Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/11/18

Ndahet nga jeta: XHEVAHIRE GASHI, “FLUTURA” E VALLEVE TË MALËSISË SË GJAKOVËS (TROPOJË)…


Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues

Sot, në mëngjes, në Internet lexuam këtë lajm: “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë, se u nda përgjithnjë nga jeta, nëna jonë Xhevahire Gashi-Vidrica.Varrimi bëhet në Tufinë, ditën e dielë, ora 13:00.Adresa e familjes është: “Rruga “5 Maji”, pallati në formë U-je, Tiranë. Nga: Familja Vidrica”.
Me këtë rast, ju dërgojmë ngushëllimet tona dhe marrim pjesë në hidherimin e madh të pjesëtarëve të familjeve Vidrica e Gashi, si dhe artdashësve të Malësisë se Gjakoves (Tropojë), për ndarjen nga jeta të "fluturës" brilante të valleve popullore të asaj krahine, Xhevahire Elez Gashi-Vidrica! Jemi të sigurtë që emri i saj do të mbetet i paharruar dhe do të kujtohet gjatë, nga të gjithë ata, që e njohën dhe brezat pasardhës.

Në shenjë nderimi e kujtimi, për jetën dhe përkushtimi e saj, më poshtë po ribotojmë një shkrim modest.

Tiranë, 18 nëntor 2017

x x x

IN MEMORIAM XHEVAHIRE GASHI

“Kur shkruan për një person të caktuar, së pari, nëpër mend kalon vitet e shkuara. Pra, përpiqesh të kujtosh njohjet e lidhjet e mëparshme me të. Kam dashur të shkruaj disa herë për një nga talentet më të spikatur të valles popullore tradicionale të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Është fjala për “fluturën” ose valltaren brilante e, ndoshta, të papërsëritshme të asaj treve, Xhevahire Gashin. Por nuk e di, se si jam “ngatërruar” në këtë gjë dhe vetëm tani po i shkruaj këto pak radhë. Jam i nxitur edhe nga fakti se ajo, kohët e fundit, ka qenë e shtruar në një spital të kryeqytetit Tiranë dhe tani vazhdon të jetë ca e pamundur nga shëndeti, në shtëpi.

 Me këtë, dua të shpreh nderim e respekt për talentin, përkushtimin dhe interpretimet e saj, nëpër skenat shqiptare dhe jashtë tyre.

Në vitin arsimor 1957-1958, pas mbarimit të gjimnazit në Tiranë, m’u dha rasti të jem mësues në shkollën 7-vjeçare të fshatit Tropojë. Aty kisha koleg edhe shokun e shkollës 7-vjeçare të Kolgecajt (sot qyteti “B.Curri”), Fahri Doçin, sot “Mësues i Popullit”, më vonë kunat i Xhevahires. Ndërsa drejtor kishim normalistin e Elbasanit, Elez Gashin, gjithashtu tani “Mësues i Popullit”. Ky na tregonte se kishte 5 vajza dhe se i kishte rritur me vështirësi, pasi bashkëshortja e tij ishte ndarë nga jeta në moshë të re. Njëra nga ato ishte Xhevahirja, e cila më vonë do të bëhej e njihej një ndër valltaret më virtuoze të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) ose do të mbetej përherë “xhevahire”, në interpreptimin e tyre.

Vitet rodhën e përsëri u takova me Elezin, në vitet 1966-1973, kur shkova familjarisht, nga Tirana, në qytetin “B.Curri”. Në atë kohë, pesë vjet isha kryeinspektor i kulturës së rrethit, ndërsa ai mësues në shkollën 8-vjeçare të qyteti “Bajram Curri”. Siç dihet, atëherë tregohej kujdes i veçantë për lëvizjen amatore kulturore-artistike. Në shkallë rrethi, kishim ngritur një ansambël të këngëve e valleve popullore, me emrin e bukur “Valbona”.

Ai jepte koncerte, herë pas here, për banorët e qytetit e rrethit dhe e përfaqësonte krahinën tonë në veprimtaritë në shkallë kombëtare. Kuptohet, se në këtë ansambël kishim mbledhur talentet më të spikatur, si për këngët dhe vallet popullore. Kujtoj tani me nderim këngëtarët: Isuf Halili, Riza Zymeri, Zef Avdia, Murat Alia, Pjetër e Ndoc Imeraj dhe valltarët Hazir Rrustemi, Skënder Haklaj e Deli Metaliaj, rapsodin Sokol Arifi, instrumentistët Ali Mula, Malush Shabani e Sokol Zmajli dhe mjaft të tjerë. Ndërsa nga vajzat, ishin bërë të njohura valltaret e shkathta Bubë Mici e Hajrie Haklaj, vogëlushet e “Valles së gështenjave” e të tjera.

Por ajo, që i jepte jetë e gjallëri të veçantë valleve karakteristike tropojane, ishte pikërisht Xhevahire Elez Gashi. Kishte dalë në skenë që në vitin 1955, kur ishte 8 a 9-vjeçare, nxënëse e shkollës 7-vjeçare dhe nuk iu nda asnjëherë.

Duke parë talentin e saj, dy vjet më vonë, ajo ishte dërguar pjesëtare në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, në Moskë, për ta përfaqësuar Shqipërinë në një festival ndërkombëtar, ku u nderua me çmim të parë.

Por edhe në vitet pasardhëse, ajo nuk iu nda skenës edhe kur u martua me bashkëfshatarin tim, Gani Vidrica dhe lindi e rriti 6 fëmijë: Kozetën e Anën, Bardhylin, Fatmirin, Albanin e Taulantin. Bile, dy nga djemtë e saj, Bardhyli e Fatmiri arritën të bëhen valltarë të talentuar, në udhën e nënës së tyre Xhevahire, aq të njohur për interpretimin e valles popullore tropojane.

Në vitet pasadhëse, nuk kishte shfaqje folklorike në bazë rrethi, ku ajo të mos ishte ndër më të dalluarat dhe më të pëlqyerat në skenë. Kjo vinte se Xhevahirja binte në sy për lëvizjet e saj të shkathta e të sakta. Ruante besnikërisht traditën burimore të atyre valleve, që i kishin kërcyer historikisht, vajzat e gratë e asaj treve.

