“Babai i turqve” kjo është ajo që do të thotë Ataturk dhe ishte titulli që iu dha Mutafa Qemalit për arritjet e tij si udhëheqës dhe shtetformues i shtetit të ri turk. Pavarësisht se ai la gjurmë në historinë botërore si shtetformues dhe politikan por ai ka spikatur edhe në fushën ushtarake.
Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ndaloi zbarkimet britanike në Galipoli (plan i hartuar nga Uinston Çërçilli) duke i shkaktuar kështu Perandorisë Britanike disfatën më poshtëruese në Luftën e Parë Botërore dhe jo vetëm që kjo e bëri një hero kombëtar por u rëndit gjithashtu edhe si një nga gjeneralët më të jashtëzakonshëm të Luftës së Madhe.
Figura e krijuesit të shtetit turk, Mustafa Qemal Ataturk ka dalë jashtë korrnizave të zakonshme dhe është kthyer në mit dhe kult, një kult individi i pranueshëm dhe i ligjshëm jo vetëm nga adhuruesit e vendit të tij, por edhe të miliona njerëzve të tjerë në botë që aspirojnë për një shtet të së drejtës.
Ashtu siç kemi dëshirë ne, që shumë personalitete politike të shkencës dhe artit të vendeve të tjera që kanë patur ndonjë origjinë të largët shqiptare, t’i quajmë shqiptarë, për Mustafa Qemalin studiuesit dhe historianët tanë janë treguar të rezervuar dhe ua kanë lënë të huajve të flasin për këtë fakt.
Pothuajse të gjithë biografët që janë marrë me jetën dhe veprën e Qemal Ataturkut, nuk e anashkalojnë, përkundrazi e theksojnë origjinën e tij shqiptare. Edhe pse jo me largësi ekstreme nga ato gjenetike shqiptare. Musta Qemali ka ruajtur gjithmonë respektin për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Ai gëzonte të gjitha cilësitë e një shqiptari në administratën otomane. Ishte realist, plot me energji edhe i zhveshur nga skrupujt. Ndryshe nga shumë politikanë të lindjes, atij nuk i shijonin aspak kompromisi dhe llomotitja.
Nga ana e babait, Ali Riza Efendi, Ataturku ishte shqiptar. Ai rridhte nga familja Canka dhe gjyshi i Ataturkut nga ana e babait, Pirush Canka, jetonte në fshatin Steblevë të Dibrës së Madhe (12 km larg Librazhdit dhe 23 km larg Struges) përpara se të migronte për në Selanik (Qyteti më i lulëzuar pas Stambollit në Perandorinë Osmane), Greqi në 1861.
Babai dhe mamaja e Ataturkut, Ali Riza Efendi dhe Zybejde Hanim.
Ai u quajt Qemal nga një mësuës matematike në Manastir. Duke qënë se Mustafa shkëlqente në mësime, mësuesi i tij, Qemali e quajti “qemal” që në arabisht do të thotë i përkryer. Gjatë viteve 30’ me krijimin e shtetit të ri turk ai u regjistrua në kartën e identitetit me emrin Qemal Ataturk.
Kemi disa dëshmi që vërtetojnë origjinën si dhe admirimin e Ataturkut për shqiptarët.
Një djalosh nga Dibra që jetonte në Stamboll dëgjoi përfektin e Stambollit të fyente shqiptarët. Ai pasi e vru u kap nga autoritet dhe u dënua me vdekje. Miqtë e tij iu lutën Ataturkut t’i kursente jetën. Pasi i dëgjoi me kujdes ai iu tha: “ Ai nuk do të vritet, por duhet të shkojë në ekzil”.
Gjatë 1926 Dail Ereqi dhe Gjelë Agushi nga Stebleva, që punonin si muratorë në Stamboll. Ata e takuan Mustafa Qemalin gjatë rinovimit të një xhamie në qytet. Ata nuk e dinin kush ishte ai në atë kohë. Ai i vlerësoi për punën duke i përgëzuar se xhamia dukej më e bukur seç ishte para luftës, më pas i pyeti se nga ishin. Ata u përgjigjën nga Shqipëria, dhe më pas i pyeti nga cili rajon. Njëri tha nga Golloborda dhe tjetri nga Stebleva. Më pas ata panë se Mustafa nxorri një bllok shënimësh nga xhepi.
