2017-12-25

Shqiptari at Stathi Melani dhe “shqiptari” Janullatos!


Shqiptari at Stathi Melani dhe “shqiptari” Janullatos!
Nga Artan Lame
Sot është dita e lindjes së Birit të Zotit (të paktën për miliardin e të krishterëve të Globit).

Kapitali këtë ditë e ka kthyer tashmë pa kthim në sebep konsumi, duke bërë që njerëzia truboshe të dynden për të blejnë e të dalldisen, sikur të mos jetë ditëlindja e Krishtit por ditëlindja e tyre.

Ndaj po zgjedh të flas me veten, packa se elektronika ua përcjell të gjithëve mejtimet e mia.

Dje, kryeprifti i ortodoksëve, pas një cerek shekulli që përpiqet, ja doli të marrë shtetësinë shqiptare – dhe Zoti e ndricoftë në udhën e re.
Sot, një tjetër prift ortodoks, at Stathi Melani, mbushi 100 vjetët që e vranë se deshi të mbetej shqiptar – dhe Zoti e mbajttë në krah.
I pari, shqiptar që dje, do japë sot në mesnatë meshë për gjithë grigjën e tij.

I dyti, shqiptar i përjetshëm, s’mundi dot të kishte sot një meshë përshpirtjeje në qindvjetor (nëpër media shkruhet se Kisha nuk pranoi).
Tokësorët kujtojnë se mesha e përshpirtjes shërben për t’i lehtësuar jetën e përtejme të ndjerit.

Do pyes për këtë gjë një njeri të ditur në punë feje, por mendja më thote se Perëndia e di vetë se ku meriton të shkojë i vdekuri dhe nuk ka nevoje për lutjet tona që të vendosë a të ndërrojë mëndje.

Ndaj, mesha nuk u shërben të vdekurve por të gjallëve.

Përmes lutjes së tyre, Perëndia i gjykon nëse e kanë gjetur udhën e drejtë dhe nëse e kanë kuptuar se nga është e vërteta.
Ndaj o të krishterë të mirë, sot në mesnatë, teksa të dëgjoni meshën nga shqiptari i sotëm, cojeni mendjen tek shqiptari i përjetshëm – at Stathi – se Zoti do jua dijë për të mirë në llogarinë e jetës.

Ilir Demalia: Jemi bërë gazi e turpi botës


Demalia: Jemi bërë gazi e turpi botës
Ilir Demalia në profilin e tij në facebook ka reagur, se si presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i dha Kryepeshkopit Grek nënshtetësinë Shqiptare.
Demalia: Para dy ditësh, Presidenti Ilir Meta, i dha nënshtetsinē shqiptare grekut Janullatos. Janullatos dje mbrëma, megjithë se e dinte shqipen mjaft mirë, e mbajti meshën në mesnatën e ditëlindjes se Jezu Krishtit në greqisht, duke i thënë shqiptarëve: se monumenti më i madh kombëtar i Fanolit, ndarja e Kishës Shqiptare nga Kisha Greke duke krijuar Autoqefaline Orthodokse Shqiptare e mvarur direkt nga Kostandinopoja, pikërisht në mesnatën e 24-25 dhjetorit 2017 kjo vepër u vra dhe defakto Kisha Shqiptare nuk funksionon më si Autoqefale, ajo është defacto nën juriduksionin e Kishës Greek dhe nën hyqmin e Kolonelit Asfalisë Janullatos.
Statusi i plotë:
Nga Ilir Demalia/ Boll ma. Para dy ditësh, Presidenti Ilir Meta, I dha nënshtetsinē shqiptare grekut Janullatos. Janullatos dje mbrëma, megjithë se e din shqipen mjaft mirë, e mbajti meshën në mesnatën e ditëlindjes se Jezu Krishtit në greqisht, duke I thënë shqiptarëve: se monumenti më I madh kombëtar I Fanolit, ndarja e Kishës Shqiptare nga Kisha Greek duke krijuar Autoqefaline Orthodokse Shqiptare e mvarur direkt nga Kostandinopoja, pikërisht në mesnatën e 24-25 dhjetorit 2017 kjo vepër u vra dhe defakto Kisha Shqiptare nuk funksionon më si Autoqefale, ajo është defacto nën juriduksionin e Kishës Greek dhe nën hyqmin e Kolonelit Asfalisë Janullatos. Sot sipas një shkrimi tê Artur Zhejit në 360grade që duhet lexuar sëpari nga presidenti, kryeministri që pretendon se është nxënës I Nolit, nga të gjithë politikanët e pozitēs-opozitiës, nga Lulzim Basha, Sali Berisha, e karrocat parti mbrapa tyre, të cilët, nuk I kish zënë gjumi gjithë natën, duke pritur, kush do të përulej para Kolonel Janullatos që ti puthte dorën, në të njëjtë kohë , me urdhër të Janulatos, “ mbyllën me zinxhirë derën e Kishës së Përmetit, për të ndaluar Ringjalljen e Kujtimit të At Stath Melanit, në ditë Krisht-Lindjeje, na bënë një shërbim shumë të mirë: Na rizgjuan akoma edhe më fort Kujtesën, se mjerisht “lufta e veladonëve vazhdon”. 360 grade. Shqiptarë, orthodoks, katolik,myslyman, për hatër të Zotit, në këtë ditë të shenjtë, sot e mbrapa mos I bini gjoksit për patriotizma e trimrira për Fe e Atdhe se kem përdhos gjithçka që u munduan me ngrit emrin shqiptar ata fatosa të shqiptarizmës për integritetin dhe dinjitetin e vendosjen e themeleve të Shqipnisë, që shqiptarët e sodit e kanë kthyer me klasën politike dhe nënshtrimin kolektiv si bashkëpunimin me të keqen, në një karakatinë shterore, politike, morale, ekonomike e atdhetare.
Jemi bërë gazi e turpi botës.
Boll ma.

