Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.
Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit.
Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pamundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës. Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite postdiktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).
Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore.
U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan. (vijimi i origjinalitetit allashqiptarë dihet tashmë…)
Disa nga emrat që kanë dalë nga hapja e dosjeve këto kohe:
Blendi Fevziu (KORANI)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Remzi Lani (HOLTA)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
Pushteti 1992-1997 u formua me spiunë sigurimi, 10 ministra, 94 deputetë, 58 ambasadorë dhe 730 drejtorë me dosje. I përfshirë në luftë të egër kundër opozitës së majtë shqiptare dhe kryesisht kundër PS, në vitet e pushtetit të tij 19921997, ishpresidenti komunist Sali Berisha, pas burgosjes së Fatos Nanos, vazhdoi sulmet deri fizike kundër të majtës dhe liderve të saj. Një nga “frontet” e luftës së Berishës kundër opozitës ishte presioni me “hapjen e dosjeve” të ishspiunëve të sigurimit. Pas dhunës fizike, burgosjeve, persekucionit të medias opozitare dhe largimeve nga puna me nenin famëkeq 24/1, Berisha nisi “gjuetinë e shtrigave” me dosjet famëkeqe të ishsigurimit të shtetit, duke futur në lojë qëllimisht, një komision të verifikimit të pastërtisë së figurave të poltikanëve, të quajtur “Komisioni Mezini”. Edhe pse u përgjërua për hapje dosjesh, edhe pse publikoi qindra emra “spiunësh” nga pala e kundërshtarëve politikë e personalë, i akuzuari si “spiun special” Sali
Berisha, asnjëherë në pushtetin e tij 1992-1997 dhe 2005-2013 nuk hapi asnjë dosje spiuni, nuk publikoi asnjë krim të ishspiunëve të sigurimit, nuk ndëshkoi asnjë prej tyre, nuk largoi asnjë spiun nga politika. Në këto 22 vite politikë, si në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet prej 8 vitesh, i akuzuari si spiun Sali Berisha ka bërë vetëm një ritual fals me hapjen e dosjeve: Vetëm ka përgojuar emra “spiunësh” sipas interesave të tij preferenciale. Të akuzuarit prej tij si “spiunë sigurimi” kanë e janë edhe brenda qeverisjes dhe PD, të cilët në këto 22 vite janë sharë, pështyrë, denigruar, shpifur, rrahur, larguar prej PD e përsëri janë ofruar e janë graduar me poste të larta në kupolën e PD, të qeverisjes, të parlamentit, të diplomacisë, ushtrisë, policisë, SHIK, doganave, mjekësisë etj, etj.
Zgjedhjet e 26 majit 1996, Berisha shpalli 35 spiunë të opozitës. Përveç figurave të sulmuara brenda PD si ishspiunë sigurimi, i akuzuari si ishspiunë e dëshmitarë gjyqesh politike të diktaurës Sali Berisha, zhvilloi diversion me dosjet e spiunëve edhe kundër krerëve të PS e opozitës. Këtë diversion, ai e përdori egërsisht listën e emrave të drejtuesve të së majtës, afro dy muaj përpara zgjedhjeve të 26 majit 1996, konkretisht në muajin mars 1996. I pafuqishëm për të dobësuar ritmin e luftës politike dhe ndikimin e PS e të opozitës në popull, Sali Berisha përgatiti një ligj në Parlament, që zgjedhjet e 26 majit 1996, të bëheshin me “hapje dosjesh”, duke “etiketuar” disa kandidatë për deputetë si ishspiunë sigurimi.
Ligji përfshinte gjithë politikën, por komisioni “Mezini” i ngritur prej Berishës, në fund të verifikimit të pastërtisë së figurave politike, nxorri “spiunë” vetëm figura nga rradhët e politikanëve të PS e të opozitës së asaj kohe, ndërkohë që nuk nxorri asnjë emër “spiuni” nga politikanët dhe qeveritarët e PD, madje as të akuzuarin si spiun Sali Berishën.
Ky ishte një komision që u ngrit me urdhër personal e të qëllimshëm të ishpresidentit Sali Berisha dhe që u dekretua po prej Sali Berishës në vitin 1995.Sipas skemës së luftës antiopozitë, të intensifikuar prej Berishës përpara zgjedhjeve të 26 majit, ky komision sipas një liste kundërshtarësh politikë, la jashtë garës për zgjedhjet parlamentare të 26 majit një sërë kandidatësh për deputetë të PS dhe të majtës shqiptare, të cilët sipas komisionit “Mezini”, rezultuan me “njolla” në të kaluarën si “spiunë” dhe si “bashkëpunëtorë të komunizmit”.
