2018-01-02

Kongresisti amerikan Eliot Engel: Serbia të mos ia ngulë thikën pas shpinës Kosovës

Kongresisti amerikan Eliot Engel, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se qasja e Serbisë karshi Kosovës ka qenë destruktive. Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kongresisti Engel thotë se “është mirë të bësh dialogun me një vend, por kur ai vend shkon pas shpinës tuaj dhe ua futë thikën”. Engel gjithashtu flet edhe për Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe për mundësinë që SHBA të përfshihet në dialogun e Brukselit.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Engel, ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi i mbanë qytetarët e Kosovës të izoluar. Qytetarët nuk mund të udhëtojnë atëherë kur dëshirojnë. Duket se Kosova me vite nuk po mundet ta zgjidhë këtë çështje. Si e shihni ju zgjidhjen, marrë parasysh që në Kuvend ekziston opozitë e fortë karshi kësaj marrëveshje?
Eliot Engel: Unë vërtetë besoj që liberalizimi i vizave është dashur të ndodhë shumë më herët. Me apo pa Demarkacionin, kosovarët duhet t’i kenë të drejtat e njëjta sikurse njerëzit në vendet tjera. Shpresoj që Qeveria do ta zgjidhë çështjen e Demarkacionit, në mënyrë që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më parë. Është mjaft frustuese kur bëhet fjalë për disa çështje, por me to duhet marrë.

Radio Evropa e Lirë: Pyetja tjetër ka të bëjë me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në dialogun e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Liderët e Kosovës, Kryeministri dhe Presidenti, kohëve të fundit po insistojnë që Shtetet e Bashkuara duhet të përfshihen më fuqishëm në fazën përfundimtare të dialogut për normalizim të marrëdhënieve. A do të duhej dhe a do të përfshihen Shtetet e Bashkuara në fazën e fundit të dialogut?

Eliot Engel: Po, definitivisht duhet, por a do të përfshihet, këtë nuk e di. Por, mendoj që njerëzit këtu kanë besim në Shtetet e Bashkuara dhe e dinë që në qoftë se Shtetet e Bashkuara përfshihen, interesat e Kosovës do të jenë të mbrojtura.

Ajo që fatkeqësisht kemi, është fakti se kemi Serbinë, e cila nuk ndihmon, sipas mendimit tim.

Edhe Serbia, por edhe Kosova, kanë marrëdhënie të qasshme me Bashkimin Evropian, ndërkaq që dy vendet duhet të bëjnë dialogun dhe të kenë qëllime të caktuara. Është mirë të bësh dialogun me një vend, por kur ai vend shkon pas shpinës tuaj dhe ua futë thikën, kjo nuk është diçka që pritet. Sa më përket mua, kjo është ajo që e ka bërë Qeveria e Serbisë në disa vitet e fundit. Ata me efikasitet e kanë mbajtur Kosovën jashtë Kombeve të Bashkuara. Natyrisht, së bashku me Rusinë kanë intervenuar në UNESCO kur kemi menduar se Kosova do të anëtarësohet, por ka humbur për 3 vota. Para disa javësh e kishim edhe rastin e INTERPOL-it dhe serbët sërish nuk e kanë luajtur rol të mirë në këtë. Ka pasur edhe incidente të tjera, kur janë përpjekur ta bllokojnë Kosovën.

Mendoj se kjo nuk është në rregull. Në qoftë se dy vende bëjnë dialog, atëherë nuk do të duhej që gjërat të bëhen pas shpinës. Kjo është ajo që ata e kanë bërë ,në shumë mënyra. Sinqerisht, është koha që të pushojnë me këtë dhe për këtë po flas. Unë mendoj që Serbia duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, njëkohësisht me Kosovën.

Nuk konsideroj që u duhet anëtarësimi në rast se e bllokojnë Kosovën. Në qoftë se anëtarësohen para Kosovës, ashtu siç po planifikohet për momentin, si të jemi të sigurt që si anëtare e Bashkimit Evropian, nuk do ta bllokojë Kosovën?

Sipas meje, nuk është as shumë komode fakti që kanë disa lidhje të caktuara me Rusinë, e cila nuk është mike e Bashkimit Evropian. Rusia është përzier në procesin zgjedhor për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, sikurse edhe në disa shtete demokratike evropiane. Në qoftë se Serbia i luan ato lojëra me Rusinë, kjo nuk më shtynë që t’iu ndihmojë në qasjen për në Bashkimin Evropian ose çfarëdo qoftë tjetër. Mendoj që duhet ta ndërpresin këtë ‘non sens’ dhe të dyja vendet duhet të pranohen njëkohësisht në Bashkimin Evropian dhe një shtet nuk do të duhej ta bllokonte shtetin tjetër.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kanë të drejtë kur thonë që formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të ndodhë vetëm me ndryshimet kushtetuese? A duhet që kjo çështje të trajtohet sa më parë, veçanërisht në kontekstin e përzierjes ruse në rajon?

