Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/02/20

“Forca e Ligjit”, kanë zbuluar 40 grupet kryesore kriminale, që veprojnë aktualisht në Shqipëri.


Strukturat e Task Forcës së ngritur në zbatim të planit operacional “Forca e Ligjit”, kanë zbuluar 40 grupet kryesore kriminale, që veprojnë aktualisht në Shqipëri. Kur kanë kaluar 3 javë nga nisja e këtij operacioni, që mbështetet edhe nga ekspertë të FBI, tashmë Policia ka një hartë me pikat strategjike ku janë evidentuar grupet kriminale. Në bazë të këtij studimi, rezulton që qyteti më problematik është Durrësi. Burimet thonë se vetëm në Durrës e Shijak janë evidentuar të paktën 7 grupe kriminale. Vendin e dytë e mban Vlora me 5 grupe kriminale e më pas Elbasani. Tirana, edhe pse qytet me një dinamikë të ngjeshur dhe një numër të lartë popullsie, nuk rezulton problematike në këtë drejtim. Prej vitesh, në kryeqytet janë evidentuar dy grupe kriminale, të cilat për momentin nuk janë aktive, pasi anëtarët e tyre janë goditur herë pas here nga Policia.

Sa i përket fushës që këto grupe kryejnë në veprimtarinë e jashtëligjshme, dominon kultivimi dhe trafikimi i drogës, në 53 për qind të rasteve.



Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, janë skeduar bandat kryesore kriminale në vend, që deri tani janë identifikuar 40 më të rëndë­sishme. Veprimtaria e tyre shtrihet kryesisht në drejtim të kultivimit e trafikimit të drogës, vjedhjeve, por edhe krimeve të rënda si vrasje, gjobëvënie e pengmarrje. Task Forca Qendrore dhe ato rajonale të ngritura në kuadër të këtij plani operacional, tashmë kanë në dorë emra konkretë personash dhe pasuritë e tyre.

Vetëm në Durrës dhe Shijak janë të paktën 7 grupe kriminale aktive. Vlora renditet e dyta me të paktën 5 grupe kriminale, që dyshohet se aktivitetin e kanë të shtrirë edhe përtej detit. Elbasani është një tjetër pikë e nxehtë, me të paktën 3 grupe kriminale që janë të skeduara ndër vite në dosjet e Policisë. Po kaq grupe ka edhe Shkodra dhe Fieri, por në këto dy qarqe, Policia thotë se ka goditur nga një grup. Korça, Kukë­ si, Berati, Lezha, Gjirokastra dhe Dibra duket se ende nuk kanë ndonjë grup të identifikuar në kuadër të këtij operacioni.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, 53 % e grupeve kriminale merren me kultivim dhe trafikim narkotikësh, 11 % me trafiqe të paligjshme, 18 % me krime të rënda si vrasje dhe pengmarrje dhe 18 % me krim ekonomik.

BASHKEPUNIMI

Një mbështetje e vazhdueshme e specializuar për Policinë e Shtetit, në lidhje me operacionin “Forca e Ligjit”, do të ofrohet nga agjenti Special i FBI­së, Mark Newhouse, shkruan Panorama, i cili ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. I pranishëm, përkohësisht, do të jetë edhe drejtuesi i FBI për Europën Juglindore, Jack Liao. Forca e Ligjit” do të kenë edhe mbështetjen e Hubertus Hoffmann, eskpert i Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë, me një përvojë të konsoliduar ndërkombëtare në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogave. Së shpejti do të mbërrijë dhe qëndrojë për një kohë të gjatë koordinatorja e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor, në Ministrinë e Brendshme Britanike, Sarah McAveety. Gjithashtu, skuadrës do t’i bashkohen edhe dy ekspertë të posaçëm të Guardia di Finanza e Interforza.



Nga Flori Bruqi : Vetëvrasjet dhe vrasjet në Shqipëri


Nga Flori Bruqi

Vetëvrasjet në Shqipëri numër rekord krahasuar me vrasjet

Vetëvrasjet në Shqipëri numër rekord krahasuar me vrasjet

Problemet sociale dhe psikologjike kanë shtuar vitet e fundit numrin e vetëvrasjeve në vend. Statistikat janë kokëforta kur bëhet krahsimi mes vrasjeve dhe vetëvrasjeve, këto të fundit mbajnë rekordin.


 Në 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85, ndërsa personat që kishin vrarë veten ishin 235. Kryesisht vetëvrasje më shumë rezultojnë të kenë kryer femrat. Alarmi është dhe më i lartë kur vetëvrasjet ndodhin tek grupmoshat e reja. Vajza adoleshente që vendosin ti japin fund jetës përmes preparative helmuese për shkaqe deri dhe më banalet si dashuritë e dështuara.

Një alarm për këtë çështje ka ngritur dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë në 2015 kur u raportuan 5.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë më 2015. Po dhe pse më shumë çrregullime mendore janë raportuar për meshkujt 5 në 100 mijë banorë dhe 2.3 për 100,000 banorë për femrat, vetëvrasje më shumë kanë kryer gratë apo vajzat.




Opinioni publik në Republikën e Shqipërisë  është mësuar të konsiderojë vdekje nga vrasjet rastet kur personat marrin jetën e njëri- tjetrit, por pak kujt ja merrte mendja se numri i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se numri i vrasjeve.




