Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/11/03

Nga Zef Pergega : Letër nga Detroidi

KURVERIA MEDIATIKE ME E RREZIKSHME SE AJO POLITIKE…
Zef PERGEGA
Keto dy kurva jene sjellur keq kundra njera- tjetres. Me te rrezikshme se kuvat e perandorise se Venedikut…po kerrleshen ne syte e botes!
Ne fillim kurva plake politike ia mesoi stilet asaj mediatike dhe kjo e fundit po mendon se mund ta nxjerre nga skena e fitimeve qe vjen nga prostitucioni i lashte i saj. Vertete eshte rrudhur, por celesat e haremit, rekrutimet dhe provat mbi kurvat mediatike e ka plaka politike. Keta mediatiket genjehen lehte si kurvat e hoteleve qe kalojne naten e veten sa bezdisin punonjeset e hotelit te pastrojne carcafet. Kurva politike e rriti kurven mediatike. C’fare beri?! Padronet mediatike i zgjodhi nga nenbunkeri e bosave te bllokut, i shkolloi, i mjeshtroi, disa i perdori sekualisht qe kur te ngrinin bishtin tu thonin: “Ik ore b..q!” Padronet qe u zgjodhen duhej te vinin nga familjet komuniste , muslimane dhe me pseudonime. Ky ishte kushti i pare ndersa kushti i dyte te ishin gjysem te talentuar dhe gjysma do tu vinte nga kurverimi i fjales.
Ne kuptimin e plote te fjales studio dhe zyrat u kthyen ne hareme saqe kushtet per kere harem i plotesuan me te mira se ne motelet e botes. Keta gjysem sa gjysma e mediokreve krijuan komisione per te patur femra mendjeleta, kerthize e gjokse jashte me te pasme si gjyle topash ne kashte! Ne keto sudio agjenturat e huaj instruktuan skenariste e regjizore per te realizuar me “zog jashte” programe televizive dhe kurva mediatike doli pa breke.
100 televizone u krijuan ne Tirane e ne rrethina per ti thene botes se kaq e vogel eshte Shqiperia. Kjo kurveri krijoi pak a shume njeriun e ri majmun te fjales, disa pseudoanaliste qoftesh Tirane qe nuk hahen as me gjize. Pse lejohen celularet ne emisionet televizive?!. Ata vetem i pergjigjen pytjes se pare qe eshte e pergjithshme dhe pytjes se dyte i duhet ta lexojne ne celurare. Nga ju vjen pergjigjia ketyre protitutave mediatike?! Sigurisht nga padronja e shtepise publike te Shqiperise qe eshte ajo politike. Ajo mban gjalle kurven e re ate mediatike. Por kjo nga se eshte rritur shume me zog jashte po i ben rende deges se thate te politikes dhe me cdo mjet po kerkon te ia zhyse tapen sa me pare qe kur ta prangosin plaken te mos kete mundesi publiku ta mesoje te verteten se ku e mesoi zanatin…te dyja kerkojne kokat e njera tjetres ne tepsi. C’fate do te beje strategu i Haremit? Do ti shese apo do te organizoje ndeshjen Xhudo?!
…Ja pse e ka fajin Edi qe na shane gazetaret keta majmune te shitur tek agjenturat e huja greko-serbe. I keni pare kur japin lajme ne serbisht e rrogen e marrin ne televizionet e Tiranes. Ne Amerike ka nje liste me keta mostra, te cilet kane akses edhe ne mediat serbokomuniste dhe agjenturore ne komunitetin e shqiptareve te amerike. Sponsizohen rende ne tre drejtime, por ne dyet e kishave lypin si lypsare...Kjo pjelle e femijeve te bllokut qe ka kapur majat e mediave dhe te diplomacise. Ata kane kapur edhe syte e djallit. Vetem ne gjakun e vet do te mbyten sic jane mbytur te paret e tyre. 
Dkur me keta gazetare qe jane bere bos dhe korba te fjales se lire e pinin kafen te gjithe pothuajse tek Fideli. Mese shumti aty si djathtas si majtas i benim shkrimet. Disa arriten ti gjejne e zbulojne syte e djallit dhe ato i kane vilat tek Tegu. Nuk me bejne pershtypje vilat se shoh perdite ne Amerike, por me ben pershtypje vasaliteti dhe partneriteti i mediave me politiken dhe klanet mafioze. Media ne Shqiperi nuk eshte rivale, por skllave. Gjysem gazetaret qe nuk i pirdhte njeri moren ne dore mediat. Agjenturat e huaja kane bere kerdine per ta kapur kete pushtet dhe e kane ne dore. Ju kujtoni se keto e me shume nuk i dine ne Amerike dhe ne shtepine e Bardhe?! A e dini ju se nje lobist shqiptar ne Amerike, per te cilin ngrihet ne kembe kongresi Amerikan ka me fuqi se gjithe politika shqiptare?!. Kam patur rastin te shkoi ne Shtepine e Bardhe me kete njeri dhe e shikoja me vemendje si e respektonin sikur te ishte presidenti i vendit tim. Por te takosh Blendin, Sokolin apo Gellcin e Zi eshte nje tmerr se ato e kane devizen te mos takohen me shqiptaro-amerikanet. Shikoni ne Shqiperi jane100 televizione dhe 60 gazeta asnje program per diasporen dhe asnje faqe shtypi per 1.150 mije shqiptare ne Amerike. Shqiperine e kemi prej shqiptareve te Amerikes!
Shikoni emisionet e mamaqeve, taqove, arditeve satelite te pleqeve te byrose politike qe I gezohen tani ne perendim te jetes skenave pornografike, duke e degjeneruar ne kulm finesen e femres shqiptare vetem per nje page jevgjish. Se padronet nese nuk ua ve zogun e rruar ne pjate te nxjerrin jashte!
A do ti vije dita kesaj ndyresire qe i vjen era kalbesire me keq se kanalit te Lanes? Vone?! Po po vone se shpirti i revoltes se shqiptarit ka vdekur. Po te ndodhte kjo ne boten e lire njerezit do ti kishin hedhur padronet e mendiave bashke me kurvat e tyre ne kazanin e plehrave. Kazan?! Ashtu tha kryeministri me shaka?!. Po ta kishte me te vertete ata shkonin pas vendit ku ruhet terbimi i luaneve!
Mediat shqiptare jane te kapura nga islamizmi politik. Ai eshte kuleta qe i mban gjalle bashke me kurverine. I deh mes gjinjeve te zogjve te perfumosur me ilaqe seksualisht te ndezura.
Sa kushton minarja e Sokol Balles?!
Ne SHBA ekziston mendimi elitar dhe mediatik se Shqiperia eshte nje trashegimtare e denje e fosileve osmane te mbetura ne vendin tone edhe pas largimit te batalionit ushtarak ne vitin 1922 nga Shkodra. Ne qarqe te pergjithshme ky sindrom dawn ka ardhur dhe eshte ngulitur fort nga propaganda serbosllave e komuniste qe prej titos dhe titoviqeve antishqiptar. Qe edhe sot jane shume…ne linje me kete ka qene edhe trupi diplomatic mjekrrosh qe ka punuar me se shumti kundra Shqiperise, qe te gjithe musliman. Trupi diplomatic ne bote qe perfaqeson Shqiperine dhe Kosoven i ngjane ekipit te xhamise se Teheranit dhe perberjes otomane fanatike te parlamentit shqiptar. A do te shembet bota e krimit te saj?! 
Ne Shqiperi eshte ngritur ne nivelin me te larte antiamerikanizmi shteror dhe intelektual. Ky eshte nja kanibalizem i vertete kunder dashurise qe ka populli I thjeshte per popullin dhe Shtepine Bardhe. Zoti te bekofte Amerike! Skandali me I madhe eshte fondi qidra milionesh dollaresh per formimin e celuala sllavokomuniste shqiptare ne te gjithe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, mbajtja e njerezve te duhur te kesaj propogante anti shqiptare per me shume se 15 vjet ne Amerike. Te gjitha keto fonde merren nga tasksa paguesit shqiptar me pretendimin se keto shkojne per te mbajtur gjalle gjuhen dhe traditen shqiptare ne boten e lire e ne fakt mbahet gjalle mafia kundra ketyre vlerave.
Amerikanet mendonje se vetem nje grusht njerez nga shqiptaret e Malesise se Madhe ne Mal te Zi jane puro katolike, per shkakun e vertete se keta jane etaloni me i ndritur i ceshtjes kombetare. Dhe kane te drejte se pushteti ne Shqiperi mbetet si ne zorret e Zogut dhe te Enverit musliman fanatic dhe aspak tolerant. Per ta paraqitur Shqiperine muslimane nje rol te paguar negativisht luan edhe kurveria mediatike e Tiranes, e cila tashme eshte plotesisht partnere e zhdukjes se vlerave kombetare. Kurre nje figure kombetare nuk e brojti ne syte e botes?! Te gjitheve na kujtohen ngjarjet e 1997. Pse ndodhen ato?! Vetem se islamizmi politik dhe ai agjenturor kishte hyre deri ne palce te Shqiperise?! Dhe tani ishte rikthyer perseri duke zene aorten e saj kryesore. Po ti hidhni tani nje sy kronikave televizive qe jepnin te huajt dallon gazetarin ne ballkonin e hotel “Tiranes” dhe minarja ne krahun e tij te djathte, per te treguar kete islamizem qe po e qelb Shqiperine per me shume se 500 vjet. Kopilizmi eshte aty…!
Shikoni pak siglen e emisionit “Top Story” te Sokol Balles! Shikoni se ajo mbyllet me minaren e Tiranes, nderkohe qe jo larg eshte katedralja katolike e Shen Palit, prej te cilit kemi gjurmen historike dhe fytyren perendimore dhe jo lag sheshit katedrelen ortodokse. Sa million dollare paguan islamizmi politik per kete sigel?!