Eliot Engel: Po. Unë nuk pajtohem me atë që kanë thënë dhe kanë bërë Shtetet e Bashkuara. Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet, secili komb i pavarur dhe i lirë, sikurse është ky, ka të drejtë ta ketë ushtrinë. Nuk më pëlqejnë të gjitha këto pengesa shtesë, të cilat i vihen Kosovës. prandaj, kjo është edhe një çështje në të cilën duhet të punojmë.

Radio Evropa e Lirë: Edhe një gjë tjetër, me të cilën Kosova, por edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballen, është ekstremizmi i dhunshëm. Sa është ky problem serioz edhe më tutje për rajonin?

Eliot Engel: Jemi mjaft të shqetësuar për njerëzit që kanë braktisur vendet e ndryshme që të luftojnë në anën e Shtetit Islamik. Tash, pasi që Shteti Islamik është mundur, mjaft njerëz po kthehen. Fatkeqësisht, një numër i të rinjve nga Kosova ka shkuar atje. Mendoj se ky ka qenë gabim dhe shpresoj që këta që po kthehen kanë mësuar nga gabimet e veta. Por, kjo më nuk është problem, sepse Shteti Islamik është mundur për shumë arsye praktike.

Është shumë me rëndësi që të rinjtë këtu ta ndjejnë përparimin në Kosovë. Të rinjtë po luftojnë për një vend pune, sepse papunësia është shumë e madhe. Nuk dëshirojmë që ta kemi atë që ne e quajmë “rrjedhje e trurit”, gjegjësisht që më të mirët dhe më të mençurit të shkojnë në Gjermani ose Shtete të Bashkuara, sepse nuk mund të gjejnë punë këtu. Ka mjaft gjëra që nevojiten të bëhen këtu. Jam i bindur se kjo është e mundur dhe se kjo do të ndodhë. Ne do të ndihmojmë ashtu si të mundemi, sepse qëllimi është që të mbahen të rinjtë që janë të mençur dhe të cilët kanë potencial që të ndihmojnë në ndërtimin e këtij shteti. Nuk dëshirojmë që ata të shkojnë për shkak se mendojnë se mundësitë janë më të mira diku tjetër ose edhe më keq, të shkojnë sepse mendojnë se është atraktive që t’i bashkohen Shtetit Islamik, kur e dimë që ajo nuk është asgjë tjetër përveç se një grup terrorist që dëshiron të vrasë njerëz. Kështu që, mendoj që kjo nuk është e mirë për askënd.

Radio Evropa e Lirë: Kosova pritet të ballafaqohet me sfidën më të madhe, Gjykatën Speciale për krime lufte. Si e shikoni ju këtë Gjykatë. A është ajo detyrim? A është ky një institucion një-etnik, siç po e quajnë individët?

Eliot Engel: Nuk është e përkryer, por mendoj që është e domosdoshme. Kur kjo çështje ka dalë në pah, nuk mendoj që do të ishte mirë për Kosovën që të mos pajtohet me të ose të duket sikur po fsheh diçka. Unë gjithmonë angazhohem për të vërtetën. Në qoftë se kanë ndodhur gjëra të këqija, atëherë duhet t’i dimë ato në mënyrë që të mos përsëriten në të ardhmen.

Ajo që duhet të bëjmë në këtë rajon është që të kaluarën ta lëmë pas vetes dhe të nisemi kah e ardhmja. Për këtë e dua kaq shumë këtë vend, sepse kjo është pikërisht ajo që njerëzit duan këtu. Ata dëshirojnë shtet shumetnikë dhe ta ndërpresin luftën, e cila ka me shekuj ka zgjatur në Ballkan. Kjo është destruktive për të gjithë ne. Kështu që, veprimi i Qeverisë për krijimin e Gjykatës, ka qenë veprim i drejtë dhe mendoj që nuk ka pasur zgjedhje tjetër. Ta bëjmë këtë dhe të nisemi përpara drejt të ardhmes.

Ligjvenësi amerikan Eliot Engel: Kosova duhet të çlirohet nga pengesa e marrëveshjes së kufirit