Për vitin 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithsej, ndërsa personat që kishin vrarë vetën në të njëjtin vit ishin 235.

Vendet e tjera në Europë kur raportojnë statistikat e krimeve njoftojnë si numrin e vrasjeve dhe atë të vetëvrasjeve, por në Shqipëri nuk ekziston kjo praktike. Treguesit u zbardhen në mënyrë indirekte kur INSTAT raportoi një ditë më parë shkaqet e vdekjeve në Shqipëri.

Ministria e Brendshme raporton vetëm vrasjet që për vitin 2016 ishin rreth 80 të tilla (5 me pak se INSTAT), por për vetëvrasjet nuk ka burim të dhënash. Deri më 2010 INSTAT i publikonte statistikat e vetëvrasjeve te shkaqet e vdekjeve në publikimin vjetor femra meshkuj, por kjo e dhënë pushoi se raportuari deri dje kur INSTAT rinisi publikimin.

Organizata Botërore e Shëndetit pohoi se numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 5.3 për 100 mijë banorë më 2015.

Në Serbi, Rumani dhe Bosnjë ky numër është me i lartë edhe për shkak të traumave që kane lënë luftërat e pas viteve 1990 në shumicën e këtyre vendeve.

Sipas portalit më të madh global mbi statistikat e shëndetit, “Healthdata” në vendin tonë, niveli i vdekshmërisë nga çrregullimet mendore dhe të sjelljes në vitin 2010 ishte 5.3 për 100,000 banorë te meshkujt dhe 2.3 për 100,000 banorë te femrat. Te të dy gjinitë niveli i vdekjeve nga këto çrregullime u rrit gradualisht nga viti 1990 në 2010, sidomos te meshkujt, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.


***

Viti 2015, është mbyllur me 54 të vrarë nga të cilët asnjë i vrarë për gjakmarrje. 11500 janë arrestuar, prej tyre 2900 persona të kapur që ishin në kërkim, 100 policë janë larguar nga puna për vepra të ndryshme penale, 60 prej tyre janë arrestuar për korrupsion dhe 36 milionë euro sekuestrim pasurie të personave të përfshirë në krimin e organizuar.




1




Megjithahë shqetësim mbetet aksidentet rrugore. 268 të vrarë në aksidente automobilistike tregon se jo vetëm masat drastike të policisë në qarkullimin rrugor nuk kanë dhënë efektet e pritura por për të mënjanuar këtë plagë tashmë të shoqërisë shqiptare duhet të vihen në funskion edhe masa të tjera që lidhen me sigurinë në rrugë por edhe me angazhimin edhe të hallkave të tjera të shtetit.

VRASJET QË KANË NDODHUR NË 25 VJET NË SHQIPËRI

VITI 1990/129 të vrarë

VITI 1991/205 të vrarë

VITI 1992/251 të vrarë

VITI 1993/268 të vrarë

VITI 1994/265 të vrarë

VITI 1995/210 të vrarë

VITI 1996/248 të vrarë

VITI 1997/1542 të vrarë

VITI 1998/573 të vrarë

VITI 1999/496 të vrarë

VITI 2000/275 të vrarë

VITI 2001/208 të vrarë

VITI 2002/179 të vrarë

VITI 2003/144 të vrarë

VITI 2004/119 të vrarë

VITI 2005/131 të vrarë

VITI 2006/87 të vrarë

VITI 2007/103 të vrarë

VITI 2008/88 të vrarë

VITI 2009/82 të vrarë

VITI 2010/118 të vrarë

VITI 2011/124 të vrarë

VITI 2012/126 të vrarë

VITI 2013/107 të vrarë

VITI 2014/98 të vrarë

VITI 2015/54 të vrarë


*****


Qendra për Çështjet Europiane dhe të Sigurisë (CESA) publikoi raportin për tendencat e krimit në Shqipëri për vitin 2012. Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2012, në Shqipëri mesatarisht një vrasje në 72 orë, një plagosje e lehtë me dashje çdo 6 orë dhe një vjedhje çdo 90 minuta.

Krimet kundër pronës dhe vjedhjet e ndryshme shënuan pikun e tyre në tre mujorin e parë të vitit. Duke analizuar të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit mbi kriminalitetin përgjatë vitit të shkuar në vitin 2012 janë evidentuar 14,030 vepra penale, ku pjesën dërrmuese të tyre, rreth 96% e zënë vjedhjet e ndryshme, kanosjet, armëmbajtjet pa leje, plagosjet dhe veprat penale kundër pronës.

“Mesatarisht, gjatë vitit 2012 në çdo 40 minuta ka ndodhur një krim. Më konkretisht, organet e Policisë së Shtetit kanë evidentuar: Vjedhje në çdo 90 minuta; Plagosje e lehtë me dashje në çdo 6 orë; Vjedhje banese në çdo 7 orë; Vjedhje lokal tregëtie në çdo 8 orë; Dëmtime të tjera me dashje në çdo 8 orë; Kanosje në çdo 8.5 orë; Armëmbajtje pa leje në çdo 9.5 orë; Vjedhje automjeti në çdo 13 orë; Krime kundër jetës thuajse në; çdo 24 orë; Vjedhje me dhunë ose me armë në çdo 27 orë; Vrasje e mbetur në tentative në çdo 36 orë; Vrasje në çdo 72 orë”,-thuhet në studim. Organet e Policisë së Shtetit kanë zbuluar autorët e thuajse 2/3 (ose më saktë 76.8%) të veprave penale të regjistruara vitin e shkuar”.