Grekët në ekstazë për Janullatosin: Përse gëzohen kaq shumë, që ai mori nënshtetësinë shqiptare?


Grekët në ekstazë për Janullatosin: Përse gëzohen kaq shumë, që ai mori nënshtetësinë shqiptare?
Marrja e nënshtetësisë shqiptare nga ana e Janullatosit, nuk ka shkaktuar reagime vetëm në Shqipëri, por është kthyer në një kryelajm edhe në Greqi. Të gjithë mediat greke e kanë pasqyruar këtë lajm, ndërsa ka reaguar edhe politike greke, me në krye ministrin e Jashtëm, Kotzias.
Raportohet ndërohë, se edhe presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Janullatos, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve dhe “kënaqësinë e tij të sinqertë për dhënien e shtetësisë shqiptare, një veprim që vulos sjelljen e tij disavjeçare shembullore dhe si një një qytetar shembull i Shqipërisë”.
Pavlopulos do të komunikojë me telefon të marten edhe me Metën, për t’i shprehur atij falenderimet e pse i dha pasaportën shqiptare Janullatosit. Ajo që nuk kuptohet, është fakti pse janë ngazëllyer kaq shumë drejtuesit më të lartë të shtetit grek dhe mediat e këtij vendi, me faktin që Janullatos ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Shtetësia shqiptare për Janullatos/ Manjani: Gjest që shteti duket ta kishte bërë më parë

Shtetësia shqiptare për Janullatos/ Manjani: Gjest që shteti duket ta kishte bërë më parë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mbështet vendimin e Presidentit Meta për dhëneien e shtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos.
"Dhënia e shtetësisë Shqipëtare z. Anastas Janullatos ishte gjëja e duhur! Zoti Janullatos shërben në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë prej 27 vitesh. Shtetësia Shqipëtare veçse shton vlerën e fjalës “Autoqefale” të Kishës Ortodokse. Ndoshta më shpejt duhet të ishte bërë ky gjest nga shteti Shqipëtar!", shkruan Manjani në Facebook.
Ndërsa e mbyll shkrimin me një urim: "Sidoqoftë, Gëzuar Lindjen e Krishtit!"

Janullatosi shqiptar? Mirëpo “Paqja” nuk zbret dot akoma në mes nesh!...


