Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/29

PATRIOTËT QË SAKRIFIKUAN GJITHÇKA KISHIN PËR KOMBIN DHE MASKARENJT QË NUK NGOPEN SË ZHVATURI ÇDO VLERË PASURORE TË TIJ

Nga Marin Mema

Ata mund të kishin zgjedhur pasuritë e ofruara, ofiqet joshëse, pronat e pushtetin e pafundëm, por ndryshe nga të sotmit, zgjodhën një rrugë tjetër, rrugën që i jepte shpirt një shteti të lirë shqiptar.

Për këtë mision që ata e konsideronin të shenjtë shkrinë çfarë kishin, pasuri, karriera, u vranë, u masakruan, u dogjën shtëpitë, u therën familjet, e ata sërish nuk u ndalën.

Janë të pafund ata patriotë, rilindës, luftëtarë qoftë edhe fare të thjeshtë që dhanë frymën për këtë komb, që dhanë sekush ç’të mundte e që sot shpesh nuk u përmendet as emri.

Sa ujëra kanë rrjedhur që atëherë…

Ku do të ishim sot nëse Gjergj Kastrioti i madh do të mbante postin e lartë që gëzonte në Perandorinë Osmane pa e kthyer kokën pas nga Arbëria e tij, e po kështu Ismail Qemali, Frashërllinjtë, Pashko Vasa apo Hasan Prishtina?

Çfarë do të kish ndodhur nëse Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Pandeli Sotiri, Papa Llambro Ballamaçi, At Stath Melani e të tjerë nuk do t’u mësonin shqipen deri në flijim fëmijëve të vegjël.

Sa të ndryshme do të ishin gjërat nëse Dom Nikollë Kaçorri, Fishta, Noli, Gurakuqi, Jani Vreto, Bajram Curri, Mehmet Pashë Dërralla, Ndre Mjeda , Qiriazët, Çerciz e Bajo Topulli, Murat e Abdi Toptani, e shumë të tjerë do të kishin zgjedhur të ndiqnin interesat e tyre?

E pra të gjithë patën oferta, të gjithë u tentua të bliheshin, por asnjë prej tyre nuk pranoi. Sigurisht ka patur edhe tradhtarë, por a mund të krahasohet numri i tyre me të sotmit ?!

A mund të themi që po i nderojmë vërtetë këta burra? Kurrsesi jo! Sepse nuk mjaftojnë radhët për t’i respektuar, as fotografitë e hedhura, e vargjet që me kaq shumë dëshirë i theksojnë politikanët e sotëm.

Ato janë shumë pak në krahasim më historinë e tyre, me gjëmën që në fakt po ndodh jashtë dritares së gjithsecilit prej nesh.

Në Libohovë, shtëpia e Avni Rustemit është kthyer në rrënojë, e po kështu në Salari ajo e Selam Musait, Luigjit ia zhdukën fare në Shkodër, ndërsa Fishtës i dergjet si një objekt pa vlerë në fshatin me të njëjtin emër.

Papa Kriston e kemi harruar në Greqi pa vendprehje, Prek Calit ia shkatërruam fare shtëpinë, Migjenit i hoqëm edhe pllakatën në vendin ku banonte dikur, ndërsa Shote Galicën e kemi lënë mënjanë në një kryqëzim të pluhurosur në Fushë Krujë…

Pashko Vasa dergjet mes plehrave jo larg Shkodrës, Petro Dhimitrin apo njeriun që la pas fotografitë e Pavarësisë, thuajse nuk e njohim, shtëpia e Spiridon Ilos po humb në Korçë e po kështu e Dhimtër Zografit….

E sa e sa të tjerëve që kanë humbur pa nam e nishan, e që ne nuk u dhamë as një përkujtim të denjë, e jo më diçka më shumë.

E gjithë kjo nuk është e rastësishme, nuk mundet të jetë. Politika e sotme kërkon të përdorë sa herë ka interes historinë e tyre, por jo modelin që ata në fakt përfaqësojnë.

Modeli i tyre është vetëm ai i interesit kundrejt vendit, krijimit dhe zhvillimit të tij, ruajtjes së identitetit, përparimit, emancipimit dhe zhvillimit ekonomik e social, për këtë të gjithë ata dhanë jetën pa ditur çdo të vinte më pas.

Politika e sotme në masë tallet e ngërdheshet me ideale të tilla, të cilat konsiderohen të vjetruara, patetike, të dala boje, për të mos thënë qesharake.

A mundet të gjesh sot një politikan që do të shkrinte pasurinë për shqiptarët? Qoftë edhe një pjesëz të vogël nga ato dengje të pafundme që disa kanë mbledhur…

Sigurisht që jo sepse politika është kthyer për shumicën në mjet përfitimi që s’ka asnjë lidhje me dëshirën e vërtetë për të zhvilluar vendin e për ti dhënë frymëmarrje të gjithë pasurive që ai ka.

Kjo është e vërteta që këlthet e që çdokush prej nesh e ka provuar mbi shpinën e tij.

Ndaj nuk ka interes të përkujtohen siç duhet këta burra, këta patriotë, rilindës, figura të mëdha të kombit sepse në fakt ata risjellin në vëmendje një periudhë tërësisht të ndryshme, një kohë kur mbi të gjitha qëndronte kombi, ndryshe nga sot, kur i njëjti komb shikohet për ta rrjepur.

DITËT E FUNDIT TË LEGJENDARIT BAJRAM CURRIT, SIPAS DOKUMENTEVE ARKIVORE TË SHTETIT SHQIPTAR



Më 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë u vra/vetëvra Bajram Curri, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithëse kanë kaluar tetëdhjetë e nëntë vite, akoma edhe sot e kësaj dite ka diskutime dhe kundërshti për rrethanat në të cilat mori fund jeta e tij. Ndërkohë, shkaqet që e çuan Bajram Currin në këtë përfundim tragjik janë të evidentuara në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar, një pjesë e të cilave, për arsye të ndryshme, akoma nuk janë bërë publike.



I.

Bajram Curri (majtas) dhe Beqir Valteri (i cili i bëri atentat Zogut më 1924)

1. Bajram Curri në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare

Me origjinë nga fisi i njohur i Krasniqes (Malësia e Gjakovës), i lindur në Gjakovë, Bajram Curri u shque si veprimtar i lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes, duke qenë një ndër udhëheqësit politikë e ushtarakë të kryengritjeve popullore kundërosmane dhe të luftës për çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit. Ishte një ndër organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899 – 1900) dhe veprimtar i saj për autonominë e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit; drejtues kryesorë në kryengritjet kundërosmane në periudhën 1908 – 1912, që u finalizuan me shpalljen e pavarësisë. Pas vitit 1912, luftoi në Kosovë për mbrojtjen e saj nga pushtuesit serbë. Nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës së 1913, që shkëputën Kosovën dhe treva të tjera shqiptare lindore e jugore nga shteti i pavarur shqiptar. Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe qe një ndër udhëheqësit kryesorë të tij. Në kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol në qeverinë e Sulejman Delvinës.

Në vitet 1920 – 1921, me cilësinë e komandantit të Operacionit, bashkëpunoi me ministrin e Brendshëm Ahmet Zogun për të realizuar vendosjen e autoritetit të shtetit shqiptar në tërë territorin e Shqipërisë së njohur nga Konferenca e Londrës 1913.

2. Bajram Curri në pendën e At Zef Valentinit

Në një publikim të vitit 1943, njeriu i shquar i letrave At Zef Valentini bën një portret të Bajram Currit, ku e profilizon si: “të páshkollë, por me shpirt të pajisun me atë trajtë kulture shpirtnore që janë kuptimet e trashëgueme të nderit, të besës, t’urtis, të burrnis, mund të themi se ishte natyrisht i gatuem për punë të mëdhaja e të bukura. Kur filluen atdhetarët e ndritun me ia çilun mendjen (Bajram Currit-V.H.) për një ide “vatani” mâ të gjânë e të naltë se mund të dinte qarku i ngushtë i mendësisë malsore, u pá ky oficer i págdhendun i ushtrisë turke tue derdhë lot mallëngjimi kur në tregtore të Berishajvet të Shkupit i kallxojshin se edhe shqipja shkruhet në letër e i këndojshin kângën e Pashko Vasës”.

Sipas At Valentinit, “kur në fund të 1924 Qeveria, së cilës ai i kishte shërbyer me gjithë zemër e me gjithë trimnin e fuqinë e vet – pá shpërblim si gjithë herë – ishte vum në t’ikun, dikush Bajramit i shtini në vesh se shum lehtas mund të merreshin tetë mijë napolona që ruheshin n’arkë të financës, për mos t’ua lânë në dorë kundërshtarëvet edhe për të pasë mjete me vijuem në qëndresë. Trimi s’përgjegji tjetër por veç: Faqe të zezë vedit s’i lâ.”

3. Veprimi i armatosur i Bajram Currit kundër institucioneve të shtetit shqiptar

Zhvillimet politike herë-herë konfliktuale, si dhe martesa e Ceno Beg Kryeziut me motrën e Ahmet Zogut, ndikuan në ftohjen e marrëdhënieve të Bajram Currit me Zogun. Për rrjedhojë, nga marsi 1922, Bajram Curri zgjodhi rrugën e veprimt të armatosur kundër institucioneve shtetërore shqiptare. Ishte një ndër protagonistët kryesorë në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit (24 dhjetor 1924), u tërhoq në Krasniqe, duke qëndruar si mik i bajraktarit të Krasniqes, Sali Manit, nga ku vazhdoi përpjekjet e tij të dëshpëruara për organizimin e një lëvizjeje të re kundër pushtetit legjitim në Tiranë.

Më 2 janar 1925, Bajram Curri mbledh parinë e Krasniqes dhe një ditë më pas deklarohet besa e Krasniqes për me i kundërshtue çdo mësymjeje qeveritare. Më 8 janar, rreth agimit, forcat e Currit nga Krasniqja mësyjnë Gashin, e mbas një luftimi ku mbetën 10 të vdekun e një i plagosun nga forcat qeveritare dhe një i vrarë e një i plagosur nga mbështetësit e Currit, Bajram Curri merr vetëm Tropojën, qendrën e Gashit. Më 9 janar, fuqia e Currit nga Tropoja niset për në Bytyç duke patur për objektiv Krumën, qendrën e Prefekturës së Kosovës, ku kishte nisur dhe forca të tjera nga Krasniqja, (Niman Ferizi, Familja Curri, Zara, 1935, f. 37-38), duke paraqitur kështu një kërcënim serioz për stabilitetin e shtetit.

Për të shuar këtë rebelim të ri në Veriun e Shqipërisë, Ahmet Zogu, që në atë periudhë ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, kishte emëruar komandant Operacioni për Veriun Ceno Beg Kryeziun, kurse vëllanë e tij, Hasan Kryeziun, prefekt të Kosovës (nënprefekturat Lumë, Has, Malësia e Gjakovës). Duhet konsideruar fakti se në këto emërime kishte ndikuar mbështetja politike që ata i dhanë veprimeve politike të Ahmet Zogut, por, sigurisht, edhe lidhja miqësore në mes dy familjeve Zogu dhe Kryeziu.

Në dosjet e Arkivit Qendror të Shtetit, fondi 152 – Ministria e Punëve të Brendshme, viti 1925, gjenden korrespondenca ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme me komandën e Operacionit të Veriut dhe prefekturat Shkodër, Kosovë, Dibër etj., mbi masat e marra nga qeveria për asgjësimin e çetës së Bajram Currit, një pjesë të të cilave po i publikojmë në këtë dossier për lexuesin e “Standard”.