Sipas studimit zbulueshmëria më e ulët (midis 26%-52%) sipas të dhënave zyrtare shënohet në rastet e vjedhjeve dhe shkatërrimit të pronës. Krimet kundër pronës dhe vjedhjet e ndryshme shënojnë pikun e tyre në tre mujorin e parë të vitit (periudha Janar-Mars), vijon studimi.


Sipas studimit vrasjet janë në rritje prej vitit 2010. Këto krime kanë kapur një shifër prej 354 veprash të tilla penale në vi tin që lamë pas. “Krimet kundër jetës kanë shënuar shifrën më të lartë për 3-mujor të pesë viteve të fundit me 111 vepra penale për periudhën Korrik-Shtator 2012. Pjesën më të madhe të kësaj kategorie e zënë veprat penale të “Vrasje e mbetur në tentativë dhe “Vrasje”.

Vetëm 2 raste janë kategorizuar si vepër penale “Kanosje serioze për hakmarrje ose gjakmarrje” për të cilën kodi penal parashikon dënime më të ashpra. Vjedhjet e ndryshme përbëjnë thuajse 40% të totalit të veprave penale të regjistruara nga organet e Policisë së Shtetit në vitin 2012 dhe njëkohësisht shfaqin shkallën më të ulët të zbulueshmërisë (nga 26%-52% të rasteve). “

Vjedhje banese” dhe “Vjedhje automjeti” kanë shënuar një rritje prej 26% dhe 11% përkatësisht krahasuar me një vit më parë (2011). “Vjedhjet me armë” dhe “vjedhjet me dhunë” gjithashtu janë në rritje të pandërprerë prej 5 vitesh. Studimi thekson se përveç trendit në rritje për këto vepra penale, një tjetër fakt shqetësues përbën edhe shkalla e zbulueshmërisë së tyre.

Më konkretisht gjatë vitit 2012 organet e Policisë së Shtetit kanë zbuluar autorët e rreth 50% të rasteve të vjedhjeve me armë apo vjedhjeve me dhunë. Synimi i këtij studimi është të krijonte sensibilitetin e duhur tek publiku, institucionet shtetërore, opinion bërësit dhe aktorët vendim-marrës mbi gjendjen e sigurisë publike në vend.


****

Vetëm 4 mujorin e parë të  vitit 2017  rezulton se kanë ndodhur 17 ngjarje të rënda, ku si pasojë e armës, thikës dhe dhunës fizike kanë gjetur vdekjen 21 persona.

Statistikat e policisë në krahasim me vitin e kaluar, janë në rënie, por që vrasjet pa autor mbetën një shqetësim.

17 ngjarje të rënda me pasojë vrasjen e 21 personave, kanë ndodhur për 4 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri.

Sipas njoftimeve të policisë së shtetit, nga 1 janari deri më 4 maj të këtij viti në Shqipëri kanë ndodhur 17 ngjarje të rënda, ku si pasojë e shkrepjes së armëve të zjarrit dhe dhunës fizike kanë gjetur vdekjen 21 persona.

Referuar këtyre statistikave, rezulton se gjatë muajit janar kanë ndodhur 2 vrasje, një me armë zjarri dhe një tjetër si pasojë e sherrit me thika, por që kanë një të përbashkët, kanë ndodhur në qytetin e Vlorës.

Muaji shkurt, sipas policisë, ka qenë më i qetë por me dy ngjarje të rënda, pasioni. Ku në Fier, Drini Derveni vrau të dashurën në makinë dhe më pas qëlloi edhe veten. E njëjta skemë, ka ndodhur edhe në Pogradec, ku Fatbardha Tore ka qëlluar me dru bashkëshortin duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas nga gjendja e rënduar psikike ka helmuar vetën.

Ngjarje të rënda janë regjistruar edhe gjatë muajit mars, ku policia ka evidentuar 4 vrasje, dy prej të cilave si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë grabitjes, një viktimë është vrarë me thikë dhe një tjetër me armë zjarri.

Nga ana tjetër muaji prill ka qenë më i përgjakshmi, 7 ngjarje të rënda me 9 viktima si pasojë e vrasjeve me armë zjarri, me thikë e dhunë fizike. Fillimisht në Durrës, Ersid Curri i sapo dalë nga burgu ka ekzekutuar gjyshen dhe më pas në gjendje të rëndë psikike ka vrarë vetën. Kjo ngjarje pasoi me vrasjen mafioze të ish-drejtuesit të policisë, Artan Cuku, në hyrje të pallatit të tij në Tiranë.

Një ditë pas këtij krimi të rëndë për policinë e shtetit, në Vlorë ekzekutohet në qendër të qytetit me breshëri automatiku shtetasi Elidon Mehmeti. Për të vazhduar me ngjarjen e datës 11 prill në Durrës, ku si pasojë e dhunës dhe goditjes me thikë ka gjetur vdekjen shtetasi Agim Arapi. Pak ditë më pas, në Vlorë në një lokal qëllohet për vdekje Ergys Gjioveshaj dhe plagosen tre persona të tjerë.