Detroit 29 tetor 2017

2017/11/02

Letër me shkas nga Detroidi!

NJE SYTH SHPIRTI NE AKUARELIN E NJE KOSOVARI

    …brenda syrit poetik të Flori Bruqit



NJE SYTH SHPIRTI NE AKUARELIN E NJE KOSOVARI

             

ZEF PERGEGA

Nanat janë krijesa e krijesave njerëzore. Asnjë hije muzgu me fluturim korbash nuk zë vend në shpirtin e tyre. Stoicizmi human dhe krenar është sfida e natës. Ata linden prej dhimbjës dhe dhimbjës së rritjës i kënduan gjithë jetën. Me këngë e thurin djepin e dashurisë dhe me shallin e ylberit i shërojnë ethet e forta. Asnjë art nuk mund ta shëmbë tempullin e shënjtë të tyre. Nanat janë bota e qiellit dhe e tokës dhe krah u japin foshnjave të bëhen ëngjëjt e jetës.
          Sa herë ngjitësha shkallëve të drunjta të kullës së vjetër, nana ime që thurte bukur çorape me luledele apo me degë ulliri, pa më parë me therriste me emër. Me njihte nga hapat e ngjitjës…Ndërkohë që arti i sotëm e ka shpërfillur fytyrën dhe visarët e shpirtit të nanës dhe është mbërthyer si rriqën ne kërthizën e vibrimeve nudo, ngrihet një bir kosovari i lindur në vatren e lisit të tamlit dhe lisit të zjarrit, një flori-florë poetike mbi kurorë të gurrës së parë me emrin njerëzor Flori që me pathosin e tij të vlugut e ngre simbolikën e nanës mbi rrezët e dritës asaj drite që ajo i përket.
          Rastësisht e me saktë në mënyrë periodike e lëxoi krijimtarinë e këtij poeti dhe si anija që e hedh spirancen në molon e ankorimit ma mbajti vështrimin një cikel poetik e këtij fisniku të fjalës së lirë. Duke lëxuar poezinë “Rreze drite” njeriu dhe në mënyrë të veçantë emigranti s’ka sesi të mos ngrohet nga këto rreze dhe të na kujtojë që sado që jemi larg shpinë kthyer, nana kurrë s’e harron birin apo bijen e saj. Që ajo të mos rrijë duke pritur mbas dere nga këto mbrapështi, Flori Bruqi si një thurës vargjesh me mbjellje zambaku e tredofilesh në ballkonin dhe kopështit të mevehtësisë së Kosovës, shkëput nga trungu i shpirtit një petale meraku prej vazos së kujdesit të nanës drejt adresës tonë, si pëllumbi që këkon bregun…

                 

“…Natën e mirë bir
                    Çelësin mos ia vë derës
 Se do të vijë nana
 Gjumin e paprishur
Me hapat e pranverës
Mos je shpluar
Kur ike…!”

          Poeti Flori Bruqi e ka thënë me një ndjenjë të thellë atë që shumëkush e ka harruar madje e ka mbraktisur nga shpirti këtë kumt njerëzor. Këtë thesar që rrjedh në lumin e turbulluar të jetës, Flori  e nxjerr nga fundi si varken e mbytur. Shumë i kanë kënduar nanës që ngjajnë me tinguj nostalgjie, por motivi i autorit në fjalë ka atë rreze drite që nuk shterr në shpirtin e nanës pavarësisht se koha po i josh brezat me harresën dhe përzierjen e gjakut. Bash kur hollohet e ndryshohet gjaku aty nana loton me sytë nga qielli për pak shpresë dhe respekt për prinderit.
          Lajmotivi i poetit Flori Bruqi ka eren e theut të parmëndës dhe e lëron vargun në ngohtësinë e qiellit pa patur nevojë të marrë miell hua, por gruri i arës së tij piqet me afsh trualli. Shpirti poetik me të cilin ka rrethuar tokën e mushtit të vargjeve bashkë me fantazinë dhe dhuntinë rri në dritaret e një kalaje, si zogu që sjell lajmin e begatisë, lidhur guret me metafora dhe ushqyer me qumështin e zanave të kthyera përseri pas shumë motësh ikjesh ndër valë. Poeti kosovar u këndon atyre që nënçmohet, atyre që shkelen me të padrejtë, atyre që u flet puna dhe dikush ua mohon me guna, I këndon urtisë, mençurisë së popullit të tij, bekimit të ballit dhe nderit të nëpërkëmbur. Ai i thërret nanat, vashat të vijnë në këngë se me këngë janë rritur djepat e trimërisë se pa ata djepa Kosova do të ishte përseri e shtypur ndaj dhe  poezia e tij “Lajtmotiv e sinqerte” është një zgjim dhe një kurajo, nje hov dhe një tingull i ri në piskamë se prej tyre ne morëm këmbë…

                   “…Ejani në këngë
                    Nana dhe motra
                    Ne lindëm nga këngët tuaja
                    Nga zëri juaj
                    Morëm këmbë…!”

          Para vargut të Flori Bruqit të ndizet një qerpik ngadhnjimi. Ai të fton qetësiht pa tamburante në vargun e rrëzeve të perëndimit për ta përjetuar poezinë nga vitrina e pastër e dritës që ndizet në pishtar. Edhe pse politikisht ka ardhur liria ne Kosovë, shpirti i vashës e përjeton atë me trishtim. Të lehurat e natës nëpër zgavrra përgojimesh të paragjykuara me kurtha e gracka dashurie dhe poeti i vemëndshëm e shkoqit këtë ndjesi, mbasi ai nuk i duron njollat e zeza në bluzën e bardhë të transparences së virtytit njerëzor dhe pyet në poezinë “Liri fjale”

          “…Mos vallë në qytetin tënd ilirik
          të ndjekin qentë e tërbuar
          Ndonjë hije nate…?!”

          Flori Bruqi, si në jetë dhe në krijimtari nuk thyhet nga pushteti i prangave të pritjës dhe as nuk e kapin ethet e padurimit edhe kur e ndjen vetvlimin në damarë. Me krah dallendyshe ngjit muret e heshtura, ku jeta merr serume të hidhura e ai ulet në karriken e sallonit të pallatit të ëndërrave rinore pasi shiu e ka bërë qull fletoren e vargjeve pa e ndjerë shterrjen kur shkruan poezinë “Qyteti ku të prita”

                   “…Unë jam aty ku me ke lënë
                    Vallëzoi me hijet
                    E nuk di cilën të përkedhel
                    Pres dashurinë tënde
                    Mbi buzët e tua të zë një ëndërr…!”

          Një poezi e veçantë me një gurrë me metafora dhe me një kopësht me krahasime është ajo me titullin “Akuareli i diellit”
          Ajo iku në moshë të njomë, pa pasaportë e pa adresë. Ndoshta pa mësuar mirë emrat e malit, lendinës, lumit e bregorës që jetës i japin blegerime. Nxori në rrugë në atë shteg të ngushtë nga gjoksi i paprekur fletoren me vjersha dhe shkroi për mëngjesin e Prishtinës, të vetmin kujtim mori më vete nga majat e ikjës dhe ai ngushtim shpirti e tokë i kujtoi nanen. Në xhamat e retinës vizatoi portretin e baces plak dhe pastaj e fshiu me dorë dhe dorën e puthi me bekimin e vetvetës. Eshtë gjaku që ndjen gjakun, e kush me bukur se Flori Bruqi e përcjellë këtë penelatë, si visari me i çmuar i shqiptarit e i kosovarit. Dikur ajo vashë u kthye ne vendlindje. Autori nuk u bën thirrje dallendysheve të kthehen, por ai nga një kënd i syrit të tij vëzhgon fluturimin e tyre nga qielli që u laguan dhe e stolis tablonë kur vasha e ngjeu penelin në akuarelin e hënës në mbrëmjen e majit dhe pikturoi rrugen. Kishte çelur pranvera e kthimit. Ky motiv është thënë nga Flori Bruqi në mënyren me mjeshtrore. Në fshat vasha që kishte ikur, por atdheu i ishte mbledhur galuc si një gur në zemër e në shpirt, me të cilin ajo kuvendoi gjithë kohën e largimit duke gjetur në ato themele hijet e vetmisë dhe të heshtjës dhe me tej melodinë e draperit në duat e fahtarëve të tokës së saj.             Flori është i dashuruar pas së bukurës, ai e ushqen atë që të mos vyshkët dhe të mos shkilet. Madje ai është një triumf rrënjësh që larton trungun e inditetit njerëzor. S’ka gjë më të bukur kur femra e ruan feminitetin e saj sa edhe pemet kërkojnë ti ngjajnë.

