Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/05

Sa është “cilësor” niveli i arsimit në Kosovë?!



Nga Agron Sadiku

Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsimin superior në Kosovë

Së fundmi u panë disa lista vetëvlerësuese për bartësit e arsimit superior në Kosovë, ku renditeshin këto institucione si më të “mirat”! Në këto lista printe Universiteti Publik si i pari dhe Kolegji AAB si i dyti e kështu me rradhë. Në bazë të kësaj liste, secili nga këto institucione, mundohej të ”shiste” idenë kinse kanë cilësi dhe kualitet studimi!

Pikësëpari, që në start gara është e pabarabart. Universiteti Publik funksionon me fonde të garantuara publike, me staf të mjaftueshëm akademik (ne si popull e kemi mentalitetin që të vrapojmë pas punës së shtetit), stafi i këtij institucioni të ardhurat i kanë të garantuara dhe kjo bënë që ata të jenë të vetëkënaqur dhe mos të vrapojnë për student, të tre niveleve. Nuk do të ketë garë për fonde, për inovacione, për botime shkencore, për studime të fenomeneve të ndryshme që do ti hynin në punë qytetarëve të Kosovës.

Bartësit privat të arsimit superior kanë status të biznesit që për synim ka fitimin e jo dijen. Këta janë të diskriminuar në shumë aspekte: si në atë të financimit, stafit akademik dhe atë ligjor. Financimi i këtyre institucioneve dhe ekzistenca e tyre varet nga regjistrimi i studentëve “ konsumatorëve” kurse përballen me institucionet publike që punën më të madhe ua garanton shteti;e i cili menaxhon edhe me taksat e këtyre studentëve, të këtyre institucioneve private, që i bie këta të paguajnë edhe për studimet e veta, edhe për studentët e Universitetit Publik.

Në formën ekzistuese, në të dy variantet gjithçka mund të ketë, por, vetëm cilësi jo!
Mënyra më e mirë e funskionimit do t’ishte:

• Shkollimi universitar nuk janë të obliguar me ligj, dhe në këtë mënyrë nuk është shteti i obliguar të financoj studimin në masë të gjërë, siç është tani!

• Buxheti aktual i cili financon këto institucione të ndryshojë mënyrën e financimit, atë ta bëj Ministria e Arsimit! Ministria e Arsimit, të bëjë politikat komfor kërkesave të tregut dhe në përputhje me këto kërkesa të bëjë edhe financimin (bursa për nxënësit) dhe studimeve shkencore nga institucione universitare.

• Ky buxhet të ndahet në dy linja:një për nxënës dhe student,tjetra për institucionet universitare për projekte studimi.

1. a.) Nxënësit që kanë notën mesatare 4.5-5 të financohen 100% nga fondi i Ministrisë së Arsimit,
b.) Nxënësit që kanë Notën mesatare 3.5-4.5 të financohen me 50% nga fondi i ministrisë.
2. Institucionet Universitare të aplikojnë me projekte studimi të cilët janë në të mirën e komunitetit dhe qytetarëve, të përfitojnë financimin e tyre nga fondi i Ministrisë së Arsimit.

Statusi:

Të ndryshojë forma e organizimit e universiteteve në dy sektorët, si në atë publik ,po ashtu edhe në atë privat.

Të mirret forma e administrimit dhe regjistrimit si Universiteti Amerikan në Kosovë, i cili nuk është biznes, po as institucion publik, por, ka statusin e OJQ- ve, të cilat funksionojnë në këtë formë në shumë vende të botës.

Vlerësimi:

Për vlerësimin e cilësisë të ngrihet një institucion i pavarur i cili monitoron punën e këtyre institucioneve në mënyrë shkencore dhe periodike, e jo me hamendësim dhe përceptim, si bëhet aktualisht në këtë sferë, e në të cilën kemi shumë ngecje!

Ky instrument mundë të jetë si OJQ, e cila krijon protokoll dhe kritere të vlerësimit të këtyre institucioneve.

Vlerësimi të bëhet në këtë formë:

Të themelohet një institucion i pavarur për vlerësimin dhe monitorimin e këtyre institucioneve, kjo mundë të jetë edhe një organizatë qeveritare! Kjo organizatë ti fus në monitorim të vazhdueshëm të gjitha institucionet e arsimit superior në Kosovë; Të dalë me raporte periodike për vlerësimet e bëra.