Tani, pas kaq vitesh, më kujtohet dhe një shfaqje e ansamblit “Valbona”, në qershor 1970, para popullit të qytetit e fshatrave të rrethit të Tropojës. Kur Xhevahirja doli në skenë dhe vallëzoi si “flutur”, sheshi i stadiumit të qytetit shpërtheu në duartrokitje të fuqishme.

Po kështu, u prit ajo ngrohtësisht edhe në sa e sa shfaqje të tjera, në Festivalet Folklorike të Gjirokastrës dhe deri në Festivalin Ndërkombëtar, në Ohër të Maqedonisë. Në të gjitha këto veprimtari, ajo është shpallur “Laurate e Festivalit”.

Nuk jam specialist i valleve e i këngëve popullore të vendlindjes sime, Malësi e Gjakovës (Tropojë). Por kam venë re me kënaqësi se hapat e valleve popullore të asaj krahine, luajtur nga Xhavahire Gashi, kanë shërbyer edhe për koreografët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore të Shqipërisë. Kështu, mund të them dhe për “kopjimin”, që ata u kanë bërë hapave të valltarit të jashtëzakonshëm të asaj krahine, Hazir Rustemi. Koreografi i njohur, Ramazan Bogdani është shprehur, kur Xhevahirja mori pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar, në Librazhd (2002): “Duhet përgëzuar Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore, që i mori këto “bulëza” dhe i bëri perla të Shqipërisë e me përhapje edhe më të gjerë.

 Kam pasur fatin e madh, që punoj prej kohësh me të dhe Xhevahirja nuk është vetëm një valltare, por edhe një bartëse e folklorit të Malësisë së Gjakovës, përsa i përket zakoneve dhe riteve të dasmës e posaçërisht për veshjet popullore, të cilat i ka pasur dhe i ka në shpirt”. Po, është e vërtet se ajo, si qëndistare e talentuar, ka përgatitur sa e sa veshje të bukura popullore të krahinës, sidomos për gratë e vajzat, me të cilat pastaj ato edhe kanë marrë pjesë në veprimtaritë e ndryshme kulturore-artistike.

Megjithëse mosha e gjendja shëndetësore nuk ia lejon të dalë më në skenë, tani Xhevahirja sjell ndërmend udhën e përshkuar nëpër skenat lokale, kombëtare e ndërkombëtare. Dhe, natyrshëm, ka nostalgji, por dhe krenari të ligjëshme për vitet e shkuara, kur nuk u kursye as u lodh ndonjëherë, duke e kërcyer me pasion vallen popullore të krahinës së vetë. Talentin e saj të rrallë ajo e shfaqi, së pari, para malësorëve të vendlindjes, por dhe në skena të tjera shqiptare, ku u ndoq me dëshirë dhe u duartrokit nxehtësisht.

Në mbyllje të këtyre radhëve, i urojmë nga zemra valltares “flutur”ose “xhevahire” të Malësisë së Gjakovës(Tropojë), Xhevahire Gashi: Shëndet të plotë, jetëgjatësi e lumturi familjare!”
(Nga libri, me autor Murat Gecaj, “Për ju, krijuese”, Tiranë, 2015, faqe 222-224)

REFLEKSION MBI LIBRIN E Prof.Dr.FLORI BRUQI: "DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR"

Image result for sotir athanasi

SOTIR ATHANASI


Librin e fundit të akademikut, Prof.Dr.FLORI BRUQI, "DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR", e mbajta gjatë nëpër duar duke e lexuar e shfletuar me laps në dorë. Së brëndëshmi ndjeja një siklet e trazim të ngjajshëm me ato që na bënin të na dridhej jo vetëm zemra, por çdo qelizë e trupit.

(Të gjithë kemi parë dokumentarët mbi kasapanat e nazizmit ndaj hebrejve në kampet e shfarosjes në masë.

 Në furrat e djegies me emra që ngjallin llahtarë, ndonëse isha i bindur që: skenat e ngjajshme, nga kriminelë shpërndarë mbi një popullsi civile, me karakteristika të denja vetëm për dinosaur prehistorikë në parcela me njomishte, fatkeqësisht, i përjetonte populli im autokton.

Në atë krahinë me emrin KOSOVË dhe që: me aq puritantizëm, pa asnjë anëshmëri e krah politike, si një gjykatës i veçantë i historisë, por edhe si një prokuror, bir i kombit të vet, ngrihet në lartësinë që ia kërkon koha.

Image result for flori bruqi

Shkrimtari :Flori Bruqi

Autori, Prof.dr.FLORI BRUQI ( për çudinë tonë ) ka duruar ( mbase me dhëmbët shtrënguar nën okelion: Mos durofsh, o Perëndi, por të lutem paisëm me forcë të përballoj dhimbjen dhe t'u them bashkëkohësve të mi, që: të jenë vigjilent e të hapin sytë për atë që kanë kaluar bashkëkombësit e mi. Kaq.

Se Prof.Dr.FLORI BRUQI, si ndonjë APOSTUL i dërguar nga fuqiploti, hulumton në dokumentacion.

I qëmton me durimin e kirurgut neuropsi-qiatër ato, përpara se t'ia paraqesë BOTËS, e cila
 ( O ZOT! ) e ka më të lehtë shpërfilljen dhe rehatinë, se sa të vigjëlojë se çfarë ndodh rreth saj!

Oh! Po si ka mundësi që kontinenti ynë i vjetër të jetë plakur kaq shumë (se s'dua të them është matufjepsur ) kaq skajshëm, sa të mos dijë të dallojë. Çfarë?

Image result for libri i flori bruqit

Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri

Atë që të rinjtë e nazistizuar serbë, alla (TURMA ARKAN), kishin kohë që nuk u dërgonin të dashurave të tyre (në qoftëse ende egzistonte dashuria) buqeta me lule të freskëta.

Jo.

Ata i zëvëndsuar ato me krena njerëzish civilë të pafajshëm. Shënja këto të një BARBARIZMI modern.

Le t'i  referohemi historisë.

