë në Maqedoni.

Në anën tjetër, edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare patën kërkuar të njëjtin status nga shteti, gjë që pati shkaktuar përplasje jo të pakta në Kuvendin e Maqedonisë mes deputetëve shqiptarë dhe maqedonas.

“Nacionalistët e bardhë janë klounë”


Kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë Steve Banon, i cili konsiderohet si truri qe qëndron pas axhendës nacionaliste të presidentit Trump, i ka cilësuar nacionalistët e bardhë si një grup klounësh. Gjatë një interviste për gazetën “The American Prospect”, ai u shpreh se mbështet nacionalizmin ekonomik për të luftuar efektet negative të globalizimit, por sipas tij, etno-nacionalistët si ata të Virxhinias janë një grup klounësh që duhet shtypur.

Por kreu i SHBA Donald Trump, akuzohet se nuk e dënon hapur të djathtën ekstreme dhe grupet raciste.

Ai po kritikohet ashpër pasi fajësoi të dyja palët për dhunën në Virxhinia, duke barazuar racistët e nazistët me amerikanët që dolën për t’i kundërshtuar.

Lidhur me këtë, Trump tha se jo të gjithë protestuesit në anën e së djathtës ekstreme ishin neo-nazistët dhe nacionalistë të bardhë, dhe se në mesin e tyre ishin njerëz të mirë, të cilët erdhën në Sharlotsvill për të protestuar kundër planeve të qytetit për të hequr një statujë të gjeneralit të Konfederatës Robert Lee, gjatë Luftës Civile amerikane.

Bannon e kundërshtoi hapur Donald Trump edhe për Korenë e Veriut, duke thënë se ky konflikt nuk mund të zgjidhet ushtarakisht, pavarësisht komenteve agresive të Trump.

Çfarë kishte në kasetat e Osama bin Ladenit?

Rob O’Neill është ushtari amerikan që vrau Osama Bin Laden


“E qëllova tri herë në kokë”



Tashmë ka një emër dhe një fytyrë ushtari amerikan që vrau Osama Bin Laden. Ron Oneill ka treguar se e ka qëlluar atë tre herë në kokë natën e 1 majit të vitit 2011. Identiteti i tij u bë publik fillimisht nga britanikia Deili Meil.

Për tre vjet ai ka qenë i panjohur. Por tashmë personi që natën e 1 majit në vititn 2011 qëlloi dhe vrau Osama Bin Laden në Pakistan, prezanton veten. Është Rob Oneill, 38 vjec me origjinë nga Montana. Ish marinsi tregoi gjatë një interviste se e kishte qëlluar numrin një të Al KAedës, tre herë në kokë. Deri tani identiteti i vrasësit të Bin Laden ishte mbajtur sekret. Por Oneill vendosi të tregojë historinë e tij për rrjetin t eleviziv amerikan Fox Njus. Përvec shpjegimit se cfarë do të thotë të jesh pjese e elitës së forcave specoale amerikane, do të tregojë edhe detajet për minutat e fundit të jetës së Bin Laden dhe atë që vërtet ndodhi para të shtënave. Fillimisht ka qenë britanikja deili Meil që ka zbuluar identitetin e ish marinsit duke intervistuara babain e tij. Ky i fundit u shpreh se njerëzit e pyesin nëse është I shqetësuar pasi xhiahdistët e ISIS mund të kërkojnë ta vrasin. Kështu që ai kishte vendosur një objektiv të madh në derën e shtëpisë në mënyrë që mund ta gjenin më lehtë. Në uniformën e Rob Oneill ëshët qepur simboli i grupit “demon Hanter”, grupi muziokor që zuri vendin e Metalika në zemrën e forcave të armatosura amerikane. Kur Metalika i kërkuan ushtrisë amerikane që të mos përdornin këngët e tyre gjatë marrjes në pyetje të të burgosurve, grupi muyikor nga Siatëll jo vetëm që u propozua por i dërgoi ushtarëve Cd-t dhe simbolet e grupit për t’u qepur në uniforma.