Në domenin e vlerësimit të përfshihen:

1. Plan-programi, (kurrikulat e studimit)

2. Stafi akademik

3. Infrastruktura teknike e cila është në përputhje me programet e studimit që i ofron institucioni.

4. Projektet studimore që i bëjnë institucionet, e që i hynë në shërbim qytetarëve apo Qeverisë!

5. Të monitoroj aktivizimin e studentëve në projektet e tyre të studimeve dhe në punë praktike!

6. Të monitoroj numrin e studentëve të punësuar pas diplomimit!

7. Të monitoroj studentët e punësuar se sa puna e tyre ka qenë produktive në institucionin ku janë duke punuar!

Kjo do t’ishte një mënyrë subjektive e vlerësimit dhe shumë e pa anëshme, ku çdo institucionit do t’i llogariten pikët vlerësuese në bazë të numrit të përgjithshëm të studentëve në programin përkatës, të nxirren përqindjet dhe të publikohen rezultatet në bazë të specifikave të lartshënuara!

Në bazë të këtij vlerësimi do të orientoheshin edhe nxënësit për të vijuar studimet universitare, dhe do të orientoheshin fondet përkatëse për studime universitare!

Kjo do të eliminonte politizimin e sistemit, nepotizmin, korrupsionin, arrogancën, etj!

Agron Sadiku: Ekonomist, Hulumtues për çështje ekonomisë së tregut në Kosovë, Veteran i UÇK-së, Aktivist i Shoqërisë Civile në Kosovë dhe Luginë të Preshëvës.

