Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/12/26

Nga Muharrem Blakaj : EKSKLUZIVE| Der Spiegel: Rrëfim për atentatin mbi Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën 1982



Nga Muharrem Blakaj
Vrasës të panjohur i vranë në afërsi të Heilbronnit tre jugosllavë. Për autoritetet shtetërore gjermane kjo masakër është kulm i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllavë dhe kundërshtarë të pushtetit luftojnë mes tyre.
Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftë të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës. “BMW”-ja e gjelbër 316 dilte nga garazhi. Shoferi nuk donte ta kthente veturën në borë dhe vazhdon të vozisë prapa deri te udhëkryqi, diku rreth 40 metra. Kur ndalet vetura, nga një vend ndërtimi dikush lëviz nga krahu i djathtë i veturës dhe qëllon nga një distancë 3m në brendi të veturës. Një njeri i dytë gjuan gjithashtu dhe shikon pastaj në veturë për t`u bindur se a ia kanë arritur qëllimit. Fqinjët e frikësuar nga krismat i shohin dy burra duke ikur.
Ishte shqetësuese ajo që kanë parë banuesit e komunës së Untergrupenbahut të Hailbronit: Vetura vazhdonte të uturinte sepse shoferi e kishte këmbën ende në pedalin e gazit. Pastaj ai e lëshon si duket fraksionin dhe vdes. Kështu që vetura vazhdon të ecën deri sa i mëshon një garazhe përballë.
Vetura ndalet, motori fiket dhe mjedisi qetësohet. Policia ka gjetur në veturë: Shoferin Bardhosh Gërvalla, 31 vjeç, jugosllav, i goditur nga 6 plumba, qëndronte i vdekur pas timonit, bashkudhëtarin e tij, Kadri Zekën, 28 vjeç, i vrarë nga 2 goditje me plumba në trup, dhe Vëllain e shoferit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga 2 goditje me plumba. Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit edhe drejtimi i tyre politik: jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit. Edhe për autorët e vrasjes pati shënime. Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: „Neve na vrau UDB-ja1“– policia sekrete jugosllave. „“
Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoleta të kalibrit 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: „E tëra dukej si pas një ekzekutimi.“ Është metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thotë snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgarti Siegfried Hübner – duhet qëlluar me katër plumba; „tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj ri gjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjeprurëse. Edhe kjo flet për UDB-në.“ Që shumë vjet grinden shërbimi sekret jugosllav dhe kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme. Në shumë raste, jugosllavët në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë së tyre. Beogradi reagonte në krim dhe terror gjithmonë me të njëjtën mënyrë. Skenë e Shoot-out-it ballkanik ka qenë kohë pas kohe Republika Federale e Gjermanisë dhe policia ka qenë deri më tash e pafuqishme për t`i dhënë fund kësaj veprimtarie, edhe kur përgjegjësit kanë dalë në shesh. Beogradi ua ka frikën grupeve në ekzil, të cilat janë vatër trazirash në shtetin shumënacional – dhe i lufton ato. Sidomos kroatëve që janë jashtë ua kanë drejtuar pistoletat vrasësit e shërbimit sekret. Në shumë raste krimesh kundër kroatëve në ekzil është dëshmuar pjesëmarrja e Beogradit.