Këtyre vrasjeve, ju shtuan edhe dy viktimat e autostradës Tiranë-Durrës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, që u ekzekutuan brenda në makinë me breshëri kallashnikovi gjatë lëvizjes. Vrasje për të cilën ende nuk kemi ndonjë të dyshuar konkret nga policia e shtetit. Dy ditë pas kësaj ngjarje, në Mamurras vritet me armë zjarri Zef Toma brenda oborrit të shtëpisë, vrasje për të cilën dyshohet se e ka kryer fqinji i tij.

Kjo vrasje mbyll edhe muajin prill, për të nisur me ekzekutimin mafioz të Dashmir Zeneli në Himarë, i cili u gjet i vrarë në një përrua buzë rrugës. Por dy ditë më pas, më 3 maj në Kurbin, vjehrri ka sulmuar dhe vrarë me mjete të forta nusen e djalit, 41 vjeçaren Vera Tota.

Ndërkohë sipas statistikave të policisë, krahasuar me 4 mujorin e parë të 2016, numri i vrasjeve dhe viktimave në vitin 2017 është shumë  më i vogël.

****


Gazetari i kronikës Spartak Koka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” duke iu referuar edhe statistikave ka treguar se viti 2017-të mbyllet me një bilanc me 54 të vrarë në 45 ngjarje.

Sipas tij, situata paraqitet pak me e lehtë krahasur me vitet e tjera. Koka ka zbardhur edhe vrasjet sipas muajve si dhe qytetet ku kanë ndodhur, duke veçuar muajin Maj si më negativin. Në muajin maj janë regjistruar 10 vrasje.

“Në shumicën e vrasjeve dominojnë krimi në familje dhe ato për motive të dobëta”.

Në janar kemi dy të vrarë në dy ngjarje: Të dyja në Vlorë

Në shkurt dy të vrarë në një ngjarje

Në mars tre të vrarë në tre ngjarje: Në Këlcyrë, Tiranë, Devoll

Në prill 7 të vrarë në shtatë ngjarje

Maj 10 të vrarë në 8 ngjajre: Në Vlorë, Kurbin, Kamëz, Shkodër, Burrel, Durrës, Vlorë dhe Elbasan

Qershori me 4 viktima në tre ngjarje: Borsh, Vlorë, Durrës

Korrik me 5 të vrarë në katër ngjarje: Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë

Gushti 6 të vrarë në 5 ngjarje: Në Tiranë 2, Kamza 2, Lushnja, Saranda

Shtatori me 3 të vrarë në tre ngjajre: Shkodër, Dibër, Pogradec

Tetori me katër të vrarë në 2 ngjarje: Lushnje, Gjirokastër

Nëntori 3 të vrarë në 3 ngjarje: Shkodër, Kukës, Kavajë

Dhetori 5 të vrarë në 5 vrasje: Lezha, Shkodra, Dibra dhe Tirana

Si ka qenë 2017-ta për kronikën?


Ka qenë një vit i cili krahasuar me vitet e tjera ka qënë më i lehtë për shkak se ka pasur më pak ngjarje kriminale vrasje, grabitje dhe vjedhje. Ka pasur një situatë të ngarkuar përsa i përket ngjarjeve të bujshme ku vrasja e ish-drejtuesit të policisë, Artan Cuku kishte një rol shumë të rëndësishme në raport me çfarë ndodhte me grupet kriminale, histori të vjetra hakmarrjeje dhe larje hesapesh por gjithsesi unë dua të theksoj me aq sa kam nxjerrë nga statistikat janë 54 vrarë nga 45 ngjarje, por bilanci është i tillë. Besoj se është viti më i mirë statistikor për sa i përket vrasjeve.

Bandat kriminale bosët e krimit që fitonin epërsi, është një situatë e trashëguar në vite apo ka pasur edhe elementë rishtaz?


Situata është e trashëguar, krimi i organizuar është sofistikuar edhe vitet e fundit, por për sa i përket mënyrës si është qasur, shteti shqiptar ka pasur shumë pak punë të bërë nga këto institucione. Ndryshimi i kupolës së policisë së shtetit dhe drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dha një rezultat të prekshëm në drejtim të goditjes së krimit. Kemi një premtim të dhënë të ministrit Xhafaj për ngritjen e strukturës “Forca e ligjit” që po vijon me rekrutimin e stafit më profesionist në polici në mënyrë që. Muajt janar shkuart mars të bëhet goditja më e thellë e grupeve kriminale, por goditje rrënjësore tek pasuria e vënë si pasojë e aktivitetit kriminal në Shqiëpri apo vende të tjera në BE.

Ka pasur çedime brenda radhëve të policisë?


Sigurisht, përditë po dalin raporte ku ish-drejtues të policisë në katër vitet e shkuara janë përmendur në raportet e SHISH. Ish-drejtori i Vlorës është akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në grup të strukturuar kriminal, kultivim të lëndëve narkotike. Është hera e parë që një drejtues i tillë të akuzohet zyrtarisht nga policia. Dosja e Habilajve që erdhi nga Prokuroria e Katanias na zbërtheu një skemë të mënyrës se si favorizohen grupet kriminale në Shqipëri dhe se si ato janë të prekshme nga forca e ligjit apo institucionet dhe se si punonjës policie rekrutohen për t;i ndihmuar në aktivitete të paligjshme.



