2017-12-18

Dokumentet e CIA, ja si dështonin operacionet për lëshimin e agjentëve me parashuta në Shqipëri, Sigurimi i Shtetit dërgonte spiunë në OKB



CIA ka dhënë detaje mbi disa operacione për të lëshuar agjentë sekretë me parashuta. Mirëpo në një rast operacioni dështoi totalisht, pasi agjentët nuk ranë sipas planit. Nga ana tjetër, tregohet se si Sigurimi i Shtetit kishte futur spiunë në OKB.

23 nëntor 1951

Raport i detajuar operacioni infiltrimi

Për arsye të nervozizmit të lartë të shfaqur nga agjenti T5 para lëshimit, ka mundësi që të mos ketë marrë rrahjen në shpatull (sinjalin e hedhjes) para daljes nga avioni, edhe pse T5 insiston se është goditur nga shpërndarësi. Ndryshimi i planeve të grumbullimit gjatë udhëtimit për në vendin e lëshimit është diçka e vështirë për të kuptuar dhe kjo bëri që T5 të mendonte se po braktisej qëllimisht nga grupi. Pas lëshimit agjentët ishin aq të shpërndarë sa nuk u shërbeu as trajnimi i tyre për grumbullimin me anë të sinjaleve të zërit. Taktikat e rigrupimit kanë funksionuar me grupe të tjera kur ato kanë rënë në distancë të mbulueshme nga dëgjimi. T1 dhe pjesa tjetër e grupit kishin urdhër të vendosnin sa më shpejt komunikimet radio dhe nuk është e mundur që ato të kenë menduar të braktisin T5, veçanërisht kur vareshin prej tij për mbështetje. T1, 2 e 3 e njihnin mirë zonën dhe besonin se do të gjenin së shpejti T5, por ky gabim gjykimi ndodh shpesh dhe një plan i parapërgatitur është shumë më mirë sesa përpjekja për të gjetur njëri-tjetrin me shans.

Përplasja me jugosllavët

Tre të shtëna pushke të dëgjuara nga T5 mund të kenë qenë pistoleta e përdorur nga grupi për grumbullim, në rast urgjence. T5 pati disa përplasje me patrullat jugosllave dhe ka vrarë disa ushtarë jugosllavë, e në një rast një informator civil. Autoritetet jugosllave nuk kanë dyshime se T5 është një agjent i besueshëm shqiptar me mision të CIA. Por veprimet e T5 në Jugosllavi tregojnë një urrejtje të madhe të tij për Titon dhe kjo mund të ndikojë te informacionet e kaluara te ne mbi Jugosllavinë. Më 16 gusht 1951, T5 u nis me avionin drejt zonës së lëshimit, por raportonte disa detaje që mund të hedhin dritë mbi mungesën e organizimit të operacionit. T5 raporton se u ndje i trullosur sapo u hap dera e avionit dhe kjo nuk u shkaktua vetëm ngaqë shikonte jashtë por ngaqë dalloi disa shenja të dukshme zjarri që lëshoheshin drejt avionit. Agjenti T1 bëri dy ndryshime të instruksioneve gjatë rrugës, në lidhje me vendin dhe kohën e lëshimit. T5 raporton se ndryshimi i vendit të takimit iu tregua vetë agjentëve T1, 2 e 3. T1 instruktoi T2 e T3 që nëse nuk takoheshin në lëshim, ta gjenin njëri-tjetrin me anë të miqve që njihnin në zonë, kurse T5 nuk u përfshi në këtë plan, në një kohë që ai nuk e njihte zonën.

Kur iu dha sinjali i përgatitjes, T5 u pozicionua pranë derës së avionit, dhe do të lëshohej kur të merrte sinjalin e rrahjes në shpatull. Sapo e ndjeu atë T5 doli nga avioni dhe hapi parashutën. Ai thotë se u habit kur gjeti tokën e pjerrët me rreth 20-30 gradë, teksa parashuta e përfshiu dhe e bëri të rrokullisej poshtë dishezës. T5 nuk e njihte zonën por u mundua të qëndronte disa kilometra pranë zonës së lëshimit me shpresën për të rigjetur grupin e agjentëve të tjerë.

Takimi me banorët

Rreth shtatë ditë pasi u lëshua në Shqipëri T5 i foli në gruaje të vjetër në jë fshat për t’i kërkuar ushqim. Ajo e paralajmëroi se kishte patrulla pranë fshatit dhe se ishte e rrezikshme të shkonte në shtëpi me të. Ajo i dha më vonë ca bukë me djathë. Një ditë më vonë T5 mori drejtimin për në Jugosllavi. Rrugës hasi në disa fshatarë që e pyetën nëse ishte Liman Peposi. T5 u përgjigj fillimisht se ishte Peposi, por kur po dukej se nuk ishte Peposi, u tha se ishte njeriu i Peposit. Burri i vjetër i tha nuk kishin dëgjuar prej kohësh për të dhe vrisnin mendjen ç’ishte bërë me të.

Përplasja me grekët

Dy ditë para se T5 të arrinte në kufirin me Jugosllavinë, hasi tre patrulla në drejtim të tij, të cilat pasi morën pozicionet, hapën zjarr kundër tij. Uniformat e tyre ngjanin me ato të ushtarëve grekë. Pas rreth një orë përpjekje ai arriti të çante rrethimin. Më 30 gusht T5 kaloi në Jugosllavi dhe takoi një burrë të vjetër në zonën e ndaluar të kufirit. Burri i vjetër i tha se Gostivari ishte gjashtë orë larg nga juglindja. T5 eci për disa ditë por në vend të vazhdonte në drejtim të Greqisë, shkoi në fshatin e tij, Gjilan të Kosovës, ku ishte i sigurt se do të merrte ushqim dhe strehim. Më tej ai vizitoi fshatin e Kabashit ku vizitoi shtëpinë e Xhemal Hazizit. Ata fillimisht kishin frikë ta strehonin T5, por e pranuan me kusht që fëmijët e tyre të mos dinin për prezencën e tij. Pesë ditë pasi kishte ardhur në Kabash T5 i tha Selmanit të sillte kunatin e tij Rexhep Tërpeza, i cili është kryetari i komunës së Tërpezës. Pasi erdhi ai tha se shqiptarët e Kosovës ishin anti-titoistë dhe dëshironin fuqimisht bashkimin me Shqipërinë, qoftë edhe nën regjimin e Hoxhës. Sipas tij kosovarët mendonin se nëse bashkoheshin me Shqipërinë ata do të kishin mundësi të vepronin më shumë kundër regjimit të Hoxhës. Terpeza informoi gjithashtu T5 se kosovarët janë konfuzë me afrimin aktual në marrëdhëniet Jugosllavi-SHBA. Ata nuk e kuptojnë përse SHBA ndihmon Titon, i cili pretendon se është komunist. Kosovarët kanë parë shumë produkte amerikanë, edhe pse ato shiten me anë të kooperativave. Terpeza the se vetëm një pjesë e vogël shiten në tregun e lirë dhe kjo ndodh në qytetet e mëdha ku ka amerikanë. Terpeza tha se shqiptarët që largoheshin në Jugosllavi viheshin në punë në ndërtimin e rrugëve dhe në disa raste ato dërgoheshin si klandestinë ne Shqipëri për llogari të shërbimeve sekrete UDB. Ai tha se edhe një grup britanik kishte ardhur në Jugosllavi nga Shqipëria. Atyre u ishte thënë të largoheshin në Jugosllavi në rast nevoje, pasi jugosllavët do të siguronin lirimin e tyre. Por pasi u vunë në punë në riparimin e rrugëve disa prej tyre u larguan përsëri për në Shqipëri me shpresë të arrinin në Greqi.

T5 mësoi prej tij se jugosllavët kishin një kamp për refugjatët shqiptarë në Vuçiterna. Aty shqiptarët ndaheshin në dy kategori: ata që viheshin në punë dhe ato që merrnin ushqim dhe strehim pa punuar. Ai nuk dinte arsyet e kësaj ndarjeje. Terpeza tha se kishte aktivitete rezistence në zonat e Jakovës e Rugovës, por nuk dinte më shumë. Ai tha se Hasan Alia nga Remniku kërkohet nga forcat qeveritare që prej vitit 1944. Ai mund të ketë dalë në mal dhe mund të jetë aktiv me grupet e sipërpërmendura të rezistencës. Kur arriti në Greqi T5 u mor në pyetje nga një oficer grekpër rreth tre-katër orë, ku T5 tregoi detaje të aktivitetit të tij në Shqipëri dhe Jugosllavi.

Komentet

Meqenëse T5 nuk i gjeti dot shokët e tij të lëshimit, ai mendon se është braktisur nga tre anëtarë të grupit, të cilët ndryshuan vendin e takimit dhe nuk e përfshinë në planin e ri. Sipas një memorandumi të 17 prillit 1951, Liman Peposi dhe Tahir Vata janë rekrutuar nga CIA në prill 1951. Rekomanduesi i tyre ka qenë Muharrem Bajraktari. Ministria e Brendshme ka raportuar se agjenti T6 është vrarë prej tyre. Sipas edicionit të qershorit 1951 të gazetës Atdheu, Hasan Kabashi është vrarë gjatë përpjekjeve me komunistët jugosllavë më 15 tetor 1951. Atdheu është organ i partisë së Legalitetit. Duket se personi me të cilin janë takuar T2 e T3 në Kastoria, është Tahir Ademi.

Departamenti i Drejtësisë

29 dhjetor 1969

Më 13 gusht 1967 një burim që ka dhënë informacione të besueshme në të kaluarën, sinjalizoi se Kozma Moja, sekretari i dytë i delegacionit shqiptar në Kombet e Bashkuara, kishte pranuar fshehurazi se ishte anëtar i Sigurimit. Më 14 dhjetor 1969, i njëjti burim raportonte se kohët e fundit Kozma Moja kishte shprehur interes dhe kishte komentuar si më poshtë:

Djali 7-vjeçar i Kozma Mojës u kthye në Shqipëri më 5 dhjetor 1969 për të vazhduar shkollën në Tiranë, ku do të qëndrojë me të afërmit. Ai e kishte dërguar të birin në Shqipëri pasi nuk aprovonte që ai të shkollohej në Shtetet e Bashkuara apo në shkollat e OKB në Nju Jork. Moja është shumë i afërt me djalin e tij dhe ndjehet i vetmuar tani që ai është larguar. I biri i Mojës u kthye në Shqipëri bashkë me delegacionin që mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Grupi fluturoi me avion nga Nju Jorku në Romë, ku pritën për dy ditë avionin e Alitalia për të shkuar në Shqipëri. Kjo linjë ka vetëm një fluturim në javë për në Shqipëri.

Përplasjet për Vatrën

Vincent/Marko nga Connecticut, SHBA, duhet të kishte qenë në aeroportin e Tiranës ditën kur djali i Mojës mbërrinte. Marko është kthyer tashmë nga Shqipëria por Moja nuk e ka takuar.

Moja komentonte se e dinte se çfarë kishte ndodhur gjatë dy darkave të dhëna nga organizata Vatra në 28-29 nëntor 1969, në hotelin e Nju Jorkut, por ishte më i interesuar në atë që ishte zhvilluar gjatë seminareve të Vatrës në atë fundjavë. Moja tha se kishte dëgjuar gjatë seminareve se kishte opozicion, kritika dhe protesta ndaj faktit se elementë politikë u jepej e drejta të flisnin. Ai vazhdoi duke thënë se disa njerëz po akuzonin të tjerë se po e kthenin Vartën në një organizatë politike, dhe se të dy ... Unicos dhe Antony Athanas, presidentët e vatra në vitet 196...e 1963 e kundërshtonin një lëvizje të tillë dhe ishin kritikuar për lejimin e elementëve si ... Kuliqi, kreun e Bllokut Indipendent, dhe Hasan Dosin, kreun e Ballit Kombëtar, të flisnin në seminaret e saj. Moja tha se kishte lexuar gazetën Dielli, por asgjë nuk thuhej në të për seminaret.

Ndarja e emigrantëve

Burimi raportonte se federata mbarëshqiptare e Amerikës e njeh Vatrën si një organizatë të shqiptarëve të vjetër amerikanë dhe grup anti-komunist, me gazetën e përjavshme Dielli. Burimi identifikonte Bllokun Indipendent si një organizatë të shqiptarëve në emigracion, kryesisht të atyre katolikë. Burimi raportonte se Balli Kombëtar është gjithashtu organizatë e shqiptarëve në emigracion. Moja ishte i interesuar të dinte mbi grupet që marrin pjesë në Komitetin e Shqipërisë së Lirë, dhe gjithashtu donte të dinte nëse Departamenti i Shtetit i dërgonte urimet e përvitshme Komitetit. Moja komentoi se kishte dëgjuar se folësi kryesor i eventit kishte kritikuar qeverinë shqiptare dhe komunizmin, prandaj MOja po hetonte përse ishte zgjedhur një folës i tillë. Ai tha se Buzi nuk e dinte për çfarë po fliste, dhe se Shqipëria kishte anulluar të gjitha taksat dhe ishte vendi i parë në botë që e bënte këtë. Më tej ai tha se Shqipqëria kishte ulur çmimet e ushqimeve dhe veshjeve. Moja kishte thënë se donte të dinte më shumë për grupin e arbëreshëve që erdhën në Nju Jork për të marrë pjesë në celebrimet e organizuar nga Vatra më 28-29 nëntor 1969, duke përfshirë numrin e njerëzve në delegacion dhe kush paguante kostot e udhëtimit, ushqimin etj. Ai tha se vetë Vatra nuk kishte shumë para, prandaj donte të dinte kush i kishte sponsorizuar festimet. Prandaj ai donte të dinte çfarë kishte ndodhur gjatë udhëtimit në Uashington të presidentit të Vatrës, Vasil Gjermani, pasi udhëtimi ishte kryer vetëm disa ditë para ardhjes së arbëreshëve në SHBA. Moja shprehu habinë e tij dhe kënaqësinë që mësoi se në festimet e Vatrës nuk kishte dorë qeveria e SHBA, në nivel shtetëror apo lokal. Ai mendonte se Vatra është një organizatë politike pasi anëtarët e saj ndjekin linjën politike të administratës Nixon. Burimi ynë raporton se Arbëreshët janë pasardhës të shqiptarëve të larguar drejt Italisë që prej vdekjes së Skënderbeut në shekullin e 15-të dhe që kanë ruajtur prej atëherë traditat dhe koloninë e tyre.

Roli i Ernest Koliqit

Moja tha se Ernest Koliqi, kreu i Bllokut Indipendent, erdhi nga Italia për të marrë pjesë në festimet e Vatrës, dhe ishte ende në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me përfaqësues të Bllokut Indipendent në SHBA. Ai besonte se vizita e Maliqit kishte domethënie politike. Moja tha se dyshonte se qeveria e SHBA i kishte dhënë dorë të lirë Vatikanit për të drejtuar aktivitetet e grupeve shqiptare në Itali dhe se dark e Vatrës ishte vetëm fillimi i tyre. Ai tha më tej se Shqipëria do t’i japë vizë të gjithë atyre që duan ta vizitojnë. Ai këshilloi se janë dhënë tashmë disa viza për amerikanët dhe shpejt do të jepen të tjera. Moja ishte i interesuar të dinte vendndodhjen e Xhine Pipa dhe vëllait të saj, si dhe mënyrën e largimit të saj nga Shqipëria drejt Jugosllavisë dhe ata që e kishin ndihmuar për t’u arratisur. Burimi informon se Akshi Pipa është një prej intelektualëve të njohur në Shqipëri dhe që është mbajtur në një kamp përqendrimi për shumë vjet për arsye të kundërshtimit ndaj komunizmit. Ai erdhi në SHBA rreth 10-12 vjet më parë dhe punon si profesor në një shkollë apo universitet

1 prill 1953

Më poshtë kemi tekstin e pamfleteve të propagandës të aprovuar nga selia kryesore. Vonesat në kompletimin e tyre mund të shpjegohet me heshtjen e disa elementëve brenda degës, që nuk i shihnin ato në mënyrë favorizuese. Sektorë të ndryshëm të misionit kanë pasur mendime të ndryshme në stilin e veprimit apo në bashkimin në një, të të gjithë operacioneve.

Teksti

Pakti Turko-Greko-Jugosllav lajm i mirë për Shqipërinë

Që të qëndrojë në fuqi, Enver Hoxha me këlyshët e tij e dinë se populli duhet të mbahet në gjendje frike e në gjendje pasigurie. Prandaj mundohen t’i mbushin mendjen popullit se rënia e tyre do të sillte edhe copëtimin e atdheut tonë të dashtun. Ata bajnë çmos për të bindur gjithë botën se fqinjët e Shqipërisë kërkojnë dhunojnë kufijtë tanë, të aneksojnë tokat tona dhe të shuajnë kulturën tonë. Duan të bëjnë që populli të besojë se rënia e tyre do të ishte vdekja e Shqipërisë. Por kjo është një gënjeshtër me bisht. Ndodhja e tyre në pushtet nuk i ka sjellë veçse mjerim popullit tonë dhe është pengesa e vërtetë që populli ynë të përfitojë nga paqja. Kohët e fundit o bashkëatdhetarë, gënjeshtrat e tyne janë shtue edhe më tepër. Ata përpiqen të ç’vlerësojnë rëndësinë e paktit turko-greko-jugosllav, duke e kritikue ashpërsisht. Ata duan që të besoni se ky pakt është humbja e Shqipnisë dhe se qëndrimi i tyne është i vetmi shpëtim për Atdheun tonë. Motra e vllazën shqiptarë! S’ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Pakti ballkanik i nënshkruar nga Turqia, Greqia e Jugosllavia në Ankara më 28 shkurt 1953 është në realitet një garanci më shumë nga ana e fqinjëve të Shqipërisë për të respektuar pavarësinë e Shqipërisë dhe integritetin e kufijve tona kombëtare. Le ta shqyrtojmë me urtësi e vërejtje këtë çështje.

Fqinjët

Tre fqinjët tanë megjithë mosmarrëveshjet e tyre, e kuptuan ma së fundmi se ata duhet të jenë të bashkuem që të mund të mbrohen nga një agresion rus. Solidarësia e këtyre tre shteteve u shton shpresën atyre kombeve fqinj që ndodhen nën zgjedhën e kuqe. Duke mbajtur e duke mbrojtur identitetin e tyre vetjak, ata u hapin shteg miqve të tyre të shtypur për të thye prangat e skllavërisë që i mbajnë të lidhur, dhe të krijojnë një mburoje kombesh të fortë që mund t’i tërheqin me vete. Marrëveshjet tregtare mes vendeve sjellim përfitime materiale për të gjithë, kondita më të mira jetese, më tepër ushqim dhe më tepër punë. Bashkëatdhetarë, pakti midis Greqisë, Turqisë dhe Jugosllavisë ka pasur efekte shumë të mira për udhëheqësit e Perëndimit të Lirë. Ata pranojnë se ky pakt është një provë pozitive se vendet ballkanike janë bashkue dhe do të bashkohen miqësisht, për të mbrojtur identitetin e tyre kombëtar e për të mbajtur larg skllavëruesit ambiciozë. Motra e vëllezër shqiptarë! Mos u mashtroni nga shërbëtorët që kanë për qëllim vetëm t’i shërbejnë padronëve të Moskës, dhe t’i zgjasin jetën pushtetit të tyre. Pakti i miqësisë i nënshkruar nga Greqia, Jugosllavia e Turqia është i mirë për shqiptarët liridashës. Ai është hapi i parë i krijimit të një atmosfere në të cilën mund të vendoset liria e Shqipërisë.

Vdekje komunizmit! Liri Shqipnisë!

Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”

Për liri! Për Shqipëri! Për flamurin kuq e zi!


***
Dokumentet e CIA, ja si u prishën marrëdhëniet me rusët dhe nisi bashkëpunimi me Kinën, dhjetra agjentë u futën në Shqipëri për rrëzimin e Hoxhës


Plot 93 agjentë të rekrutuar nga CIA kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë tentativave për rrëzimin e regjimit komunist në vitet ’50-’51. Bëhet fjalë për shqiptarë që u rekrutuan nga amerikanët dhe u dërguan me misione speciale, por që shumica e tyre dështuan. Në një dokument të deklasifikuar nga CIA, tregohet numri i agjentëve të dërguar në vendin tonë, ku dhe nga ana tjetër jepen detaje se si një pjesë u vranë nga Sigurimi i Shtetit. Nga ana tjetër, jepen dhe detaje mbi prishjet e marrëdhënieve me rusët dhe afrimin me Kinën.