Hitleri hypi në fuqi më '33-shin. Më '39, sulmoi Çekosllavakinë.

 Pra, vetëm gjashtë vjet iu deshën të helmonte rininë e vëndit të tij, që: për hir të një Gjermanie të madhe, të hiqtete dorë nga lulet, nga dhimbja kur sheh lotët e një nëne, nga humanizmi kur të del përpara një paraplegjik, nga. . . Nga ndihma mbi më të pafuqishme, nga. . . .

Image result for libri i flori bruqit

Edhe katrani MILLOSHEVIÇ, këtë bëri. E filloi me paramilitarët për një Sërbi të madhe dhe solli kasapanën ndaj popullit boshnjak. Parimi i të pangopurit, është: "oreksi hapet duke ngrënë".

Shpërfillja e Kontinentit MATUF EUROPIAN, solli masakrat nga më të rafinuarat e më të përgjakëshmet tashmë, edhe në KOSOVË.

Related image

E dini, miqt e mi, si quhej plani për genocid e shfarosjen nga trojet e tyre mijëravjeçare, nënvizoj, autoktonët, një gjakësit tanë të KOSOVËS?

- PATKOI, - duhet të përgjigjet çdo nxënës, jo vetëm në shkollat e KOSOVËS dhe të Shqipërisë, por edhe në të gjithë KONTINENTIN tonë ku aspirojmë të hyjmë.

Image result for libri i flori bruqit

Ani se ishte i budallepsur, derisa nën hundët e tij emërtohej plani më famëkeq, për turpin e saj mbi trupin e brishtë e të skllavëruar më keq se në mesjetë të KOSOVËS.

Vetë fjala të sjell ndërmënd kafshën dhe kafshëritë. Por ky term të kujton se PATKOI është prej hekuri dhe i destinuar për thundrën e kalit.

Related image

Veçse miqt e mi, historia ka treguar jo rrallë, se ka parë në këtë botë edhe mushka me fytyrë njeriu.

Atyre, për fat të keq, ko gjithmonë, u ka mbathur patkojtë për t'i dërguar në ferr; por i ka lejuar që të hartojnë plane me emërtime djajsh për të fshehur udhëzimet e për t'i nënkuptuar ato.

Image result for libri i flori bruqit

 Simbole që shmangin dhënien e llogarisë në një gjyq të mundshëm. Lejon çpyllëzime e hapjen e fushë-gropave të frikëshme për të mbuluar mijëra të masakruar si nga një lukuni ujqërish.

Paçka se ndër 't'a më shumë se gjithçka, ishin trupa njerëzish civilë ku: gratë me fëmijët e tyre, këta ëngjëjt të pafajshëm nuk kurseheshin.

Image result for libri i flori bruqit

PATKOI u adresohet individëve ekstremistë, alla ARKAN. E për 'ta, nuk ka pse të përgjigjet kryexhelati, kryepërdhunusi i grave, kryekasapi i fëmijëve.

Pastaj, edhe sikur të ketë ndonjë prokuror ( siç historia do të tregojë ) se asnjëherë s'kanë munguar të tillë.
Image result for libri i flori bruqit

Siç ka patur madje me tepri lakenj në çdo oborr mbretërinjsh pa lesh në kokë e me parukë, Ashtu siç kemi parë e jemi habitur se një farë, KARLA DEL PONTE, për turpin e origjinës së saj, të paguhej për të mbrojtur nallbanët e PATKOIT, simbas parimit: sulmi është mbrojtja më e mirë. Kësisoj, në mos t'a justifikonte, të paktën të lante duart me PATKOIN si PONT PILLATI.

Image result for libri i flori bruqit
Të më falin lexuesit por, sapo hodha emrin e këtij prokurori që gjykoi JEZU KRISHTIN, më ra në sy tingëllimi shqip (thuajse motamo kur "ll"-ja, zëvëndësohet me "dh"-në) i prokurores. . . ., PONT(I) me mbiemrin Pi(ll)ati, me një zëvëndësim e "ll"së në kllapa me "dh"në.


Image result for libri i flori bruqit


Pra: PONT PI() ati. . . .Dhe u shkriva së qeshuri. Çfarë ironie groteske i  ka rezervuar historia kësaj fyçke.

Edhe këtu më doli predestinata që e kam trajtuar dikur në një roman timin. ( Mënjanë modestinë).

Aty, midis të tjerave, them. Në orkestrën e filarmonisë së Vjenës (koncertin e së cilës e sheh gjithë BOTA çdo 1 Janar), është edhe shqiptari ynë nga KOSOVA, SHKËLZEN DOLLI.

Dhe ky violinist, ka mbërrijtur aty me talentin dhe aftësinë e tij, për të kënaqur BOTËN E QYTETËRUAR duke luajtur, veç së tjerash edhe . . . , DANUBIN BLU.

Kurse, e ashtuquajtura (si në shqip. Mos qeshni!), prokurorja që kërkon të përligji krimet e një kasapi me emrin sinonim alla HITLER -MILLO-SHEVIÇ, që luajti në KOSOVËN tonë kryexhelatin, ky hartues i planit PATKOI, orkestroi masakrën më të madhe në EUROPË pas Luftës së Dytë Botërore.


DANUBIN BLU E SKUQI ME KUFOMAT E SHQIPTARËVE AUTOKTONË TË KOSOVËS.

Nuk them më shumë, por mushkës hartues të PATKOIT, PRESIDENTI KLINTON, ia mbërtheu mirë patkojt dhe i doli në krah një populli të tërë siç ishin shqiptarët e KOSOVËS.

Në këto pak rreshta, pa mëtuar të bëj analizë, po u shmangem numurimit të krimeve të ngjajshme me filmat e Hollivudit mbi shkatërrimin e Trojës, djegien me gjithçka të saj, për të mos provokuar ndonjë ulërimë mbi llahtarën. E as të ndonjë thirrje për hakmarrje. Jo. Por edhe nuk mund të mos nënvizoj U.Ç.K.-në. Luftën e pabarabartë të saj. Heronjt e saj.