Komisioni “Mezini”, hartoi dhe shpalli listën me 35 emra “spiunësh” të kandidatëve për deputetë të PSsë dhe të majtës për garën elektorale të 26 maji 1996. E vetmja përgjigje që u ka mbërritur në atë kohë kandidatëve për deputetë, por edhe figurave të njohura të së majtës ka qenë vetëm fjalia: “Këta i përfshin neni nr.2, i ligjit antigenocid”.
Ndër këta, lista “Mezini” kishte emrat e njohur të politikës Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Dritëro Agolli, Sabit Brokaj, Leontiev Çuçi, Shkëlqim Cani, Ndre Legisi, Fehmi Abdiu, Fatmir Kumbaro etj. Prej 268 emrave që kishte lista e kandidatëve të PSsë për deputetë që i janë dërguar komisionit të verifikimit të figurave, 35 kandidatët e shpallur “spiunë”, nuk u lejuan të kandidojnë.
Lista “Mezini” e marsit 1996, me 35 emrat e shpallur “spiunë”
Servet Pëllumbi
Gramoz Ruçi
Dritëro Agolli
Kastriot Islami
Ylli Bufi
Ndre Legisi
Fehmi Abdiu
Shkëlqim Cani
Moikom Zeqo
Leontiev Çuçi
Sabit Brokaj
Mehmet Loci
Vladimir Metani
Fatos Muço
Zyhdi Pepa
Fatmir Kumbaro
Bashkim Koçi
Spartak Poçi
Kristaq Tumani
Xhevdet Alibali
Murat Kaçi
Gjeto Çutaj
Marko Dhamo
Rexhep Kërçiku
Fehmi Xhema
Shahin Çela
Mefail Belia
Zamira Caka
Leonidha Gjermeni
Spartak Braho
Mexhit Hajdari
Muhamet Bela
Latif Lato
Bardhyl Kondo
Baftjar Malo
Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptarë, prej 22 vjetësh janë kthyer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lidhje me ishtë kaluarën e tyre si ishspiunë të sigurimit famëkeq të shtetit të diktaturës komuniste shqiptare.
Nga të dy krahët e politikës, gjatë debateve në Parlament janë përmendur lista me pseudonime ishspiunësh, duke mos lënë jashtë kësaj liste pseudonimesh as krerët e lartë të shtetit e të pushtetit, madje edhe vetë kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit aktual. Faktikisht, edhe pse në këto 22 vite nuk janë hapur dosjet e zeza të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqiëpri, por dhe të krejt strukturave të tjera qëndrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ishsigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit. Në dosjet sekrete të sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri etj, etj.
Pseudonimet që përfliten dhe publikohen në çdo seancë parlamentare prej palëve politike kur ndizet lufta personale mes grupeve e individëve, u përkasin personave konkretë që tashmë janë ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë. Madje edhe kryeministrit Berisha i përmenden shpesh pseudonimet e tij si ishspiun sigurimi “Medicina” e “Penicilina”.
Ja 70 pseudonimet e përmendura këto 22 vite në parlament
Medicina
Penicilina
Qukapiku
Inxhinieri
Çiftelia
Çorapja
Qepa
Kodrina
Dizenjatorja
Financieri
Drita
Stilografi
I vogli
Alfons Ballshi
Raketa
Profesori
Shkrimtari
Dragoi
Cigarja
Livadhi
Dëbora e re
Furtuna
Luftëtari
Snajperi
Proletari
Intelektuali
Sqepi
Doku
Bozhuri
Plepi
Parafabrikati
Kitara
Ushtari
Gjeli
Grepi
Shishja e qumështit
Serbi
Çiklisti
Fryma
Vesa
Greku
Malësori
Tigri
Vinçi
Sapuni
Diplomati
Poeti
Urithi
Pëllumbi
Stuhia
Kastori
Ekspertja
Oxhaku
Bredhi
Iriqi
Komshiu
Osumi
Komandanti
Vigjilenti
Trimi
Kalaja
Fshatari
Rruga
Magazinieri
Nata
Dallga
Kominoshja
Dallga
Piktori
Xhuxhi