Çështja e kufirit të Kosovës me Malin e Zi ndodhet në parlamentin e Kosovës, por shanset e miratimit të saj duken të vogla. Ligjvenësi amerikan Eliot Engel, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në Kosovë, thotë për Zërin e Amerikës se është në interes të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen dhe të ecë përpara me integrimet e tjera evropiane. Por nëse ata e refuzojnë, atëhere duhet të jenë të gatshëm të përballen me pasojat. Në intervistën për shefin e shërbimit shqip Arben Xhixho, zoti Engel ndalet edhe tek roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor si dhe përpjekjet e Rusisë për të penguar integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Zëri i Amerikës: Zoti Engel, ju sapo jeni kthyer nga Kosova dhe, siç keni dëgjuar, çështja e kufirit me Malin e Zi është ndër temat më të nxehta. Qeveria e zotit Haradinaj e ka dërguar marrëveshjen në parlament për t’u votuar, por vetë partia e tij ka thënë se do të votojë kundër. Nëse marrëveshja nuk kalon në parlament, siç parashikojnë shumë njerëz, cili do të ishte çmimi që do të paguante Kosova?
Eliot Engel: Së pari, dua të them se kjo nuk është një çështje e vetme, por përfshin shumë gjëra të tjera. Unë do të desha të shihja normalizimin e vizave për Kosovën dhe mendoj se kjo do të ishte diçka shumë e mirë për të rinjtë dhe për të gjithë në Kosovë. Di gjithashtu se Bashkimi Evropian e ka lidhur liberalizimin e vizave me çështjen e kufijve në Kosovë. Është diçka e ndërlikuar dhe sigurisht, udhëheqësve të zgjedhur të Kosovës do t’u duhet të vendosin. Po të isha unë, do ta kisha ratifikuar marrëveshjen për ta hequr këtë pengesë një herë e mirë dhe për të ecur drejt gjërave vërtet të rëndësishme, siç janë përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave, që njerëzit të mund të udhëtojnë si në çdo vend tjetër të Evropës. Kjo do të hapte rrugën që të ndërmerreshin hapa për ta integruar Kosovën me familjen europiane. Nuk jam i sigurt nëse kapja fort pas çështjes së kufirit do të ishte rruga për t’i bërë këto, por unë e respektoj vendimin e udhëheqësve të Kosovës, sido që të jetë ai.

Zëri i Amerikës: Politikanët e Kosovës kanë shpenzuar mjaft energji me këtë marrëveshje dhe disa koalicione janë rrëzuar për shkak të saj. A mos po zmadhohet së tepërmi rëndësia e kësaj çështjeje? Sepse Kosova ka aq shumë çështje të tjera me të cilat përballet…

Eliot Engel: Mendoj se keni të drejtë, sidomos për faktin që Mali i Zi është një vend miqësor dhe jo armik dhe shumë gjëra mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi zgjidhen mbi baza miqësore. Mendoj se ka disa gjëra për të cilat nuk bëhen lëshime, por ka edhe të tjera për të cilat mban një qëndrim dhe lëshon nga pak. Mendoj se kjo është pikërisht njëra nga këto çështje. Unë e kuptoj se kjo është një çështje e ndërlikuar për të cilën njerëzit kanë emocione të forta. Di gjithashtu se më parë është arritur një marrëveshje, pra zyrtarët në Kosovë kanë rënë dakord për shënimin e kufirit. Por është krijuar një gjendje e vështirë. Unë do të doja që këtë çështje ta linim pas dhe të ecnim përpara për gjëra më të rëndësishme. Nëse nuk ratifikohet, ajo do të mbetet pezull dhe Bashkimi Evropian do ta përdorë këtë si një element trysnie mbi kokën e Kosovës. Kjo më shqetëson shumë.

Zëri i Amerikës: A ka ndonjë zgjidhje tjetër që Kosova të sigurojë liberalizimin e vizave nga BE-ja, nëse kjo marrëveshje nuk kalon në parlament?

Eliot Engel: Do të shpresoja që të kishte. Sigurisht, unë do të vazhdoj përpjekjet dhe personalisht do ta mbështes çështjen e vizave. Por nëse kjo do të ketë ndonjë ndikim, për këtë duhet të pyesni zyrtarët e Bashkimit Evropian. Bazuar mbi bisedat që kam patur me ta, duket se ata janë mjaft këmbëngulës që, së pari të zgjidhet shënimi i kufirit. E përsëris megjithatë se i kuptoj njerëzit në Kosovë, të cilët e ndjejnë se nuk duhet ta bëjnë. Nëse refuzon diçka dhe je gati të përballesh me pasojat, atëherë ashtu qoftë. Vendimi do të merret nga udhëheqësit e Kosovës, por punët do të vështirësoheshin nëse ky vendim nuk pranohet.

Zëri i Amerikës: Udhëheqësit e Kosovës u kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara të jenë më të angazhuara në dialogun me Serbinë. Shtetet e Bashkuara janë tashmë të përfshira në të, por edhe ju kur ishit në Kosovë bëtë të njëjtën thirrje. A shihni ju ndonjë shenjë nga administrata ose Departamenti i Shtetit për të qënë më të angazhuara?