Autori Prof.Dr.FLORI BRUQI, është ndalur me durim e dashuri në përshkrimin e personazheve realë në këtë luftë.
Image result for triumfi shqiptar flori bruqi

 Sakrificat e tyre. Shifrat eksponenciale mbi barbarinë e pashoq që do të befasonte për nga rekordet edhe Inkuizicionin mesjetar.


Renditja e bëmave ende të pandëshkuara, në penën e akademikut Prof.Dr.FLORI BRUQI, u përngjasin lapidarëve masivë të holokausit ngrijtur këtu e atje në EUROPËN tonë.

Me dhimbje, por na duhet të pranojmë se është: mëkatare.

Në parathënien e këtij libri, një tjetër akademik, Prof.Dr.ESHREF YMERI, miku im, që aq profesionalisht e me kopetencë, qëmton vlerat e tij, nuk mund të mos ndalet, veç së tjerash në faktin se: (Citoj):

Image result for Dëshmi të krimit të pandëshkuar

"Me botimin e librit të ri me titull "Dëshmi të krimit të pandëshkuar", akademiku FLORI BRUQI, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e shumë të vërtetave tragjike për popullin shqiptar të Kosovës në veçanti dhe kombin shqiptar në tërësi.

Shumë nga këto probleme të mprehta që ai i ka parashtruar në këtë libër-monument, duhet t'a kishin shqetësuar me kohë e me vakt Akademinë e Shkencave në Tiranë, dhe në Prishtinë dhe mbarë klasën politike shqiptare në trekëndëshin: Tiranë - Prishtinë - Shkup. Atyre u takonte t'i grumbullonin këto fakte tronditëse , t'i pregatisnin dosjet përkatëse, t'i përkthenin në gjuhët kryesore dhe t'ua nisnin kryeqyteteve të Perëndimit europian, Brukselit, Departamentit të Shtetit, Kongresit, Senatit Amerikan dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të zhvlerësonin tërësisht gjithë literaturën shpifografike kundër kombit shqiptar. . .

Në të njëjtën kohë, kryepolitikanët shqiptarë, le të mundohen që, të paktën një herë të vetme në jetën e tyre, të kësibëjnë nga vetja servilizmin para të huajve, të bëhen burra të politikës.. . . "


Përfundimisht:

Krahas respektit për këtë punë me vlera të pallogaritëshme nga akademikut, Prof.Dr.FLORI BRUQI, mendoj dhe propozoj se ka ardhur koha që, të dy Ministritë e Arsimit, KOSOVË - SHQIPËRI, këtë lëndë t'a fusin në programet si një lëndë të detyrueshme, siç është HISTORIA, apo matematika.

Kjo do të qe më e pakta që mund të bëhej pas kaq viteve pavarësi për Shtetin e Ri të KOSOVËS.

SOTIR ATHANASI,

GJENEVË,18, Nëntor, 2017!




*******



SOTIR ATHANASI,ka lindur në LLAVRIO të ATHINËS nga një familje me origjinë shqiptare më 26, MAJ, 1940.
Ishte vetëm gjashtë muajsh kur prindërit e tij u kthyen në Atdhe, ( në TIRANË.)

Në moshën shtatë vjeçare mbeti jetim. Fëmijërinë, shkollën 7 vjeçare si edhe të mesmen, e kaloi konvikteve.

Në rini çfaqI  prirje për letërsi, por nuk iu dha e drejta për të kryer fakultetin.

Shkrimet e para (në prozë) nisi t'I botojë në organet e kohës si: ZËRI I RINISË, Rev.YLLI, por edhe në gazetën DRITA, apo SHQIPTARJA E RE, si edhe në SHTËPINË QËNDRORE TË KRIJIMTARISË POPULLORE, me pjesë me një akt.

Për shkak të LUFTËS SË KLASAVE, iu hoq e drejta e botimit. 

Që nga viti '91 jeton familjarisht në Athinë ku: nuk ka parë asnjë ëndërr me këtë qytet. Por vetëm me TIRANËN. Vuan ende humbjen prej 26 vjetësh të ATDHEUT.

Prej një dekade e gjysëm mbajti hapur një dyqan turistik të cilin shtypi I kohës do t'a quante: QËNDRA KULTURORE E SHQIPTARËVE NË PIRE. 

Aty mund të gjeje: përveç DISKUT, FILMIT, VIDEOS e SIMBOLEVE SHQIPTARE, edhe LIBRIN SHQIP. ( Dyqani u mbyll më 2008-tën për shkak të krizës Greke ).

 SOTIR ATHANAS (I) Se tingëllon më mirë në shqip,dhe jo ATHANASI (U) Se tingëllon në greqisht.
Pra: SOTIR ATHANASI, është antar I Klubit të shkrimtarëve Shqiptar në Botë me qëndër në ATHINË.

Ka botuar : 

PUSI I VIRGJËRESHËS, (Novel)

MIDIS DY DASHURIVE  (Trilogji )

POLEN GRUAJE, ose: STAFETË E DHIMBSHME E NJË DASHURIE PARISJENE (Roman)

2017/11/15

Admirali amerikan bën thirrje për dialog me Malin e Zi për demarkacionin

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo, ka bërë thirrje për Kosovën dhe Malin e Zi që të dialogojnë për, siç e quajti ai, çështjen e nxehtë të demarkacionit duke thënë që Kosovës duhet t’i vijë mirë që ka një fqinjësi shtete që janë anëtare të NATO-s, si në këtë rast Malin e Zi.


Këto komente ai i bëri pas ceremonisë së ndërrimit të Komandës së KFOR-it nga Giovanni Fungo te Salvatore Cuoco. Pos kësaj admirali amerikan ka thënë që tashmë beson se presidenti i Kosovës dhe të tjerët e kanë kuptuar që procesi i shndërrimit të FSK-së në ushtri duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Foggo ka hedhur poshtë çdo mundësi që Kosova të jetë e rrezikuar nga Serbia.

Isaac Newton ishte gjeni, por shikoni si humbi miliona para



Isaac Newton ishte një prej njerëzve më të zgjuar që ka jetuar ndonjëherë.


Image result for isak njutni

Por ka një dallim të madh mes të qënit një fizikant i zgjuar dhe një investitor i zgjuar.