Me telegram nr. 1, datë 8 janar 1925, komandanti i Operacionit të Veriut Ceno Begu, njofton Komandën e Operacionit në Tiranë se: “Bajram Bej ka marrëveshje me Malsinat e Shkodrës e me [të] Mirditës për me bâ prap kryengritje. Ashtu më lajmëron edhe Bytyçi, që kanë li[dhë] besë komita e Kosovës, ashtu dhe Krasniqja. Me si (merrni) masa për Shkodrën. Nesër nisemi për Krumë. Prap kam për me të lajmërue për gjendjen”. Ndërkohë që, edhe Prefektura e Peshkopisë do njoftonte nga burime të sigurta Ministrinë e Punëve të Brendshme se “fuqija e Bajram Currit gjindet të Ura e Llapave. Bajrami msheftas nëpër Reç ka ardhë e takue me Elez Jusufin dhe mbasi ka bujt dy net asht kthye.”

Në vijim të komunikimit të datës 8 janar 1925, komandanti i Operacionit të Veriut, Ceno Begu, me telegramin nr. 2 të dërguar nga Bicajt informonte Komandën e Operacionit në Tiranë se “Tropoja prapë u muer prej fuqisë kundërshtare. Fuqia e kësaj komande u nis për Krumë. Bytyçi na lajmëron se komita janë nisë për Bytyç e në Krumë. Merrni masat e duhura për Shkodrën dhe ata që janë me dyshim. Municion për pushkët italiane nuk kemi, asht pak. Jepi urdhën Dibrës me na dërgue”.

Pak orë më vonë, Ceno Begu nis telegram nr. 2/I, për Komandën e Operacionit në Tiranë, me këtë përmbajtje: “Sadik Gostivari na lajmëron se në Gash janë kah luftojnë dhe lypin ndihmë. Natën e kemi nisë fuqinë për Krumë dhe mandej për Malësië (Malësinë e Gjakovës-V.H.). Curri ju ka thânë [pasuesve të tij] se edhe Shkodra, Mirdita, Malësia e Madhe kanë me marrë pjesë [në lëvizje]. Tash u nisa për Krumë.”

Elez Isuf-Ndreu me Bajram Currin. 1924
Elez Isufi âsht nji burrë qi flet pak! Kur flet të kënaqë e të mëson.
Gadi gjith herë e hapë kuvendin me ndoj fjalë të popullit. Kambë-kryq, me çubuk qelibarit në gojë, dorët e djathët pshtetun në gjû, mêndon. Heshtim! Mandej flet. Thonë se kishe dishrue shum me pa, e përgjegjë: I falem nderës këtij zotëní fort: nuk ka ardhë me më pá mue, por mâ fort Shqipnín. Flet për zakonet e vêndit, për ndolljet e fundit, për politiken e jashtme e mandej tuj fshâ thotë: «Shum ka pa kjo Shqipní.» Pasjoni i tij duket se âsht Bajram Curri. Pyet e flet mbî tê: nuk e lëshon goje kurr. Jemi dy pleq, thotë, por kemi nji shpirtë të vetun të dy.
Dom Lazër Shantoja: Në Mat e në Dibër
Tiranë 5-XI-1924
Bashkimi, 7 nanduer 1924

Në një situatë të tillë, që po rëndohej nga ora në orë, duke vlerësuar potencialin e Bajram Currit për lëvizje të armatosura, përgjigja nga Tirana ishte e menjëhershme dhe ultimative. Në telegramin rezervat, nr. 19, datë 8 janar 1925, dërguar Komandës së Operacionit të Veriut urdhërohej: “Kundër Bajram Currit të përdoren masat më të rrepta e definitive që kështu të mos ket nevojë mâ me bâ operacione në ato vise. Për Shkodër po niset Aqif Lleshi me fuqinë e tij. Në asht nevoja kemi me dërgue edhe mâ tepër. Dibrën tash po e lajmëroj që të nisi për aty 20 arka municion Italie. Na lajmëroni me shpejtësi gjendjen e atjeshme”.

Siç njoftohet me qarkoren e datës 9 janar 1925, në përpjekjen me forcat qeveritare të drejtuara nga Ceno Begu në Bytyç “forcat e Bajram Currit u shkatëruan krejtësisht dhe se Bajram Curri ka marr të ikun në Krasniqe, ku po ndiqet nga ana e qeverisë”. Ceno Begu që kishte njoftuar drejtpërdrejtë kryeministrin Ahmet Zogun për këtë operacion, mori përgëzimet dhe falenderimet e këtij të fundit për suksesin.
Ndërkohë, brenda datës 9 janar, Ceno Begut iu dërgua telegrami tjetër urgjent nga kryeministri Ahmet Zogu me urdhërin: “Currin gjallë â vdek duhet ta zini dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt tue marrë gjithë masat që kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet mâ”. Me anë të këtij telegrami Ceno Begu autorizohej nga Ahmet Zogu që: “batalionin e atyshëm ta merrte nën urdhnin e tij; në qoftë se kompanikomandantat nuk ishin të besueshëm të emnonte të tjerë besnikë; prefektin, në qoftë se i sillte pengime, ta pushonte nga detyra dhe për këtë të lajmëronte”.

Në vijim të veprimeve operacionale, më 11 janar 1925, Ceno Begu me forcat qeveritare mbërrini në Gash dhe të nesërmen sulmoj Krasniqen. Sipas informacioneve që vinin nga Prefektura e Shkodrës, rezultonte që Bajraktari i Bujanit (Sali Mani) me 60 veta i ka shkue në ndihmë Currit. Si rrjedhim kjo ministri urdhëronte Komandën e Operacionit të Veriut që “një kompani 110 vetësh të asaj komande pa vonesë me zânë të gjitha vanat e Drinit për mos me lânë me kalue për në Pukë komitat e fuqis së Currit.”

Pas rezultatit të veprimeve operacionale të ditëve të para në nënprefekturën e Malësisë së Gjakovës, Ceno Begu do lajmëronte Ministrinë e Punëve të Brendshme se “gjithë krenët e antarët e Currit, të cilët kanë qenë shkaktarë dhe kryetarë të revolucionit por dhe në çdo kohë kundërshtarë të kabinetit të sotshëm, i kam marrë nën vërejtje dhe prej tyne shumë kan me u denue për dekë. Të burgosunit janë këta: Brah Alia, Tarçuk Rama, Ibrahim Rrustemi, Sadik Bardhi gashjanë; Latha Zogu, Sadik Rrustemi, Murat Beka, Bajram Halili, Ibrahim Halili, Ram Osman Alia, Zog Sadria, Zeqir Asllani bytyçjan; Hysen Selmani, Abdi Saiti, Alush Smajli hasjan.” (AQSH, F. 152, V. 1925, D. 9, f. 37)
Në këto kushte, Bajram Curri lëshon banesën e bajraktarit të Krasniqes dhe me afro 100 pasues merr bjeshkët dhe niset drejt Majës së Hekurave. Më 14 janar 1925, të lodhur nga bora e madhe dhe të ftohtit, por dhe nga uria shtrihen në borë për të pushuar. Në vijim të udhëtimit në Alpe, Bajram Currin, që nuk kishte ma fuqi me ecë, e vendosin në një batanije dhe e tërheqin me radhë. Sipas rrëfimit të Niman Ferizit, kur mbërritën në majën e bjeshkës së Hekurave (2 600 metra e lartë), Curri, duke i pa bashkëluftëtarët e tij të zverdhun, pa bukë e shumicën të ngrirë në trup e në kambë, ku vetë ishte i ngrimë në shpatull, ju thotë atyre: “Perëndia paska premtue që unë me vdekë mbi borë në majë të këtyne bjeshkëve. Nuk due më kot me ju marrë në qafë edhe ju. Kthehuni menjëherë nëpër shpijat tueja e më lini këtu. I Madhi Zot ju ndihmoftë e udha e mbarë ju qoftë se nuk keni shka bâni mâ!!”

Pas këtyre fjalëve, shumica e njerëzve kthehen nëpër shtëpijat e tyre dhe mbetën me Bajram Currin, Shefqet Draga, 4-5 valbonas, Tahir Zajmi dhe dy xhandarët e tij. Valbonasit e morën Bajram Currin për me e qitë në Grykën e Dragobisë. Dy xhandarët, që së bashku me Tahir Zajmin ecnin përpara për me sigurue rrugën, ikën dhe iu dorëzuan forcave qeveritare në katundin e Dragobisë. Tahir Zajmit i shkasin këmbet dhe bie para një patrulle qeveritare ku e arrestojnë. Ndërkohë, valbonasit ia dalin me e qitë Currin në bjeshkët e Valbonës, ku mbetën tetë ditë pa bukë, sepse çdo banor që mund t’u dërgonte ushqime linte gjurmë në borë.

Bajraktari i Krasniqes, Sali Mani, pasi ja kishin djegë kullat, me familjarët e tij kishte ngelë në Krasniqe, dhe, mbasi merr masa dhe strehon gratë dhe fëmijët, shkoi me mashkujt e tij në bjeshkët e Valbonës, ku u bashkuan me Bajram Currin, duke qëndruar me të deri sa ai u vra.

Trupi i Bajram Currit u bart prej Krasniqes, nëpër Bytyç dhe u varros në Krumë zyrtarisht. Për kryerjen e ceremonive përkatëse u shpenzuan 400 franga ari.

Ndërkohë që me urdhër të ministrit të Punëve të Mbrendshme Ahmet Zogut xhandarët që kishin marrë pjesë në vrasjen e Bajram Currit u gostitën gjashtë ditë, duke shpenzue 2 000 (dymijë) franga. Kurse për katër xhandarët e plagosun në luftën për zanjen e Currit “u kërkue çelja e një kredie për me mujtë me i çue në Prizren për mjekim, mbasi spitalet e Shtetit shqiptar ishin larg.”


Dragobi 29. Mars 1925
Bajram Curri, u vra, apo, u vetvra..?
Bajram Curri i vrare, pran tij, prefekti Hasan Kryeziu
” S’e, m’ka lidh krajli e s’m ka lidh mreti
e po me lidh Kadri Mehmeti ……..

4. 500 napolona ari për informatorin e vendndodhjes së Bajram Currit

Në telegramin shifër nr. 42/III, datë 6 prill 1925, të prefektit të Kosovës Hasan Kryeziu për Ministrin e Punëve të Brendshme, gjejmë dhe shumën e premtuar për informatorin që do të jepte të dhënat për vendndodhjen e Bajram Currit. Sipas këtij telegrami: “Kjo Prefekturë ka mbetë e shtrëngueme me konfirmue premtimin e bamun prej anës së Komandantit të Përgjithshëm të Operacionit të Veriut për vrasjen e Currit tuj sigurue hetuesit që kanë me dhanë dijeni ku gjindet Curri i mshefun se ka me dhanë Qeveria një shpërblim 500 napolona ari. Prandaj lutena në baz të këtij premtimi dhe në themel të ligjës relative për vrasjen e të arratisunve të na dërgohet kjo shumë të hollash për kundenimin(?) e hetuesit besnik”.

Në vijim të telegramit 42/III, më 10 maj 1925, prefekti Kryeziu do të dërgonte telegramin shifër 42/VI, ku “lutej të merrej parasysh shpenzimi i bám për qëllimin në fjalë tue dërgue këtu të hollat prej andejmi”.

Më 15 maj 1925, me telegramin shifër nr. 430/IV Res, Ministria e Punëve të Brendshme do njoftonte Prefekturën e Kosovës se: “Të hollat në fjalë ju[a] kemi dërgue, prandaj të kryeni formalitetet tue na pa[ra]qitë dëshmin e duhun sa mâ parë.”

II.

1. Shefqet Draga tregon për ditët e fundit të Bajram Curit

Me shkresën nr. 42 Rezervat, datë 6 prill 1925, prefekti i Kosovës, Hasan Kryeziu, i dërgon Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Tiranë kopjen e procesverbalit mbajtun mbi të zanunin – shokun e Bajram Currit – Shefqet Dragen, i cili ndodhej i rreshtuem ende në Krumë, “nga shkaku se ishte i sëmurë tepër, i mërdhimë kâmbësh sa që s’mundet të qëndrojë se i kanë ramun tân gishtat e kâmbve”.