Për shembull: Kur shkëputet kroati Franjo Goreta nga shërbimi sekret jugosllav me detyrë për vrasje në Republikën Federale Gjermane dhe e vranë një oficer udhëheqës, Beogradi e nis një komando menjëherë për ta likuiduar atë. Ende se kishte kryer dënimin Goreta , kur njerëz të UDB-së ndërmorën një atentat, në të cilin Goreta shpëtoi për pak. Në procesin e këtij akti gjyqtari dërgoi një apel deri më tash të kotë drejt Bon-it. „Nuk mund të lejohet që në vendin tonë të kryhen vrasje të shteteve të huaja për t`i zgjidhur problemet e tyre të brendshme.“ Krahas kroatëve tashmë në shënjestër të shtetit jugosllav janë edhe shqiptarët. Që nga pranvera e fundit kur shqiptarët rezistuan në provincën jugosllave në Kosovë, ku u bënë trazira të përgjakshme, Beogradi i ka zbuluar shkaktarët jashtë vendit: Prej shtetit shqiptar fqinj dhe prej shërbimeve besnike komuniste dirigjohet konflikti, mirëpo edhe nga Republika Federale Gjermane, siç thonë politikanët e Beogradit.
Në fakt vetëm në Baden-Württemberg jetojnë diku 2000 shqiptarë, shumica prej tyre me strehim politik. Lidhur me aktivitetet e tyre shpeshherë u ankua konsullata e përgjithshme në Stutgart. Për
shembull, në pranverën e 1981-shit demonstruan shqiptarët në një demonstratë jo të rëndësishme, në të cilën ata kërkuan ndarjen e Kosovës nga Jugosllavia. Ndërkohë demonstruesit e diktuan se dikush nga një shkollë jugosllave po i fotografonte, hynë disa brenda dhe pos fotografit ata e takuan edhe konsullin e përgjithshëm jugosllav Branko Dimitrijevic. Ata ua morën filmin, të cilin më vonë u detyruan ta dorëzojnë në polici.
Kjo mund ta ketë lidhur një zinxhir vdekjeprurës, se njëri prej të cilëve kishte hyrë në atë shkollë dhe të cilin me siguri e kanë fotografuar, ishte Bardhosh Gërvalla, ngasësi i veturës, i vrarë pranë Hailbronit. Gërvallajt kanë qenë të njohur në skenën e jashtme. Vëllai Jusufi i cili para pak kohe i kishte dhënë një intervistë një gazete ditore, në të cilën thoshte se ishte për luftën e armatosur kundër shtetit jugosllav, ka qenë sipas njoftimeve të policisë edhe redaktor i gazetës „Zëri i Kosovës“ në ekzil. Bardhosh Gërvalla kishte ardhur në Gjermani më 1974. Ai punonte si këshilltar për punëmarrësit jugosllavë, në Solitudestraße 44, në Ludwigsburg. Bardhoshi ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, ka qenë aktiv sidomos në legjislacionin e punës për bashkëkombësit e tij. Koka politike e vëllezërve ka qenë si duket Jusuf Gërvalla.
Sidomos ai fajësohej nga konsullata e përgjithshme jugosllave të jetë anëtar udhëheqës i „Fronti të kuq“ që luftonte kundër qeverisë jugosllave. Kjo organizatë ishte aktive, deri më tash, vetëm në Jugosllavi dhe po aq pak, si grupe të tjera kosovare u shfaqte në raportin vjetor të ministrisë federale për mbrojtjen e kushtetutës. Edhe Jusufi ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, duhet të kishte qenë bashkëbotues i gazetës së ndaluar në Jugosllavi „Zëri i Kosovës,“ për të cilën ai punonte nga vendbanimi i tij. Kadriu, gjithashtu gazetar, ishte bashkëpunëtor kompetent i të njëjtës revistë. Në murin e jashtëm të shtëpisë së vëllezërve në „Auf der Habichtshöhe 40“ e kishin varur, në shenj pikëllimi, një flamur në gjysmështizë të kuq me një shqiponjë dykrerëshe dhe një yll – ngjyrat e Kosovës dhe njëherësh flamuri kombëtar i Shqipërisë./FMimages Albania.
Titulli origjinal nga gazeta: Der Spiegel, 25 janar 1982 E TËRA DUKEJ SI PAS NJË EKZEKUTIMI.