                   “…Shpirti i saj
                     Një lëndinë qërshori
                     Selvitë ndanë rrugës
                     Trupin e saj imitojnë…!”

          Ndesha një krahasim që e vellon se tepërmi stofen e vargun dhe e llamburit mesazhin tek poesia “Mendim e kredhur” Nuk e di nëse ky poet me një fizionomi të konturuar në brumin e farës kombëtare ta këtë provuar mërgimin. Ai me nota trishtimi e vizaton portretin e shekullit që ndau familjen duke u çirrur nëpër tribuna e konferenca për liri e lëvizje të lirë. Sa nana e motra mbetën pa burra, pa fëmijë e autori thotë se nuk paten një gur ku të qajnë!
          Vejusha pa fat me prehera të thatë. Djepa që nuk lidhën dhe as nuk zgjidhen. Kënga Nina-nana e ngrirë në mure të akullta dhe siç thotë Flori, në shpresat e djegura vret e qan trishtimi. Tonelata vujtjesh që mbytën mbi dallgët e mërgimt mekatar dhe poeti i dhimbshur thotë:

  “…Shikimi i nënëmadhës si shqiponjë/ Pas e ndjek/ Klithma djemsh/ Mbetur ikona nëpër pragje…!”

  Në akuarelin e dritës së shpirtit të tij që rri në pëllëmbë të vargjeve, një ditë në Amerikë dallova ylberizimin e figurave letrare dhe artistike të këtij poeti që e shikoj si kurore magjike mbi ballë të tokës kosovare për t’ia zbukuruar fytyren lirisë dhe gjithçka që është shqiptare.

2017/11/01

Historia e “Halloween”, ja çfarë simbolizon kjo festë


Historia e “Halloween”, ja çfarë simbolizon kjo festë


Halloween është një festë vjetore, e cila mbahet çdo vit më 31 tetor, që ka rrënjë në traditat e vjetra evropiane. Filloi me festivalin e lashtë kelt të Samhainit, kur njerëzit do të ndiznin zjarre të mëdha dhe do të vishnin kostume për të shmangur fantazmat.



Në shekullin e tetë, Papa Gregori III caktoi 1 nëntorin si një kohë për të nderuar të gjithë shenjtorët; Dita e Gjithë Shenjtorëve përfshinte disa nga traditat e Samhainit. Mbrëmja e parë ishte e njohur si ‘All Eve Hallows’, dhe më vonë si Halloween.

Me kalimin e kohës, Halloween ka evoluar në të gjithë botën, njerëzit vazhdojnë të hyjnë në sezonin e Halloween-it me tubime, kostume dhe trajtime të ëmbla.

ORIGJINA E VJETËR E HALLOWEEN:

Origjina e Halloween daton në festivalin e lashtë Celtic të Samhain.

Celtët, që jetonin 2,000 vjet më parë në zonën që tani është Irlanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca veriore, festuan vitin e tyre të ri më 1 nëntor.

Kjo ditë shënonte fundin e verës, korrjen dhe fillimin e dimrit të errët, dimrit të ftohtë, në një kohë të vitit që shpesh shoqërohej me vdekjen njerëzore.

Keltët besonin se në natën para vitit të ri, kufiri ndërmjet botës së të gjallëve dhe të vdekurve u bë i paqartë.

Në natën e 31 tetor ata festuan Samhain, kur besohej se fantazmat e të vdekurve u kthyen në tokë.

Përveç shkaktimit të telasheve dhe të dëmtimeve të të lashtave, Celts mendonin se prania e shpirtrave të botës tjetër e bënte më të lehtë për priftërinjtë keltë të bënin parashikime për të ardhmen.

Për një popull plotësisht të varur nga bota e paqëndrueshme natyrore, këto profeci ishin një burim i rëndësishëm si rehati dhe drejtim gjatë dimrit të gjatë e të errët.

Për të përkujtuar ngjarjen, druidët ndërtonin zjarrfikje të mëdha të shenjta, ku njerëzit u mblodhën për të djegur të korrat dhe kafshët si sakrifica të hyjnive keltike.

Gjatë kremtimit, Celts mbanin veshur kostumet, të cilat zakonisht përbëheshin nga krerët e kafshëve dhe lëkurat, ku dhe përpiqeshin ti tregonin fatin e njëri-tjetrit.

Kur kremtimi mbaronte, ata rregullonin zjarret e tyre, të cilat i kishin shuar më parë atë mbrëmje.

Shqiponjat në rrezik zhdukjeje në Shqipëri( Shpendët e egër që rrezikojnë të zhduken)




Shqipëria ka një listë të posaçme të shpendëve më të rrezikuar dhe për të cilët do të kërkohet mbrojtje e veçantë.

Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve ka hartuar një listë, e cila është botuar këtë të hënë në faqen e Fletores Zyrtare.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot. Kujtojmë se Ministria e Mjedisit ka zgjatur moratoriumin për mbrojtjen e shpendëve, shumë prej të cilëve ishin drejt zhdukjes në vendin tonë.

Janë rreth 170 lloje shpendësh, të cilët do të kenë mbrojtje të veçantë.

Zakonisht është folur në përgjithësi për moratoriumin e gjuetisë, por së fundi kemi një listë konkrete me shpendët e rrezikuar dhe që mbrohen posaçërisht.

Pas pelikanit kaçurrel, në listë janë përfshirë edhe një sërë shpendësh, përfshirë Shqiponjat peshkngrënëse, Shqiponja e detit, Shqiponja gjarpërngrënëse, Shqiponja perandorake.


Ministria e Mjedisit ka publikuar  në fletoren zyrtare një listë me llojet e shpendëve të egër që rrezikojnë të zhduken dhe për të cilët kërkohet një kujdesje e veçantë nga ana e institucioneve përgjegjëse të mjedisit. 


Në listën e publikuar në Fletoren Zyrtare janë rreth 300 lloje shpendësh të egër, një pjesë e të cilëve tashmë janë zhdukur nga fauna e egër në Shqipëri. Mes shpendëve që kërkojnë një kujdesje të veçantë janë disa lloje shqiponjash, si Shqiponja Peshkngrënëse, Shqiponja e detit, Shqiponja Gjarpërngrënëse e Shqiponja e Maleve. Shqiponja perandorake, Shqiponja bisht bardhë, Shqiponja e artë, etj.


Kjo shihet në listën e kafshëve të egra në rrezik, ku gjithsej janë 170 lloje shpendësh, që do të kenë mbrojtje të veçantë.
Listë kjo e ministrisë së Mjedisit, që është publikuar sot në Fletoren zyrtare.
Më herët, MM ka zgjatur moratoriumin për mbrojtjen e shpendëve, shumë prej të cilëve ishin drejt zhdukjes në vendin tonë.



Shqiponja, një simbol i vjetër i përdorur në flamuj, stema e zbukurime, është shpendi që po njerëzit i kanë veshur shumë virtyte.

Grekët dhe persianët e shenjtëruan atë me diellin, si simbol i lartësimit. Kombe të tjera të lashta personifikonin me të, shpendin që udhëheq shpirtrat. Ndërsa, për shqiptarët, përveçse simbol i kombit, shqiponja përfaqëson identitetin e trojeve të banuar prej tyre ndër shekuj.

Triumfator mbi tokë dhe mbret mes qiejve, specia më e lartësuar nga të gjitha krijesat shpezore, gjendet sot nën kërcënimin e madh të zhdukjes së saj. Të paktën në Shqipëri. Specialistët vërejnë të alarmuar situatën e shpendit që nderohet në flamur, por që përndiqet në realitet.
“Në trevat shqiptare gjendja e shqiponjës është në pakësim, sepse vendet e strehimit të saj, zhdukja e pyjeve janë pakësuar. Kur s’ka shtëpi një shpend nuk ka si të rrojë. Pastaj po zhduken gjithashtu edhe të gjitha llojet e gjahut që ushqehet shqiponja”, shprehet specialisti Jorgo Lako.

