Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/02/16

Sigurimi përgjonte përmes radio-çimkave,



Ndryshe nga përgjimi përmes radios, përgjimi fiks nuk shfrytëzonte transmetimin e valëve të radios, por përdorte mikrofona të lidhur me anë të një teli te një ose më shumë regjistrues. Nëpërmjet kësaj teknike kryheshin zakonisht përgjimet ndaj të burgosurve, të huajve, të cilët qëndronin në hotele dhe të qytetarëve të zakonshëm të dyshuar për veprimtari armiqësore ndaj Partisë dhe për këtë
përgjoheshin direkt në shtëpitë e tyre.


Dhomat e hoteleve kryesore kishin mikrofona të lidhur me tela me një regjistrues qendror që mund të ndodhej edhe disa kilometra larg. Edhe qelitë e burgjeve dhe stacionet e policisë kishin fshehur brenda tyre mikrofona fiks të lidhur me kabllo me një sallë regjistrimi e cila zakonisht ndodhej në të njëjtën ndërtesë.

Por, si përgjohej një person në shtëpinë e tij? Në këto raste Sigurimi përdorte si bazë shtëpinë e një komshiu, i cili si rrjedhojë bëhej automatikisht bashkë-punëtor. Mikrofoni futej në një vrimë të bërë në murin që ndante dy banesat. Proçedurat e instalimit dhe maskimit të mikrofonit në vrimë kryheshin kur në shtëpinë që do të kontrollohej nuk kishte njeri dhe brenda të cilës Sigurimi hynte shumë lehtë duke përdorur çelësa të rreme. Në shtëpinë e komshiut bashkë-punëtor vendosej regjistruesi. Sigurimi kishte një regjistër të posaçëm në të cilin shënonte të gjitha shtëpitë e bashkë-punëtorëve që kishin regjistrues të aktivizuar.

Me një teknikë të ngjashme, por duke përdorur një aparat të veçantë fotografik me objektiv në formë tubi i cili kalohej përmes murit, fotografohej në mënyrë të fshehtë brenda banesës së kontrolluar si dhe takimet e “dyshimta” që mund të bënin aty banorët e saj.

Policia dhe Sigurimi në kohën e diktaturës


Burgjet dhe kampet e punës

Fundi i luftës (1944) përkoi edhe në Shqipëri me periudhën e hakmarrjeve politike, që më pas u transformuan nga regjimi komunist në një sistem të vërtetë qeverisjeje bazuar në arrestimin dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë duke filluar me ish-krerët, intelektualët, tregtarët dhe pronarët e tokave. Burgjet që ishin në dispozicion në vitin 1944 ishin tërësisht të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesat e reja, kështu qeveria e re e drejtuar nga Enver Hoxha filloi duke përdorur shtëpitë private dhe institucionet publike, si qendra paraburgimi dhe torture.

Në vitet 1944 – 1946 burgjet politike vareshin nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, struktura operative e Ministrisë së Mbrojtjes. Në vitin 1947 të gjitha burgjet kaluan nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, që ishte përgjegjëse për sigurinë e brendshme. Tetë burgje ekzistuese në Shqipëri iu rezervuan të burgosurve politikë të cilët përcaktoheshin si “armiq të popullit”, shtatë të burgosurve normal të përcaktuar si “ordinerë” dhe tre burgje ishin të përziera. Me kalimin e viteve regjimi hapi burgje të reja në të gjitha qendrat kryesore, duke i specifikuar ato për të burgosurit politikë dhe burgjet e destinuara për të burgosurit ordinerë.

Qëllimi zyrtar i paraburgimit që i rezervohej të burgosurve politikë ishte “riedukimi dhe rehabilitimi” nëpërmjet vuajties dhe punës. Kështu, përveç burgjeve (që ishin të izoluara e të rrethuara me tela me gjemba dhe me ushtarë, brenda të cilave të burgosurit vuanin dënimin e tyre pa punuar) regjimi filloi ndërtimin e kampeve të punës. Kampet e punës ishin vende ku dënimi kryhej duke bërë punë të detyruar si bonifikim, ndertime veprash publike, nxjerrje mineralesh apo bujqësi. Kampet e punës ndërtoheshin posaçërisht pranë vendit ku të burgosurit duhet të punonin. Kampet e tilla, në shumicën e rasteve, kanë qenë të përkohshme (të ndërtuara me çadra apo baraka, të rrethuar nga tela me gjemba dhe ushtarë të armatosur), ndërsa në disa raste ishin të vendosura në formë të përhershme sidomos afër minierave. Pothuajse të gjithë të burgosurit që ishin në gjendje të punonin caktoheshin në këto kampe dhe me kalimin e viteve numri i kampeve të punës tejkaloi atë të burgjeve.

Punimet publike më të mëdha në Shqipëri, gjatë viteve të komunizmit, janë realizuar nëpërmjet punës së detyruar të të burgosurve (si të burgosur
politikë ashtu dhe ordinerë) dhe të të internuarve, të cilët ishin të detyruar të punonin mbi këto vepra edhe për të siguruar jetesën. Ndër burgjet e
destinuara për “armiqtë e popullit” më famëkeqi ishte ai i Burrelit, konsiderohej si një super burg nga i cili ishte e pamundur të arratiseshe dhe në të cilin të burgosurit politikë jetonin në kushte çnjerëzore. Nga viti 1946 deri 1950 kampet e punës ishin 20, por në periudhën e viteve 1950-1990 u ndërtuan edhe 90 të tjerë: ato mbeten të hapur për kohën e nevojshme që duhej për të përfunduar punën e besuar të burgosurve. Më i madhi dhe më famëkeqi ishte ai i Spaçit, i cili mbeti i hapur nga viti 1968 deri në vitin 1990 për shfrytëzimin e një miniere bakri dhe piri. Jeta në burgjet komuniste, ashtu si dhe në kampet e punës ishte shumë e ashpër: të burgosurit politikë, shpesh të akuzuar mbi baza dëshmish të rreme, ose mbi dëshmi të nxjerra përmes torturave nga Sigurimi, nëse nuk dënoheshin me vdekje, shpesh vdisnin për shkak sëmundjesh, urie ose kushtesh të vështira pune. Në çdo burg e kamp pune Sigurimi kishte infiltruar bashkëpunëtorët e vet mes të burgosurve që për të marrë një copë buke më shumë, apo edhe një copë sapun, ishin të gatshëm të denonconin shokët e qelisë edhe duke gënjyer.