Josip Broz Tito dhe Fadil Hoxha në vitin 1978



Tito kishte pritur delegacionin e Kosovës në krye me Fadil Hoxhën, me rastin e 35 vjetorit që nga Sesioni i Dytë i AVNOJ-it.
Kush ishte Fadil Hoxha?
I ri shkoi në Shqipëri për t´u shkolluar, së pari në Shkodër dhe më pas në Normalen e Elbasanit – të cilën e përfundoi më 1940. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu si oficer këmishëzi. Në vitin 1941 kthehet në Kosovë si mësues, për t’u bërë më vonë një nga nismëtarët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Pas kthimit në Kosovë i bashkohet rezistencës partizane kundër okupimit fashist italian dhe më 1943 emërohet komandant i aradhes partizane “Emin Duraku”, që atë kohë operonte në territorin e Kosovës.
Pas luftës kishte disa funksione politike në nivel krahinor dhe federativ. Funksionet më të larta në nivelin federativ ishin anëtar i Kryesisë Republikës Socialiste Federative Jugosllavisë dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Komunisteve Jugosllavisë. Më 11 qershor 1945, me formimin e Kuvendit të Kosovës emërohet kryetar i tij. Këtë funksion e mbanë deri më 20 shkurt 1953. Po në këtë funksion emërohet edhe një herë më 11 korrik 1967, dhe e mbanë përgjatë demostratave të njohura të vitit 1968-të, ndërsa një vit më vonë 1969, i liron funksionin Ilaz Kurteshit

6 fotografi që publikohën gabimisht nga portalet shqiptare



Janë 6 fotografi që publikohën gabim nga portalet për disa ngjarje historike të cilat nuk kanë fare lidhje më ato ngjarje apo janë keqinterpretuar. Fmimages.net ka përzgjedhur 6 foto të cilat publikohën gabimisht.
Fotografia e Masakrës se Tivarit
Deri më sot nuk është gjetur asnjë fotografi e Masakrës së Tivarit, ku me mijra shqiptarë u masakruan nga partizanët jugosllav në vitin 1945. Dhe për këtë masakër përdorët një foto që nuk ka aspak lidhje me Masakrën e Tivarit.
Në mungesë të fotografisë origjinale të Masakrës së Tivarit, përdorët kjo foto e Gjenocidit Armen, 1915
Në këtë foto janë armenët duke marshuar në një burg të afërt në Mezireh të rrethuar nga ushtarët e armatosur turq. Kharpert, Armenia, Perandoria Osmane, Prill, 1915
Gjenocidi në Çamëri 1944-1945
Kjo fotografi përdoret gabimisht kur flitet për gjenocidin çam. Kjo fotografi është realizu në Ukrainë, ku shihet një ushtar gjerman duke qëlluar një grua hebereje e cila mbanë fëmijën e saj.
Një ushtar gjerman qëllonë më armë në një grua hebreje që mban një fëmijë  krah në Ukrainë, ndërsa tre ose katër vetë u rrëzuan për toke nga plumbat gjatë Luftës së Dytë Botërore
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor, 1912
Kjo fotografi përdorët gabimisht si momenti Shpalljës se Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, 1912, po në fakt kjo fotografi është realizuar më 28 nëntor 1913, në përvjetorin e parë të shtetit shqiptar.
Vlorë, 1913. Përvjetori i parë i Pavarësisë së Shqipërisë
Lidhja e Prizrenit 1878
Nuk egziston deri më tani asnjë foto e Kuvendit të Lidhjës së Prizrenit.
Kjo foto është publikuar në disa portale turko-islamike të cilat kanë manipluar duke deklaru se kanë zbulu foton e Lidhjës së Prizrenit.
Në këtë foto janë turq nga Thrakia Perëndimore, Greqi, në vitin 1912
Kardzhali në periudhën e Thrakës Perëndimore Republika Turke
Turgut Pasha më 1910, në çdo 10 metra e ka ngulur në hunj nga një shqiptar!
Nuk ka dyshim që Turgut Pasha ka kryer masakra kundër shqiptarëve në vitet 1910/11.
Por, kjo foto e përdorur si dëshmi të këtyre masakrave nuk ka aspak lidhje më keto masakra të Turgut Pashës. Në fakt në këtë foto janë serbë të cilët janë dënuar me varje nga ushtria austro-hungareze në vitin 1915
Ushtria austriake në Serbi dënon me varje serbët si një ndëshkim për rezistencën guerile kundër Austro-Hungarisë, 1915 / Hana Honzíková.
Refugjatët shqiptarë dhe ushtari maqedon?
Kjo fotografi është botu gabimisht duke e shtrembëruar faktin se fotografia është realizu diku në Maqedoni, por në fakt është realizu në Kukës, dhe ushtari është shqiptar dhe jo maqedon.
KUKES, 1999: Një ushtar shqiptar tërheqë për krahu një refugjat shqiptar, i cili nuk po e respekton  radhën për të marrë ushqimin në Kukës më 19 prill./Reuters