Letër nga Detroidi i Amerikës

DHE NE VIJIM TE ATIJ LOTI….
            Nje ese ndjesore per Ded Shkurtin
       …Nuk e kisha takuar Deden prej shume vitesh qe u largua nga Detroiti. Jo me dashje por me gjysem dhune. Njera pjese i perkiste ligjeve te drejta amerikane dhe pjesa tjeter me e madhe nga disa hijena mirditore qe benin kerdine me bashkevendasit e vet, te cilet pa patur informacionin e duhur mbeshteshin tek ata si te kerkonin shpetim ne briret e djallit. Ende edhe sot keta njerez qe jane nje njolle e zeze, e kalbur dhe e qelbur ne kemishen e bardhe te tradites se mirditorit nuk kam aftesi ta shpjegoi. Vras mendjen e them pse?! Qe jane pjese e ish – sigurimit te shtetit si informatore kjo nuk eshte ndonje gje e re. Qe te jete ideologjia e armes se sigurimit te shtetit deri ne kete pike te ndyre, qe ti kete formuar keshtu keta njerez qe ishin pertej mortajes te se keqes njerezore?! Madje si mund ta zere kete poshtersi shpirti njrezor qe nuk mund ta laje nje lum dhe nuk mund ta zere nje det?! Une kam heq dore prej ketij shpjegimi . Le te merret ndonje tjeter, ose ta leme kur ta dale vete ne krye, si nje sherthim dregzash qelbi!
   Fjalen e kam gjetke tek Ded Shkurti qe edhe pse ai e dinte se une e di, ai nuk shprehej asnje moment qe ti kundervihej atyre me te njejten monedhe. Dhe keshtu Deda perfundoi ne Shqiperi me gjithe familje. Te them te drejten nuk munda te shkoi ta takoi ne vendin ku i mbanin njerezit qe do ti depertonin.  Ishte nje arsye e forte qe nuk munda ta bej. Po prisja ratin e ndjeses…
  Keshtu ne shtatorin e 2015 u takova me Deden ne kafen e pallatit te Vitrinave ne rrugen e Kavajes ne Tirane. I dhashe librin tim “Shqiponjat fluturojne lat” kushtuar vizites e Papes ne Shqiperi me nje autofraf ku perpos te tjerash i thoja: “Te lutem mos me gjyko!”  I  mbylli pak syte dhe mendueshme qeshi pak.. “Jo more burre te mirekuptoj!”
    I tregova se do te bej promovimin me 13 qeshor dhe ai me premtoj se do ta lexonte librin dhe ndjehej krenar per ftesen qe i bera per te bajtur fjalen e rastit bashke me botuesin Frano Kulli.
   Erdhen shume njerez ne promovimin e librit tim. Abasadori i Vatikanit ne Tirane, frati i Malesise Madhe ne Mal te Zi, P. Pashko Gojcja, gazetari ne RTV Podgorice  Gjok Dukaj, gazetarja Dijana Dukaj, shkrimtar e botues nga Tirana mes tyre dhe poeti Agim Doci, piktori Pashk Pervathi, gazetari I Tv shqiptar Tome Thercaj, shkrimtari Kujtim Dashi, e plot te tjere… dhe “Zeri I Amerikes”  Po ashtu Sytki Ndrecaj nen Prefekti I Malesise dhe gazetari Rifat Ymeri I Tv “Kopliku”. Te me falin te tjeret per emrat se jane plotesisht te nderuar ashtu si botuesi dhe pronari i shtypshkronjes.
       Mikut tim dhe redaktorit te librave te mi Marash Mirashi i ndodhi nje rast familjar dhe nuk mund te vinte. Ai do ta celte takimin. Ne kesto kushte e cela vete takimin dhe kur do te prezentoja Deden thashe:
         “…Ne qe shkruajme ne Amerike bejme pune te renda. Me copa letrash ne duar e neper xhepa gjejme nje mundesi edhe ne pune dhe citojme dicka sa per kujtese. Puna eshte e rende, por sic duket edhe nga dhimbja edhe nga lodhja dalin gjera te mira. Pa u zier bersia nuk del e mire rakia!... Me vjen pronari i supermarketit dhe me thote:
          “…Te lutem neser eshte nje piknik me disa njerez te rendesishem dhe miq e mi.  Do te dergojme ushqime per dreke te pergatitura ne kuzhinen tone. Dua qe te shkosh ne ate dreke dhe mere edhe mikun tend .(per disa muaj Deda dhe bashkeshortja punuan me mua part-time, pasi mbasi supermarket kishte nevoje per punetore dhe une ia propozova Dedes kete rast)
 Shkuam bashke me mikun tim dhe ne fund ata mbeten shume te kenaqur sa e moren ne telefon pronarin per sherbimin qe kishim bere. Beme edhe nje foto ashtu me perparese. Kur e printuam foto doli mire megjithese mua nuk me pelqen vetja ne foto. I them bashkepatriotit tim se kete foto do ta ve ne librin tima “Sarajat’ ku ai kishte bere nje hyrje te shkelqyeshme. Ai nuk pranoi duke me then se ketu je ne pune per jetese, ndersa ne liber ti je ndryshe me mendime dhe jo me perparese. Ia propozova edhe botuesit qe kete foto ta pranonte, por me tha se edhe nese vendos ti une nuk do ta ve ne kopertine… Ju lutem a mund ta degjoni pak personazhin e ketij tregimi mikun tim dhe te fjales shqipe Ded Shkurtin?!
    Deda u ngrit dhe sa doli ne podium dhe tha fjalet pershendetese i shperthyen lotet… Nuk e permbajti veten. Qendroj te pakten 15 sekonda a me shume ne ate gjendje e tha: “Po ku tu kujtua o Zef Pergega, kjo ngjarje qe nuk mi permbajti lotet!”