Ornitologu Taulant Bino dëshmon se sipas studimeve të fundit në vend, shqiponja konsiderohet ndër speciet e kërcënuara me zhdukje. Mes tyre rrezikon shfarosjen edhe Shqiponja e Malit apo Golden Eagle, ajo që përbën edhe simbolin e shtetit shqiptar.

“Janë afro 9 lloje shqiponjash dhe ne si komb kemi simbol shqiponjën e maleve. Tek shpendët grabiqarë hyjnë disa. Statusi i tyre është i kërcënuar dhe shqiponjat hyjnë në llojet e rrezikuara”, thotë Bino.

Ndryshimet e skajshme të ekositemit, kanë tkurrur hapësirën ku ky shpend me veti të rralla zhvillon jetën. Për pasojë edhe racën e tyre.

“Shqiponja e maleve para disa vitesh është vlerësuar se në të gjithë vendin gjendet 50-100 çifte. Në vitet e fundit ka një përkeqësim të situatës së saj, për shkak të ndryshimit të raportit njeri-natyrë”, shprehet Bino.

Mes shumë kërcënimesh, shpendi i egër i ditës, është bërë ndërkaq viktimë e njeriut, i cili sot është shndërruar në një grabiqar i papërgjegjshëm për të.

“Ato tregëtohen të balsamosura në rrugë, restorantet i ekspozojnë si vlera, por që nuk përbëjnë aspak vlerë kombëtare. Pastaj është edhe trafiku i tyre”, pohon Bino.

“Po s’u morën masa është në rrezik zhdukjeje, jo vetëm shqiponja, por gjithë llojet e tjera. Është katastrofike gjendja e tyre vitet e fundit”, shton Jorgo.

Situata është përtej kufijve të alarmit, megjithatë ekspertët vazhdojnë të besojnë se ka ende shpresë.
“Është në fazë të përparuar të rrezikut, por nuk besoj se do të zhduket. Mjafton të merren masa mbrojtëse dhe situata do të jetë më e mire”, shprehet Bino.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Gjuetarëve dhe Peshkatarëve, Jorgo Lako, është mjaft skeptik për masat mbrojtëse të shpendit tonë simbol.

“Shqipëria është në 10% e vendeve me të lulëzuara të botës. E merr veten, por duhen marrë masa drastike”, thotë Lako.

“Masat përfshijnë organet pyjore, ato vendore, por kryesisht duhet t’i mëshohet edukimit mjedisor. Një fëmijë me llastiqe sot vret një shpend të vogël, nesër një shqiponjë”, shton ai.
Studimet tregojnë se në rang botëror shqiponja, rrezikon zhdukjen. Por, pas species, kërcënohen së paku simbolet shtetërore të 25 shteteve, të cilat përfaqësohen me këtë shpend. Mes tyre dhe Shqipëria që mban shpendin vigjilent, si symbol të identitetit të saj zyrtar. Por, nëse shpendi që simbolizon dritën e fitores, shpirtin luftarak dhe forcën e arsyes, simboli kaq i lakmuar në histori e ndër shtete, sot është përballë kërcënimit të zhdukjes, përfaqësimi përmes saj do të mbetet vetëm një gojëdhënë.

*****

shqip-655x356


*****



Ekspertët theksojnë se në vendet ku jetojnë shkabat, cilësia e mjedisit në tërësi është shumë e mirë, ndërsa në ato pjesë ku është zhdukur, do të thotë se cilësia e tij është përkeqësuar.

Dikur në qiejt shqiptarë ishte e zakonshme të shikoje shkaba duke qenë se ato ishin të përhapura në të gjithe territorin, ndryshe nga sot kur numri ka rënë ndjeshëm, ose më mirë kur tre specie nga ekspertët konsiderohen të humbura. I fundit i njërit lloj të shkabave është gjetur në Veri të vendit…i ngordhur.

Sot nga katër specie ka mbetur vetëm Kali i Qyqes, edhe ai sipas shifrave të monitorimeve më të fundit ka vetëm 6 çifte. Kjo situatë alarmante lidhet pashmangshmërisht edhe me përkeqësimin e situatës mjedisore në këto 25 vite .

Pikërisht se është një specie në rrezik, udhëtimin tonë në kërkim të Kalit të Qyqes, shkabës së fundit nuk do ta pasqyrojmë me saktësime gjeografike, si një mënyrë për t‘i ruajtur nga abuzuesit, që edhe në rastin e shpendëve të tillë kanë qenë të shumtë. Me ne do të jetë Mirjani, një ambientalist i ri që prej vitesh merret me studimin e shkabave.

“Në disa raste duhet të shpenzojmë orë të tëra që të mund ta shohim, në disa raste, ne të njëjtin territor sapo mbërrijmë në territor, 5 apo 10 minutat e para shfaqet“, thotë Mirjani.

Ndalesa e parë është në një zonë të thellë që prihet nga ujrat e një lumi. Shkabat i parapëlqejnë zona të tilla malore. Foletë i ngrenë në zgavra të mbrojtura mirë e në lartësi të konsiderueshme. Na duhet të kontrollojmë kudo, edhe pse gjithçka duket më shume se e vështirë.

Pas disa orësh nuk kemi mundur të prekim asgjë konkrete. Jo shumë kohë më parë në këtë vend jetonte, sipas monitorimeve një çift i Kalit të Qyqes, por sot asnjë prej tyre nuk duket. Mos vallë edhe ata janë larguar, apo siç ndodh rëndom në Shqipëri janë vrarë pavarësisht moratoriumit nga gjuetarë abuzive? Deri tani asgjë, përveç disa llojeve të tjera të shpendëve jo aq të rralla sa ai që kërkojmë.

“Deri tani kemi parë disa lloje të tjerë shpendësh të cilët janë po ashtu të rrallë ndonëse jo aq të rrallë sa Kali i Qyqes, i cili mbart statusin e llojit të kërcënuar në mënyrë kritike për zhdukje. Deri tani kemi parë Shqiponjën Gjarpërngrënëse, kemi parë Skifterin Kthetraverdhë, kemi parë disa çifte hutash gjithashtu“, thotë Mirjan Topi.

Na duhet të lëvizim sërish, kjo për të provuar fatin në një tjetër zonë, sigurisht edhe ajo e thyer.

Në këtë tjetër pikë, gjurmët janë të qarta. Tutje, për së largëti është një fole që sigurisht mund të dallohet vetëm nga ata që janë marrë me këtë shpend. Por veç saj, sërish asgjë. Në horizont një grup hutash ikin e vijnë, por Kali i Qyqes s‘është askund.

Diçka më sipër një Skifter Kthetrazi ushqehet majë një peme. Në fakt për skifterët kjo është një periudhë shtegtimi, e cila i bën lehtësisht të dallueshëm edhe në zonat urbane. Sërish na duhet të lëvizim. Për të dytën herë s‘kemi mundur të gjejmë shpendin tonë.

“Kali i Qyqes është një shpend shumë i zgjuar, në shumicën e rasteve e vëren praninë e njerëzve të huaj që nuk janë të zakonshëm në territor dhe e shmang praninë. Pra Kali i Qyqes mund të na ketë parë dhe mund të jetë larguar“, sqaron Mirjani.

Këtë herë na duhet të udhëtojmë në këmbë me shpresën se do të mund, më në fund, të gjejmë atë që kërkojmë. Në zona të tilla të thella banorët e njohin Kalin e Qyqes, ndoshta sepse ai për ta ka një simbol të veçantë.

“S’diskutohet, Kalin e Qyqes ta thashe dhe më parë që e kemi patur kështu që kur vjen pranvera , themi që na kapi behari sa vijnë zogjtë e parë“, thotë një banor i zonës.

Kërkimet tona përkojnë me javët e fundit të qëndrimit të Kalit të Qyqes në Shqipëri, ai me pas fluturon mijëra kilometra larg, në zona më të ngrohta.

“Popullata e Kalit të Qyqes në Ballkan është vërtetuar që dimëron në Çad, Etiopi dhe Xhibuti“, thotë Mirjani.

A mundet që të gjitha udhëtimet tona të mos të na ofrojnë asgjë? Rreziku duket shumë i afërt. Megjithatë, siç thotë edhe Mirjani, kemi edhe një mundësi të fundit, në një tjetër zonë.

„Sado lart, për shkak të formës së tij të veçantë të krahëve, krahë të gjerë, bishti është i shkurtër dhe në formë pyke, por edhe diferencat me ngjyra mund të dallohen pasi Kali i Qyqes në fluturim duket një shpend bardh e zi. Mund të ngjasojë me lejlekun, lejlekun e bardhë, por lejleku ka tipare të tjera si qafa e gjatë, këmbët e gjata të cilat e bëjnë të dallueshëm nga Kali i Qyqes. Pra, përgjithësisht është i pangatërrueshëm kur shikohet në terren“, shpjegon Mirjani.