FM IMAGES : Kthim në kohë: Zgjedhjet në Kosovë në vitin 1998

Kthim në kohë: Zgjedhjet në Kosovë në vitin 1998 (Video)


Në vitin 1998 gjendja në Kosovë, ishte shumë me ndryshe se sa sot me një fjalë isht një gjendje lufte. Me 22 mars 1998 ishin organizuar zgjedhjet në Kosovë në një situatë shumë të rëndë nën represionin serb.
Në video shihen qyetetaret duke votuar në 1300 qendrat të vendvotimet në menyrë të qetë. Kuvendi i Republikës së atëhershme ishte i përbërë nga 130 anëtarë.
Ibrahim Rugova, ishte kandidati i vetëm në zgjedhje pa asnjë kandidat kundërshtar.
Rugova kishte dal në dëborë të madhe për të hedhur votën. Ai ishte pritur nga një turmë e madhe të cilët brohoritnin emrin e tij.
Shqiptarët e Kosovës u përgjigjen me një bojkot të institucioneve shtetërore serbe duke ngritur qeverinë e tyre paralele, shkollat, spitalet dhe sistemin e taksave

Presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi: Kosova sot do të rreshtohej krah SHBA’së në OKB, edhe sikur të ishim të vetmit



Shtetet e Bashkuara sot kanë pësuar një disfatë djegëse në diplomaci, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku është kundërshtuar fuqishëm njohja që Amerika ia ka bërë Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Plot 129 shtete kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin, përfshirë edhe Shqipërinë. Por, ndryshe nga Shqipëria, Kosova do t’i kishte dalë në krah Amerikës, nëse do të ishte anëtare e OKB’së. Kështu thotë numri një i Kosovës, Hashim Thaçi.

Shumica e kombeve të botës sot i ka dhënë një goditje të fortë Shteteve të Bashkuara, duke kundërshtuar vendimin e Amerikës për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe duke i shpërfillur kërcënimet e presidentit Donald Trump për hakmarrje me ndërprerjen e ndihmave për shtetet që votojnë kundër saj.
Nëpërmjet një akti kolektiv të mosbindjes karshi Uashingtonit, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar 129 me 9, me 35 abstenime, për të kërkuar që SHBA’ja të shfuqizojë deklaratën e 6 dhjetorit 2017 për Jerusalemin, qytetin e shenjtë të pretenduar për kryeqytet si nga izraelitët, ashtu edhe nga palestinezët.
Rezoluta e OKB’së është jo obliguese dhe rrjedhimisht kryesisht simbolike, por votimi bindës ka vënë në pah lëkundjen që ka shkaktuar në politikën botërore vendimi i administratës Trump për ta thyer një konsensus ndërkombëtar 50-vjeçar për statusin e Jerusalemit, si dhe izolimin diplomatik të Amerikës.
Aleatët kryesorë, si Britania, Franca, Gjermania dhe Japonia, të gjithë votuan pro rezolutës, ndonëse disa aleatë, si Australia dhe Kanadaja, abstenuan.
Rezolutën që dënon njohjen e Jerusalemit kryeqytet e mbështeti edhe Tirana zyrtare.
Por, Kosova, që s’bën pjesë në OKB, do të kishte votuar ndryshe. Këtë qëndrim e ka zbuluar vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi .
I pari i vendit ka thënë se Kosova do të rreshtohej krah Amerikës, “pa marrë parasysh se si do të votonin të tjerët për këtë çështje”