            Shume interesant dhe me vlera gjuhesore dhe shkencore do te kishte studimi i Dedes mbi disa fjale ne anglisht qe i perdorim edhe ne ne gjuhen shqie. Ne Amerike ka vende si Albany, An Arber. Arber Roud…e disa te tjera si keto qe Deda kishte nisur ti analizonte. Mendonte qe bashke me te birin te promovonin autore dhe letersine shqipe ne Amerike nepermjet perkthimeve mbasi ai ishte i punesur ne distributorin e gazetes “Detroit Free Press” Nje dite me propozoi qe te celinim nje biznes vetem per nderrim vaji te makinave sapo ai te fitonte te drejten e qendrimit ne Amerike. Ky njeri vizionar dhe i sakrifices.
    Deda ishte edhe nje interpretues e orator. Kur beme aktivitetin per Camerine me 20 korrik 2003 me Gjok Martinin, Deda recitoi mjeshtrisht baladen e Bilal Xhaferrit, kushtuar genocidit grek mbi camet e shpernguluar me dhune ushtarake nga trojete e veta. Ai kishte hyre nen lekure te letersise dhe poezise si nje proteine e shendetshme.
      Kur ma dhuroi librin e tij poetk “Me zemren u zura ngusht” me tha se i pelqente poezia e Dritero Agollit dhe deshironte ti perngjante atij.
      Aty per aty i thashe: “Ne po kapim moshen e tij e kurr nje njeri nuk e thote nje fjale. Qofte edhe me ngarkesa negative se krijimtaria e jone nuk ka sens talenti, por vazhdojne te gjithe te ndjekin karvanin e krijimtarise se realizmit socialit. Mos jane keta si lehjet e kalinave?!”
 Deda pasi u mendua pak shtoi: “Eshte i drejte ky konstatim. Por kjo vije melodike edhe pse stonon ne nota vazhdon per inertesi. Ndoshta edhe per shkakun qe ajo qe na u ngulit ne krye prej tyre nuk po na shqitet!’
       “Ose e thene ndryshe sipas mendimit tim, bijte e tyre kane sot ne dore celesin institucional domosodo te ndryshkur qe nuk lejon celejn e deres se promovimit te vlerave te poeteve dhe shkrimtareve qe edhe pse kane kaluar rreth 15 vjet nuk po duken ne qiellin e lumtur te fjales. Kete e mbeshtes me faktin se asnje riabilitim serios nuk ka me shkrimtaret e diaspores…!”
 Deda qe nuk e kishte zakon te mendohej priti pak e tha: “I dashur, kjo teme nuk mund te diskutohet ne pak minuta qe kemi ne dispozicion, por eshte nje ceshtje shume serioze e kerkon nje studim te vecante. Pikerisht kjo po e mban peng jo vetem letersine, por edhe shoqerine qe po e don te verteten ashtu si lirine. Paska qene e dhene te jemi te mohuar edhe ne liri…!”
       Deda e perjetoi shume vdekjen e babait tim. “Kur vdesin njerezit e dashur shtohet nje gur ne zemer! – tha ai.
          Kishte ardhur ne apartamentin tim me gjithe Bardhen bashkeshorten e tij. Mu duk se dhoma ime e mbyllur mori drite. Deda kujtoi me dhimbje bashkeshorten e tij te pare te djere. “Humba shokun e jetes. Ajo ishte nje zonje dhe nje prind i shkelqyer!”
      Deda e perjetonte vdekjen si femija kur i humb prinderit. E pashe se syte iu mbushen por forca e burrit e ndali rrjedhjen.  Per te iu shmangur asaj atmosphere te zymte Bardhja me zgjuaresi nderroi temen e bisedes e tha: “A mund ti shkikoi ambjenten e shtepise tende?!” Deda e qortoi me sy, por ajo per te na bere disi ndyshe shtoj: “Jo jo… se nuk ka mundesi qe Zefi, duke jetuar vetem ta kete shtepine me te paster se me gruan …!”
    Faliminderit Bardha qe na dha mundesine te qeshnim pak! E tani e kuptoj zine e mungeses te atij shpirti poetik qe edhe ti ishe mesuar dhe e ushqeje ne menyren tende. Tani me shume kuptohet vlera e tij.
   Kur me ftuan ne shtepine e tyre ajo e kishte rregualluar ambjetet si ne nje stil piktori. Cdo gje me dukej se kane rrezatim diamantesh me nje pasteri princore dhe pritje vellazerore. Te dy e ndjenim komunikimin me njeri-tjetrin. Cuditerisht Deda e kishte si nje menyre “ngacmimi’’ me shoket neper internet, por me mua ruante nje korrektese te jashtezakonshme ne shprehje. Biseden e coja aty ku ai jepte maksimunmin. Ishte nje thesar qe ende qendron ne arken e shenjte mbreda fudit te detit te shpirtit te tij. I meshironte njerezit qe benin keq dhe nuk preferonte as ti kishte afer.
      Nje dite u perpoq qe te me kerkonte djese se te gjitha veprat e Ismail Kadarese qe i kisha siguruar jo pa mund, ia kisha dhene Dedes por ato nuk mund te mi kthente pasi dikush e kishte sabotuar projektin per perkthimin e tyre ne anglisht dhe librat kishin humbur. Per ta qetesuar i thashe; ”Jo more nuk kane humbur dikush i ka. Shpresoi ti lexoje. Ne do te gjejme te tjera!”
 Pastaj ai shprehu shqesimin pse punet e kultures dhe gjuhes shqipe ne diaspora, te pakten per ta thene lehte, jane ne duarte injorante megallomane qe zgjahen nerper tavolina nderi festash dhe duan lavderime, keta lekurujqerish te pangopur ne perdhosje vlerash.
   Nje here e mora ne nje aktivitet shkencor ne kishe. Kur i pa keta trima u nxi ne fytyre. Mori nje pamje te bronxte se pikerisht ai qe e kishte prishur projekti e perkthimeve te librave po e nderonin si mbret.
    “Nese nuk do te isha ne kishe, do te ngihesha se nuk i duroj keto fytyra!” – tha dhe gjithe kohen qendroi si ne gozhda. Ai gjithe jeten ia ktheu shpinen dyfyresise. Vdekja e tij eshte vetem nje lajm! Pusho i qete shpirti i travluar dhe shpirti i paqes!
     Nga: ZEF PERGEGA
Detroit 4 mars ora 10 e darkes.