Në Arkivin Qendror të Shtetit, fondi 342 – Prefekturë e Kosovës, viti 1925, dosja 33, gjendet procesverbali i pyetjes së bashkëluftëtarit të Bajram Currit, Shefqet Draga, i datës 3 prill 1925, me 11 fletë, me 18 pyetje – përgjigje. Këtij dokumenti arkivor i mungojnë tre fletë, përkatësisht ato me nr. II, III dhe IV, që përmbajnë pyetje – përgjigjet II-V, kurse një pjesë e fletëve të tjera janë të dëmtuara në këndin poshtë – djathtas. Megjithatë është një dokument arkivor me shumë vlerë që hedh dritë mbi ditët e fundit të Bajram Currit, deri në momentin kur u vra nga forcat qeveritare të atëhershme, apo vrau veten që të mos kapej i gjallë. Dëshmitarët e këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë pohuar se xhamadani i Bajram Currit u gjend i hequr dhe i vendosur disa metra larg trupit të tij të vdekur, pa njolla gjaku. Sipas të drejtës zakonore të Veriut të Shqipërisë, ky gjest i tij në momentet e fundit të jetës interpretohej si mesazh për pasuesit e gjakut të tij që ta konsideronin të mbyllur konfliktin e familjes Curri me familjen Kryeziu të Gjakovës.

Në vijim po japim këtë procesverbal, duke ruajtur gjuhën e dokumentit.

Kopje

Procesverbal

I mbajtun në Zyrën e Prefekturës së Kosovës më 3 prill 1926, mbi të zanunin në arratië, shokun e Bajram Currit, Shefqet Draga nga Mitrovica e Kosovës, i cili dëfton kështu:

Quhem Shefqet Draga, i lindun në Mitrovicë më 1900 mjeshtri, kur isha civil merresha me tregëti edhe që kam hy në Shqipëri në shërbim të gjindarmëris shqiptare (s’parit më 1 janar 1922 me gradën Tetar; deri në muajin tetor po të atij viti, s’dytit më 1 nëntor 1923 e deri në ardhjen në fuqi të Qeverisë legale). Shkaku i [të] dalunit tim prej gjindarmëris s’parit herë asht se unë nën komandën e rrethkomandantit të Durrësit nëntoger Ahmet Kajcen shkuem për me i shtypë rebelat e kryengritjes së marsit 1922 në katundin Sukth të rrethit të Durrësit dhe, për shtrëngimet tona bamun në popullsinë e atij katundi përmendun për zanjen të pjesës rebelizueme, Qeveria na shtrëngoj për këtë vepër tuej na qitë prej shërbimit. S’dytit kam mujt m’u futun në degën e gjindarmërisë me ndërmjetsien miqsore të ish Ministër Rexhep Mitrovicës.

P.I. (Pyetje e parë-V.H.) Qeveria të këshillon për me diftue të drejtën ç’kje shkaku i arratisjes tënde; ku e bat ndejën në arrati; kush u mbajti me bukë, kush u përcuell dhe me kënd pat përpjekun në arratië? Në rast se nuk keni me rrëfye të vërtetën keni për t’u dënue nga gjyqi ushtarak me litar.

Gj.P.I. (Gjegje pyetjes së parë-V.H.) Shkaku i arratisjes sime asht se kur isha Postkomandant në Postën e Bytyçit na friksojshin hallku (njerëzit-V.H.) tuj na thanë se me ardhjen në fuqi të Qeverisë së Ahmet Begut, kan me ju dorëzue në Serbi. Unë tuj kenë si i ikun prej andej kisha frikë që mos të më dëmtojnë autoritetet jugosllave. Kur asht zaptue Kruma prej fuqive Operative të Qeverisë Legale, unë tuj u ndodhun në Bytyç, si mora vesh … (mungojnë tre fletë të dokumentit – V.H.).

P. VI. Curri te kush pretendonte në Shkodër me u mshef? Që keni shpëtue ju, mos keni kenë shok me të?

Gj.P.VI. Sipas fjalëve të tij merret vesh se dëshironte të shkoj të Sylçe Begu në Postribë.

P. VII. Kush asht korrieri i Currit?

Gj.P.VII. Korrier të Currit nuk kemi pa, por kur ishim te shpija e Bajraktar Salih Manit erdhi një farë Sylejman efendija Kusari nga Gjakova dhe lajmëroj Currin se Sylçe Begu ndodhet në Postribë e i arratisun.

P. VIII. Ç’mendim kish Curri? Ç’ishte qëllimi i tij me udhëtimin në Shkodër?

Gj.P.VIII. Mendimi i Currit ishte për me u përpjekun ma së parit me besnikët e tij në Shkodër për me ba një lidhje me qëllim që të mujshim me bashkue fuqi për me mësy Qeverinë Legale. Shumë herë thonte që megjithëse Ahmet Begu e zaptoj Shqipninë, në qoftë se Hysniu me shokë ka mujt me ikë për Itali s’ka për ta lanë gjendjen e sotme të qetë, po përsëri kanë me mësy.

P.IX. Ç’ke shkaku i ndalimit të vijimit të udhëtimit t’uaj për në Shkodër?

GJ.P.IX. Ndalimi i udhëtimit të Currit për Shkodër u ba se Salih Mani pruni lajmin që thonte se asht zaptue Shala, udhët janë zanë edhe s’mund të kalohet. Salih Mani erdhi te na në vendin e quajtur “Bjeshka e Ahmet Gjokaj” së bashku me Met Vejselin e … Vojvoden e Vokshit dhe prunë me vedi 30 kile mollë dhe pak djathë. Ushqeheshim gjith sa herë me bukë e kryp, ka pak djath, edhe njëherë Maxhun Nimani na ka pru mish. Ndejen e kemi ba katër javë në Bjeshkën e përmendun ku rrijshim mes dy gurëve të mëdhenj, që ishin sa me u mrojtun prej shiut. Curri kishte me vedi një baulle lëkuret, tre plafa, një jorgan, baulla ishte me tesha të veta edhe një takëm komplet për tualet. Prej të hollave kishte në një taklin e punume me dorë rruzash: një lirë Sterlinë dhe një Napulion ari.

P.X. Si mund të jetë Curri të mos ket [të] tjera të holla?

Gj.P.X. Si mund të jetë nuk e di, por di se kur asht largue Mehmeti Vogël i ka dhanë 2 Napuliona edhe shpeshherë i ka dhanë Bajraktar Salih Manit ka një Napul.[ion] për me ble duhan, kafe, sheqer, miell e tjera sende ç’ka gjente. Atë ditë që asht vra Curri s’ka pas ma pare veç një lirë sterlinë e një napulion, si thashë edhe ma parë.

P.XI. Mbas ndejes suej në Bjeshkën e Ahmet Gjokaj ku shkuet?

Gj.P.XI. Mbas katër jave ndejes në Bjeshkë, gjysmë ore larg kësaj së parës, [në një vend] që quhet “Bjezhgëz”, aty kemi ndejtë tre javë Curri, unë, Bajraktar Salih Mani, Abdi Bajrami, Adem Bajrami, Rexhep Abdullahi, Met Vejseli.

P. XII. Maxhun Nimani, Ymer Hoxha e Abdullah Syla a ndodheshin me ju edhe nëse jo [a] dini se ku ndodheshin ata?

Gj.P.XII. Maxhun Nimani ka ardhur shumë herë me ne edhe ka ndejt. Ymer Hoxhën se kam pa ndonjë herë, … Abdullah Sylën ç’kem (që kur kem-V.H.) dalë në mal se kam pa asnjëherë.

P.XIII. Në Bjezhgëzen me ç’ka ushqeheshit, kush u siguronte bukën, çfarë vendi ishte ai që rrishit, kush vinte me u pa me ju edhe çfarë lajmesh ju vinin aty dhe ç’ka fliste Curri, cili ish mendimi i tij?

Gj.P. XII. Në Bjezhgëzen ushqeheshim me buk misri të cilin e piqshim nevet në një çerep të vogël edhe shpeshherë bajshim kaçamak. Shpeshherë ngjante që me na mungue edhe buka e misrit edhe kaçamaku. Kur këto na mungonin, vendin e tyne e zijmë (zëvendësojmë) me ujë të ngrohtë sa për me mujt me mbajt shpirtin edhe më bjen ndër mend një herë na asht marrë zani ús (prej urije-V.H.). Bukën (misrin) na binte Maxhuni dhe Rexhep Abdullahi. Shkaku i mbetjes tonë pa miell misrit ishte se binte borë edhe Bajram Begu nuk i lente me u largue në ditët që binte borë vetëm që [të] mos njifshin gjurmët e mos të na hetoj kush. Ndeja e jonë aty ishte në një gur të madh, një faqet, kështu që gjysma e atij vendi ishte e hapun të cilën e mbyllnim me plafat që kështu për mos me u dukë flaka natën. Aty nuk lente Bajram Begu me ardhë asnjë njeri me na pa për me [e] mbajt në ma të madhen msheftësi vendin. Lajme s’kishim kurrfare prej kërkah, por vetëm na diftojnin shtrëngimet e nëntoger Kadri Mehmetit në Krasniqe. Në këtë vend shifej në Currin një mërzi e dishprim i posaçëm, as një send nuk fliste. Më vjen ndër mend se në një rast i thanë Currit se Serbia dishron ty me të marrë në dorë dhe me të lanë të lirë. Në ket Curri përgjegji se preferoj vdekjen në Shqipni se sa jetesën ma të mirë në Serbi. Mbas kësaj here nuk asht zanë ma në gojë të shkumunit në Serbi …

P.IV. M[b]as nisjes tuej në Bjezhgëzen tre javë ku shkuat?

Gj.P.XIV. Mbas Bjezhgëzes kemi shkue në vendin që u vramë e u zumë, të quajtun Gomurë. Para zanjes tonë dy javë që kemi shkue në kët vend.

P.XV. Na diftoni të drejtën ç’ishte plani i Bajram Currit me nisjen e tij në mal; këtu si e siguruet ushqimin; kush vinte me u përpjek me ju dhe përgjithësisht me [ç’]llafe e kalojshi tërë kohën tuaj?

Gj. P. XV. Cili ishte plani i tij bash mirë nuk e di se, kur kishin ndonjë send me randësi e të msheft, llafoseshin tinzë nesh Curri me Bajraktarin e delshin gjithë saherë jashta shpellës. Me bie ndër mend se një herë më diftoi se me të dalun dushku do të rregullojm postën dhe për këto pat porosit një herë Maxhunin për me ble një kali se thonte që si të merremi vesh me Shkodër na vinë edhe paret. Dy ditë para se u zumë çoi Maxhunin me Rexhepin në Krasniqe tuej ju dhanë një napul. për me ble letra shkrimi, një laps; dy pal çorapë e tri pal opanga. Një herë isha tuj folë diçka e ai ma preu fjalën tuej më thanë se, ah të kisha me mujt me u marr vesht me një konsull Evropjan. Në vetjen (pyetjen-V.H.) time që i bana se ç’do të delte prej kësaj nuk më dha asnjë gjegje.

P.XVI. Mbasi në rrethin tuej s’kishte njeri tjetër që të dijë me shkrue, përveç jush, ju do të dini se ç’letra i vinë Currit, ç’letra kish me vedi edhe kujt donte t’i shkruente?

Gj.P.XVI. Për deri sa kemi ndejt në mal, si ka ardhë prej kërkujt asnjë letër, se po t’i kishte pru kush letër s’ka pas kush t’ia këndojë perveç meje. Me vedi s’ka pas asnjë letër me randësi, ato letra që ka pas me vedi, në rastin që u arratisem i dogji tuej thanë se mujm me u vra edhe kështu me shtimin e këtyne letrave në dorë të Qeverisë ka me u dhanë shkak damtimi i shumë miqve e besnikëve tonë. Kujt donte me i shkrue në Shkodër nuk e di me siguri, por di se thonte: masi të çoj letrën në shpi në Shkodër, çika e jeme din me shkrue dhe ata kan me ditë ku me i gjetë paret për me mi pru mue. Për me e çue me letra në Shkodër donte me përgatitë një njeri që do ta gjente Bajraktari. Ç’ka më dukej mû dëshironte se si me mujt me shkue tinzi (fshehurazi-V.H.) në Shkodër për me ndejt i mshefun. Shpresa e tij që me dal fitues me ndonjë revolucion nër këto anë ishte e humbur se thonte që me pren këta Malësorët se këta ishin marrë vesh me Ceno Begun ka herë e unë nuk kam dit gja. Tanë shpresa e tij ishte në të arratisunit në Itali [të] Hysni Currit e tjerë dhe shumë herë përsëriste se ata të Italisë kan me mbështjellë fuqi dhe kanë me mujt me e ndryshue gjendjen e soçme në Shqipnié. Por me gjithë até kishte shpresë të plotë në fitim me anën e atyne Shqiptarëve që kan hikë në Italié.