****
Majlinda Bregu,  është ndalur në një çështje mjaft të ndjeshme në vendin tonë, dhunën ndaj gruas. Me anë të një statusi në Facebook, ajo trajton mjaft raste dhe në të njëjtën kohë parashtron se kujt i ka shtrirë dorën për të kërkuar ndihmë. Ajo është ndalur në rastin e së ndjerës Liljana Zhezha, e cila ka lënë dy fëmijë.

“Në dhjetor të vitit të kaluar, një grua, Liljana Zhezha, nënë e dy fëmijëve, u flak nga dritarja e shtëpisë prej burrit të saj. Asokohe i kërkova nga Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Brendshëm, Prokurorit të Përgjithshëm edhe Presidentit të Republikës, zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila niste me papërgjegjshmërinë e zvarritjes së urdhërit të mbrojtjes deri tek absurditeti i jetesës së viktimës dhe vrasësit të saj në të njëjtin apartament.

(Në fakt, kështu e parashikon Ligji për Masat Parandaluese të Dhunës në Familje, i cili duhet ndryshuar me urgjencë). Gjykata thoshte se kishte lëshuar Urdhër Mbrojtje;
policia thoshte se nuk e kishte marrë; pushteti vendor nuk dinte gjë.

I kërkova edhe Kryetarit të Bashkisë Fier, të ndihmonte dajën e fëmijëve të Liljanës, pasi i mori të dy jetimet e vegjël në shtëpinë e tij. Pas Liljanes kanë humbur jetën edhe dy gra të tjera, deri tek rasti i gjyqtares Fildez Hafizi.

Por çfarë ndodh sot.
Nga dhjetori 2016 janë zhvilluar 6 seanca gjyqësore kundër burrit që flaku nënën e fëmijëve nga dritarja. Këto, pranë Gjykatës së Krimeve të Renda Vlorë.
4 seanca janë shtyrë me sebepe gjykatash; 2 prej tyre sepse vrasësi thoshte se ishte sëmurë; 1 se mungonte avokati dhe 1 se mungonte prokurori.

Ne seancën e dyte vrasësi ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe gjykata e ka pranuar. Sot ne seancen e 6-te, prokurori kërkon qe denimi nga i përjetshëm te jete 35 vjet dhe shkak per kete eshte pranimi i gjykimit te shkurtuar nga vrasesi.

Ndërkohë qe nuk eshte shqyrtuar kerkesa per heqjen e prinderimit sipas padisë se bere nga kujdestari i tanishëm i fëmijëve(daja). Kodi i familjes edhe për heqjen e prinderimit ne te tilla raste te dhunës ne familje, sidomos kur gjema ndodh ne prani te fëmijëve nuk është i qarte.

Kater pyetje me lindin tani:

Çfare duhet te ndodhe me, qe një burrë qe vret gruan, gjakftohte, ne kushtet e urdherit mbrojtes, ne rastin e Fierit edhe ne prani te fëmijëve te mitur, te vuaje denimin maksimal qe njeh ligji, burgim te perjetshem?!( neni 79 /c i kodit penal)
2. Neni 228 i Kodit te Familjes thotë qe “përgjegjësia prindërore hiqet kur prindi shperdoron pergjegjesine prindërore ose tregon PAKUJDESI te rende ne ushtrimin e saj”. Po t’i vrasesh nenen femijeve çfare quhet?!
3.Edhe sa seanca do duhen ne rastin e mesiperm per te marre nje vendim?!
4. A ka njeri qe nuk mendon se dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre eshte krim qe duhet zbutur apo amnistuar?
Nese nuk ka, atehere le te nisim nje levizje kombetare per te tundur e shkundur çdo zyrtar, gjyqtar, prokuror, avokat, gazetar, OJF, dhe jo vetem te ketij vendi, qe te kuptojne e veprojne, pasi dhuna dhe vrasja e grave nuk eshte ÇESHTJE KULTURE E ZAKONI, por eshte KRIM kunder JETES qe po merr permasa TERRRORIZMI!”.

Në Kosovë po bie lindëshmëria


Zhvillimi ekonomik dhe emancipimi i gruas kosovare ka ndikuar që në Kosovë për çdo vit të shënohet rënie e natalitetit. Brenda dhjetë viteve, sipas statistikave, janë shënuar 5 mijë lindje më pak



Nataliteti në Kosovë gjatë dekadës së fundit ka shënuar rënie të konsiderueshme, ndërsa ekspertët e sociologjisë parashikojnë që gjatë dekadave të ardhshme do të ketë edhe më pak lindje. Kjo rënie e natalitetit, vjen më shumë nga mungesa e zhvillimit ekonomik, por edhe nga vetëdijesimi dhe punësimi i femrave kosovare.

Sipas të dhënave statistikore, brenda viteve 2000-2012, në Kosovë janë shënuar rreth 5 mijë lindje më pak. Derisa në vitin 2000 kanë qenë të raportuara 40 mijë lindje, në vitin 2012 numri ka rënë në 35 mijë.