2018/03/04

Pse shkruajmë me dorën e djathtë dhe 10 fakte që duhet të dini për mëngjarashët


Studimet e ndryshme kanë vërtetuar se tek pjesa më e madhe e njerëzve, hemisfera e majtë e trurit sundon mendjen, trupin e njeriut dhe gjuhën e folur.

Detyrat kryesore të njeriut kryesisht kontrollohen nga aktiviteti i trurit në hemisferën e majtë, por ndodh që nga hemisfera e majtë e trurit të kontrollohet ana e djathtë e trupit të njeriut, ku përfshihet syri, krahu dhe këmba.

Kjo është arsyeja se përse njerëzit zakonisht me dorën që shkruajnë, kanë tendencën të bëjnë gjithçka tjetër po me atë dorë, si për shembull të ushqehen me të djathtën, të mbajnë objekte me të djathtën, etj.

Kështu, fakti se hemisfera e majtë funksionon më mirë se e djathta, ndikon edhe në kontrollin dhe tendencën për të kryer një pjesë të aktiviteteve me krahun e djathtë të trupit.

E megjithatë, tashmë shkenca e ka vërtetuar katërçipërisht se të jesh mëngjarash, nga pikëpamja neurologjike, ka një numër të madh avantazhesh: kreativitet, mendim i shpejtë dhe një predispozitë më e madhe për të zgjidhur probleme të ndryshme.

Por a e dini se sa për qind e njerëzve janë mëngjarashë? Ja disa fakte që duhet të dini për ta.

1- Mëngjarashët përbëjnë 11 për qind të njerëzve në të gjithë botën.

2- Përgjithësisht të gjitha gjërat janë të dizenjuara për njerëzit që përdorin dorën e djathtë

3- Dhënia e dorës së majtë është një shenjë mosrespekti.

4- Unazat e martesës të veshur në gishtin e tretë të dorës së majtë dolën nga grekët dhe romakët, të cilët i mbanin ata për të mbrojtur të keqen e lidhur me dorën e majtë.

5- Përdorin më shumë anën e djathtë të trurit

6- Nëse jeni mëngjarash mund të merrni në konsideratë kandidimin për president. Presidentët e mëparshëm amerikan si Barack Obama, George H.E Bush, Bill Clinton etj kanë qenë mëngjarashë.

7- Studimet kanë treguar se njerëzit me dorën e majtë shpesh janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve të matematikës. Një studim i kohëve të fundit tregoi se nxënësit që shkruajnë me dorën e majtë shënojnë midis 5 dhe 10% më shumë se shokët e tyre që shkruajnë me dorën e djathtë në testet e matematikës komplekse. Mëngjarashët, mendohet të jenë zgjidhës të mëdhenj të problemeve, sepse ata zakonisht përdorin anën e djathtë të trurit, e cila është e lidhur me mendimet abstrakte dhe arsyetimin hapësinor, sesa ata që shkruajnë me dorën e djathtë.

8- Një nga njerëzit më të pasur të Amerikës, bën pjesë në grupin e mëngjarashëve. Në fakt, filantropisti dhe gjiganti i Microsoft është një ndër të paktët biznesmenë amerikanë që përdor dorën e majtë, përfshi Henri Ford, Xhon Rokefeller dhe ish-kreun e IBM-së, Lou Gerstner.