Një histori tjetër e kohës vjen kur një grup shqiptarësh po deportoheshin nga Turqia. Pasi i hodhi një sy listës Mustafa Qemali mori stilolapsin dhe e shkruajti emrin e tij në krye të listës. Sekretati i tij nuk e kuptoi se pse e bëri këtë dhe pasi e pyeti, Mustafa iu përgjigj “ E vendosa emrin në krye sepse edhe unë jam shqiptar”. Më pas urdhri u anullua.
Babai i Qemal Stafës, kolonel Hasan Stafa, kishte njohje dhe miqësi me Mustafa Qemalin. Ai ishte më origjinë nga një fshat fqinj i Steblevës, Zanun në Dibër. Ishin shokë të ngushtë dhe i kryen studimet ushtarake në Manastir. Dhe më vonë në Stamboll. Kur Shqipëria deklaroi pavarësinë e saj. Mustafa Qemali iu lut Hasan Stafës që të rrinte në Turqi që të forconte ushtrinë Turke.
Një rrëfim na vjen nga konsulli i Shqipërisë në Turqi në vitet 1920’, Nezir Leskoviku: “Kur isha në Tiranë duke biseduar me shokët në një lokal pranë Sahatit, na u afrua një ish-oficer i ushtrisë turke që kishte shërbyer në gardën e Qemal Ataturkut. Një ditë Ataturku i kishte kërkuar oficerit që ti sillte kalin, por ai u nevrikos dhe tha “ Eyer?” . Oficeri i hutuar nuk e dinte se çdo të thoshte “eyer”. Më pas Ataturku i tha: “ Shalën ku e ka?”. Më pas oficeri i tha se në atë moment e kuptova se ai fliste shqip.
Një tjetër fakt bindës se Mustafa Qemali ishte shqiptar, na vjen nga një diplomat nga Kolonja, Asaf Xhaxhuli. Kur ai i paraqiti letrat kredenciale Mustafa Qemalit filloi t’i lexonte ato në frëngjisht. Ataturku e ndërpreu dhe i tha: “Të lutem, mos më fol frëngjisht, por turqisht ose shqip, se unë kuptoj mirë edhe shqip”.
Ne vitin 1984, ne kuadrin e 60 vjetorit te formimit te shtetit te ri turk, u hap ne Pallatin e Kultures ne Tirane, nje ekspozite kushtuar Turqise moderne dhe arkitektit te ketij shteti modern Ataturkut. Edhe ne pemen e gjenezes se familjes se Qemal Ataturkut vertetohet origjina e tij shqiptare dhe vendlindja e tij ne Selanik. Ciceroni i ekspozites shtetas turk me origjine kosovare pohoi nen ze se Ataturku eshte me origjine nga Dibra e Shqiperise, tregon Ramazan Hoxha, autor i librit: ‘Stebleva, histori dhe figura’.
Zoti i ri i Turqisë e shkëputi Turqinë nga e kaluara dhe kjo do të ishte tërësore në të gjitha fushat: kushtetuese, juridike, fetare, politike, sociale dhe kulturore. Ataturku u tregua tepër energjik në luftën e tij kundër strukturave dhe traditave të vjetra. Dukej se ai po e shkundte fort popullin e tij për ta zgjuar më mirë e për ti hapur sytë drejt dritës perëndimore. Kjo prirje e tij drejt oksidentalizmit mund të jetë influencuar nga vizita e tij nëpër Europën perëndimore, citati i tij i famshëm përsa përket kësaj eksperience vijon: “Ka shumë kultura por vetëm një qytetrim, ai Evropian”.
Ky pra ishe Mustafa Qemal Ataturku “Babai i Turqve” në venat e të cilit rridhte gjak shqipëtar. Deri në vdekjen e tij më 1938, Ataturku kishte mundur ta nxirrte popullin turk nga letargjia e tij shekullore. Nën drejtimin e këtij përsonaliteti, me origjinë jo të largët gjenetike shqiptare, “i sëmuri i Evropës” ishte kthyer në një shtet të fortë e me qytetrim perëndimor.