Eliot Engel: Jo, për fat të keq jo. Por unë do të vazhdoj të këmbëngul për këtë. Kemi disa probleme me Departamentin e Shtetit për momentin. Fondet që kemi miratuar për të janë shkurtuar ndjeshëm, ka shumë zyrtarë të lartë që kanë shërbyer aty me administrata demokrate apo republikane që po largohen, po dalin në pension, po japin dorëheqjen pasi është krijuar në atmosferë demoralizuese. Në projekt-buxhetin e paraqitur në Kongres, presidenti ka propozuar shkurtime të shumta për Departamentin e Shtetit dhe për agjencinë për ndihmat ndërkombëtare USAID, duke shkurtuar programe që janë të rëndësishme për diplomacinë. Gjithë roli i diplomacisë është që ajo të jetë e suksesshme për të shmangur luftën. Lënia bosh e shumë posteve të larta në Departamentin e Shtetit, mos emërimi i ambasadorve në vende të tilla të rëndësishme si Koreja e Jugut, për shembullt, të largosh njerëz dhe të mos i zëvendësosh ata, është një gabim i rëndë. Për fat të keq, diplomacia nuk është përparësi e kësaj administrate. Unë do të dëshiroja që presidenti dhe vendi ynë të ishin më të angazhuar në Ballkan. Nëse ne nuk do të ishim angazhuar në Ballkan më 1999, nuk e di nëse NATO-ja do të kishte ndërhyrë për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin. Ky ishte një nga momentet më krenare për NATO-n. Por qëndrimet tani janë shumë ndryshe. Unë do të vazhdoj të kërkoj nga udhëheqësit tanë që ta kenë Ballkanin, veçanërisht Kosovën në axhendën e tyre, por tani duket se axhenda e tyre është shkurtim i Departamentit të Shtetit, që është gabim i madh.

Zëri i Amerikës: Ballkani Perëndimor ndeshet sot me shumë sfida, një prej të cilave është ndikimi i Rusisë. Nënpresidenti Pence gjatë vizitës në Mal të Zi, jo shumë kohë më parë, tha se “Rusia punon për të destabilizuar rajonin, për të minuar demokracitë, për të përçarë vendet e rajonit nga njeri tjetri dhe nga pjesa tjetër e Evropës”. Sa i shqetësuar jeni ju nga roli i Rusisë?

Eliot Engel: Jam i shqetësuar. Deklarata që ju lexuat nga nënpresidenti Pence, godet pikërisht aty ku duhet. Nënpresidenti ka qënë anëtar i kongresit. Kemi shërbyer së bashku në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme. Ai është shumë serioz kur bëhet fjalë për çështjet e jashtme. Ai i njeh problemet dhe mbështet angazhimin e Amerikës. Shpresoj ta përfshijë atë pasi ai e kupton Ballkanin. Por, pa dyshim, ndikimi rus është një problem i madh, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vende të tjera. Rusët ndërhynë në zgjedhjet amerikane duke u përpjekur të ndikojnë në fitoren e Donald Trumpit, ata përpiqen të ndikojnë në zgjedhjet në vende të tjera, në vendet demokratikee, aleate me ne, qoftë në Britani, në Francë apo Gjermani, apo edhe në Ballkanin Perëndimor. Ekzistojnë lidhje të ngushta mes Rusisë dhe Serbisë. Kjo është shumë shqetësuese. Kur u takova me presidentin Vuçiç këtu në Uashington, ia përmenda këtë. Kjo është edhe një arësye se përse Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një ndikim më të madh. Përgjigja jonë nuk duhet të jetë të kthejmë kurrizin dhe të largohemi, ose të shkurtojmë programet e përpjekjet në Ballkan. Ne duhet t’i dyfishojmë ato. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se kush ka qënë në pushtet, republikanët apo demokratët, kanë patur marrëdhënie të ngushta dhe dy vendet tona kanë qënë shumë pranë. Unë gjithmonë jam përpjekur dhe do të vazhdoj të përpiqem që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës, përkrah qeverisë së Kosovës. Unë do të jem pranë tyre. Kryeministri Haradinaj është një mik i vjetër prej kohe, ashtu siç është edhe presidenti Thaçi. Lidhja mes dy vendeve tona duhet të forcohet dhe unë do të bëjë gjithshka mundem që kjo të ndodhë.

Zëri i Amerikës: Të martën qeveria ruse i klasifikoi nëntë media amerikane, mes të cilave edhe Zërin e Amerikës, si “agjentë të huaj”. Cili është mendimi juaj?