5 maj 1961

Raport radio propaganda

Rritja e tensionimit mes Moskës dhe Shqipërisë

Që prej kongresit të shkurtit të partisë së punës të Shqipërisë po akumulohen shenjat e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve satelite sovietike. Në kongres Shqipëria u shpreh sfiduese ndaj tutelës sovjetike. Në prill, radio komuniste me bazë në Pragë “Oggi in Italia” publikoi artikullin e një gazete komuniste italiane, ku flitej për kritika direkte ndaj Shqipërisë nga një zëdhënës i lartë komunist. Gjatë dy muajve të fundit marrëdhëniet shqiptaro-polake po karakterizohen nga një antagonizëm gjithnjë e më i hapur. Ndërsa marrëdhëniet e Shqipërisë me BRSS kanë mbetur në dukje korrekte, por janë përkeqësuar nga përpjekjet e Rusisë për t’u afruar me armikun e hershëm të Shqipërisë, Jugosllavinë, si dhe nga propaganda favorizuese e sovjetikëve për një konferencë në Berlin, ku Shqipëria ishte e përjashtuar. Këto zhvillime po ndodhin në një sfond propagande dhe aktivitetesh që tregojnë për një marrëdhënie të ngushtë mes Tiranës dhe Pekinit.

Forcimi i lidhjeve komuniste mes Shqipërisë dhe Kinës

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën po bëhen gjithnjë e më të sjellshme që prej kongresit të katërt të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili përfundoi më 20 shkurt. Dy vendet po i japim mbulim favorizues zhvillimeve në Shqipëri dhe Kinë. Përveç kësaj Tirana në disa raste ka treguar simpatinë për Republikën Popullore të Kinës dhe pavarësinë nga Bashkimi Sovietik. Një prej shembujve ishte mungesa e delegacioneve nga Kina e Shqipëria në festën e pavarësisë së Senegalit, ku Kina protestonte ndaj prezencës së një lideri nacionalist kinez, në një kohë kur sovietikët kishin dërguar një delegacion të gjerë, bashkë me përfaqësues nga vende të tjera satelite sovjetike.

Marrëveshja e ndihmës dhe e tregtia me Kinën

Ngjarja kryesore në marrëdhëniet shqiptaro-kineze që prej kongresit të partisë, është marrëveshja tregtare e nënshkruar në prill, e cila ka si qëllim forcimin e Shqipërisë ndaj presionit sovjetik, çka dukej qartë nga propaganda që iu bë nga të dyja palët. Deklarata e lëshuar në përfundim të bisedimeve ekonomike, e përshkruar si një pakt i sinqertë i paprecedentë, thoshte se Kina pranonte të jepte një kredi prej 112 milionë rubla për financimin e 25 komplekseve industriale dhe të mjeteve bujqësor, fusha për të cilat kishte qenë esenciale asistenca sovjetike në të kaluarën. Çdo fazë e negociatave deri në arritjen e marrëveshjes finale, u shoqërua me shfaqje të miqësisë dypalëshe. Më 14 mars delegacioni shqiptar erdhi në Pekin me zëvendës-kryetar Pupo Shyti (në këtë pikë, as Pekini e as Tirana nuk kishin njoftuar emrin e kreut të delegacionit, i cili nuk kishte ardhur ende). Një banket u dha në nder të delegacionit, ku folësit kinezë lavdëruan Enver Hoxhën dhe deklaruan se Shqipëria mbështeste të njëjtat parime dhe politika kryesore të Republikës së Kinës. Ardhja më vonë e kreut të delegacionit shqiptar Abdyl Kellezi , pas një muaji, u dha atyre në tjetër mundësi të deklaronin mbëshetjen reciproke. Zëvendës-kryeministri kinez Li Sien Nien deklaroi: Çdo provokim kundër Shqipërisë është një provokim kundër të gjithë vendeve socialiste dhe kundër popullit kinez.

Deklarimet në media

Mbyllja e protokolleve ekonomike solli dhe demonstrata mirënjohjeje, ndërsa radio Tirana deklaronte: Populli kinez, partia e qeveria e tyre po japin një kontribut të vlefshëm në ruajtjen e pastërtisë së marksizëm-leninizmit kundrejt sulmeve të egra të disa elementeve devijues, të revizionistëve modernë me në krye Beogradin. Transmetimi i thurrte lavde Mao Ce Dunit dhe bënte thirrje për marrëdhënie më të afërta.

Takimi i Paktit të Varshavës

Marrëdhënia e ngushtë mes vendeve u demonstrua edhe pas takimit të Paktit të Varshavës në Moskë, që përfundoi më 30 mars. Delegacioni shqiptar aty përbëhej nga zyrtarë të një niveli shumë të ulët, të cilët u larguan menjëherë pas mbylljes së takimit. Delegacioni drejtohej nga Behar Shtylla dhe përfshinte dhe Abdyl Kellezin, i cili më vonë do të shkonte në Pekin si drejtues i delegacionit shqiptar në Pekin. Raportimet e mediave jugosllave pretendonin se mes temave të diskutuara në Moskë ishte dhe ajo e sjelljes rebele të Tiranës dhe masat që duhet të merreshin për këtë. Më 3 prill Tirana njoftoi se Shehu kishte pritur ambasadorin kinez Lo Shi Kao në të njëjtën ditë, për një diskutim mbi disa tema të pacaktuara, duke treguar se Shqipëria e Kina po qëndronin në kontakt mbi çështjen.



Kongresi i sindikatave shqiptare

Temat e qarta pro-kineze u dalluan në kongresin e pestë të partisë që u hap më 24 prill. Folësit kryesorë Marko e Nushi iu referuan në mënyrë të veçantë Bashkimit Sovietik dhe Kinës, dhe sipas transmetimeve të Radio Tiranës fjalimet për sindikatat e punës zinin vetëm një pjesë të vogël të diskutimeve. Ata sulmuan revizionizmin dhe imperializmin, duke lavdëruar unitetin e partisë me liderin Enver Hoxha, dhe në kundërshtim me linjën sovjetike të politikës së jashtme, Shqipëria mohoi mundësinë e tranzicionit paqësor drejt socializmit. Në një gjuhë të ngjashme me atë të Pekinit, shqiptarët insistonin për revolucionin e dhunshëm. Sekretari i komitetit qendror të partisë Rita Marko tha: “A mund të besohet se imperializmi, duke kërkuar një balancim forcash, të heqë dorë vullnetarisht nga interesat e tij në favor të socializmit? Vetëm revizionistët modernë dhe disa langoj të imperializmit, përpiqen të bindin popullin punëtor për një integrim paqësor të kapitalizmit në socializëm, në mënyrë që populli të vuajë për socializmin dhe të mos e arrijë kurrë. Jo, shokë. Paqja, liria e socializmi nuk mund të arrihen duarlidhur. Ato nuk vijnë si një dhuratë, por ato fitohen me luftë, përpjekje dhe aktivitet të organizuar revolucionar.”

Lëvizjet drejt izolimit të Tiranës në Evropën komuniste

Partia e Punës së Shqipërisë nuk është kritikuar ashpër nga një zëdhënës i bllokut komunist, por nga një prej komunistëve të njohur të Perëndimit, italianit Palmiro Togliatti. Në një artikull me titull “Një politikë e shtrembëruar”, jugosllavët përmblidhnin kritikën e Togliatti, në këtë formë: “Pas deklaratës së Ualter Ulbticht mbi dogmatismin dhe sektarianizmin e liderëve shqiptarë në konferencën e partive komuniste në Moskë, tani vjen një artikull nga Palmiro Togliatti ku deklarohet se në Shqipëri “çështjet jetësore deh diskutimet brenda partisë trajtohen në një mënyrë që për ne është e gabuar dhe e rrezikshme”. Artikulli i Togliatti u botua në revistën italiane Rinascita në prill 1961, dhe është transmetuar nga radio Çekosllovake në 1 prill 1961. Në artikull Togliatti deklaron: “Kështu ne mësuam nga shokët që morën pjesë në kongresin e fundit të partisë shqiptare se çështjet e jetës së brendshme të partisë trajtoheshin në një mënyrë që ne na duket e gabuar dhe e rrezikshme. Ne e thamë mendimin tonë por përgjegjësia për korrektimin nuk qëndron te ne”. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Poloninë kanë marrë një kthesë nga përkeqësimi që prej mbështetjes së fuqishme sovjetike të sekretarit të partisë komuniste polake Roman Novak, dhe kritikave të tij ndaj kongresit të partisë komuniste shqiptare. Pas zhvillimit ambasadori polak në Tiranë është larguar dhe as nuk është kthyer as nuk është zëvendësuar. Shqipëria është i vetmi vend i bllokut komunist që nuk i dërgoi mesazh zyrtar presidentit polak Cirankievic për 50 vjetorin.

Prill 1951

Raport i përmuajshëm i operacioneve

Është kryer në 7 prill një takim i oficerëve kryesorë të operacionit shqiptar në Gjermani, i thirrur nga kreu i degës britanike, për eksplorimin e rrugëve të reja të veprimit në Shqipëri, për të ardhmen e afërt. Planifikimet aktuale tregojnë se operacionet e këtij viti do të jenë më të gjera sesa planet origjinale të infiltrimit të tetë apo dhjetë grupeve me nga katër agjentë, plus grupe të tjera më të vogla për misione speciale. Plani i përgjithshëm i infiltrimit të agjentëve shqiptarë nga kufiri grek është pranuar nga britanikët, grekët dhe përfaqësuesit e degës OPC të CIA. Sipas këtij vendimi, lideri shqiptar me emër Hamit Matjani, i cili ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në Greqi dhe Shqipëri, është zgjedhur për të formuar disa grupe që do të infiltrohen nga Greqia për detyra të veçanta, pas diskutimeve me Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë.

Dy nga tre anëtarët e grupit Dibra të lëshuar në Shqipëri më 11 nëntor 1950, për të cilët nuk kishte pasur të dhëna më parë, kontaktuan me letër me Kompaninë e Gardës në Gjermani duke treguar se ndodheshin në Jugosllavi dhe kërkonin asistencë për të mbijetuar. Grupi prej dy njerëzish, të trajnuar në Greqi, që po qëndronte në pritje prej 17 prillit, do të lëshohet në Shqipëri me një fluturim të fshehtë. Misioni i tyre është vendosja e kontakteve me grupin e vendosur në Kukës që prej 11 nëntorit 1950, ndërsa mision i dytë është mbledhja e informacioneve operacionale për gjendjen ne Shqipëri. Megjithëse kemi kaluar dy herë me avion mbi zonën e përcaktuar gjatë javës së 22 prillit, kushtet e motit nuk na kanë lejuar lëshimin.

Trajnimet në Gjermani

Grupet e vlerësimit të CIA kanë analizuar më shumë se 200 individë në Kompaninë e Gardës në Gjermani dhe kanë zgjedhur 66 prej tyre si më të kualifikuar për operacione. Strukturat ekzistuese për trajnimin e agjentëve në Gjermani janë tashmë, pas kompletimit të trajnimit për agjentët bullgarë, të gatshme për stërvitjen e agjentëve shqiptarë. Trajnimi i operatorëve radio do të bëhet në kohë për të furnizuar operacionet e fundit të verës. Kontraktorët tanë kanë marrë një tjetër qendër stërvitjeje në Gjermani, përveç asaj në Hambuechen dhe është më efektive sesa qendra jonë e parë atje. Kampi i refugjatëve shqiptarë në Lavrion në Greqi është analizuar nga Partia e Legalitetit dhe është hartuar një listë prej 117 shqiptarësh që mund të shërbejnë si agjentë, të cilët aktualisht po u zbardhen të dhënat nga grupet e sigurisë. Një broshurë në lidhje me episodin e bombës është hartuar në Londër prej 8 prillit, por nuk është lëshuar mbi Shqipëri për arsye të masës së ndalimit të vendosur nga Departamenti i Shtetit. Por gjithsesi misioni i furnizimit u lejua të lëshonte 50.000 kopje të kësaj broshure në disa lokalitete si instrument mashtrimi. 500.000 kopje të broshurës që njofton nisjen e transmetimeve klandestine radio kanë mbërritur në Athinë, duke u bërë në total 1.500.000 broshura që do të shpërndahen me heqjen masës së ndalimit në 3 qershor 1951.

Transmetimet radio

Mjeti detar me stacion e radios klandestine ka krijuar bazën e tij në Patras të Greqisë dhe një oficer ndërlidhjeje mes detit dhe tokës do të shkojë në Patras në maj. Nisja e transmetimeve besohet të nisë rreth 15 majit, pasi është penguar nga vështirësitë teknike dhe të personelit. Ndërkohë po kryhet riparime në pajisjet e telegramit të dëmtuara gjatë kalimit të oqeanit. Mbledhja e stafit të propagandës po përfundon në Greqi dhe pritet të arrijnë në vend redaktori i propagandës dhe një tjetër teknik radio. Tekstet që do të transmetohen dërgohen fillimisht në Uashington. Dega e propagandës në Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë po rrit prodhimin e saj dhe materiali i kalon nevojat e përmuajshme prej 500.000 broshurash. Përveç kësaj Komiteti po prodhon material të bollshëm edhe për gazetën e Komitetit që botohet në Nju Jork.

Aktivitetet politike ende nuk janë zgjidhur problemet e brendshme politike mes grupeve të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, megjithëse ai vazhdon të funksionojë si një njësi duke dhënë mbështetje të konsiderueshme me juntën e tij ushtarake dhe me degën e propagandës.

Dy numrat e prillit të gazetës së Komitetit u botuan në kohë. Said Kryeziu, anëtar i kryesisë së Komitetit për Shqipërinë e Lirë (NCFA) dhe drejtues i Partisë Agrare, i cili ka vizituar Kompaninë e Gardës në Gjermani, pritet të jetë në SHBA më 10 maj, në një vizitë që ka si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes tij dhe anëtarëve të tjerë të NCFA`

1951-1952

Memorandum

Përshkrim i projektit dhe zhvillimeve të tij në Shqipëri

Objektivi i projektit OBHUNT është infiltrimi i agjentëve në Shqipëri me qëllim krijimin e rrjeteve të rezistencës, bazave të sigurta dhe inteligjencës operative. Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë po reklamohet si sponsor i këtyre operacioneve dhe objektivi final i tyre është krijimi i një bërthame force sulmuese dhe drejtuese për popullatën, kundër regjimit aktual në kohën e duhur. Një nga asetet kryesore të projektit është grupi prej 25 shqiptarësh të stërvitur që mbahen në Athinë, por me vlerë konsiderohen dhe elementë të tjerë në Kampin grek të Lavrionit, të cilët përbëjnë material premtues me anë të refugjatëve që vijnë aty nga Shqipëria herë pas here. Një tjetër aset, me më pak vlerë është Kompania shqiptare e Gardës në Honenbrun në Gjermani, me rreth 4000 anëtarë, ato mund të përdoren nga CIA në rast nevoje për një forcë të armatosur, për veprim aktiv kundër regjimit komunist.

Zhvillimet

Që prej 11 nëntorit 1950 kur agjentët e parë u lëshuan në Shqipëri nga ajri, operacionet tona kanë pasur këto rezultate: 21 grupe janë në veprim me 93 agjentë të infiltruar në vend. 63 prej tyre kanë dalë përsëri nga Shqipëria, prej të cilëve 5 kanë dezertuar në Jugosllavi. 4 agjentë janë kapur, 9 janë vrarë, dhe për 12 nuk dihet asgjë. Vetëm 2 agjentë janë aktiv në Shqipëri.

Në vitin e parë të operacioneve është përdorur një nivel i ulët agjentësh të rekrutuar nga Kompania e Gardës dhe ka pasur mangësi sigurie nga ana e anëtarëve të NCFA. Si rezultat gjatë vitit 1951, 4 agjentë janë kapur dhe 9 janë vrarë, dhe ne kemi anuluar stërvitjen dhe rekrutimin e agjentëve në Gjermani me dijeninë e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë. Kjo lëvizje pati sukses në vitin 1952, ku nuk kemi patur asnjë humbje në agjentë dhe është prodhuar një masë e konsiderueshme inteligjence. Grupet tona kanë kontaktuar me të njohur të tyre dhe kanë komunikuar me ne me anë të mesazheve në letër, duke konfirmuar se përpjekja e CIA po arrin pjekurinë e saj duke mbjellë idetë e rezistencës pasive dhe të mundësisë së çlirimit nga regjimi shtypës, në mendjen e popullatës.


*****

Mbi 13 mijë persona u rreshtuan krah CIA për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës, ja përplasjet mes Tiranës dhe Moskës për Jugosllavinë


CIA tentoi me qindra herë të rrëzonte regjimin komunist të Enver Hoxhës, por dështoi. Megjithatë në një dokument të deklasifikuar së fundmi, tregohet se CIA kishte bërë për vete mbi 1.200 persona të rëndësishëm dhe rreth 12 mijë të tjerë, kryesisht shqiptarë të arratisur. Plani ishte që ata të përdoreshin kundër regjimit, por që nuk u arrit.

Përmbledhje e planeve operacionale

Natën e 7-8 shtatorit, grupi prej pesë personash FIG u ri-infiltrua në Shqipëri. Ata raportuan me radio se zona e hyrjes ishte e qetë. Një mision ajror furnizimi u krye natën e 19 shtatorit për bazën Apple/2, kryesisht për furnizim me bateri për radiot. Rreth 500 kg fletushka u lëshuan mbi Shqipëri si masë diversive. Përveç misionit të rifurnizimit të Apple/2, më 19 shtator u lëshua dhe një kontejner në zonën DZ ku raportohet se gjendet baza e Hil Shllakut, lideri i supozuar i forcës së rezistencës prej 35 000 njerëzish. Në një tentativë për të verifikuar pretendimet e bëra nga Genc Korça në lidhje me aktivitetet e Hil Shllakut, Korça është zhvendosur nga Roma në Athinë për marrje në pyetje. Në të njëjtën kohë po bëhen përpjekje për të kontaktuar më Zef Shllakun, i cili është larguar për në Jugosllavi bashkë me Korçën dhe me profesor Prenk Grudën, të cilët ndodhen në zonën britanike në Austri. Zef Shllaku dhe Gruda duhet të jenë të aftë të japin detaje të mëtejshme për aktivitetet e Hil Shllakut dhe mundësitë e tij të rezistencës.

4.Britanikët na kanë informuar se grupi i tyre është ri-infiltruar me sukses natën e 29 gushtit

Në lidhje me luftën psikologjike, grupet tona në Romë kanë raportuar se gjatë shtatorit janë mbajtur bisedime me Ali Këlcyrën dhe me Koço Mukon, liderët e Organizata e Ballit Kombëtar, që janë ndarë nga organizata bazë në fund të viteve 1950-të. Përpjekjet për t’i përfshirë ata në NCFA deri tani nuk kanë pasur sukses.

Gazetat

Anëtarët e komitetit ekzekutiv të NCFA që ishin të pakënaqur me tekstin e letrës së dërguar nga sekretari i shtetit në përgjigje të kërkesave sipas udhëzimeve tona, refuzuan të lejojnë publikimin e korrespondencës në gazetën Shqipëria. Komiteti kundërshtonte deklaratën e zotit Dulles se problemi i marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët e saj në të ardhmen, ishte çështje kryesisht për diskutime dhe zgjidhje bilaterale. Përfaqësuesi ynë në Romë raportonte se ishte detyruar të shkatërronte të gjitha kopjet e edicionit të 15 shtatorit të gazetës Shqipëria, për arsye të një artikulli inflamator mbi kufirin Shqipëri-Greqi. Gazeta më pas i riprintua pa artikullin në fjalë. Të dy përfaqësuesit tanë dhe ata britanikë po mbajnë qëndrim të ashpër ndaj komitetit në lidhje me këtë sjellje të padisiplinuar të tejkalimit të bindjes ndaj direktivave. Ata ishin të shqetësuar për ngjarjen dhe kërkonin të merrej në konsideratë shpërbërja e mundshme e komitetit.

