Nga
Fritz RADOVANI:
KU TË QET KJO RRUGË
MBI KËTE URË ?! – PAK KUSH E DI...
●Drejtë Kështjellës së Drishtit u nisën dikur edhe shumë
ushtarë Shqiptarë...
Don Marin Barleci shkruen: “Lumtunia e amshueme asht
vetem per të Pavdekshmit.”
“Edhe janë bash ata ma trimat e ma të zgjedhunit që po e
mbrojnë heroikisht Shkodren. Shqiptarët janë fis bujar, fis mretensh, gjak
Eacidësh. Njeriu në Botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit vet, kjo asht ligj.”
(“Rrethimi i Shkodres”, viti 1962, fq. 17, 93).
●Një nder Shqiptarët e paharrueshem asht kenë edhe
Gjakova, të cilin nuk e kam njoh po, kam ndigjue shume thanje të Tija, mbrenda
të cilave ruhet një humor i rrallë...
I kishin tregue edhe Mbretit Ahmet Zogu, se nder mbramje
disa djelmë të rijë e kalojnë kohen nder kafe me një burrë të quejtun Gjakova,
që ka një humor të hollë...
Mbreti ua kerkoi me ia sjellë në Pallatin e Tij këte
person kaq simpatik. U gjet mundësia nepermjet disa të njohunve të Gjakovës, i
cili e pranoi “Ftesen e Mbretit”...
Një ditë kur Mbreti ishte i lirë, priti Gjakoven me
knaqësi në Pallatin e vet...Ishte 1938.
Mbas pershndetjeve të zakonshme Mbreti u ul perballë
Gjakovës, tue e ftue per njëfarë bashkëbisedimi ku, ma shumë se shkembim
mendimesh, Mbreti “kerkonte nga Gjakova njëfarë këshille per formimin e
Qeverisë së Re që mendonte me shpallë sëshpejti...”
Gjakova u tregue i gatshem, tue e ftue Mbretin me
percaktue funksionet qeveritare.
Mbreti filloi: “Ke mendoni z. Gjakova, per Kryeminister
?”
Gjakova u pergjegj: “Madhni, Ismail Qemali e ban detyren
e Kryeministrit, si thue!”
Mbreti aprovoi me kokë dhe vazhdoi: “Po zv. Kryeminister
ke mendoni?”
Gjakova u pergjegj: “Çajupin...”. Mbreti e aprovoi me
ulje koke... Po, Minister Arsimi?
Gjakova u pergjegj me shumë shpejtësi: “Naim
Frashërin...” Edhe Mbreti e aprovoi.
Vazhdoi Mbreti: “Po Minister të Jashtem ke mendoni?” Gjakova
i tha: “Vaso Pasha di disa gjuhë të hueja, dhe asht i shetitun Madhni...”
Mbreti e aprovoi dhe mbasi mendoi pak minuta, Ju drejtue Gjakoves: “Zotni
Gjakova, unë të gjithë paperjashtim këta Emna të Këtyne zotnijve që më keni
propozue, i kam “Aprovue” per Ministra... Kryeminister e të tjerë prap unë i
“Aprovoj”, po, mos bjen keq kjo para Popullit “me formue qeveri me Persona të
vdekun?” Gjakova e shikon dhe i pergjegji: “Po, pse Qeveria që ke pasë deri
tashti Madhni, cilin Person kishte të gjallë? Deri tashti Shqipnia nuk ka pasë
asnjëherë Qeveri me njerzë të gjallë! Edhe Populli asht mësue me u sundue nga
të vdekunit !!”
●Tashma, ne edhe e kemi ba traditë qeverisjen e vendit
nga të “vdekunit heronjë”...
●Po, më thoni Ju lutem, a nuk asht aktuale kjo Qeveri
edhe sot mbas gati 100 vjetësh??
●Nuk e ka pasë aspak gabim, prandej, e meriton titullin
“Dr. Prof. As.. Gjakova”!..
●“Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, nuk
duhet të mos e vlersojë!”...
Melbourne,
Gusht 2017