Ekziston një anektodë shumë interesante mbi aventurat e Njutonit, në investimet e tij në Kompaninë “Deti i Jugut”.

“Në pranverën e vitit 1720, Sër Isak Njutoni zotëronte aksione në Kompaninë Deti i Jugut, aksionet më të pëlqyera në Angli. Duke nuhatur që tregu po dilte nga kontrolli, fizikani i madh pëshpëriti “se mund të llogariste lëvizjet e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve”.

Njutoni shiti menjëherë aksionet e tij në Detin e Jugut duke futur në xhep 100% fitime, për një total prej 7000 stërlina. Por vetëm pak muaj më vonë, i rrëmbyer prej entuziasmit të tregut, Njutoni bleu sërish me një çmim shumë më të lartë – dhe humbi 20000 stërlina. Për pjesën e mbetur të jetës, ai ndaloi cilindo që t’i përmendte fjalët ‘Deti i Jugut’”.

Njutoni nuk ishte budalla, sigurisht. Ai ishte njeriu që shpiku njehsimin dhe konceptoi tre ligjet e lëvizjes.



*****

Isak Njuton (ang. Isaac Newton),( 25 dhjetor 1642 - 20 mars 1727 ) ishte një fizikant astronom, filozof, teolog dhe matematicien anglez i cili është konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me influencë të të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin shkencor .

Libri i tij "Philosophiae Naturalis Principia Mathematica" (Principet Matematike të Filozofisë Natyrore), botuar së pari në vitin 1687, hodhi themelet për "mekanikën klasike". Njutoni formuloi ligjet e levizjes dhe gravitetit universal që dominoi pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik gjatë tre shekujve të ardhshëm .

Ai gjithashtu tregoi se nocionii i objekteve në tokë dhe trupave qiellorë mund të përshkruhet nga të njëjtat parime . Njutoni ka ndërtuar teleskopin e parë praktik që reflekton dhe zhvilloi teorine e ngjyrës në bazë të vëzhgimit se një prizëm zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshem. Ai ka formuluar edhe një ligj empirik të ftohjes dhe ka studiuar shpejtësinë e zërit .

 Njutoni ishte mik i "Trinity College" dhe Profesor i dytë Lucasian i matematikës në Universitetin e Kembrixhit . Ai ishte një i krishterë i devotshëm, por joortodoks dhe ishte anëtar i Universitetit të Kembrixhit. Ai refuzoi të marrë urdhra nga Kisha e Anglisë, ndoshta sepse ai nuk besonte doktrinën e Trinsëi. Përveç punës së tij në shkencat matematikore, Njutoni nje pjese te madhe te kohes se tij ia kushtoi studimin e alkimisë dhe kronologjisë biblike, por një pjesë e madhe e punës së tij në ato zona ka mbetur e pabotuar deri shumë kohë pas vdekjes së tij.

Në jetën e tij të mëvonshme, Njutoni u bë president i Shoqërisë Mbretërore. Ai shërbeu gjithashtu qeverinë britanike si antar i keshillit drejtues. Isak Njutoni së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "treshe të artë" të matematikës. Ai ka formuluar tri ligjet kryesore të mekanikës :

Isak Njutoni lindi (sipas kalendarit Julian në përdorim në Angli në atë kohë) në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 1642, në Woolsthorpe Manor në Woolsthorpe-nga-Colsterworth, një fshat i vogël në qarkun e Lincolnshire.

Ai ka lindur tre muaj pas vdekjes së babait të tij, një bujk i begatë i quajtur gjithashtu Isaac Newton. Lindur para kohe, ai ishte një fëmijë i vogël. Nëna e tij Ana Ayscough thoshte se nuk peshonte as çerek kile..

Kur Njutoni ishte tre vjeç, nëna e tij u martua dhe shkoi për të jetuar me burrin e saj të ri, Barnabus Reverend Smith, duke lënë djalin e saj në kujdesin e gjyshes së tij, Margery Ayscough.Njutoni nuk u martua asnjehere . Në mekanikë, Njutoni formuloi parimin e inercisë.

Në optikë, ai e ndërtoi teleskopin , zhvilloi teorinë e ngjyrave në bazë të vëzhgimit se një prizmi. (Ngjyra e bardhë zbërthehet në një spektër ngjyrash). Ai gjithashtu formuloi një ligj empirik të ftohjes.

Në matematikë, Njutoni, së bashku me Gotfried Lajbnicin dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, zbuluan njehsimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu demonstroi teoremën e binomit, zhvilloi të ashtuquajturën "metodë të Njutonit" për gjetjen e zerove të një funksioni, dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme.

Pas Galileit, Isak Njutoni, e thelloi kuptimin e forcës. Ai zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se është njësoj me atë të Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj.

Njutoni ishte fetar dhe lexonte Biblën. Ai ka shkruar më shumë studime Biblike se shkencore. Njutoni, siç demonstrohet nga një sondazh të vitit 2005, është ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës.

Por ky episod tregon se nuk ishte investitor i zgjuar, sepse lejoi që emocionet ta kontrollonin, dhe kështu u përfshi prej joracionalitetit të turmës.

Si i thonë, problemi më i madh i një investitori ka gjasë të jetë vetja e tij.

Zgjohuni, ta shpëtojmë Shqipërinë!

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Zgjohuni shqiptarë! Nëse nuk vendosni për hapin tjetër, do të qëndroni gjatë gjithë jetës në një këmbë. Ndërto Shqipërinë, mos lejo ta shesin, mos e le të ndryshket.

***

Trojet shqiptare sundohen nga klanet mafioze antikombëtare e jo ligji që nuk funksionon. 

Përsëri dhe përsëri Shqipëria (dhe Kosova) shfaqet si një vend i sunduar nga budallenjtë, me budallenj në pozita udhëheqëse dhe ku budallenjtë merren seriozisht.

 A nuk ka askush në pozitë që guxon të thotë se mjaft është e mjaft? Durimit tonë është duke i ardhur fundi.