“Në bazë të informative të grumbulluara dhe të publikuara, në Kosovë për vitin 2012 janë regjistruar 34932, prej tyre në Kosovë 27912, ndërsa në diasporë 7020 lindje”, deklaroi për “albinfo,ch”, Hazbije Qeriqi, zyrtare për informim në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Dallimi ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve për vitin 2012, sipas saj, është 20426 që tregon se prapë lindje ka më shumë.

“Në bazë të të dhënave statistikore, për vitin 2011 nataliteti në Kosovë ishte 15.4 promila, ndërsa për vitin 2012, 15.3 promila. Pra siç shihet trendi ka një rënie të vogël prek 0.1”, deklaroi Qeriqi.

Ndërkaq, nëse merret për bazë shtimi i popullsisë gjatë viteve të shekullit të kaluar, shihet se rënia e natalitetit në Kosovë është shumë e theksuar. Gjatë viteve 90-ta, nataliteti sillej rreth 30 promil, ndërsa tash është përgjysmë më pak.

“Ky trend do vazhdojë padyshim dhe si i tillë do vijë koha kur edhe ne do fillojmë të ‘kërcënohemi’ nga mortaja e bardhë”, konsideron Fadil Maloku, profesor i sociologjisë.

Sipas tij, trendi i zvogëlimit apo reduktimit të natalitetit duhet të shpjegohet nëpërmjet disa faktorëve: socialë, ekonomikë, kulturorë dhe demografikë.

Më shumë lindin të varfrat se të punësuarat

“Nëse u adresohemi faktorëve socialë, padyshim që rolë shumë të rëndësishëm apo të pazëvendësueshëm, luan procesi i vështirësuar i “akomodimit” të shoqërisë kosovare me proceset ekonomike”, tha Maloku.

Mirëpo kjo tezë kundërshtohet nga aktorja Safete Rogova.

Ajo tha se rënia e natalitetit në Kosovë nuk ndërlidhet aspak me çështjen ekonomike, sepse zakonisht “edhe në ditët e sotme gratë e varfra kanë më shumë fëmijë se atë që i kanë kushtet më të mira”.

“Çështja e karrierës dhe emancipimi i grave janë ato që kanë shtyrë një ulje të natalitetit, sepse të kesh shumë fëmijë do të thotë që nuk ke shumë kohë për gjëra të tjera. Pra, shumica e grave të emancipuara lindin më pak fëmijë për shkak se koncentrohen në përparimin e tyre në karrierë”, deklaroi Rugova.

Ndërsa gjinekologia Zekije Osmani tha se mosha e reproduktimit është e lidhur ngushtë më moshën e zhvillimit në karrierë, që sjellë për pasojë edhe mos koncentrimin e femrave në krijimin e familjes.

Prandaj përparimi në karrierë, sipas saj, qon në lindje të fëmijëve në moshë më të shtyrë.

Uljen e natalitetit, Osmani e lidh edhe me destimulimin e shtetit për të lind fëmijë. Sipas saj, shteti nuk i mbështet lehonat, ndërsa në sektorin privat rrezikojnë vendin e punës.

“Po ashtu pushimi i shkurtër i lehonisë për gratë që lindin dhe rrezikimi i vendit të punës (nëse i lindin dy ose më shumë fëmijë, posaçërisht në sektorin privat) ua kushtëzon në një farë forme edhe planifikimin e familjes me më pak fëmijë’, tha gjinekologia Osmani.

Shteti e destimulon natalitetin

Ndërsa, sipas juristes Drita Rexhepi, ulja e natalitetit në Kosovë është si pasojë e mungesës së një politike të mirëfilltë të planifikimit të familjes. Politika aktuale, siç tha ajo, është jostimulative për rritjen e natalitetit.

“Koha shumë e shkurtë e pushimit të lehonisë, e që po tentohet të shkurtohet edhe më shumë, pra nga nëntë muaj në gjashtë, po shkakton ulje edhe më të madhe të natalitetit në Kosovë” tha Rexhepi, sipas të cilës, në sektorin privat ënjtë edhe më keq.

“Ky pushim i lehonisë që ekziston nuk respektohet aspak nga sektori privat, të cilin nuk e mbikëqyrë askush”, deklaroi ajo.

Shkaqet e uljes së natalitetit në Kosovë, sipas Rexhepit, janë të shumta.

“Ato nuk mund të koncentrohen në një apo dy shkaqe, sepse ka shkaqe të ndryshme për raste të ndryshme, por shteti gjithsesi duhet të stimulojë rritjen e natalitetit përmes stimulimit në mënyra të ndryshme, e kryesisht përmes përkrahjes financiare të nënave”, konsideron Rexhepi.

Ndryshe, nëse krahasohet Kosova me vendet evropiane, prapë ajo qëndron më lartë në nivelin e lindjeve, por nëse merren për baza parametrat me dekadat e kaluara, shihet se në Kosovë nataliteti është duke rënë dukshëm.

Pavarësisht kësaj, Kosova e ka popullsinë më të re në rajon, ku 70 për qind e trungut demografik, janë nën moshën 30 vejçare.

Google heq përgjegjësinë nga vetja për vjedhjen e fotove

Në një përpjekje për të mos stimuluar piraterinë e imazheve, Google ka përditësuar motorin e saj të kërkimit.


