Nga Fritz RADOVANI:
PO
MBYLLET VITI I
TURPIT:“50 VJETORI
I SHPALLJES REVOLUCIONIT KULTUROR – 1967”
I SHPALLJES REVOLUCIONIT KULTUROR – 1967”
DY
MONSTRAT E PAPREKSHME…
6
SHKURT 1967 – KUSH NË
EUROPË KA BA MBI POPULLIN E VET ATE SHKA KANË BA KËTA DY TERRORISTË NGA VITI 1941 – 1991 ?!
2018:
Afrohet Viti i Gjergj KASTRIOTIT –
Skenderbeut.
“REVOLUCIONI
IDEOLOGJIK ANTINJERZOR I 1967”:
Diktatori Enver Hoxha “Revolucionin Ideologjik e Kulturor
të vitit 1967” e filloi me surratin e vet antieuropian, dhunoi identitetin tonë
kombtar tue fillue nga Gjergj Kastrioti
– Skenderbeu, i cili nga “dr.prof e akademikët” quhet “Skënderbeu Gjergj
Kastrioti” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Botim i Akademisë së Shkencave të
RPSSh, Tiranë 1985 fq. 964), vazhdohet: “Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg
e burrë shteti i madh që udhëhoqi luften për pavarësi kunder pushtimit
osman,...një nga figurat e shquara të historisë së shek. XV...” Gjergj
Kastrioti – Skenderbeu ishte Figura ma e shqueme, dhe jo “një nga figurat e
shquara të historisë së shek. XV...” Këtu fillon edhe dhunimi i Tij...
1969: Dhunohet në
Vaun e Dejës Kisha ku asht kunorzue Heroi ma i madh i Kombit Shqiptar, pikrisht
në 500 vjetorit të vdekjes së Tij. Thëmelet e saj janë e vetmja dëshmi e
vjetersisë së saj. Veprat e artit dhe afreskit u shkatrruen... Shkatrruesit e
Saj sot shetisin nder bulevardet e Tiranës, ku tregojnë “sesi i vuen dinamitin
Kishës...”
Komunistët kudo ku kanë marrë pushtetin, kanë inaugurue terrorizmin në
masë si mjet qeverisje. Enver
Hoxha në “Fjalimin Programatik” të tij, për thellimin e “Revolucionit
socialist” mbi bazen e “mësimeve të panderprera proletare të PPSh”, synon në të
gjitha fushat e jetës politike, shoqnore, historike, kulturore dhe arsimore, me
ba “spastrimin” e shoqnisë Shqiptare nga të gjitha “mbeturinat e vjetra”. E me
shka i zevendsoi ato?!
Enver Hoxha shpallë “Shtetin e Parë Ateist në Botë”...me
dekretin 4337: “Shteti nuk njeh asnjë
fé dhe inkurajon zhvillimin e propagandës ateiste, për të krijuar të njerëzit
botkuptimin shkencor e materialist” Artikulli 37 i Kushtetutes RPSSh,
1976. Tirani anadollak Enver Hoxha persëritë: “Çka thotë partia bën
Populli!”... Po PPSh kush ishte? – Enver Hoxha me kriminelët e tij, të byrosë
politike...Hysni Kapo, Ramiz Alia, Kadri Hazbiu dhe i zgjedhuni nga kriminelët
e Spanjës Mehmet Shehu, si specialist masakrash per dhunimin e të drejtave të
njeriut, per me detyrue njerzit “mos me Besue në Zotin”.
19 MARS 1967, terroristi Ramiz Alia, mbyll perfundimisht Kishat Katolike në Shkoder,
tue fillue me Kishen Katedrale të Shkodres. Njëheri fillon edhe dhunimi i
vorrezave nder Kisha të Atyne klerikëve që kishin vdekë para vitit 1900 dhe
1944.
Ndoshta, një krim i tillë ishte i panjohun nder shtetet
tjera komuniste të Lindjes!