Në arkivin e Ministrisë së Brendshme deri në vitin 1990 rezultojnë të dënuar 25 mijë të burgosurit politikë, por duke qënë se mungojnë statistikat e të dënuarve të periudhës nga 1945 në 1946 dhe të dënuarve me dënime të vogla, besohet se të burgosurit politikë në Shqipëri kanë qenë mes 30.000 dhe 34.000. Sipas një raporti të publikuar në 2016 nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, të burgosurit politikë ishin 26.768 burra dhe 7.367 gra, të burgosurit e vdekur në burg për shkak të kushteve të burgjeve ishin 984, dhe 308 të tjerët humbën aftësinë e tyre mendore. Sipas të njëjtit burim 5.577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë. Trupat e të burgosurve që ekzekutoheshin ose vdisnin në burg gjatë punës së detyruar apo nga sëmundje, nuk iu ktheheshin të afërmve.

BBC dokumentar për të zhdukurit nga komunizmi!


Nga Mimoza Dajçi

Tiranë, Shkurt 2018



Bazuar në programin e OKB për personat e vrarë e zhdukur nga komunizmi në Shqipëri, Stacioni Televiziv - BBC filloi xhirimet e një dokumentari, që pritet të shfaqet në mars.



Në vitin 2016, gati dy vite më parë Organizata e Kombeve të Bashkuara i tërhoqi vëmëndjen qeverisë shqiptare se, duhet të bëjë përpjekje për evidentimin e 6000 personave të vrarë e zhdukur nga rregjimi komunist në Shqipëri. Përfaqësuesja e lartë e OKB, Zj. Houris EsSalmi tha se: "Ka ardhur koha që Shqipëria duhet të kthejë vëmëndjen edhe tek kjo faqe e dhimbshme e së kaluarës. Të gjithë personat e zhdukur dhe familjarët e tyre citon të ketë thënë Zj, Salmi kanë të drejtën e mirëkuptimit, rehabilitimit dhe garancisë për mos përsëritje të këtyre krimeve".

Por edhe pse 28 vite pas përmbysjes së rregjimit komunist, akoma asnjë hap e asnjë lëvizje nuk është ndërrmarë në këtë drejtim. Eh, pikërisht për ti vënë rrotat mbi trarë Stacioni Televiziv BBC u angazhua për realizimin e një dokumentari që flet për të pushkatuarit pa gjyq dhe të zhdukurit nga diktatura komuniste në Shqipëri. Nisur nga kjo nismë gazetarët e BBC filluan hulumtimet rreth këtyre ngjarjeve e viktimave duke marrë kontakte edhe me familjarë e të afërm të tyre si dhe duke rrishikuar historinë e Shqipërisë mbi atë të kaluar të hidhur që ka përjetuar padrejtësisht populli ynë.

Si një ndër autoret shqiptare që ka pasqyruar realisht jetën në diktaturë si për gratë, burrat, fëmijët, internimet, vrasjet, burgosjet qysh pas rënies së komunizmit në Shqipëri ishte përzgjedhur edhe emri im. U ndjeva mirë.

Bravo edhe për stafin e këtij Stacioni të fuqishëm mediatik, që ka përveshur mëngët, studion e kërkon materiale që mund ti vinë në ndihmë punës së tyre kreative. Një falenderim me këtë rast i takon SHBA, OKB, BBC për realizimin e kësaj ëndrre të shqiptarëve. Por nuk mund të le pa përmendur gazetarin e palodhur të BBC Z. Shkumbin Ahmetzhekaj si kryesori i këtij projekti prestigjos, i cili me hulumtimet e tij arriti të njohë jo vetëm realitetin e jetës në komunizëm, por edhe të kontaktojë personat që i duheshin për këtë dokumentar.

Më kontaktuan, më thanë se me ju jemi njohur nëpërmjet shkrimeve tuaja publikuar në media të ndryshme për ish të persekutuarit politikë dhe jemi të interesuar për të realizuar një dokumentar për të zhdukurit nga komunizmi, ku bën pjesë edhe xhaxhai juaj Rasim Dajçi, i pushkatuar pa gjyq, eshtrat e të cilit ju akoma nuk i keni gjetur.

U befasova, por ky bashkëpunim më ngjalli shpresën e fundit. Aq më tepër që është amaneti i tim eti, dhe obligimi im personal. E pashë si dritë jeshile në horizont, jo vetëm për gjetjen e eshtrave të xhaxhait tim që kemi shumë vite që po i kërkojmë, por edhe të shumë ushtarakëve të tjerë të lartë që u pushkatuan atë natë të ftohtë dimri me xhaxhin tim nga forcat sllavo-komuniste me në krye Shefqet Peçin. Kjo masakër vëllavrasëse urdhëruar direkt nga diktatori Hoxha, si edhe shumë masakra të tjera që kanë ndohur në Gjirokastër, Malësi e madhe, Tepelenë, rrëzë Malit të Dajtit, etj, ndodhi më 15 Nëntor të vitit 1945 në Prizren.



Takimi me gazetarët e BBC...



