“Nacionalistët e bardhë janë klounë”


Kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë Steve Banon, i cili konsiderohet si truri qe qëndron pas axhendës nacionaliste të presidentit Trump, i ka cilësuar nacionalistët e bardhë si një grup klounësh. Gjatë një interviste për gazetën “The American Prospect”, ai u shpreh se mbështet nacionalizmin ekonomik për të luftuar efektet negative të globalizimit, por sipas tij, etno-nacionalistët si ata të Virxhinias janë një grup klounësh që duhet shtypur.

Por kreu i SHBA Donald Trump, akuzohet se nuk e dënon hapur të djathtën ekstreme dhe grupet raciste.

Ai po kritikohet ashpër pasi fajësoi të dyja palët për dhunën në Virxhinia, duke barazuar racistët e nazistët me amerikanët që dolën për t’i kundërshtuar.

Lidhur me këtë, Trump tha se jo të gjithë protestuesit në anën e së djathtës ekstreme ishin neo-nazistët dhe nacionalistë të bardhë, dhe se në mesin e tyre ishin njerëz të mirë, të cilët erdhën në Sharlotsvill për të protestuar kundër planeve të qytetit për të hequr një statujë të gjeneralit të Konfederatës Robert Lee, gjatë Luftës Civile amerikane.

Bannon e kundërshtoi hapur Donald Trump edhe për Korenë e Veriut, duke thënë se ky konflikt nuk mund të zgjidhet ushtarakisht, pavarësisht komenteve agresive të Trump.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)