Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/11/01

Beogradi apo Tirana?



Inteligjenca e kryeministrit Vucic

Duket se kryeministri i gjatë serb, nga takimi më i fundit me kryeministrin e gjatë shqiptar në Beograd, ku i gjati i Serbisë pati edhe disa djersitje dhe shqetësime gati fëminore tek dëgjonte deklaratën e Ramës për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, kësaj radhe ishte krejt ndryshe.

Sigurisht, jo thjesht në çështje gjatësie. Duket pra se kishte ardhur në Tiranë për të joshur me konstruktivitet, nur dhe buzëqeshje Bashkimin Europian dhe SHBA. Me një “sportivitet” të dukshëm dhe me sa duket i trajnuar mirë paraprakisht, ai, Vuçiç, ishte befasues.

I buzëqeshur dhe i fortifikuar me një pozitivitet formal të pacenueshëm, ai kaloi me shpejtësi dhe sukses disa sprova, të cilat analistët serbë ua gabuan parashikimin. Me sa duket, mjaft mosbesues ndaj Kryeministrit të tyre.

Së pari, konferencën për shtyp me homologun shqiptar. E cila kaloi e qetë, pavarësisht se palët ripohuan kufijtë e tyre ndarës në mënyrë të qartë. Që fillonte e mbaronte kryesisht te Kosova. Pavarësia e saj.

E njohur dhe e nënvizuar nga njëra palë, e mohuar dhe e panjohur nga pala tjetër. Porse gjithsesi, ndjehej që palët e kishin përllogaritur tanimë këtë ndarje gjithmonë e më shumë e trajtuar si “historike” dhe folklorike. Si një ndarje e kapërcyeshme kësaj radhe e që nuk cenonte më aspak vullnetin e shprehur për një bashkëpunim të tipit europian. Dukej qartë që Vuçiç nuk kishte ndërmend të “ngelte” përsëri në klasë, si i provokueshëm në këtë pikë. Përparësia e tij u duk qartë. Ndjekja e ditarit të tij të punës me BE.

Sprova e dytë ishte pikëpyetja se si do sillej me kryeministrin shqiptar të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Mendohej gabimisht më parë dhe ky gabim vinte sërish nga kolegët e Beogradit, se kjo sprovë do të ishte e pakalueshme. Mendohej pra, se Vuçiç, ai Vuçiçi i “fotografuar” në Beograd ca muaj më parë si i brishtë, Vuçiçi që akuzonte për dronin me hartë shqiptaromadhe, vëllain e Edi Ramës, do të prishej në fytyrë kur të kishte në krah apo përpara vetes Isa Mustafën. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, që në letrat serbe nuk ekziston as sot dhe as nesër.

Porse inteligjenca bizantine, karakteristikë e liderëve ballkanikë pa përjashtim, kish zënë rrënjë mirë e bukur edhe te Vuçiç, që mundohej të konkurronte kësaj radhe me Edin, jo më për gjatësinë fizike apo konfidencialitetin hokatar, por edhe për nivelin e rehatisë dhe të çlirimit nga tensionimet në komunikimin me shqipot në Tiranë.

Sprova e tretë e priti ndoshta në zyrën e Ilir Metës, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Një pikturë e stërmadhe, e bukur dhe epike me Isa Boletinin në qendër, mund edhe ta kish mrrolur e ngrysur kryeministrin e gjatë serb. Meta kish zgjedhur pikërisht aty të fotografohej me mysafirin nga Beogradi. Ndoshta pafajësisht, por ndoshta edhe jo. Po as në këtë rast nuk plasi ndonjë “bombë”. Sepse me sa duket, në mendjen e kryeministrit Vuçiç nuk kishte më kapsolla ndezëse, por vetëm qëllime dhe përllogaritje gjeopolitike dhe mbi të gjitha ekonomike.

Vuçiç e dinte që ky takim e kishte vënë në qendër të një vëmendjeje të jashtëzakonshme. Dhe kryesorja në këtë vëmendje ishte padyshim perceptimi që ai duhet të krijonte. Për vetëkontrollin dhe sidomos mbi qëndrueshmërinë e parimeve të tija europianiste perëndimore.

Perëndimorët duan të shohin hapur një paqe reale dhe sa më afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Me shpresën që “korja” e vjetër që bart nacionalizmin primitiv, të mbetet në një pakicë sa më të thellë.

Nuk ishte një provim i lehtë edhe për një riosh si Vuçiç. Që ngeli në klasë pak muaj më parë në Beograd, kur shprehu paaftësinë e moskontrollit të emocioneve të tija. Që buronin nga një brumosje kulturore dhe politike të origjinës së shkollës millosheviçiane, të cilën me fjalë ai e kish shpallur të tejkaluar. Porse emocionet e tradhtuan në ballafaqimin me Ramën në kryeqytetin e tij. Në Tiranë, ai ishte pra teknikisht perfekt.

