2017/08/15

DEPUTETJA E PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS BLERTA DELIU-KODRA: TURP PËR VETËVENDOSJEN QË PËRBUZ LUFTËN E UÇK-SË

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të Vetëvendosjes lidhur me komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, deputetja Deliu-Kodra ka thënë se populli i Kosovës nuk e toleron ofendimin e luftës çlirimtare, nga ata që nuk e dinë nga shkohet në Prekaz, Gllogjan, Koshare, Malishevë, Pashtrik, Izbicë, Mejë.


Deliu-Kodra: Turp për Vetëvendosjen që përbuz luftën e UÇK-së
Shkrimi i plotë i  Deputetës së PDK-së ,z.  Blerta Deliu-Kodrës në Facebook:

Asnjë gjuhë e urrejtjes, dhe as mllefi i ambicieve të sëmura politike nuk mund ta dëmtojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 

Toka e këtij vendi, malet dhe zemrat e njerëzve e ndjejnë më së miri lavdinë dhe heroizmin e secilit ushtar të UÇK-së. 

Ne jemi krenar me luftën që kemi bërë për ti dal zot vendit dhe për ta larguar Serbinë nga Kosova, duke marrë edhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë për luftën tonë të drejtë. Nëse dikujt i është prishur rehatia nga lufta e jonë, i kërkojmë falje.

 Por ky popull dhe historia e tij nuk e durojnë kurrë përbuzjen dhe fyerjen e vlerës kryesore të saj, UÇK-në. Aq më tepër nga ata që nuk e dinë nga shkohet në Prekaz, Abri, Rezallë, Gllogjan, Koshare, Malishevë, Pashtrik, Izbicë, Mejë. 

Lavdi e përhershme luftës dhe veprës së secilit ushtar. 

Turp për ata që shkelin mbi këtë lavdi për heroizma të rremë dhe ambicie të sëmura politike.

No comments:

Post a Comment

Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...