Nëse dikush ka probleme fizike dhe mendore, apo vështirësi në mësim, të cilat e pengojnë për të vazhduar shkollimin shtesë, llafi vjen, kryerjen e plotë të shkollës fillore, atëherë ka mundësi ta kthejë ëndrrën në realitet duke u regjistruar në kurset e ashtuquajtura “Arsimimi për të rriturit”. Kjo është e nevojshme sidomos për qeveritarët dhe “politikanët” shqipfolës.

 Kur këta “fëmijë të rritur” takohen me autoritetet e vendeve fqinj, kinse për të mbrojtur interesat e Vendit dhe Kombit, heshtinndaj krimeve barbare të qeverive naziste/terroriste kundër shqiptarëve, apo zhurma e zërave të tyre nuk u ngjanë burrave por qarjes së kalamajve ose murmurimës së minjve.

Çdo zyrtar shtetëror ka përgjegjësi për veprim apo për mosveprim, përndryshe duhet të dënohet penalisht.
***
Para nesh ka shumë punë dhe probleme të pazgjidhura. Ka shumëfyerje reciproke të drejtpërdrejta dhe ofendime përmes mediave. Më e keqja në të gjitha ato është se gjithkush mendon se vetëm ai ka të drejtë.

Për fat të keq, një situatë e tillë nuk çon në asgjë, dhe ne të gjithë duhet të jemi gati të kalojmë përmes disa gjërave për qëllimin e Unitetit Kombëtar.

 Gabimi më i madh është krijimi i një organizate apo partie politike që varet nga individët. 

Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të jemi në këtë botë për një kohë të gjatë dhe se të gjithë duhet të punojmë së bashku që të arrihet qëllimi final. Ribashkimi i trojeve.

Ne duhet t'i zëvendësojmë të gjithë të ashtuquajturit “politikanë”. Ne kemi nevojë për politikanë të vërtetë që janë atdhetarë të fortë, ekspertë të veprimeve, objektivë, të mençur, kanë kuptim të shëndetshëm dhe e njohin historinë. 

Kjo është, në kundërshtim me atë që politikanët tanë janë: kriminelë gjithëpërfshirës, tradhtarë antikombëtarë, të paralizuar në veprime, konflikt-shkaktues, qëndrim lëshues dhe memec ndaj të huajve dashakeq, budallenj kokëtrashë, dhe ata padyshim urrejnë shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën, trojet tjera, kulturën tonë dhe vlerat tona.

Politikanët tanë përveç krimeve tjera, kanë shkaktuar ikjen e gjithë rinisë (mashkullore) ashtu që në mungesë të tyre vajzat tona martohen me pleqtë serb dhe bullgar të FYROM-it, kanë shkatërruar vendin tonë dhe kanë zvogëluar cilësinë e jetës për qytetarët tanë.
***
Sa i përket Kosovës, fati i saj edhe më tutje i lihet mafies prej më të pistave, rregullat e lojës të së cilës janë të njohura mirë për qytetarët. 

Çdo mos-disiplinë, dhe sidomos çdo kundërshtim ndaj interesave të mafies, ju vë në një listë të fshehtë për likuidim që përjashton të drejtën për ndonjë falje.

Qeveria e kukullave, që përveç  tjerash rregullisht ka likuiduar kundërshtarët politik apo apolitik (gazetarët e ndershëm), ka çuar në humbjen e sovranitetit, identitetit dhe një pjese të madhe të territorit në favor të okupatorit.
***
Sajuesit dhe trilluesit e propagandave (nga hoxhallarë, priftërinj ortodoksetj) sidomos kundër Skënderbeut, përpiqen të përçajnë Kombin shqiptar dhe shpërbërjen e Shqipërisë. Kur kriminelët bëhen të guximshëm, kjo është për shkak se policia bëhet më e dobët.
***
Sundimtarët shqipfolës janë fajtorët kryesor të krimeve kundër pavarësisë dhe sigurisë së shtetit.

Kushdo që në mënyrë të paligjshme përpiqet të shkaktojë ose të kontribuoj që Shqipëria, Kosova ose ndonjë pjesë e vendit (trojeve të okupuara) të vihet nën sundimin e huaj ose të përfshihet në një shtet tjetër, ose të shkëpusë ndonjë pjesë të Vendit, duhet të dënohet më së paku me burgim të përjetshëm.
Tradhtia Kombëtare, shkelja e pavarësisë së shtetit dhe siguria duke e ekspozuar atë në rrezik në raport me vendet e tjera.
***
Armiku është në radhët tona.Çfarë ndihme me jelekë kundra-plumb nëse të shtënat vijnë nga brenda?Revanshi dhe kaosi janë ato për të cilat synojnë. Pa një mendim të vetëm të pasojave.
Qëllimi im (dhe jo vetëm i imi) është të kontribuoj në ndryshimin e situatës dhe bashkimin e  shqiptarëve.Unë do të punoj në atë sa më shumë që mundem.

Motoja e profesionit, natyrës dhe edukatës time është: "Detyra, Nderi, Atdheu". Unë nuk gënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.

Paralajmërim tradhtarëve:Ju kriminelë! Ka kaluar koha juaj. Ju nuk jeni aq të paprekshëm dhe të fortë siç kemi lejuar të mendoni dhe veproni deri tani. Ikni vullnetarisht.

Mos i kundërvihuni atyre që do t`u mbizotërojnë sepse ua shtoni mllefin. Veza nuk duhet të grindet me gurin.
***

Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria na takon neve, vetëm neve, dhe ne i përkasim Shqipërisë. Të gjitha trojet shqiptare janë shtëpitë tona. 

Nuk kemi asnjë tjetër. Arsyet pse e vendosim Shqipërinë kaq lart, shkojnë përtej aftësisë për të shpjeguar ose justifikuar dashurinë tonë. 

Ka të bëjë me gjenealogjinë, gjuhën, kulturën, historinë, shpresën dhe dashurinë e përbashkët. 
Bëhet fjalë për zakonet dhe momentet e mbushura me dhimbje ose pasion. 

Ka të bëjë me përvojat frymëzuese të pajtimit dhe premtimin për një të ardhme të përbashkët si komb i ribashkuar. Peizazhet dhe ngjarjet e zakonshme janë të një rëndësie të veçantë për ne, por jo për të tjerët. 