Nga ana tjetër, përllogaritje ekonomike të përfitimeve të mundshme perëndimore, të cilat për ironi dhe aspak për rastësi, kishin si parakusht Shqipërinë dhe shqiptarët, e pra, qasjen e re ndaj tyre e kishin vënë përpara këtij testi. Sepse pa ato para dhe pa atë ndihmë publike të Brukselit, jetëgjatësia e tij kryeministrore, nga kriza aktuale, mund të shndërrohet në katastrofë politike.

Dhe Vuçiç vuri në punë inteligjencën duke nënshtruar emocionet. Dhe me sukses. Me vullnetin e plotë për të fituar në Tiranë atë që humbi në fushën e vet në Beograd ca pak kohë më parë. Dhe pa dyshim ia arriti qëllimit. Sepse edhe “beteja” në Tiranë ishte shumë e lehtë, në të vërtetë.

Edhe Rama, tashmë i përkëdhelur nga roli i papritur dhe i rëndësishëm njëherësh i një kryenegociatori në Ballkanin Perëndimor, ishte i vetëdijshëm që “fitorja” e të gjatit Vuçiç do të ish njëherësh edhe fitorja e tij.

Në këtë sfidë gjeopolitike, të vetmit ballkanas të europianizuar që u bënë nervozë, sepse u ndjenë edhe krejt pa asnjë rol, ishin grekët. Por pavarësisht deklaratës së tyre të fortë, asgjë nuk e prishte dot më këtë “festë-spektakël” të mirëkuptimit dhe dialogimit të “ish armiqve”, që Forumi i Vjenës kish përgatitur simbas regjisë gjeopolitike të Brukselit dhe të kancelares Merkel.

Mirëpo çështja është se përpos rrahjes entuziaste të shpatullave që Edi Rama do të marrë sërish në Bruksel dhe jo vetëm, “Çekun e madh” të Strategjisë së zhvillimit kush do ta marrë? Financimet pra, ato që quhen injektime shpëtimtare për ekonominë tonë të sëmurë.

Kush?

Beogradi apo Tirana?

Sepse nesër të gjitha do të shndërrohen në një film nostalgji. Dhe vetëm kaq. Por kaq nuk mjafton kurrsesi. Sepse Ballkani ka nevojë për një Çek të Madh, që të vazhdojë të ëndërrojë për Bashkimin Europian edhe për së paku 10 vitet e ardhshme.(Artur Zheji)

Poezi jubilare për XHEVAHIR LLESHIN

70-vjet janë fare pak?!


Nga Përparim Hysi

70-vjet? Janë fare pak
Dua që të jetosh një shekull!
Na kënaq me shkrim e varg
Xhevahir! Si asnjë tjetër.

Herë në prozë e poezi
Me tregime a romane
Edhe dramë,dhe komedi
Pena jote është brilante

Diku një temë historike
A esse që të ngre peshë
Ndo leksione metodike
Dhe për fëmijë diku një skeç.

Ja një temë nga psikologjia
Gjë e gjëza, anekdota
Për ty,edhe monografia
Është shtrenjtë koha,sa bota.

Dhe përkthime, tekste shkolle
Punë të mira,ç'të them?Varg
Veç nga puna ti vlerësohe
Ndaj je shpallur:"Mjeshtër i madh"

Sot ti mbush 70 vjeç
70-vjet janë fare pak
Dua të mbushësh 100-vjeç
Na kënaq me penë e varg.

Tiranë,1 nëntor 2017


*****
Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit, është shkrimtar i njohur shqiptar. Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe. Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë. Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Kërcënimet e një spurdhjaku