Gjiganti amerikan i teknologjisë ka “zhdukur” butonin “View Image” (Shiko imazhin) në momentin që kërkon për foto në motorin e tij të kërkimit.

Në vend të kësaj, janë vendosur vetëm dy butona, “Visit”, që të adreson direkt tek faqja që e ka publikuar këtë imazh dhe butoni tjetër “Share” (Shpërnda).

Për të marrë një imazh është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje Google heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e imazheve.

Kjo do të thotë se që prej hyrjes në fuqi të këtij përditësimi të motorit më të madh të kërkimit në internet, përdoruesit e shkarkojnë imazhin që kërkojnë drejtpërdrejt nga faqja që e ka publikuar atë, duke iu nënshtruar kushteve të përdorimit dhe të drejtës së autorit të faqes në fjalë dhe jo atyre të Google.

Shkaqet e vdekjeve në Shqipëri

Një shqiptar ka gati dyfish shanse të vdesë prej sëmundjeve kardiovaskulare se mesatarja e botërore e vdekjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të Our World in Data, për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare, 19 prej tumoreve, 4 prej diabetit, 3 prej sëmundjeve mendore, 1 prej infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, 1 prej aksidenteve rrugore, dhe 10 prej shkaqeve të tjera.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri.

Portali Our World in Data ka publikuar se cilat janë shkaqet kryesore të vdekjeve për vendet e të gjithë botës. Të dhënat e publikuara janë përpunuar nga Instituti për Vlerësim dhe Matje të Shëndetit.

Më shumë se 58% e vdekjeve në Shqipëri kishin si shkak sëmundjet kardiovaskulare. Prej 1990 deri më në 2016-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara), pesha e vdekjeve e shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare është rritur me 18%.

Vdekjet nga kanceri kishin një peshë prej 19.65% në vdekjet totale në Shqipëri në 2016-n. Ndërkohë që sipas të dhënave të OBSH, të publikuara pak kohë më parë nga i njëjti portal, kanceri i aparatit respirator ishte ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve që vinin nga kanceri.

Skizofrenia, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, diabeti, infeksionet respiratore, sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet e mëlçisë, përbëjnë rreth 16% të vdekjeve të tjera.

Vrasjet dhe vetëvrasjet kanë një peshë prej rreth 1%.

Për sa i përket 2016-s, vdekjet e shkaktuara prej sëmundjeve kardiovaskulare në të gjithë botën zinin një peshë prej 32% të totalit, thuajse dy herë më pak se në Shqipëri. Ndërsa vdekjet e shkaktuara nga kanceri kanë të njëjtën peshë.

Biznes me të vdekurit shqiptar !



“Fiks Fare” denoncoi këtë të hënë sesi personeli i Spitalit të Sarandës bashkëpunon me agjenci funerale kundrejt pagesës 10-20 mijë lekë, duke njoftuar pronarët e agjencisë sa herë ka raste vdekjesh në spital.
Punonjës të spitalit pranojnë se, sa herë ka raste vdekjesh njoftohet prej tyre agjencia funerale me telefon dhe lejojnë të rrinë personat dhe mjetet e zyrave funerale në ambientet e spitalit, pavarësisht se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe me urdhrat e autoriteteve përkatëse.
Në “Fiks Fare” u ankuan disa qytetarë për abuzimet nga personeli i Spitalit të Sarandës. Madje, sipas ankesave, më shpejt njoftohen agjencitë funerale për vdekjen e një personi në spital, sesa njoftohen familjarët e viktimës.
Bashkë me ankesat, në redaksi mbërritën dhe disa fotografi, ku në ambientet e spitalit vihen re motorët dhe punonjës të agjencisë funerale. I njëjti motor, ngjyrë blu, pa targa, që është i parkuar tek agjencia funerale, shihet i parkuar edhe në hyrje të spitalit.
Pas ankesës së qytetarëve, gazetarët e “Fiksit” verifikuan situatën edhe në spital, ku gjatë bisedave me ndihmësmjekë, infermierë e punonjës të ndryshëm të spitalit, pranohet se agjencia funerale bashkëpunon me stafin për të marrë njoftime për vdekjet, megjithëse kjo është e ndaluar që prej vitit 2015, kur ka dalë një udhëzim i ministrit të Shëndetësisë dhe një urdhër i drejtorit të spitalit.
Madje, në një rast, vet pronarja e agjencisë funerale “Bebri” vjen me një furgon në oborrin e spitalit, pasi do të priste një të vdekur dhe askush nuk e ndalon, pavarësisht se nuk lejohet. Ndërsa një infermiere tregon se pronarja e agjencisë funerale jep 10 mijë lekë për personin që e njofton se ka rast vdekjeje në spital.
Në një tjetër bisedë me bashkëpunëtorët e “Fiks Fare”, një qytetare, të cilës i kishte vdekur një i afërm në Tiranë, tregon se gjatë të gjithë rrugës për në Sarandë, shoferi dhe infermierja i janë lutur të kryejë shërbimet e varrimit me agjencinë funerale “Bebri”, me qëllim që të marrin nga 10 mijë lekë për person.
Pra, personeli mjekësor pranon se agjencitë funerale njoftohen nga vet ata, edhe pse ka një urdhër dhe udhëzim prej gati 3 vitesh që nuk duhen lejuar.
Për këtë arsye, “Fiks Fare” pyeti edhe drejtorin e spitalit, Tajar Lako. Drejtori Lako tha se ka rreth një muaj që ka marrë këtë detyrë, por para pak ditësh është vënë në dijeni nga një qytetar, që nuk ka lidhje me agjencitë funerale, se ky problem ekziston, megjithëse nuk e ka konstatuar vet.
Ai pranon se ka një urdhër që i ndalon këto abuzime, por për të minimizuar këtë veprimtari tha se në rastet e vdekjeve, transportimi i viktimave nga pavijoni në morg nuk do të bëhet më nëpërmjet korridoreve, por do të bëhet përmes një kalimi që bashkon spitalin me morgun, me qëllim që të shmangen të gjitha abuzimet dhe familjarët do të shikojnë të vdekurin në morg, ku mund të kontraktojnë agjencitë funerale që duan, pa u ndikuar nga personeli mjekësor.
Madje, menjëherë pas interesimit të “Fiks Fare”, drejtori i spitalit ka nxjerrë një urdhër edhe më të qartë sesa ai i para tri viteve, që ua ka vënë në dispozicion shefave dhe kryeinfermierëve të pavijoneve. Sipas urdhrit, çdo shkelje e tillë nga personeli mjekësor është e barabartë me largim nga puna.