Propaganda

Natën e 9/10 shtatorit u krye një lëshim i suksesshëm fletushkash mbi Shqipëri. Rreth 300 000 fletushka u lëshuan së bashku me një sasi të pacaktuar gjilpërash qepjeje të ngjitura me fletushkash. Gjilpërat ishin objekti i parë që u lëshuan pas rishikimit të politikës që lejon rinisjen e artikujve të ushqimit dhe të veshjeve në Shqipëri. Stacion i monitorimit në Bari ka raportuar zhurmim të vazhdueshëm të radios klandestine Zëri i Shqipërisë së Lirë. Forcat në terren raportojnë se zhurmimi vjen prej thirrjeve për dezertim që brehen dy herë në ditë, dhe ka sinjalizime se zhurmimi mund të vijë prej Bullgarisë. Megjithë pengesat transmetimet janë ruajtur sipas programit. Gazeta e përdyjavshme e NCFA Shqipëria është shtypur në Romë sipas afatit. Një version më i vogël i saj, i përdorur më parë në lëshimet ajrore, është ndërprerë, ndërsa një version përmbledhës është shtypur çdo muaj dhe do të përdoret në lëshimet nga ajri në Shqipëri.

Lëvizjet drejt izolimit të Tiranës në Evropën komuniste

Partia e Punës së Shqipërisë nuk është kritikuar ashpër nga një zëdhënës i bllokut komunist, por nga një prej komunistëve të njohur të Perëndimit, italianit Palmiro Togliatti. Në një artikull me titull “Një politikë e shtrembëruar”, jugosllavët përmblidhnin kritikën e Togliatti, në këtë formë: “Pas deklaratës së Ualter Ulbticht mbi dogmatismin dhe sektarianizmin e liderëve shqiptarë në konferencën e partive komuniste në Moskë, tani vjen një artikull nga Palmiro Togliatti ku deklarohet se në Shqipëri “çështjet jetësore deh diskutimet brenda partisë trajtohen në një mënyrë që për ne është e gabuar dhe e rrezikshme”. Artikulli i Togliatti u botua në revistën italiane Rinascita në prill 1961, dhe është transmetuar nga radio Çekosllovake në 1 prill 1961. Në artikull Togliatti deklaron: “Kështu ne mësuam nga shokët që morën pjesë në kongresin e fundit të partisë shqiptare se çështjet e jetës së brendshme të partisë trajtoheshin në një mënyrë që ne na duket e gabuar dhe e rrezikshme. Ne e thamë mendimin tonë por përgjegjësia për korrektimin nuk qëndron te ne”. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Poloninë kanë marrë një kthesë nga përkeqësimi që prej mbështetjes së fuqishme sovjetike të sekretarit të partisë komuniste polake Roman Novak, dhe kritikave të tij ndaj kongresit të partisë komuniste shqiptare. Pas zhvillimit ambasadori polak në Tiranë është larguar dhe as nuk është kthyer as nuk është zëvendësuar. Shqipëria është i vetmi vend i bllokut komunist që nuk i dërgoi mesazh zyrtar presidentit polak Cirankievic për 50 vjetorin.

Marrëdhëniet me BRSS

Ndërkohë marrëdhëniet e shtetit sovjetik janë përmirësuar me Jugosllavinë duke sjell mjaft zhgënjim në Tiranë. Partia komuniste shqiptare është shumë e zhgënjyer që duhet të tregojë më pak urrejtje ndaj armikut të saj të vjetër. BRSS ka nisur negociatat për një marrëveshje afatgjatë tregtie me Jugosllavinë, pesë ditë pas mbylljes së kongresit të partisë shqiptare. Negociatat u mbyllën në favor të jugosllavëve, me marrëveshjen për dyfishimin e volumit të tregtisë së vitit 1960, ndërsa me Shqipërinë, sovjetikët kanë nënshkruar një akord një-vjeçar që sjell vetëm një rritje prej shtatë për qind në krahasim me vitin e kaluar. Marrëdhëniet direkte shqiptaro-sovietike nuk kanë ndryshuar shumë që prej kongresit të partisë shqiptare në shkurt. Mos marrja pjesë e Hoxhës e Shehut në Paktin e Varshavës tregoi tensionim të marrëdhënieve, por propaganda e Moskës është përpjekur shumë për të reklamuar shërbimet e mëparshme të sovjetikëve ndaj Shqipërisë. Moska shfrytëzoi gjithashtu përvjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia (21 prill 1939) për t’i kujtuar asaj borxhin e çlirimit nga ushtritë fashiste si dhe linjën aktuale të politikës së jashtme. Shqiptarëve iu kujtuan gjithashtu avantazhet e anëtarësisë në Paktin e Varshavës.

Gjithashtu, gjatë kohës kur në Pekin po përfundonte nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike mes Kinës e Shqipërisë, Radio Moska lavdëronte përvjetorin e katërt (18 prill) të deklaratës së vitit 1957 mes Shqipërisë dhe BRSS në Moskë. Ajo i kujtonte me nostalgji audiencës shqiptare “ditët plot diell” kur liderët shqiptarë priteshin me entuziazëm kudo që shkonin, duke detajuar më tej dhuratat që kishte marrë populli shqiptar si rezultat i miqësisë. Sipas llogaritjeve të tyre dhuratat arrinin 435 milionë rubla në mallra ekonomike. Ndërsa huat ekonomike që po ofroheshin nga Kina arrinin në 500 milionë rubla.

Plani operacional për Shqipërinë 1954

Shqipëria është vendi më i vogël satelit i Bashkimit Sovjetik dhe një pikë e izoluar e komunizmit, me rëndësi shumë të vogël ushtarake, përveç një kërcënimi të pallogaritshëm në kufirin jugosllav, apo në formën e një baze për të rindezur luftën civile greke. Në disa kushte të caktuara ndërkombëtare, ajo mund të shërbejë si një pretekst për konsolidimin e hegjemonisë komuniste në formën e bashkimit të mundshëm të kufirit me Bullgarinë përgjatë juglindjes së Jugosllavisë.

Objektivat afat-gjatë

Marrja e informacioneve pozitive pëe çështjet politike, ekonomike e ushtarake mbi Shqipërinë, ruajtja dhe përforcimi i shpresës së çlirimit të popullit shqiptar dhe nxitja e dëshirës për rezistencë ndaj komunizmit. Dëmtimi i strukturave politike, ekonomike e ushtarake në Shqipëri; krijim i mjeteve dhe i terrenit për një ndarje të mundshme të Shqipërisë nga blloku sovjetik.

Përmbledhje e inteligjencës mbi Shqipërinë: Shqipëria është një shtet tipik policor me struktura të forta sigurie. Deri në vitin 1953 popullata frikësohej aq shumë sa nuk mbështeste individët apo grupet klandestine, por më vonë u dallua një ndryshim pasi pas vitit 1953 grupet i infiltruara nisën të merrnin ndihmë të konsiderueshme nga popullata, veçanërisht në rajonet malore veriore. Ndryshimi besohet të ketë ardhur prej faktit të përmirësimit të inteligjencës dhe rritjes së kalibrit të përgatitjes së operacioneve. Ushtria e vendit nuk mund të konsiderohet një element besnik i regjimit por policia sekrete (Sigurimi) me rreth 10 000 anëtarët është një armë e fortë dhe besnike e diktaturës.

Arritjet

Me anë të grupeve të infiltruara dhe burimeve të tjera, është arritur një mbulim i përgjithshëm i objektivave të inteligjencës në Shqipëri. Me anë të fushatave të përqendruara të transmetimeve klandestine radio dhe broshurave të lëshuara nga ajri kemi krijuar një atmosferë më të mirë ku agjentët tanë të veprojnë. Gjatë vitit 1953 kami kryer rreth 20 infiltrime dhe 75 kontakte radio me agjentët. Kemi lëshuar çdo muaj tekste propagande, ashtu si dhe furnizime për agjentët në terren.

Aftësitë aktuale operacionale

Gjatë tre viteve të fundit, rreth 1200 liderë me rreth 12 000 ndjekës raportohen të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me agjentët tanë, nëse u jepen materialet dhe drejtimi i duhur. Ky numër mund të duket i lartë por duket se ka ende potencial për grupe të tjera rezistence që mund të aktivizohen në momentin e duhur. Grupe operative kanë raportuar prej vitit 1952 për rekrutimin e 31 liderëve me rreth 600 ndjekës nën komandë, dhe tentativa po bëhen për ruajten e entuziazmit të rezistencës, pa e nxituar atë në veprime që mund të jenë të parakohshme.

Veprime po kryhen për krijimin e bazave të sigurta për mbështetjen e operacioneve kundër Shqipërisë. është krijuar një bazë stërvitjeje dhe një bazë për transmetime propagande, këto të fundit të monitoruara për forcën e sinjalit dhe për monitorime të stacionit shtetëror shqiptar.

*****

Dokumentet e CIA, ja si u tentua nxitja e përçarjeve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, amerikanët në sulm ndaj Beqir Ballukut e Adil Çarçanit



Pas një sërë tentativave për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës, SHBA vendosi të ndryshojë taktikë. Sipas disa dokumenteve të publikuara nga CIA, amerikanët synonin të nxisnin përçarje në Partinë Komuniste, duke sulmuar figurat kryesore të saj dhe duke i akuzuar për lidhje me Moskën, në mënyrë që Hoxha t’i shihte si armiq.

27 shkurt 1953

Shfrytëzim i mundshëm e propagandës në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri

Vërejmë se pas riorganizimit të kohëve të fundit të qeverisë shqiptare të njoftuar më 23 korrik, pushteti mbetet në duart e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, ku i pari mbetet kryeministër dhe lider i partisë kurse tjetri (edhe pse i liruar nga detyra e sekretarit të komitetit qendror) mban detyrën e ministrit të brendshëm deh zëvendës-kryeministrit. Nuk kam shumë informacione të besueshme mbi rivalitetin mes Hoxhës e Shehut dhe as mbështetjen apo lidhjet e Shehut me BRSS, por dua t’ju prezantoj trajtimin e mundshëm nga ana propagandistike të zhvillimit të fundit. Mendimi im është se mund të bëjmë propagandë negative apo gjysmë-negative mbi temën se Shehu është një njeri i sovjetikëve dhe prandaj ka pësuar sprapsjen e fundit, por pozita e tij mbetet aq e fortë sa për të mos u shkarkuar nga pushteti, ashtu siç tregon dhe fakti që mbetet në komandë të sigurisë së vendit, edhe pse ndoshta në mënyrë të përkohshme. Sipas informacioneve të fundit të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë nga brenda Shqipërisë që deri tani kanë rezultuar të besueshme, duket se do të ketë të tjera lëvizje për të dëmtuar edhe më tej pozitën e Shehut. Nuk është e qartë sesa ka qenë vetë Shehu në dijeni të planit kundër tij, por sipas pozitës së tij besohet se ka ditur për komplotin, prandaj me shumë gjasa do të jetë duke marrë masa vetëmbrojtjeje. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit kanë përmendur përsëri Shqipërinë dhe sidomos pas paktit greko-turko-jugosllav është kërkuar “veprim”. Zoti Dulles e Jackson diskutuan dhe pranuan se po veprohej aq sa e lejojnë rrethanat dhe gjithsesi hapat e parë të veprimit do të ishin ato diplomatike, për krijimin e atmosferës së duhur.

15 qershor 1953

Përmbledhje e aktiviteteve për Shqipërinë

Kam bashkangjitur më poshtë disa dokumente mbi Shqipërinë, teksa më i rëndësishmi është ai me rekomandimet e zotit Armstrong se SHBA diplomatikisht është në favor të një Shqipërie të lirë e të pavarur, me një qeveri të zgjedhur nga populli i saj, dhe ku asnjë nga fqinjët të mos ketë pretendime territoriale. Ju mbani mend se më 15 prill 1953 në një memorandum nga Departamenti i Shtetit shprehej në favor të rekomandimeve, kurse më 22 maj zoti Horsey u përgjigj se nuk ishte koha e duhur për propozimet dhe se çështja duhet të ngrihej përsëri në korrik. Logjika e tij ishte se veprimi duhet të shtyhej deri në përfundim të zgjedhjeve në Itali, ose deri në lindjen e rrethanave natyrale për prononcimin e Shteteve të Bashkuara apo Italisë për Shqipërinë. Ai tha se një veprim i tillë duhet të priste deri në bashkimin e Italisë me gjendjen aktuale të mirëkuptimit mes Greqisë, Turqisë e Jugosllavisë. Nuk desha që ta nxis më tej këtë çështje atëherë, por tani zgjedhjet italiane kanë mbaruar prandaj mund të rihapim problemin me zotin Horsey, të paktën në mënyrë informale. Unë besoj se agjenti ... ekzagjeron pozicionin e grekëve dhe mendoj se jugosllavët, edhe pse natyrisht të shqetësuar për pretendimet italiane, nuk mërziten shumë për aktivitetet tona atje. Jam i sigurt se për shembull, jugosllavët janë të vetëdijshëm se Greqia, dhe jo Italia, është baza e operacioneve tona në Shqipëri. Gjithashtu mendoj se konferenca jonë e fundit në Beograd ka lehtësuar dyshimet e jugosllavëve për qëllimet tona. Çështja kryesore mbetet nëse aktivitetet tona në Shqipëri ia vlejnë koston e efektit të mundshëm negativ në marrëdhëniet Italo-Jugosllave, dhe pas llogaritjeve disa vjeçare përgjigja ka rezultuar pozitive. Zoti Wisner u interesuar më shumë për deklaratën se “parashutistët tanë kanë humbur rrugën dhe janë lëshuar mbi kufirin jugosllav të Maqedonisë”. Me sa di unë në asnjë rast nuk ka pasur incidente të tilla, përveç një ose dy rasteve kur agjentët kanë arritur në Jugosllavi si refugjatë, prandaj ai mund të jetë i keqinformuar si në rastin e lajmeve për përdorimin e fushave ajrore italiane.

Shqipëria

Problemi shqiptar ende nuk ka hyrë në fuqi por ai tashmë po ngjyron politikat e marrëdhënieve mes Italisë, Greqisë e Jugosllavisë, dhe është gjithashtu një faktor në sjelljen e Jugosllavisë në çështjen e Triestes. I njohim të gjithë elementët e problemit të Triestes, dhe pas zgjedhjeve italiane do të gjendet dhe kompromisi, nëse ushtrohet presion i mjaftueshëm në të njëjtën kohë mbi dy vendet, Italinë dhe Jugosllavinë. Kurse qëllimet e këtyre tre vendeve në lidhje me Shqipërinë nuk janë të qarta, pasi secila dyshon te të tjerat. Edhe objektivat e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri nuk janë të qarta dhe disa veprime kanë ngritur dyshime se ne jemi përkushtuar për programe që nuk pranohen as nga Athina e as nga Beogradi. Jugosllavia ka një popullatë të gjerë shqiptare dhe sponsorizon komitetin revolucionar Lidhja Shqiptare e Prizrenit në rajonin e Kosovës. Greqia ka pretendime territoriale për Epirin e Veriut, edhe pse qeveria e Pagogos ka deklaruar qëllimet e saj nuk do të tentohen kurrë me anë të forcës.

Konfliktet mes fqinjëve

Përpara luftës Italia fashiste e aneksoi Shqipërinë ndërsa sot elementë nacionalistë italianë po ringrejnë pretendimet e vjetra për Fiume, Zara e Dalmatia, dhe ka zëra edhe brenda qeverisë së Gasperit për rimarrje të influencës italiane në zonat e Lindjes së Afërt. Vizita e de Gasperit në Athinë për të ndaluar paktin e mbrojtjes mes Greqisë, Turqisë e Jugosllavisë nuk u pëlqye as nga Athina e as nga Beogradi, ashtu si dhe vizita e ministrit italian Paçardi në Egjipt. Në këto rrethana, fakti se disa aktivitete amerikane të Shqipërisë nisin nga Italia, po shihet me dyshim nga Greqia e Jugosllavia për arsye të aspiratave të mundshme të Italisë. Përdorimi i fushave ajrore italiane për lëshimet e propagandës dhe operacionet e inteligjencës po sjellim shqetësim kryesisht në Jugosllavi sepse ato janë propagandë krejtësisht anti-komuniste. Gjithashtu ka ndodhur që parashutistët tanë kanë humbur rrugën duke dalë në Maqedoninë jugosllave.

Por operacionet tona në Shqipëri nuk janë aq të rëndësishme sa të justifikojnë një përkeqësim të marrëdhënieve të Greqisë dhe Jugosllavisë me Italinë, apo dhe me vetë SHBA.

Rreziku i luftës

Sa për çështjen e regjimit të ardhshëm në Shqipëri, përmbysja e regjimit aktual të kontrolluar nga Moska, është gjithë kohën në mendjen e Titos. Nëse kjo qeveri do të ishte në fuqi gjatë nisjes së një lufte, Greqia dhe Jugosllavia do ta sulmonin menjëherë. Ato me shumë gjasa do të kishin sukses por mes “çlirimtarëve” do të lindnin më shumë konflikteve nga sa ishte arritur me ndërmjetësimin e Aleatëve. Operacioni tre-palësh i mbrojtjes që u ndërmjetësua nga SHBA kërkon që planifikimet për këtë pikë të shtyhen. Por problemi mund të mos presë nëse ndodh një luftë e përgjithshme. Pushteti i Hoxhës mund të përmbyset nga brenda, me ose pa ndihmën nga jashtë. Komiteti i Prizrenit, i sponsorizuar nga Jugosllavia është i orientuar drejt një qeverie “nacionaliste komuniste” në Shqipëri. Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë që mbështetet nga SHBA, përfshin dhe mbështetës të ish-mbretit Zog, prandaj ka mundësi të qarta konfliktesh brenda fraksioneve shqiptare që mund të sjellin rezerva mes Jugosllavisë e SHBA, dhe ndoshta edhe ndryshim të pozitës jugosllave për Triesten.

Prill 1959

Përmbledhje operacioni OBTEST

Ky është një operacioni me program negativ revizionist në Shqipëri, që vepron prej dy vitesh. Përpjekjet e fundit për të vlerësuar efektivitetin e tij teknik, kanë qenë të pasuksesshme, por raportohet se komunistët shqiptarë “liberalë” janë në dijeni të tij. Kemi mësuar gjithashtu se sekretari i partisë komuniste shqiptare Enver Hoxha iu referua programit në fjalimin e tij të 3 marsit 1959 në Asemblenë Popullore. Ne mendojmë se programi po vepron me efektivitet për aq sa e lejojnë rrethanat. Në terma afatgjatë, ne kemi dyshime për rekomandimet e transmetimit të përmbajtjes së njëjtë me atë jugosllave dhe besojmë se tekstet mund të përmirësohen duke zgjeruar linjën tonë të sulmit me përfshirjen e disa argumenteve anti-komunsite. Programi klandestin në radio ka nisur në maj 1957 dhe synon anëtarët e nivelit të mesëm të partisë komuniste. Aktualisht po transmetohet nj tekst i ri në çdo pesë ditë, teksa transmetimet zgjasin rreth 220 orë në muaj. Ne mendojmë se ky nivel produksioni është optimal, pasi kemi vetëm një shkrues tekstesh. Përveç folësit dhe shkruesit të tekstit, stafi i programit përfshin një oficer të CIA dhe një oficer rajonal që njeh mirë çështjet shqiptare. Grupi ynë monitoron nga afër transmetimet e Radio Tirana, Radio Beogradi dhe radio Roma, për lajme të përdorshme dhe programe të ardhshme. Zakonisht me marrim informacionet tona për programet nga kërkimet në shtypin shqiptar dhe jugosllav, nga monitorimet e radios dhe nga sugjerimet e selisë sonë kryesore në raportet e përmuajshme. Informacione të tjera të vlefshme vijnë nga marrjet në pyetje të shqiptarëve të emigracionit dhe nga refugjatët shqiptarë për të cilët besojmë se kanë informacione të vlefshme për transmetim.