P.XVII. Rrethimi i juej si u ba prej anës fuqive Qeveritare; sa vetë keni qenë s’bashkut edhe kush?

Gj.P.XVII. Rrethimi i jonë ash bamë në këtë mënyrë: Në ora 6 të ditës allaturka ishim tuej ndejt në shpellë të qetsueshëm edhe të zhveshun. Bajraktar Salih Mani doli përjashta për me pa, kur qe, po kthen mbas katër – pesë minutash i nxituem tuej na thanë se po ndihet një za edhe mori armën me gjithë Abdi Bajramin e Ali Nimanin e dolën jashtë ku mas pesë minutash vështrimi Aliu kthej tuej na thanë se çohi prej këtuhit edhe shmangni tërthuras se në pashim që na kan hetue do të nisim luftën. Ju, veç në këtë rast, ecni e mos u n[d]aloni kërkund. Me Bajram Begun u shtrënguem s’bashkut, tuj ardhë me ne edhe Met Vejseli u nisëm Bjeshkës tërthuras. Prap mas pesë minutash që ishim nisë të shmangena ra një pushkë edhe mas saj një batare kur po ndijmë edhe britmën e Abdis tuj bërtit ”U vra një!”. Pushka gjithnjë vazhdonte edhe na veçse ecshim në direksionin e diftuem prej Bajraktarit. Mas tri orësh të ecunit tonë, të lodhun, kemi ndryshue direksionin tuej ecun tëposhtë edhe jemi ulë në pushim nër pyell pa u çue dy orë resht. Afër akshamit më thotë Begu mue: – Fillou ti rrugës se unë të za. Masi u largova prej tij nja 50 metra, kam ndie krismen e pushkve rreth Bajram Begut edhe sa jam sjellë të shikoj shof se edhe Bajram Curri vet mbas një lisit të hollë po qëndron dhe shtie pushkë. Mbas pesë minutash lufte Curri u vra. Vrasjen e Currit e kuptova prej ndalimit të tij tuej shti pushkë si edhe prej zanit gjindarmave të cilët bërtitnë tuej thanë: “U vra Begi”. Si pava se Begu u vra, u nisa teposhtë për me ra n’dorë të ndonjë oficeri, se megjithë që pava se ushtarët janë afër, nuk pata besim me u diftumun atyne, e ma pak me ra n’dorë, prej frikës që me atë gjak të nxehtë mos të më vrasin, po tuj mashtrue ushtarët, tuej u thanë që jam gjindarmë, kërkova oficerin për me i ra n’dorë, kështu si u avita (afrova-V.H.) afër nëntoger Kadri Mehmetit i diftova se kush jam edhe ju dorëzova. Përveç meje e Currit ka qenë Bajraktar Salih Mani, Abdi Bajrami, Ali Nimani, Adem Bajrami e Met Vejseli.

P.XVIII. A ke gja ma me thanë edhe a i vërteton fjalët e tuja?

Gj.P.XVIII. S’kam ç’me thanë veç se në rrethimin e Krumës, në maj 1924, kam luftue krah për krah me Kapiten Muharrem Bajraktarin edhe jam tërhjekun me të përsëri në Bicaj, ku për fat të keq m[b]eta tuej humbur kohën me djalin e Alush Agës për me ja rujt dhe Qeveria revolucionare më kapi e më burgosi vetëm pse i jam bindë urdhërave të Qeverisë legale. Shtoj se me u arratis me Currin më ka shtymun frika për mos me më dorëzue në Serbié dhe për mos me më damtue Bytyçi, tuej ken se unë kam ken Postëkomandant atje edhe si Zyrtar kam zabatue urdhënat e superiorëve, të cilat ende i mbaj me vedi për dokumenta. Urdhënit i jam bindë edhe Qeverisë legale edhe me ndej me Currin deri më tash nuk ka ken dëshiri jem por masi u sakatova kamvet nuk kam mujt me u largue. Fjalët e mija i vërtetoj me nënshkrim.

Sh.[efqet] Draga d.v.

Prefekti i Kosovës

H.[asan] Kryeziu

Vërtetohet njësia me origjinalin

Kryesekretari i Kosovës

(firma – M.Perkola, vula)

2. Kërkohet vrasja e vrasësit të Bajram Currit

Edhe në dokumentet arkivore të viteve në vijim, herë pas here do të ketë praktika shkresore që lidhen me vrasjen e Bajram Currit. Me interes është dokumenti i datës 2 maj 1930, me të cilin zavëndësisht Komandant i Përgjithshëm i Gjindarmërisë Major Muharrem Bajraktari, i përcjell Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkresën e datës 12 prill 1930, të Komandës së rrethit Tropojë, ku njoftohet ardhja në Çerem e Dragobi e dy të arratisurve nga Jugosllavia, të shtyrë nga bajraktari i Krasniqes Sali Mani për të vrarë vrasësin e Bajram Currit, me argumentin e të drejtës zakonore se “na ka pre Bajram Begun tuej kenë Miku i jonë”.

* Studiues

BURIMET:

AQSH, F. 152 – MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME, VITET 1920-1925.

AQSH, F. 154 – KOMANDA E PËRGJITHSHME E GJINDARMËRISË, VITET 1925-1930.

AQSH, F. 342 – PREFEKTURA E KOSOVËS (KUKËS), V. 1925.

AQSH, F.418 – BAJRAM CURRI.

FJALORI ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR, 1,“KRISTALINA K-H”, TIRANË, 2008.

KAHREMAN ULQINI, GJURMË TË HISTORISË KOMBËTARE NË FOTOTEKËN E SHKODRËS, “8 NËNTORI”, TIRANË, 1982.

KASTRIOT DERVISHI, PLUMBA POLITIKËS, “55”, TIRANË.

MARUBI, SHQIPËRIA-ALBANIA, PEGI, TIRANË, 2012.

NIMAN FERIZI, FAMILJA CURRI, ZARA, 1935.

ZEF VALENTINI, BAJRAM CURRI, “GURAKUQI”, TIRANË, 1943.

Veli HAKLAJ

Ja kush i vrau Avni Rrustemin, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin


Më 14 tetor të vitit 1927, ndersa po dilte nga një restorant ne Pragë, Cekosllovaki, Ceno Kryeziu vritet me revoler nga studenti Alkibijad Bebi, një bursist shqiptar, i cili e kishte ndjekur Ceno Kryeziun edhe gjatë qëndrimit të tij në Beograd

Agjentët serbë e kishin arrestuar si të dyshuar por e kishin liruar në mungesë të fakteve. Pas kryerjes së atentatit në Pragë, Alkibijad Bebi nuk u largua nga vendngjarja, por dorëzohet te organet policore. Në pyetjen përse e kishte kryer atentatin dhe kush qëndronte pas tij, ai përgjigjet: “E kam vrarë Ceno begun, sepse ai është serbofil, i cili ka bërë përpjekje për t’ia shitur Shqipërinë Jugosllavisë.”

Alkibijad Bebi u vra ne sallen e gjyqit nga nje spiun serb nga Kosova, Zijah Vushtria, i cili me vone u lirua me nderhyrjen e autoriteteve te Beogradit. Ne te njejten kohe Ahmet Zogu morri nga Praga dhe solli në Tiranë motrën e tij (gruan e Cenos) dhe djalin e tyre.

Cili ishte Ceno beg Kryeziu, sipas Zhivko Abramovskit? Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur në Gjakovë nga familja feudale e kryezinjve, që i përkisnin fisit të Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer në Turqi, ndërsa me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhëve të Esat Pashë Toptanit, i cili për veprën e tij tradhtare në shërbim të Jugosllavisë vritet në Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.

Në kohën derisa Esad Pashë Toptani kishte ndarë për vete Shqipërinë e mesme, ndërsa veriun ia premtonte Jugosllavisë, e jugun Greqisë, Ceno begu ishte kryetar i rrethit në Krumë. Në vitin 1918 emërohet kryetar komune në Gjakovë, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi që serbëve iu kishte kryer shërbime edhe gjatë kohës së fundit të sundimit turk. Me qëllim për të përfituar favore politike, martohet me motrën e Ahmet Zogut.

Në kohën e Revolucionit Demokratik të Fan Nolit, në qershor të vitit 1924, Ceno begu së bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerë si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafë Kaziu e të tjerë, ikin në Jugosllavi, ku kërkojnë azil politik për një kohë të caktuar dhe ndihmë ushtarake, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.Për shkak të meritave të tij në likuidimin e kundërshtarëve politikë dhe në vrasjen e Bajram Currit, në dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emërohet komandant i Garnizonit ushtarak në Shkodër. Ndërkohë, Ahmet Zogu e emëron ministër të Punëve të Brendshme.

Asokohe pasi kishte kryer me sukses detyrat kundër kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrën e të tjerë. A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetë Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën, (radi nasheg i vasheg mira) për paqen tonë dhe Tuajën.

Kush e vrau Bajram Currin dhe pse nuk flitet sot për të?


Kush ishte në të vërtetë Bajram Curri? Cila ishte ana tjetër e panjohur e tij. Kush frikësohet për përkujtimin e figurës së tij në 90-vjetorin e vrasjes? Çfarë e bënte të veçantë këtë njeri të jashtëzakonshëm? A ishte aq i pasur dhe pse prishte pafund? Kush ishte realisht i interesuar për ta vrarë dhe pse Zogu i bëri ceremonial shtetëror? A e vranë direkt interesat dhe paguan 100.000 dinarë serbët?


Kush e vrau Bajram Currin dhe pse nuk flitet sot për të?


Si në shumë raste, metodikat e vjetra të historisë sonë, nuk të ndihin të marrësh vesh të vërtetat e personazheve tona. Bajram Curri nuk mund të bëj përjashtim. Ai është thjesht hero, por sesi u bë i tillë, askush nuk e arrin ta realizojë me ndonjë monografi cilësore. Pak gjëra dihen tashmë për heroin, kur koha fluturon dhe bashkëkohësit e tij kanë vdekur. Po si sillej vallë, si vishej, pse prishte aq shumë para? Si motivohej pa asnjë logjikë tjetër kundërshtuese për Kosovën. Po kush e vrau? A e manipuluan italianët?

Në ditët tona rezultati i kësaj heshtje të imponuar dihet: konjukturat politike i fshijnë të gjitha me heshtje. Të paktën, këtë e bënë me Luigj Gurakuqin, që u vra tre javë para tij. Në 90-vjetorin e vrasjes së Bajram Currit, pothuaj nuk dimë asgjë të veçantë dhe versionin më të afërt të vrasjes. E habitshme se vrasjen ia kanë vendosur Zogut, por në funeralin e këtij heroi të madh organizohet dhe marrin pjesë vetë autoritetet e tij. Janë plot 2000 veta që e përcjellin në Krumë ku varroset me nderime shtetërore. Disi me ironi “Politika” e Beogradit pak ditë më vonë do të shkruaj duke aluduar për benjamimin e vet Zogun, sesi ka mundësi ta ketë vrarë qeveria e tij, kur autoritet i bëjnë ceremonialin.


