Miniera e Trepçës është vlerësuar nga ana e CIA-s si vendi më i madh i plumbit në Evropë, që vlerësohej se ka rreth 4 milionë ton prej argjendi të pastër.
CIA në atë kohë me kujdes monitoronte pasuritë dhe burimet natyrore që gjendeshin në territorin e ish-Jugosllavisë. Në raportet e tyre, Trepçës i është kushtuar vëmendje e veçantë, transmeton InfoPress.
Dokumenti “RDP82-00457R006300180015-1” i nëntorit të vitit 1950 tregon se amerikanët shumë herët filluan ta studiojnë minierën e Trepçës në Kosovë. Në një raport të gjerë, i cili është bërë dy vjet më vonë nën kodin RDP80-00809A000700060523-3, kapacitetet e Trepçës tashmë ishin detajuar.
Raporti fillon me vërejtjet e përgjithshme mbi gjendjen e minierës dhe madhësinë e saj fizike, por shumë shpejt shkon në përshkrime të hollësishme të objekteve, pajisjeve dhe profilizimin njerëzve të cilët udhëheqnin minierën.
Sipas raportit të CIA-s, të vitit 1950 kapaciteti i minierës së Trepçës ishte 2,300 ton mineral në ditë, ose 59,000 ton në muaj. “Në qoftë se punohej në tri ndërrime nga tetë orë, kapaciteti i prodhimit për një vit do të arrinte 714,000 ton mineral”.
Dokumenti më tej përshkruan në detaje se çfarë pajisje ka në dispozicion miniera, gjendjen dhe mënyrën në të cilën miniera është e lidhur me transportin energjetik- me pjesën tjetër të industrisë.
Nga përshkrimi i detajuar i pajisjeve të Trepçës, duke treguar edhe “kazmat e importuara nga Anglia dhe Gjermania”, është e qartë se agjencitë e inteligjencës amerikane kishin njerëzit e tyre në minierë, si dhe në qendrat e tjera industriale në Kosovë, të cilat janë të përmendura në dokumentet e CIA-s.
Dokumenti i klasifikuar si dokument i një rëndësie të veçantë për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, qysh në fillim potencon se Trepça ka rezervat më të mëdha të plumbit në Evropë.
No comments:
Post a Comment