Pengesat e operacionit

Një nga dy pengesat madhore të operacionit është shfrytëzimi i plotë i linjës revizioniste. Për arsye se shumica e informacioneve të njoftuara është pak e vjetër, ne nuk mund të ngremë argumente efektive mbi ngjarjet e reja në Shqipëri. Prandaj jemi mbështetur më shumë në përsëritje të zhvillimeve negative në Shqipëri duke u përqendruar në “Socializmin Humanist” dhe Socializmin shkencor”, dhe jo në argumente ideologjike. Në kemi krijuar gjithashtu fushata për promovimin e ndryshimeve nën pretekstin e revizionizmit, me argumentin se çdo përmirësim është për të mirën e socializmit në Shqipëri. Dy fushata të veçanta me anë të këtij parimi, po përdoren për rehabilitimin e poetit dhe aktivistit kristian Gjergj Fishta, qe ka kryer disa nga shkrimet më të bukura moderne shqiptare (i cili për koinçidencë ishte egërsisht anti-jugosllav), dhe fushata për ngritjen në OKB të problemit të persekutimit të Kosovarëve në Jugosllavi. Kur ka qenë e mundur operacioni ka tentuar të turpërojë anëtarë të lartë të regjimit, dhe gjatë vitit të fundit ka sulmuar personalisht Beqir Ballukun, Gogo Nushin e Adil Çarçanin. Duke shfrytëzuar linjën revizioniste, operacioni OBTEST ka kaluar në linjën e rrezikshme mes qasjes së thjeshtë anti-regjim dhe quajtjen e tij një ogur për revizionizmin jugosllav. Për këtë të fundit, një nga problemet ka qenë rreziku që ne të konsiderohemi pro-jugosllav nga regjim komunist, si një tentativë për të na diskredituar duke shfrytëzuar frikën e vjetër shqiptare të pushtimit jugosllav.

Një tjetër problem madhor ka qenë vlerësimi i teknikës dhe përmbajtjes së transmetimeve. Kemi kryer disa operacione brenda dhe në zonat kufitare të Shqipërisë për të përcaktuar dëgjueshmërinë e programit. Monitorimet nga kufiri greko-shqiptar kanë qenë pozitive. Kemi bërë gjithashtu kërkesa periodike për monitorim në Tiranë dhe dy raportime kanë qenë negative. Nga Beogradi monitorimi tregon se sinjali është i fortë e i qartë.

Zhurmuesit dhe numri i pakët i radiove

Me gjithë faktin se operacionet e monitorimit kanë qenë të paplota dhe me gjithë faktin se në Shqipëri nuk ka më shumë se 25 000 aparate radio që kapin transmetimet në valë të shkurtra, kanë prova se programet dëgjohen dhe ato kanë efektin e tyre. Në një raportim nga selia jonë kryesore thuhej se një komunist shqiptar “liberal” kishte dëgjuar transmetimet por mendonte se programi drejtohej nga një fuqi e huaj. Është për t’u theksuar se që kur Enver Hoxha përmendi transmetimet tona në Asamblenë Popullore, kemi vërejtur një rritje të vogël të zhurmuesve gjatë transmetimeve lokale. Megjithëse çdo hipotezë mbi dy referencat mund të jetë e parakohshme, vërejmë dy aspekte me rëndësi:

1. Dy referencat shqiptare ndaj transmetimit duken kontradiktore, sepse komunisti më i lartë i vendit e sulmon propagandën e programit, kurse një komunist i nivelit të mesëm e refuzon atë si propagandë e vendeve të huaja.

2. Megjithëse Hoxha tha se programi i bën propagandë revizionizmit jugosllav, ai në fakt sulmonte transmetimin që bënte thirrje për më shumë të drejta të shqiptarëve kundrejt Jugosllavisë.

Operacioni

Në këtë moment nuk kemi në plan ndryshime madhore në operacion, pas komenteve të mësipërme. Kemi ripërshtatur paksa formatin e tij në mënyrë për ta bërë më të qartë për dëgjuesit platformën tonë, dhe jemi duke hetuar mënyra më agresive për të futur programin në brendësi të Shqipërisë. Një nga këto mënyra është transmetimi në valë të afërta dhe ndërhyrja te Radio Shkodra, që kemi nisur prej 3 shkurtit 1959. Në terma afatgjatë, kemi pasur disa rezervime në lidhje me linjën thjesht revizioniste të programit dhe efektivitetin e saj. Qeveria komuniste shqiptare është e varur nga Bashkimi Sovjetik për gjithçka, edhe për menaxhimin e qeverisë, prandaj nuk mund të presim që qeveria të ndryshojë mënyrën e saj të qeverisjes. Secili prej komunistëve ka dyshimet e tij për të ardhmen, ashtu si dhe kolegët e tyre kapitalistë, prandaj mendojmë se operacioni ynë mund t’i shfrytëzojë këto dyshime si për shembull; Çfarë ndodh nëse Hoxha humbet pushtetin? Kush ka të drejtë në debatin me Shehut e Klosit? A do të lejonit dikë si Balluku apo Nushi të jetë eprori juaj? Në të njëjtën mënyrë me mund të sulmojmë paaftësinë e shqiptarëve për problemin e Kosovës, apo ndoshta të vazhdojmë fushatën e rehabilitimit të Gjergj Fishtës.

21 mars 1957

Progres raport i aktiviteteve të vitit dhe i planeve

Monitorimet e transmetimeve përgjatë kufirit grek kanë raportuar për një dëgjim të mirë të tyre shumicën e vitit 1956. Edhe nga raportimet e refugjatëve shqiptarë mësohet se programet dëgjohen në Shqipëri dhe po bëhen gjithnjë e më të ndjekura. Shumica e refugjatëve raportojnë të kenë parë fletushkat e propagandës dhe raportojnë se ato dhe pakot e lëshuara kanë ngritur moralin e popullatës anti-komuniste. Gjatë vitit 1957 është vështirësuar më shumë ardhja e inteligjencës nga brenda Shqipërisë si dhe nga ministritë franceze e italiane. Sa i përket broshurave, mungesa e grupeve në terren, e avionëve dhe mungesa e motit të favorshëm për shpërndarje me anë të erës, po vazhdon të reduktojë efektin e fletushkave, të paktin deri në nga fundi i 1957, kur do të jenë ta gatshëm të tjerë avionë për lëshimin e fletushkave në Shqipëri. Të tjera plane madhore për 1957 përfshijnë nisjen e transmetimeve nacional komuniste dhe intensifikimi i fushatës së letrave ndaj zyrtarëve të mesëm të partisë. Gjatë vitit 1956 janë bërë transmetime të përditshme propagande dhe sipas informacioneve të marra nga refugjatët programet dëgjohen gjerësisht. Dy ish-anëtarë të partisë komuniste shqiptare që janë arratisur në Greqi thanë se tekstet e propagandës së transmetuar kanë influencuar jo vetëm anti-komunistët por edhe anëtarët e partisë, dhe po shpërndahen me anë të gojëdhënës. Sipas raportimeve të refugjatëve nga zonat jugore, transmetimet dëgjohen mirë dhe me gjithë tentativat për zhurmim të tij, ato nuk kanë funksionuar për arsye të transmetimit në disa frekuenca njëherësh dhe në frekuenca të afërta me Radio Tiranën, apo me teknika të tjera për shmangie të zhurmuesit.

Shumica e refugjatëve raportonin se lëshimet e broshurave dhe artikujve të tjerë kishin efekt pozitiv te popullata, duke i bërë të mendonin se bota nuk i kishte harruar, teksa nxiteshin të rezistonin ndaj regjimit apo të largoheshin drejt Greqisë. Kemi pasur shumë pak raportime për efekt negativ të broshurave, pasi në shumicën e rasteve njerëzit i interpretojnë ato si një premtim për “çlirim” nga vendet Perëndimore.

******

Raportet e CIA, ja pse u bllokua infiltrimi i agjentëve më 1952 dhe kush ishin kontaktet e amerikanëve te ballistët dhe legalistët



CIA ka nxjerrë të tjera detaje sa i takon tentativave të amerikanëve për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Në një dokument tregohet se në shkurt të vitit 1952 për shkak të dimrit u ndërpre lëshimi i agjentëve. Po ashtu janë treguar dhe kush ishin mbështetësit e ballistëve dhe legalistëve në emigracion.

7 shkurt 1952

Raport i përmuajshëm aktiviteti

Aktivitetet e degës tonë për infiltrimin e agjentëve dhe furnizimet këtë muaj janë penguar nga dimri ballkanas, i cili i ka bërë të papraktikueshme operacionet në Shqipëri. Janë bërë disa tentativa për infiltrim të grupeve me katër agjentë në zonat juglindore të vendit, për të përcaktuar reagimin ndaj lëshimeve të furnizimeve dhe propagandës, të hedhura në dhjetor, por u vendos të shtyhej operacioni deri në thyerjen e motit të ftohtë. Depërtimet ajrore në vend kanë qenë të suksesshme, duke u hedhur nga ajri furnizime dhe 200 000 pamfleta propagande në Tiranë dhe në veri të Shqipërisë më 21 janar. Në frontin politik, Radio Shqipëria e Lirë vazhdon transmetimet e përditshme dhe gazeta Shqipëria vazhdon të botohet, por tashmë nga Roma dhe jo nga Nju Jorku. Ndryshimi i vendndodhjes besojmë se ka sjellë cilësi më të mirë dhe një pamje më të freskët nga pikëpamja gazetareske. Brenda në Komitetin Kombëtar, presioni ynë për zgjerimin e bazës politike ka vazhduar.

Informacionet e agjentëve

Kohët e fundit morëm një letër të shkruar me bojë nga grupi ynë i katër agjentëve që operon në Kukës në veri të Shqipërisë. Në letër këshillohet që katër anëtarët e grupit të kalojnë dimrin në Prizren të Jugosllavisë, dhe të kthehen në Shqipëri në pranverë. Ata kërkuan, dhe po u dërgohet ushqim dhe para për të kaluar dimrin në Jugosllavi. Një grup prej tre agjentësh të lëshuar në Shqipërinë qendrore në tetor, nuk kemi asnjë informacion. Në sektorin e luftës psikologjike, kemi vazhduar transmetimet sipas programit të radios klandestine Zëri i Shqipërisë së Lirë, nga stacioni pranë Athinës. Në edicionin e tretë të publikimit të organit të NCFA, shkruhet për zotimin e Jugosllavisë e Greqisë për ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, dhe për pranimin në parim të Italisë. Ky lajm mori vëmendje të konsiderueshme në shtypin perëndimor. Letra e NCFA botohet në mënyrë të parregullt në gjuhët angleze, franceze dhe italiane.

Në 21 janar kemi lëshuar një ngarkesë me furnizime dhe propagandë në veri të Shqipërisë, në qytetet e Shkodrës, Kukësit, Burrelit dhe Tiranës. Furnizimet përmbanin 900 kanaçe me ushqime të thjeshta dhe 250 qese me nga 300 gramë miell secila.

Lëshimi i broshurave

Një mision për lëshime fletushkash këtë muaj u kombinua me lëshimin e furnizimeve të propagandës për arsye të kushteve të këqija të motit. 200 000 broshura të palosura dhe 5000 koje të Shqipëria u lëshuan, teksa me përmirësimin e motit do të nisin lëshimet edhe në zonën jugore të vendit. Në zhvillimet politike përmndim, Ishan Toptanin i Komitetit të Shqipërisë së Lirë, i cili mori pjesë në takimin e lëvizjes evropiane të mbledhur me 20 janar në Londër.

Lidhja shqiptare e azilantëve politike në Jugosllavi e formuar më 10 maj 1951, raportohet të ketë nisur shpërndarjen e publikimit të ri “Flamuri i Lirisë” e cila në dukje mbështet përpjekjen e shqiptarëve kundër tiranisë së qeverisë Hoxha. Kemi pasur disa raportime për diferenca mes veprimit të oficerëve tanë dhe atyre britanikë, duke sinjalizuar se britanikët mund të jenë duke ndjekur një politikë unilaterale veprimi në lidhje me Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë.

Trajnimi

Caktimi i Ibrahim Kelmendit dhe Adem Selimit në SHBA u anulua në momentin e fundit, për arsye të paaftësisë së anëtarëve të komitetit të NCFA për të rënë dakord në zgjedhjen finale të dy individëve. Sa i përket rekrutimit, është angazhuar një guidë si agjent mbështetës për infiltrime tokësore në të ardhmen. Shërbimet britanike kanë ofruar të japin për operacionin tonë tre studentë të operacioneve radio, trajnimi i të cilëve thuhet se është kompletuar në tre të katërtat e masës. Ndërkohë janë duke u testuar aftësitë e tre agjentëve britanikë dhe nëse vendoset se janë të aftë, ata do të pranohen në kurset e agjentëve radio në Gjermani. Njëzet shqiptarë që kryen kursin e agjentëve dhe mbaheshin të gatshëm në Athinë, janë kthyer në Gjermani të Kompania e Gardës. Ky veprim u bë për të shtuar sigurinë e infiltrimeve të ardhshme.

4 prill 1952

Raporti i aktiviteteve të refugjatëve shqiptarë, Athinë

Më 27 shkurt 1952 burimet tona dorëzuan raportin e mëposhtëm sipas kërkesës tonë mbi situatën e aktivitetit të refugjatëve shqiptarë në Athinë. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet identifikimit të ... si agjent i shërbimeve greke dhe versionit për afrimin e tij në shërbimin tonë. Me interes të veçantë konsiderohen pikëpamjet e Hamit Matjanit, në lidhje me mundësitë aktuale dhe të ardhshme për operacione në Shqipëri.

Numri dhe vendndodhja e refugjatëve në Greqi

Ka rreth 300-320 refugjatë shqiptarë në kampin e Lavrion, rreth 40 km larg Athinës; 25-35 prej tyre jetojnë në afërsi të Athinës, ndërsa rreth 40-50 të tjerë mbahen në kampin disiplinor të përqendrimit, bashkë me refugjatë të kombësive të tjera në ishullin e Siros.

Figurat kryesore

Përfaqësuesi kryesor i partisë Balli-Agrare është ish-komunisti Skënder Duma, nip i kolonelit të njohur komunist Petrit Duma, komandant i njësive të mbrojtjes popullore të Korçës. Partia e legalitetit përfaaqësohet nga Myftar Spahiu, mbështetës fanatik i mbretit Zog. Blloku Kombëtar Indipendent përfaqësohet nga Isa Toptani, i cili kalon shumicën e kohës në Athinë, i cili gjithashtu merr pjesë në aktivitetet e NCFA, por përgjithësisht konsiderohet si agjent i shërbimeve greke. Ai udhëton shpesh në Athinë, Romë, Paris, Londër e Munih, dhe natyra e vërtetë e aktivitete është e papërcaktuar.

Roli i liderëve politikë

Të gjithë personazhet e përmendur më sipër kanë ca më pak e ca më shumë kontakte me shërbimet greke të inteligjencës. Duke vepruar për llogari të partive të tyre respektive, me qëllim kryesor ruajtjen e moralit të mbështetësve të tyre, atyre u kërkohet të raportojnë te liderit politikë. Ky faktor politik bën që siguria e tyre të jetë e dobët dhe ato që duhet të jenë informacione të rezervuara herët e a vonë bëhen objekt bisede mes të gjithë rretheve të emigrantëve shqiptarë në Athinë. Kjo situatë është konfirmuar nga burimet tona dhe nga gjenerali grek Nikolopulos, i cili thotë se rrejti i tij është i mirinformuar për aktivitetet e shqiptarëve në Greqi dhe vende të tjera, si rezultat i korrespondencës me shqiptarëve në vend.

28 vjeçari shqiptar ... është një agjent grek dhe amerikan. Ai ka lindur në Gjirokastër dhe më parë ka qenë komunist aktiv dhe partizan në përpjekjen kundër pushtuesve fashistë dhe gjermanë. Më vonë ai u punësua në minsitrinë e punëve publike pas luftës. Me detyrën e tij ka bërë disa udhëtime në Beograd e Moskë. Është arratisur drejt Greqisë në vitin 1948 dhe më vonë është lëshuar disa herë me parashutë në Shqipëri me misione inteligjence. Detyra e tij aktuale është të raportojë mbi lëvizjet dhe bisedat e bashkë-atdhetarëve të tij në Athinë.

18 mars 1953

Raport i përmuajshëm i operacioneve 15 shkurt – 15 mars 1953

Çështja kryesore e kësaj periudhe është sigurisht vdekja e Stalinit dhe zëvendësimi i tij me Malenkovin. Ne i kemi interpretuar këto rrethana me objektivat tanë, duke hedhur dyshime se Stalini është vrarë nga Malenkov dhe klika e tij. Vetë Malenkov për përshkruhet si akoma më i ligë e më imperialist sesa Stalini, dhe se pozita e tij është e pasigurt, çka shpjegohet me mbështetjen e tij te policia sekrete dhe ushtria. Kemi theksuar në materialet e propagandës se edhe spastrimet në Shqipëri vijnë si rezultat i fushatës së Malenkov për të konsoliduar pushtetin e tij, dhe se situata e paqëndrueshme në Shqipëri bie në kontrast me unitetin e vendeve të tjera të Ballkanit, në të cilat ftohet edhe Shqipëria të bëjë pjesë. Tema të tjera të trajtuara gjatë kësaj periudhe ishin nxitjet për dezertime të anëtarëve të partisë komuniste si dhe vënia e theksit negativ ndaj huasë së tretë shtetërore.

Transmetimet radio

Transmetimet klandestine në radio janë kryer çdo ditë me përjashtim të 18 e 25 shkurtit. Transmetimet nga ajri me avion u ndërprenë më 3 mars pasi u bë e qartë nga raportimet e grupit Apple Team që monitoronn nga Brindizi, se ato nuk dëgjoheshin në Shqipëri. Inxhenierët e komunikimeve mendonin se transmetuesi 50 vat që përdoret nga avioni, nuk është aq i fuqishëm për të transmetuar në zonat e caktuara. U informuam nga grupet se gjeneratorët me naftë për transmetuesit 2 dhe 3 mijë vat më në fund u liruar nga dogana greke dhe testimet e transmetimeve të nisin pas 2 javësh. Më tej pritet që transmetimet e propagandës të rinisin me një sinjal rreth dhjetë herë më të fuqishëm sa më parë. Ardhja e transmetuesve të rinj përfaqëson një fazë të re të operacionit pasi jo vetëm që do të dëgjohet qartësisht në Shqipëri, por do të ofrojë opsione të reja të radiove klandestine si “transmetimet fantazëm” duke ndërprerë dhe transmetimet me valë të shkurtra të Radio Tiranës. Grupi i terrenit Apple Team na ka dërguar dy mesazhe për të na informuar se kanë mundur të dëgjojnë dy transmetimet, të mëngjesit dhe të drekës, por jo transmetimin e mbrëmjes. Ata për momentin nuk mund të jepnin informacione nëse popullsia po dëgjon dhe po influencohet nga propaganda jonë, por kanë premtuar të sjellin informacionin sa më shpejt që të jetë e mundur. Agjenti ... pritet të largohet për në SHBA këtë muaj, por nuk i erdhi mirë që po zëvendësohej nga dikush tjetër me vizë prioritare. Ai dhe Juka po presin lajme për kuotat e tyre. Agjenti ... ka kërkuar që të dërgohet ... në Athinë, dhe që të jepen lejet për Niko Papalili dhe Thanas Gegën, duke marrë në konsideratë punën e madhe për projektin e shkrimit e librit mbi komunizmin në Shqipëri.


*****

Dokumentet e CIA, qëllimi i amerikanëve ishte rrëzimi i Enver Hoxhës brenda vitit 1954, ja si do të bëhej infiltrimi i agjentëve në veri të Shqipërisë



Dështimi i tentativave të CIA për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës gjatë vitit 1949, detyruan amerikanët që të shtyjnë afatin e hedhjes në veprim. Sipas disa dokumenteve të deklasifikuar së fundmi, amerikanët planifikuan një operacion më 1954, përmes të cilit do të rrëzohej regjimi, por më vonë edhe një operacion i tillë dështoi.