Atëherë duhet të dinin më shumë. Po pse ia bënë vallë? Teoritë e konspiracionit të shqiptarëve thjesht të lodhin, kurse historianët të bezdisin me patetizimin e tyre. Më keq akoma, në ditët tona as nuk duan t’ia dinë për heronjtë e tillë të identitetit shqiptar. Por edhe kjo ha kundërshtim. Si për ironi të faktit, ëndrra e tij për ta parë Kosovën me Shqipërinë bashkë është bërë katër ditë më parë pakëz realitet, kur dy qeveritë Rama-Mustafa janë gjendur bashkë në një mbledhje. Megjithatë, Baca ka vdekur, kurse paragjykimin e tij postmortum nuk e lehtëson askush.

“Bajram Curri na e la një porosi shkollore civilizuese që Evropa, citohet Skënder Drini, që bota e civilizuar duhet ta mësojë edhe sot. Bajram Curri e dinte fare mire kush po e lufton për vdekje. Por si burrë i pjekur prej shqiptari do ta lënë për histori këtë shkollë civilizuese “Kush prek popullsinë serbe të paarmatosur, ka punë me mu! Kush djeg e vjedh, e din çka e pret! Mjafton kaq për të frenuar vrasjen e njerëzve të paarmatosur dhe për të mos i lënë shqiptarët të bëheshin ‘serbë’”. Shkrimtari i ndjerë e ngre gati në pozicionin e një apostulli. Kujtimet e Sejfi Vllamasit ishin ‘të parat’ pas viteve të komunizmit që hodhën dritë mbi të. Vishej bukur. Ishte patriot i rrallë dhe i ndershëm me virtytet më të mira të racës sonë, thotë ai. Për të ilustruar mendjen e tij, një moment ai e citon fatosin e madh te Kosovës. “Me pas 4000 kosovarë të zgjedhur, Serbisë kisha me i shkuar në Beograd”.

Në fakt, ishte Beogradi që erdhi vetë në Tiranë dhe ia solli Ahmet Zogun, armikun e vet bash në Tiranë. Bajram Curri, ky burrë i jashtëzakonshëm trim, nuk u bë dot asnjëherë politikan mirëfilli edhe pse gëzoi ofiqe. Informacioni për të merret gjithnjë në mënyrë të tërthortë. Historia e hedh në krah të italianëve ashtu si figura të tjera të kohës, pasi Italia shprehet hapur si mbështetje e shqiptarëve. Dhe Currin kanë ku ta kapin. E do Kosovën pa asnjë çmim dhe është gati të bëjë gjithçka për të, qoftë dhe me ndihmën e italianëve. Aman jo serbët. Ndërkohë, ky burrë simpatik, vishet bukur dhe prish shumë para. I ngjan një ranger-i amerikan, shprehet Vllamasi, por edhe di të argëtohet… Cilësi që thuhen pak sepse heronjtë shqiptarë janë të përkorë. Vetëm të përkorë Kjo na e bën të prekshëm figurën tonë, por edhe shumë simpatike. Ishte njëri si të gjithë të tjerët dhe më shumë akoma me shumë pritshmëri.

I lindur në Krushë të Madhe, krahina e Gjakovës, ai e pa herët masakrën serbe ndaj njerëzve të tij. Si pinjoll i një familje të mirë dhe patriote u rrit me urrejtje për serbët. Që më 1899 kohë kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejës, Bajram Curri është me Haxhi Zekën. E ndihmon lëvizjen si përkrahës dhe megjithëse është pa shkollë i do të shkolluarit dhe tregon largpamësi, fakt që insiston se shqiptarët të shkollohen. Më 1912, në vitin e pavarësisë shqiptare është një hero i Kosovës dhe figurë autoritare. E habitshme është sesi legjenda e ka zëvendësuar krejt figurën e tij tokësore aq të këndshme.
Historia për të

Marenglen Verli është një nga historianët më të vjetër tanët, që është marrë me problemin kosovar. Prej tij kemi përcaktime më institucionale për heroin: I pakthyeshëm dhe gjithnjë në krye të forcave popullore, u përlesh me ushtritë pushtuese serbo-malazeze në Plavë e në Guci, në Krasniqe e në Gash.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më pas e pati nder ta zgjidhte atë si anëtar të vetin dhe t’i ngarkonte detyrën e përfaqësuesit në Konferencën e Paqes për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Bajram Curri zgjeron lidhjet me popullsinë e Malësisë së Veriut. Bashkon parinë e Gashit e të Krasniqes që kishin më tepër se 10 vjet armiqësi, bën kuvende e lidh besë midis krahinave, midis Nikaj-Merturit, Shalës e Postribes, vendos bashkëpunimin me qarqet antizogiste në Shkodër. Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me forcë edhe në jetën politiko-shoqërore shqiptare të viteve 1920-1924. Ai dha një ndihmesë të dorës së parë, si në luftën për konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, ashtu edhe në konfrontimet që i hapnin rrugë demokratizimit të jetës politike në Shqipëri.


Edhe kësaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai një mbështetje të fuqishme dhe prijësin që i duhej për të shpartalluar çdo pengesë në rrugën e sigurimit dhe konsolidimit të pavarësisë së vendit. E thërrisnin atje ku ishte situata më kritike dhe ai me atdhetarizmin dhe aftësitë e tij e normalizonte.

Goditi e shpartalloi esadistët në Shqipërinë e Mesme në prag të fillimit të Luftës së Vlorës, mandej pa u çlodhur ende, vrapoi në Koplik për të sprapsur intervencionin jugosllav. Një vit më vonë, asgjesoi në Mirditë komplotin e agjenturës së Pashiçit, të kryesuar nga kapedani separatist i krahinës. Bajram Currin dhe krerë të tjerë kosovarë duke shfrytëzuar kontradiktat midis austrohungarezëve me Serbinë në korrik në prag të Luftës së Parë Botërore bëri përpjekje që të organizonin një luftë të udhëhequr nga Bajram Curri për të çliruar vilajetin e Kosovës, por kjo marrëveshje nuk u arrit dot.

Pas ikjes së princ Vidit, Bajram Curri me shumë patriot të tjerë shkuan në Krume të Kukësit për të ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë por edhe për t’i goditur sa më me sukses serbët, gjë të cilën e mësoi nga strategjia luftarake e Plakut të Maleve, i cili ishte një strateg dhe ushtarak i klasit të parë me një përvojë dhe prova në sa e sa beteja. Kur Austro-Hungaria filloi pushtimin e Serbisë,Bajram Curri po fitonte autonomi kulturore nga austro-hungarezët dhe u mundua të hapte shkolla aq sa mundte por që nxisin ndërgjegjen kombëtare. Këtu del dhe pjekuria politike e Bajram Currit.

Ndërhyrja energjike me luftëtarë kosovarë e krutanë shpëtoi edhe gjendjen kritike në luftën e Koplikut që u zhvillua në gusht të vitit 1920.Roli i Bajram Currit edhe në këtë betejë qe vendimtar, sikurse edhe në shuarjen e pajtimin e popullit të Mirditës më 1921, jo duke drejtuar armët njeri-tjetrit,por me urti e këshilla vllaznore, duke shmangur gjakderdhjet e kota mes vedit. Bajram Curri gjatë vitit 1923-1924 përbënte një kërcënim serioz për Ahmet Zogun i cili ishte bërë kryeministër

Pjesa ndryshe

Me arsyetimin për ikje me arsye shëndetësore, ai endet nëpër Europë si Itali, Francë, etj., nga data 7. 9. 1924, deri më 14.10.1924, pra 5 javë, thuhet në kujtimet e disa personazheve që i bënë të njohur pasaportën. Po pse endet nëpër Evropë? Dokumenti, ardhur në vitet e fundit tregon se nxirret për arsye shëndetësore, ndërkohë kur periudha shtator-dhjetor 1924 është plot me ngjarje historike dhe aktiviteti i Bajram Currit është i gjithanshëm për çështjen kombëtare, si një nga përkrahësit kryesorë të qeverisë së Nolit. Udhëtimi i fundit në Europë i Garibaldit shqiptar, siç e cilësoi Halim Xhelua, saktësohet se ndodh më 12 tetor të vitit 1924, për t’u vendosur në Krasniqe, mu afër vendit ku do mbyllte jetën dimrit të ashpër të Tropojës, më 28 mars 1925, dhe një ditë më pas do e vrisnin. Në fakt, që atje me përpjekjen e vet mundi që në Krumë të inicionte kryengritjen e armatosur, që kulmoi me fitoren e Qershorit. Pa asnjë mëdyshje ishte njeriu më trim i kësaj kohe dhe të ngjan qesharak reagimi i turpshëm i njerëzve të Fan Nolit, që thjesht merreshin me fjalë. Ishte aq trim saqë në vend t’i hipte vaporit si e gjithë politika shqiptare që do bëhej mërgata shqiptare e do dërdëlliste nëpër kafetë e Evropës zgjodhi të kthehej në mal bjeshkëve të Krasniqes, duke u mbajtur idealin e vet të madh për lirinë e Kosovës. I tradhtuar dhe rrethuar, ai do jepte jetë në shpellën e Dragobisë. Ka pasur zëra se ka vrarë veten, thjesht të mos binte në dorë i gjallë. Sido që të jetë, mbetet figurë trime.

Postmortum

Prof. Dr. Hakif Bajrami do shprehej dekada më vonë se: “Ata, që e penguan Gjeneralin e vegjëlisë Bajram Currin, që mos të shkojë në Vlorë, provuan ta vrasin për së gjalli. Me dredhi e makinacione e arritën qëllimin. Po ata, më vonë, kur erdhën në pushtet, u forcuan, e vranë në pabesi, me tradhti duke u shërbyer interesave të Beogradit. Ai që e kishte lajmëruar vendqëndrimin e Bajram Currit, (prefekti Krumës), pasi që e vranë në pabesi, mori për guxim edhe të mbajë një fjalim mortor pranë varrit. Po ai (H.K.), më 6 prill 1925 “i kërkonte Ministrisë Punëve të Brendshme në Tiranë 500 napolona ari të premtuara për atë që ka dhënë njoftime se ku gjendet Bajram Curri, si dhe kërkonte gradime për vrasësit e tij.” (Shiko: AQSH i Shqipërisë, Fondi MPB, d. nr. 9. 1925; d. 51 dhe d. 58). Një personazh që e cilësojnë si patriot i shquar Ago Agaj, cituar nga Fazlli HAJRIZI thotë duke e justifikuar Zogun se:“Nuk e vriste ai Bajram Currin, një patriot të admiruar në Malësi të Gjakovës. Bile ai dërgoi një grup xhandarësh ta merrte në dorëzim. Ai u vra nga bajraktarët e Gjakovës në pabesi, në shpellë.Vrasësit u takuan në Gjakovë me një oficer të thjeshtë, të dalë prej shkollës italiane me emrin Ibrahim. Ata i thanë oficerit se bejlerët u kishin premtuar njëmijë napolona, por 500 i mbajtën për vete e 500 na i dhanë”.

Vrasja e këtij personaliteti të madh ruan shumë të papritura. Është e çuditshme heshtja për të në këtë 90-vjetor, njësoj si për Gurakuqin, por më shumë harresa e përcjellë për këtë personalitet të madh. “Nuk ka personalitet shqiptar që politika dhe diplomacia serbe t` i ketë siguruar tetë (8) analiza-biografi analitike sikurse për Bajram Currin dhe të afërmit e tij. Në kohën kur kam hulumtuar nuk ka pasur para që i “blenë” ato dorëshkrime të fotokopjuara. Kam provuar përmes Akademik Bogumil Hrabakut t` i nxjerr të fotokopjuara, por kot. Të paktën prej tij (Hrabakut) e kuptova se tri dorëshkrime i kishin përpiluar për Bajram Currin oficerët rus me urdhër të Nikolla Pashiqit, citohet Hakif Bajrami. Ky thotë madje se: “Ata oficerë kishin punuar si projektantë të kolonive sllave në Kosovë 1920-1928. Ndërsa nga shqiptarët bukë përmbysur është vrarë Bajram Curri, është vrarë truri i kuvendeve dhe gjenerali i istikameve shqiptare për liri dhe pavarësi për 100 000 dinarë”.(Shiko: AVII B. Koleksioni për Bajram Currin 1903-1928). Po kush e vrau vallë dhe kush është i interesuar për heshtjen ndaj tij, vrasjen e madhe të Bajram Currit? Askush nuk e thotë. Baca rri i shikon të gjitha nga monumenti i tij në qytetin me të njëjtin emër, që ka të ngjarë dhe vetë ta ketë harruar.

