Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/12/26

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi që nuk ka mundësi që Rusia të jetë pjesë e dialogut


Presidenti Hashim Thaçi deklaroi që nuk ka mundësi që Rusia të jetë pjesë e dialogut në mes të Kosovës me Serbinë, përkundër disa raportimeve që një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Rusia nuk do të jetë pjesë e dialogut. Kosova nuk është Siri që të futen tërë ata akterë ndërkombëtarë”

“Lidhur me këtë ka pasur reagime edhe nga përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan. Ndërsa nga BE-ja janë më të kujdesshëm, ngaqë duan që Serbia të afrohet kah Brukseli dhe nganjëherë mbyllin sytë” ka thënë Thaçi në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.

Sa i përket bisedimeve në nivel presidentësh, Thaçi mohoi t’i ketë marrë kompetencat ndonjë institucioni, përderisa tha që përfaqësimi duhet të bëhet në formë të barabartë qoftë ai në nivel presidentësh, kryeministrash apo ministrash.

Presidenti i vendit edhe njëherë bëri të ditur që epilogu i dialogut të Prishtinës dhe Beogradit do të jetë njohja reciproke.

“Ne po punojmë me mundësi reale që ai proces të jetë përfundimtar dhe të përfundoj me njohje reciproke, dhe Kosova të anëtarësohet në OKB”

“Vetëm kështu do të ketë kuptim dialogu” deklaroi Presidenti Thaçi, njofton Klan Kosova.

Sa deputetë i ka lideri i LVV zt.Albin Kurti e sa zt.Dardan Molliqaj në Kuvendin e Kosovës

Edhe më tutje është shumë e hershme të thuhet se cila është fuqia politike e Kurtit dhe e Molliqajt, por nisur nga disa aleanca të mëhershme dhe të mëvonshme, statuse në Facebook, intervista televizive, reagime të familjarëve, pak a shumë mund të dihet se çfarë fuqie politike ka Kurti e çfarë Molliqaj me aleatët e tij në të gjitha nivelet e fuqisë politike të kësaj partie.
Në të gjithë nivelet e politikës, qoftë në ato partiake, qoftë në ato shtetërore, dy grupet rivale të LVV po i testojnë forcat. Ndarja, ose pozicionimi, ka shkuar edhe deri në burgjet e Kosovës, atje ku po e vuajnë dënimin zyrtarët e kësaj partie të gjykuar për vepra të terrorizmit. Prej katër të dënuarave, dy janë me Dardan Molliqajn e dy me Albin Kurtin.

Në anën tjetër ndarja nuk është hiç më e vogël edhe në pushtetet komunale. Nisur nga postimet e mbrëmshme në FB, vëllau i kryetarit të Kamenicës, Qëndronit, është rreshtuar në krah të Dardanit, lidhur me polemikën nëse ish-sekretari i përgjithshëm i LVV mund t’i përfaqësojë në një debat televiziv të organizuar në KTV.

Dy prej familjeve të të dënuarave për terrorizëm me anë të një letre kërkuan nga Molliqaj që të mos i përfaqësonte fëmijët e tyre në Rubikon. Lidhur me këtë reagoi Gëzon Kastrati, duke e quajtur absurde kërkesën e këtyre dy familjeve. Sipas Gëzonit Molliqaj vazhdimisht, gjatë gjithë procesit ishte kujdesur për katër të burgosurit. Kjo le të kuptohet se në të njëjtën linjë është edhe Qëndroni, kryetar i ri i Kamenicës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, edhe më tutje nuk ka thënë asnjë fjalë, asnjë status, lidhur me ndarjet në LVV. Ahmeti ka marrë pjesë në mbledhjen diskutabile të Këshillit të Përgjithshëm të LVV’së, ndonëse reagimi i tij vetëm në atë mbledhje ka qënë disponimi jo në nivel.

Rrethi afër Ahmetit, siç është Fisnik Ismaili, Visar Ymeri, djali i tezës së Shpendit, tashmë i kanë bërë të ditura qëndrimet e tyre që janë kundër Kurtit për të kandiduar për kryetar të partisë.

Kryetari i zgjedhur i Prizrenit gjithashtu nuk ka folur. Ajo çfarë dihet për të është afërsia e madhe që ai e ka me Aida Dërgutin. Kjo e fundit, kur Haskuka e fitoi Prizrenin, e kishte falendëruar deputetin e Nisma për Kosovë Zafir Berishen për fitoren e Haskukës, pa e përmendur askund Kurtin.