Kërkimet tregojnë se mëngjarashët janë të prirur të fitojnë më shumë se sa kolegët e tyre që përdorin dorën e djathtë, por nuk ndodh e njëjta gjë me gratë. Një studim i bërë nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER) përcolli idenë se mëngjarashët kanë mënyrë të menduari më të dallueshme, sidomos për sa i përket kreativitetit.

9- Sipas legjendës, Napoleoni kundërshtonte praktikën ushtarake të marshimit në krahun e majtë të rrugës me armët e në duart e djathta. Mëngjarashët si puna e tij, ai i vendosi në një disavantazh strategjik. Perandori francez – edhe gruaja e të cilit, Jozefina, ishte mëngjarashe – urdhëroi ushtrinë e tij të ndërronin krahët e përdorimit të armëve.

Edhe qytetarët e vendeve që ai pushtonte duhet të bënin të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja se pse britanikët (të cilët e mundën Napoleonin) akoma i ngasin makinat në krahun e majtë.

10- Leonardo da Vinçi, një nga njerëzit më brilantë të historisë, shkruante nga e djathta në të majtë. Historianët kanë një numër të madh teorish kreative që shpjegojnë të ashtu-quajturin “shkrim i pasqyruar” (quhej kështu sepse të nevojitej një xham për ta lexuar atë lloj shkrimi).

Një tjetër argument shpjegues është më i çuditshëm por më i logjikshëm: Të shkruante nga krahu i majtë në të djathin ishte më e vështirë për një mëngjarash si Leonardo. Historianët thonë se shkrimi në këtë mënyrë i Da Vinçit, është pjesë e gjenialitetit të tij që e bënte të mendonte në formë tjetër. Tjetër artist që shkruante me dorën e majtë ishte dhe Mikelanxhelo.

Testi psikologjik i Frojdit: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!



Ky test psikologjik i Sigmund Frojdit do t’ju ndihmojë që ta njihni më mirë veten, t’ia dilni mbanë me anët tuaja psikologjike në të cilat mbase nuk keni pasur guxim të depërtoni… Para jush janë disa pyetje.

Rregullat më e rëndësishme – përgjigjja e sinqertë – se si ndiheni dhe e para përgjigje që ju bie në mend, transmeton Telegrafi.

Pyetjeve të ndryshme është e mundshme t’u jepni përgjigje të njëjta, por që nuk duhet t’i shikoni rezultatet. Dhe tani merrni letrën dhe lapsin në duar dhe fillojani:

1. Jeni duke shikuar detin (ndjenja juaj e parë, mund t’i mbyllni sytë…).

2. Jeni duke shëtitur nëpër mal dhe shikoni ku shkelni me këmbë (Çfarë ndjenje keni? Koha për përgjigje nuk është më e gjatë se 30 sekonda).

3. Jeni duke shikuar fluturimin e pulëbardhave (Çfarë ndjenje kini?).

4. Jeni duke shikuar një kope kuajsh (Shkruani se çfarë ndieni, mos mendoni shumë).

5. Në shkretëtirë shihni mur me vrimë të vogël pas së cilës ndodhet oaza (Në këtë rast nevojiten veprimet tuaja, mos mendoni, shkruani se çfarë do të bëni).

6. Sërish shkretëtira. Jeni të lodhur nga udhëtimi i gjatë. Shihni një enë me ujë (Çfarë do të bënit? Mbase ju duket banale, mirëpo shkruani përgjigjen në letër).

7. Keni humbur në mal. Ju ka zënë mbrëmja. Shihni një shtëpi në dritaren e së cilës ka një dritë (Çfarë do të bënit? Shkruani).