Në Shtetet e Bashkuara opinioni publik ndjehet i çoroditur nga deklaratat e fundit të 38-vjeçarit Robert O’Neil, ish-pjesëtar i skuadrës speciale që ekzekutoi Osama Bind Laden, 2 majin e vitit 2011.



Në një intervistë dhënë për “Washington Post”, O’Neil pretendon autorësinë e goditjes përfundimtare ndaj themeluesit të Al Kaedas.

Kush e vrau Osama Bin Ladenin?
Por këto pretendime bien në kundërshtim me atë që pretendohet nga një tjetër ish-anëtar i Navy Seal.

Matt Bissonnette në një libër të publikuar në 2012 me emrin e artit Mark Owen, merr autorësinë mbi ekzekutimin e Bin Laden, mbi goditjen përfundimtare të tij.

Megjithatë Bissonnette nuk hodhi poshtë pretendimet e O’Neil, por as i pohoi ato.

“Dy persona të ndryshëm tregojnë dy histori të ndryshme për dy arsye të ndryshme. Nuk dua të komentoj asgjë nga ato që ka thënë ai”, deklaroi ai për NBC News.




Pas pushtimit të Afganistanit nga SHBA në vitin 2001, Osama bin Ladeni u detyrua të largohet nga Kandahari, ku ishte vendosur prej vitit 1997.
Në nxitim e sipër, në një prej ndërtesave përballë ministrisë së jashtme të talebanëve, aty ku takoheshin të mëdhenjtë e al Kaedës, kishin harruar më shumë se 1500 kaseta.

Duke kërkuar nëpër shtëpinë e braktisur, një familje afgane gjeti kutitë e mëdha me kaseta zanore.
Çfarë kishte në kasetat e Osama bin Ladenit?

Pjesëtarët e saj nxituan menjëherë tek një dyqan kasetash në qytet – tani që talebanët ishin rrëzuar, mund të fitoheshin para me kaseta të muzikësh pop, që më parë ishte e ndaluar. Dhe këto kaseta mund të fshiheshin dhe riregjistroheshin me këngët më të mira të kohës.

Por një kameraman i CNN dëgjoi në lidhje me kasetat e gjetura, dhe bindi pronarin e dyqanit që t’ia jepte atij kasetat, duke i thënë se mund të ishte shumë e rëndësishme ajo çfarë përmbanin. Kishte të drejtë..

Shikoni Videon:



Ish pjesëtari i forcave speciale amerikane të marinës “Navy Seal” që thotë se ishte ai që qëlloi dhe vrau udhëheqësin e al-Qaidës Osama bin Laden në vitin 2011, gjatë operacionit në Pakistan, ku bin Laden qëndronte i fshehur, bëri publik emrin e tij.

Robert O’Neill u prit me duartrokitje në shtetin Tenësi mbrëmjen e së enjtes para fillimit të një fjalimi.
“Jam krenar për atë që kam bërë. Por misioni im nuk ka përfunduar me largimin nga fusha e betejës.”

Fjalimi i zotit O’Neill vjen një ditë pasi ai i tregoi medias se ishte ai që kishte qëlluar tre herë ndaj bin Ladenit në kompleksin Abbottabad të Pakistanit.

Zoti O’Neill tregon se pjestari i parë i forcave speciale që hyri në dhomën e bin Ladenit e qëlloi atë një herë, por mesa duket plumbi nuk e goditi. O’Neill tha se ai e pa bin Ladenin përmes syzeve që shikojnë në errësirë.

Fjalimi i tij ssi anëtar i forcave speciale duket se frymëzoi disa në sallë.

“Është kënaqësi kur kemi kaq shumë njerëz këtu që njohin punën e mirë që bëhet dhe prania e këtij folësi të mrekullueshëm që tregoi historinë e tij na dha shembuj që mund t’i vëmë në zbatim çdo ditë.”