Për tu takuar e biseduar me gazetarët e TV-BBC më duhej të udhëtoja në Shqipëri. U shkëputa nga puna për disa ditë, lashë pa përfunduar edhe disa projekte që më duhej ti dorëzoja diku, e u nisa. Udhëtoja mes emocionesh, mbarta me vehte shumë brenga, kujtime të së shkuarës, duke patur parasysh edhe hallet që ka përjetuar familja jonë në atë periudhë të rëndë. Sigurisht nuk jam unë specifikisht personi që kam vuajtur më shumë gjatë atij rregjimi makabër, por luftën e klasave e kam përjetuar vërtetë shumë keq. E drejta për të ndjekur shkollën e mesme artistike për pikturë dhe e larta nuk mu dha. Edhe pse shumë e re në moshë fronti demokratik i lagjes atë kohë më dërgonte në punë tepër të rënda të detyrara. Mijra të tjerë të rinj e të reja u internuan, humbën jetën burgjeve, por doja të thoja se persekucioni politik në familjen time lindi pa ardhur unë ende në jetë, qysh me pushkatimin e xhaxhait tim Rasim Mehmet Dajçi si antikomunist, e më pas me përndjekjen që sigurimi i shtetit i bënte tim eti për shkak të pushkatimit të vëllait të tij, si kosovar me parime demokratike e atdhetare, që kjo për atë kohë fliste shumë. Pra gjithë jetën nën mbikqyrje deri sa erdhi dita e arrestimit edhe e babait tim, të cilin në burgun 326 në Tiranë munda ta takoj vetëm pas dy vitesh hetuesi... U dënua me nenin agjitacion - propagandë, armik i popullit dhe si kosovar që kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e trevat e tjera shqiptare...

Me gazetarët e BBC u takova në Tiranë. Në kamera filmonte Stivi, një djalë i ri, i shkathët e tepër i talentuar, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare në profesionin e tij, Angela - gazetarja simpatike dhe një femër inteligjente e BBC, fituese edhe ajo e disa çmimeve të larta internacionale në disa dokumentarë. Sigurisht nuk mund të le pa përmendur Shkumbin Ahmetzhekaj, gazetarin shqiptar të TV - BBC, i cili bëri të mundur kontaktet me mua, bazuar tek hulumtimet e shumta për të persekutuarit politikë në Shqipëri, ku kishte parë shpesh ne media te ndryshme edhe emrin tim. Kjo ishte arsyeja që TV - BBC me qendër nē Britanin e Madhe më ftoi për të qenë pjesë e këtij dokumentari.



Tek Zyrat e Autoritetit...



Për të hedhur dritë mbi pushkatimin pa gjyq të xhaxhait tim sigurisht do të shërbente edhe hapja e dosjes së tij, ku në prezencë edhe të gazetarëve të BBC, firmosa tek Instituti i Autoritetit hapjen e dosjes së tij dhe hapjen e dosjes së babait tim. Hapja e të dyja dosjeve do ti shërbejë ngjarjes në fjalë.

Edhe pse Komisioni Tri Palësh në Shqipëri e ka njohur xhaxhain tim si i pushkatuar pa gjyq Grupi "A", në nëntor të vitit 1945 nga forcat sllavo komuniste, përsëri duhet punë për tu bërë për gjetjen e eshtrave të tij, hapjen e një varri e vendosjen e një tufë me lule pranë tij.

Përpjekjet për gjetjen e eshtrave të xhaxhait tim nga ana ime dhe e babait tim nuk kanë rreshtur kurrë. Ato kanë qenë të pandërprera e të vazhdueshme si me kontakte në Shqipëri, Kosovë, me kërkime nëpër institucionet përkatëse, shkrimet e mia të herë pas herëshme publikuar nëpër media të ndryshme për të persekutuarit politikë, ku mes tyre kërkoja edhe eshtrat e xhaxhait tim të pushkatuar e zhdukur pa ndonjë vendim gjyqësor.

Për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarje, para disa vitesh sëbashku me babain tim hapëm edhe një gjyq në Gjykatën e Tiranës, por më kot. Nuk po llogarisnim shpenzimet e një gjyqi e mundin tonë, por vetëm kërkonim gjetjen e eshtrave të tij në shënjë kujtimi e respekti për vetë atë e për familjen tonë, pasi ai nuk ishte kriminel, nuk ka fakte që ai të ketë vrarë njeri e të vendosim një tufë me lule apo të ndezim një qiri. Në librin me titull "Lidhja e Prizrenit" me autorë shkrimtarët Tom Mriaj e Klajd Kapinova, të pushkatuarit pa gjyq të masakrës - Nëntor 1945 në Prizren i kanë quajtur heronj, sepse kundërshtuan regjimin, diktaturën komuniste e nuk u bënë bashkëpunëtore të tij. Emrat e tyre janë; Kolonel Fuat Dibra, Kolonel Asllan Vela, N/kryetar Sadik Shkupi, Major Hasha, Kapiten Hajdar Planeja, Kapiten Rasim Dajçi, Kapiten Hysni Rudi, Kapiten Gjon Destanishta, Kapiten Mark Thani, Toger Musli Dobruna, N/toger Qazim Gostivari e Aspirant Reshit Kacaniku.

Arrestimi e pushkatimi i tyre pati jehonë të madhe, fotografitë e tyre si antikomunistë e armiq të popullit u vendosën në çdo cep e shtyllë elektriku në Prizren, por megjithë vrasjet që kryenin serbët e komunistët shqiptarë nuk mundën t'ia arrinin qëllimit për të frikësuar popullin e Kosovës e për ta mposhtur atë. U arrestuan natën në të gdhirë të 15 nëntorit të vitit 1945, të dorëzuar për pushkatim nga rregjimi i Enver Hoxhës.

Rasimi Mehmet Dajçi, kishte kryer Shkollën Teknike Amerikane "Harry Fultz" në Tiranë dega arkitekturë, më pas Akademin e Lartë Ushtarake, dhe u caktua në detyrë, mbrojten e ruajtjes së rendit në Prizren. Ishte një i ri inteligjent, rrogëtar i kohës, patriot, atdhetar i flaktë, e donte jetën, e lirinë e vendit. Nuk kishte as një vit që ishte martuar kur e arrestuan, natën vonë. Nuk la fëmijë, ne jemi për atë fëmijët e tij, e që personalisht ruaj për atë kujtimet më të mira nga im atë e gjyshërit e mi. Sipas bisedave të grumbullurara në momentin e pushkatimit skuadra e pushkatimit e pat pyetur Rasimin: "a do të bashkëpunosh me ne apo do të vritesh si antikomunist. Dhe ai prerazi i është përgjigjur: "Unë do të vdes si antikomunist e me ju nuk bashkëpunoj kurrë".