Pra, në nivel të pushtetit komunal mbështetja për krahun e Molliqajt, e ku padyshim është edhe Ymeri bashkë me rrethin e tij, është më e madhe se sa ajo e Kurtit.

Mbetet enigmatike edhe më tutje se cila është fuqia politike e Kurtit dhe Molliqajt në Kuvendin e Kosovës. Pra, në rast ndarjeje, siç ka paralajmëruar Ymeri, sa deputetë do t’i kishte krahu i Kurtit e sa do t’i kishte krahu i Molliqajt?

Sipas disa përllogaritjeve të bazuara në bazë të statuseve në FB, në bazë të aleancave të mëhershme, në bazë të qëndrimeve të fundit, duket që fuqia e njërit dhe tjetrit grup edhe në nivel deputetësh është jashtëzakonisht e nivelizuar.

Pro Kurtit janë 14 deputetë të Vetëvendosjes, kurse në krahun tjetër janë rreshtuar 10-11 deputetë. Më poshtë është lista me emrat e deputetëve që janë pro dhe kundër Albin Kurtit.

Albin Kurti

Glauk Konjufca, me Kurtin

Albulena Haxhiu, me Kurtin

Donika Kadaj – Bujupi, me Kurtin

Liburn Aliu, me Kurtin

Driton Çaushi, me Kurtin

Sami Kurteshi, me Kurtin

Besa Baftiu, me Kurtin

Ismajl Kurteshi, me Kurti

Fatmire Kollçaku, me Kurtin

Valon Ramadani, me Kurtin

Arbërie Nagavci, me Kurtin

Xhelal Sveçla, me Kurtin

Fitore Pacolli – Dalipi, me Kurtin

Dardan Molliqaj

Visar Ymeri, me Molliqajn

Dardan Sejdiu, me Molliqajn

Aida Dërguti, me Molliqajn

Fisnik Ismaili, me Molliqajn

Dukagjin Gorani , me Molliqajn

Ali Lajçi, neutral

Faton Topalli, me Molliqajn

Salih Salihu, neutral

Mytaher Haskuka, mendohet se është me Molliqajn

Frashër Krasniqi , me Molliqajn

Qëndron Kastrati, me Molliqajn

Arbër Rexhaj, neutral

Shqipe Pantina, me Molliqajn

Drita Millaku, neutrale

Saranda Bogujevci, me Molliqajn

Por ka edhe një pjesë të deputetëve, më saktësisht gjashtë deputetë, për të cilët ende nuk dihet se cilin grup po ë mbështesin.

Rexhep Selimi mendohet se është shumë i afërt me Shpend Ahmetin, rrjedhimisht edhe ai thuhet të jetë pjesë e grupit kundër Albin Kurtit. Por, deri më tash, ish-komandanti i njohur i luftës nuk është deklaruar publikisht rreth preferencave të tij për Kryetarin e ardhshëm të Vetëvendosjes.

Deputeti më i vjetër, Adem Mikollovci, ndërkaq, duket totalisht i çorientuar përball luftës së brendshme në parti. Përpara se të identifikohet si krah i Kurtit apo Molliqajt, për Mikollovcin është më e saktë të thuhet se është thjeshtë i painformuar.

Sali Salihu, deputeti i kësaj partie nga Vitia, mund të cilësohet si neutral në këtë luftë, ashtu sikurse edhe Ali Lajçi, Arbër Rexha e Drita Millaku.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për zhvillimet dramatike të së premtes: Ambasadorët më erdhën në zyrë, ja çfarë u thashë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ambasadorët i kishin shkuar në zyrë për t’i kërkuar sqarime për nismën e OVL të UÇK-së për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pas tentimit për ta kaluar me shpejtësi ligjin që do të shfuqizonte këtë gjykatë të premten e kaluar në Kuvendin e Kosovës.


Thaçi tha se ambasadorëve u ka thënë se presidenti nuk mund të nisë nisma ligjore, por as s’mund të frenojë vullnetin e deputetëve.

“Ata kanë ardhur në zyrën time dhe kanë kërkuar sqarime. Unë i kam pranuar dhe kemi biseduar. I kam treguar shumë qartë se unë nuk mund të frenoj vullnetin e deputetëve. Sistemet janë të ndara. Nuk mund të interferoj as në drejtësi, as në Parlament, por as në ekzekutiv. I kam konfirmuar ambasadorëve, se çdo vendim i imi është kushtetues dhe ligjor”, tha Thaçi.