6 shtator 1951

Diskutim mbi Shqipërinë dhe çështje të tjera të lidhura

Më datën 8 gusht është mbajtur një takim në zyrën e zotit Reinhardt me qëllim rishikimin e politikave tona në lidhje me Shqipërinë. Si rezultat i kësaj, u vendos të hiqej masa e ndalimit të Departamentit të Shtetit për lëshimin e broshurave të propagandës në Shqipëri dhe kryerjen e lëshimit të të broshurave nga ajri në një të ardhme të afërt. Teksti i lëshuar do të jetë një formë reagimi ndaj tekstit të lëshuar nga jugosllavët mbi Shqipëri (në emër të Lidhjes së Prizrenit) i cili sulmonte Komitetin Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Teksti do të hedhë dyshime mbi vlefshmërinë e Lidhjes së Prizrenit si një lëvizje demokratike dhe e pavarur, dhe do të ngrejë lart Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, si një lëvizje e bazuar në parimet e demokracisë, me mbështetjen e të gjitha kombeve liridashëse. U ra dakord se nëse Lidhja e Prizrenit sulmon Komitetin me mënyra më të ashpra në të ardhmen, edhe Komiteti do të kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë. U pranua gjithashtu se tekste të mëtejshme për t’u lëshuar do të aprovoheshin nga Departamenti i Shtetit. Kjo nuk përfshinte lëshimet e vogla të teksteve që përdoren për të mbuluar operacione të veçanta.

Infiltrimet

U përcaktua gjithashtu se dega e OPC duhet të zgjerojë operacionet e saj duke shtuar të infiltruarit dhe mbështetjen e tyre me deri 50 njerëz, deri në fund të vitit 1951, dhe më pas forca e agjentëve në vend të mbahej në këtë nivel. Agjentët do të përdoren për krijimin e grupeve të rezistencës, e pikave të sigurta si dhe detyra të tjera operacionale për të cilat do të marrin udhëzimet e nevojshme. Më tej u diskutua programi i luftës psikologjike, dhe u pranua nga të gjithë se kur ky aktivitet të përforcohej me bllokime të transmetimeve, do të kthehej në një program të plotë. Zoti .. propozoi se një seri veprimesh të vazhdueshme duhet të zhvilloheshin në mënyrë që programi të mos humbiste efektivitetin e tij, në formën e lëshimeve nga ajri të qeseve të miellit apo furnizime të tjera. U pranua nga të gjithë se ky propozim kishte merita dhe duhej të ndiqej.

Stërvitja e agjentëve

U ra dakord nga të pranishmit se ishte e dëshirueshme për OPC që të krijohej një kuadër prej rreth 500 trupash shqiptare të stërvitura që do të shërbenin si thelbi i rezistencës së dominuar nga SHBA, të aktivizuar në rast situatash të mundshme krize, si më poshtë:

Në rast se bëhej politikë e Shteteve të Bashkuara nxitje dhe përmbysja e regjimit komunist me anë të një revolucioni. Në rast se dëshirohej të ruhej influenca e SHBA në Shqipëri, për kushtet që mund të formoheshin në rast të një agresioni nga Jugosllavia për përmbysjen e pushtetit. Një revolucion i tillë do të sillte padyshim edhe ndërhyrjen greke në jug të vendit, prandaj një situatë e tillë e rrezikshme do të sillte nevojën e një force amerikane që do të justifikonte dhe lejonte ushtrimin e influencës në situatën e komplikuar që mund të shpalosej. Në rastin e një pushtimi jugosllav e grek të Shqipërisë, prezenca e një force “parandaluese” e sponsorizuar nga SHBA do të shërbente për kontrollin e situatës... Përmendi se numri i madh i problemeve me të cilat po përballet aktualisht regjimi komunist shqiptar, e bëjnë të dëshirueshme rritjen e numrit të njerëzve të gatshëm për operacione të OPC. Zyrtari përmendi se masa e kompanisë së gardës shqiptare mund të rritej në 500 me shpejtësi, pa shtuar rreziqe sigurie, dhe OPC do të merrte hapa për arritjen e kësaj. Zoti Reinhardt sugjeroi që OPC të përgatisë një dosje me të gjithë aktivitetin e njohur të Jugosllavisë kundër Shqipërisë dhe kundër NCFA (Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë). Një tjetër mbledhje do t mbahej menjëherë si pikënisje e diskutimeve me jugosllavët, nëse sigurohemi se ata janë vërtet duke zgjeruar aktivitetet e tyre për marrjen e kontrollit në Shqipëri, në mënyrë të hapur ose të fshehtë.

7 qershor 1951

Memorandum bisede

Pas diskutimit të subjektit me zotin Joyce, u takova me Higgs dhe Cambell të Departamentit të Shtetit, dhe u tërhoqa vënendjen në pikat e mëposhtme: Natyra gjithnjë e më shumë ushtarake e aktiviteteve të organizatave shqiptare të emigracionit në Jugosllavi, e cila po shkakton eksitim në rrethet e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë dhe grupet e tjera shqiptare të emigracionit në përgjithësi. Njoftimi i ekzistencës së grupit të sponsorizuar nga Jugosllavia në radion jugosllave, bënte të qartë se grupi ka si qëllim arritjen e përmbysjes së regjimit Hoxha. Për më tepër, qasjet që janë bërë nga jugosllavët te përfaqësuesit shqiptarë të grupit, kanë bërë të qartë se Jugisllavia është e gatshme të mbështesë një program shumë më të gjerë sesi ai që ka sponsorizuar SHBA në formën e Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA). Si rezultat i perspektivës atraktive për veprim të dhunshëm në të ardhmen e afërt, edhe anëtarët e komitetit tonë mund të joshen nga grupi jugosllav, duke bërë që NCFA të humbasë mbështetjen e liderëve dhe të publikut shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Aktivitetet jugosllave, siç është reklamuar nga publiciteti i grupit të sponsorizuar nga Jugosllavia dhe fushata e tyre e rekrutimit, tregojnë se shqetësimet e tyre nuk ishit të sinqerta kur sinjalizuan për qeveritë amerikane e britanike se aktivitetet e NCFA mund të shkaktonin një ndërhyrje sovjetike që mund të rrezikonte paqen në Ballkan. Vetë jugosllavët po përfshihen në një aktivitet shumë më provokativ sesa është kryer deri tani nga ne apo vende të tjera perëndimore. Në rast të një grushti shteti të sponsorizuar nga Jugosllavia, do të ishte e vështirë të ndalonim grekët në pushtimin e pjesës jugore të Shqipërisë, të cilën e konsiderojnë si interes legjitim, situatë e cila mund të jetë e vështirë dhe e sikletshme.

Ndërhyrja e SHBA

Unë sugjerova se është e dëshirueshme të sinjalizojmë me anë të ambasadorit tonë në Beograd, për paqartësinë e deklaratave jugosllave mbi rrezikun e ndërhyrjes sovjetike në rast të provokimeve perëndimore me grupe rezistence, në një kohë kur vetë Jugosllavia ka krijuar një organizatë shumë më militante dhe po njofton hapur rekrutimin e një force për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Mendimi im për sugjerimin e përpjekjeve diplomatike, duhet të ndihmojë në perceptimin e qëllimeve të vërteta jugosllave, sipas të cilave do të konceptohet edhe politika amerikane në lidhje me këtë çështje. Unë sugjerova gjithashtu se meqënëse pezullimi dymujor i lëshimit të broshurave nga ajri ka skaduar, do të ishte mirë që të riniste lëshimi i teksteve ku ngrihet lart aktiviteti i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë për ruajtjen e prestigjit të SHBA dhe për të treguar shenja të aktivitetit tonë duke ruajtur besimin e publikut e duke penguar dezertimin masiv nga Komiteti i sponsorizuar nga SHBA drejt atij jugosllav. U pranua gjithashtu nga anëtarët prezentë të Departamentit të Shtetit se do të ishte e dëshirueshme ngritja e çështjes së mësipërme me shtetin jugosllav dhe zoti Higgs sugjeroi se kjo duhet të kryhej pas marrjes së përgjigjes së jugosllavëve nga ambasadori ynë atje. Në rast s kjo përgjigje do të ishte jo e kënaqshme, ne duhet të rifillojmë lëshimet e broshurave me efektin e kërkuar si për Shqipërinë dhe qeverinë jugosllave. Zoti Joyce pyeti nëse mendoja se ishte e dobishme të ngrihej çështja e organizatës shqiptare të sponsorizuar nga Jugosllavia, me gjeneralin Popoviç. Unë u përgjigja se karakterin jo-produktiv të bisedave të deritanishme me të, do të ishte e panevojshme ngritja e debatit me të, prandaj mbrojta qëndrimin se çështja duhet të ngrihet me anë të kanaleve diplomatike në Beograd.

30 qershor 1953

Memorandum për krerët e divizioneve

Sipas rrethanave ideale të përshkruara, qëllimi ynë është përmbysja e regjimit të Enver Hoxhës deri në vjeshtën e vitit 1954. Duke hartuar veprimet paraprake për nisjen e grushtit të shtetit, ne kemi supozuar se Jugosllavia, Greqia dhe Italia do të kishin një mendësi krejtësisht bashkëpunuese se secila do të pranonte të mos prekte Shqipërinë nga ana territoriale, përveç rasteve kur thërritej për asistencë. Sipas këtyre kushteve rekomandimet tona janë:

Plani për vitin 1953

Zgjerim i menjëhershëm i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë për të përfshirë të gjitha fraksionet politike veçanërisht BKI dhe grupin e Ali Këlcyrës; Të printohen mjaftueshëm Lek për të furnizuar operacionet e agjentëve; Të sigurohen shpejt 5 nëndetëse për nisjen e bllokadës totale të anijeve brenda e jashtë Shqipërisë. nëndetëset nuk duhet të identifikohen si amerikane por duhet të operojnë si mjete pirate pa flamur. Ato të drejtohen nga staf vullnetar pa dokumente; Nëndetëset të veprojnë në ujërat e Greqisë e Italisë dhe bashke me këto vende të zbatohet ndalimi i gjithë tregtisë mes tyre dhe Shqipërisë; Të rekrutohen 1000 deri në 1500 shqiptarë si forcë goditëse në momentin e grushtit të shtetit. Forca goditëse do të hyjë nga Jugosllavia e Greqia, si dhe me mjete amfibe zbarkimi.

Plani për vitin 1954

Sapo moti ta lejojë, të infiltrohen e të rekrutohen ekspertë amerikanë transmetimesh radio, për të drejtuar aktivitetet e rezistencës dhe të krijojnë një bërthamë të besueshme njerëzish të stërvitur që do të aktivizohen kur të jepet sinjali. Këto ekspertë të veprojnë kryesisht në veri të vendit ku kemi tashmë një organizatë fillestare rezistence. Ata do të furnizohen me lëshime ajrore ushqimesh, armësh e municionesh për revoltën. Ushqimi duhet të furnizojë edhe forcat e rezistencës që ato të mos vuajnë gjatë bllokadës ekonomike. Në fillim të verës të merren peng ambasadorët shqiptarë në Romë e Paris, dhe të njoftohet në radio dhe mjetet e propagandës se ata kaun dezertuar. Një program i zgjeruar me transmetime radio dhe lëshime broshurash të bëjë të ditur për afrimin e shumëpritur të ditës së zjarrtë të revoltës. Të paktën dy muaj përpara grushtit të shtetit broshurat të lëshohen me intervale të përjavshme. Të infiltrohet në Shqipëri në mënyrën më të sigurt të mundshme një agjent amerikan i nivelit të lartë, që do të kontaktojë me Enver Hoxhës ose me Mehmet Shehun për t’i ofruar deri 500.000 dollarë dhe siguri për të ardhmen në këmbim të dezertimit të tyre. Dezertimi duhet të përfshirë edhe urdhrin e dorëzimit të armëve për Ushtrinë dhe Sigurimin, në momentin e duhur. Të bëhen transmetime nga të gjithë liderët e emigracionit, për të nxitur mbështetësit e tyre t’i bashkohen lëvizjes së rezistencës. Anëtarët e juntës ushtarake të lëshohen në Shqipëri për drejtimin e revolucionit në ditën e caktuar

Deri në gusht 1954, operacionet simulante të forcave të rezistencës dhe forcave goditëse të kenë siguruar përmbysjen e suksesshme të regjimit komunist dhe vendosjen e një qeverie të përkohshme të pranueshme, nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja nga fqinjët

Gjatë veprimeve të revolucionit forcat e stërvitura prej rreth 4000 shqiptarësh që pretendohet se ekziston në Jugosllavi dhe forcat ushtarake të Greqisë e Jugosllavisë duhet të qëndrojnë të gatshme për asistencë nëse lind nevoja. Forcat greke dhe jugosllave duhet të tërhiqen menjëherë prapa kufijve të tyre sapo revolucioni të ketë shpallur suksesin. Flota e gjashtë amerikane do të bëjë manovra në detin Adriatik e Jon gjatë revolucionit, për të mbuluar zbarkimet amfibe dhe për të ndihmuar revolucionarët në rast nevoje. Ajo nuk do të ketë një rol aktiv nëse nuk thërritet për këtë. Flota do të mbetet në zonë për disa javë për të shkurajuar dhe parandaluar veprime antagoniste nga Bashkimi Sovjetik apo satelitët e tij. Të organizohen zgjedhje të lira për qeverinë demokratike. Teksa shumë nga rekomandimet individuale në paragrafët e mësipërm mund të mos jenë të nevojshëm, është me rëndësi të kërkohet neutraliteti miqësor i Italisë, Greqisë e Jugosllavisë për përmbysjen e qeverisë shqiptare, në mos bashkëpunimi i tyre aktiv.

27 maj 1953

Konfidenciale

Në lidhje me bisedën tonë telefonike të 27 majit 1953

Këtij memorandumi i bashkangjis tre pyetje për të cilat besoj se është e rëndësishme dhe urgjente të marr një përgjigje nga burime zyrtare, mundësisht nga një zyrtar i administratës që mund të nxitohet me emër. Është e dëshirueshme por jo esenciale që përgjigjet të jepen në kohën e përvjetorit tonë në Shqipëri më 1 qershor, por meqënëse çështja ka një rëndësi të përgjithshme, është po aq e rëndësishme që ne të marrin një përgjigje brenda dy ose tre javëve.

Bashkangjitur do të gjeni drafte të tipit të përgjigjes që do të preferonim, ose që ne shpresojmë të mund të na jepni. Megjithëse si në çdo situatë tjetër, konkluzionet tona duhet të mbështeten më shumë në mundësitë sesa në provat, ka gjithsesi disa tregues që na bëjnë të mendojmë se opinionet tona duhet të merren seriozisht dhe nëse meritojnë këtë seriozitet, ai duhet të jepet me urgjencë.

Rrëzimi i regjimit

Fillimisht dua të përmend mundësinë e çlirimit. Opinioni ynë ka qenë se mundësitë e çlirimit me një kryengritje të armatosur në Shqipëri kanë qenë shumë të vogla, dhe kjo gjithmonë në varësi të fqinjëve të saj. Greqia, Jugosllavia e Italia do të përfitonin menjëherë nga një trazirë në Shqipëri duke e eliminuar si një vend sovran. Disa kohë më parë italianët hoqën dorë nga ambicie të tilla kurse është ende e qartë se grekët nuk janë të kënaqur me situatën në Epirin e Veriut. Njoftimi italian u ndoq nga një qasje e zbutur edhe nga ana e Greqisë për Epirin e Veriut. Ndërsa kohët e fundit një prononcim i qeverisë turke për komentin e Moxhe Pijade (zëdhënës i Titos) thotë se Jugosllavia e ka braktisur krejt pretendimin e saj për të shtuar Shqipërinë si tjetër shtet brenda federatës së saj, duke pranuar pavarësinë e saj si një vend i çliruar. Ne besojmë se kjo do të jetë shumë inkurajuese për forcat çlirimtare të Shqipërisë brenda vendit, cilatdo qofshin opinionet e tyre politike. Kjo iniciativë do të kishte gjithashtu shumë përfitime për vetë Titon.

Sa i përket pikëpamjet tonë, do të ishte shumë më e dëshirueshme një Shqipëri që çlirohet nga forcat e brendshme me ndihmën e Perëndimit, sesa një Shqipëri që shikon nga Tito për mbështetje. Është tashmë e ditur se Tito ka idetë e tij dhe forcat e tij për një çlirim të mundshëm të Shqipërisë, dhe se më parë ai ka kundërshtuar aktivitetin nga vende të tjera fqinje. Që prej vizitës së Titos në Londër për pjekjet e Titos për çlirimin e Shqipërisë kanë treguar shenja të reja aktiviteti. Me shumë rëndësi besoj se është informacioni i marrë për një oficer titist në Itali që po kontakton me grupet shqiptare të emigracionit atje. Duket se amerikanët dhe Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë po përjashtohen nga këto bisedime. Ne i konsiderojmë këto si kërcënuese, edhe përpara lajmit të deklaratës së Pijade në Stamboll, pasi këto të dyja krijojnë një motiv që është i vështirë të mos merret parasysh.


*****

Dokumentet e CIA, ja si nisën përçarjet në Partinë Komuniste më 1949, sundonte terrori dhe uria, zbardhen emrat e agjentëve që u rekrutuan nga amerikanët



CIA ka zbardhur të tjera detaje nga regjimi komunist. Përmes disa dokumenteve të deklasifikuar, përshkruhen zhvillimet gjatë viteve 1949-1952. Aty tregohet se pas krijimit Partia Komuniste u përball me përçarje dhe tensione. Nga ana tjetër, tregohet se si Bashkimi Sovjetik solli me mijëra persona në Shqipëri. Ndërkohë janë zbardhur dhe disa emra që bashkëpunuan me amerikanët.

Viti 1949

Përçarjet mes komunistëve

Partia Komuniste shqiptare si rezultat i debateve është e përçarë. Grupe të vogla partizanësh prej 15-20 vetësh janë vendosur në male. Ka terror dhe uri, asnjë nuk është i sigurt për jetën e tij

Ushtria e vendit përbëhet nga 25 mijë njerëz por qeveria nuk ka shumë besim te trupat e saj prandaj gjatë zhvendosjeve nga një vendndodhje në tjetrën ushtarët nuk i kanë armët e mbushura.

Numri i specialistëve rusë në vend ka arritur në 1000. Siç shihet nga më sipër, Shqipëria drejtohet nga një klikë e vogël komunistësh që nuk ka lidhje me popullin e saj. Ky grup ka gjithashtu debate mes vetes. Pakënaqësia e popullit rritet dita-ditës. Sapo sinjali i revoltës të jepet, populli shqiptar do t’i japë fund komunistëve brenda disa ditëve. Tito nuk do të lëvizë sepse Shqipëria e Enver Hoxhës përfaqëson për të armikun kryesor. Duhet të supozojmë që Tito do të ndihmojë fshehtësisht largimin e regjimit të Hoxhës dhe kompanisë së tij. Por kushtet e mëposhtme janë absolutisht të nevojshme: Greqia, nëse është e mundur, duhet të deklarojë solemnisht që njeh kufijtë e Shqipërisë të vitit 1913, domethënë ato përpara pushtimit italian të vitit 1939, duke hequr dorë nga pretendimet e saj për Epirin e Veriut (provincat pjellore të Korçës e Gjirokastrës, dhe të nisë një politikë të re miqësie me Shqipërinë e re demokratike. Një deklaratë e tillë ka shumë rëndësi pasi populli shqiptar preferon më mirë të vuajë nën thundrën komuniste nga frika e pushtimit grek të jugut të vendit. Deklarata të njoftohet me radio dhe nga shtypi, duke inkurajuar popullin shqiptar të krijojë kushtet e nevojshme për revolucionin.

Kjo iniciativë duhet të kryhet nga forcat shqiptare jashtë vendit (në Itali, Greqi, Turqi, Egjipt e Siri) numri i të cilave të jetë 1500 deri në 2000 njerëz. Kontakti direkt duhet të vendoset me liderët e kualifikuar të rezistencës, brenda dhe jashtë vendit. Në çdo rajon të Shqipërisë ka njerëz që zotërojnë autoritetet absolut mbi provincat e tyre. Armatimet dhe municionet dhe furnizimet e tjera do të sigurohen nga Aleatët Pasojat e një grushti shteti të suksesshëm: Goditje e rëndë ndaj imperializmit rus dhe një shembull; i shkëlqyer për vende të tjera që vuajnë nën thundrën sovjetike; Fundi i luftës civile në Greqi; Kapja e bazës së rëndësishme në ishullin e Sazanit.