Vrasja e tretë e Bajram Currit



Nga Kastriot Dervishi

Ymeri ngul këmb kur thotë për rebelimin e 1924 se "ishte një kthesë e madhe progresiste në historinë e Shqipërisë" dhe sipas tij populli paska humbur "demokeacinë". Më bukur se Mustafa kruja nuk mund ta cilësojë "demokracinë" 1 1924. "Mrekullinë demokratike" Kruja e ka cilësuar "nul", pra me një fjalë flet shumë. Ti që citon gazetën "Liria kombëtare", ti që hiqesh si antiserb etj mëso në qoftë se nuk e di se kjo gazë financohet drejtpërdrejtë nga Serbia kundër atij "Ahmet Zogu" që urrati yt e akuzon si "të shitur". Mos kujto se na prekë për Shën-Naumin dhe Vermoshin. Shën Naumi nuk është ndonjë krahinë, por vetëm një ndërtesë që u shkëmbye me plotë 22 kilometra katrorë në favor të shqipërisë. Ku është "tradhëtia" këtu? Sa për dijeni, po të them o Ymer se e kam lexuar të plotë shtypin e kohës dhe po të thenm se citimet e gazetës "Politika" të Beogradit i ke marrë nga një gzetë tjetër. Nuk është momenti për të paraqitur korrespondencën e disa gazetave për Shën Nasumin apo Vermoshin (të cilat i disponoj), por është momenti për t'i kujtuar nostaligjikut enverist se shtet në Shqipëri nuk ndërtoi as Bajram Curri, as Luigj Gurakuqi, as Avni Rustemi, as ndonjë figurë tjetër që ti dashuron. Bajram Curri u shqua si luftëtar, Luigj Gurakuqi si mësues, Avni Rustemi si atentator, Fan Noli si peshkop etj, por asnjëri nga këto nuk ndërtoi shtet dhe nuk kishin aftësinë të ndërtonin shtet. Ata qenë dhe mbetën politikanë të dështuar me vlera simbolike përkatëse. Bajram Currin duhet ta nderojmë për betejat që zhvilloi kundër serbëve në vitin 1921, por duhet t'i nxjerrim në pah anët negative si aventurizmin për të luftuar me ushtrinë turke, kur kjo luftë ishte në interes të serbëver, lufta e armatosur që i bëri Zogut me shkakun e vetëm , pse motra e tij u martua me Ceno Beun, vrasja e ushtarëve shqiptar më 24 prill 1923. Luigj Gurakuqi duhet të nderohet si arsimtar dhe duke mos shkuar më tej se kaq. Asnjë vlerë nuk ka tjetër Luigj gurakuqi përveç kësaj. Më 2 mars 2000 në Bari të Italisë qarqe mafioze italiane organizuan një ceremoni për 75-vjetorin e vrasjes së Gurakuqit, pasi ky ka qënë italofil i njohur (nuk po flas më tepër Ymer). Në këtë ceremoni të poshtër Prefekti i zonës ka folur për Ahmet Zogun në mënyrë aq të poshtër sa ja ka kaluar edhe Musolinit dhe Enverit, ndërsa kryeministri Meta e quajti politikanin e dështuar "reformator i madh". Me sa duket në Shqipëri njerëzit e dështuar në politikë kalokan patjetër nnga cilësimet "reformator". I them Metës, Minxhozit etj, më thoni një reformë politike të Luigj Gurakuqit. Në qoftë se nuk e dini po ua them se emrin "Luigj Gurakuqi" normalet së Elbasanit i'a vunë pushtuesit italianë, se Balto Stamollën e internoi në Peqin kryeministri, Mustafa kruja dhe pastaj e vranë komunistët e Pezës. Ai Gurakuq që dashuron Ymeri refuzoi t'i kthente Çerçiz Topullit 6 lira turke, kur ky ndodhej në puikë të hallit. Fuat Dibra në një letër dërguar Hasan Bekteshit në Shkodër thotë për Luigjin në vitin 1919: "Zoti këtë njeri të mallkuar e paska krijuar për të zezën e këtij vendi". Po ashtu Sejfi Vllamasi në kujtimet e tij thotë se Luigji ishte në favor të marrjes së Vlorës nga italianët. Në një rast, Faik Konica i tha hapur Luigj Gurakuqit, "kështu ke marrë urdhër nga konsullata italiane?", ndërsa ky i qe kundërpërgjigjur vetëm kaq: "i poshtër". Po sipas Sejfi Vllamasit "Gurakuqi s'ka qënë krijuar për politikë e për burrë shteti. Ai ska qënë i vendosur dhe s'ka patur besim as në veten e tij, e as në popullin shqiptar. Ai i shmangej përgjegjësisë direkte, që është më kryesorja e një burri shteti". Vllamasi tregon më pas dy momentet kryesore të dështimit të Gurakuqit, njëri në Konferencën e Paqes në vitin 1919 dhe tjetri në qeverinë e Nolit, pasi ai ka qënë kryeministër de fakto i kësaj qeveri. Vllamasi i mbull kujtimet e veta për gurakuqin me fjalët: "Ata që abuzojnë ligjin dhe bëjnë vegël autoritetin e shtetit për interesa dhe për hakmarrje përsonale, s'mund të jenë patriotë të mirë".
E do ti tregojmë brezave për "reformatorin" Gurakuqi, çfarë vlerë do marrim shembull nga ai; italofilizmin, ndjenjën e theksuar fetare, kantonizmin, rrebelimin apo organizatorin e vrasjes së mbetur në tentativë? Përballë antivlerave, vlera e mësuesit të mirë, Gurakuqi ngelet pak dhe duket gjë nga përpirja e llahtarshme e antivlerave. Po ashtu edhe atentatori, Avni Rustemi, që ishte 3 muaj deoutet nuk ndërtoi shtet, e as kontriboj në këtë drejtim, përveçse kontributit që "hazreti Lenin" të nderohej në parlament, aq sa bëri dhe Bajrqam Currin leninist pa qënë leninist. Po ashtu as agjenti sovjetik, Riza cerova, nuk kontribuo për të ndërtuar shtet, përkundrazi u stërvit nga sovjetikët dhe u lëshua në Shqipëri, np një moment që shpresuan se do të kishte sukses. Çfarë të bënte Zogum me terroristin Riza cerova o Ymer, t'i fërkonte qafën dhe ta priste me lule sipas teje, që bolshevizmi të hynte qysh në vitin 1935 në Shqipëri, apo t'i tregonte vendin që natyrisht e kishte në varr. Çfarë mund t'i themi brezave për figurën e Cerovës dhe Rustemit? Do ti themi se Avni Rustemi është patriot se donte Leninin dhe donte të vriste kryeministrin. Do t'i themi se Riza cerova ishte patriot ngaqë ishte agjent sovjetik dhe donte bolshevizmin? Apo do t'i themi që është "patriotë e demokratë" ngaqë ishte bolshevik?


Kush janë vrasës?!


Ymeri kërkon të ordenizojë figurën e Mbretit Zog duke e quajtur vrasës të kundërshtarëve politikë, ndër të cilët ka më shumë për zemër Currin, prishtinën, Rustemin, Gurakuqin, Cerovën, etj, duke futur kot së koti edhe Azem Galicën. Ymer kokboshi harron se Shote Galica gjeti strehim pikërisht nga shteti i Ahmet Zogut dhe asnjëherë nuk u luftua siç u luftuan kosovarët nga Enver Hoxha. Po mirë o Ymer, psenuk e shikon një herë faktin se a tentuan ndonjëherë adhuruesit e tu politik të vrasin Ahmet Zogun. Ti një vrasje të njeriut që ndërtoi Shqipërinë do ta quaje mrekulli, pasi, komunistët dhe enveristët me kaos e duan shtetin, me dhunë e marrin pushtetin, etj.(....)



Shqiptar
(8/12/00 10:45:35 am)
Reply ..vijon
--------------------------------------------------------------------------------
(vijon nga numri i kaluar)

Ndërsa "patrioti" Avni Rustemi, e ngryste ditën me ide se si të vriste, Ahmet Zogun. Ndër tentativat më kryesore për të vrarë Zogun janë të janarit të vitit 1923, në bashkëpunim me ministrin e luftës, që dështoi për mosbashkëpunim të Selfi Vllamasit, dhe atentati i parlamentit i organizuar nga Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi etj, dhe i zbatuar nga matiani, Beqir Valter Bajrami, një anëtar i shoqërisë "Bashkimi". Vrasja e Zogut do të paraqitej si gjakmarrje, pasi forcat e ministrit të brendshëm patën vrarë ungjin e Beqirit, Kurt Aga, si sadist (shih, "Gazeta e Korçës" 1 mars 1924). Kështu Beqiri dilte edhe esadist edhe avnist.


Po Hasan Prishtina


Hasan prishtina i ka përgatitur kundërshtarit të tij politik, Ahmet Zogu një numër të madh atentatesh që fatkeqësisht dështuan, sepse në të kundërt nuk dihej se çdo të bëhej këtu. Kështu, Hasan Prishtina tentoi në vitin 1921 në krizën e dhjetorit, më 1922, në rebelimin e marsit, më 1924 në rebelimin e qershorit, më 1928, para shpalljes së monarkisë, më 1931 në atentatin e Vjenës, më 1932 është i implikuar në "komplotin e Vlorës", etj. Po përmendim nga libri "Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit", të autorit, Hart Silajxhiç, pjesën e mëposhtme: "Ambasada amerikane në Tiranë në korrik dhe në gusht të vitit
1928 dërgoi disa informacione interesante. ... Në fund të korrikut, Hart informon mbi zbulimin e një komploti që kishte si qëllim, vrasjen e Ahmet Zogut. Ideja e vrasjes së Zogut ishte e Hasan prishtinës, i cili pas atentatit kërkonte të fuste komunizmin në Shqipëri. Ai informon se në lidhje me këtë komplot janë arrestuar komunistët, Teodor Vullkanov dhe Mihal Anaxhijev" (fq 188)