29 PRILL 1967: Atëherë kur nder oborret e shtëpijave të Shkodres ishin vendosë piramidat
e kufinit, dhe errsina sllavokomuniste e frika kishte pushtue mendjet e zemrat
tona, nga një shtëpi perdhese në Ballabane u ngrit një Burrë, me Kryq per
parzem e me penë në dorë na la të daltueme në Gurt’ e Rozafës atë testament që
ndoshta gjithë Europa s’ e ka! Ishte i Madhi At Pjeter Mëshkalla S.J., që pa Ju
tutë syni i rrethuem nga bishat e egra komuniste në kopshtin zoologjik të
Institutit Pedagogjik u tha kriminelëve të pashpirtë, instruktorëve të partisë,
“profesorëve dhe intelektualëve të njohur” per kulturen e tyne të gjanë ateiste
dhe antishqiptare, po si gjithmonë shumica agjenta sigurimi:
“Unë po ju them këtu se
Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë
me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht
vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të
Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu, a e dini se po bahet në pragun e 500
vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,
Mbrojtësit të Krishtënimit?!
Vetëm këte mendoni, shka ka me
thanë Europa për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që
Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!”
U ndigjue një za nga salla, ishte “shoku” Xhemal Dini:
“Që sonte populli do të djegin Ungjillin!” – At Mëshkalla ju përgjegj: “Digjeni edhe ju që sonte, ka dymijë vjet që
thërrasin shokët tuej me djegë Ungjillin e Feja e Krishtit veç sa vjen e po
forcohet! Shqiptarët nuk e djegin Ungjillin, këte e them si Shqiptar që jam,
mbasi kur kam lindë kam pasë vetëm një emën, ky ishte emni SHQIPTAR, se linda
nga prind Shqiptarë... Emni i parë që kam marrë në këte tokë dhe e kam mbajtë
me nder, asht kenë emni Shqiptar e derisa të vdes, do të jem SHQIPTAR! Unë i
përkas Popullit tem, ai me njeh mirë dhe
e di sa kam ba unë për té, por ai mos
harroni se ju njeh mirë edhe ju!”...
5 PRILL 1967 Në letren që At Mëshkalla i shkruen kriminelit Mehmet
Shehu i tha:
“... Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi
faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat
njerëzore në Shqipni.
Kur në vj. 1945,
në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej
komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo
asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as
anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma
anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit.”
19 KORRIK 1967: Gjyqi u
zhvillue po, pak kush dinte mbylljen e asaj ngjarje të madhe historike per të
cilen vazhdon edhe sot heshtja... E kjo njëditë “do të shkrepin”!
Në fjalen e fundit në gjyq At Mëshkalla tha: “Ju më dënoni sa të doni,
mbasi mue nuk keni shka më bani, unë prap se prap do të dal, sepse ju shpejt
keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hangër, e aty asht fund i juej! Feja e
Krishtit nuk mbaron kurrë!”
At Pjeter Mëshkalla ia
mbërrijti asaj ditë që pat profetizue ma parë. Ai pa me sy shka paralajmëroi. Diktatorët me të
vërtetë hangrën kokat e njeni tjetrit dhe këtij nuk patën shka me i ba. Ai dhe
Ideali i Tij Fitoi !
Duhej luftue deri në zhdukje botkuptimi fetar me luftë
kunder institucioneve fetare që ruenin Fenë në zemren dhe mendjen e Popullit. Me
këte detyrë merrej direkt Ramiz Alia dhe servilët e tij Xhemal Dini, Musa
Kraja, Jovan Vujoshi, Jup Kastrati, etj.
SEKSIONI KATOLIK në Degen e Mbrendshme në Shkoder, jep orjentimet per
zhvillimin e këtij “Revolucioni Ideologjik” Fillojnë arrestimet e pushkatimet
barbare...
Eksperienca e viteve 1944 – 48 në Shkoder, kur ishin në qytet 26 BURGJE dhe HETUESI, ku
masakrohej inteligjenca dhe Populli Heroik i Shkodres, filloi me dhunimin e
Kanuneve dhe objekteve të kultit:
Dhunohet Opera e “Skenderbeut”, me zhdukjen e
kompozitorit Prenkë Jakova.
1968: Dhunohet
“Kanuni i Skenderbeut” me dënimin me vdekje të Don Frano Illisë.
Dhunohet në Kuvendin e Françeskanëve Troshan, vepra e
artit, pikturë me vaj per Gjergj Kastriotin, e cila, vidhet nga Galeria e
Arteve në Tiranë, me leje nga shteti.