Planet e SHBA për rrëzimin e regjimit

Që kur regjimi i Titos u prish me Bashkimin Sovietik, Shqipëria është izoluar nga kontakti tokësor me vendet satelite sovjetike. Kjo, përveç terrenit të ashpër të vetë vendit dhe traditave të vjetra klandestine të shqiptarëve, veçanërisht në zonat tribale të veriut, duken se e bëjnë Shqipërinë një objektiv premtues për operacione klandestine me objektiv përmbysjen e regjimit aktual komunist. Prezenca e një numri të madh refugjatësh shqiptarë në Evropë, sugjeron zhvillimin e një qendre politike jashtë Shqipërisë, të përbërë nga përfaqësues të elementëve anti-totalitarë dhe miqësorë ndaj politikave të SHBA për Ballkanin, që mund të shërbejnë si një pikënisje për elementët anti-komunistë brenda Shqipërisë. shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike në verën e vitit 1949 ishin përgjegjës për formimin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA), që është një qendër politike e përfaqësuesve të refugjatëve demokratikë shqiptarë, dhe që mund të shërbejë si një mbulim për operacionet e fshehta në Shqipëri. Dhe prej atëherë operacionet e degëve politike dhe ushtarake janë kryer në emrin e NCFA. NCFA është një grupim përfaqësues i refugjatëve shqiptarë që vepron si pikë fokusimi për ata që janë të interesuar përfundimisht për çlirimin e Shqipërisë. Grupimi vepron si një mbulim zyrtar për aktivitetet jozyrtare të CIAs dhe shërben si një vegël për denoncimin publik të çështjes së shqiptarëve të robëruar në Shqipëri. Ai kontrollohet nga CIA dhe shërbimet britanike të MI6. Krerëve të NCFA u është bërë e qartë se në asnjë rast nuk konsiderohen si “Qeveria në ekzil” e Shqipërisë.

Situata politike në Shqipëri (1952)

Duke gjykuar nga raportet e ardhura deri tani, situata politike në Shqipëri mbetet e pandryshuar. Armiqësia mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës është aty por nuk ka tregues se mund të ketë një përplasje më të madhe së afërmi. Kongresi i dytë i partisë, i mbajtur në mars 1952, zbuloi dështimet e regjimit komunist. Dy ministra u spastruan për inkompetencë dhe tre të tjerë u transferuan për t’i kushtuar më shumë kohë aktiviteteve të partisë, çka do të thotë një rritje e disiplinës partiake. Kongresi u ndoq më pas nga një spastrim i gjerë i anëtarëve të partisë si rezultat i disiplinës së butë, përvetësimit të fondeve dhe provave të korrupsionit. Situata ekonomike ka qenë e dëshpëruar prej muajsh dhe nuk është përmirësuar. Kostot e ushqimeve nuk përballohen nga punonjësit e zakonshëm dhe shumë produkte janë të paarritshme. Në fund të dimrit BRSS u detyrua të ndihmonte me grurë për popullatën. Ata kanë ndihmuar gjithashtu me materiale dhe makineri për ndërtimin e kapaciteteve industriale, por zhvillimet kanë qenë të ngadalta. Por hidrocentrali Lenin dhe radiostacioni Tirana u kompletuan, bashkë me disa linja hekurudhore dhe zhvillime rrugore. Puna vazhdon për tharjen e liqenit të Maliqit. Ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali të madh mbi lumin Mat.

Synimet e Jugosllavëve

Raportet e fundit tregojnë se ka një ndryshim në opinionin e Jugosllavisë për Shqipërinë, edhe pse ka ndryshime në qëndrimet e ndryshme të zëdhënësve jugosllavë. Një vit më parë Tito kundërshtoi veprimin ndaj Shqipërisë nga frika e hakmarrjes prej BRSS, që do të akuzonte vendin e tij për konspiracion kundër Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, jugosllavët kanë kryer disa operacione agjenture në Shqipëri dhe Tito i është përgjigjur interesimit të ish-mbretit Zog duke thënë nuk ishte i interesuar të bashkëpunojë për përmbysjen e regjimit të Hoxhës “për momentin” dhe nëse përmbysja ndodhte, ai dëshironte të shihte në Shqipëri një sistem të ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Megjithëse raportimet e ndryshme ndryshojnë mes tyre, duket se jugosllavët po përshkallëzojnë politikën e tyre agresive ndaj Shqipërisë. Në maj 1952 Tito i tha emisarit të mbretit Zog se Jugosllavia nuk e vriste mendjen nëse Shqipëria bëhej republikë apo monarki, për sa kohë ishte miqësore ndaj Jugosllavisë dhe nga Jugosllavia nuk do të lejohej asnjë agresion mbi Shqipërinë prej frikës së një kundërpërgjigjeje të BRSS. Por Tito tregoi për gatishmëri për diskutimin e planeve të përmbysjes së regjimit të Hoxhës, duke programuar bisedime në Turqi mes përfaqësuesve të Zogut e Titos.

Plani për lëshimin e agjentëve me avion

Po mendojmë për lëshimin me avion në Shqipëri të pesë grupeve me nga katër agjentë, më datë 30 shtator. Për këtë qëllim është siguruar një avion C-47 nga OPC, i cili do të operohet nga një ekuipazh polak. Avioni do të raportoje në Gjermani më 25 shtator. Dy avionë C-47 janë caktuar nga ushtria për operacionet e OPC në Gjermani, për operacione komunikimi tokë-ajër, të frekuencave ultra të larta, me agjentët e OPC në Shqipëri. Pajisjet e nevojshme të komunikimit po instalohen aktualisht në avionë, të cilët do të operojnë prej një bazë greke, dhe do të fluturojnë me personel ushtarak amerikan. Është duke u organizuar një kamp në Greqi për agjentët e kthyer nga infiltrimi në Shqipëri. Krijim i kamp[it u bë i nevojshëm për eliminimin e ndërhyrjeve të autoriteteve greke me këta të infiltruar (shpeshherë janë detyruar të rikthehen në Shqipëri nga rojet kufitare) dhe marrjen e kjudestarisë së tyre nga OPC. Për arsye të natyrës primitive të ekonomisë shqiptare, vendi nuk është objektiv i përshtatshëm i luftës ekonomike, por mund të bëjmë ndërhyrje në tregtinë shqiptare në Trieste apo nxitjen me anë të propagandës së ndalimit të dërgimit të ushqimit të fshatarëve drejt qyteteve.

Futja e agjentëve në Shqipëri

Një grup prej gjashtë njerëzish ka hyrë në Shqipëri në këmbë gjatë natës së 9-10 gushtit 1951. Guida që i drejtonte ata në zonën kufitare u kthye mbrapsht dhe tha se infiltrimi kishte qenë i suksesshëm. Dy burime raportonin se një grup prej katër njerëzish të lëshuar me parashutë në jug të Shqipërisë gjatë një operacioni të fshehtë të OPC më 22-23 korrik, u zunë në pritë nga forcat shqiptare të sigurisë. Të dyja burimet raportonin se një agjent u vra, dy kryen vetëvrasje dhe i fundit i shpëtoi grackës. Ky grup besohet se është tradhtuar nga një prej guidave.Një tjetër grup prej katër njerëzish të parashutuar në Shqipëri natën e 22-23 korrikut, arritën të shpëtonin duke u tërhequr jashtë kufirit grek në datën 15 gusht. Grupi kishte humbur të gjithë materialet që ishin lëshuar bashkë me ta dhe u tërhoqën prej mungesës së ushqimit. Anëtarët e këtij grupi do të infiltrohen përsëri në Shqipëri gjatë muajit shtator, në varësi të moralit të tyre (aktualisht morali i tyre është pozitiv). Deri në fund të gushtit një total prej dymbëdhjetë njerëz kanë hyrë në Shqipëri; dy grupe, një prej dy njerëizsh dhe një prej katër njerëzish janë në veri të saj, kurse një grup me gjashtë njerëz janë në jug.

Bashkëpunimi me britanikët

Operacionet shqiptare të degës së OPC po kryhen në baza të përbashkëta me agjencinë përkatëse të qeverisë britanike. Vendimi për të hyrë në këtë marrëveshje të përbashkët u nxit nga shqyrtimi i politikave dhe nga rrethanat aktuale që u zhvilluan gjatë hyrjes së OPC në fazën aktive të operacioneve. Sa i përket politikave, ishte konkluzioni i planifikuesve të operacioneve shqiptare se instrumentet në dorë të SHBA për ekzekutimin e politikës së saj ndaj Shqipërisë nuk mjaftonin në vetvete, prandaj duhej kërkuar dhe marrë mbështetja e plotë e qeverisë britanike. Konkluzioni u mbështet edhe nga Departamenti i Shtetit, që ka thënë se dokumentet e politikave se “qeveria britanike duhet fillimisht informuar mbi zhvillimet, me qëllim kuptimin e mendësisë së britanikëve për problemin shqiptar dhe arritjen e një marrëveshjeje të plotë për programin dhe politikat.” Përveç kësaj, diskutimet paraprake me zyrtarë të stabilimentit ushtarak sollën shqetësimin se Britani po përdor situatën aktuale në Shqipëri për zmadhimin e influencës së tyre në Ballkan, në Itali dhe në Mesdheun lindor, në kurriz të interesave të SHBA dhe gjithashtu në dëm të ndalimit të zgjerimit të influencës sovjetike. Duke marrë në konsideratë këto politika, OPC zbuloi se jo vetëm britanikët ishin përfshirë në përpjekje aktive për rifitimin e prestigjit të tyre në Greqi, por edhe se ishin në fazat e para të një operacioni në Shqipëri, i cili dyshohet se ka si qëllim forcimin e pozitës së tyre në Greqi. Prandaj për këto arsye OPC ftoi britanikët të nisnin operacione të përbashkëta në Shqipëri. Ishte e qartë se britanikët po përgatiteshin të vazhdonin me operacionet e tyre sido që të ndodhte, me apo pa pranimin tonë. Operacionet e veçanta amerikane dhe britanike do të krijonin konfuzion të madh në Shqipëri me pasoja negative sigurie, dhe rrjedhimisht do të sillnin konkurrencën mes dy agjencive për të fituar mbështetjen e elementëve shqiptarë dhe zonave gjeografike, çka do të vinte në rrezik të gjtihë operacionin, pasi Shqipëria nuk është aq e madhe sa të përballojë përpjekjet e dy fuqive për kontroll të popullsisë dhe territorit.

Operacionet nga Italia e Greqia

Aktualisht dega e jashtme është e angazhuar në dy operacione inteligjence kundër Shqipërisë dhe do të nisin një të tretë gjatë muajit qershor. Detajet e tyre listohen më poshtë: Plani I, operacione të përbashkëta me inteligjencën detare italiane për infiltrim të grupeve të inteligjencës në Shqipëri në rrugë ajrore. Organizata u kontaktua nga inteligjenca detare italiane në pranverën e vitit 1948 me propozimin për operacione të përbashkëta inteligjence në Shqipëri. Në korrik 1948, u dha aprovimi final për përkushtimin tonë në operacion, ku përfshihet edhe dhënia e një avioni C-47 për lëshimin e personelit dhe furnizimeve. Një oficer i shërbimeve italiane të inteligjencës ka punuar bashkë me grupin për zhvillimin e operacionit. Avioni C-47 erdhi në tetor 1948 dhe furnizimet e tjera u siguruan nga Gjermania e Zvicra. Anëtarët e grupit u rekrutuan nga kampe refugjatësh në Itali dhe në Greqi dhe transporti u sigurua nga CIA. Agjentët e dërguar në Shqipëri do të kontaktojnë me lëvizjet lokale të rezistencës me anë të liderëve të tyre, të identifikuar në memorandumet të datës 18 janar. Të gjithë individët janë kontrolluar në skedarët e CIA për informacione denigruese. Shqiptarët janë zgjedhur për arsye të lidhjeve të tyre familjare në rajonet qendrore të Elbasanit e Mirditës, ku është raportuar më parë për ekzistencën e grupeve të rezistencës. Në grupe përfshihen agjentë të besimeve myslimane dhe katolike. Lideri shqiptar në Itali i cili ka punuar në matinën italiane dhe CIA, është Ismail Verlaci.

Objektivi i parë i planit është infiltrimi i agjentëve nga ajri, të cilët të pajisur mjete transmetimi radio do të vendosin kontakte me grupet vendase të rezistencës, për të mbledhur informacione. Fillimisht ata do të vëzhgojnë situatën lokale dhe do të vendosin një bazë komunikimesh dhe marrjes së furnizimeve të lëshuara nga ajri.

Agjentët e rekrutuar

Objektivat e inteligjencës janë caktuar nga Uashingtoni, duke përfshirë dhe informacionin e dëshiruar mbi grupet e rezistencës, kushtet e brendshme politike dhe instilacionet ushtarake të mbrojtjes. Plani ka hyrë në fazën operacionale në shkurt 1949, kur katër agjentë në dy grupe me mjete të veçanta radio, u lëshuan në kushte perfekte të motit në pikën e dëshiruar të Serrisht, në Mirditë. Agjentët ishin Alush Lleshakanu e Xhevdet Bloshmi të grupit të parë, dhe Ndue Gjonmarkaj e Ndue Mlyshi në grupin e dytë. Shyqyri Biçaku dhe Kolë Çuni ishin pjesë e grupit të dytë mbështetës, por po mbahen në rezervë për arsye shëndeti të keq. Ende nuk është vendosur kontakt radio me dy grupet e para. Një fluturim në kushte të mira moti u krye mbi Shqipëri natën e 12 prillit por nuk u vërejt asnjë sinjal në zonën e caktuar, sipas planit paraprak. Më 24 prill Ismail Verlaci mori një kabllogram komercial nga Kastoria në Greqi, të nënshkruar nga Lleshanaku, ku thuhej se ai dhe Blloshmi kishin arritur mirë në Kastoria. Më 28 prill ai mori telegramin se dy agjentët kishin arritur në Athinë, ku menjëherë u vunë në kontakt me qendrën tonë atje për dhënie të informacioneve.


Ja si CIA tentoi të përdorte ballistët në emigracion për rrëzimin e Enver Hoxhës, Greqia punoi për të aneksuar jugun e Shqipërisë



Gjatë regjimit komunist, CIA tentoi dhjetra mënyra për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës. Një prej këtyre ishte dhe bashkëpunimi me përfaqësues të Ballit Kombëtar në emigracion. CIA i mbështeti ata për rrëzimin e regjimit. Nga ana tjetër, në një dokument të deklasifikuar për vendin tonë, tregohen dhe qëllimet Greqisë për aneksimin e jugut të vendit.

Situata brenda Ballit Kombëtar

Për të kuptuar ndarjen aktuale brenda grupit Partia e Ballit Kombëtar, është e nevojshme të kemi një ide të qartë të prejardhjes së grupit dhe luftës për pushtet brenda Komitetit drejtues të tij, e cila nuk ka pushuar që prej krijimit të tij në 1939, në kohën e pushtimit fashist të vendit.

Balli Kombëtar u krijua si një lëvizje rezistence nga element konservatorë në jug të Shqipërisë, në kundërpërgjigje të rritjes së influencës së lëvizjes së drejtuar nga komunistët "Fronti Nacional Çlirimtar". Anëtarët e Ballit ishin kryesisht ish-pronarë tokash dhe ndjekësit e tyre fshatarë, si dhe qytetarët që nuk ishin bashkuar me frontin komunist. Ata përfshinin gjithashtu një grup intelektualësh që megjithëse ishin republikanë dhe reformistë, ishin tepër nacionalistë për të kapërdirë linjën komuniste.

Përplasjet brenda Ballit Kombëtar

Prej krijimit të tij dhe disa vite më tej, kryesia e Ballit ishte në duart e themeluesve konservatorë Mit’hat Frashëri, Ali Klissura, Nuredin Vlora, e Koço Muka, të cilët e konsideronin partinë e tyre si një aleancë të të gjithë elementeve anti-komuniste dhe jo si një parti politike me program e ideologji. Por minoranca intelektuale reformiste e drejtuar nga Abaz Ermeni, Zef Pali, Halil Maçi, Vasil Andoni e të tjerë, kishte ide të tjera në kokë. Që prej fillimit ata dëshironin që ta shihnin Ballin si një organizatë modern politike me tendencë perëndimore dhe socialiste. Ata argumentonin se kishte ardhur koha që Shqipëria të avanconte përtej lidhjeve fisnore dhe politikave të fraksionuara. Kështu që prej fillimit ekzistonin përplasje idesh dhe interesash mes konservatorëve pronarë tokash dhe intelektualëve socialist. Fitorja komuniste në vitin 1944 bëri që shumë liderë të Ballit të largoheshin nga Shqipëria. Kur partia u rimblodh nga refugjatët në Itali dhe në Greqi, kishte ndryshime në lidershipin e saj. Konservatorët nuk e dominonin më atë dhe mezi arritën të mbanin drejtim të përbashkët me intelektualët socialistë. Dhe në këtë pikë partia do të ishte ndarë, po të mos kishte qenë për Mit’hat Frasherin, i cili ruante prestigjin e pushtetarit të vetëm të vjetër, të cilin edhe socialistët nuk mund ta refuzonin, edhe pse këta të fundit përfaqësonin “Gardën e Vjetër”. Gjithashtu, socialistët kuptuan se nëse aleatët kishin vendosur të mbështesnin çdo lëvizje shqiptare të refugjatëve ata do të shikonin nga Frashëri si i vetmi njeri me staturë politike mes tyre.

Roli i Hasan Dostit dhe përjashtimi i Këlcyrës

Nga viti 1945 deri më 1949, ishte Frashëri që mbajti bashkë Ballin Kombëtar. Por gjatë gjithë kësaj periudhë, influenca e grupit socialist u rrit brenda kryesisë së partisë. Kjo u vërtetua dhe me krijimin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA). Grupi socialist arriti të nxirrte të vetmin lider ushtarak brenda Ballit, Abaz Ermenin dhe sollën gjithashtu administratorët e propagandistët më të mirë. Me ardhjen e fondeve socialistët krijuan dhe botojnë gazetën e Ballit Kombëtar. Pas vdekjes së Mit’hat frashrit në Nju Jork më 1949, socialistët patën mundësinë të marrin kontrollin e Ballit. Ata e bënë këtë me një aftësi politike që tregonte se kishin mësuar disa hile nga e majta ekstreme. Posti i Frashërit në komitetin ekzekutiv i kaloi socialistëve, të cilët zotëronin një shumicë prej gjashtë me katër. Për zëvendësimin e Frashërit ata caktuan Hasan Dostin, një njeri pa emër politik dhe mjaft i dobët për të drejtuar, i cili pranonte me kënaqësi të merrte urdhra nëse zgjidhej si president i Ballit edhe në Komitetin e Shqipërisë së Lirë. Hapi i ardhshëm ishte hartimi i programit politik të Ballit, për ta kthyer në një lëvizje të majtë agrare. Kjo lëvizje u shoqërua me futjen në Ballin Kombëtar të Unionit Ndërkombëtar Fshatar. Por kur nisi të kuptohej, konservatorët e drejtuar nga Ali Këlcyra, Vlora, Muka e të tjerë, shikuan se socialistët jo vetëm kishin mbytur zërin e tyre në komitetin ekzekutiv të Ballit por edhe te Komiteti i Shqipërisë së Lirë. Si rezultat nisën një seri debatesh të ashpra mes liderëve konservatorë dhe socialistë, të cilat përfunduan me një takim të thirrur nga Ali Këlcyra në Napoli ku ai denoncoi taktikët e ulëta të përdorura nga socialistët dhe i bëri thirrje kryesisë së Ballit Kombëtar të ndjekë linjën konservatore. Të propozuar nga ai dhe të liderëve themelues si Vlora, Muka, Peshkopia e Begeja. Socialistët iu përgjigjën kësaj duke përjashtuar Këlcyrën dhe konservatorët e tjerë nga lëvizja. Kështu socialistët e sollën mazhorancën e tyre në komitetin ekzekutiv në tetë me dy, por ndarja u reflektua edhe te anëtarësia e Ballit në emigracion, që numëronte rreth 400 ballistë, të cilët besohet se ishin 60 me 40 për qind në favor të socialistve. Gjatë gushtit dhe shtatorit vazhduan sharjet e ofendimet, akuzat e kundërakuzat. Ballistët socialistë, të cilët ishin mjaft të specializuar në artin e përhapur shqiptar për vrasjen e personazhit, punuan shumë për diskreditimin e kundërshtarëve. Ata pretendonin se vetëm disa ballistë kishin shkuar te konservatorët, deklaratë që më vonë e tërhoqën prej numrit të madh të emrave që mbështesnin Këlcyrën. Ata shpërndanë lajmin se Këlcyra po vepronte si një vegël në duart e shërbimeve italiane të cilët i paguanin shuma të mëdha (edhe pse kjo mund të ishte e vërtetë duke marrë në konsideratë armiqësinë e italianëve me Frontin Komunist, dhe që ata të kenë përfituar nga mundësia për të shkaktuar pak trazirë me sponsorizim ndaj grupit të Këlcyrës. Por gjithsesi nuk kemi prova për pagesa të përmuajshme prej 5000 dollarësh ndaj tyre).