Ja se çfarë thotë një pjestar tjetër i audiencës:

“Është për t’u vlerësuar një ngjarje e tillë si dhe sherbimi i zotit O’Neil për vendin tonë.”

Qeveria amerikane po ashtu e ka vlerësuar zotin O’Neill dhe grupin e forcave speciale për suksesin e misionit. Megjithatë, komandanti i forcave speciale i ka udhëzuar pjestarët se ata nuk duhet të reklamojnë natyrën e punës së tyre apo të kërkojnë njohje për veprimet e tyre në shkëmbim të famës publike apo përfitimeve financiare. Një tjetër pjestar i forcave speciale që mori pjesë në asgjesimin e bin Ladenit ka shkruar një libër rreth operacionit.

Nëse lufta bërthamore do niste sot, sa njerëz do të vdisnin?



 Nëse lufta bërthamore do niste sot, sa njerëz do të vdisnin? (Video)

Specialist në vizualizimin e të dhënave, Neil Halloran, vendosi të përllogarisë koston që do të kishte një luftë nukleare në ditët tona.
Rezultatet e paraqitura në videon 14 minutëshe “The Shadow Peace, Part 1” janë me të vërtetë shqetësuese.

Eksperti ilustron shifrat e popullsisë globale dhe nivelin e vdekshmërisë dhe si u shtua numri i vdekjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për të vlerësuar numrin e viktimave të një lufte bërthamore, Halloran analizoi efektet e bombave të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki ashtu si dhe potencialin shkatërrues dhe kapacitetin e raketave që ekzistojnë sot.




Gjithashtu ai mori në konsideratë edhe qytetet që do të ishin shënjestra e sulmeve bërthamore.

Ai vlerëson se një luftë bërthamore do të shkaktonte rreth 500 milionë të vdekur në tri javët e para, numër që do të kalonte me më shumë se 10 herë viktimat e Luftës së Dytë Botërore.

Dhe kjo shifër nuk përfshin edhe efektet e dimrit bërthamor që do të shkatërronte të mbjellat në mbarë botën dhe do të çonte në uri globale, shkruan dita. Në vitin 2015, specialisti i dedikoi një video 18 minutëshe tmerreve të Luftës së Dytë Botërore.

Llogaritjet e tij zbuluan se asnjë konflikt tjetër në histori nuk ka shkaktuar aq shumë vdekje në një kohë aq të shkurtër.

Parashikimi i frikshëm i shkencëtarit: Shtatori i fundit

Edhe pak na ndajnë nga Shtatori, kur sipas shkencëtarit David Meade, do të shfaqet “Planeti X” që do përplaset me Tokën, ku jetojmë. Sipas tij, ky është Apokalipsi.

Parashikimi i frikshëm i shkencëtarit: Shtatori i fundit

Sipas shkencëtarëve Planeti X fshihet pas yjeve të tjera të sistemit diellor dhe deri më tani nuk është identifikuar. Mbështetësit e kësaj teorie besojnë se afrimi i këtij planeti do të shkaktojë shkatërrimin e menjëhershëm të Tokës. Planeti do i vijë shumë afër Tokës më 23 shtator, 2017. Në “Apokalips” thuhet “Një shenjë e madhe u duk në qiell. Një grua ‘kishte mbathur’ diellin, hënën nën këmbët e saj dhe një kurorë me 12 yje mbi kokën e saj”.

Shenja e gruas, e përshkruar në “Apokalips” është një formë e një fenomeni astronomik që ndodh për disa orë. Sipas modeleve kompjuterike, kjo shenjë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit. Megjithatë, ç‘mund të provojë kjo bindshëm?” shprehet Mead, i cili thotë se Planeti X do i kalojë një herë të vetme pranë Tokës në shtator.
Librat dhe videot që qarkullojnë në internet që mbështesin mendimin global e shkatërrimit të Tokës, duhet të jenë përgatitur vite para se kjo të ndodhë, kur Planeti X t’i afrohet orbitës së Tokës. Në të kaluarën, u parashikua se planeti Nibiru do e godiste planetin tonë në dhjetor të vitit 2015 dhe në shtator të të njëjtit vit.
Ai parashikoi gjithashtu se do ta godiste Tokën në vitin 2012, që përkonte edhe me Apokalipsin e Majave.