Mbi trupin e tij e ushtarakëve të tjerë të lartë vërshuan breshëritë e plumbave. Fillimisht i arrestuan, i torturuan në një shtëpi burg në Prizren, më pas i pushkatojnë pa gjyq. Ja kjo është ajo pjesë e historisë së dhimbshme që akoma nuk e merr askush mundin për të hedhur dritë, e të shkruhet siç ka ekzistuar në të vërtetë.

Përpjekjet tona dhe hapja e gjyqit për Rasimin ishte në një farë mënyre puna që po kryen sot Instituti i Autoritetit që u ngrit në Shqipëri pas 27 vitesh të përmbysjes së rregjimit komunist dhe si çdo individ e familjar që ka të drejtë të nënshkruajë hapjen e dosjeve të familjarëve e të afërmve të tij edhe unë morra iniciativën për hapjen e dosjes së babait e xhaxhait tim.

Shqipëria është vendi që ka kaluar diktaturën më të egër në Europë, flitet se shumë dosje janë zhdukur, i ka prishur koha, shpresoj që dosjet e babait e xhaxhait tim të gjenden. Cilido, që ka vënë dorë mbi këto dokumenta tepër sekrete e serioze të popullit tonë, duke abuzuar apo i zhdukur duhet të dalë përpara drejtësisë si një krim i dytë që i bëhet vendit tonë. Pasi nëse krimi nuk ndëshkohet, ka mundësi të përsëritet.

Ashtu siç e thashë më sipër kisha emocion bashkuar me hallet e familjes si edhe të mijra dramave e tragjedive që ka kaluar populli ynë gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri, por takimi me gazetarët e BBC, biseda e ngrohtë e miqësore me ata si dhe pritja plot respekt nga drejtuesi i lartë i zyrës së Autoritetit Z. Selami Zalla mi larguan sado pak emocionet e çastit.



Udhëtim ne Burgun e Spaçit...



Gjatë qëndrimit tim të shkurtër në Shqipëri, pata rast që me grupin e gazetarëve të huaj të udhëtoja edhe drejt burgut famëkeq të Spaçit ose siç njihet sot Muzeu i Burgut të Spaçit.

Aty pashë tmerret pa fund, që kanë përjetuar ish të burgosurit politikë të Shqipërisë, male të thepisura, shkëmbore e pa asnjë shans "arratisje" që andej. Minierën, galeri e kapanone torturash, varre masive. Ish burgu komunist i Shqipërisë, ku bie në sy izolimi gjeografik i zonës, rrethuar nga të katër anët me male të lartë. Ndërtuar në vitin 1968 rrotull një miniere të vjetër shfrytëzuar në vitet 30 nga italianët për nxjerrjen e bakrit e piritit. Burgu i Spaçit njihet si burgu i terrorit, frikës e shtypjes dhe si një metaforë e goditur e persekucionit komunist, sepse të dënuarit politikë që dërgoheshin aty, ishin khtyer në skllevër pune pranë asaj miniere e nuk gëzonin asnjë lloj etike jetese. Në vitet 70 kur burgu punote me kapacitet të plotë numri i të burgosurve arriti deri në 1400. Jeta, kushtet mizerabël të punës dhe torturat pa fund bënë që të linin jetën aty mijra djem nënash, të cilët hynin aty në moshë të re, e dilnin të moshuar të sëmurë rëndë apo nuk dilnin fare, e personeli i burgut nuk u jepte as trupat familjeve, sikur ata të mos ishin qënie njerëzore. Të afërmit e të burgosurve që vinin për ti vizituar e bënin rrugën në këmbë 7 km nga Repsi në Spaç sepse kamionet e minierës e kishin të ndaluar t'i merrnin.

Një pjesë e mirë e të dënuarve politikë në burgun e Spaçit ishin intelektualë të klasit të parë, klerikë të nderuar, shkrimtarë, ekonomistë, fshatarë, qytatarë e djem të thjeshtë nënash e motrash të vuajtuara. Kishte edhe shumë shqiptarë nga Kosova. Në tynelet e nëndheshme gjetën vdekjen qindra njerëz, trupat e të cilëve nuk u jepeshin familjeve deri sa të vdekur të kryenin dënimin e plotë.

Më 21 Maj të vitit 1973 të burgosurit e Spaçit të lodhur nga puna e rëndë, ushqimi i pakët e dhuna fizike shpërthyen në një revoltë masive e cila zgjati tri ditë. Të burgosurit në kampin e braktisur nga policet dhe rojet brohorisnin kunder diktatures komuniste, kundër ideollogjisë marksiste, e pro demokracisë. Nëpër dhomat e fjetjes e të torturave pashë e fotografova shumë vizatime e piktura nga vetë të dënuarit deri edhe në tavanet e mureve, si televizorë, libra, zogj, lule, simbole të paqes, jetës, të Amerikës etj...



Atje u artikulua për herë të pare shprehja; "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Një prej gjesteve simbolike e më domethënëse që shënoi edhe kulmin e revoltës ishte ngritja e flamurit kombëtar pa yllin e kuq komunist, mbi terracën e njërës prej fjetoreve. Flamuri u improvuzua me mjete rrethanore nga vetë të burgosurit. Revolta e 21 Majit 1973 u shtyp egërsisht nga autoritetet, duke përdorur trupa dhe mjete ushtarake.



Prej vitit 1990, burgu i Spaçit është kthyer në Muze i Kategorisë së Dytë...





Mijra e mijra krime e kalvare vuajtjesh të gjatë kanë parë e dëgjuar malet e lartë të Spaçit, Oroshit, Mirditës, Repsit, Qafë Barit, Ballshit, Tepelenës, Lushnjës etj nga kamxhiku i hekurt i xhelatëve shqiptarë, prandaj i takon qeverisë të lëvrojë fonde e kineastëve tanë për të realizuar filma e dokumetarë për të njohur bota e brezat e ardhshëm të kaluarën e errët të vendit tonë.

Mos të harrojmë Shqipërinë burg, ndarë nga bota e qytetëruar për afro gjysëm shekulli, izoluar e gjitha nën klonin e kuq. Ku "njeriu po hante njeriun" burri denonconte gruan, e gruaja burrin...