Shfarosen bibliotekat e klerikëve dhe veprat e artit nder
Kishat Katolike të Shqipnisë...
***
KUSH NË EUROPË KA BA ATE QË BANE DY MONSTRAT TONA DHE
SOT, ATA TERRORISTË VAZHDOJNË ME KENË “HERONJË TË POPULLIT SHQIPTAR ?!
PRILL 1967: Me porosi
të KQ të PPSh dhe të terroristit E. Hoxha, tek Dosja 2291 Arkivi i Ministrisë
së Mbrendshme, prokurori i pergjthshëm Lefter Goga, urdhnon:.. “Hetuesit mund të
përdorin torturat më shnjerëzore deri në vdekje të burgosurëve, pa asnjë
përgjegjësi penale ndaj të pandehurëve që mund të vdesin në duart e tyre në
hetuesi.” Dhe, jo nder pak hetuesi u aplikue kjo shkresë antinjerzore.
Vetem nga viti 1967 – 1990 u pushkatuen dhe u mbyten në
tortura:
1.
Imzot
Ernesto Çoba (8 Janar 1980) 2. Don Zef Bici (8 Maji 1968)
2.
Don Mark
Dushi (8 Maji 1968) 4. Don Marin Shkurti (1 Prill 1969)
5. Don Shtjefen
Kurti (20 Shtator 1971) 6. Don Anton Doçi (1973)
7. Don Mikel
Beltoja (10 Shkurt 1974) 8. Don
Prek Nikçi (15 Mars 1974)
9. Don Mark Hasi
(11 Shtator 1981) 10. Don Lazer Jubani (29 Korrik 1982)
11. Don Lec
Sahatçija (4 Prill 1986) 12.
Don Nikoll Gjini (1987)
13. Imzot Lazer
Sheldija (10 Shtator 1988) 14. Don
Pjeter Gruda (13 Janar 1989)
Burgosën, torturohen dhe u dënuen me shumë vite burg e punë
të detyrueshme:
1.
At Pjeter
Mëshkalla, 25 vjetë burg; 2. Don
Mikel Koliqi 38 vjetë;
3.
Don Nikoll
Mazrreku 37 vjetë; 4. At
Zef Pllumbi 28 vjetë;
5.
Don Simon
Jubani 26 vjetë; 6.
At Gegë Lumaj 20 vjetë;
7.
At Gjergj Vata
10 vjetë si pasuesit... 8. Don
Frano Illija;
9.
Don Ndoc
Sahatçija;
10. Don Nikoll Troshani;
11.
Don Zef
Simoni;
12. Don Kolec Toni;
13.
Don Ndre
Krroqi; 14. At Anton Luli;
15.
Don Ndoc
Ndoja;
16. Don Gjergj Simoni;
17.
Don Marjan
Arta;
18. Fra Gasper Jubani;
19.
At
Ferdinand Pali; 20. At
Aleks Baqli;
21.
At Leon
Kabashi;
22. Don Martin Trushi;
23.
Don Nikoll
Pergjini interrnohet.
Arrestohet kangtari Lukë Kaçaj; perkthyesit Prof. Nikoll
Dakaj e Prof. Mark Dema, shkrimtarë,
artistë... Puntorë dhe besimtarë...E kushdo që mendohet Atdhetarë!
Tragjedia e Popullit Shqiptar vazhdon me mbi 120 varreza
të Rinisë vrame në kufinjë.
Vrasjet e 2 Prillit 1991 në Shkoder, tregojnë vazhdimsinë
deri tek Rin Monajka në Vjenë.
EUROPË, nuk të
lejon kanabis, korrupsioni dhe pasunimi i politikanëve me pa ma larg!
Hypni mbi germadhat e Shtëpijave të Luigj Gurakuqit, At
Gjergj Fishtës, Osman Kazazit dhe Kullave të Prekë Calit... E shihni, se
vazhdon me kenë e shkrueme...
25 PRILL 1993 Tek Monumenti i Gjergj KASTRIOTIT – SKENDERBEUT:
“Europa duhet t’ a dijë...
“Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe
Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...” Papa Gjon Pali II
(Sheshi Skenderbeu Tiranë).
Melbourne,
15 Dhjetor 2017.