2017-12-15

Anton Çehov: 8 Cilësitë e një Njeriu të Kulturuar




Çfarë do të thotë të jesh ”i kulturuar”?

A ka të bëjë me të qenët një lexues i mirë, apo të dish se si të flasësh për libra që nuk i ke lexuar, apo të kesh në përgjithësi një natyrë intelektuale? Kjo është pikërisht pyetja që autori i dashur rus, Anton Çekov (29 janar 1860-15 korrik 1904), parashtron në një letër drejtuar vëllait të tij të madh Nikolai, një artist.

Letra, e shkruar kur Antoni ishte 26 vjeç dhe Nikolai 28, e cila u gjet në “Letrat e Anton Çekov për familjen dhe shokët e tij”, shpërndan me përzemërsi dozat e një dashurie të mundimshme dhe përshkruan 8 cilësitë e një njeriu të kulturuar – duke përfshirë ndershmërinë, altruizmin dhe veset e mira.

Çekov shkruan nga Moska më 1886:

Më je ankuar shpesh që njerëzit “nuk të kuptojnë”! Gëte dhe Njuton nuk u ankuan për këtë… Vetëm Krishti u ankua, por nuk po fliste për veten e tij, por për doktrinën e tij… njerëzit të kuptojnë mjaft mirë. Por nuk është faji i tyre nëse ti nuk kupton vetë veten tënde.

Ta siguroj, si vëlla dhe si shok, që të kuptoj dhe të kam në zemër. I njoh cilësitë e tua të mira siç njoh gishtat e dorës sime: i vlerësoj dhe i respektoj shumë. Nëse do të provosh që unë të kuptoj, mund të t’i rendis këto cilësi.

Mendoj se je shumë i mirë për nga ana e butësisë, shpirtmadhësisë, joegoizmit, i gatshëm për të ndarë edhe qindarkën e fundit: nuk ke zili apo urrejtje; Je zemërmirë, ndjen keqardhje për çdo lloj qenie, je i besueshëm, pa mëri e dredhi, dhe nuk mban inat… të është dhënë nga lart një dhuratë që të tjerët nuk e kanë: ti ke talent.

Ky talent të veçon nga miliona njerëz, në këtë botë vetëm një në dy milionë është një artist. Talenti është ai që të bën të veçantë: Edhe po të ishe një amfib apo merimangë, edhe atëhere njerëzit do të respektonin, sepse të talentuarit i justifikohet e falet gjithçka.

Ti ke vetëm një të metë, të cilës i detyrohet falsiteti i qëndrimit tënd, palumturia jote dhe pezmatimi i brendshëm. Kjo është në total mungesa e kulturës tek ty. Të lutem, më fal por (veritas magis amicitiae)…

E shikon, jeta ka kushtet e saj. Që të ndihet rehat mes njerëzish të edukuar, të ndihet i kënaqur dhe si në shtëpinë e tij, njeriu duhet të jetë i kulturuar deri në një masë të caktuar. Talenti të ka futur në këtë rreth, të cilit i përket, por… ti i je larguar atij, dhe ti ngurron mes njerëzve të edukuar dhe banorëve përballë.

Sipas mendimit tim, njerëzit me kulturë duhet të përmbushin kushtet që vijojnë:

