2017-08-16

“Socializmi” i Çavezit, një ideologji ende e paqartë

Image result for Michael Bowman VOA)


Nga Michael Bowman 



Për vite me radhë, Presidenti venezuelian Hugo Çavez e ka prezantuar programin e tij për fuqizimin e kontrollit shtetëror mbi ekonominë si “Socializëm i Shekullit të 21”. Presidenti nuk jep shpjegime se si dallon versioni i tij i socializmit nga eksperimentet socialiste të shekullit të 20 në vende të tjera ose nga marksizmi klasik. Dhe siç duket, shumë venezuelianë të thjeshtë nuk e kanë fort të qartë se çfarë nënkupton termi “Socializëm i Shekullit të 21”. Po të pyesësh venezuelianët e thjeshtë të të japin një përkufizim për socializmin e shekullit të 21, shumë prej tyre nuk dinë si të shprehen: “Nuk di ndonjë fjalë të saktë. E di që më ka ndihmuar mua. Disa thonë se socializmi nënkupton ndihmë, përkrahje, pra këto gjëra” - thotë një banore e Venezuelës. Presidenti Çavez e përkufizon programin e tij me terma të përgjithshme: “Ky komb u përket të gjithëve. Është prona e të gjithëve. Kjo pronë duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë, në harmoni” - thotë ai. Ai i lidh bindjet e tij socialiste me krishtërimin, duke shtuar: “Krishti kujdesej për të varfrit, jo të pasurit. Krishti thoshte: Një gamilje e ka më të lehtë të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës se sa e ka i pasuri të hyjë në parajsë. Të varfrit janë të bekuar”. Ndër venezuelianët që shprehen se e kanë të qartë kuptimin e socializmit të shekullit të 21, pjesa më e madhe japin një përkufizim në përputhje me bindjet e tyre politike: Presidenti Çavez është treguar qëllimisht i mjegullt në përkufizimin e termave, gjë që i jep mundësi ta formulojë konceptin në përshtatje me nevojat e momentit, siç shpjegon analisti politik Luis Vicente Leon, i cili thekson se venezuelasit nuk shpenzojnë shumë kohë duke analizuar terminologjinë politike, për sa kohë që u plotësohen nevojat. “Cilat janë prioritetet e venezuelasve? Ata duan të kenë ushqim, kujdes shëndetësor, ilaçe dhe shërbime. Nuk duan t’ia dinë si u plotësohen këto nevoja, thjesht duan t’u plotësohen”.- thotë ai. Përkrahësit e Çavezit nënvizojnë se socializmi i shekullit të 21 është në fillimet e tij.
Por ekonomisti Orlando Ochoa thotë se do të vijë dita kur koncepti do të demaskohet: “Socializmi i shekullit të 21 është një përpjekje për të ringjallur socializmin marksist të shekullit të 20, me financim nga paratë e naftës. Disa njerëz e shohin si humanizëm, bashkëpunim dhe investimeve sociale, në mënyrën se si e prezanton qeveria. Hendeku mes realitetit dhe perceptimit do të duhet të kapërcehet”.
Deri në atë kohë, qoftë me përkufizim apo jo, ky term mbetet fraza më e lakuar e politikës venezueliane.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...