Janullatosi shqiptar? Mirëpo “Paqja” nuk zbret dot akoma në mes nesh!...
Presidenti Meta bëri një gjest të njëanshëm, duke dekretuar nënshtetësinë e Janullatosit dhe duke ç’pluhurosur pas 25 vitesh kërkesën e kryepeshkopit, për nënshtetësinë shqiptare.
Si të gjitha veprimet paqedashëse të njëanshme, ky është një veprim që përkon me Krishtlindjen dhe që kultura liberale, në fushë të fesë e bektashinjve, e bën lehtësisht të mundur.
Janullatosi kishte mundësinë në harkun e 24 orëve të thoshte: “Faleminderit!”, ose së paku të rrëfehej sadopak shqiptar dhe jo vetëm grek, në krye të Kishës Ortodokse të Shqiptarëve!
Zoti, Perëndia apo Hyjnia, e solli rastin menjëherë. Një grup besimtarësh shqiptarë ortodoksë, shkuan në Përmet të bëjnë një meshë përkujtimore për një prift shqiptar, të masakruar në vitin 1917, sepse meshonte në gjuhën arbërore.
Mirëpo me urdhër, sepse sistemi kishtar ortodoks, është shumë i disiplinuar, Kisha ortodokse e Përmetit, u mbyll me zinxhirë, për të mos lejuar meshën në kujtim të shqiptarit hero shqipdashës, At Stathit, për tu kujtuar, për tu respektuar, për  të mbijetuar kohërave në Tokë të tij.
Çfarë domethënë kjo?
Që Përmeti është Vorio-Epir? Që kisha e shqiptarëve mbyllet me zinxhirë ditë të Diel, për arsye të panjohura, për të penguar përkujtimin e At Stath Melanit?
Mos duhet tani që Presidenti të shkojë në Përmet dhe të heqë zinxhirët edhe për At Stathin, ashtu si edhe hoqi “zinxhirët” që pengonin shtetësinë shqiptare për Anastas Janulullatosin?
At Nikollë Marku, ka edhe ai mbi 20 e më shumë vjet që rri i ngujuar, në Kishën historike shqiptare të Elbasanit, i urryer dhe i luftuar nga struktura klerike ortodokse “shqiptare”, që nuk njeh Fan Nolin, dhe etërit themelues të Autoqefalisë së Kishës ortodokse  shqiptare.
Mirëpo asnjë politikan, nuk e viziton At Nikollë Markun, megjithëse ai ka vendosur në varfëri të thellë dhe të dhimbshme, një flamur shqiptar në krye të Kishës, meshon shqip dhe ruan deri në vdekje vlerat shqiptare të Kishës së vjetër të Elbasanit. Madje At Nikollë Marku nuk ka asnjë titull mirënjohjeje nga Shteti shqiptar dhe dikush kur ja përmenda, më kujtoi se më parë, në kohë të komunizmit, kishte qenë thjesht një marangoz.
Pikërisht atë zanat që kish pasur mbi 2000 vite më parë, Jozefi, bashkëshorti i virgjëreshës Marie, nënës biologjike të Jezu Krishtit. Ndërkohë që në Përmet, u fol për një prift zyrtar që kishte qenë ish polic në kohë të komunizmit…
Porse ata që mbyllën me zinxhirë derën e Kishës së Përmetit, për të ndaluar Ringjalljen e Kujtimit të At Stath Melanit, në ditë Krisht-Lindjeje, na bënë një shërbim shumë të mirë: Na rizgjuan akoma edhe më fort Kujtesën, se mjerisht “lufta e veladonëve vazhdon”.
Se besimi i Krishterë ortodoks, pavarësisht nënshtetësisë së re shqiptare të Janullatosit, është, krejt kundër Besimit të Krishterë, një arenë e luftës politike të ftohtë dhe qindravjeçare, ndërmjet shqiptarëve të çoroditur dhe të përçarë në intriga politike të brendshme dhe që ka përballë, një strategji të marrë dhe të pandërprerë dhe helenizuese të Kishës ortodokse shqiptare.
Mirëpo kjo luftë me zinxhirë dhe mallkime të mërmëritura, luftë e humbur e shqiptarëve, ka në krah të shqipove një aleat të Madh, ose e thënë ndryshe, vetë: Të Vërtetën e Perëndisë!
Që nuk manipulohet dot si edhe duket nga tokësorët.
Ndryshe nuk do të kishte Shqipëri, megjithëse kemi në mes tonë shumë pak shqiptarë, që meritojnë të quhen të tillë.

Monika Kryemadhi mbështet Presidentin Meta: Janullatos e do më shumë Shqipërinë se disa politikanë

Kryemadhi mbështet Presidentin Meta: Janullatos e do më shumë Shqipërinë se disa politikanë

 Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shpesh herë nuk ka qenë dakord me sjelljet dhe qëndrimet e presidentit të Republikës, Ilir Meta, njëherësh dhe bashkëshorti i saj. Ndaj duket se në vendimin më të fundit për dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos, duket se Kryemadhi kanë ndarë po të njëjtin mendim.
Në këtë ditë të veçantë për besimtarët katolikë, me rastin e Krishtlindjeve, Kryemadhi ka qenë sot në Katedralen Ortodokse, ku ka folur edhe për vendimin e presidentit. Ajo tha se Janullatos e do më shumë Shqipërinë se disa politikanë.
“Sigurisht që jam dakord. Është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare. Janullatos e do më shumë Shqipërinë sesa e kanë dashur disa politikanë shqiptare”, tha Kryemadhi.

JANULLATOS NUK PRANON TË FLASË SHQIP


VIDEO/ JANULLATOS NUK PRANON TË FLASË SHQIP
Kryepeshkopi Anastas Janullatos edhe pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare ka zgjedhur të mos flasë sërish gjuhën tonë kombëtare.
Megjithëse e njeh shumë mirë gjuhën shqipe për shkak të prezencës së tij rreth 27 vjeçare në krye të kishës ortodokse, Janullatos zgjodhi të flasë përsëri gjuhën greke.
Si duket Pasaporta që mori nuk e ka frymëzuar sa të bëjë që ta mbajë meshën në shqip
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=B2DPmnyKL0c

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...