nga Andon Dede, Nju York

Për shqetësimet që i ka krijuar botës mbarë e sidomos SHBA-së, Japonisë, Koresë së Jugut, Kinës e Rusisë, Koreja e Veriut, përmes kërcënimieve me armë bërthamore apo dhe provave të vazhdueshme të raketave, si për tëacaruar nervat e tyre, lideri suprem i atij vendi, të ngjall sa të qeshura aq edhe zemërim e urrejtje. Nuk ka ngelur politikan e analist i problemeve ndërkombëtare pa folur e shkruar për këtë. Duke qënë kështu, çdo koment do të qe i tepërt. I vetëdijshëm për sa më sipër, po përpiqem ta shoh problemin në një këndvështrim tjetër.
Sa herë që e shoh në ekranet e televizionit të ashtuquajturin “udhëheqës suprem”, mëduket se parcaktimin më të saktë për të e kemi në gjuhën shqipe me fjalën spurdhjak. Nisur nga mendimi se lexuesi edhe mund të mos e dijë këtë fjalë, jo aq shpesh e përdorur, po e sqaroj që në fillim kuptiminesaj. Me këtë term quhen harabelat, trumcakët apo dhe çdo zog i vogël, në përgjithësi. Por unë, si shumë të tjerë, mund të mos e kisha në fondin tim aktiv këtë fjalë, nëse nuk do tëkujtoja fëmijërinë, kur kjo fjalëpërdorej në kuptimin e mbartur, figurativ të saj, si një fëmijë i vogël, pa vlerë e pa përvojë, kalama, mistrec. Kështu na thoshin më të vjetrit kur ne bënim ndonjë gjë prej kalamani apo mistreci, si për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, pa pasur të drejtë, madje edhe duke i shqetësuar ata. “Ik mor spurdhjak!”, “U bë dhe ai spurdhjaku të flasë kështu?!”,“Do na mësojë ai spurdhjak…”dëgjonim ta na thuhej prej tyre e të tjera shprehje si këto.
Për ta bërë sa më tëpërligjur krahasimin, më duhet t’i lë pak shteg fantazisë. Po qe se do të vinte një jashtë-tokësor e do të njihej me përplasjen për të cilën po flasim, pra, me shqetësimet që i ka shkaktuar botës mbarë ky diktatoruc, pyetja e parë e jashtë-tokësorit do ta qe: “Kush është ky dhe, sidomos, ç’përfaqson?”. Kur të dëgjonte përgjigjen se ai është“lideri suprem” i një vendi relativisht të vogël e të papërfillshëm në arenën ndërkombëtare, populli i të cilit, në shumicën e vet, ka vuajtur e vazhdon të vuajë deri edhe për bukën e gojës, jashtë-tokësori do të befasohej e nuk do t’iu besonte pohimeve të tjetrit. “Të qe fjala për SHBA-në, Kinën, Rusinë, Gjermaninë apo dhe çdo shtet tjetër me potenciale të spikatura ekonomike e ushtarake, edhe mund ta pranoja, por për sa dëgjova, sikur s’ma mbushni dot mendjen…”.
Nuk besoj se dikush mund ta vërë nëdyshimmesazhin realist që mbart episodi i mësipërm, edhe pse i stisur prej meje.Me këtë unë absolutisht nuk mohoj potencialin ushtarak që zotëron shteti koreano-verior, siç është vënë në dukje nga shumë analistë e politikologë. Kjo është e kuptueshme, kur kemi parasysh të vërtetën e hidhur se Koresë së Veriut, si gjithë diktaturavet të tjera, shumicën e buxhetit ia gëlltit armatimi, për më tepër kur bëhet fjalë për atë bërthamor.Por, sidoqoftë, sado i madh qoftë ai, as që ka të krahasuar me ato të superfuqive. Po atëhere si duhet kuptuar ky shqetësim i madh që ka ngjallur me kërcënimet e tij diktatoruci koreanoverior?
Për ta përligjur këtë shqetësim, sipas optikës time, pa e banalizuar problemin, më duhet të kaloj në një krahasim tjetër. Parafytyroni një fëmijë të vogël, pra njëspurdhjak, që ka arritur të gjejë një armë dhe me të në dorë, del në rrugë e kërcënon kalimtarët. Duke qënë fëmijë, rreziku ështëedhe mëi madh, nga që mund ta shkrepë armën e rrezikëshme, pa e vrarë shumë mendjen për pasojat. E vetmja zgjidhje për të shmangur rrezikun e mundshëm është nxjerrja jashtë loje e kalamanit: ose duke ia hequr me marifet armën nga duart, ose duke e bllokuar atë me çdo rrugë tjetër, për të mos kaluar nëmasa ekstreme, nëse rreziku bëhet konkret, pra, për ta asgjësuar vetë atë, para se ai të vrasë të tjerët. ( Në parantezë, i kujtoj lexuesit, se jo vetëm këtu në Amerikë, por dhe gjetkë, kjo zgjidhje ekstreme, shpesh e vonuar, ka qënë e vetmja).
Nuk ka nevojë të jesh ushtarak, politikan apo analist që të pranosh se për SHBA-në, nuk ka gjë më të lehtë se sa të largojë çdo shqetësim thjesht duke e asgjësuar atë që po kërcënon, siç e pohoi fare qartë, pa dorashka, vetë presidenti Tramp. Por, po kaq e qartë dhe e thjeshtë për ta kuptuar është dhe përgjigja se përse SHBA nuk e ndërmarin një veprim të tillë. Mjafton t’i kujtoj lexuesit se me sa lehtësi u përmbysën diktatorë të tillë si Sadami e Gedafi për të mos pasur as dyshimin më të vogël për gjithë së më sipër. Por, siç është thënë edhe para përmbysjeve të tyre, problemi ka qënë e mbetet jo lufta por pas-lufta, temë kjo që del jashtë kufijve të këtij shkrimi.
Po qe se do ta vazhdojmë krahasimin e mësipërm, me spurdhjakun e armatosur, që pa asnjë arsye kërcënon të tjerët e pafajshëm, edhe Koreja e Veriut, përmes “liderit të vetëshpallur suprem”, kërcënon e shqetëson botën, pa qënëi kërcënuar nga asnjë shtet tjetër, e aq më pak nga ata që kërkon të sulmojë. Kemi të bëjmë thjesht me çmëndurinëe një psikopati që erdhi në fuqi me mënyrën më të paligjshme, kur kemi parasysh se ai shtet nuk është as mbretëri që ta ketë sadopak të përligjur trashëgiminë e fronit. As që bëhet fjalë për të ashtuquajturin sistem komunist, siç pretendon ai.
Me që dolëm tek ky shteg, dua të bëj disa përsiatje të tjera, që janë dhe arsyet kryesore të këtyre radhëve. Ne shqiptarëve teatri i sotëm politik koreano-verior na kujton edhe diçka tjetër, dikataturën që lamë pas. Për hir të së vërtetës, “Enveri ynë” nuk arrinte në të tilla marrëzi groteske si Kim-at koreanë por, në shumë dukuri të tjera përngjasonte ma ta. Brezit tim i kujtohet i famshmi sllogan i tij: “Nëse armiqtë, përfshi dhe superfuqitë, na kanë në grykë të pushkës, ne i kemi ata në grykë të topit…”. Bunkerizimi i gjithë vendit qe një marrëzi tjetër e tij, alla-Kim, paçka se të gjithë ishim absolutisht të bindur se ne nuk kërcënoheshim nga asnjëagresion, aq më pak nga ndonjë sulm bërthamor.
Për të mos u zgjatur, dua të shtoj dhe diçka. Tekshoh “liderin suprem”, lakejtë civilë e ushtarakë që e ndjekin dhe sidomos turmat që duartrokasin e bërtasin, më dalin para syve, si të gjalla të tilla skena që i përjetuam në heshtje për afro gjysmë shekulli. Me kohë ne e kuptuam të vërtetën, u zhgënjyem keqas por s’kishim se ç’të bënim.Në shpëlarjen e truve tona, si popull, ndihmonte dhe mungesa e informacionit, sidomos ne qëishim të izoluar deri në ekstrem. Dhe pyes veten:”Po sot, në këtë kohë që e ke vështirë në mos edhe të pamundur ta mbash një popull nën sundim me metoda të tilla, kur mjetet e kumunikimit dhe informimit masiv nuk ka burrë nëne që t’i ndalojë, si ka mundësi qëai popull të durojë një diktatoruc të atillë qesharak?! Unë e di se ai, si çdo diktator tjetër, zotëron një aparat të tmerrshëm shtypëspër t’ua mbyllur gojën turmave. Por prapë pyes veten: a thua se nuk ka në atë vend intelektualë apo dhe të rinj të shkolluar që mund ta ndërgjegjësonin, pak e nga pak, masën e gjerë, për të ngritur krye kundër diktaturës, siç ndodhi këtej nga anët tona?! Kam mendimin se shumë shpejt do të ndodhë dhe atje përmbysja e madhe dhe ato turma që i kemi parë duke duartrokitur e brohoritur për “liderin suprem”, do ta bëjnë këtë për të kundërtën: për lirinë e demokracinë e munguar. Është vetëm çështje kohe!
Nju York, 31 tetor 2017