Parashikimi i frikshëm i Horacio Villegas: Lufta e Tretë Botërore po vjen, ja data

Parashikimi i frikshëm i Horacio Villegas: Lufta e Tretë Botërore po vjen, ja data

Një prej parashikuesve më të njohur në botë, që cilesohet edhe si “Lajmëtari i Perëndisë”, Horacio Villegas, njeriu që parashikoi zgjedhjen e Trumpit si presidenti i SHBA-ve, bën një parashikim të frikshëm për “Daily Star”.
Horacio Villegas pretendon se do të nisë Lufta e Tretë Botërore, madje jep edhe datën se kur do të nisë. Horacio thotë se dita do të bjerë në 100 vjetorin e vizitës së Virgjëreshës Mari. Vizita e saj e parë thuhet se ndodhi më 13 maj 1917, ndërsa vizita e saj e gjashtë dhe e fundit thuhet se ishte më 13 tetor 1917 dhe 100 vjetori i kësaj date po afrohet, na ndajnë vetëm dy muaj.

Para pak ditësh, Villegas tha se kishe parë ëndërr sikur “nga qielli po binin topa të mëdhenj zjarri”.“Njerëzit kudo vraponin që të fshiheshin nga ky shkatërrim. Besoj se këto raketa bërthamore do bien në qytete kudo në botë”.

“Lajmëtari i Perëndisë”, parashikoi që në vitin 2015 se Donald Trump do bëhej president i SHBA-ve, duke theksuar se ai do bëhet mbreti iluminat që do sjellë Luftën e Tretë Botërore.

Ai po ashtu parashikoi se lideri do sulmonte Sirinë, duke përfshirë më vonë në konflikt edhe Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut.
Horacio tha për Daily Star se: “Mesazhi kryesor që njerëzit duhet të dinë për t’u përgatitur është se mes 13 majit dhe 13 tetorit 2017, kjo luftë do të ndodh, do të përfundojë me shumë shkatërrime, tronditje dhe vdekje”.

Nga Flori Bruqi : Për faj të Trumpit, Toka do të digjet





Image result for Stephen Hawking

 Stephen Hawking

Presidenti Donald Trump është një kërcënim për ambientin. Kështu thotë astrofizikanti britanik Stephen Hawking, gjatë një interviste për Bbc, me rastin e 75 vjetorit të ditëlindjes së tij.

‘Vendimi i Trump për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën, mund ta bëjë tokën si Venusi, me temperatura deri në 250 gradë.

Image result for Stephen Hawking

’Jemi pranë pikës ku ngrohja globale do të jetë e pakthyeshme. Zgjedhja e Trumpit mund të shtyjë Tokën të bëhet si Venusi me temperatura 250 gradë dhe shi prej acidi sulfurik’. Për shkencëtarin e kozmosit ’ndryshimi klimatik është një nga rreziqet më të mëdha që njerëzimi duhet të përballojë dhe nëse duam ta ndalojmë duhet ta bëjmë tani.


Related image
Trump, me mohimin e provave të ekzistencës së ndryshimeve klimatike dhe me tërheqjen e Usa nga marrëveshja e Parisit, do ti shkaktojë ambientit dëme të pallogaritshme, duke vënë në rrezik natyrën, ne dhe të ardhmen e fëmijëve tanë’.