Takimi i Begesë dhe Dostin

Në shtator Uashingtoni më kërkoi të takoja Dostin dhe të diskutoja situatën me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme, pasi mendohej se kontradiktat mes grupit të emigracionit nuk ishin në interes të Komitetit për Shqipërinë e Lirë. Dosti mori pozicionin neutral duke thënë se ishte shumë e vështirë rikëshillimi i fraksioneve, për arsye të ndryshimeve të thella mes ish-pronarëve të tokave dhe reformistëve të majtë. Ai kërkonte të më siguronte se ishte një “njeri i qendrës”. Unë i shpjegova se të paktën kësaj radhe ai duhet të merrte mbi vete përgjegjësinë e të qenit president i Komitetit, duke qëndruar sipër partive, duke treguar lidership dhe duke gjetur zgjidhjen. Ai premtoi ta bënte këtë, por as atëherë dhe as më vonë nuk e bëri. Pas pak këtij takimi, Halim Begeja, kreu i grupit të disidentëve erdhi në Shtetet e Bashkuara. Bëra një takim të gjatë me të dhe më impresionoi me tregimin e ndershëm të një historie të shkurtër individuale. Thelbi i saj ishte se konservatorët kërkonin të kishin një rol në Komitetin e Shqipërisë së Lirë. Me vdekjen e Frashërit atyre u ishte hequr e drejta e fjalës në Ballin Kombëtar, e si rrjedhin i kësaj edhe në komitet. Ata ishin të gatshëm të riafroheshin me Socialistët nëse u lejohej roli në çështjet e Ballit me kuota të barabarta. Nëse jo, ata kërkonin të kishin një përfaqësues të grupit në kryesinë e Komitetit, pasi Këlcyra mund të linte postin në favor të ndonjë prej ndjekësve të tij.

Unë i shpjegova Begejas se ishim në favor të rikëshillimit dhe se do të organizoja një takim me Dostin për këtë qëllim. Dhe Dosti u takua me Begejën por pa asnjë rezultat. Dosti kundërshtonte dhe hezitonte, pro më në fund bëri të qartë se çdo vendim do të merrej nga Ermeni dhe të tjerët. Në fillim të tetorit u vendos që Dosti të shkonte në Romë për të diskutuar me komitetin ekzekutiv të Ballit mbi çështjen. Ai do të shoqërohej nga Noci Kotta kështu që një mbledhje e plotë e komitetit ekzekutiv të NCFA të mbahej për herë të parë në disa muaj. Kjo më pas mund të diskutonte për situatën në Ballin Kombëtar.

Rezistenca ndaj regjimit aktual

Pakënaqësia mes popullit shqiptar vazhdon të jetë e gjerë dhe në vitet e fundit ka pasur disa raste të rezistencës së hapur ndaj regjimit. Edhe vetë regjimi ka pranuar ekzistencën e elementëve “diversantë” dhe sulmeve ndaj ushtrisë dhe karvaneve civile të furnizimeve. Incidenti më i rëndë i rezistencës ishte bomba në ambasadën sovjetike në shkurt 1951, por vrasjet lokale dhe sabotimet kanë qenë gjithashtu një sfidë për autoritetet komuniste. Deri tani regjimi Hoxhës ka ditur të përballet me lëvizjet kundërshtare duke zbatuar masa të shumta represive. Për shembull, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje që operojnë në zonat malore kundër grupeve individuale të rezistencës. Refugjatët anti-komunistë kanë raportuar për ekzistencën e disa grupeve të rezistencës me emra si “Lidhja Kombëtare e Maleve”, “Liria”, “Skënderbeu”, “Thirrja” por nuk ka informacion specifik mbi to. Nuk duket se ka bashkëpunim mes grupeve të disidentëve megjithë dëshirën e tyre të përbashkët për largimin e regjimit të Hoxhës.

Mes grupeve shqiptare në emigracion më i rëndësishmi duket se është Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, me selinë evropiane në Romë, i cili përbëhet nga tre grupe: 1) Partia Demokratike Agrare/Balli Kombëtar të cilët kanë më shumë ndjekës në jug të Shqipërisë, 2) Partia e Legalitetit (pro-Mbretit Zog) e cila është më e fortë në qendër të Shqipërisë, dhe 3) Lidhja e fshatarëve e katundarëve që mbështetet në veri të vendit dhe në provincat jugosllave ku jetojnë shqiptarë. Të gjitha grupet kanë si qëllim krijimin e Shqipërisë së lirë e të pavarur por kanë dallime mes njëri-tjetrit për llojin e qeverisë së re. Aktivitetet e Komitetit brenda Shqipërisë kanë qenë vetëm shpërndarje propagande dhe disa përpjekje subversive nga agjentët e tij. Operacioni i tyre më efektiv ka qenë lëshimi i fletëve të propagandës, që ka shkaktuar mjaft eksitim brenda vendit, dhe ka nxitur nota proteste ndaj zyrtarëve italianë apo dhe largim të njerëzve nga Shqipëria.

Interesat e fqinjëve

Shqipëria ka qenë prej kohësh një kockë zënke për fqinjët e saj. Interesat e tyre konfliktohen aq shumë sa nën rrethanat aktuale problemi i Shqipërisë komplikon zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Të tjera probleme si Trieste e Maqedonia kanë më shumë rëndësi në planin afatshkurtër për fuqitë e mëdha, ndërsa Shqipëria do të bëhej e tillë në rast të përmbysjes së pushtetit.

Interesat italiane

Objektivi i Italisë për Shqipërinë ka qenë vendosja e sferës italiane të influencës dhe parandalimi i marrjes së kontrollit nga fuqitë e tjera. Në ndjekje të këtij objektivi, Italia mbështeti krijimin e Shqipërisë së pavarur në vitin 1912 dhe më vonë në 1914 pushtoi ishullin e Sazanit dhe portin e Vlorës. Trupat italiane qëndruan deri në vitin 1920, dhe më pas Italia u detyrua të largohej nga toka shqiptare por mbajti ishullin e Sazanit të cilin e konvertoi në një bazë të vogël detare. Me paktin e miqësisë dhe sigurisë me Shqipërinë në vitin 1926, Italia vendosi dhe bazat ligjore për sferën e influencës, që u manifestua me anë të huave dhe menaxhimit të shumë ndërmarrjeve kryesore ekonomike të vendit. Ajo gjithashtu pajisi dhe trajnoi forcat e armatosura. Në vitin 1939 Musolini pushtoi Shqipërinë dhe e bashkoi me Italinë, dhe në 1940 nisi prej andej sulmin ndaj Greqisë. Sipas traktatit italian të Paqes në 1947, Italia njihte Shqipërinë e pavarur, lëshoi ishullin e Sazanit dhe hoqi dorë nga të gjitha të drejtat e pronave publike e private në Shqipëri. Por ajo nuk ka hequr dorë nga objektivat kryesorë të mohimit të fuqive të tjera influencën në Shqipëri. Në qëndrimet e saj zyrtare Italia thotë se pavarësia e Shqipërisë dhe integriteti territorial korrespondojnë me interesat e Italisë. Por përpjekjet e saj për përmirësim të marrëdhënieve me qeverinë komuniste nuk kanë bërë progres. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u rivendosën në vitin 1949 dhe megjithë kufizimet e qeverisë shqiptare për ambasadën italiane në Tiranë, edhe Italia nuk kërkon një afrim mes tyre. Italia duket se kërkon të rifitojë influencën e saj në vend me anë të grupit pro-italian të emigracionit Blloku Kombëtar Indipendent, liderët e të cilit kanë bashkëpunuar me Italinë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe gazeta e tyre mbështetej nga fonde të marinës italiane. Aktivitetet e tyre kanë qenë të kufizuara por disa anëtarë të tyre janë hedhur me parashutë në Shqipëri për të organizuar rezistencën, kabotazhe dhe aktivitete të tjera anti-qeveritare. Italia i trembet më shumë influencës pro-jugosllave në rast të përmbysjes së regjimit, dhe për evitimin e kësaj preferojnë gjendjen aktuale, dhe jo vakumin e pushtetit.

Interesat greke

Interesat greke në Shqipëri përqendrohen ne pretendimet për jugun e Shqipërisë të cilin Greqia e pushtoi në vitet 1912-1916 dhe për të cilën kanë pretenduar lidhje historike, etnike, strategjike e ekonomike. Grekët gjithashtu kujtojnë se Shqipëria u përdor si bazë për sulmin italian mbi ta në 1940, si dhe në vitet e pasluftës për aksione komuniste guerile. Edhe aktualisht Shqipëria përdoret si bazë e infiltrimit të agjentëve komunistë në Greqi. Edhe Greqia ashtu si Italia dhe Jugosllavia po kërkon të avancojë politikat e saj me anë të grupeve të refugjatëve shqiptarë në vend. Refugjatët shqiptarë në Greqi janë kryesisht nga jugu u vendit dhe me sa duket janë përqendruar në kampe refugjatësh në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Deri në momentet që flasim përpjekjet e tyre kanë konsistuar në fushën e spiunazhit, propagandës dhe inkurajimit të operacioneve kundër regjimit. Disa prej tyre në kampin e Janinës raportohet të kenë krijuar njësi ushtarake, që rrjedhimisht mund të përdoren për ndërhyrje në jug të Shqipërisë. për Greqinë zgjidhja ideale e problemit është ndarja e Shqipërisë mes Italisë e Jugosllavisë. Ata janë gjithashtu vigjilentë ndaj dominimit të mundshëm të Italisë e Jugosllavisë, dhe në rast të një ndërhyrjeje ushtarake nga Jugosllavia, ata menjëherë do të futen për të pushtuar zonën jugore të vendit (Epirin e Veriut). Për momentin, në mungesë të garancive së Aleatëve kundër një dominimi jugosllav apo italian, ata preferojnë gjendjen aktuale të paqartësisë, për sa kohë që regjimi i Hoxhës nuk kryen një luftë guerile ndaj Greqisë.

Flet mjeku i Enverit: E vërteta e ngacmimit seksual ndaj Teutës, nuses së Ilir Enver Hoxhës



Hektor Peçi, mjeku personal i Enver Hoxhës tregon për marrëdhëniet e tij me familjen Hoxha dhe i përgjigjet akuzave për ngacmime.

Profesor  Dr.Hektor Peçi, shprehet se ka qenë prej 7 vitesh mjeku personal i Enver Hoxhës, derisa në vitin 1972 ai është transferuar në fakultetin e Mjekësisë ndërsa është zëvendësuar nga Isuf Kalo. Djali i Enver Hoxhës, Sokoli është shprehur se profesor Peçit i thurën një intrigë sikur ka ngacmuar bashkëshorten e Ilir Hoxhës, vëllait të tij. Profesor Peçi shprehet se Teuta Hoxhën nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa ajo ka qenë gjimnaziste kur ai ishte mjek i Enver Hoxhës. Ai shprehet i habitur me këtë intrigë për të cilën shprehet se e ka mësuar vetëm kur ka lexuar në Panorama intervistën e Sokol Hoxhës. Ai tregon se ka qene për 7 vjet mjek i Enver Hoxhës dhe me pas u largua, por pa i dhene arsye.

“Nuk kishte asnjë arsye që m’u tha mua në atë kohë. Unë për herë të parë e dëgjoj këtë gjë në intervistën e Sokol Hoxhës në gazetën tuaj. Por, më saktë, këtë gjë mund ta shpjegojë Teuta, e cila në atë kohë ka qenë në moshën e pubertetit.

Pyetur nga “Panorama” nese e kane akuzuar per kete gje brenda familjes ai pergjigjet: “Unë nuk e di, brenda familjes mund të ketë ndodhur çdo gjë, por ndonjë qëndrim përbuzës të familjes ndaj meje nuk pata. Unë me Nexhmijen jam takuar herë pas here, në raste të ndryshme. Të tjerat i dinë vetë ata, unë nuk mund të hyj në problemet e brendshme të familjes së tyre. Por unë vetë nuk pata ndonjë masë, qortuese, as kritikë të lehtë, apo të rëndë, apo ndonjë pasojë. Nuk mund të çohet nëpër mend që të ketë pasur një dyshim apo akuzë të tillë ndaj meje dhe unë të vazhdoja punën si mjek i pacënuar. Nuk mund ta çosh dot nëpër mend”- thote ai.

Çfarë tha Sokol Hoxha/ “Mjekun e Enverit e hoqën, pasi e akuzuan se ngacmoi nusen e tim vëllai”

Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës tregon mënyrën e largimit të mjekut personal endokrinolog nga babai i tij, Hektor Peçi. Sipas Sokol Hoxhës ai u largua pas ngritjes së një intrige për t’u zëvendësuar nga mjeku Isuf Kalo.

Isuf Kalo ka qenë mjeku personal i Enver Hoxhës deri sa ky i fundit vdiq, ndërkohë që ju dhe bashkëshortja juaj e akuzoni atë si pjesë të komplotit kundër jetës së Enver Hoxhës. Ku i bazoni këto?

Unë them se likuidimi i Enver Hoxhës nëpërmjet shëndetit të tij deri më sot është konsideruar si paranojë e tij. Edhe vetë zhvillimet postkomuniste vërtetojnë synimet antiEnver. Blair-i me ngjarjet në Irak u shpreh se Britania ka dështuar vetëm me Shqipërinë për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Pra pranojnë vetë që rrëzimi i regjimit të Enver Hoxhës ishte i pamundur, ndaj likuidimi i tij nëpërmjet pistave të tjera, kryesisht të brendshme, e pse jo nëpërmjet shëndetit (si pika më e dobët e tij), s’ka se si të jetë fantazi. Aq më tepër po të marrim dhe raste analoge historike si Stalini etj.

Kush ka qenë mjeku personal i Enverit para Isufit?

Deri në vitin ‘72 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori dhe te sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo.

Ish-kryeministri Sali Berisha flet për pritën që i bëri Rama: Të digjen mandatet, “noriega” u zgjodh Kryeprokuror


Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot jashtë sallës së Kuvendit, menjëherë pas situatës së ndodhur në seancën plenare nga ku u zgjodh kryeprokurorja e re e Përkohshme Arta Marku.


Berisha tha se kryeministri Rama urdhëroi Gardën që të mos e lejoni të mbante fjalën e tij në foltore, dhe se vendimi për të djegur mandatet i takon grupeve parlamentare.

“Dua të sqaroj çdo shqiptar se sot në parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, por kryetari i Parlamentit më kërkoi që të flisja pas parafolësit dhe kështu u veprua. U nisa drejt platformës për të thënë 3 minuta fjalë të mitat për procedurë, po Rama urdhëroi mercenarët, shefin e rojeve të Gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamnmetit. Pasi kryetari jep fjalën, një cub, një fundërrinë pas një moralitet njerëzor, pas asnjë parim urdhëron rojet të dalin përpara të më ndalojnë të folurit. Fjalën time e ndaloi Rama jo Ruçi. Në këtë parlament të dhunuar në këtë shkallë ekstreme, nuk ka bashkëjetesë, dhe me këtë që bëri sot Rama dhe zgjedhje e Prokurorit të Përgjithshëm i detyron qytetarët të rrezojnë këtë qeveri. Mijëra qytetarë kanë ardhur nga gjithë Shqipëria të mbrojnë vendin e tyre, Kushtetutën e tyre. në Parlament duhet të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve. S’ka ndodhur kurrë që deputetit t’i ndalohet fjala në Kuvend”, u shpreh Berisha.



Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas zgjehdjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Basha u shpreh se ky ishte një puç kushtetues i Edi Ramës.

Sipas tij, kriminelët morën peng drejtësinë dhe prokurorin për të fshehur krimet e tyre.
“ Ky është reagimi i qytetarëve kur shkelet Kushtetuta, kur shkelet Drejtësia, kur kriminelët marrin peng prokurorët për të fshehur krimet e tyre.

Puç kushtetutës, Rama shkeli Kushtetutën për të mbrojtur Tahirin, Dakon dhe veten e tij. Sot i treguam të gjithë shqiptarëve që nuk do bëhemi fasadë e autokracisë,” tha Basha.

Klevis Balliu: Zgjedhja e kryeprokurorit proces antikushtetues, kemi dosje që faktojnë lidhjen e qeverisë me krimin, ja çfarë e bashkon PD me LSI



Deputeti i PD Klevis Balliu gjatë një interviste për gazetën “SOT” ka folur rreth situatës të aktualitetit politik si dhe çështjes së kryeprokurorit. Sipas Balliut zgjidhja e kryeprokurorit të përkohshëm është një proces antikushtetues, pasi sipas tij, kryeministri po mundohet të kap institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë që të ushtrojë presion politik. Por deputeti i demokrat nuk u ndal me kaq pasi theksoi se PD ka dosje që faktojnë lidhjen e qeverisë me krimin.

-Mazhoranca të mërkurën zhvilloi seancën dëgjimore me 7 kandidatët për postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm. Pse opozita e bojkotoi këtë mbledhje?

Opozita e bojkotoi këtë mbledhje për shkakun se opozita shqiptare nuk mund të marrë pjesë në një proces antikushtetues. Dhe kjo dihet edhe për faktin se Rama për shkak të problemeve të Tahirit apo eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste, eksponent të angazhuar në proceset zgjedhore apo dhe në bashkëqeverisjen e kryeministrit Rama, janë sot në çështje të ndryshme hetimore nga prokuroria. Në këtë situatë që ndodhet, Rama po tenton të kap kryeprokurorin në mënyrë që të ndryshojë prokurorët e çështjeve dhe që të ketë autoritetin për të bërë presion ndaj atyre prokurorëve që kanë çështje që implikojnë qeverinë e zotit Rama në krimin e organizuar.


-Javën tjetër pritet që emrat e 7 kandidatëve për prokuror t’i dërgohen seancës plenare për votim. A ka një plan veprimi Partia Demokratike apo do shohim sërish bojkot?

E para, bojkoti në vetvete nuk duhet parë si një tërheqje nga diskutimet. Bojkoti në vetvete është një aksion politik, i cili tregon haptas një qëndrim të një partie ndaj një procesi të posaçëm. Mendoj që nuk kemi akoma një vendim apo më saktë një plan veprimi sa i përket seancës që do të vijë, por mund të them që Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga veprimi i saj për mosbashkëpunimin me një qeveri të inkriminuar dhe aq më tepër për të thyer Kushtetutën. Ligji nuk mund të shkojë mbi Kushtetutën. Ligjet bëhen për të mbrojtur Kushtetutën. Nëqoftëse ne përdorim ligje të ndryshme për të ndryshuar Kushtetutën apo më keq akoma, siç është në rastin konkret, për të shkelur Kushtetutën atëherë drejtësia në Shqipëri merr fund.

-Disa javë më parë PD sulmoi fuqishëm qeverinë lidhur me krimin por ditët e fundit ka rënë intensiteti i demokratëve. Pse po ndodh një gjë e tillë?