2017/10/31

Jahja Lluka:Nata e kristaltë(Kristallnacht)

Image result for jahja lluka

Jahja Lluka



Me 7 nentor 1938 një djalosh i ri hebrejë qëlloi për vdekje diplomatin gjerman Ernst vom Rath në Ambasadën Gjermane në Paris.

 Akti vjen si pasojë e revoltimit të tê riut si pasojë e torturave që kishte fillu të shfaq regjimi nazizt ndaj popullatës hebreje. Familja e të riut ishte dëbuar dhunshëm për në Poloni me urdhër të autoriteteve naziste.

Ngjarja bëri bujë në shtypin ndërkombêtar dhe bota që nga ajo natë u fut në panikë.Dyqanet filluan të mbuloheshin me grafite antisemite.

Ministri gjerman Joseph Goebbles urdhëroi që lajmi për vrasjen e Rathit tê jetë në të gjitha ballinat e gazatave ditore gjermane.Kjo vrajse u përdor si pretekst nga autoritet naziste për të nisur torturat dhe shfarosjen e komunitetit hebre në Gjermani dhe Evropë.

Ishte nata e 9 nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebrejve në Gjermani dhe Austri. Në këtë natë të kobshme për popullin hebrejë por edhe për gjithë njerëzimin u dogjën më shumë se dyqind sinagoga,u përdhosën varrezat e hebrejve dhe u thyen gjithë dyqanet e tyre.

 Nga gjithë xhamat e thyer dhe të rënë nëpër tokë, që dukeshin si kristale në atë natë mizore 9 nëntori njihet në historinë moderne të njerëzimit si nata e kristaltë.(Kristallnacht).  
            
 Kështu ishte fillimi i njëres ndër tragjeditë më të mëdha të epokës moderne që njehë bota.Atëherë kur mendohej se Evropa arriti nivelin e qytetërimit, pikërisht Evropa i servoi botës skena horror të cilat arritën ti krijojnë mendjet e çmendura nga manitë e vetadhurimit .

Ndryshe prej popujve të tjerë që i bënë bashkëfajtor në këtë çmenduri, populli hebrejtë e pat një derë të hapur dhe të sigurtë.

Politika shqiptare në krye me Mbretin Zog nuk pranoi që të vuloset me vulën e krimit. Njashtu dhe populli i përvuajtur shqiptar hapi zemrën për popullit hebre.U mundësi sigurimi i tyre por edhe heqja e vizave në mënyre që të shpëtonin sa ma shumë jetë.