Vjenë 1912: Kur gazeta e njohur austriake jepte lajmin e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë



VJENE, 1912: Gazeta e njohur austriake “Das Interessante Blatt” në ballinën e saj njofton për Shpalljën e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë nga shqiptarët më 28 nëntor 1912.
Austro-Hungaria, kishte mbështetur fuqëshm  formimin e shtetit shqiptar.

Një rrëfim i gazetës kroate “Ilustrovani List” për Isa Boletinin


Isa Boletini është lindur dhe rritur në një mjedis konfliktesh të përhershme. Ishte një burrë i hedhur, guximtar, një njeri i gjithanshëm, por mbi të gjitha veçohej për dhuntinë që kishte për të marrë dhe gjetur përkrahjen në rrethin e tij.

Dhe nuk mund të ishte ndryshe që ai të mos përfshihej në ngjarjet dhe kryengritjet e bashkëkombësve të tij, shqiptarëve. Isa Boletini kishte një aftësi, të cilën rrallë ke mundur ta gjesh tek shqiptarët, e ajo ishte, që ai ka ditur ta vërë në rend ushtrinë e rebeluar.

Ai i ka dhënë frymën e shpirtit të tij njerëzve të vet, prandaj edhe pjesa më e madhe u rritën në duart e tij dhe iu bindën fuqishëm. Kur ai dhe njerëzit e tij sulmonin ndonjë fshat serb, që të hakmerret ndaj një padrejtësie, që t’i ndihmojë ndonjë bashkëkombësi të tij, asnjëherë nuk është thënë: “hyjnë (erdhën) 3000 shqiptarë” por të tmerruar nxitonin duke thirrur “ja po vjen Isa Boletini”.

Për një njeri të tillë është dashur ta kthejë shikimin edhe Sulltan Abdul Hamidi. Si pjesëtar i huaj qeveritar ka pasur ndikim ndaj partisë në pushtet, i cili nuk ka guxuar të nënvlerësohet. Sulltani, të cilin Isa e konsideronte një mysliman të fortë e ka adhuruar si kalif të tij, ai i kishte dhuruar kalanë në Mitrovicë, dhe ia kishte dërguar djemtë në shkollat më të mira, dhe atij përgjithmonë ia kishte liruar duart.

Isa Boletini ishte një udhëheqës karizmatik, ku thirrjes së tij shqiptarët i braktisnin gratë, fëmijët, shtëpitë, dhe kasollet. Pastaj Abdul Hamid u rrëzua nga froni, dhe atëherë erdhi momenti i duhur që Isa Boletini të tregojë dhe t’i ngrejë lart vlerat dhe personalitetin e shqiptarëve.

Pastaj shpërtheu Lufta Ballkanike, andaj Isa Boletini i informuar nga shtabi qendror shqiptar, e kuptoj menjëherë vrasjet nga serbët dhe malazezët, të cilët për çdo moment mund të hyjnë në Shqipëri, pastaj në Carigrad, për t’i dërguar armë dhe municion, ndërsa ai të përgatitet që ta ketë në dorë dhe që të ndalojë hyrjen e serbëve dhe malazezëve në Fushë Kosovë, derisa të arrijnë trupat e rregullta prej 10.00 ushtarëve.