Eliot Engel: Ju duhet ta konsideroni atë si dekoratë. Sa herë rusët thonë diçka negative për ju, ose për këdo tjetër, është një nder. Rusia nuk është mësuar të ketë shtyp të lirë, media atje është e kontrolluar. Ata nuk duan ta kuptojnë konceptin se ne në Shtetet e Bashkuara kemi shtyp të lirë, njerëzit kanë mendimet e tyre, të majtë, të djathtë, pro ose kundër diçkaje. Është qesharake që Rusia ndërmerr veprime të tilla kundër Zërit të Amerikës dhe mediave të tjera, si CNN etj. Kjo është diçka tipike për një regjim totalitar, me një udhëheqës totalitar. Zoti Putin është bërë njeriu më i pasur në botë dhe synon të kontrollojë se çfarë dëgjojnë ose nuk dëgjojnë banorët në Rusi. Kur isha për herë të fundit në Ukrainë, në Ukrainën Lindore, banorët atje thonin se e vetmja gjë që dëgjonin ishte propaganda në gjuhën ruse nga Rusia. Kjo është ajo që do zoti Putin. Ai nuk do lëvizjen e lirë të ideve, nuk do pikëpamjet e ndryshme. Kjo është mënyra si vepron ai, si një udhëheqës totalitar dhe autoritar. Ne nuk e pranojmë këtë. Shtetet e Bashkuara janë krijuar mbi parimet e demokracisë dhe lirisë, shtypin e lirë dhe të drejtën për të folur lirshëm. Këto janë të gjitha të huaja për zotin Putin. Nuk do shqetësohohesha për klasifikimin që i ka bërë Zërit të Amerikës, ta keni për nder atë, unë e di se ju do të vazhdoni punën e mirë që keni bërë për t’u treguar njerëzve të vërtetën dhe ata vetë mund të vendosin.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në parti.


Ai, sipas burimeve do të largohet nga posti i kryetarit, nga Kryesia e edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.

Arsye për këtë vendim mësohet të jenë mospajtimet me “metodat e eliminimeve politike”.

Burime brenda partisë i kanë thënë se Ymeri këtë vendim do ta bëjë publik në konferencën e thirrur për në orën 15:00.

Visar Ymeri në konferencë: Dorëheqje nga pozita e kryetarit apo tejkalim i problemeve brenda VV-së?

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një konferencë për media për sot në orën 15:00.

Sipas njoftimit të shkurtër, në konferencë do të flasë vetëm kryetari i VV-së, Visar Ymeri, pa ndonjë sqarim të mëtutjeshëm për atë që do të shpaloset para mediave.

“Sot, në ora 15:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media, ku do të flas Kryetari Visar Ymeri. Konferenca mbahet në zyrat tona, në lagjen “Arbëria”. Ju ftojmë ta ndiqni!”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Konferenca po thirret në një moment kritik për VV-në, pas kundërshtimeve e mospajtimeve mes eksponentëve të rëndësishëm të partisë.

Duke pasur parasysh intervistat e Ymerit dhe Dardan Molliqajt, të cilët nuk mohonin një përçarje të mundshme të VV-së – dhe fjalët e tyre që gjithçka do të zgjidhet pas daljes së Kurtit nga burgu – sot nuk mohohet mundësia që Ymeri të ofrojë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetë Ymeri ka pranuar se brena VV-së ka mospajtime të thella mbi atë se si duhet të funksionojë tutje VV-ja, përderisa Albin Kurti, kandidat për kryetar të VV-së, pas lirimit ka thënë se VV ka nevojë për reformë organizative.

Pas lirimit nga burgu, Kurti nuk ishte pritur në zyrë nga Ymeri e as Molliqaj, prej çka kuptohet se mospajtimet brenda VV-së nuk janë shuar ende, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që gjithçka të tejkalohet.

15 mesazhe të veçanta për t’u uruar njerëzve të dashur Vitin e Ri




Viti i Ri 2018  erdhi me  sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura për Vitin e Ri. Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që mbart edhe një mesazh special për t’ua uruar ndryshe festën njerëzve të dashur. Janë të shumta mënyrat për të uruar shëndet, dashuri dhe sukses, ndaj bëje urimin më të personalizuar. Këtu janë disa mesazhe sugjeruese për Vitin e Ri që mund t’i ndash me miqtë dhe familjarët.




1. Viti i ri është si një faqe e bardhë e pastër për të nisur nga e para. Lapsin e ke vetë në dorë. Pra, shkruaje vetë kapitullin më të bukur të jetës. Gëzuar Vitin e Ri!

2. Faleminderit për të gjitha momentet e bukura që më ke falur gjatë këtij viti. Por në Vitin e Ri do të kemi edhe më shumë. Ky është premtimi im. Gëzuar Vitin e Ri!

3. Universi po të bekon me një vit tjetër. Uroj që buzëqeshja të jetë edhe më e madhe në vitin 2018. Gëzuar energjia ime.

4. Ne po hapim një libër të ri. Faqet janë bosh. Mund të shkruajmë në të të gjitha fjalët më të bukura dhe urimet më të mira. I pari titull që më vjen në mend kur të kujtoj ty është Mundësi dhe kapitulli i parë është Viti i Ri. Gëzuar!