Ishin mijëra familje hebreje që u futën dhe qëndruan në të gjitha trojet shqiptare. Ata u strehuan, u mbrojtën por nuk ekziston një rast në histori që shqiptari ta dorëzojë një hebre në duart e autoriteve gjermane.
Shqiptari e ka zakon që mikun dhe mysafirin ta ruajë edhe në qoftê se kjo I kushton me jetë. Në vitin 1934, ambasadori amerikan në Shqipëri,

Herman Bernstain shkruan: " Nuk ka gjurmë të diskriminimit të hebrejve në Shqipëri, sepse Shqipëria del të jetë një nga trevat e rralla në Evropë sot,ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekziston, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime fetare."

*****


Jahja Lluka u lind më 17 mars 1952, në Pejë, ku e përfundoi edukimin fillor dhe atë të mesëm, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijoi në Zagreb.

Pas kthimit nga Zagrebi, studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Magjister i maredhanjeve nderkomtare. Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetuese të Kosovës.

Në vitin 1990, pas protestave të shumta në qytetin e Pejës, themeloi së bashku me shumë shokë Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh kryetar, post të cilin e mban edhe aktualisht.

Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptarë nga puna, nga ana e ish-regjimit të dhunshëm serb, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje të cilat vuanin edhe për kafshatën e gojës.

Z. Lluka, bashkë me veprimtarë të tjerë pejanë, themeloi Këshillin e Solidaritetit, këshill ky i cili ndihmoi minatorët e “Trepçës”, të Goleshit, të Kishnicës, të Fabrikës së Municionit në Skënderaj si dhe grumbulluan e dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptarë të Komunës së Pejës. Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për t’u vetëmbrojtur nga hordhitë serbe.

Ka bërë disa vite burg në Burgun e Dubravës, të Lipjanit, të Pejës dhe të Pozharevcit. Është edhe krijues letrar.

Ka botuar përmbledhjet me poezi “Edhe ti Atdhe” dhe “Vargje vetmie” librin faktografik “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina 1912/1994” dhe Monografin “Për Shtetin tim, Kosovën”.

Aktivitet e tij nëpër vite: • Themelues i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta (1990);

• Themelues i Këshillit të Solidaritetit në Pejë dhe Kryetar i sajë (1990);

 • Themelues i Partisë Republikane të Kosovës dhe nënkryetar i saj;

• Themelues i Odës Ekonomike të Kosovës;

 • Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

 • Shef i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj (2004/2005);

• Shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Kryeministrit Bajram Kosumi;

• Këshilltar i Kryeministrit Agim Çeku; • Është anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.

 • Themelues i çmimit “Hasan Prishtina” i cili ndahet për merita të veçanta për pengimin e pastrimit Etnik të Kosovës dhe për krijimin e kushteve për kthim, (deri me tani ky çmim ju ka nda:

Nënës shqiptare – nënë e cila ka lind 16 fëmij dhe të gjithë kanë qendruar në Kosovë,

Presidentit Klinton,

 Kryeministrit Tony Bler,

Sekretares se shtetit znj. Olbrait,

 Familjes Jasharaj,

 Familjes Haradinaj,

Gjeneralit Klark,

Ambasadorit Voker dhe Ambasadorit Wisner);

 Botimet:


• Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja dhe Rrethina – 1912 – 1994

• Përmbledhje me poezi “Malli i Atdheut”
• Përmbledhje me poezi “Vargje Vetmie”
• Monografi – “Për Shtetin Tim, Kosovën”

Etj.

“…NE DESHMINE E FLORI BRUQIT RREZOHET FYTYRA E ZEZE E KRIMIT TE PANDESHKUAR…!”

Image result for zef pergega


ZEF PERGEGA

Shkrimtari shqiptar Flori Bruqi nuk eshte vetem nje deshmues rastesor i“krimeve te pandeshkuara” te kohes se prangave dhe te genocidit te tmerrshem njerezor, i mbuluar dhe i fshehur tinezisht e djallezisht nga fraku prendimor, por ai eshte nje harkatar muskuloz qe me shigjeten e tij qellon ashper e ne shenje mbi shpirtin e lig. Shpirt qe ka kapluar syte e djallit dhe eshte ulur kudo sidomos ne ulesen e padrejte te njeriut te forte, tradhetar dhe antishqiptar.



Me ato c’fare kam lexuar me krijojne bindjen se Bruqi me hapin e tij u tregon shetitoreve te Prishtines dhe kalimtareve te heshtur ne boten e tyre, here-here indiferente e dikush i permbytyr ne dyfin e alkolit dhe gjinjeve jashte te nates, ngase shpejt bre bac e harruan kengen e lirise e aq me keq si uje i holluar roze, gjaku i deshmoreve po ju duket, e nje lyps ushtar i UCK-se shtrine doren me lot ne sy…se jeta e pandeshkushmerise eshte jeta e tiraneve, krimineleve…te cilet kane marre me force te drejten e qytetarise ngase cdo dite ne kalendarin e vitit shenon alarmin e shterrjes se revoltes.