Mirëpo “Qeveria e Turqve të Rinj” nuk i besonte, andaj dhe nuk ia dërgoi armët, të cilat do të mundë t’i përdorte për ta mbrojtur Kosovën nga pushtimi serb, andaj Isa Boletini me disa qindra të besueshëm u detyrua që të largohet në Shqipërinë perëndimore. Kjo ndodhi në kohën, kur Ismail Qemal Vlora në “Luftën Ballkanike” ngriti flamurin shqiptar në Vlorë dhe shpalli Shqipërinë e pavarur. Rrugës për në Vlorë, Ismail Qemaili u takua me Isa Boletinin në Durrës. Isa iu bashkëngjit një natë para së cilës 3 vjet ishte në Vlorë.

Kur erdhi Princ Wilhelm Wied, dhe vazhduan kundërshtimet ndaj tij, Isa Boletini asnjë natë nuk ka fjetur pa pushkë në dorë. Ai ishte shpresa e të gjithëve. Në të mbështeteshin të gjithë. Kur ai dhe nipi i tij Tafili, i cili ishte i denjë për të, ishin zgjuar, atëherë të tjerët mund të flinin lirshëm. Princi kishte ftuar fisnikët shqiptarë, për t’u këshilluar me ata për ndonjë pozitë inkurajuese.

Aty Isa u ngrit dhe tha:

“Unë ia kisha dhënë besën Sulltanit, sundimtarit tim”. Ndërsa ty ta kam dhënë fjalën time, pasi që e di se ai kurrë me nuk do të jetë sundimtar i Perandorisë Osmane. Unë këtë fjalë nuk e tërheq prapa. Përderisa t’i do të qëndrosh midis nesh, do të luftojmë për ty dhe askush nuk do të guxojë të të afrohet, kush ta do të keqën, mund të kalojë vetëm mbi mua të vdekur dhe mbi shokët e mi të vdekur”!

Mund të thuhet, se asnjëherë asnjë pikë alkooli kurrë nuk i kishte prekur buzët e tij, fjalimi i tij ishte i drejtë, me plot ngrohtësi të sinqertë; ai ka mundur që ta godasë vezën në njëqind metra, dhe armikun në njëmijë metra, ka mundur të qëndrojë gjysmën e natës ulur në një stol, pa ngrënë e pa pirë, pa folur asnjë fjalë, dhe asnjë nga shumica e njerëzve duke mos harruar për asnjë sekondë se Isa ishte aty; nuk ka ditur çfarë është gënjeshtra si rrallë kush. Pastaj filloi Lufta e Parë Botërore.

Që nga ai momenti Isa ndryshoi. Mirë e ka ditur, që tani ose kurrë mund të çlirohet Mitrovica dhe e tërë Kosova nga serbët. Mirëpo, qëndroi në Durrës me duar të lidhura, pasi s’ka mundur ta shkelë fjalën që ia dha Princit, dhe u detyrua që të qëndrojë aty.

Kur Princi Wilhelm Wied u largua nga Shqipëria, kërkoi nga Italia që me një barkë ta sillnin atë dhe njerëzit e tij të besueshëm në lumin Buna, në Shqipërinë veriore, afër Shkodrës, sepse do të ishte mëkat të lihej Shkodra të bjerë në duart e serbëve. Prej Shkodrës Isa, u nis maleve deri në Gjakovë, mblodhi qindra njerëz dhe i sulmoi serbët, mirëpo u tradhtua nga një dezertor. Pasi njësiti i tij i vogël sa nuk u shkatërrua, u kthye në Shkodër dhe aty ra në duart e malazezëve.

Isa Boletini dyqind herë ishte në flakë, dhe duke lënë shpirtin e tij në luftën të përgjakshme kundër malaziasve, duke i pritur njësitet Austro-Hungareze. Tani përfundimisht po përgatitej çlirimi i Shqipërisë, për të cilën kishte luftuar Isa Boletini, por këtë nuk mundi ta presë kurrë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...