Stephen William Hawking, CH, CBE, FRS, FRSA (i lindur më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe) është një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë. Hoking është astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni), dhe anëtar i Kolegjit Gonvil dhe Kaius, Kemb. Stivën Hoking solli punë të rëndësishme mbi kozmologjinë, kurse kërkimi i tij është para së gjithash lëmi i fizikes (vrimat e zeza). Ai iu bë i njohur publikut dhe botës studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

Në vitin 1963 Hawking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 është udhëzuar të përdorë karrocë të paaftësh. Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdor një kompjuter të posaçëm folës.


Hawking lindi me 8 janar te vitit 1942. Babai i tij ishte Frank Hawking dhe e ëma e tij Isobel Hawking. Këta të fundit studimet i mbaruan te dy ne Universitetin e Oksfordit. Frank H. studioi ne fushen e mjekësisë ndersa Isobel H. studioi per Filozofi, politike dhe ekonomi. Në 1950 kur Stephen ishte vetëm 8 vjeç, familja Hawking u shperngul ne St. Albans Hertfordshire. Hawking filloi shkollimin e tij ne "Byron House School". Ai mori pjese ne "Radlett School" per 1 vit dhe me pas prej shtatorit te vitit 1952 vazhdoi shkollimin ne "St Albans School". Familja e tij nuk mund ti perballonte tarifat shkollore pa burime financiare, keshtu që shpresa e tyre e vetme ishte qe Stephen të arrinte të fitonte nje burse shkollimi. Babai i tij dëshironte qe ai te shkollohej më tej ne "Westminster School", por 13 vjeçari u semur në diten e provimit per burse. Ne vitin 1958 dhe me ndihmën e mësuesit te matematikes Dikran Tahta, ndërtuan një kompjuter me pjese pjesë orash, një komutatori të vjetër telefonik dhe të tjera komponente. Edhe pse në shkollë ishte i njohur si "Einstein", Hawking nuk ishte i suksesshëm qe ne fillim. Me kohë, ai filloi të tregojë aftësi të konsiderueshme për lëndët shkencore, dhe i frymëzuar nga Tahta, kishte vendosur të studionte për matematikë. Babai i tij e këshilloi të studionte per mjekësi, i shqetësuar se në lëndën e matematikes nuk kishte vende të mjaftueshme per pune. Per shkak te kesaj por edhe per arsye te tjera Hawking vendosi te studiojë lenden e fizikes dhe kimisë. Pavaresisht keshillave te drejtorit qe ai te priste deri ne vitin tjeter, ne Mars te vitit 1959, atij i ishte ofruar nje bursë pas marrjes se rezultateve te provimeve. Hawking ne tetor te vitit 1959, perkatesisht ne moshen 17 vjeçare, vazhdoi studimet ne Kolegjin e Universitetit te Oksfordit. Ne 18 muajt e pare ai ishte i vetmuar dhe i merzitur pasi ishte shume më i ri se sa studentet e tjere.



Gjate vitit te dyte dhe te tretë ne universitet, sipas Berman, Hawking beri ndryshime te medha, duke u perpjekur te ishte nje nder studentet me te dalluar. Ndryshe nga studentet e tjere, ai ishte shume i perkushtuar edhe ndaj muzikes klasike. Eshte konstatuar se Hawking ka studiuar rreth 1000 ore gjate 3 viteve te studimeve te tij. Ne tetor te vitit 1962 ai filloi punen e tij pasuniversitare ne Trinity Hall - Cambridge. Si student doktorature, viti i parë per Hawking ishte mjaft i veshtire. Pasi u diagnostikua me semundjen motor-neurone, Hawking ra ne depresion. Mjeket supozonin se kishte edhe 2 vjet jetë, por semundja e tij nuk u zhvillua aq shpejt, megjithate problemet ne te ecur, ne frymerrje dhe ne levizjen e gjymtyrve filluan. Prape se prape i frymezuar nga Roger Penrose, ai vazhdoi hulumtimet e tij rreth te ashtuquajturave "Vrimat e zeza" qe pershkojne universin. Si nje kozmolog i persosur, Hawking shkroi tezën e tij mbi kete teme. Hawking ka marrë një bursë kërkimore në Gonville dhe Caius College dhe ne vitin 1966 ai doktoron ne degen e filozofise. Kur Hawking ishte diplomuar ne Cambridge, ai krijoi lidhje me nje vajze te quajtur Jane Wilde qe njeheresh ishte edhe mikja e motres se tij. Atë e njohu pak kohe para se te diagnostikohej me semundjen e tij, por kjo nuk e nderpreu mardhenien mes tyre. Ata u martuan me 14 korrik te vitit 1965. Çifti kane 3 femije, nje djale me emrin Robert (1967), nje vajze Lucy (1970) dhe femija i tretë, djaloshi Timothy (1979). Ne pranveren e vitit 1995 Çifti u divorcuan, Hawking u martua me Mason ne shtator te po atij viti. Me 2006 Hawking u divorcua ne heshtje nga Mason duke e rikthyer lidhjen e tij me Jane dhe ne ate kohe ajo boton librin "Udhetim ne pafundesi".