Shumë fonde dalin aty nga qeveria apo biznese për show vallëzimi e humori, por le të kthehet paksa vëmendja tek kjo faqe e historisë që na i ka vënë "Detyrë Shtëpie" bota e huaj apo Organizata e Kombeve të Bashkaura, për të Drejtat e Mohuara të Njeriut.



Miniera e Spaçit sot shfrytëzohej nga një kompani turke, e cila e ka marrë me konçesion për 10 vite për të ngritur aty fabrikën e pasurimit të bakrit. Unë rastësisht takova aty edhe vajzën Mirditore, ish studenten e Universitetit "LaSapinza" në Romë për dipllomaci, punësuar si menaxhere pranë firmës turke, Zj. Griselda Loku, e cila pak kohë më parë foli edhe në Parlamentin Shqiptar mbi fatin e të ardhmen e bujqësisë e blegtorisë së vendit.



Në Tiranë...



Gjithashtu në Tiranë u takova edhe me miken time të mirë, ish të persekutuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri Zj. Rozana Gjergji, pasi i ati i saj patrioti, shkrimtari dhe dramaturku i njohur Kolec Cima, u dënua për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor e vuajti dënimin në burgun e Spaçit. Rozana, në fëmijërinë e saj si shahiste e arstiste e vogël ka interpretuar tek filmi "Dy herë mat". Sot ajo është shahiste e trajnere me famë boterore, avokate e aftë, bashkëshorte dhe nënë e mrekullueshme për tre fëmijët e saj.

2018/02/14

Kosovë , urime pavarësia!

Në rrugëtimin e gjatë prej më shumë se një shekull,Kosova me 17 shkurt shënon dhjetë vjetorin e pavarësisë. 

Hiç më larg se dy dekada populli i Kosovës gjendej para shfarosjes, në sytë e botës luhej tragjedia ç'njerëzore në Ballkanin e përgjakur.

Atëherë me gjithë lëvizjet popullore për liri dhe pavarësi,me gjithë luftën çlirimtare me gjithë bagazhin intelektual që të dilej kundër një armiku shekullor,prapë ka qenë në pikëpyetje shtetbërja pasi që historikisht kemi kaluar në tragjëdi të mëdha ku është kanosur qenësia shqiptare.
Me 1999 më shumë se një milion shqiptarë që morën rrugët e botës asnjëhere nuk e menduan se do ktheheshin përsëri.

Ata që mbetën brenda iu nënshtruan torturave dhe masakrave të regjimit serb,burgjet ishin të stërmbushura me robër shqiptarë,mbi trupat e të cilëve bëheshin eksperimente  ç'njerëzore, qytete e fshatëra u shndërruan në shkrumb e hi dhe nuk mund të gjeje as edhe një shpresë të vetme në tokën e vuajtun ku errësira dhe mizoria ishin mishëruar.

Sot shteti i  Kosovës është rezultat i mijëra nxënsve dhe studentëve që në kohën e regjimit serb ngritën zërin para syve të botës pa patur frikë,është rezultat i punës së shejtë të mësueseve dhe profesorëve të cilët bënë çmos që ta ruajnë gjuhën shqipe dhe ta kultivojnë dijen n'ato kohë të errëta,është rezultat i punës humane të mjekëve që rrezikuan jetët e tyre për të ndihmuar të plagosurit dhe të sëmurët,është rezultat i klasës intelektuale të cilët shkrinë jetën për ta ngritur para botës çështjen shqiptare; 
është  rezultat i gazetarëve që nuk ngurruan ta thonë  të vërtetën, eshte rezultat i artistëve që përmes veprave shpalosën  vuajtjen dhe qëndresën.

Është rezultat i diasporës shqiptare që nuk ndaloi kontributin asnjëhere duke e ngritur zërin deri në institucionet më të larta diplomatike botërore.
Është rezultat i familjeve të mëdha shqiptare të cilat u vetflijuan.
Si familja Jashari, Haradinaj,Pajaziti,Ramadani e shumë e shumë të tjera.
Është rezultat i trimave dhe trimneshave që u flijuan për atdheun.
Pavarësia e Kosovës është rezultat e këtij populli shpirtlirë që nuk pranoi robërine nga asnjë pushtues. Dhe kur bota pa qëndresën tonë atëhere fituam miq që dhanë kontribut për krijimin e këtij shteti.
Sot Kosovën e kemi, e jona është që të punojmë e të ngrihemi ballë lartë në mesin e popujve të qytetëruar.


Jahja Lluka

REVOLUCIONI KULTURAL DHE IDEOLOGJIK NË SHQIPNINË “ATEISTE” !

Nga Fritz RADOVANI:






6 SHKURTI 1967 DHE SKENDERBEU


Image result for fritz radovani skenderbeu

REVOLUCIONI KULTURAL DHE IDEOLOGJIK NË SHQIPNINË “ATEISTE” !

Gjithkjo heshtje sot në Shqipninë e Gjergj Kastriotit dhe Atdheun e Nanë Terezes!?
A thue e meritonte Shqipnia e Martirizueme nder shekuj një shkatrrim si ky !?..

15 SHKURT 1967: Mbas “Fjalimit Programatik” të 6 shkurtit të diktatorit Enver Hoxha, “Fletë-rrufetë” që bijtën si kërpurdhat mbushën qytetet e fshatrat e topituna e të frigueme per palc.

Të dielën e parë ato u vëndosën në dyertë e Kishave, asaj të Fretënve në Gjuhadol dhe në Kishën e Shën’Kollit në Rus. Kjo stuhi filloi edhe ndër qytete tjera, në Xhaminë e Durrësit, në Lezhë, Milot, Laç etj. Instituti i Naltë Pedagogjik i Shkodrës, ku strehohej si hije anadollaku i njohun Ramiz Alia, filloi mbledhjet e demaskimit të klerikëve nën lëvozhgën “Organizata të Frontit” me klerikët e parë të 1945: At Gegë Lumën, At Frano Kirin, At Mark Harapin S.J. e At Gjergj Vatën S.J. Kjo nuk ishte rastësi por ishte shfletimi i rregjistrave të parë të Ministrisë së Mbrendshme mbasi pikërisht me At Gegën u pat fillue edhe në vitin 1945, dhe vazhdoi me ata klerikë që kishin mbetë pa u zhdukë nga burgjet, intërrnimet e vuajtjet në kampet e shfarosjes. Me thirrjen e djegëjes së Kanunit Lekë Dukagjinit, rreshtohej per pushkatim edhe Don Frano Illija, i cili aso kohe po merrej me punimin dhe sistemimin e Kanunit të Skenderbeut... Edhe kjo thue ishte “rastësi”!?