5. Sa herë ti më sheh në sy, unë dorëzohem e përjetoj ndjesi të papërshkrueshme. Të lutem, bëje këtë gjë më shpesh në 2018-ën. Gëzuar Vitin e Ri!

6. Nëse nuk je dot ëndërr apo realitet, apo ndonjë gjë tjetër midis, atëherë ji ajo që je në 2018-ën. Kështu do të të dua më shumë. Gëzuar Vitin e Ri!

7. Ngjyra si të ylberit dhe shkëlqimin si të diellit, aromë trëndafilash dhe plot me gëzime qofshin të gjitha ditët e Vitit të Ri. Gëzuar!

8. Viti i Ri është mundësia për një fillim të ri e për të lënë mënjanë të shkuarën. Gëzuar Vitin e Ri!

9. Ndërkohë që të gjithë të tjerët presin në heshtje atë që do të ndodhë, ti vazhdon të shkëlqesh në çdo performancë vit pas viti. Vazhdo të jesh e jashtëzakonshme dhe bëje të ndodhin përsëri gjëra të bukura. Gëzuar Vitin e Ri!

10. Një tjetër vit erdhi në fund. T’i japim lamtumirën dhe të mirëpresim Vitin e Ri, të nisim pa frikë sfidat dhe të mbajmë fort kujtimet e bukura! Gëzuar Vitin e Ri!

11. Kam vetëm një dëshirë për ty këtë Viti të Ri. Mund të kesh sa më shumë gëzime, shëndet e lumturi pa fund? Nëse i ke këto pa limit, atëherë 2018-a është viti yt. Gëzuar Vitin e Ri!

12. Udhëtimi yt në Vitin e Ri le të jetë i mbushur me mundësi të reja, ditë me shpresa, zemrën plot dashuri e lumturi në familje. Le të jetë viti më i bukur për ty. Gëzuar!

13. Besimi është diçka që nuk të lë kurrë në baltë dhe nuk të lejon asnjëherë të biesh. Në vitin e ardhshëm, lutu që të mos e humbësh asnjëherë besimin. Gëzuar Vitin e Ri!

14. Gëzim në janar, argëtim në shkurt, paqe nga marsi në qershor, asnjë shqetësim në korrik, harmoni në gusht, qetësi në shtator, suksese nga tetori në dhjetor. Gëzuar Vitin e Ri me të gjithë muajt e tij!

15. Kryqëzoji gishtat duke lënë pas atë që shkoi dhe duke mirëpritur të ardhmen. Në pritje të lumturisë me duart e bashkuara. Fillo numërimin mbrapsht duke paralajmëruar largimin e një viti të vjetër dhe fillimin e një viti të ri.

11 mesazhe për të uruar miqtë dhe familjarët “Gëzuar Vitin e Ri!”

Viti i Ri 2018  erdhi pa borë  dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura për Vitin e Ri. Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që mbart edhe një mesazh special për t’ua uruar ndryshe festën njerëzve të dashur. Janë të shumta mënyrat për të uruar shëndet, dashuri dhe sukses, ndaj bëje urimin më të personalizuar. Këtu janë disa mesazhe sugjeruese për Vitin e Ri që mund t’i ndash me miqtë dhe familjarët.

1. Tani që Viti i Ri po afron gjithmonë e më shumë, unë po mendoj të gjitha bekimet e këtij viti që shkoi. Jam mirënjohëse për shumë njerëz të rëndësishëm duke të përfshirë edhe ty. Askush nuk e di se çfarë ka në dyqanin e tij Viti i Ri për ne, por ti mund ta presësh një kartë tjetër pushimesh nga unë.



2. Duke numëruar bekimet e mia, ty të uroj më shumë. Shpresoj që të gëzosh shumë nga të mirat e Vitit të Ri! Të uroj për shumë vjet Gëzuar, miku im!

3. Duke pritur Vitin e Ri, unë gjithmonë mendoj për dhuratat më të shtrenjta që prindërit më kanë bërë. Edhe pse jemi milje larg, ti gjithmonë je në mendimet dhe lutjet e mia. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri!

4. Njohja me ty ka qenë Masteri im në miqësinë e vërtetë. Në Vitin e Ri, shpresoj që ta meritoj dashurinë dhe ngrohtësinë tënde. Të uroj një Vit të Ri të gëzuar!

5. Çdo fund është një fillim i ri. Mbaje shpirtin dhe vendosmërinë të patundur dhe gjithmonë do të ecësh në një rrugë me lavdi. Me guxim, besim dhe përpjekje, do ta arrish çdo gjë që ke dëshiruar. Të uroj një vit të lumtur!

6. Pas me të vjetrën, përpara me të renë - gjithçka në këtë mes qoftë e lumtur për ty! Gëzuar Vitin e Ri!

7. Ndërsa mendoj për miqësinë tonë dhe sa të lumtur më ka bërë ajo mua, dua të të uroj shumë lumturi për vitin që po vjen!