Shtëpia është një vend ku ne jemi të njohur me gjërat dhe ku rinjihemi, pavarësisht se sa gjatë kemi qenë larg saj. Kjo është Shqipëria e vërtetë, evropiane, qytetërimi ynë i çmuar dhe i pazëvendësueshëm. 

2017/11/13

Kriminelet serbe filmojne femrat e perdhunuara shqiptare!!! (1999 Kosove)




Reportazhë e rrallë mbi dhunën serbe ndaj shqiptarëve në fillim të viteve 90.
Paramilitarët serbë kishin ushtruar dhunë mbi popullatën shqiptare. Ata rrahen brutalisht dhe plagosen shqiptarët që kishin vijuar meshën në kishën katolike në Pejë. Terrorizimi i popullatës vazhdoi në mbarë qytetin.
Aktivistët politikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila përfaqëson 90% të shqiptarëve të Kosovës, përndiqen dhe duhet të veprojnë në ilegalitet. Ndërsa Shqipëria është shumë e varfër dhe e pafuqishme për tu ndihmuar shqiptarëve në Kosovë dhe Jugosllavi.


https://www.youtube.com/watch?v=ZychoNPcp-4


 Kriminelet serbe filmojne femrat e perdhunuara shqiptare!!! (1999 Kosove)




Dihet se, luftërat kanë shkatërruar shumë gjëra, ka pasur shumë viktima, ka shkatërruar shumë shtete e qytete, por më mizorja është kur kjo ka ndodhur edhe tek femrat.

Gratë e dhunuara gjatë luftës - 15.01.2013


https://www.youtube.com/watch?v=1FUhKHNHpzk

Rrugëtimi i Prof Dr.Isuf Luzaj.

Nga Flori Bruqi


Isuf Luzaj lindi në Kaninë e Vlorës më 21 shkurt 1913 në një familje fetare, i ati ishte hoxha i fshatit. Isuf Luzaj shkollën fillore e kreu në Vlorë me 1926. Gjimnazin e vijoi në Shkodër, ku e kreu më 1933. Në vitin e dytë fitoi bursë nga gjimnazi për të studjuar jashtë vendit, aplikoi për bursë por iu refuzua.

Për të shkuar me studime u detyrua ta shesë pjesën e vet të tokës me ullinj.
Me 1933 vajti në Paris. Pasi ishte regjistruar dhe kreu liceun u regjistrua pranë Universitetit të Sorbonës.
Image result for Isuf Luzaj

 Nga pamundësia ekonomike u detyrua të tërhiqej nga studimet në Francë.


Në Shqipëri kthehet me 1936. Pas betimit para mbretit Zog fillon punën në Normalen e Elbasanit si mësues frëngjishteje, drejtor i së cilës ishte Aleksandër Xhuvani. Mandej u transfeua në liceun e Korçës po si mësues frëngjishteje në periudhën 1936-'38, ku asokohe punonte dhe diktatori i ardhshëm Enver Hoxha, dhe bashkë me Sotir Kozmon ishin të vetmit profesorë shqiptarë. Pas Protestës së Bukës të mbajtur në Korçë më 28 nëntor të vitit 1938, e kalojnë në Institutin Tregtar të Vlorës ku jep letërsi.

Në vitin 1938 botoi përmbledhjen e parë poetike me titull "Rrëfime". Pasi botoi këtë përmbledhje, e cila nuk arriti as të shpërndahet si duhet, u burgos, dhe si shkas ishte poezia "Neroni". Pasi u hodh në gjygj dhe 94 ditëve burg u lirua si i pafajshëm.

Me 120 studentë kishte vendosur të luftojë kundër trupave italiane të cilat zbarkoheshin më 7 prill të vitit 1939 bashkë me Hysni Lepenicës, Skënder Muçon dhe fshatarët e Sevasterit, Tragjasit dhe Lepenica  dhe Kuçi i udhëhequr nga Rrapo Çeloja. Fshatarët e Labërisë arritën disa herë t'i kthenin varkat e italianëve. Me pushtimin u mbyllën shkollat, Isuf Luzaj merr pjesë ndër protestat e djalërisë dhe qytetarisë vlonjate me 28 nëntor 1939 me flamurin shqiptar pa shenjat e liktorit.

I dyshuar për vrasjen e një polici italian burgoset në Vlorë, transferohet në Durrës nga ku, pas disa muajve, transferohet në Brindisi të Italisë me 12 studentë të Institutit Tregtar të Vlorës. Mandej në Gaeta e prej andej në Ventotene (ishull). Aty kishte takuar Abaz Ermenjin e Llazar Fundon. Këtu mbahet deri në 1942.

 Mandej nga këtu transferohet në kështjellën e Cortona D'Arezzo për shkak të disa poezive kushtuar Luftës së Vlorës. Aty ra në kontakt me Ali Këlcyrën i cili kishte formuar Ballin Kombëtar, me Mit'hat Frashërin, Fuad Bej Dibrën e Lef Nosin. Në kështjellë kishin shkruar Dekalogun e Ballit Kombëtar. Propozoi që në Dekalog të hynte pika e shtatë: “Organizata e Ballit Kombëtar do të zbulojë vlerat e vërteta, do t’i edukojë njerëzit pa marrë parasysh besimin, krahinën ose partinë politike”.

Me ndërhyrjen e Ali Këlcyrës te ministri i Arsimit Ernest Koliqi lirohet nga burgu dhe kthehet në Shqipëri në tetor 1942.

 Organizon çetat e Ballit në Dukat. Në Selenicë komandon luftën prej 13 orësh dukë dalë fitimtarë ndaj pushtuesit. Në vitin 1943 në fshatin Vajzë futet brenda një autoblinde Italianë ku lufton më tepër se një orë.[3] Iu bashkua patriotëve të vendit dhe ishte pjesëmarrës aktiv i Konferencës së Mukjes. Merr pjesë në themelimin e Partisë Social-Demokrate në rrethet Shkodër, Tiranë dhe Vlorë me Musine Kokalarin dhe av. Skënder Muço me 12 tetor 1943.
Image result for Isuf Luzaj
Në vitin 1944 më 28 nëntor ikën nga Shqipëria, duke lënë në Kaninë gruan më 5 fëmijë të mitur. Djali i madh nuk kishte veç 7 vjet, i dyti 5, i treti-3 dhe vajzat 2 e 1 vjeçe. Vajza e vogël vdiq në Kampin e Përqendrimit në Fushë Krujë për mungesë të ilaçeve kundër tuberkulozit, ndërsa për të tjerët as që dinte se a jetojnë apo edhe ata kanë vdekur ndër torturat tantalike të gjaksorëve komunistë.

