Rob O’Neill është ushtari amerikan që vrau Osama Bin Laden
“E qëllova tri herë në kokë”
Tashmë ka një emër dhe një fytyrë ushtari amerikan që vrau Osama Bin Laden. Ron Oneill ka treguar se e ka qëlluar atë tre herë në kokë natën e 1 majit të vitit 2011. Identiteti i tij u bë publik fillimisht nga britanikia Deili Meil.
Për tre vjet ai ka qenë i panjohur. Por tashmë personi që natën e 1 majit në vititn 2011 qëlloi dhe vrau Osama Bin Laden në Pakistan, prezanton veten. Është Rob Oneill, 38 vjec me origjinë nga Montana. Ish marinsi tregoi gjatë një interviste se e kishte qëlluar numrin një të Al KAedës, tre herë në kokë. Deri tani identiteti i vrasësit të Bin Laden ishte mbajtur sekret. Por Oneill vendosi të tregojë historinë e tij për rrjetin t eleviziv amerikan Fox Njus. Përvec shpjegimit se cfarë do të thotë të jesh pjese e elitës së forcave specoale amerikane, do të tregojë edhe detajet për minutat e fundit të jetës së Bin Laden dhe atë që vërtet ndodhi para të shtënave. Fillimisht ka qenë britanikja deili Meil që ka zbuluar identitetin e ish marinsit duke intervistuara babain e tij. Ky i fundit u shpreh se njerëzit e pyesin nëse është I shqetësuar pasi xhiahdistët e ISIS mund të kërkojnë ta vrasin. Kështu që ai kishte vendosur një objektiv të madh në derën e shtëpisë në mënyrë që mund ta gjenin më lehtë. Në uniformën e Rob Oneill ëshët qepur simboli i grupit “demon Hanter”, grupi muziokor që zuri vendin e Metalika në zemrën e forcave të armatosura amerikane. Kur Metalika i kërkuan ushtrisë amerikane që të mos përdornin këngët e tyre gjatë marrjes në pyetje të të burgosurve, grupi muyikor nga Siatëll jo vetëm që u propozua por i dërgoi ushtarëve Cd-t dhe simbolet e grupit për t’u qepur në uniforma.
Në Shtetet e Bashkuara opinioni publik ndjehet i çoroditur nga deklaratat e fundit të 38-vjeçarit Robert O’Neil, ish-pjesëtar i skuadrës speciale që ekzekutoi Osama Bind Laden, 2 majin e vitit 2011.
Matt Bissonnette në një libër të publikuar në 2012 me emrin e artit Mark Owen, merr autorësinë mbi ekzekutimin e Bin Laden, mbi goditjen përfundimtare të tij.
Megjithatë Bissonnette nuk hodhi poshtë pretendimet e O’Neil, por as i pohoi ato.
“Dy persona të ndryshëm tregojnë dy histori të ndryshme për dy arsye të ndryshme. Nuk dua të komentoj asgjë nga ato që ka thënë ai”, deklaroi ai për NBC News.
Pas pushtimit të Afganistanit nga SHBA në vitin 2001, Osama bin Ladeni u detyrua të largohet nga Kandahari, ku ishte vendosur prej vitit 1997.
Në nxitim e sipër, në një prej ndërtesave përballë ministrisë së jashtme të talebanëve, aty ku takoheshin të mëdhenjtë e al Kaedës, kishin harruar më shumë se 1500 kaseta.
Duke kërkuar nëpër shtëpinë e braktisur, një familje afgane gjeti kutitë e mëdha me kaseta zanore.
Pjesëtarët e saj nxituan menjëherë tek një dyqan kasetash në qytet – tani që talebanët ishin rrëzuar, mund të fitoheshin para me kaseta të muzikësh pop, që më parë ishte e ndaluar. Dhe këto kaseta mund të fshiheshin dhe riregjistroheshin me këngët më të mira të kohës.
Por një kameraman i CNN dëgjoi në lidhje me kasetat e gjetura, dhe bindi pronarin e dyqanit që t’ia jepte atij kasetat, duke i thënë se mund të ishte shumë e rëndësishme ajo çfarë përmbanin. Kishte të drejtë..
Shikoni Videon:
Robert O’Neill u prit me duartrokitje në shtetin Tenësi mbrëmjen e së enjtes para fillimit të një fjalimi.
Fjalimi i zotit O’Neill vjen një ditë pasi ai i tregoi medias se ishte ai që kishte qëlluar tre herë ndaj bin Ladenit në kompleksin Abbottabad të Pakistanit.
Zoti O’Neill tregon se pjestari i parë i forcave speciale që hyri në dhomën e bin Ladenit e qëlloi atë një herë, por mesa duket plumbi nuk e goditi. O’Neill tha se ai e pa bin Ladenin përmes syzeve që shikojnë në errësirë.
Fjalimi i tij ssi anëtar i forcave speciale duket se frymëzoi disa në sallë.
“Është kënaqësi kur kemi kaq shumë njerëz këtu që njohin punën e mirë që bëhet dhe prania e këtij folësi të mrekullueshëm që tregoi historinë e tij na dha shembuj që mund t’i vëmë në zbatim çdo ditë.”
Ja se çfarë thotë një pjestar tjetër i audiencës:
“Është për t’u vlerësuar një ngjarje e tillë si dhe sherbimi i zotit O’Neil për vendin tonë.”
Qeveria amerikane po ashtu e ka vlerësuar zotin O’Neill dhe grupin e forcave speciale për suksesin e misionit. Megjithatë, komandanti i forcave speciale i ka udhëzuar pjestarët se ata nuk duhet të reklamojnë natyrën e punës së tyre apo të kërkojnë njohje për veprimet e tyre në shkëmbim të famës publike apo përfitimeve financiare. Një tjetër pjestar i forcave speciale që mori pjesë në asgjesimin e bin Ladenit ka shkruar një libër rreth operacionit.