8. Keni hyrë në mjegull (Veprimet tuaja por edhe ndjenjat?) Si do të silleni, shkruani).

REZULTATET:

1. Qëndrimi juaj ndaj jetës, emocioneve, ndjenjave.

2. Si ndieni veten në familjen tuaj.

3. Qëndrimi juaj ndaj femrave.

4. Qëndrimi juaj ndaj meshkujve.

5. Strategjia juaj jetësore themelore, qëllimi. Si i zgjidhni problemet tuaja.

6. Jeta juaj seksuale. Zgjedhja e partnerit.

7. Gatishmëria juaj për martesë.

8. Qëndrimi juaj ndaj vdekjes.

Gjermania i kërkon Serbisë marrëveshje me Kosovën, ndryshe s’ka anëtarësim në BE


Kancelarja gjermane Angela Merkel, i tha sot në Berlin presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se vendi i saj mbështet integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por pasi të ketë arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Presidenti serb tha vendi i tij është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Prishtinën, ndërsa përsëriti se kjo do të nënkuptonte një marrëveshje në të cilën të dyja palët humbin njësoj.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën në Berlin se Serbia duhet të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Zonja Merkel i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç me të cilin siç tha ka diskutuar pjesërisht edhe për rrugët e arritjes së marrëveshjes me Kosovën.

“Bisedimet për anëtarësim mund të jenë të suksesshme me reformat e mëtejshme në fushën e sundimit të ligjit dhe në dritën e marrëdhënieve me Kosovën”, tha zonja Merkel, por nuk foli se si mund të duket një marrëveshje e tillë.

Presidenti serb, Vuçiç, tha se vendi i tij është i gatshëm për një marrëveshje kompromisi me Prishtinën.

“E dimë që para nesh është pengesa e rëndë që është çështja e zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk e fsheha para kancelares Merkel se me sa shumë probleme përballemi, çfarë është ajo që duhet dhe mund të bëjmë. Ne do të punojmë për këtë, sepse i thashë kancleares, më me rëndësi është ta duam tokën e fëmijëve tanë sesa tokën e pararendësve tanë. Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi. Serbia është e gatshme për zgjidhje në të cilën edhe njëra edhe pala tjetër do të humbin diçka”, tha presidenti serb.

Ai shkoi në Berlin një ditë pasi që në Beograd u takua me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili po qëndron në rajon në dritën e strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë. Zoti Juncker tha se përmendja e vitit 2025 si periudhë e anëtarësimit të Serbisë dhe Malit të Zi, si dy nga vendet me shkallë të përparuar të bisedimeve, nuk është zotim, por një inkurajim për vendet kandidate, ndërsa nënvizoi se në Bashkimin Evropian nuk mund të pranohen vendet që kanë probleme të hapura.

Presidenti Juncker, të mërkurën pasdite pritet të qëndrojë në Prishtinë, në përmbyllje të vizitës në Ballkanin Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit e përfshinë Kosovën në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimit në BE.

Të hënën dhe të martën në Bruksel të dyja palët mbajtën një raund të ri bisedimesh teknike ndërsa së shpejti mund të priten takime të reja në nivelin më të lartë politik për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do t’u mundësonte të dyja palëve përshpejtimin e proceseve integruese, ndonëse Kosova është e fundit në rajon.

Publikimi i strategjisë zë zgjerimit në fillim të këtij muaji është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti. Në muajin prill, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimi të vendeve të rajonit, ndërsa në muajin maj në Sofje, pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, kur Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë të marrin datën e hapjes së bisedimeve, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Këto zhvillime shihen si një përpjekje e ripërtërirë e Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus e kinez, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019.

Sulme kibernetike në kompjuterët e Qeverisë gjermane


Zyrtarët gjermanë thanë se janë duke hetuar një krim kibernetik në kompjuterët e qeverisë, edhe pse mohuan të komentojnë raportet e mediave që fajësojnë një grup rus për pirateri.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë tha se agjencitë e sulmuara kanë marrë masa për të hetuar rastin dhe për t’i mbrojtur të dhënat.

“Sulmi është izoluar dhe është sjellë nën kontroll brenda administratës federale”, tha zëdhënësi duke mos dhënë më shumë detaje.

Mediat gjermane raportuan se një grup hakerësh rusë ka depërtuar në rrjetet kompjuterike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Jashtme të Gjermanisë dhe se kanë vjedhur të dhëna.

Agjencia e lajmeve DPA citoi burimet e saj të sigurisë të kenë thënë se sulmi piraterik është kryer nga grupi APT28, i njohur po ashtu si “Fancy Bear”.

Komuniteti i inteligjencës në Shtetet e Bashkuara ka konstatuar se “Fancy Bear”, duke vepruar me urdhër të Qeverisë ruse, ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Kremlini i ka hedhur poshtë këto akuza.