Kudo kishte vetem FRIKË! Të gjithëve u dukej se errësina e natës asht ma e përshtatëshme për këtë punë, prandej, edhe dritat fikëshin herët. Fillonte ndër oxhakë tymi shllunga-shllunga në pikën e verës tue djegë revista, fotografi “me shokë reaksionarë”, korespondenca, dokumenta historike, “Lahutën e Malcisë”, libra e figure, etj. Secili mendonte vetëm mos me rrezikue jetën e vet dhe të fëmijëve që mund të lindin edhe mbas 10 vjetësh, se edhe atëherë, do t’i ndiqte “lufta e kllasave”.
Kudo FRIKË dhe vetem FRIKË! Të gjithë mendonin vetëm një gja: Me mëshefë!

Kjo luftë ka vazhdue pandërpremje ashtu si burgimet, interrnimet, pushkatimet apo shfarosjet e sa e sa përsonave e familjëve, që për 45 vjet nuk kanë kenë asnjëherë të lirë, si: Mark Temali, ishoficer; Prof. Guljelm Deda, Don Nikoll Mazrreku, Osman Kazazi apo Don Mikel Koliqi, që kur e kam pyetë se në cilat kampe ke kenë, më asht përgjegjë: “Nuk besoj se e dijnë edhe ata, që më kanë burgosë e interrnue!...” Këtu nuk po shkruej për familjet që e filluen martirizimin në vitin 1945, mbasi do të duhej një volum me ata që lindën, u martuen, u moshuen dhe vdiqën ndër kampe intërrnimi, apo me ata breza të tanë të sakrificës ku u ka kalue jeta pa mujtë me krijue as familje, si Frida Sadedini e sa si Ajo, me të cilët, komunistët vazhdojnë me kenë të pangopun ...

Shkatrrimi i Kishës së Jezuitëve dhe i asaj të Zojës së Këshillit të Mirë tek Kalaja, i Katedralës, i kumbonarëve historike, plaçkitjet e tyne deri tek sahatat në çdo skaj të qytetit, tregojnë pikësynimin e komunistëve në Shkodër: “Të bëjmë qytetin si fshatin!”. Një piksynim i vjeter!

Këtij qëllimi do t’i shërbente edhe hudhja në erë me dinamit e Kishës monumentale të Vaut të Dejës, ku mendohej se asht kunorzue Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ajo Kishë u shkatërrue nga kandidati i Komitetit Qendror të P.P.Sh., Fadil Ymeri, (me porosi nga naltë), po Fadilit, nuk i mungonte dëshira për shkatërrim e plaçkitje të veprave monumentale.

Kjo u provue në Xhaminë e Parrucës ku inventarizuesit (plaçkitësit) paisën shtëpitë e tyne me qylymat e lampadarët e veprave të kultit. Edhe sot gjenë në shtëpitë e këtyne spijunëve aventurirë shalldane të marrun në Kishat e Shkodrës e qylymat e vjedhun nder Xhamija.

Ky ishte një nga shpërblimet e Partisë për veglat e Sigurimit. Për servilin Angjelin Kumrija, (agjent që në vitin 1953, me klubin sportiv “Puna” të Shkodrës, rekrutue nga katili Hilmi Seiti), kur ka kontrollue me shokët e tij Argjipeshkvinë, i ndjeri Don Mark Hasi, ka thanë: “Atë që na ka ba atëditë Angjelin Kumrija, nuk na e ka ba as Sigurimi i Shtetit!”, se çfarë ka ba ai llom, me paturpsi, në dhomën e Imzot Çobës, kundrejt Ipeshkvit të nderuem besoj i kujtohët mirë edhe atje në gropë ku asht! ...

Mbas mbylljes së Katedralës 100 e sa vjeçare të Shkodrës më 4 mars 1967, me shpejtësi u veprue për mbylljen e të gjitha Kishave e Xhamijave, kështu, më 19 mars 1967 nuk kishte asnjë Kishë të hapun në Shkodër. Çelsat e tyne me të vërtetë i mori “Organizata e Frontit” por, Komiteti i Partisë organizoi menjëherë komisionet e inventarizimëve (të plaçkitjeve) të objekteve të kultit. “Kryetar i Komisionit Përzgjedhjes Leteraturës Fetare Kishtare” u emnue agjenti Jup Kastrati, mbasi ia kishte marrë dorën me kohë hajnisë së veprave të klerikëve.

Kur “Fletë-rrufetë” mbulonin dyert e Kishave dhe veglat servile e hipokrite thërrisnin për zhdukjen e Fesë dhe të klerit, ndër sytë e popullit ngrihëshin monumente të Atyne Martirëve, vazhdë e pashterrëshme e gurrës së HEROJVE TË KISHËS KATOLIKE si: At Pjetër Meshkalla, At Gegë Luma, At Frano Kiri, At Mark Harapi, Imzot Ernesto Çoba, Don Ndue Soku, Don Injac Gjoka, Don Marin Shkurti, Don Mikel Beltoja, Don Frano Illija, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don Ndoc Ndoja, Don Pjetër Gruda, Don Nikoll Gjini, At Filip Mazrreku etj.

Çdo fushatë politike shoqnohej me pasoja e planëve ekonomike. Mendohej vorfnimi i popullit në mënyrë të tejskajshme si e si me e mbajtë nën zgjedhë gjithmonë me ankthin e frikës dhe të urisë, që kishin pushtue çdo sofër. Nuk mendohej tjetër veç, me kafshatën e fundit në gojë; “kjo iku po, për darkë shka do të hamë!?”...