Fushat e kërkimit

Sëmundja

Stephen Hawking vuan nga nje semundje e njohur si skleroza laterale amiotrofike (motor-neurone). Hawking kishte përjetuar vështirësi ne te ecur dhe ne vozitje. Diagnoza e sëmundjes neurone motorike u be në vitin 1963 kur Hawking ishte 21 vjecar. Në atë kohë, mjekët i dhane atij vetem dy vjet jete. Në fund të viteve 1960, aftësitë fizike te tij u perkeqsuan. Tanime ai nuk mund te shkruante dhe ecte shtrember, por ai ne kete kohe kishte zhvilluar metoda kompensuese vizuale, duke përfshirë edhe duke parë ekuacionet në drejtim të gjeometrisë. Me 1960 ai u be i njohur per karrocen e tij te dixhitalizuar. Ai pastaj mori një program kompjuterik të quajtur "barazimin" nga Walt Woltosz. Kjo eshte nje metodë që ai e përdor në këto ditë, duke pershtatur fraza, fjalë dhe shkronja nga një bankë prej rreth 2,500-3,000 nga ato që janë skanuar. Hawking ka ruajtur nje zë origjinal, duke thënë se ai e preferon qe te identifikohet me ate ze.
Hawking gradualisht ka humbur përdorimin e dorës së tij, dhe me 2005 ai filloi të kontrollojë pajisjen e tij të komunikimit me lëvizjet e muskujve të faqeve, me një normë prej rreth 15 fjalë për minutë. Veshtersite u shtuan edhe ne frymarrjen e tij ku si pasoje e nje operacioni ne kanalet e frymarrjes, ai humb totalisht aftesine e to folurit. Tani Hawking eshte pothuaj teresisht i paralizuar.

Veprat

-A Brief History of Time (1988) -Black Holes and Baby Universes and Other Essays (1993) -The Universe in a Nutshell (2001) -On The Shoulders of Giants (2002) -A Briefer History of Time (2005) -God Created the Integers: The Mathematical Breakthroughs That Changed History (2005) -The Grand Design (2010) -My Brief History (2013)

Punet akademike

Hawking, S. W.; Penrose, R. (1970). "The Singularities of Gravitational Collapse and Cosmology". Mathematical,Physical and Engineering Sciences 314 (1519): 529–548.
Bibcode:1970RSPSA.314..529H. doi:10.1098/rspa.1970.0021.

Hawking, S. (1971). "Gravitational Radiation from Colliding Black Holes". Physical Review Letters 26 (21): 1344–1346.

Bibcode:1971PhRvL..26.1344H. doi:10.1103/PhysRevLett.26.1344. Hawking, S.W. (1972). "Black holes in general relativity". Communications in Mathematical Physics 25 (2): 152–166.