Varfëria politike e Ymerit


Mund të vazhdoja edhe me plot raste të tjera dhe jam plotësisht i gatshëm në qoftë se kërkohet t'ja vërtetoj Ymerit dhe ymerave se Ahmet Zogu ka qënë burrë shteti i madh dhe talent i madh. Me dhjetra raste ka që tregojnë tolerancën e tij politike, pa e ngatërruar këtë me vendosmërinë që e karakterizonte. Për çdo vrasje politike jam i gatshëm të jap detaje, nga më të voglat, të cilat, Ymer Minxhozi as ja ka haberin, dhe s'ka si të ketë sepse ai është shabllon enverizmi. Ymeri as që don tja dijë se, Luigj Gurakuqi vrau kushëririn e tij. Nëna e Luigjit thotë se djalin nuk ja ka vrarë Zogu, Ymeri thotë "e ka vrarë". Fan Noli merr pension nga Zogu, kërkon falje publike për gafat politike që bëri, i cëlëson Zogun "përsonaliteti më i shquar shqiptar" del shëllirtari Minxhozi e "vlerëson" ato që Noli ka kritikuar apo ka kërkuar falje. Sekretari i Bajram Curri, Niman Ferizi e përshkruan momentin e vdekjes së Bajram Currit kpshtu: "plumbin e fundit ja fali vetes mu në ballë", ndërsa shëllirtari Minxhozi imagjinon Ahmet Zogun me belxhik duke ndjekur Bajram Currin. Pse s'ka kurajo Ymer Minxhozi të flasi për vrasjet e ushtarëve shqiptarë nga Bajram Curri në vitin 1923-1924? Duke vlerësuar figura relisht të dështuara dhe të vogla në Historinë e Shqipërisë, Ymer Minxhozi synon që të rehabilitojë fillesat e majtizmit në Shqipëri, të mohojë plotësisht, Ahmet Zogun dhe drejtpërdrejtë të dalë si figurë e shquar bastarde, hajduti dhe krimineli më kampin që njeh Historia e Shqipërisë, Enver Hoxha. Sa për kujtesë shoku Ymer, fotografia e Bajram Currit që keni paraqitur në gazetën serbo-greke "Zëri i Popullit", është e momentit të vrasjes. Do bënit mirë që të rrëmoni edhe pak pasi ekziston fotografia e Bajram Currit pak çaste pas vetvrasjes, e cila u mor nga një familje nga një historian i Enverit. Aty duket se para vetvrasjes, Bajram Curri ka hequr xhamadanin e tij me qëllim që ky pas vetvrasjes të mos përlyhet me gjak. Bajrami është vetvrarë me plumb në kokë e jo në trupme qëllimin që sapo thashë. Mëso o kokëbosh Ymeri se që prej vitit 1900, Currajt dhe kryezinjt ishin në gjakmarrje në kosovë dhe me aktin që bëri, Bajram Curri i dha fund kësaj gjakmarrje. Unë e kuptoj mjaft mirë që Ymeri se ka të lehtë të prishet si enverist se kështu është formuar për 50 vjet, por të paktën të mbyllin gojën në këtë se pleqëri të çmendur me tepër se budallallëqe nuk nxjerr dot. Sa për kurjozitet merr dhe lexo gazetën "Indipendenca Shqiptare" datë 29 janar 1925, të shohësh se si u rrahën me njëri-tjetrin më keq se jevgjitët ish ministrat e Luigj Gurakuqit dhe Kasem Qafzezit. Bphet fjalë në Bari të Italisë. Ymeri, pra këtë herë vrau prap të vetëvrarin, Bajram Curri. Herën e parë ai vrau veten, herën e dytë e vrau Enveri, dhe herën e tretë e vrau Ymeri. I kujtoj shokut Ymer se shkrimet e tjera t'i nisi kështu: "Vrasja e dytë e Luigj Gurakuqit, vrasja e shtatë e Avni Rustemit, etj...". Duke shkruar kështu do të jetë më qesharak, më i lezetshëm dhe më pak zevzek duke shkruar këtu faktin se zevzekëria e tij politike ka qënë vërtetë e suksesshme për jetën e tij kryesisht informatori të disa punëve.

RRËFIMET E SEKRETARIT KONFIDENCIAL TË BAJRAM CURRIT


Tahir Zajmi në rini ka qenë sekretar i Barjam Currit dhe në 1943 sekretar i Lidhjes së dytë të Prizerenit, figurë e ndritur patrotike ,njeri me zemër të madhe ,fjalë të ngrohtë dhe mendim të thëllë …..burrë i fjalës dhe traditës së bukur shqiptare, i pranishëm në ngjarjen më madhore të historisë kombëtare shqiptare na e sjellë të freskët dhe të gjallë vdekjen e Barjam Currit…

Sado që vite kalojnë e dhjetëvjeçarë,figura e Bajram Currit shkëlqen akoma më me forcë si yll I rrallë i patriotizmit shqiptar.Sipas shumë shkrimeve të botuara dhe të pabotuara të Tahir Zajmit i vetmi që e ka shoqëruar në udhëtimin e fundit tragjik të 29 marsit 1925 në malet e Dragobisë prijësin e madh të vegjëlisë rrëfen në artikujt e tij se-Bajram Curri ishte dhe mbetet një luftëtar i shquar,një shembull i lartë frymëzimi për të gjithë djelmëninë shqiptare e në veçanti të asaj kosovare,porn ë veçanti të z. Tahir Zajmit I cili e ka dashur dhe respektuar shumë.Tahiri mësoi shumë nga qëndrimi pranë Bajram Currit.Ai mësoi të ishte si B.Curri,të ishte patriot si B.curri,të ishte atdhetar si B.Curri,I flaktë si ai.Organizator I talentuar si Bajram Curri-Pikërisht-do të theksonte me një vëzhgim të hollë politikani e publicist Tahir Zajmi-në ato vite,dekada të stuhishme-Malësia e Gjakovës,veriu e mbarë Kosova u bënë vatër e zjarrtë e patriotizmit shqiptar për fatet e atdheut.

-Nuk ka krahinë në Kosovë dhe në Shqipëri të mos ketë shkelur këmba dhe të mos jetë shkrepur pushka e tij.Këtë do ta konstatojmë pothuajëse te të gjitha shkrimet që ka shkruar dora e Tahir Zajmit për Bajram Currin.Tahir Zajmi, bir i një familjeje patriotike gjakovare i rritur në oda burrash, mbrujtur me ideale patriotike.Ai njihte mirë sakrificat e Kosovës në luftë të ashpër me sllavët pushtues.Trimëria e burrëria e Plakut te Maleve,për të cilin fliste me krenari,e kishte frymëzuar të riun Tahir Zajmi, të takohej me Bajram Currin dhe pse ishte në moshë shumë të re.Ai ishte shumë i vendosur të qëndronte pranë tij dhe të luftonte për lirinë e Kosovës. Duke shfrytëzuar njohjen e rrethit miqësor e familjar Tahiri arriti përmes zjarrit të luftës të afrohej me Bajram Currin.Plaku i urtë i maleve e pritiTahirin si një të ri patriot.Kur u takua me Tahirin plaku mbeti i habitur-Tahiri e njihte shumë mirë dhe i mbështeste në themel objektivat e luftës që zhvillonte Bajram Curri. Bajram Currit i bëri përshtypje inteligjenca,dija e shumë gjuhëve të huaja si serbisht,kroatisht,frengjisht,italisht dhe arabisht e turqisht,si dhe aftësitë e tij si administrator i zoti,të cilin e kishte mësuar në shkollën gjimnaz “IDADIJE” NË Shkup. Bajram Curri mendoi se ky i ri i ditur me vizion e devotshmëri për luftën e drejtë të kosovarëve për ti shpëtuar genocidit serb, e mbajti për sekretar personal dhe kofidencial, që do të thoshte besim i plotë dhe i patundur për të.

Duhet të kemi parasysh se B.Curri kishte shumë korespodencë me shtete si Rusia,Serbia,Turqia,Franca ,Italia.Shumë telegrame janë shkruar nga TAHIR Zajmi për personalitete të kohës dhe qeveri. Kështu qe lindi nevoja për një arkiv të luftës dhe materializimin e korrespodencës në analet e ardhshme të historisë.Kryesore ishte që Bajram Curri,pati besm tek i riu gjakovar Tahir Zajmi,besë të cilën Baca nuk ia jepte çdokujt.Kjo besë e fituar nga Tahir Zajmi vlente më shumë se karriera dhe diplomat që mund të kishin moshatarët e gjeneratës së tij.Djali i ri e justifikoi besimin e Plakut të Maleve.Vendimet e Lidhjes së Parë të Prizrenit ishin bërë tashmë busull orientimi për Bajram Currin,sigurisht edhe Tahir Zajmin,aktiviteti i të cilit do të skedohet gjatë gjithe jetës së tij në rreshtat e mëposhtme lidhur me raportet dhe mësimet që ka marrë Tahir Zajmi nga Bajram Curri.Tahiri tashmë ishte i bindur se vetëm lufta heroike ishte themeli i çlirimit të Kosovës dhe trojeve shqiptare.Këto ide dhe mendime sigurisht që i kishin pëlqyer edhe Bajram Currit,i cili deri atëherë kishte si qëllim final çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë dhe trojet e tjera në Ulqin e Mal të Zi,Çamërinë dhe Shkupin.Për kohën ,puna që bëri Tahir Zajmi ka vlera historike,politike,publicistike,njohja e të cilave ishte domosdoshmëri për rishikimin e historisë së Kosovës.Pena e fuqishme e Tahir Zajmit ishte kushtrim frymëzues e mobilizues,

<< O KOSOVËN TA ÇLIROJMË O TA LAJMË TOKËN ME GJAK….>> ishte refreni i Himnit të Kosovës botuar në vitn 1964 në Bruksel.

Tahir Zajmi,anëtar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare në Shkodër u dallua si veprimtar i shquar i këtij komiteti.Ndërkohë trazirat e shtetit shqiptar të vitit 1920 e detyruan të vepronte e luftonte edhe në Shqipëri duke lënë familjen dhe Gjakovën.

KOMITETI PËR MBROJTJEN E KOSOVËS(Shkodër 1 maj 1918).

Me të mbaruar Lufta e Parë Botërore më 1 maj 1918 në Shkodër u rifuqizua Komiteti;Mbrojtja Kombëtare e Kosovës,në krye të të cilit u vendosën patriotët më të shquar të kombit,për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e saj me Shqipërinë: Hoxhë Kadri Prishtina,kryetar,Hysni Curri dhe Hakim Gostivari nënkryetarë dhe përgjegjës për organizimin e luftës së armatosur në Shqipërinë e paçliruar,Bedri Pejani,sekretar( vëlla I Sami Pejës).Kurse anëtarë të Komunitetit ishin: Bardh Jusufi,Sali Gjuka,Isuf Veseli,Sadik Deçani,Naxhi Hoxhi Sadiku,Avdush Kastrati,Jahja Prishtina,Sadik Gostivari,Bajram Deklani,Lalë Perolli,Rakip Kojë Begolli,Qazim Begolli,dhe Ibrahim Gjakova.Siç thekson Ramiz Efendi Binishi ishin zgjedhur anëtërët ë nderit të Komitetit: Hasan Prishtina,Bajram Curri,Mehmet Delia,Azem Bejta, Nexhip Draga,Aqif Blyta,Ramë Vllasa dhe Iliaz Reçaku.

MARRËVESHJA

shte që të gjithë këta patriotë,do të luftonin për një Shqipëri unike,sovrane dhe demokratike.Ngase Kosova do të ishte një pjesë e natyrshme historike,politike dhe ekonomike e saj,(Shqipërisë).Si është e mundur pas gati një shekulli,të kemi politikanë shqiptarë,të cilët s’e pranojnë bashkimin shqiptar? Ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë?! Kur mbi 80% e popullit,në të dy pjesët e atdheut janë për bashkim,respektivisht për bashkimin e tokave shqiptare.Problemi i Kosovës sot e kësaj dite nuk është zgjidhur,pos një mashtrimi se ajo( sot),është një republikë,kurse sipas të gjitha të dhënave,Kosova po degradohet nga një shtet i pranuar tashmë nga afro 90 shtete të botës,(ajo me bisedimet me Serbinë,gjithnjë e më shumë po zëvendësohet me një provincë si në kohën e Perandorisë Romake,provincat në kuptimin e okupimit të Federatës së popujve ilirë në disa syresh!

Ai mori pjesë kundër sadistëve nën shoqërinë e grupit të çetës së Bajram Currit,ku u njohë dhe krijoi lidhje edhe me Avni Rustemin,të cilin Plaku i Maleve e kishte shumë për zemër,sepse i bashkonte ideali dhe mbrojtja e Shqipërisë- Me atë që të lidhë politika,miqësia bëhet më e fortë-do të theksonte nënjë bisedë me një tjëtër patriot në vitet e fundit të jëtës Hasan Zhubi,i cili i shërbeu në spitalin Exzil në Bruksel në anën veriore të qytetit ku jetojnë 3000 emigrantë të kohëve të ndryshme në kodrën e Skalbekut.Dhe nën udhëheqjen e Bajram Currit,Tahir Zajmi mori pjesë në luftën e Koplikut.Aty ai tregoi edhe njëherë trimëri të rrallë që i ra në sy edhe Plakut të Maleve- është i pushkës dhe i kalemit-tha ai duke tundur krahun në shenjë vlerësimi për Tahir Zajmin.Që nga ky moment ne do ta shohim të gjithë jetën e Tahir Zajmit me AND e atdheut, e cila i shtoi vetitë e tjera që iu rrënjosën thellë në shpirt, ideale që nuk ka mundësitë ndërrojë me asgjë tjetër në jetë.