Kali i Qyqes llogaritet si një ndër shpendet më të mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 metra.

Më në fund pas disa orësh pritje, tutje shumë larg në horizont, dallohet Kali i Qyqes. Për kamerën është shumë e vështirë të tregojë apo të sjellë nga afër shpendin, megjithatë, përmes teleskopit ai është lehtësisht i dallueshëm. E pak më tej edhe foleja. Edhe aty duket një zog. Këtë herë kemi fat, edhe pse largësia bën të sajën.

“Ky është një nga ato momentet e lumtura për mua, kur në qiell shoh siluetën e Kalit të Qyqes, pasi sa herë vijmë në terren për të monitoruar territoret , kemi ankthin nëse Kali i Qyqes është kthyer këtë vit apo territori është braktisur”, thotë i emocionuar Mirjani.

Për ata që nuk e kuptojnë çfarë do të thotë zhdukja e shkabave, mjafton të rikujtosh edhe njëherë se ata janë pastruesit apo ruajtesit më të mirë të cilësisë së mjedisit. Një mjedis që Shqipëria në këto 25 vite e ka kthyer në një tokë të djegur, duke zhdukur nga territori jo thjesht shpendët që konsumohen restoranteve nëpër menu apo varur mureve, por edhe këto specie të tjera shumë të rëndësishme…fundja në Shqipëri ka funksionuar gjithmonë një teori e çuditshme se gjithçka që fluturon edhe hahet.


Vendi i shqiponjave


Shkruan: Anna Howis


Shqipëruar Haxhi Dulla -Varshave


Image result for shqiponjat


Dashuria ime ndaj Shqipërisë ka filluar diku para një viti, kur për herë të parë kisha të bëja me këtë vend.
Për historinë e këtij vendi, kam lexuar mjaft, por sot nuk do të shkruaj për këtë.
Kam dëshirë të shprehë opinionin tim, si dhe përshtypjet personale të cilat tani më një kohë të gjatë qëndrojnë në kokën time.
Kur jam duke shkruar këtë, në dhomën time të vogël, në njërin nga qytetët e mëdha në Poloni, jehon zëri i kabas me violinë dhe instrumenteve tjera, të cilët bëjnë një kompozim të plotë të muzikës së bukurë shqiptare. Në raftin tim gjenden tre libra – udhërrëfyes të Shqipërisë, ndërsa në tavolinën pranë qëndron një punim dore nga druri dhuratë nga miqtë e mi shqiptar. Në murin përballë të dhomës është i vendosur një flamur ngjyrë gjaku e në mes të tij shqiponja e zezë dykrenare , simbol i gjithëshqiptarëve, pa përcaktim fetar.
Ky flamur, çdo mëngjez më zgjon nga gjumi, me buzëqeshje, duke më dëshiruar ditë të mbarë.
Duke shikuar flamurin, njëherësh shoh edhe gjëra të tjera që lidhen me Shqipërinë, të cilat kanë vlera të çmuara për mua. Nuk është fjala për monedhën shqiptare – lekun, por gjëra të tjera të shumta. Shoh Shqipërinë e cila çdo ditë ndikon pozitivisht në jetën time e posaqërisht ky ndikim është nga keta njerëz të buzëqeshur, të cilët me optimizmin e tyre të pa kufi, u japin kurajo edhe qytetarëve të Europës. Sepse po të duash atdheun, do edhe njerëzit e tjerë pa dallim nga cila pjesë e botës ata vijnë.
Shqiptarët kudo që janë, në pjesë të ndryshme të rruzullit tokësor, krijojnë një atmosferë të ngrohtë miqësore, me respekt, sinqeritet dhe konsideratë.
Është vështirë të përshkruhet kjo atmosferë.
– Kur për herë të parë në jetën time u paraqit Shqipëria, e saktësisht qytetarët e saj, kisha një pasiguri.
Një vend i largët, për mua dhe për bashkëatdhetarët e mi Polak, i panjohur apo në mënyrë jo objektive i vlerësuar nga të tjerët. Ky ishte edhe qëllimi im, që të mësoja më tepër për këtë vend të lasht buzë detit Adriatik, vendit të shqiponjave…
Jam e bindur se çdokund në botë ka stereotipe dhe se është vështirë të luftohen ato. Mendimi im i parë kur lexoja për këtë vend në mediat e huaja, ishte bindja, se jeta e qytetarit normal është e rrezikuar, se atje ka shumë krime, gjithëkund prezenca e mafias etj. …
Ky dyshimi i tillë i parë shpejt u zhduk nga koka ime. Tani kur mendojë për këtë, më vjen turp, se si kam lejua vetes t’i besoj shkrimeve të tilla. Pse mjetet e informimit publik bëjnë vlerësime jo objektive, pse mundohen të përqajnë njerzit me ideologjitë e tyre të vjetruara!?
Edhe për bashkëatdhetarët e mi polak lexoj shpesh në mediat e huaja stereotipe të ndryshme.
Kryesisht janë ato në kundërshtim me realitetin, por nëse në keto kohra të vështira, njerëzit, mundohen të bashkohen, të integrohen, duke shkëmbyer përvojat e tyre të hidhura nga e kaluara duke u miqësuar mes vedi, mediat me mjete modeste , „bëjnë punë të madhe” por të kundërt me realitetin njerëzor.
– Mendimi i dytë i imi për Shqipërinë ishte se duke qenë vend me shumicë të besimit musliman do mungonte respekti i të drejtave të njeriut. Në këtë rast, ato të femrës e shumë mendime të tjera negative. Kisha mendime të ndryshme. Kam dëgjuar po ashtu gjykime të ndryshme për këtë vend edhe nga familjarët, të afëmit dhe miqtë e mi polak.
Unë i kuptoj të gjitha, se kemi frikë nga kulturat e tjera, traditat, doket e zakonet, por shtrohet pyetja se a duhet të mbyllemi kundrejt kulturave të tjera ?
Me kohë fillova të angazhohem me të madhe për të njohur nga afër kulturën shqiptare.
Shqipëria, e para së gjithash njerëzit e saj, më bënë që të dashuroj këtë vend të tyre. Fillova me vetëiniciativë të mësoj gjuhën, ndër më të lashtat në historinë e gjuhëve. Asnjëhere më parë nuk kisha pasur në dorë fjalor polonisht – shqip. Duhet të shtojë me këtë rast, se edhe më tutje , në libraritë polake ndihet mungesa e tyre. Bazë e njohjes së gjuhës shqipe ishin bisedat e gjata në orët e vona të natës, me miqtë e mi nga Shqipëria.
Gjuha e bukurë shqipe për mua ishte e panjohur, por profesioni i përditshëm që e ushtroj si logopede më ndihmoi shumë krahas përpjekjeve të sinqerta të miqve shqipfolës. Më kujtohen ato ditë, kur ballafaqohesha, me fjalët e para shqipe. Isha kureshtare të mësoja sa më shpejt të flisja në gjuhën e tyre. Njëherësh ata mësonin gjuhën polake. Interes i perbashket.
Duke njohur më afër Shqiptarët, mendoja shpesh, se pse ne Polakët, jemi aq të ngutshëm, pse na mungon durimi, dhe aftësia e një qëndrimi pozitiv ndaj shoqërise – ndaj jetës.
Fjalët që shpesh dëgjojë nga bashkëbiseduesit shqiptarë janë: se “Mos u brengos, ngadal ngadal ki durim, do të ia arrish qëllimit”, nga ata mësova mënyrën e shikimit të jetës së përditshme. “Avash avash do të bëhet mirë”…
Këto fjalë më japin kurajo dhe më motivojnë për punë.
Njerëzit më të cilët mbajë kontakt, më japin shpresën për një të ardhme më të mirë. Duke iu falenderuar atyre, shfaqet buzëqeshja e sinqertë. Atyre u jam mirënjohëse për këtë buzëqeshje. Edhe pse jemi larg nga njëri tjetri dhe jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha kulturore e gjuhësore – gjejmë gjuhë të përbashkët.
I falemnderohem atyre për mirëkuptim dhe durim, të cilën e kanë ndaj meje, kur me dhjetra herë më shpjegojnë parimet e gramatikës së gjuhës shqipe, ndërsa unë me vështirësi mundohem t’i kuptoj.
Të gjithëve bashkëatdhetarëve të mi Polak , i dëshirojë të kenë mirëkuptim dhe simpati ndaj popujve tjerë ashtu siq e kanë miqtë e mi nga Shqipëria e bukur.