Ata respektojnë personalitetet njerëzore, dhe aty për aty, janë gjithmonë të dashur, të sjellshëm dhe të gatshëm për të bërë për të tjerët. Ata nuk bëjnë sherr për një çekiç apo sepse humbin një copë kauçuku, nëse jetojnë me të tjerët nuk e marrin këtë gjë si nder, dhe kur largohen, nuk thonë “asnjeri nuk do të mund të jetonte me ty.” Ata ia dalin me zhurmën, të ftohtët, vërejtjet e mprehta dhe me praninë e të huajve në shtëpi.
Ata nuk kanë dhembshuri vetëm për lypsarët apo macet pa shtëpi. Zemra e tyre dhemb për atë që syri nuk shikon… ata ngrihen natën për të ndihmuar… për të paguar për vëllezërit që janë në universitet, dhe për të blerë rroba për nënën e tyre.
Ata respektojnë hapësirën e të tjerëve dhe i shlyejnë detyrimet.
Ata janë të sinqertë, dhe i frikësohen gënjeshtrës sikurse zjarrit. Nuk gënjejnë as për gjërat më të vogla. Një gënjeshtër është fyese për dëgjuesin dhe e ul atë në sy të folësit. Ata nuk shtiren, ata sillen në rrugë ashtu si në shtëpi, dhe nuk mburren para miqve modestë. Nuk janë të dhënë pas dërdëllitjeve dhe të detyrojnë të tjerët mbi besimet e tyre. Pas shpinës së tjetrit parapëlqejnë të heshtin më shumë sesa të flasin.
Ato nuk i ulin vlerat e tyre për të zgjuar dhembshuri. Nuk luajnë me telat e zemrës së njerëzve që më vonë të psherëtijnë dhe të ndiejnë këqardhje. Ata nuk thonë “ jam keqkuptuar,” ose “jam lënë pas dore,” sepse gjithë kjo përpjekje, është vulgare boshe, false…
Ata nuk kanë krenari të cekët. Ata nuk duan t’ia dinë për diamantet fallso si të njohurit e të famshmëve, për t’i dhënë dorën “P”-së [me gjasë Palmin, poet i padëgjuar] së dehur, të dëgjojnë entuziazmin e një spektatori të humbur në një shou pikturash, të qenët të njohurit e tavernave…. Nëse bëjnë diçka të vogël, ata nuk krekosen për të sikur të kishin dhuruar diçka me vlerën e 100 rublave, dhe nuk mburren që kanë arritur aty ku të tjerët nuk janë pranuar…. Ata që janë vërtet të talentuar, gjithmonë anojnë nga ana e turmës, sa më larg reklamimit…Edhe Krivol ka thënë se një fuçi boshe bën më shumë jehonë sesa një e plotë.
Nëse kanë një talent, e respektojnë atë. E sakrifikojnë atë për të tjerët, gruan, verën, krenarinë… Ata janë krenarë për talentin e tyre.
Ata zhvillojnë ndjenjen estetike tek vetja e tyre. Nuk bien dot të flenë me rrobat e tyre, të shohin të çarat e mureve plot me insekte, të thithin ajër të keq, të ecin në një rrugë të pështyrë, të gatuajnë vaktet në vaj të ndenjur. Ata kërkojnë sa më shumë të mposhtin dhe të fisnikërojnë instiktet seksuale… nuk e duan për shoqe shtrati një femër… nuk kërkojnë inteligjencën që shfaq veten në një gënjeshtër të vazhdueshme. Nëse janë artistë, ata duan në veçanti, freski, elegancë, njerëzi dhe kapacitet për amësinë…Ata nuk rrokullisin vodka në çdo orë të ditës dhe natës, nuk kërkojnë në rafte, nuk janë derra dhe e dinë që nuk janë. Ata pinë vetëm kur janë të lirë, me raste… Ajo çfarë duan është një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm (mens sana in corpe sano).
E kështu me radhë. Kështu janë njerëzit e kulturuar. Që të jesh i kulturuar dhe të mos jesh nën nivelin e atyre çfarë të rrethojnë nuk mjafton të kesh lexuar “The pickwick Papers” dhe të kesh mësuar një monolog nga “Fausti”…

Ajo çfarë duhet është një punë konstante, natë dhe ditë, lexim i vazhdueshëm, studim, vullnet…

Çdo orë është e vlefshme… eja tek ne, thyeje shishen e vodkës, shtrihu dhe lexo… Turgenev, po të pëlqeu, të cilin nuk e ke lexuar.

Duhet ta lësh krenarinë, nuk je një fëmijë… së shpejti do bëhesh 30 vjeç.

Është koha!

Unë pres nga ti… të gjithë presin nga ti.