Të jem i sinqertë nuk shohë një rënie të intensitetit të akuzave të Partisë Demokratike por shoh një rënie në aspektin mediatik të çështjes Tahiri. Nuk ka vendin e duhur çështja Tahiri në median e sotme dhe në fakt nuk e di pse po ndodh kjo gjë. Por pavarësisht kësaj sa i përket Partisë Demokratike fokusi kryesor i kësaj force është inkriminimi i qeverisë Rama, e cila lidhet fortë me çështjen Tahiri. Ndërkohë dua të them që Tahiri krahasuar me të gjitha parcelat e kanabisit apo ato qindra e mijëra ton kanabis është thjesht një cigare hashashi. Kupola e vërtetë dhe drejtuesit e kupolës së vërtetë janë ende sot ende në qeveri. Madje duke u ndalur tek çështja Tahiri ky i fundit ka qenë ministër dhe nuk duhet harruar se posti i ministrit është një post politik. Ndërkaq lidhjet e qeverisë me krimin u dukën dhe në rastin e tre policëve që janë në arrati, pasi janë këta të fundit që kanë funksion administratori. Por përveç këtyre kemi ende në detyrë drejtorin e Policisë zotin Haki Çako, i cili ka absolutisht përgjegjësinë kryesore si kryeadministratori i Policisë së Shtetit. Post që nuk po e menaxhon dot dhe nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi deri më tani. Mos heqja e Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë tregon haptazi bashkëpunimin që ka pasur kryeministri Edi Rama me Tahirin në të gjitha çështjet e lidhura me kanabisin.

-Zoti Basha ka folur për disa dosje sekrete mbi lidhje të qeverisë me krimin. Çfarë po ndodh me këto dosje dhe a do bëhen publike?

Dosjet për të cilat po flitet, janë dosje që janë në hetim. Dhe nga vetë fjala “sekrete” janë të tilla që domethënë nuk mund të bëhen publike sepse ndërhyjmë pastaj në procesin e hetimit. Dhe kjo gjë do të ishte në dëm të hetimit nëse këto dosje do të tregoheshin. Por a janë të vërteta? Absolutisht që janë të vërteta dhe mund të them që janë një shumëllojshmëri dosjesh qoftë për kanabisin qoftë edhe për shumë gjëra të tjera që lidhen si me financat ashtu dhe me transparencën e parave të shpenzuara nga kjo qeveri.

-PD dhe LSI vendosën të rreshtoheshin krah njëra-tjetrës duke krijuar frontin opozitar. Si po ecën aleanca pasi nuk kemi parë qëndrime fort të përbashkëta?

Unë mendoj që bashkëpunimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike është një bashkëpunim serioz dhe mendoj që do të japë frytet e veta. Aq më tepër që ka një traditë Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim për bashkëpunimin. Një traditë që për hir të vërtetës është e suksesshme, madje mund të kujtojmë këtu koalicionin e këtyre dy forcave gjatë bashkëqeverisjes. Koalicion i cili prodhoi një seri reformash të suksesshme. Mund të përmendim këtu liberalizimin e vizave si dhe arrestimin e disa bandave kriminale. Kujtojë këtu se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në tetë vjet janë kapur mbi 800 banda kriminale. Pra në këtë aspekt mendoj se do të jetë një bashkëpunim serioz, i cili do të jap fryte serioze si dhe do të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët që të shkëputen nga krimi organizuar dhe implikimi i tij në qeverisje. Sepse shqiptarët duhet ta dinë që nëse ka arsye se pse sot nuk po marrin atë që duhet dhe atë që u takon, apo dhe fakti se pse ekonomia shqiptare renditet kaq e dobët, është absolutisht bashkëpunimi i qeverisë me krimin pasi nuk mund të ketë krim ku nuk ka mjerim. Pra kjo qeveri promovon mjerimin në mënyrë që të forcojë krimin.

-PD ka nisur një proces analize sa i përket humbjes. Çfarë po ndodh kryesisht në bazë? A kanë filluar këto analiza dhe nëse kanë filluar a po shkojnë drejt përfundimit?

Po është e vërtetë që ka nisur një proces analize. Dhe unë personalisht mund të them që e kam mbyllur tashmë analizën. Pra jam në procesin e raportimit të atyre takimeve që kam bërë me grupseksionit. Ka patur absolutisht problematika të ndryshme që janë ngritur nga baza. Problematika që absolutisht do të merren parasysh pasi Partia Demokratike është ndryshe nga çdo parti tjetër për vetë faktin se ka një bazë të vërtetë, të pastër, të sinqertë dhe të papërfshirë në çështje imorale. Dhe është pikërisht ajo bazë që është virtyti i Partisë Demokratike, është ajo që i jep forcë PD, si dhe absolutisht është ajo bazë që duhet t’i jepet në dorë vendimmarrja për çështje madhore. Kjo për faktin se kemi një bazë me intelektualë, me njerëz që kanë vuajtur nga krimi i organizuar, me të përndjekur politik pra me pak fjalë kemi një bazë me të gjithë kategoritë e shqiptarëve. Dhe janë këta, ata që duhet të vendosin për fatet e tyre.

-Domethënë duke u bazuar tek përgjigjja juaj, i bie që në Pogradec është mbyllur procesi i analizës dhe po shkon drejt raportimit. Një gjë e tillë a ka ndodhur në të gjitha bazat e tjera dhe a do dal një përgjigje përfundimtare nga selia blu mbi analizën e përgjithshme?

Absolutisht që po. Analiza ka qenë e përcaktuar për një afat kohor prej tetë javësh dhe mendoj që në të gjithë qarqet duhet të jetë drejt përfundimit, pasi në këtë kohë duhet të jemi drejt raportimit të problematikave. Dhe ajo se çfarë do të thoja unë është se Partia Demokratike me patjetër duhet të dëgjojë bazën dhe të aplikojë propozimet e saj.

-PD festoi 27 vjetorin e themelimit më 11 dhjetor. Por pati akuza të forta nga emra si Patozi, Bregu etj.. Si i shihni qëndrimet e tyre?

E para, unë jam një person i rritur në Partinë Demokratike dhe figura të këtilla kanë qenë në një kohë kur unë e shihja parlamentin nga shtëpia dhe i mbështesja fjalimet e tyre. Por Partia Demokratike dhe kryetari, lidershipi i kësaj force është shprehur hapur për një bashkëpunim kurdoherë nëse kërkohet një bashkëpunim i vërtetë. Madje unë nuk mund të them se kush e kërkon dhe kush nuk e kërkon. Por nëqoftëse eksponentë të Partisë Demokratike do të kishin një problem me vetë Partinë Demokratike, i vetmi vend ku ky problem mund të zgjidhet është PD dhe asnjë parti tjetër. Pasi nuk mund të zgjidhësh problemet e Partisë Demokratike tek Partia Socialiste. E dyta mendoj që ka mënyra të tjera që tregojnë një seriozitet më të madh ndaj atyre problematikave që ngrenë disa njerëz, pasi nuk mund të them se janë të gjithë njësoj. Por unë mund të them që ndjej keqardhje që nuk pashë Arben Imamin në 27 vjetorin e themelimit. Pasi është absolutisht një figurë shumë e rëndësishme e Partisë Demokratike, me një kontribut të jashtëzakonshëm. Por gjithmonë e theksoj se vetmja zgjidhje që ata kanë për Partinë Demokratike, pra një zgjidhje e vërtetë që e ndihmon këtë forcë, duhet bërë brenda Partisë Demokratike. Ku mund të diskutohet, të sqarohet dhe të gjehet një vijë bashkëpunimi pasi edhe lidershipi i kësaj partie, për hir të së vërtetës, është treguar shumë i hapur në lidhje me bashkëpunimin. Megjithatë nuk e di me të vërtetë nëse shumë nga ata eksponentë që sot flasin kundër Partisë Demokratike kanë interes forcimin e partisë.

-Meqë jemi tek eksponentët e Partisë Demokratike. Po flitet se pas humbjes së zgjedhjeve janë krijuar tre klane brenda PD dhe po përpiqen të dominojnë me zërin e tyre duke krijuar dhe përçarje. A është e vërtetë një gjë e tillë?

Unë nuk e di se cilat klane. Nuk e di madje ka klane apo nuk ka klane brenda PD. Unë di që ka diskutime dhe diskutimet ndihmojnë një parti që të zhvillohet, të modernizohet dhe t’i bashkohet kohës ku ajo jeton. Nga vetë fjala “klane” i jepet një konotacion negativ por unë nuk e shoh si të tillë. Pastaj klane edhe mund të ketë pasi unë nuk mund ta verifikojë një gjë të tillë por të jeni i sigurt që Partia Demokratike nuk pëson absolutisht asnjë goditje nga klane të tilla, pasi ajo nuk është një parti që i përket njërit klan apo tjetrit. Ajo është një parti që i përket shqiptarëve dhe burimi i forcës së saj është nga shqiptarët. Dhe për sa kohë do të ketë shqiptarë ajo parti do të jetë aty dhe do të jetë e fortë, siç është edhe sot. E vërteta është se Partia Demokratike i fitoi zgjedhjet por krimi i organizuar dhe paratë e drogës e hoqën të drejtën e votës së qytetarëve shqiptarë. Praktikisht mund të them që zgjedhjet e 25 qershorit u vendosën në Katania, nga Habilajt, Balili, Tahiri, Rama e shumë e shumë të tjerë.

-Ju jeni deputet i Pogradecit. Sa është investuar në këtë qytet dhe si është marrëdhënia juaj me kryetarin e Bashkisë Pogradec? Sepse flitet që keni mosmarrëveshje.

“Fake news” pasi marrëdhëniet e mija me kryetarin e Bashkisë Pogradec janë shumë të mira për hir të së vërtetës dhe mund të them që dhe ai është një njeri i shumë i mirë. Ndërkohë meqë jemi tek investimet mund të them që në këtë zonë nuk ka asnjë investim. Si në Pogradec ashtu dhe në fshatra ku mund të përmend këtu Vleçanin, Proptishtin, Trebinjën, Starovën, Cerravën, Udenishtin e shumë të tjerë. Por përveç mungesës së investimeve kjo zonë përballet dhe me shumë probleme të tjera. Probleme që janë kryesisht në bujqësi në peshkim apo dhe në arsim për faktin se nuk ka pasur asnjë investim nga qeveria. Pastaj dhe unë si përfaqësues i kësaj zone ndihem i pafuqishëm për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve që tu përmirësojë jetën. Pasi lidhjet e qeverisë me krimin dhe me drogën ashtu siç e kam ritheksuar e kanë rritur mjerimin e qytetarëve.

Intervistoi: Endri Arizi

80% e shqiptarëve janë të lodhur, të sëmurë dhe të dobët, sepse nuk marrin mjaftueshëm këtë mineral

Marrja e këtij minerali është i rëndësishëm për çdo organ, sepse ajo plotëson disa funksione. Vetëm 25% e të rriturve në vendin tonë marrin sasinë e rekomanduar ditore të magnezit dhe ndonjëherë nuk mjafton. Mosmarrja e magnezit mund të shkaktojë shumë sëmundje duke filluar nga ankthi tek diabeti. Shenjat e hershme të mungesës së magnezit përfshijnë humbjen e oreksit, dhimbje koke, vjellje, lodhje dhe dobësi.

Shumica e këtij minerali ruhet në kocka dhe në organe, ku përdoret përgjithësisht për funksione të ndryshme biologjike.
Pse është kaq e rëndësishme që të marrim magnez?

Më së shumti mendohet se është thelbësore për zemrën dhe eshtrat, por nuk është kështu. Magnezi gjendet në më shumë se 300 enzima të ndryshme të trupit. Arsyeja pse është kaq e rëndësishme është sepse bën të mundur proceset e detoksifikimit, parandalimin e dëmtimit të kimikateve mjedisore, metaleve të rënda dhe toksinave të tjera.

Në librin “Mrekullia e magnezit” botuar nga Dr. Dean në vitin 2014, janë listuar të gjitha sëmundjet që mund të na shkaktojë mos marrja e këtij minerali.

Ja disa nga më të rëndësishmet:
-Ankth dhe panik
-Astmë
-Ciste
-Diabet
-Hipertension
-Pagjumësi
-Migrenë
-Dhimbje kronike të shpinës
-Infertilitet
-Osteoporozë
-Depresion
-Hipoglicemi
-Probleme me mëlçinë

Simptomat e para të mungesës së magnezit përfshijnë: humbje e oreksit, dhimbje koke, vjellje, lodhje dhe dobësi të muskujve. Dhe nëse mungesa është e vazhdueshme mund të shkaktojë simptoma më të rënda të tilla si: mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash, kontraktimet e muskujve dhe dhimbje barku, ndryshime të personalitetit etj.

Përfitimet e marrjes së magnezit
Studimet kanë treguar se është e shkëlqyer për të mbajtur metabolizmin në mënyrë efikase. Magnezi është i pranishëm tek algat dhe perimet me gjethe jeshile, si spinaqi, transmeton shije.al. Por edhe tek fasulet, arrat dhe farat, kungulli, luledielli, farat e susamit dhe avokadot.

Kjo është Shqipëria kur Parlamenti udhëhiqet nga Sigurimcat ,drogmenet ,kriminelet dhe skizofrenet !!!!

Rinis seanca e Kuvendit, deputetët e PD hedhin tymuese brenda sallës, ndërhyn FNSH


Ka risnisur sërish seanca plenare në Kuvend ku pritet tv vijojë votimi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Përkohshëm. Deputetët e Partisë Demokratike kanë tensionuar situatën duke nisur të lëshojnë tymuese brenda sallës së Kuvendit.


Kjo ka bërë që të ndërhyjnë edhe efektivët e FNSH-së.




Një situatë mjaft e tensionuar është krijuar në sallën e seancave plenare ditën e sotme.
Në momentin që kryeparlamentari Gramoz Ruçi kishte ftuar deputetët për të votuar prokurorin e ri, Flamur Noka i cili mbante në dorë një tymuese së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, e ka hedhur drejt Ramës.

Deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar për mediat jashtë sallës së Kuvendit, se mazhoranca është e vendosur për të zgjedhur në seancën e sotme plenare Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Ndërkohë ka ndërhyrë me "forcë" në fjalën e tij kryetarja e LSI-së, Zonja e nderuar Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se është momenti që të ketë një reagim sa i takon përplasjeve të policisë me protestuesit. Sipas saj, gra dhe vajza protestuese janë dhunuar.
“Ulsi ti po flet kot, këtu po rrihen e po tërhiqen zvarrë gra e vajza. Ulsi zgjidhu ti prokuror i Përgjithshëm. Ju jeni më keq se Enver Hoxha. Ju jeni diktatura e drogës”, tha Kryemadhi.
Pas kësaj, deputeti socialist tha se “Seç hall ka opozita për të mbajtur në detyrë një prokuror që i ka mbaruar mandati, vetëm opozita e di”
Eshtë tensionuar situata gjatë protestës ditën e sotme. Deputetët e opozitës, pasi përfundoi fjalën kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, janë përplasur me policinë.
Protestuesit kanë nisur të brohorasin dhe shtyjnë, ndëra tentojnë të hyjnë brenda Kuvnedit.
Ne vend degjohen edhe ulerima te nje vajze, te ciles raportohet se i ka rene te fiket.
Tymuese jane hedhur nga selia e PD-se, si edhe ne oborrin e Kuvendit.

****

Arta Marku e përzgjedhura e mazhorancës për postin e Kryeprokurores së Përkohshme është votuar sot në Kuvend në një situatë të pazakontë, mes tymit e kundërshtimit opozitar, ndërsa në kushte po kaq ekstreme ajo u betua pasi Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i lexoi Kushtetutën. “Betohem”, u dëgjua ajo.





Shumica e ka zgjedhur Markun me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim në seancën e fundit parlamentare për vitin 2018. Kuvendi u ndërpre për 20 minuta, ndërsa pritet të bëhet edhe betimi i saj.



Prokurorja e Shkodrës Arta Marku, ka prezantuar në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve platformën për t’u zgjedhur në krye të institucionit të Prokurorisë ku është përballur disa herë për pyetjen nëse ka ndonjë lidhje me aktorë të politikës.
Kjo ndoshta edhe për faktin që në media është shkruar këto ditë se Marku është mikeshë e disa zyrtarëve të maxhorancës.
Gjithashtu Marku është pyetur edhe për raste të veçanta hetimi.
Arta Marku: Për një gjë jam e bindur nuk pranoj asnjëlloj ndërhyrje nga askush, nuk jam intimiduar asnjëherë. Jam aty ku jam, me forcat e mia, s’ka qenë e lehtë, jam falë shpatullave të mia.
Çuçi: Ju keni qenë 7 vjet Pjesë e task-Forcës hetimore Antikorrupsion.Kush ka qenë zyrtari më i lartë në cilësinë e task-forcës antikorrupsion?
Marku: Duke pasur parasysh se Shkodra ëhstë një rreth perfiferik, niveli më i lartë është kryetari i bashkisë, kemi çuar për gjykim 4 anëtarë të këshillit bashkiak, çështja ka kaluar kështu që ata morën pafajësi, ne i kërkuam fajësi.
Pyetje: Pashë një artikull në google se facebook nuk kam, në gjykatën prokurorinë Arben Tom Doja, ka qenë në një procedim penal ku është mbajtur në mënyrë të padrejtë, për 2 muaj e 13 ditë, ka patur edhe një kallëzim penal në ngarkimin tuaj.
Çfarë qëndrimi keni mbajtur, a ka patur masë ndaj jush dhe si ka shkuar kjo histori?
Marku: Më ndjeni por më duhet të them që do ishte më mirë të bënit një kërkim më të thellë, por ju siguroj s’ka ndaj meje as procedim penal, as disiplinor,  ajo çështje ka marrfë zgjidhje ligjore, s’ka asnjë ankim ndaj këtij vendimi.



Po kush është Arta Marku?

Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, është prokurore në rrethin e Shkodrës është një nga emrat e përfolur si kandidate për kryeprokuror të përkohshëm.

Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore e këtij rrethi.

Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë.

Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.

Aktualisht BE-ja pret që drejtësia shqiptare të bëjë më shumë punë në luftën e saj kundër drogës dhe korrupsionit.

Arta  Marku arrjti  të marrë Prokurorinë e Përgjithshme, ajo që pritet nga ajo, është që të ecë në hapat e Laura Kodruta Kovesi, kryeprokurores së Rumanisë, e cila me një grusht të hekurt burgosi zyrtarë të lartë dhe i shpalli një luftë të egër krimit në shtetin e saj.


****



Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas zgjehdjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Basha u shpreh se ky ishte një puç kushtetues i Edi Ramës.

Sipas tij, kriminelët morën peng drejtësinë dhe prokurorin për të fshehur krimet e tyre.
“ Ky është reagimi i qytetarëve kur shkelet Kushtetuta, kur shkelet Drejtësia, kur kriminelët marrin peng prokurorët për të fshehur krimet e tyre.
Puç kushtetutës, Rama shkeli Kushtetutën për të mbrojtur Tahirin, Dakon dhe veten e tij. Sot i treguam të gjithë shqiptarëve që nuk do bëhemi fasadë e autokracisë,” tha Basha.

KUR NDAHET NGA JETA MIKU I SHTRENJTË

NDERIMI I LAMTUMIRËS SË FUNDIT, PRANË MIKUT TIM TË MADH, HISTORIANIT TË SHQUAR, RASIM BEBO, SI REDAKTOR VELLAZEROR I LIBRAVE TE TIJ.

KUR NDAHET NGA JETA MIKU I SHTRENJTË
Fotografia e Vullnet Mato
(Kushtuar mikut tim Rasim Bebo)

Thuhet zakonisht të kesh një mik
është më i mirë se të kesh një çiflik,
po kur e humb këtë mik përgjithmon,
humbja shpirtin thellësisht ta helmon.

Madje ky rast është akoma më keq,
ngjan me thyerjen që ndodh në qelq,
kur fasada e xhamit bëhet thërrime,
dhe zemra pa mikun, të mbetet jetime.

Më ndodhi humbja këto ditët e shiut,
me përmbytje lotësh, Jugut e Veriut,
qielli i kaltër u bë papritur sterrë i zi,
nxiu gjithë fytyrat, në pleq dhe të ri.

Miku im, ishte një mendje e ndritur,
që la krejt pa mend, fëmijë e të rritur.
Vdekja s’më mori një nga miqtë radhë,
por kryemikun që kisha si vëlla të madh.

S’kisha qarë pothuajse prej disa vitesh,
se u mësova me këto ngushëllime ikjesh,
kësaj here më panë, të më kullonin sytë,
për mikun më të mirë, që s’kishte të dytë.

Vdekjen kemi të sigurt, pas jetëgjatësisë,
por është helmi, pas mjaltit të miqësisë.
Nuk di pse e ndjeva kësaj here kaq shumë,
këtë vdekje, që për disa troje, thau një lumë.

Fotografia e Vullnet Mato


Fotografia e Vullnet Mato



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...