8. Urimet e mia për ty: fillim i mbarë për janarin, dashuri për shkurtin, paqe për marsin, asnjë shqetësim për prillin, qejf për majin, gëzim nga qershori në nëntor, lumturi për dhjetorin. Paç një 2016 me fat dhe të mrekullueshme!

9. Uroj në këtë Vit të Ri shpresa dhe aspirata të reja, së bashku me zellin, guximin dhe angazhimin tënd për t’i arritur. Të uroj gjithë të mirat dhe Gëzuar Vitin e Ri!

10. Uroj që Viti i Ri të të japë forcën për të përballuar sfidat e jetës dhe kurajën për të qetësuar ujërat e për të pasur gjithçka nën kontroll në çdo hap që do të ndërmarrësh! Është Vit i Ri, i dashur!

11. Viti i Ri shënon një fillim të ri. Njerëz të rinj për të takuar, aventura të reja për të shijuar dhe kujtime të reja për të krijuar. Të uroj një Vit të Ri të lumtur!

Largohet Sokol Balla, vjen reagimi nga drejtuesit e Top Channel


Prej disa kohësh është përfolur largimi i Sokol Ballës nga Top Channel.

Një vizitë e moderatorit të njohur në ambientet e Vizion Plus, ngriti akoma edhe më shumë dyshime dhe u mendua se ai do të ishte stacioni i radhës për të. Sokol Balla u shkarkua nga drejtor informacioni në Top Channel, ndërsa mbrëmë në mesnatë ai konfirmoi lajmin e largimit të tij nga televizioni ku ka punuar prej mëse 12 vjetësh.

“Uroj qe jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shume kapituj per shume nga ne. Nje nga ata edhe une. Ne kete fund 2017 dua te uroj se pari koleget e mi te @topchanneltv me te cilet kalova me shume 12 vjet te paharruar, dhe me te cilet rruga ime sot ndahet. Gezuar 2018! Koli”, ishte statusi i Sokol Ballës.

Pas largimit të tij, ka ardhur edhe reagimi i TV, nëpërmjet një shkrimi të botuar në ‘Koha Jonë’, të titulluar ‘Epoka e re në Top Channel’.