Numri dy i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Migjen Shala, njëherësh anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë dy thirrje përmes “Interaktivit” në KTV.

Deputetët i ka ftuar që të zhbëjnë Specialen, e siç ka thënë ai mos t’ia lënë historisë këtë gabim. E të akuzuarit eventualë nga Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka ftuar që të mos i përgjigjen asaj.

“I bëjmë thirrje gjithë të akuzuarve që të mos bashkëpunojë me Gjykatën Speciale”, ka thënë Shala.

Ne mbesim kundër kësaj Gjykate Speciale.

“Jemi për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet vendore”, ka thënë ai.

Shala ka treguar se nga Shoqatat janë mbledhur më shumë se 15 mijë e 800 nënshkrime.

“E kemi proceduar në sekretari të Kuvendit dhe presim që të ketë përgjigjen adekuate nga deputetët pas festave të fundvitit. Ne mendojmë se kanë bërë gabim ata që e kanë votuar, dhe presim që ta përmirësojnë atë gabim. Nuk mund t’ia lëmë historisë e gjeneratave të reja këtë gabim”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se në vend mund të ketë destabilitet nëse Gjykata Speciale nuk zhbëhet prej deputetëve në Kuvend.

“Me keqardhje më duhet të them se mund të ketë destabilizim. Jemi për mos me pas. Jemi për gjykatë vendore. Por kjo krejt varet nga deputetët e Kosovës. Shpresoj se kanë vetëdije dhe të mos vijmë në atë gjendje”, ka thënë ai më tej.

Shala ka mohuar të ketë pas shtyrje politike për të marrë iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve, ani pse krerët e lartë të shtetit kanë dalë kohëve të fundit kundër Gjykatës Speciale.

“Nuk jemi ndikuar nga askush, jemi ndikuar nga zëri i luftëtarëve”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se deri te ideja erdhi kur e panë dështimet dhe skandalet në Gjykatat e EULEX-it.

Shala ka komentuar edhe deklaratën e Delawies dhe anëtarëve tjerë të korit diplomatikë miq të Kosovës, që kanë thënë se Kosova mund të izolohet në rast se e miraton ligjin për zhbërjen e Speciales.

“Nuk besojmë që është ashtu. Kosova veç është e izoluar, ushtria nuk po vihet në rend dite, liberalizimi i vizave nuk po vjen. Kështu ashtu ne jemi të mbyllur”, ka thënë ai.

Presidenti, Hashim Thaçi, ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me iniciativën e disa deputetëve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Thaçi ka thënë se çdo iniciativë, sikur ajo e 43 deputetëve të kalonte të gjitha procedurat dhe të votohej në parlament, ai nuk do ta bllokonte.
“Roli i presidentit është respektimi i Kushtetutës. Jo vetëm iniciativa të tilla, por secila që kalon procedurat në Kuvend dhe vjen në zyrën time, atëherë natyrisht, vendimi i Kuvendit është obligativ”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Nuk mendoj që vjen deri te dorëheqja pasi aty nuk jam për të bllokuar por për të kryer punë. Nuk dalë kundër vullnetit të shumicës së Kuvendit”, është shprehur ai në Zona B.

“Presidenti mban pozicionin e vet kushtetues dhe ligjor. Iniciativa e deputetëve duhet konsideruar si ligjore. Duhet shikuar gjërat me urtësi dhe mençuri. Asnjë nga ata njerëz që e kanë nënshkruar ose jo nuk mund të etiketohen”, ka thënë ai më tej.

“Proceset që zhvillojnë dhe kultivojnë demokraci nuk duhet frikësuar. Nuk ka iniciativë që nuk menaxhohet”.

“Unë jam president, por sikur të isha deputet dhe pjesë e ndonjë grupi parlamentar, çfarëdo vendimi që do të merrej do të isha pjesë e saj”, ka pohuar ai.

Thaçi më tej, për iniciativën e deputetëve ditë më parë, ka thënë se është keqinterpretuar pak.

“Iniciativa e deputetëve, nuk kërkon shfuqizimin, por afrimin e një alternative, jo minim të procesit”, ka shtuar ai.

“Pasi që kam dëgjuar për iniciativën e deputetëve kam qëndruar në zyrë, jam takuar edhe me ambasadorët të cilët kanë kërkuar sqarime”.

“Atyre ua kam bërë të ditur që sa i përket iniciativave kushtetuese dhe ligjore presidenti nuk mund të dalë kundër tyre. Kam treguar shumë qartë që unë nuk mund të frenoj vullnetin e deputetëve”.