 Vajti në Itali e aty arrestohet, si i dyshuar për vrasje e gjeneralit Zanini, burgoset.

 Kërkohet nga qeveria komuniste të riatdhesohet që t'i nënshtrohet “gjyqit të popullit për krime lufte”. Punoi më tepër se 2 vjet, me rekomandim të Sandro Pertinit, me të cilin ishte njohur në Ventotene, në Bibliotekën e Vatikanit, gjatë vuajtjes të dënim-internimit.

 Pas amnistisë del nga burgu, vendoset në Brescia ku jep mësim latinisht në një seminar pranë qytetit. Me 1948 largohet drejt Argjentinës. Fillon punë në Ministrinë e Arsimit si përkthyes i frëngjishtes, italishtes, latinishtes, në spanjisht. Përveç kësaj punë ai përgatiste edhe lajmet për radion Europa e Lirë, dhe gazetën “Laprensa”.Njihet me shkrimtarin Jorge Luis Borges.

 Me 1957 diplomohet në letërsi e filozofi. Po atë vit fillon punë në Universitetin e Buenos Airesit. Me 1960 emërohet drejtor i institutit francez,"La France à l'étranger" i cili përshëndetet dhe vizitohet personalisht nga ish-presidenti i Francës De Gaule. Në vitin 1961-1962 emërohet këshilltar i Ministrit të Arsimit në Argjentinë, përgatiste programet akademike për universitetet e Argjentinës. Më 1965 dekorohet me medalje ari nga Universiteti i Buenos Aires-it.
Related image
Në vitin 1965 anëtarët e Ballit e thërrasin në Amerikë, pasi kishte vdekur Ali Këlcyra më 1963. Në kongresin e mbajtur në New York zgjidhet kryetar i Balli Kombëtar.

Pasi stabilizohët në ShBA fiton konkursin në frëngjisht dhe fillon punë si profesor i filozofisë dhe gjuhës frënge, në Universitetin e New Hampshire (Nju Hempshajer).


Në vitin 1966 në Ministrinë e Arsimit Washington D.C., bën unifikimin e diplomave që kishtë marre në Argjentinë. Mes 1966 e 1968 emërohet shef katedre po në Universitetin e New Hampshire. Vitin akademik 1968-'69 punon profesor i letërsisë spanjolle, frënge, dhe drejtor i përgjithshëm i departamentit të gjuhëve të huaja në Barat College-Lake Forest, Illinois.

 Vitin tjetër akademik, 1969-'70 emërohet profesor i letërsisë frënge në St. Joseph College, Indiana, SHBA. Punon shef katedre në Universitetin e Indiana-s, ku programonte dhe drejtonte kurset e 59 profesorëve të filozofisë.

Del në pension më 1980, por gjithnjë aktiv qëndron në krye të katedrës së filozofisë në Universitetin e shtetit të Illinois-it ku ishte emëruar që nga viti 1979. Në vitin 1979 ishte emëruar titullar katedre i 87 profesorëve në universitetin e Illinois-it. Më 29 dhjetor 1990 jep dorëheqjen për arsye moshe dhe shëndetësore. Profesor Isuf Luzaj vdiq në vitin 25 nëntor 2000 në Chicago dhe, sipas amanetit që la, u varros në fshatin e lindjes në Shqipëri.

Vepra

Në vitin 1938 ai botoi librin “Rrefimet”. Në këtë periudhe libri me vargjet lirike konfiskohet dhe ai dënohet me 94 ditë burgim. Bashkëpunon me revistën "Përpjekja shqiptare".

Në vitin 1946 përfundon librin “Ideoligjia Falimentuese si interpretim materialist i historisë”, botuar nga Universiteti Gregorian në Romë. Ka qenë bashkëpunëtor i revistave “Mbrojtja Kombëtarë” dhe “Besa”, të cilat botoheshin në Kosovë.

Në vitin 1954 boton novelën politike-shoqërore filozofike kundra komunizmit “Lumejt derdhen të kuq” në spanjisht (titulli origjinal Los Rios Bajan Rojos), shtëpia botuese Ultramar. Në vitin 1965 boton “Metodologjinë për studimet e filozofisë” që është përdorur për shkollat e mesme.
Image result for Isuf Luzaj
 Ndër vitet 1963-'90 boton artikuj pothuajse në të gjitha gazetat e Amerikës mbi filozofinë e Historisë së Markzizmit në teori dhe praktikë. Ka lënë 32 vëllime shqip në dorëshkrim.

I janë botuar "Gloria e çmendje", Tiranë 1995 dhe "Lamtumira e yjeve", Tiranë 2001.

Nderime

Isuf Luzaj ka marrë titullin "Professor emeritus" në SHBA, një dekoratë që mban shënimin "Profesor i Amerikës" dhe të cilën ia pat dorëzuar vetë presidenti Reagan, se kishte dhënë mësim në universitetet amerikane: Harvard, Columbia, Vox Hampshire, Indiana, Illinois, etj. Në vitin 1990 Universiteti i Illinois-it i dorëzon medaljen “Për shërbime të jashtëzakonshme akademike”. Në këtë ceremoni merrte pjesë presidenti i atëhershëm i ShBA George H. W. Bush, guvernatori i shtetit të Illinoisit dhe Sekretari i Arsimit. Në dhjetor 1990 Shoqata e Gazetarëve të Amerikës i jep “Medalje nderi” për 94 artikuj të botuar tek “Edistenologjia e Materializmit Historik”.



http://www.radiandradi.com/lamtumira-e-yjeve-parathenie-e-isuf-luzajt-per-librin/testata-kryesore/gazeta/

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...