 Mendja tek grazhdi i rrin vetëm kafshës, vetëm, ky ishte pikësynimi i këtij “Revolucioni” makabër. Njerëzve iu ndalue me ligjë çdo burim jetese, perveç “kafshatës së gojës” që jepte shteti, mbasi kështu, punohej vetëm për té dhe paguhej sa donte ai. Në çati të shtëpisë punëtori nuk të rregullonte një tjegull se shihëj nga rruga dhe të nesërmën pushohej nga puna, mbasi spijunët e kudondodhun, njoftonin ndërmarrjen se “dje kemi pa punëtorin tuej tue punue punë private”. Askush nuk kërkonte prova, mendimin e dënimit e jepte “klasa” ndërsa, vëndimin e merrte “kllasa”, çpikëse e kësaj lufte, që nuk na u nda për një gjysëm shekulli... jo, pak!

Fshatari u tregue ma i mendëshmi. Ai mendoi: “Pasuni nuk kam, tokën ma keni marrë me kohë, të holla nuk kam, mbasi gjithë familja punon për 30 lekë (të vjetra), merri Parti edhe pulat, sa me i mbajtë unë me parët e bukës së fëmijëve...!” dhe, sa errej nata e deri në të dalun të dritës... shkonte “me vjedhë” mundin e vet në arat, kotecat e magazinat e kooperativës. Ndryshej, si me jetue!?
Asht pikrisht koha kur hajnia nuk konsiderohej ma ves ose turp...

Per disa besa edhe “virtyt”!

Ja fjalët e Enver Hoxhës në një buletin special sekret, ku jep këtë porosi për organizatat bazë të Partisë: “... Përsa u përket elementëve të përjashtuar nga Partia, duhët pasur parasyshë se shumica e tyre nuk janë armiqë por patriotë të mirë ose miqë të Partisë. Mjaft prej tyre janë përjashtuar pse janë futur para kohe në Parti ose pse kanë dobësi në punë. Me këta njerëz organizatat bazë të tregohën të kujdesëshëm, ti mbajnë afër dhe ti aktivizojnë, ndërsa ndaj të përjashtuarve për arsye politike organizatat e Partisë duhët të rritin vigjilencën” (E. Hoxha P.P.Sh. Dokumenta Kryesore V- fq. 238, 1974). Pra, llomi i llomit shoqnisë, hajdutët, imoralët, vagabondët, karrieristët, agjentët etj., të urdhnojnë e të vijnë edhe njëherë tek shokët e tyne të “armëve”, mbasi Partia, u tregue “zemërgjerë” ashtusi e porosiste tashti edhe udhëheqësi i saj “i dashur”, miku i Mao Ce Dunit.

Drekat e darkat nuk hapëshin ma me përshëndetjën e zakonëshme kur çohej gota e rakisë për ata që e kishin, por, thohej: “Të na rrojë Partia!”... Kështu, ndër sofra filloi “gjuha e njësuar”. Edhe na Gegët, që kemi pas thanë “na rrnoftë...”, për me kenë ma “në rregull” me Partinë, filluem me shkrepë gotën tue përshëndetë: “Na e rroftë... Partia!”.

“Qarkullimi i kuadrit” ishte një çpikje e re për largimin dhe eleminimin e njerëzve të “pa sigurt”, për ato vepra e punë që i duheshin Partisë, jo, të bazueme ndër faje apo gabime, por në dyshime ose paragjykime të ndonjë spijuni “dashamirës” i Partisë; se ky përson, ka “pikëpamje revizioniste” ose “nuk shprehët i kënaqur nga Revolucioni, por, heshtë...”. U larguen nga “qendra”, u dërguen në zonat e thella malore, u emnuen me detyra “të rëndësishme” ndër kooperativa etj.

Nëse edhe atje nuk jepte prova “përmirësimi” ose nuk tregohej “vigjilent”, Partia mbas gjithë asaj “zemërgjerësie” që kishte tregue me té, e çonte për “riedukim” për 7-8 vjetë në burg dhe, po qëndroi si maparë i përsëritej dënimi. Kështu, u eleminuen shumë ekonomistë, ingjenjerë, profesorë dhe u vazhdue në ushtri e ma vonë edhe në vetë Sigurimin e Shtetit.

Fillohej me ma të madhin “Anëtarin e Byrosë Politike” të parin, e mbas tij, deri ku i shkonte mendja e “ndritur” e Enver Hoxhës: “Se nga ki, nuk më vjen ndonjë e keqe për kolltukun tim!...”. U çpik parulla: “Kursim, kursim, përsëri kursim!” dhe anëtarët e thjeshtë që nuk kishin me shka me ndihmue Partinë materialisht, “i dhuruan” rrathët e martesës. Kjo bahej sëpse “shokët” e naltë të Partisë nuk kishin ndër mend me prekë rëzervat e majme që kishin ndër bankat e hueja, mbasi ata mendonin edhe për kohën e “sotme”, sidukët, i shkonte mendja se nuk ka me kenë gjithmonë “P.P.Sh. fanari ndriçues i marksizëm-leninizmit në botë”... ia paska ndie zemra!

Mandej shka ju donin rrathët ndër gishta, mos ishin të besës komunistët? Ata nuk e kishin për gja të keqe divorcin. Fëmijët e mbetun rrugëve i edukonte Partia në shtëpitë e fëmijës...

Shumë kuadro “me vlerë” qarkulluen në bazë tue marrë përsipër “edukimin” e brezit të rinj. Shumë oficerë të Sigurimit të Shtetit u banë “mësues të edukatës qytetare ”... ironia dhe fyemja ma e madhe që i asht ba shkollës... Disa të tjerë forcuen pikat e dobëta të agjenturës aty ku i dergoi Partia si: Sadik Rama, Rustem Sykja, Pjetër Hasi, Jovan Vujoshi etj.

Pra, kudo “Punë, vigjilencë, gatishmëri!” që e shprehun ma kjarte e në gjuhë shqipe domethanë:
“Me punue si kafshë, me jetue si dhelpën dhe me ngordhë si qen!”.