Bibcode:1972CMaPh..25..152H. doi:10.1007/BF01877517. Hawking, S. W. (1974). "Black hole explosions?". Nature 248 (5443): 30–31. Bibcode:1974Natur.248...30H. doi:10.1038/248030a0. Hawking, S.W. (1982). "The development of irregularities in a single bubble inflationary universe". Physics Letters B 115 (4): 295–297. Bibcode:1982PhLB..115..295H. doi:10.1016/0370-2693(82)90373-2. Hartle, J.; Hawking, S. (1983). "Wave function of the Universe". Physical Review D 28 (12): 2960–2975. Bibcode:1983PhRvD..28.2960H. doi:10.1103/PhysRevD.28.2960. Hawking, S. (2005). "Information loss in black holes". Physical Review D 72 (8): 084013. arXiv:hep-th/0507171. Bibcode:2005PhRvD..72h4013H. doi:10.1103/PhysRevD.72.084013.

Filmat dhe serite:

A Brief History of Time (1992) Stephen Hawking's Universe (1997) Hawking – BBC television film (2004) starring Benedict Cumberbatch Horizon: The Hawking Paradox (2005) Masters of Science Fiction (2007) Stephen Hawking and the Theory of Everything (2007) Stephen Hawking: Master of the Universe (2008) Into the Universe with Stephen Hawking (2010) Brave New World with Stephen Hawking (2011) Stephen Hawking's Grand Design (2012) The Big Bang Theory (2012) Stephen Hawking: A Brief History of Mine (2013) The Theory of Everything – Feature film (2014) starring Eddie Redmayne

Shkrimet qe i punoi bashke me vajzen e tij Lucy:

George's Secret Key to the Universe (2007) George's Cosmic Treasure Hunt (2009) George and the Big Bang (2011)

Çmimet

1.Presidential Medal of Freedom 2009

2.Copley Medal 2006

3.Albert Einstein Award 1978

4.Hughes Medal 1976

5.Albert Einstein Medal 1979

6.Adams Prize 1966

7.Gold Medal of the Royal Astronomical Society 1985

8.Wolf Prize in Physics 1988

9.Dannie Heineman Prize for Mathematical Physics 1976

10.Eddington Medal 1975

11.Fonseca Prize 2008

12.Special Breakthrough Prize in Fundamental Physics 2013

13.Dirac Medal of the Institute of Physics 1987

14.Prince of Asturias Award for Concord 1989

Thënie

Qëllimi im është i thjeshte. Është një kuptim i plotë i gjithësisë, pse ajo është ashtu si është dhe fundja pse ekziston.
Jo vetëm që Perëndia luan zare, por... ai nganjëherë i hedh ato atje ku nuk mund të shihen.
Nuk është e qartë që mençuria ka ndonjë vlerë mbijetuese afatgjate.
Të kufizosh vëmendjen tonë tek gjërat tokësore do të ishte të kufizosh shpirtin njerëzor.
Unë mendoj që viret kompjuterike duhet të njihen si forme jete. Unë mendoj se ato tregojnë diçka mbi natyrën njerëzore që e vetmja formë e jetës që kemi krijuar kaq shume është krejtësisht shkatërrimtare. Ne e kemi krijuar jetën në shëmbëlltyrën tonë.
E gjithë historia e shkencës ka qenë kuptimi i ngadaltë se ngjarjet nuk ndodhin në një mënyrë të gjykueshme, por qe ato pasqyrojnë një farë rendi të nëntëshëm, i cili mund ose nuk mund te jetë i frymëzuar hyjnish.

Ka baza për një optimizëm të kujdesshëm se ne tani mund të jemi afër fundit të kërkimit për ligjet e fundit të natyrës.

Stephen Hawking është pa dyshim fizikani dhe kozmologu me i shquar i gjalle, një ikone e vërtetë e gjenialitetit, fizikes dhe shkencës botërore.