Shkrimtari Bruqi eshte nje cekic i rende mbi koken e shemtuar te kohes se lige qe e lame pas, por qe plaget e pandeshkueshmerise se saj na ndjekin pas e po na degjenerojne udhen dhe shpresen.

Ai ka plotesisht te drejten e Zotit, kur konstaton se edhe ne boten e lire, madje edhe ne katedra te larta, te cilat paguhen per te mbrojtur drejtesine dhe lirine e tjetrit e shkelmojne ate me sjellje autoritari dhe pa guxuar te kerkojne falje e pa u ndeshkuar, duke parapelqyer me pare te fusin duart ne serat e droges dhe krimit…aty ku i dhjamur eshte ceku i shperblimit!

Botaka nevoje per shkundje, mbasi kesaj peme jane krimbur rrenjet dhe frytet, jo me revolucione permbyse, por me shtrydhjen e cibaneve te qelbit, te cilet kane prekur rende frymemarrjen e lire te institucioneve te drejtesise edhe ne boten e lire, ndaj se krimi i pandeshkueshem eshte i lire dhe ndikues ne jeten personalee ne voten e qytetarit burg! Bruqi eshte nje ze, eshte nje klithme qe i bie malit e nuk bezan, eshte nje dige qezemerimin e lumit don ta ktheje ne drite…

Ne jeten time ne pergjithesi dhe ate mergimtare ne vecanti nuk me eshte dhene rasti qe pertej vuajtjeve dhe dhimbjes qe kam per humbjen e indentitetit te kultures, trdites e gjuhes shqipe ne Amerike, te provoj emocione nderimi mbasi berthama e nencmimit ka nje prapavije genocide te fshehte nga strukturat e ngritura nga shteti shqiptar, te cilat marrin orjentime nga trupi diplomatik, nga Athina e Beogradi per idete dhe praktikat e tyre ne dem te kombit tone, gropcelula nga shqiptaret e Amerikes u bejne sherbime falas dhe me pagese, por qe mberritja e librit te Flori Bruqit “Deshmi e krimit te pandeshkuar!” me beri te ndjehem krenar te pakten mes njerezeve te letrave dhe i vlersuar qofte per to fjale te theshta prej zemre se tij: ”Mikut tim…Zef Pergeges!”


Patriotizmi jo real shqiptar mendon se bashkimi kombetar vjen vetem duke tund flamurin dhe duke shqyer mikrofonin neper aktivitete me fjale patetike se kush te dale me i dijshem dhe me i zoti ne syte e te tjereve pa bere kurre nje veper atdhetare vetem duke i sherbyer me pervujteri tradhetareve.

 Por shkrimtari brilat shqiptar Flori Bruqi mendon se bashkimi kombetar vjen duke pastruar shoqerine nga droga e krimi per te qene sherbetore besnike te kujteseskombetare, te kontributeve te heronjeve e martireve qe dija te prije dhe kurre suxhuket e matufet te drejtojne shtetin dhe diplomacine.

 Bruqi me krijimtarine e tij eshte nje kronikan skrupuloz, i cili me penen e tij i rrezon mitet dhe legjendat prej balte te ngritura ne histori nga arkitektura sllave per token tone.

 Por njehresh ai eshte nje kineast i mrekullueshem qe ngjarjet dhe faktet e tragjizmit, te cilat luheshin me zjarr e hekur ne korriz te kosovarit, nuk i shikon nga llogorja me flamur te bardhe, por ai ka filmuar lakuriqsisne e krimit sllav pa bere shume komente e ilustrime por ashtu cubullak sic jane e sic vijne ne sekuencat e krimit politik e paramilitar.

Kasaphana eshte aty ne brinje, ne mal, ne shesh, ne familje ne pranga e ne burgje, si llave zifti mbi shpirtera te etur per liri e per pragun e token qe trashegim ua lane te paret…eshte aty ne shpirtin e revoltes studentore e intelektuale mbi zerin e fjales se lire…

Flori eshte bir gurit te guximit. Kujteses kombetrae i duhen heronje te fjales se vertete. E ai e ka shenjteruar ate duke i dhene syve te saj drite e vision…

Ne librin e tij ai pershkuan skena e ndodhi te paimagjinueshme per mendjen njerezore, cuditerisht te pabesueshme edhe per ata qe duhet ti besojne sic eshte rraca perendimore.

Varre masive, femije te prere gjymtyresh dhe te hedhur ne vorben e ushqimit, nena me bark te care me foshnje palindur e therur me bajonete…tmerre pafun si ne prehistori para nje bote qe quhet e lire e qe luan poker me ftkeqesine e kombeve te vegjel.