Kujdes nga 10 bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil


Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se në sipërfaqen e celularëve që përdorim gjatë ditës, ndodhen rreth 80% e baktereve më të zakonshme të njeriut.

Disa madje thonë se ato janë edhe më të ndotura me bakteret edhe sesa kapaku i WC-ve, ndërkohë që atë e prekim mesatarisht 150 herë në ditë.

Telegrafi më poshtë iu sjell se cilët janë 10 bakteret më të rrezikshme që ndodhen në telefonat tonë.


1. Pseudomonas aeruginosa.

Image result for Pseudomonas aeruginosa

Është bakteri që gjendet me shumicë në telefonat mobil që përdorim. Kjo për faktin se ky lloj bakteri nuk ka shumë nevojë për ushqim që të shtohet në koloni.

2. Clostridium difficile.


Ky bakter është nga më prezentët dhe është përgjegjës për forma të ndryshme diarreje dhe irritim të zorrës së trashë. Ai përgjithësisht prek persona që kanë një mbrojtje të dobësuar imunitare.

3. Staphylococcus aureus.

Image result for staphylococcus aureus gram stain

Ky lloj bakteri që ndodhet normalisht në lëkuren tonë, në raste të veçanta ka të gjitha mundësitë që të gjenerojë fenomene dhe simptoma të patologjive të ndryshme, shpesh herë edhe të rënda. Prezencë e këtij bakteri, është vërejtur në telefonat e një përqindje të madhe të punonjësve të sistemit sanitar.

4. Staffilococchi coagulasi negativi.

Image result for Stafilococchi coagulasi negativi.

Këto baktere janë përgjegjëse për infeksionet sanguine që hasen më së shumti nëpër spitale. Janë vështirësish të prekshëm prej antibiotikëve.

5. Streptocoku.

Image result for Streptokokus

Njihen dy lloje të këtij bakteri shumë të dëgjuar. Tipi A është përgjegjës për faringitet dhe tonsilitet tek fëmijët, ndërsa tipi B është përgjegjës për një gamë të madhe patologjish në moshë adulte, që nga polmonitet deri tek infeksionet e traktit urinar.

6. Escherichia coli.

Image result for Escherichia coli.

 Ky në fakt është një bakter që ndodhet normalisht në aparatin tonë tretës, por fakti që ai eliminohet përmes fekaleve, ndërkohë që gjendet edhe në ekranet e telefonave, është një tregues domethënës për kontaminim e tyre.

7. Coliformi. 

Edhe për këtë bakter mund të thuhet e njëjta gjë sikurse edhe për Escherichia coli.

8. Corynebacterium. 

Image result for Corynebacterium

Ky bakter është në origjine të difterisë, një sëmundje e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, me mundësi të shumta komplikacionesh edhe të organeve të tjera.

9. Candida albicans. 

Image result for Candida albicans

Bakteri i mësipërm ndodhet gjithashtu normalisht në trupin e njeriut, por në raste të virulentimit të tij, ai bëhet përgjegjës për infeksione të kavitetit të gojës dhe zonave publike.

10. Myshqet.(Brofitet) 

Janë të njohura rreth 30 mijë lloje . Në bazë të ndërtimit dhe pamjes të tyre , divizioni i myshqeve ndahet në dy klasë : Myshqet Rrezhdore , me pamje talusore dhe Myshqet e Vërteta , të pajisura me kërcell dhe gjthëza.

Cikli i zhvillimit seksual të myshqëve 

Këto ndodhen kryesisht nëpër frutat që janë harruar me kohë nëpër frigoriferë, por janë hasur edhe në 10% të telefonave të kontrolluar. Këto shkaktojnë fenomene të tilla që lidhen me vështirësi në frymëmarrje, hunde të zëna dhe në raste të rralla edhe në infeksione pulmonare.

Përgatiti : Flori Bruqi 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...