Sorosistët, vandalët dhe fashistët





Nga Ervin Qafmolla




“Për paratë e huaja shesin nënën, babën dhe atdheun.” Mëngjesin e 27 janarit të këtij viti, hyrja e zyrave në Beograd të Youth Initiative for Human Rights – një rrjet jofitimprurës në Ballkan – u gjet e vandalizuar, dhe kjo parullë dhe të tjera ishin ngjitur mbi derën e tyre. Në tokë ishin hedhur dy thasë me letra të shtypura si dollarë me mbishkrimin “Nga George Soros”.
Kjo OJF u shënjestrua pasi aktivistë të saj ndërprenë me bilbilë fjalimin prej heroi të Veselin Sljivancanin, një kriminel lufte i dënuar për rolin e tij në Masakrën e Vukovarit në vitin 1991. Gjatë këtij aksioni, aktivistët u rrahën nga nacionalistët e pranishëm, por autoritet serbe nuk morën asnjë masë ndaj agresorëve. Organizata që merret me të drejtat e njeriut, nuk kishte përfituar fonde nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (i ashtuquajturi Soros), por denoncimi ndaj kriminelëve të luftës u bë kusht i mjaftueshëm që të etiketohen si “armiq të Serbisë” dhe “sorosistë”.
Ky nuk është një incident i izoluar. Organizata të ndryshme, jo vetëm në Serbi për pothuaj në çdo vend të Ballkanit Perëndimor kanë qenë objekt i sulmeve të ngjashme, fizike apo verbale. Në raste të shumta financimi nga Soros nuk ka qenë parakusht as për agresionet e as për etiketën “sorosist”.
“Anti-sorosizmi”, deri dje një mantra thuajse ekskluzive e regjimeve autoritare apo e vendeve që kanë probleme serioze me nacionalizmin, fitoi një momentum të ri pas hyrjes së Donald Trump në Zyrën Ovale. Që para zgjedhjes së tij si President e deri sot, një sërë mediash satelite të doktrinës “Trump” kanë drejtuar gishtin nga miliarderi plak, i cili fitoi shumicën e pasurisë përmes spekulimeve në bursë, duke e akuzuar si yshtës të kundërshtive kundër tij. Gjatë fushatës presidenciale në SHBA, George Soros kishte dhuruar rreth 20 milionë dollarë për kauza të ndryshme, përfshi mbi 10.5 milionë dollarë ndaj Hillary Clinton.
Punët shkuan deri aty me Soros-maninë sa ithtarë të Trumpit e pyetën aktoren Rosie O’Donnell, e cila luan role humoristike që përtallin administratën e Presidentit të SHBA-ve, sesa e paguante Sorosi. Vetë plaku Soros nuk është treguar i rezervuar mbi përshtypjet e tij ndaj drejtuesit të Amerikës, duke thënë se Trump ishte një “diktator në tentativë” dhe se “do të dështojë pa dyshim”.
Hungarezo-amerikani, me origjinë hebraike që i mbijetoi Holokaustit, vlerësohet ka një pasuri neto mbi 25 miliardë dollarë, dhe në periudhën 1979-2011 vlerësohet se ka dhuruar më shumë se 11 miliardë ndaj kauzave të ndryshme filantropike.
Psikoza shqiptare
Këto janë disa fakte. Është gjithashtu fakt që histeria anti-Soros pushtoi ligjëratën publike në Shqipëri pasi Donald Trump u bë President i “demokracisë më të madhe në botë”.
Por është ende subjekt i një studimi shumë-disiplinor dhe me përqendrim të lartë të hulumtimeve psikologjike sesi “trumpizmi” – si term i anasjelltë i “sorosizmit” apo “sorizmit” – zuri rrënjë në këtë skaj tjetër të globit duke pushtuar Ballkanin. Çfarë i bëri mbështetësit entuziastë shqiptarë të një prej personave më kontroversë në planet ta duan atë? Konservatorët e pëlqejnë edhe pse vlerat e tij familjare mëtojnë një telenovelë haremesh. Nacionalistët e përkrahin edhe pse politika e tij e jashtme shkon drejt mbylljes në vetvete ndërsa tenton një romancë me Vladimir Putin.
Ndërkaq zëfikurit anti-Soros, dikur pak individë me probleme të natyrës vetjake të përshkallëzuara në përmasa shoqërore, tashmë kanë shtuar radhët dhe zhurmën, shpesh duke përsëritur si pagaj serialë fletërrufetë e Breibart dhe të konspiratorëve të tjerë që ditën flisnin për lozha masonike dhe komplote makabre (si ndryshimi i “rremë klimatik”), dhe natën mbylleshin në bodrumet e shtëpive të tyre duke vendosur kapele prej letre alumini që qeveria mos t’u lexonte mendjet.
Sot ata i kanë hequr kapelat anti-përgjim, sepse nga bodrumi kanë ngjitur shkallët për në Shtëpinë e Bardhë, duke fuqizuar paralelisht zërin e atyre si vetja edhe në këtë skaj të Ballkanit. Por përveç të sëmurëve mendorë tradicionalë që nuk marrin trajtimin e duhur institucional – provë tjetër e dobësisë tërësore të sektorit publik në Shqipëri – në valle janë përfshirë edhe aktorë të tjerë që konsiderohen më koherentë.
Disiplinë në çmenduri
Në janar të këtij viti, kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, tashmë një kundërshtar i deklaruar i reformës në drejtësi, habiti shumëkënd duke akuzuar Donald Lu, ambasadorin SHBA-ve në Tiranë, se po bënte shantazhe “tipike sorosisite”. Ndërsa mbetet ende mister i pazgjidhur domethënia zyrtare e këtij togfjalëshi, sherri kishte të bënte me sabotimin e heshtur që Llalla i bënte vetingut, një proces i ashpër i kalimit në sitë të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të rifreskuar radhët e gjyqësorit në Shqipëri. Lu reagoi duke e akuzuar haptazi Llallën për pengim të reformës, ndërsa Llalla iu kundërpërgjigj duke përmendur pavarësinë institucionale të prokurorisë dhe… “sorosizmin”.
Tradicionalisht, drejtësia perceptohet nga shqiptarët si një ndër sektorët më të korruptuar, dhe reforma në fjalë nuk ka hasur në kundërshti popullore. Rrjedhimisht, ngritja e një argumenti kundër reformës që synon pastrimin e radhëve të gjyqësorit nga zyrtarët e korruptuar për t’i dhënë fund praktikës së pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të kalibrit të lartë, ishte dhe mbetet një mision në kufijtë e së pamundurës.
Para gjetjes “sorosiste”, kundërshtarët e reformës përdorën konceptin e “pavarësisë”, për të kundërshtuar praktikën e përfshirjes intensive të institucioneve ndërkombëtare në proces. Ndryshe nga ç’kishte ndodhur me Princ Vidin në Shqipërinë e fillimit të 1900’ës, dhe duke qenë se betejat e sotme për çështje të tilla zhvillohen kryesisht në opinionin publik, ithtarët e sotëm të pavarësimit hermetik nuk arritën ta zbythin autoritetin ndërkombëtar.
Pas këtyre dështimeve lehtësisht të lexueshme, përplasja ndërmjet aktorëve të përfshirë e katapultoi dramën në një fushëbetejë të re, ku të rëndësishme nuk janë më sloganet, por etiketat që u vendosen njerëzve dhe ngjarjeve. Ndaj ndodhi edhe përfshirja e kryeprokurorit në komente qesharake.
Para ngjarjes në fjalë dhe në vazhdim, një skuadër e organizuar tabloidesh online janë rreshtuar në frontin e luftës kundër Sorosit (lexo: Reformës në Drejtësi). Ndërkohë që qeveria e Edi Ramës dhe njerëzve të tij të afërt kanë qenë në krye të kryqëzatës për reformën, krahas Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe një sërë institucionesh ndërkombëtare, populizmi “anti-sorosist” ka qenë i vetmi mesazh që kundërshtarët kanë mundur të gjejnë.
Nuk është e paqëllimtë përzgjedhja e Sorosit si etiketë përbashkuese e fushatës kundër shoqërisë civile në një sërë vendesh. Një bankier hebre që është pasuruar mes lojës në tregje financiare u qëndron shumë mirë teorive konspirative dhe anti-semitizmit të fshehtë. Por, ata që e kanë blerë këtë mesazh dhe pëshpëritin për lozhat masone ku Sororsi është “më të paktën nënkryetar” – të njëjtët pajtohen plotësisht me mbështetjen e pakushtëzuar të Donald Trump ndaj shtetit të Izraelit dhe brutalizimin sistematik që i bëhet popullit palestinez.
Ata të përmendin të drejtën (në fakt të pakontestuar) të Izraelit për të ekzistuar, dhe se sipas Biblës (një libër fetar, jo material ligjor) ajo tokë u përket hebrenjve. Një rrjedhje e emaileve të Fondacionit për Shoqëri të Hapur në vitin 2016 tregoi se manjati kishte mbështetur mes qindra milionë dollarëve organizata palestineze, ku ndër të tjera binte në sy një dokument ku Izraeli akuzohej për “politika raciste dhe anti-demokratike”. Ky fakt shkaktoi shpërthim zemërate nga lobi izraelit, por nuk i çuditi shumë “sorosistët”.
Kësisoj, një pjesë e “anti-sorosistëve” të sotëm vuajnë nga një lloj i veçantë skizofrenie intelektuale: ata janë njëherësh anti-semitë dhe pro-sionistë. Manipuluesve të tyre nuk u bëhet vonë as për njërën e as për tjetrën: ata duan thjesht të arrijnë objektiva pragmatiste.