Befason zëvendëskryeministëri serb Dalibor Jevtiç : Serbët e Kosovës duhet të mësojnë shqipen





Serbët dhe shqiptarët duhet ta ndërtojnë besimin reciprok, ndërsa fëmijët e serbëve kosovarë duhet të mësojnë shqip në mënyrë që të sigurojnë komunikim më të mirë në të ardhmen, ka thënë Dalibor Jevtiç, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës,

“Besimi në Kosovë sot është thelbësor, atë duhet ndërtuar ndërmjet dy bashkësive dhe institucioneve shtetërore”, citon “blic” të ketë thënë ai.

Jevtiq, ministër për Komunitete e Kthim, ka theksuar se njohja e gjuhës shqipe është nevojë për bashkësinë serbe.

“Shumica e shqiptarëve më të moshuar e di gjuhën serbe, kështu nuk është edhe me serbët dhe kjo gjë duhet të ndryshojë”, ka thënë ky zyrtar.

Ai ka shtuar se gjatë disa vjetëve të fundit nuk ka ndodhur asnjë incident me epilog vrasjeje ndërmjet serbëve e shqiptarëve.

Dalibor Jevtiç është anëtar i Kryesisë së Listës Serbe që përkrahet nga Beogradi dhe që tri herë është pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Ministri serb i Mbrojtjes.kryeçetniku serb Aleksandër Vulin kërcënon: Në Kosovë nuk do të ketë ushtri tjetër, përpos KFOR-it






Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka thënë se KFOR-i mbetet i vetmi formacion ushtarak në Kosovë.

Duke marrë pjesë në një ushtrim të ushtrisë serbe, ai ka tërhequr se çdo zhvillim tjetër do të përfaqësonte ‘një problem serioz të sigurisë për tërë rajonin’, përcjell Konica.al.

Teksa ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Ramush Haradinaj se ushtria e Kosovës do të themelohet në muajin mars, Vulin e ka quajtur këtë si një ‘dëshirë e vjetër’ të Haradinajt.

“Duke u mbështetur në Rezolutën 1244, është e qartë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë mund të jetë KFOR-i, dhe ky është qëndrim i Republikës së Serbisë që nuk do të ndryshojë. Ky është qëndrim i qeverisë së Republikës së Serbisë, Kombeve të Bashkuara, dhe, më e rëndësishmja, e të gjithë serbëve në Kosovë”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes para gazetarëve.

Ai ka shtuar se nuk ka mundësi tjetër për të krijuar ushtri në Kosovë, përveç ‘me forcë dhe dhunim brutal të ligjit ndërkombëtar, me cenim të Rezolutën 1244, duke shkelur brutalisht vullnetin e Këshillit të Sigurimit, dhe atë të serbëve në Kosovë’.

“Themelimi i ushtrisë së Kosovës jashtë Rezolutën 1244 do të ishte një problem serioz i sigurisë për krejt rajonin, krijimi i një lloj formacioni ushtarak, ku nuk mund të ekzistojë, për shkak se nuk ka shtet atje, një formacion i udhëhequr nga njerëz qëllimi i të cilëve është të destabilizojnë rajonin dhe të ketë konflikt”, ka theksuar Vulin.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç: Ajo çka duan shqiptarët kërcënon stabilitetin e rajonit


Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, gjatë një takimi me homologun grek Nikos Kotzias në Athinë, ka theksuar faktin se ndihet i shqetësuar në lidhje me çështjen e influencës së faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Por është më se e qartë që ekziston një politikë e intensifikuar për të krijuar një shtet të bashkuar të shqiptarëve. Ata duan platformën e Prizrenit, pikërisht për të krijuar një shtet të bashkuar shqiptar dhe kjo me të vërtetë është një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë në Evropë”, ka thënë ai.

Sipas Daçiç zgjedhjet në Kosovë nuk do të sjellin stabilitet.

Daçiç gjithashtu ka kërkuar të falur për herë të dytë përsa i përket gabimit të Beogradit që ka njohur 20 vjet më parë Shkupin me emrin e “Republika e Maqedonisë”, ndërkohë që ka kritikuar udhëheqjen e Shkupit e cila jo vetëm njohu Kosovën, por edhe mbështeti kandidaturën e saj në UNESCO.