“Pushtetet janë të ndara, nuk mund të interferojmë as një drejtësi, në parlament apo në ekzekutiv. Çdo opinion i imi do të jetë kushtetues dhe ligjor e jo i ndikuar”, ka thënë Thaçi ndër të tjera.

Ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni



Çështjet politike dhe protestat anti-qeveritare në  Kosovë,Shqipëri  dhe Maqedoni ishin disa nga çështjet kryesore nga një vit më parë dhe që vazhduan të jenë prezente edhe gjatë vitit 2017. 

Viti që po mbyllet në vendet e rajonit kaloi pothuajse si ai i mëparshmi, i ndjekur nga krizat politike, mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, protesta të shoqërisë civile, si dhe çështje të tjera gjyqësore. 

Këto janë vetëm disa zhvillime më të rëndësishme në tre vendet e rajonit, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, të cilat shënuan vitin 2017 dhe që Anadolu Agency (AA) i sjell në mënyrë kronologjike.


Ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë

– KOSOVË –

– 4 janar – Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj (kryeministri aktual i Kosovës), i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për zonën e Dukagjinit, ishte ndaluar nga autoritetet franceze, bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Kjo shkaktoi reagime dhe protesta të shumta në Kosovë.

– 12 janar – Haradinaj u lirua me kusht nga autoritetet franceze ndërkaq vazhdonte procesi ku shqyrtohej për ekstradim apo jo të tij në Serbi.

– 14 janar – Nga Serbia niset një tren, me qëllim të lançimit të linjës hekurudhore Beograd-Mitrovicë. Ky veprim u vlerësua nga pala kosovare si një provokim i rëndë, ku në trenin kishte shënime se Kosova është Serbia, dhe po ashtu kishte motive dhe afishe nacionaliste serbe.

– 25 janar – Mbahet takimi mes delegacioneve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i cili synonte uljen e tensioneve mes dy vendeve pas provokimit të Serbisë me trenin dhe arrestimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Në takimin me shefen e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, Kosova u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa, ndërsa Serbia nga ish-presidenti Tomislav Nikoliç dhe presidenti aktual dhe ish- kryeministri Aleksandar Vuçiç.

– 2 shkurt – Në Bruksel me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, u zhvillua takimi i dytë i nivelit të lartë mes delegacionit të Kosovës të përbërë prej presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe të ish-presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç dhe kryeministrit të asaj kohe, presidentit aktual të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

– 3 shkurt – Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg vizitoi Kosovën.

– 4 shkurt – Shembet muri ilegal para urës në lumin Ibër, në përputhje me marrëveshjen e arritur mes qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të serbëve.

– 27 shkurt – Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës, Ky është shteti i 114-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.

– 3 mars – Kosova është anëtarësuar në Konventën themelore të Këshillit për Bashkëpunim Doganor dhe Organizatën Botërore të Doganave.

– 7 mars – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi inicioi projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili parasheh ndryshimin e mandatit ekzistues të kësaj force në ushtri të Kosovës. Ai e dorëzoi këtë projektligj te kryetarit i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

– 25 prill – Fondacioni Maarif i Turqisë fillon aktivitetet e tij në Kosovë, duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin International American Academy of Kosovo (IAAK).

– 27 prill – Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar, ka liruar Ramush Haradinajn.

– 10 maj – Me kërkesë të opozitës, Kuvendi i Republikës së Kosovës me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenim votoi për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, ku vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. Votimi u mbështet edhe nga partneri i koalicionit qeveritar Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas mocionit të mosbesimit të qeverisë vendosi shpërbërjen e Kuvendit dhe deklaroi se më 11 qershor do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

– 11 maj – Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani viziton Kosovën.

– 11 qershor – Mbahen zgjedhjet e parakohshme të Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ku garuan 26 subjekte politike: 19 parti politike, pesë koalicione dhe dy nisma me gjithsej 971 kandidatë.

– 8 korrik – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme, sipas së cilës koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) fitoi 33,74 për qind të votave (39 deputetë), Lëvizja Vetëvendosje 27,49 për qind të votave (32 deputetë), koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25,53 për qind të votave (29 deputetë). Ndërkaq, 20 deputetë janë nga partitë e minoriteteve.

– 7 shtator – Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, me 62 vota pro nga 120 deputetë, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Veseli ishte zgjedhur kryetar pas gjashtë ndërprerjeve të seancave konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Veseli ishte propozuar nga fituesi i zgjedhjeve, koalicioni parazgjedhor PAN, meqë sipas Kushtetutës së Kosovës grupi më i madh parlamentar dhe fitues i zgjedhjeve parlamentare duhet ta propozojë kandidatin e tij për kryetar të Kuvendit.