Mëkatarë dhe shenjtorë
Tabloidizimi i një pjese të opinionit publik shqiptar me mesazhe “anti-sorosiste” kërkon të përligjet duke përmendur me emër dhe mbiemër armiqtë e hamendësuar publikë: “sorosistët” prej mishi e kockash. Afërmendsh, pena kapi si fillim emrat e Kryeministrit Edi Rama dhe të kryetari të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të dy këta nuk janë të rinj në lëvrimet e konspiracionit sorosist. Në të shkuarën, Rama dhe Soros kanë mbajtur takime të drejtpërdrejta, ku ky i fundit nuk e ka fshehur pëlqimin ndaj Ramës. Persona të tjerë pranë Ramës, përfshi Veliaj, kanë punuar në organizata që kanë përfituar mbështetje financiare nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.
Fakti që Veliaj bashkë me themelues të tjerë të Lëvizjes Mjaft iu bashkuan politikës për të përfunduar më vonë në qeverisjen e Ramës, jo vetëm nxiti zjarrin e komploteve, por krijoi probleme edhe për vetë Mjaftin. Në Strategjinë e Zhvillimit Afatmesëm të Mjaft, shkruar në vitin 2010 dhe ku ky autor ka qenë pjesë e ekipit hartues, përmendej qartë se zhvendosja e themeluesve të organizatës nga shoqëria civile në politikë e kishte tronditur besimin e publikut dhe të donatorëve ndaj kësaj lëvizjeje.
Një pjesë e skuadrës së Mjaftit, që në fillim apo gradualisht – disa për çështje vlerash e të tjerë thjesht sepse kërkonin një punë të qëndrueshme – ndoqën gjurmët e udhëheqësit të tyre duke u bërë pjesë e establishmentit aktual, ndërsa të tjerë zgjodhën të qëndrojnë jashtë politikës dhe ta kërkojnë të ardhmen e tyre në drejtime të pavarura.
Vlen të përmendet se edhe në rastin e Mjaftit, Sorosi nuk ka qenë donatori kryesor, madje ka pasur raste kur projekte të gjykuara të rëndësishme nga organizata, janë refuzuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Por, aktakuza publike ndaj Mjaftit është një debat më vete që meriton një analizë të posaçme, të thellë dhe të gjatë.
Së fundmi, presa e histerisë “anti-sorosiste” është shtrirë edhe më tej, duke përfshirë në fushën e saj të veprimit edhe organizata dhe individë jashtë rretheve vendimmarrëse. Para rreth një muaji, një karikaturë në një gazetë të Kategorisë C, shfaqi fytyrat e praktikisht çdo gazetari të njohur apo drejtuesi të medieve në Shqipëri, të cilat valëzonin në tentakulat e një oktapodi që quhej “Soros”.
Në një karikaturë të mëvetshme dhe më ekskluzive nga numri i viktimave të përfshira, ishin edhe gazetarë të BIRN në Tiranë (ku Soros nuk është donator kryesor), një media e cila ka realizuar një sërë investigimesh që kanë ekspozuar keqbërjen e qeverisjes aktuale qendrore dhe vendore. Por, qasja kritike e BIRN ndaj qeverisë dhe ekspozimi i rasteve të rënda të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, nuk ka mjaftuar që ata të mos etiketohen si aleatë të saj, duke ngritur teori të reja komploti se gjoja BIRN është kundër Veliaj dhe pro Ramës apo anasjelltas.
Të gjitha këto të ‘pabëra’ të kësaj medieje, sipas paranojakëve, janë bërë për t’i shërbyer Sorosit. Në fakt, nuk ka rëndësi se ku qëndron vërtet dikush sa kohë që kjo lojë shërbehet me slogane dhe gjueti shtrigash, në mungesë të fakteve konkrete. Edhe në Serbi dhe vende të tjera të rajonit, BIRN dhe media të tjera janë etiketuar po ashtu si “sorosiste”.
Shprehja e hapur e mbështetjes së Soros ndaj prurjeve të reja në udhëheqësinë e disa vendeve, në mënyrë direkte apo indirekte, nuk është sekrete – krahas denoncimit të pushtetarëve të ndryshëm. Për shembull, në një opinion për Ukrainën në vitin 2014, ai thotë se njerëzit që protestuan në sheshin “Mejdan” ishin ajka e shoqërisë. “Ata janë udhëheqësit e Ukrainës së re dhe janë të paepur kundër kthimit të ‘Ukrainës së vjetër’ me korrupsionin e saj endemik dhe qeverisjen joefektive”, shkroi ai.
Por, pavarësisht kësaj mbështetjeje publike ndaj brezit të ri të udhëheqësve të vendit të trazuar në kufi me Rusinë dhe në konflikt me të, organizatat jofitimprurëse dhe shoqëria më e gjerë civile atje nuk kanë hequr dorë nga monitorimi i kujdesshëm i qeverisë së Petro Poroshenkos. Sipas standardeve në fuqi të profetëve të urrejtjes, edhe ata janë “sorosistë” dhe njëkohësisht, në vijën e parë të frontit ku zhvillohet beteja për mbrojtjen e interesit publik.
Fundi i marrëzisë
Këto ditë, mijëra nacionalistët që kanë protestuar kundër të drejtave të shtuara ndaj popullsisë etnike shqiptare në Maqedoni, akuzojnë George Soros si dora masone që po trazon “bashkimin kombëtar”. Për arsye të ndryshme nga ato të Shqipërisë, por të ngjashme në frymë, edhe atje ka nisur emërtimi i “sorosistëve” si armiq të popullit duke shënjestruar median dhe shoqërinë civile. Në dhjetor, partia VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit u zotua ta shpëtonte vendin nga ndikimi i OJF-ve të lidhura me miliarderin Soros, një proces që e quajti “çsorosizim”.
Mllefi kundër “sorosistëve” gëlon edhe në vende të tjera. Në Hungarinë e Viktor Orbanit “sorositët” akuzohen se duan ta “përmbytin Evropën me emigrantë myslimanë”. Në Rumani, pas protestave masive kundër amnistisë ndaj korrupsionit, partia (socialiste) në pushtet akuzoi se “Sorosi po financon të ligën”.
Në Serbi, “sorositët” janë akuzuar nga pushtetarë, nacionalistë dhe tabloidet e tyre satelite, përfshi ato në krah të Aleksander Vucic, se “duan të destabilizojnë vendin”. “Gratë në të Zeza”, një organizatë e nënave të viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi nga disa vende të rajonit, është cilësuar gjithashtu si “sorosiste”. I akuzuari për krime lufte Vojisllav Sheshel ka thënë për to: “Nuk lahen kurrë dhe u vjen era nga kilometra larg”.
Nënat e viktimave janë akuzuar shpesh në Serbi se avokojnë për “krimet e hamendësuara” ndaj etnive të tjera, por jo ndaj atyre të kryera ndaj serbëve. Për më tepër, një zyrtar i policisë së Serbisë ka thënë se kush sjell një kokë të grave i quhet një vepër e mirë. I vënë fillimisht në hetime, ai u lirua nga akuzat.
Në këtë pikë është e qartë se termi “sorosist” është thjesht maska për një gjueti shtrigash ndaj shoqërisë civile. Nuk ka rëndësi nëse paguhesh apo jo nga Soros; ti je fajtor, je armik i popullit dhe njeri i poshtër, thjesht sepse ngre zërin kundër padrejtësive dhe kërkon më të mirën për veten dhe tjetrin.
Ti je “sorosist” sepse lufton korrupsionin, nëpëkëmbjen e më të dobtëve, kriminelët e luftës, dhe sepse kërkon të drejta të barabarta. Je “sorosist” kur nuk e do qeverinë, je “sorosist” kur nuk e do as opozitën, je “sorosist” kur nuk ndihesh aspak i përfaqësuar nga klasa politike.
Kjo është e vërteta thelbësore e kësaj fushate-paçavure globale, e nxitur kryesisht nga despotë, të korruptuar e kriminelë, të cilëve nuk u bëhet vonë për një miliarder plak, por për faktin që njerëz të rinj e të vjetër, burra e gra, të besimeve dhe bindjeve të ndryshme, ngrenë lart kokën dhe zërin për të kërkuar çfarë është e drejtë.
Kështu, “sorosistë” jemi shumica prej nesh, na pëlqen apo jo. Dhe sot më shumë se kurrë, është e domosdoshme të dalim hapur, jo në mbrojtje të një personi apo fondacioni, por të së drejtës sonë për t’u shprehur dhe avokuar pa frikë kauzat që kemi për zemër.
Ky është një moment që kërkon kurajë individuale dhe kolektive, sepse prej kohësh tashmë, vandalizmi mediatik është shndërruar në dhunë fizike dhe hapi tjetër mbetet fashizmi. Fashizmi mbështetet mbi vlerat dhe metodat e armiqve të demokracisë: urrejtje ndaj tjetrit dhe shtypje e fjalës së lirë.
Ky është çasti për të reaguar para se të jetë vonë.
Siç thotë edhe citati i famshëm pastorit protestant Martin Niemuller, i cili vuajti shtatë vjet në kampet e përqendrimit të Adolf Hitlerit: “Në fillim erdhën për socialistët, dhe nuk fola sepse nuk isha socialist. Pastaj erdhën për sindikalistët, dhe nuk fola sepse nuk isha sindikalist. Pastaj erdhën për çifutët dhe nuk fola, sepse nuk isha çifut. Pastaj erdhën për mua, dhe nuk kishte mbetur askush që të fliste për mua”.