A është kjo karikatura më e mirë që e shpërfaq gjendjen në Vetëvendosje?




Një ilustrim në formë karikature duket se dëshmon më së miri tensionet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, që tashmë kanë arritur në një pikë të pakthim.

I shprëndarë me shpejtësi virtale në rrjetet sociale, karikatura në fjalë paraqet akronimin VV (për Vetëvendosje), dy shkronja kapitale, në të cilat janë ulur dy njerëz me armë në duar.

Pakënaqësitë e brendshme në subjektin më të votuar në Kosovë janë përshkallëzuar asisoj, sa konflikti ka përfshirë Vetëvendosjen prej strukturave drejtuese e deri te anëtarësia e thjeshtë.

Gjithçka nisi me publikimin në media të një komunikimi të brendshëm të grupit parlamentar të Vetëvendosjes në platformën Viber, ku deputetja Aida Dërguti e cilësonte bashkëpartiakun e saj Albin Kurti si ‘m**’.

Ky shërbeu si shkas për acarimin e raporteve të brendshme dhe daljen në sipërfaqe të kundërshtive të një pjese të eksponentëve të Vetëvendosjes me ish-kryetarin Albin Kurti.

Malazezët e Kosovës: Lista Serbe, këta banditë të mëdhenj

Unioni i Malazezëve të Kosovës ka dënuar sulmet që po i bëjnë aktivistë të Listës Serbe ndaj serbëve dhe malazezëve në Kosovë.

Kjo organizatë që përfaqëson malazezët e Kosovës ka vlerësuar se ‘Lista Serbe është armiku më i madh i popullatës ortodokse në hapësirën e Kosovës’, transmeton Konica.al.

“Unioni i Malazezëve të Kosovës e dënon në mënyrën më të rreptë sjelljen e disa dhunuesve nga Lista Srpska, të cilët, në prag të zgjedhjeve parlamentare, po bëjnë presion edhe ndaj serbëve, edhe ndaj malazezëve, madje edhe fizikisht po sulen kundër tyre”, thuhet në kumtesë.

Për Unionin e Malazezëve të Kosovës, ‘populli do t’i dënojë ata në zgjedhjet parlamentare dhe do të lirohet prej tyre’.

“Ata, me sjelljen e tillë ndaj popullit të vet, konfirmuan pohimet tona më të hershme se Lista Srpska është armiku më i madh i popullatës ortodokse na hapësirën e Kosovës. Për këtë arsye besojmë se populli me guxim e dinjitet, siç i ka hije traditës sonë mijëvjeçare, do t’i dënojë në zgjedhjet parlamentare dhe përgjithmonë do të lirohet nga ta”, theksohet më tutje në komunikatë.

Unioni i Malazezëve të Kosovës ka ftuar organet përkatëse të Republikës së Kosovës, Policinë dhe Prokurorinë, që të mos i lënë qytetarët në mëshirën dhe pamëshirën e dhunuesve, por t’i mbrojë ata nga banditët e Listës Serbe.

‘Luftë cicërimash’ mes amerikanëve dhe rusëve për Maqedoninë



Konflikti SHBA-Rusi është përcjellë me ‘luftë’ cicërimash në rrjetin social të Twitter-it.

Kësaj radhe ka qenë një shkrim i ambasadës amerikane në Maqedoni, e cila ka pyetur në rrjetet sociale se cilat janë idetë për një ajër më të asër në vend, njofton Konica.al.

“Ndotja e ajrit në Shkup sot ishte kaq e madhe sa zor shihej edhe ambasada! Cilat janë idetë tuaja për ajër më të pastër në Maqedoni”, ka shkruar dje ambasada amerikane në Facebook dhe Twitter.

Pas disa orë replikash, ambasada ruse në Shkup ka afishuar një përgjigjje duke thënë se zgjidhja qëndron tek ‘Rryma Turke’.

“Për shkak se miqtë tanë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara po kërkojnë ide për ajër më të pastër në Maqedoni, ne duam tu ndihmojmë me një zgjidhje. #Rryma Turke”, ka shkruar ambasada ruse në Twitter.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...