Shkrmi i plotë



Vjollca Hoxha

Mu Natën e Vitit të Ri, si për t’ja prishë darkën e ndërrimit të viteve, Vjollca Hoxhës dhe Top Channel, si një hakmarrje e ftohtë për shkarkimin nga drejtor lajmesh, Sokol Balla njoftoi me ca radhë se rruga me Top Channel tashmë ndahet përfundimisht.
Krisja e Sokol Ballës me Vjollca Hoxhën erdhi pas emisionit në shtëpinë e Saimir Tahirit, për të cilin pati kritika të shumta nga publiku. Në fakt ajo intervistë ishte si një qokë e Ballës për ish-ministrin, ndonëse në publik u interpretua si një porosi e Edi Ramës ndaj Vjollca Hoxhës, pronare e vetme e Top Channel. Sokol Balla u shkarkua nga drejtor informacioni në Top Channel, ndërsa mbrëmë në mesnatë, kur ishte shtruar sofra e Natës së Vitit të Ri, Balla, hodhi me atë pjerrtësinë e shikimit televiziv, një bombë si punë fishekzjarri festiv, por në të vertetë që theu disa dritare të Top Channel. Iku edhe nga Top Story. Informacione mediatike dhe portalesh, për largimin e tij, kishin dalë më përpara nga burime mediatike klanore apo që tirreshin në një televizion tjetër, i cili e do të vdekur Top Channel. Pasi mposhtën dhe vdiqën gjigandin televiziv kombëtar RTSH (këtu ka faj edhe vetë Top Channel që heshti, kur varrosej TVSH); tashmë synimi mbetet kalaja Top Channel.
Top Channel është realisht televizioni më i madh kombëtar. Ai lindi si një dritë e re radiotelevizive, por lindi në mes të luftës mediatike dhe politike, dhe si i tillë kishte mision informimi të paanshëm. Top-i lindi si një shpresë informative dhe investigimi për shoqërinë. Atë e krijoi Tani i Top-it, e lindi si televizion të publikut ose në një farë mënyre për të qenë me publikun e jo me qeveritë. Pra televizion me mision e detyrë opozitare ndaj kujtdo që shkel ligjet dhe dhunon shoqërinë.
Vjollca Hoxha ndodhet mes një stuhie të krijuar nga kundërshtarët televizivë, pavarësisht se i japin dorën, por nën dorë e buzëqeshje kanë thikën e pabesisë së konkurencës. Deri diku janë normale brrylat nga konkurenca në një botë pushteti radioteleviziv, ku ndërthuren shumë interesa jo vetëm profesionalizmi. Por nuk është thjesht një konkurencë profesioni, po të ishte kështu do ishte deri diku normale. Janë interesa pushteti, oligarkish, miliardash dhe grupesh ekonomiko-mediatike të cilat ndodhen të ngërthyer me njëmijë fije interesash me pushtetin e radhës. Top Channel, ndonëse me deviacione të pjesshme, por ka qëndruar ashtu siç është krijuar TOP ndaj pushtetit.
Top Channel është një Perandori mediatike. Duan ta thërmojnë nga pak e përditë, me kujdes e djallëzi. Përballë ka media të tjera që marrin para nga pushteti, bile marrin qindra milionë dollarë në forme lejesh ndërtimi, investimesh, PPP, zona turistike, hotele e gjithçka prodhon pushteti ekzekutiv ndaj pushtetit të medias. Top Channel nuk besohet se ka marrë apo përfituar gjëra të tilla, të paktën do të ishte bërë publike nëse do kishte futur dorën Vjollca Hoxha në thesin e qeverisë, siç bëjnë pala përballë e Top Channel. Nëse i kanë dhënë si Bashki e Tiranës ca kioska shtypi apo për shitje cigaresh nëpër Tiranë, është një tallje me shumë se ndihmë për të mbajtur një gjigand televiziv si Top Channel. Top-i ka ndërtuar vetë një ndërtesë me kredi e me halle dhe po paguan për zyrat e reja televizive, ndërkohë që mediat e tjera televizive, pothuaj të gjitha, kanë marrë qyl nga qeveritë toka, prona, zyra, etj. Top Channel ka gërmuar shpirtin e tij për tu mbajtur gjallë dhe fort në këtë botë televizive dhe kur kryeministri Rama është kthyer në të vertetë siç thoshte Ylli Rakipi në një kryeredaktor të mbi 85 përqind të mediave shqiptare. Kjo është e frikshme!
Ndaj Top Channel është përballë televizioneve të tjera të cilët kanë shumë para, prona, me shumë mbështetje pushteti ekzekutiv, bile janë bërë njësh. Vjollca Hoxha si “perandore” e Top Channel ka përballë edhe qeverinë, edhe kryeministrin e rradhës, i cili vjen nga media dhe ia di se ku duhet shpuar me trapan për ta sakatuar median e cila nuk nënshtrohet apo nuk bëhet pjesë e oligarkisë së madhe që ka kapur këtë vend.
Top Channel ka një zgjidhje; sulm dhe zbardhje të vertetave të pushtetit, por edhe të konkurentëve të mbushur me para pushteti.
Natyrisht që ikja e Sokol Ballës është një goditje, por nuk është fundi. Ka plot të tjerë në tregun mediatik që mbushin boshllëkun e krijuar, bile edhe mund të jenë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se Sokol Balla nuk është gazetar VIP dhe me një zgjuarsi e nuhatje te lindur për gazetar. Por nuk u shemb Roma se iku Koli.
Vjollca Hoxha ka nevojë të tregohet e shpejtë, jo vetëm për këtë ikje, por edhe për lajmet, pasi ndonëse është një gazetar i mirë ai që drejton sot lajmet, lajmet duan një ikonë profesionializmi dhe kurajo meditiake, që kur të dal sigla e lajmeve Top Channel ministrat apo kryeministri të vrapojnë për të kapur lajmet dhe të rrijnë me zemër në dorë. Sa me shumë “infarkte” qeveritare krijon Top Channel aq me shumë e do publiku, aq me fortë kthehet Top-i si në kohën e Tanit të

2018-01-01

Gëzuar Shqipëri natyrore 2018-ta!

Image result for shqiperia natyrore

Nga Flori Bruqi


Shqipëria natyrore feston ndërrimin e viteve





NëTiranë,Prishtinë,Shkup,Tetovë,Gostivarë,Pejë,Mitrovicë,Prizren,Shkodër,Ulqin,Tuz,Bujanovcë,
Preshevë,Medvegjë,Gjakovë,Burim,Deçan ishte epiqendra e festimeve, ku pjesëmarrësit në koncertin e organizuar nga shumë shoqëri-kulturo artistike shijuan edhe spektaklin e fishekzjarreve dhe rrokën gotat në sekondat e para të këtij viti-2018!



Me fishekzjarre ky vit u prit gjithashtu në shumë katunde të vendit.


Fatmirësisht deri më tani nuk ka raportime për ndonjë incident, ndërkohë që Policia  thotë se është në gatishmëri maksimale me masa sigurie shtesë.


Lexoni edhe:


Serbia duhet ta dijë së Shqipëria Natyrore është realitet!!!


https://atunispoetry.com/2017/12/09/serbia-duhet-ta-dije-se-shqiperia-natyrore-eshte-realitet-nga-flori-bruqi/

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...