Me “REVOLUCIONIN KULTURAL” terroristi Enver Hoxha, ka plotësue portretin e vesëve ma të ndyta të tij tue shpallë Shqipninë “Shtet Ateist”, ndërsa, vegla besnike e tij eonuku i oborrit Ramiz Alia, ka dhanë prova në këtë “Revolucion Kultural” se asht i denjë me u ulë më 13 prill 1985, në kolltukun e flligtë të atij tirani gjakatar të Popullit Shqiptar.

Shka kje ky “Revolucion Kultural?” mu në zemër të Evropës?...
(Vazhdon simbas ngjarjeve në Mars 2018)...

Melbourne, Shkurt 2018.

****

Nga Floripress: 

Image result for fritz radovani


Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

[Sterkala] Agjenti sekret i sigurimit shqiptar Bajram Doka !

Agjenti me damkë i Sigurimit Shqiptar  të Enver Hoxhës ,njëfarë Bajram Doka, ka survejuar deri në muajin dhjetor të vitit 2017 Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York  si dhe shumë akademikë tjerë me në krye Akademikun e mirënjohur 
Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D.

Image result for bajram doka

Në foto: Bajram Doka ,akademiku dhe profesori i rremë

Akdemiku i rremë - Bajram Doka është i lindur  më  09/10/1958.Në Shqipëri ka punuar si elektriçist dhe si montues  i përgjuesve  në Sigurimin  Shqiptar  si ekspert  i aparaturës monuese  të përgjuesve në zyrat e punjonësve të PPSh-së. 

Të njajtën gjë deri sa u zbulua ky mjeran e ka bërë  në vazhdimësi deri në muajin dhjetor të vitit të shkuar edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane!


Ja çfarë shpërndan dhe shpif i pafytyri Bajram Doka:



Grupi i agjentit sekret ska të ndalur :



Më gjërësisht lexoni shkrimin e botuar në Agjencionin “ Floripress”, si dhe në shumë agjencione tjera të lajmeve globale!



 [Sterkala] <Sterkala@yahoogroups.com> wrote:

floripress.blogspot.com/2018/01/turpi-nuk-ka-brire.html


Inline image


2018/02/13

Ju buroftë pena ar , Flori Bruqi !


vilheme

From: Vilhelme Haxhiraj <haxhirajvilhelme@gmail.com>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Tuesday, 13 February 2018, 16:00:33 CET
Subject: Re: Libra nga Flori Bruqi


Urime z. Flori!


 Më pëlqeu! Është bërë  një paraqitje dinjitoze e disa  titujve nga 42 libra të botuar! 

Një punë e vyer, kolosale që rreh probleme  të cilat shqetësojnë mbarë shqiptarët, kudo që janë, ne krijuesit dhe juve personalisht, si shqiptar, si bashkëshort,si baba, si gjysh dhe si shkrimtar e studiues, që u sëmbon shpirtin aktualiteti kombëtar. 

Jo çdokush e ka bërë apo e bënë një pasqyrim të tillë gjithëpërfshirës kombëtar, siç e keni bërë Ju!

 Ndaj lexova me interes edhe shumë vlerësime të merituara nga pena të fuqishme dhe personalitete të kulturës mbarëkombëtare.

 Ju i meritoni ! Ju buroftë pena ar! 

Kurrë mos shtert mendimi juaj fisnik!

 Urime!

Konsiderata të veçanta për punën kolosale që ka nxjerrë mendja dhe dora juaj!
Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vlorë-13-2-2018


***


Image result for fritz radovani


From: Federik RADOVANI <fritz.radovani@gmail.com>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Tuesday, 13 February 2018, 11:53:07 CET
Subject: Re: Libra nga Flori Bruqi

I dashtun Flori, 

Jete te gjate e te shndeteshme per prodhime te tjera me vlere, derisa 
te plasin armiqte Tuej. 

Gjithe te mirat Fritzi.

Melburn,13.02.2018

*****


Image result for perparim hysi


From: Perparim Hysi <perparimh@gmail.com>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Tuesday, 13 February 2018, 10:59:48 CET
Subject: Re: Libra nga Flori Bruqi

Urime,or mik i mirë! Zoti të  dhëntë shëndet!Që të na shkrush libra me "bereqet"
Të përqafoj,Përparimi

Ps.


LUFTA e PAQA e TOLSTOIT,romani epope që,për mua,është kthyer si "BIBËL":Çdo verë i kthehem dhe i rikthehem.Bashkë me të,për çdo verë, lexoja dhe "Doni i qetë" të SHollohovit. Me të drejtë,Tolstoi, për verpnë tij, bërtiti:- Kjo është Iliadë!Të përshëndes për shkrimin aq me bukë FLORI BRUQI!

Tiranë,13.02.2018


******
Biografia : Flori Bruqi

Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.

Në punimin shkencor të magjistraturës nga lëmia e “Kineziologjisë fiziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Flori Bruqi,ka botuar qindra mija punime në shtypin e kohës dhe në internet.

Në vitin 2016 është pranuar si Anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof.Dr.Flori Bruqi,PH.D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emruar Drejtor për mardhënie me publikun pranë ASHASHA për SHBA,Kanada,
Amerikë Jugore ,Evropë, Azi, Lindje të Mesme , Kosovë,Shqipëri,Maqedoni dhe Amerikë.


Veprat e botuara :


Deri më tash ka botuar këta libra :

1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.

2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.

3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.

4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.

7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.

8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.

9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.

10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.

11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.

12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.

13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.

14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.

15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).

16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.

17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.

18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.

19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.

20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2005.

21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.

22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.

23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.

24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.

25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.

27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.

28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.

29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.

30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012

31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012

32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.

33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.

34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.

35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.

36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.

37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.

38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.

39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016

40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.

41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë,Prishtinë 2017.

42. “Dëshmi të krimit të pandëshkuar,Tiranë-Prishtinë,2017.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).

Ka në shtyp edhe 8  libra.

Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” .

Flori Bruqi,mbanë titullin shkencor Prof.Dr.Ph.D dhe është anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...