– 9 shtator – Ramush Haradinaj u zgjodh kryeministër me 61 vota pro dhe qeveria e re e Kosovës u formua nga koalicioni Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), NISMA për Kosovën, Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Lista Serbe.

– 22 tetor – Mbahen zgjedhjet lokale në 38 komuna të Kosovës. Në zgjedhje morën pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte akredituar 33 mijë e 200 vëzhgues vendor dhe ndërkombëtar për këto zgjedhje. Këto ishin zgjedhjet e shtata lokale në Kosovë.

– 27 tetor – Shtetasi Turk Ugur Toksoy u arrestua sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, FETO/PYD”. Për të ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh.

– 4 nëntor – Toksoy ishte liruar me kaucion prej pesë mijë euro të dorëzuara në gjykatë.

– 19 nëntor – Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës. 19 komuna shkuan në balotazh për përcaktimin e kryetarit të Komunës.

– 24 nëntor – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin për 5 të akuzuarit për kryerjen e sulmit ndaj Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, të cilët janë dënuar me nga një vit burgim secili, për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Kurse ata janë liruar nga akuza e rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

– 26 nëntor – Madagaskari njeh pavarësinë e Kosovës. Madagaskari, i cili ndodhet në brigjet jug-lindore të Afrikës, është shteti i 115-të që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

– 15 dhjetor – Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë për shtetasin turk, Uğur Toksoy, prokurori ka tërhequr kërkesën për ekstradimin e tij në Turqi, me arsyetimin e mungesës së provave relevante.

– 7 mars – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, vizitoi komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, për të kremtuar Ditën e Mësuesit, ku dhe zhvilloi takime me drejtuesit e këtyre komunave. Me këtë, Nishani është president i parë i shtetit shqiptar që vizitoi komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

– SHQIPËRI –

– 18 shkurt – Opozita në Shqipëri e udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë filloi një protestë në Tiranë, protestë kjo cila vazhdoi për 3 muaj në çadrën e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytetin e Shqipërisë, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve parlamentare.

– 28 prill – Ilir Meta, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryeministër i vendit, zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë president i vendit, pas disa raundesh votimi të dështuara në seancat parlamentare. Meta i cili zëvendësoi në këtë post ish-presidentin Bujar Nishani, zyrtarisht e mori detyrën për mandatin 5-vjeçar presidencial më 24 korrik.

– 18 maj – Pas negociatave të realizuara mes kryeministrit të Shqipërisë, dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kreut të opozitës, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u zyrtarizua marrëveshja Rama-Basha, që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare jo në datën e dekretuar fillimisht më 18 qershor, por më 25 qershor.

– 14 qershor – Gianni De Biasi, zyrtarizoi largimin e tij nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, ndërsa në vend të tij Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi në këtë detyrë më 14 korrik Christian Panuccin.

– 25 qershor – Në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare, për zgjedhjen e 140 deputetëve për legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë. Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi zgjedhjet duke siguruar 70 deputetë, Partia Demokratike 43 mandate, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 19 mandate, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 3 mandate dhe Partia Social Demokrate 1 mandat.

– 26 gusht – Në Durrës u mbajt takimi joformal i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili kishte për qëllim thellimin e integrimit rajonal me theks të veçantë në ekonomi dhe tregti.

– 9 shtator – Gramoz Ruçi, deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

– 13 shtator – Kuvendi i Shqipërisë miratoi programin dhe përbërjen e re të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama merr votëbesimin e deputetëve për mandatin e dytë qeverisës.

– 16 shtator – Në Tiranë u mbajt takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, me pjesëmarrjen e shefave të shtabeve të përgjithshëm të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës, ku i pranishëm është edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

– 8 tetor – Shtetasi turk Muhammet Yasir Aydoğmuş, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili kërkohet nga autoritetet turke për lidhje me organizatën terroriste FETO, pasi u arrestua nga Policia e Durrësit më 8 tetor (data sipas policisë), kërkoi azil politik në Shqipëri.

– 19 tetor – Prokuroria për Krime të Rënda e Shqipërisë i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndërsa më 25 tetor Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesën

– 27 nëntor – Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës kanë mbajtur mbledhjen e katërt të përbashkët në qytetin e Korçës, ndërsa në përfundim të saj u nënshkruan disa marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi.

