Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka thënë se KFOR-i mbetet i vetmi formacion ushtarak në Kosovë.
Duke marrë pjesë në një ushtrim të ushtrisë serbe, ai ka tërhequr se çdo zhvillim tjetër do të përfaqësonte ‘një problem serioz të sigurisë për tërë rajonin’, përcjell Konica.al.
Teksa ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Ramush Haradinaj se ushtria e Kosovës do të themelohet në muajin mars, Vulin e ka quajtur këtë si një ‘dëshirë e vjetër’ të Haradinajt.
“Duke u mbështetur në Rezolutën 1244, është e qartë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë mund të jetë KFOR-i, dhe ky është qëndrim i Republikës së Serbisë që nuk do të ndryshojë. Ky është qëndrim i qeverisë së Republikës së Serbisë, Kombeve të Bashkuara, dhe, më e rëndësishmja, e të gjithë serbëve në Kosovë”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes para gazetarëve.
Ai ka shtuar se nuk ka mundësi tjetër për të krijuar ushtri në Kosovë, përveç ‘me forcë dhe dhunim brutal të ligjit ndërkombëtar, me cenim të Rezolutën 1244, duke shkelur brutalisht vullnetin e Këshillit të Sigurimit, dhe atë të serbëve në Kosovë’.
“Themelimi i ushtrisë së Kosovës jashtë Rezolutën 1244 do të ishte një problem serioz i sigurisë për krejt rajonin, krijimi i një lloj formacioni ushtarak, ku nuk mund të ekzistojë, për shkak se nuk ka shtet atje, një formacion i udhëhequr nga njerëz qëllimi i të cilëve është të destabilizojnë rajonin dhe të ketë konflikt”, ka theksuar Vulin.