Pas vendimit të Gjykatës Federale Administrative në Gjermani shtohen kërkesat ndaj industrisë së automjeteve për të modifikuar teknikën e motorëve dizel.

Gjermania ndalon veturat dizel, bien menjëherë çmimet! Mijëra vetura nisen drejt Ballkanit...


Pas vendimit të Gjykatës Federale Administrative në Gjermani shtohen kërkesat ndaj industrisë së automjeteve për të modifikuar teknikën e motorëve dizel. Po ashtu rriten shitjet drejt Lindjes, edhe në Shqipëri e Kosovë.

Vendimi i fundit i Gjykatës Federale Administrative të Gjermanisë që u lejon bashkive të qyteteve ndalimin e hyrjes në qendrat e qyteteve të automjeteve me motorë dizel më të vjetër, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit ka sjellë një valë reagimesh në Gjermani. Ndalimi do të prekte jo vetëm personat privatë që kanë automjete dizel të vjetër, por edhe zanatçinjtë gjermanë që përdorin më së shumti automjetet dizel. Shumë kërkojnë që përmirësimin e motorëve ta marrë përsipër vetë industria e automjeteve, edhe shoqata gjermane e zanatçinjve.

Edhe politika ka reaguar. Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe E Majta kanë kërkuar që motorët e vjetër dizel të pajisen me aparatet që përmirësojnë emetimin e gazrave ndotës, dhe koston për këtë ta përballojë industria e automjeteve. Po qe se koncernet e automjeteve kanë ndershmëri dhe mendojnë me perspektivë duhet që ata t’i modifikojnë motorët e vjetër vullnetarisht tha kreu i grupit parlamentar të Të Gjelbërve, Anton Hofreiter të enjten (01.03). “Ata mund ta bëjnë këtë”, tha ai duke pasur parasysh fitimet miliardëshe të kësaj industrie. Hofreiter e quajti skandaloze qëndrimin e qeverisë gjermane që e ka lejuar deri më tani refuzimin e koncerneve. Ndërsa politikani socialdemokrat, përgjegjës për politikën e transportit, Matthias Stein u shpreh se industria nuk duhet t’ikë përgjegjësisë për modifikimin e motorëve dizel.

Kristiansocialët gjermanë (CSU) janë kundër ndalimeve të automjeteve. Ministri bavarez për Transportin e Punët e Brendshme, Joachim Herrmann u shpreh se “ne jemi kundër që t’u ndalohet shoferëve të automjeteve dizel përdorimi i tyre”. Ai apeloi edhe ndaj koncerneve të huaja të automjeteve në Gjermani të japin kontributin e tyre. Ministrja gjermane e Mjedisit, Barbara Hendricks është shprehur se ndalimi i automjeteve dizel do të prekë vetëm disa qytete. “Ai do të jetë në masë të gjerë i mënjanueshëm”, tha Hendricks në Berlin. Në 70 qytete gjermane tejkalohen vlerat e gazrave të oksidit të azotit (NOx), në 50 prej tyre vetëm në masë të vogël. 20 qytete janë më problematikë, sipas ministres gjermane dhe aty qeveria po përpiqet të marrë masa përmes modifikimit të autobuësve urbanë apo përmirësimin e trafikut.

Rënie e menjëhershme e çmimeve – shitje drejt Shqipërisë e Kosovës

Debati për ndalimin e motorëve dizel ka bërë që të ketë rënie të madhe të çmimeve të automjeteve dizel. Shumë vetë nuk mund ta shesin më automjetin me çmimin e shpresuar. Ajo që dihet është se motori dizel krahasuar me motorin me benzinë emeton më pak dioksid karbonik, por shumë më tepër grimca të oksidit të azotit, që kategorizohen si shumë të rrezikshme për shëndetin.

Ndërkohë shumë më tepër automjete dizel po shiten nga Gjermania në vendet europianolindore. Në vitin 2017 ka pasur një rritje dukshëm më të madhe krahasuar me 2016-n, rreth 233.000 automjete dizel janë shitur jashtë Gjermanisë, sidomos në Lindjen europiane, bën të ditur revista gjermane “Java Ekonomike” të enjten (01.03). Rritje të madhe ka shënuar shitja e automjeteve dizel drejt Shqipërisë, Kosovës, Rumanisë, Slovakisë etj, thekson revista ekonomike gjermane.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...