– 1-2 dhjetor – Shqipëria u përfshi nga moti i keq, me reshje të dendura të shiut në disa qytete të vendit, nduke shkaktuar përmbytje, ku si pasojë u evakuuan qindra persona. Shqipërisë i ofruan ndihmë disa vende nga rajoni, si dhe organizata dhe institucione nga Turqia, për shkak të përmbytje.

– 5 dhjetor – Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka vizituar Shqipërinë në kuadër të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” në Shkencë dhe Art, ku ministri Çavuşoğlu është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti Mehmet Akif Ersoy, ndërsa në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

– 15 dhjetor- Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë kanë mbajtur takimin e parë të përbashkët ndërqeveritar në Pogradec të Shqipërisë.



– ILIRIDË–

Në vitin 2017, Maqedonia hyri me një krizë politike, e cila me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016 pritej të përfundojë. Pas zgjedhjeve, partitë politike negociuan me qëllim formimin e qeverisë, ndërsa për shkak të kësaj krize që vazhdoi edhe gjatë muajve të parë të këtij viti, institucionet shtetërore nuk ishin plotësisht funksionale, gjë që e vështirësoi më shumë funksionimin normal të qytetarëve të këtij vendi. Fillimi i vitit 2017 poashtu ishte edhe skenë e protestave të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.

– 27 prill – Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, protestuesit e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët u tubuan jashtë shtëpisë ligjvënëse, u futën me forcë brenda institucionit. Si rezultat i protestuesve të dhunshëm që synonin deputetët, u plagosën rreth 100 persona, duke përfshirë deputetë, pjesëtarë të forcave policore dhe përfaqësues të mediave.

– 4 maj – Pas një periudhe disa mujore negociatash, që vijuan pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016, u formua shumicë parlamentare.

– 17 maj – Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i dorëzoi mandatin Zoran Zaevit, liderit të Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), për të formuar qeverinë e re në Maqedoni.

– 8 korrik – Stadiumi kombëtar “Filipi i dytë” në Shkup priti finalen e UEFA Superkupës mes skuadrave Real Madrid dhe Manchester United. Në këtë ndeshje morën pjesë mijëra tifozë nga vende të ndryshme evropiane.

– 2 nëntor – Njoftohet dënimi i 37 të akuzuarve nga grupi i armatosur për ngjarjet e 15 majit të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, në të cilin shtatë persona u dënuan me burgim të përjetshëm, katër u liruan dhe të pandehurit e tjerë morën dënim me burg prej 12 deri në 40 vjet.

– 23 nëntor – Qeveritë e Maqedonisë dhe Bullgarisë zhvilluan një seancë të përbashkët mes dy qeverive në Strumicë të Maqedonisë, pas së cilës ministrat e institucioneve të të dy vendeve nënshkruan marrëveshje dhe memorandume në disa fusha me rëndësi të përbashkët, ndër të cilat marrëveshje për intensifikimin e punëve të jashtme, trajnimin e vozitësve në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimin në raste të katastrofave, marrëveshje për heqjen e roaming-ut, si dhe të tjera në fushën e investimeve, energjetikës, mbrojtes dhe turizmit.

– 5 dhjetor – Gjykata Penale shqiptoi paraburgim 30-ditor për deputetët Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski, ndërsa për deputetët Johan Tarçulovski, Zhaklina Peshevska dhe Ljupço Dimovski shqiptoi arrest shtëpiak. Deputetët akuzohen si pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ku 36 persona janë në ndjekje penale.

– 10 dhjetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dha dorëheqjen e tij nga udhëheqja e partisë. Në krye të partisë, Gruevski është që nga viti 2003.




Pianistja e njohur kosovare Lule Elezi mahnitë publikun gjerman

Pianistja e njohur kosovare Lule Elezi ka përformuar në koncertin e madh për festat e fundvitit që u mbajt në Potsdam të Gjermanisë.


Lule Elezi mahnitë publikun gjerman

Pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore ishte edhe mezosporanoja nga opera e Berlinit, Brigitte Bergmann dhe orkestra ushtarake e forcave të armatosura gjermane për çështje protokollare.

Katedralja Shën Nikolai ku u mbajt koncerti ishte e mbushur plot me mysafirë nga jeta politike dhe kulturore gjermane.

Në këtë mbrëmje u interpretuan vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorëve të mëdhenj botërorë si: Giacomo Puccini, Giuseppe Giordani, Felix Mendelssohn, etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...