Kur do te vije Pranvera?


Shtrëngata e gjatë politike që ka përfshirë vendin prej kaq kohësh, po bëhet gjithmonë e më e papranueshme. Aq më tepër duke llogaritur se fushata zgjedhore nuk i ka ndezur akoma motorët e vet, që do të pompojnë helm dhe akuza plot zymtësi dhe vrer.

Kjo situatë është e ndërthurur me një Krizë Ekonomike që nuk po çrrënjoset nga Shqipëria prej së paku 4 vitesh. Fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë. Kapitalet e mëdha të huaja, në mungesë të projekteve serioze shqiptare, në pasigurinë që transmeton shpesh vendi ynë, këto kapitale pra, nuk gjejnë me sa duket klimë, që të ulen në pistat tona, plot prita dhe të papritura.

Edhe atë kanabis cilësor që prodhonin me pasion shqiptarët, rrëpirave të kodrave dhe maleve, të cilin e tymoste mbarë Europa, duket se e kemi rrafshuar më së shumti, duke krijuar një gropë financiare të stërmadhe. Madje askush nuk u rrahu publikisht shpatullave autoriteteve shqiptare për këtë. Askush nuk shkëputi ndonjë cek të rëndësishëm kompensimi për të balancuar shfarosjen e qindra miliona eurove, që hynin si hynin në Shqipëri, kësaj rruge. Qoftë edhe si një eksport ilegal. Është mirë të jemi pa komplekse për këtë, ndërkohë që Mbretëria e Holandës së pasur e bën mu në zemër të Europës këtë, fare pak kilometra larg Brukselit moralist.

Askush nuk e kërkoi një çek të tillë kompensues dhe kjo nuk është politike, pasiqë bilanci i portofolit kombëtar, është politika e politikave. Duam apo s’duam. Portofoli ka bërë dhe bën në botën që jetojmë, edhe Luftërat edhe Paqen. Të tjerat janë një hipokrizi retorike e kulluar.

Dhe pra, edhe portofoli ynë kombëtar, nuk është një kategori morale, e aq më pak, nuk është një kategori estetike. Kush ka sadopak haber dhe kulturë historike, të historisë ekonomike të kombeve, duhet ta dijë mirë këtë.

Tregtia e armëve nuk është më pak vrastare se sa marijuana e shqiptarëve. Por gjithsesi, ajo është legale dhe shtetet më të fuqishme faturojnë qindra miliarda dollarë përmes kësaj tregtie, që vret. Fajtorë dhe të pafajshëm. Skllavëronjës dhe të skllavëruar.

Sot gjithë Europa është në prag të legalizimit të marijuanës, është çështje kohe. Ashtu si u veprua dikur me alkoolin në SHBA, kur ndalohej me ligj, sepse konsiderohej një ves imoral që shteti nuk duhet ta lejojë. Mirëpo Shtetet dhe Qeveritë me pikësynime morale kanë rënë sot si koncept, pasiqë kanë prodhuar më së shumti diktatura apo sepse njeriu, individi, kërkon përditë e më shumë pavarësi të plotë në vendimmarrjet për jetën e tij. Sot qeveritë janë ose duhet të jenë, më së shumti ca kujdestare inteligjente dhe të ndershme të administrimit të portofolit kombëtar.

Nga ana tjetër, çështja dhe skenari hollivudiano-ballkanas, me vrasje dhe kanosje tritoli, ka mbajtur peng shqiptarët dhe politikanët e vet, tashmë prej një muaji, pezull, pranë ekraneve dhe gazetave, si përpara një ndeshjeje boksi të peshave të rënda. Përfituesi më i madh i gjithë kësaj është në të vërtetë Kryeministri, që, duket sikur ngre supet edhe ai si i habitur nga kjo dhuratë e pamerituar që Opozita ka përgatitur për të, duke “pritur” edhe ay, Kryeministri pra, Prokurorinë. Pa harruar që të yshtë Opozitën për më shumë, dhe duke mos folur për investimet apo kapitalet që nuk ka mundur të thithë dot në garën frenetike për Paranë, që është gara më e çakërdisur sot në Tregun Botëror.

Pasiqë, përveç Shqipërisë së nginjur me bukën joushqyese të miellit dietik që na dërgojnë vëllaznit, nga gruri i bluar i Serbisë, është një Europë e tërë që përpiqet të dalë nga gropa e thellë dhe lluca thithëse e krizës më të madhe të këtyre 25 viteve të fundit. Ndërsa Shqipëria sheh televizor dhe fik e ndez cigare.

Mirëpo Opozita, e këshilluar nuk dihet se nga kush, është kapur fort tek linja radikale e akuzave të rënda verbale, ndaj pushtetit dhe pushtetarëve të sotshëm. Argumentet e qeta por të thella dhe thelbësore, që lidhen me tregun, me paranë, me mirëqenien, me strategjinë dhe reformat, duken si një aperitiv që nuk deh askënd në Shqipëri. Ndaj ajo, Opozita, ka veshur mantelin e një Prokurori të ashpër që kërkon të çojë në burg Qeverinë dhe jo ta konkurrojë atë. Tejet simetrike me opozitarizmin e Ramës, mbas vitit 2009.

Është pra kjo e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet?

Në Europë, jo.

Në Shqipëri me sa duket, po.

Mirëpo ky presion kaq i madh, krijon edhe ay, një politizim të detyrueshëm dhe të mëtejshëm të qeverisjes, duke parapëlqyer më së shumti besnikërinë, se sa zotësinë. Nëpër panelet televizive nuk krijojnë audiencë ministrat, ata pra që kanë paratë tona ndër duar dhe nënshkruajnë miliona euro tendera ditë mbas dite, por ftohen deputetët luftarakë, të cilët nuk kanë stilograf për të firmosur, por shpatë verbale për të mposhtur mediatikisht kundërshtarët e hakërryer dhe lajmëtarë krimesh të thekshme, por të paprovueshme në Gjykata.

Teatri absurd pra, zëvendëson dialogun kundërshtues që Pushteti dhe Opozita duhet të kenë mes vete. Dhe kështu bota tallet me ne dhe ambasadorët, mbasi lenë llozhat e Kuvendit, u heqin tapën shisheve të verërave të mira që shërbehen në restorantet tona të shtrenjta, shijojnë peshkun tonë që tregtohet ende shumë lirë për xhepin e tyre dhe sigurisht e me të drejtë, tallen dhe përsëri tallen, me primitivizmin dhe urrejtjen skizofrene që shohin mes nesh.

Ndërkohë drejtorët, ministrat nënshkruajnë privatizime, emërime, koncesione, tendera, transferta, blerje dhe shitje, dhe askush nuk e ka mendjen te qeverisja dhe bilanci i saj.

Kryefjalë është kokaina, C4, tritoli, trafiku, përdhunimet, mashtrimet, vrasësit me pagesë, vrasësit imagjinarë, revolta popullore, përmbysja e qelbësirave, arrestimi i ish-qeveritarëve, dhe qershia mbi tortë, retorika Kundër Korrupsionit. Me siguri kjo është edhe sallata e frutave që ambasadorët e Europës shijojnë më së shumti, përpara se sa të ndezin ndonjë puro apo të rrëkëllejnë ndonjë shnaps.

Kur do të vijë pra Pranvera?

As edhe këtë Pranverë, sigurisht.

(Artur Zheji)

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...