Na kujtohet te gjithve cfare ndodhi ne disa shtete prendimore si ne Angli…e ne France nga terrorizmi islamik e bota u ngrit ne kembe edhe Amerika edhe pse francezet jane antiamerikanet me te shfaqur qe kemi pare (mjafton te shkosh ne aeroportin e Parisit e njeriu me pasaporte amerikane ndjehet ne nje poshterim te vertete te dinjitetit te tij si njeri)

I duhet rritur ndera Bruqit, i cili eshte njehere me forcen e argumentit ne kete liber nuk harron, por ne rend te pare thekson rolin e SHBA ne ushtrimin e te drejtave nderkombetare per ta shpetuar popullin e Kosoves, sic ne fakt e shpetoi nga kthetrat e arushes se zeze. Libri i Bruqit eshte bisturia dhe autopsia e krimit bashke me autoret e saj ne popullin e Kosoves dhe pa i trembur syri ka mbledhur faktet ne me shume se 200 burime autoktone, duke ia percjellur kohes qe ti lidhe kohet per brezat si deshmi realiteti per te mos harruar.

Nje merite te padskutueshme ka Flori mbasi sherbesen e shenjte ndaj kujteses kombetare kerkon ta udheheqe e ta celebroje vete, duke i shkruar librat me doren e vete pa ia marre doren askujt ne menyre qe kur te vije koha e ftohur nga harresa te tjeret sidomoss te huajt te mos vendosin mbi fatin e historise tone. Ai ne kete linje nuk harron te evidentoje mendimin elitar te shume figurave kombetare si ato ne Kosove e Shqiperi, ku duhet ti mbaje syte gjenerata e te lutet si para shenjteve pa celur agimi i dites se re, per te kuptuar nga vijme, kush jemi e kah duhet te shkojme.

E mbara buron prej zerit te tyre. Ata jane princat e bardhe te vetedijes kombetare. Te mos i nencmojme, bucet zeri I autorit, ndaj kemi mbetur nen qylimin e pluhurosut sulltanor. Te mencuri duhet ti ndjekim: “Mosi godit ne menyre te vdekshme!”


Shikoni nje fakt rrenqethes. Kur shqiptareri ia moren token nga reforma agrare nuk u vra asnjeri, por kur ia kthyen u vrane 8. 500 vete. Ne Kosove jane vetevraree 1020 vete pas vitit 1998 ndesa nga viti 1945-1990 u vetevrane vetem 10 prej tyre….

Porf .E. Ymeri citon se mediokriteti eshte nje toke pjellore per lulezimin e djallesise dhe genjeshtres, hajduterise, hipokrizise e mediokritetit, karrierizmit dhe mashtrimit, grabitjes se pasurise se tjetrit…tradhetise!”

O sa fjale te zeza mbi gjethet e pemes te shpirtit te shqiptarit dhe kosovarit kane rene duke e fashitur per vdekje…por pa kaluar derrasen e kraharotit te poetit Flori Bruqi me shoke shume! Po rrezohet nje xhami ne Beograd, por po kerkohet legjimiteti ikishes serbe ne oborr te Prishtines ku eshte dija universiteti!

Po Flori Bruqi nuk mund te mos denoncoje tradhetine e atyre qe shkojne ne tribunale nderkombetare “ne emer te poullit” kur ai eshte ne gjume. S’ka atdhetarizem nen kembet e nenshtrimit! Ky eshte zeri deshmues i Flori Bruqit.

 Enderra e princit te polifonise Lefter Cipa eshte ajo sa hap krahet shqiponja e ajo eshte toka ime thote Fliori Bruqi. Prof. Ymerit i shkon pershtat te sjelle vargjet e kengetares Marie Lalcajt dhe Pellumb Vincajt per te permbush idene e librit te Flori Bruqit

Na ndane zjarri e na ndane pragu
Na bashkon gjuha dhe gjaku
Trojet therrasin me nje za
Pa u bashku s’durohet ma
Ka ardh koha qe kem dashte
Kenge e zemra me i ba bashke!

E Flori me kete liber eshte kenga, zjarri, gjuha dhe gjaku i bashkimit eshte flamuri edhe nuri, per te cilin me te drejte prof Eshref Ymeri shkruan:

“Flori Bruqi eshte nje figure e shquar me pergatitje enciklopedike, si nje intelektual erodit, i cili e ka kryer e do te vazhdoje ta kryej detyren e shenjteruar para kombit shqiptar!”

Me nje njeri si Flori Bruqi fytyra e krimbitte pandeshkuar bie nga froni i perandorit…!

Detroit, 31 tetor 2017

2017/10/30

Avokat Spartak Ngjela : SHBA do sjellë marinsat! Ylli Manjani: Jo nuk vijnë



Avokat Spartak Ngjela mendon se amerikanët do e marrin seriozisht luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. “Që nga viti 1945 shqiptarët kanë jetuar në një kohë të shkuar dëm

Pse? Sepse janë drejtuar nga ligësi injorantësh që kanë dhunuar popullin e vet për një pushtet abstrakt që as vetë nuk e kanë ditur se çfarë ju duhet.

Nga Enver Hoxha te Edi Rama, shqiptarët janë drejtuar nga marrëzia që s’krijon dot asnjë vlerë kombëtare përveç shkatërrimit shpirtëror dhe material të shqiptarëve.