Gjeniu anglez i cili ne 8 Janarin e këtij viti mbushi 73 vjeç nuk është vetëm një shkencëtar brilant, por edhe një ikone pop e kohëve tona, njeri shume familjar, një pasionant i serialit Simpson, sikurse edhe i serialit Star Treek. Megjithatë jo te gjithë dimë sa duhet për anët njerëzore te shkencëtarit te madh. Ndaj me poshtë janë 10 kuriozitete nga jeta e trazuar e këtij vizionari te paimagjinueshëm.

1.Fillimet. Ne fillimet e shkollimit te tij, notat qe ai merrte ne shkolle, çuditërisht ishin nga me te dobëtat e klasës, ndërkohë qe ai kishte një pasion te veçante për radiot, orët dhe çdo gjë tjetër qe ishte e çmontueshme.

2.Universiteti. Ne rini te tij, edhe pse ai kish treguar pasion dhe talent te veçante për matematiken, i ati këmbëngulte qe ai te studionte për mjekësi. Ndërkohë ai duket se zgjedh një te mesme, fiziken për te vazhduar me pas me kozmologjinë.

3.Sporti. Hawking nuk është shquar për pasion për sportin, apo për ndonjë fizik te zhvilluar, megjithatë, ne vitet e para ne Oksford, ai fillon te argëtohet me sportin, për te larguar sadopak ndjesinë e e vetmisë qe prodhonte fakultetit.

4.Martesa. Pas diagnostikimit te sëmundjes se tij te rende, ai njihet me atë qe do te behet me pas edhe bashkëshortja e tij, me te cilën do te lindte tre fëmijë.

5.Çmimet. Hawkin ka marre një numër te madh çmimesh për shkencën. Ai është anëtar i Royla Society dhe i Royal Society of Arts, por megjithatë, deri tani, ne palmarin e çmimeve te marra mungon ai që është pa dyshim me i rëndësishmi, Çmimi Nobel.

6.Basti. Ne vitin 1975 ai hodhi tezen sipas se cilës vrimat e zeza ishin ne gjendje te hanin çdo strukture qiellore, duke marre me vete dhe zhdukur te gjitha informacionet qe lidheshin me te. Kjo teze vinte ndesh me atë te fizikes mekanike, sipas se cilës, materia është e pa zhdukshme, dhe kjo detyroi një tjetër fizikan te madh te kohës, John Preskill, i cili te deklaronte se pohimi i Hawking ishte një gafë e madhe. Për këtë ata vunë një bast, një enciklopedi mbi bejsbollin, te cilin pas 30 vitesh, do te ishte vete Hawking qe do t’ia dorëzonte kolegut te tij, duke pranuar kështu se deklarate e tij ishte e dështuar.

7.Alienët. Sipas Hawking, alienët, nisur nga përmasat e Universitetit, duhet te ekzistojnë diku, por për ne do te ishte me mire te mos takoheshim me ta, pasi nëse ata janë ne gjendje te vijnë deri ne Toke, kjo do te thotë qe ata janë me përpara nga ne, dhe me shume gjasa do te na kolonizojnë, një kolonizim tepër i ndryshëm nga ai evropianeve ne Amerike ne vitin 1492.

8.Libra për fëmijë. Veç librave shkencore, ne punët e tij mund te numërohen edhe disa libra për fëmijë.

9.Shkencëtari rock. Ne një prej bran­eve me te bukura te Pink Floyd, regjistruar ne vitin 1994, është regjistruar edhe zëri metalik i Stephen Hawking.

10.Graviteti zero. Ne vitin 2007, ne moshën 65 vjeçare, Stephen Hawking ka eksperimentuar për disa sekonda ndjesinë e mungesës se peshës, fale kompanisë se njohur Zero Gravity Corporation. Ndërkohë ëndrra e tij me e madhe është fluturimi ne hapësirë, premtim te cilin ja ka bere manjati miliarder Richard Branson, themeluesi i Virgin Galactic, duk i ofruar një udhëtim falas.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...