Më aktuale është marrëzia Berisha- Rama, të cilët, pasi u ndanë me njëri-tjetrin ashpër nga marrëzia për pushtet që kishte secili, erdhën më në fund dhe u bashkuan nga marrëzia e degraduar që të destabilizojnë Shqipërinë për të shpëtuar veten nga goditja antikorrupsion që po ju vjen nga Amerika.

Po, të dy bashkë, janë peshë shumë e lehtë. “Ngrihuni dhe bjeruni!” – iu tha shqiptarëve ambasadori amerikan njëlloj si Fan Noli në vitin 1930. Më hapur nuk bëhet, sepse kjo kuptohet: “bjeruni se na keni ne”!

Atëherë, Edhe Saliu edhe Rama janë pa shpresë. Nuk e mbrojnë dot gjënë e vjedhur. Ja, ky është sekreti, por ata mendojnë se do ta mbrojnë duke destabilizua Shqipërinë.

Kjo është injorancë: njëlloj si ajo që tregojnë në drejtimin e shtetit, të cilin vetëm e kanë vjedhur.

Shqipëria është vend anëtar i Natos. Prandaj politika amerikane e ka të drejtë të ruajë stabilitetin shqiptar, sepse ndërkohë ajo është në luftë politike me Rusinë në këtë zonë.

Deri me marinsa ka të drejtë normale Amerika të ndërhyjë për ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri, kundër forcave politike të korruptuara që, për të ruajtur vjedhjen e tyre, kërkojnë destabilizim të Shqipërisë me anë të Rusisë.

Kaq naivë janë këta të korruptuar sa venë të rrezikojnë veten deri në një penalitet ekstrem?” shkruan Ngjela në FB.

Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se nuk beson se do zbarkojnë aleatët.

“Vetting për të tërë….

Vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting! Të gjithë të tjerët kërcënohen me vetting!

Gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë; të gjithë janë nën kërcënimin e vetting-ut!

Ndërkohë punët e shtetit, që natyrshëm duhet ti kryenin “të kërcënuarit”, tashmë i kryejnë shkaktarët e të keqes: POLITIKANËT! Kulmi!

E thonë pastaj se “po bëjnë shtet”. Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani!

Ndërkohë njerëzit presin të flasë Ambasadori X. Presin të “zbarkojnë aleatët”…. Kulmi! Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç!

Nuk vijnë more jo! Mblidhni mendjen e shtrengoni politikanët që votoni këtu! Ata e kanë në dorë!

Nëse nuk i vettoni, të paktën mos i votoni! Bëni atë që keni në dorë!

Ndërkohë ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”. Parelinjtë do ja hedhin, si gjithmonë,” shkruan Manjani në FB.

Zv/kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli merr konfirmimin e mbështetjes së Turqisë për Kosovën



Në ditën e parë të vizitës në Ankara,Behgjet Pacolli kërkoi nga homologu turk Mevlut Cavusoglu, që Turqia të shfrytëzojë autoritetin për të kërkuar nga Serbia që të zhbllokojë linjën e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri
Ai kërkoi mbështetje nga Turqia edhe për dialogun ndërmjet dy vendeve, që sipas tij, vitin që vjen mund të ketë marrëveshje të paqes mes të dy shteteve. Pacolli kërkoi nga Turqia më shumë në Kosovë sidomos në agrobiznes, në mënyrë që vendi të mos varet nga produktet një burimore që vijnë nga Serbia.
“Në Kosovë në vit hyjnë mbi 1 miliard euro prodhime ng Serbia dhe interesi i Kosovës është që të mos varet nga produktet një burimore, andaj Turqia mund ta bëjë ndryshimin”, tha Pacolli.
Ndërsa kryediplomati turk, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia do të vazhdojë të lobojë për Kosovën në arenën ndërkombëtare derisa premtoi intensifikim të raporteve ekonomike mes dyja vendeve.
“Do të nxisim bizneeset tona për të bërë më shumë investime në Kosovë dhe rritja ekonomike e Kosovës është prioritet i yni. Ligji për investime strategjike i miratuar nga Kosova u mundëson bizneseve turke që të sjellin më shumë investime atje. Në takimet që bëmë sot biseduam edhe procesin e ratifikimit të marrëveshjes për tregti të lirë dhe besoj që në të ardhmen raportet mes Kosovës e Turqisë do të jenë të një niveli akoma më të madh. Biseduam po ashtu për disa masa që janë marr për sa i përket luftës me orgnizatën e Fetullah Gylenit. Dhe është e natyrshme që edhe Kosova të përfshihet në këto masa sepse është e papranueshme që në Kosovë të ketë një organizatë të tillë”, tha Mevlut Cavusoglu, ministër i jashtëm i Turqisë.
Gjatë ditës, diplomati kosovar u prit edhe nga kryetari i Kuvendit të madh të Turqisë, Ismail Kahraman. Ai bëri nderime edhe para varrit të themeluesit të Turqisë moderne, Kemail Ataturk. Të premten, Pacolli do të pritet edhe nga kryeministri i Turqisë, dhe do të marrë pjesë në forumin që do të mbahet mes bizneseve të Kosovës dhe të Turqisë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...