Pse u forcua së tepërmi patriotizmi te Tahir Zajmi?- mjaftonë të përmendim se pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ne 28 nëntor 1912 në Vlorë një ngjarje që ngriti peshë zemrat e popullit shqiptar,një ditë e re po agonte.Kjo ditë për popullin shqiptar solli shumë shpresa…….-por siç ka deklaruar Tahir Zajmi-Kosova ,kjo provincë shqiptare u dënua prej fuqive imperialiste dhe tashmë është e detyruar të mbajë në shpinë zgjedhjen e re më të keqe se ajo e turkut. Në atë gjendje të vështirë për Kosovën kemi shumë shpërngulje drejt Turqisë.Edhe ato pak shkolla diku diku mbylleshin.Kështu plani serb për shkombëtarizimin filloi pak e nga pak.Për shqiptarët shtrohej pyetja emergjente për jetë a vdekje:

Çfarë duhet të bënin në këto kushte?

Tahir Zajmi mendonte se vetëm krisma e armëve do të mund të dëgjohej më shpejtë në Europë se shkresat e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare,i cili ishte institucion legal që shtronte idetë dhe planet kombëtare.Kështu kur ishte fare i ri afro 15 vjeç, forcat e Bajram Currit morën përsëri Gjakovën.Tahiri si shumë të rinjë të tjerë e simpatizon luftën e drejtë që bënte Bajram Curri dhe shumë i lumtur betohet se do jetë një nxënës dhe ushtar besnik i tij.Ai kishte një dëshirë të zjarrtë për ta mbështetur Prijësin.Në atë kohë forcat popullore çliruan edhe Prizrenin dhe I kërkuan Vlorës ta marrë këtë qytet nën administrim.Duke bërë një analizë tjetër rreth viteve 1957 Tahiri arriti në konkluzionin se për Kosovën nuk mendon kush prandaj duhet si fazë e parë Pavarësia e Kosovës si shtet i mbikqyrur me himn e ligje dhe të gjitha organet dhe si hap i dytë bashkimi me Shqipërinë.Plan që ka filluar të realizohet,por që Tahiri e ka parashikuar këtë veprim qysh 40 vjet më parë sepse Tahiri shikonte larg.Ai luftën e bënte me vizionet e Komitetit e Mbrojtjes së Kosovës që nuk funksiononte më,por Tahiri i dinte përmendësh se çfarë kërkonte ai Komitet nga fuqitë e mëdha pasi ishte një anëtar i devotshëm dhe besnik i këtij Komiteti.

Dokumenti i njohur i Mbrojtjes Kombëtare me titull “Program i përgjithëshëm” për veprimtarinë e kryengritjes së vitit 1919 nga pika e parë te e fundit del qartë se qëllimi dhe drejtimi kryesor i luftës së shqiptarëve dhe kosovarëve është lufta kundër pushtuesëve serbë,si dhe bashkimi kombëtar pa kushte dhe ruajtjen e territoreve tokësore,gjë të cilën ne e shohim pikë për pikë në fjalimin që mbajti në Lidhjen e Dytë të Prizrenit dhe që pati entuziazëm dhe brohoritje në 17 shtator 1943 në shkollën Bajram Curri në Prizren.Vetëm këto ideale të larat për liri e bashkim kombëtar mund ta frymëzonin e ushqenin trimërinë dhe pjekjen e tij politike.Nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare Tahiri tashmë kishte mësuar se çfarë duhet të kërkonin,as më shumë e as më pak, për kombin shqiptar të cilin e shikonin si një dhe të pandarë.Këtë kërkesë dhe teknikë si dhe gjuhën juridike që kishte përdorur Hoxhë Kadriu në platformën e Komitetit Kombëtar si një jurist ekselent, tashmë Tahiri e kishte përvetësuar dhe teknikën e shkrimit të platformave edhe kërkesat edhe interesat, sepse ajo ecte në rrjedhën e Lidhjes së Parë të Prizrenit të cilën do ta ndeshim te z.Tahir Zajmi kur u mor dhe shkroi 280 faqe me shkrim dore platformën e Lidhjes se Dytë të Prizrenit. Kjo e fundit padyshim ka vlera të pallogaritshme por që pak njihet në Shqipëri dhe Kosovë.Te ky Komitet i Mbrojtjes se Kosovës mësoi shkollën e ngritjes së institucioneve nën juristin e talentuar Kadri Hoxhë Prishtina, për të cilin Prishtina do ishte shumë mirënjohës.Në vitin 1920 gazeta “Populli” do njoftonte se në Kosovë bëhen luftime të rrepta midis çetave kryengritëse dhe ushtrisë. Azem Galica bënte betejë,Idriz Seferi, po kështu Hasan Budakova ishin në krye të çetave. Tahir Zajmi e lajmëronte Bajram Currin se —Morali i shqiptarëve të Kosovës është aq i mirë saqë smund të tregohet…Kjo letër e entuziazmoi Bajram Currin.Edhe në vitin 1921 që mbahet mend si vit i masakrës së shfrenuar serbe mbi popullsinë, janë zhvilluar luftime në Gjilan,Tetovë,Prizren,Kaçanik,Prishtinë,Mitrovicë, Kumanovë etj.Vetëm Drenica mbeti e pashkelur. Dhjetë ditë më vonë duke ndjekur luftimet në terrren Tahir Zajmi do ta njoftonte përsëri Bacën—gjendja morale në gjithë Kosovën është e pashembullt.Zona e Junikut neutral bëhet tashmë një bazë e fuqishme për forcat e Bajram Currit.Në Drenicë krijohet një tjetër zonë neutrale e quajtur si Albania e vogël..( sepse Shqipëria ishte e lirë). Për karakterin masiv dhe gjithë përfshirjen në luftë kundër serbëve ishin të mëdhenjë e të vegjël, burra e gra. Shembulli më përfaqësues është Shote Galica dhe shumë nëna dhe gra të veshura si malësorë do të rroknin armët dhe do dilnin në mal kundër pushtuesëve- do përshkruante Tahiri në botimet e tij brilante në shkrimin e tij—-Disa episode nga veprimtaria patriotike e Bajram Currit

Tahiri përcolli shumë herë komunikimin me Komitetin Kombëtar të kryesuar nga Hoxha Kadria e me patriot të tjerë si Hasan Prishtina,i cili kur u bë ministër i financave në vitin 1922 e përzgjodhi dhe e mori në punë në Tiranë në financat e qeverisë sepse ai shikonte te Tahiri njeriun serioz dhe korrekt.Shpesh herë Tahiri punonte edhe pa shpërblim, pa ndërprerje në shërbim të atdheut. Në korrik të 1924 do të gjendet në Krume.Aty merr vesh lajmin për vdekjen e Azem Galicës,fatosi i luftërave për liri.



Lidhja e Bajram Currit me Avni Rustemin dhe marrja pjesë në komision varrimi

Ai së bashku me Bajram Currin dhe krerë të tjerë kosovarë duke shfrytëzuar kontradiktat midis austrohungarezëve me Serbinë në korrik në pragë të Luftës së Parë Botërore bëri përpjekje që të organizonin një luftë të udhëhequr nga Bajram Curri për të çliruar vilajetin e Kosovës,por kjo marrëveshje nuk u arrit dot.Pas ikjes së princ Vidit,Bajram Curri me shumë patriot të tjerë midis tyre edhe Tahir Zajmi shkuan në Krume të Kukësit për të ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë por edhe për t’i goditur sa më me sukses serbët( do shohim se edhe Tahiri në emigracion e ka përdorur shpesh taktikën e lëvizjes sa në Turqi sa në Austri, sa në Belgjikë,sa në Gjermani, sa në Francë, sa në Itali etj) gjë të cilën e mësoi nga strategjia luftarake e Plakut të Maleve i cili ishte një strateg dhe ushtarak i klasit të parë me një përvojë dhe prova në sa e sa beteja.Kur Austrohungaria filloi pushtimin e Serbisë,Bajram Curri po fitonte autonomi kulturore nga austrohungarezët dhe u mundua të hapte shkolla aq sa mundte por që nxisin ndërgjegjen kombëtare.Këtu delë dhe pjekuria politike e Bajram Currit.

Në janar të vitit 1919 në Paris shtetet fituese organizuan Konferencën e Paqes dhe filluan pazarllëqe për cungimin e mëtejshëm të Shqipërisë, për të kënaqur shtetet fqinje.Kështu ngjarjet rrokullisen aq shpejtë në disfavor jo vetëm të kosovarëve por edhe të tokave shqiptare.Franca si dorëlëshuar mbështeste shovinistët serbë dhe grekët e Venizelos.Re të zeza kalonin atëherë në qiellin shqiptar.Italia lëvizte gurë e kusurë për ta marrë me çdo kusht Vlorën.Qeveria e Durrësit përpëlitej dhe Esat Toptani po luante aktin e fundit të tradhëtisë.Në këto kushte tepër të vështira në 21 janar u mblodh Kongresi i Lushnjes.Për çudinë e të gjithëve midis shumë punëve të shkëlqyera që bëri edhe ky Kongres nuk kishte në planet e veta asnjë prefekturë në Kosovë.Është dashur një protest nga patriotTahir Zajmi,Bajram Curri etj,të cilët nëpërmjet një letre i kërkonin hapjen e prefekturës së Kosovës me qendër në Krume dhe ashtu u bë.Kruma u bë qender e prefekturës.U hap shkollë e mesme “INTERNAT” quhej atëherë, ku kanë përfunduar shumë kuadro si Emin Duraku,Esat Stavaleci,Xheladin Beqiri Kadaraku si dhe Fadil Hoxha.

.Për ironi të fatit të dy diktatorët dhe antikombëtarët e kombit shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore kishin mbiemrin E.Hoxha në Shqipëri dhe F.Hoxha në Kosovë.

Qyteti u bë me bandën frymore e cila luante pjesë patriotike në ditën e Flamurit e tjera festa, u hapën qendra shëndetësore,filloi të funksionoje administrate dhe objekte të tjera sociale e shëndetësore.Në Maj 1920 Bajram Curri la Vjenën dhe erdhi të shpëtojë veprën e Kongresit të Lushnjes, i cili kishte caktuar Tiranën si kryeqytet. Qeveri e Sulejman Delvinës zgjodhi ministër pa portofol dhe Komandant të Përgjithshëm Bajram Currin.Sulejman Delvinai i shkroi një letër falenderimi Plakut të Maleve : -Me…… shërbimet e larta që bëre këtë herë Kombi shqiptar nuk ju ka harru……Një letër shumë domethënëse që z.Tahir Zajmi e ka përmendur më shumë se një herë në shkrimet e tij.Nga viti 1918 deri sa vdiq Tahir Zajmi nuk do shkëputej për asnjë çast nga Baca.Është koha kur Bajram Curri zgjeron lidhjet me popullsinë e Mlësisë së Veriut.Bashkon parinë e Gashit e të Krasniqes që kishin më tepër se 10 vjet armiqësi,bën kuvende e lidh besë midis krahinave,midis Nikaj-Merturit,Shalës e Postribes,vendos bashkëpunimin me qarqet antizogiste në Shkodër (është koha kur nga foto Marubi kemi foto të ndryshme të Tahir Zajmit,Bajram Currit,Beqir Valterit.Tahirit i pëlqente qyteti i Shkodrës dhe shkodranet në veçanti.Jo pa qëllim kur mori rrugën e kurbetit në 17 dhjetor 1944 së bashku me atdhetarët Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica e të tjerë, e la amanet që familja me 5 fëmijë të strehohej në Shkodër dhe kështu u bë; familja e tij,u vendos në Shkodër.Pushkën e pare të Revolucionit të Qershorit e hodhi në Krume duke u kordinuar forcat e Vlorës dhe Shkodrës duke ardhur për në Tiranë.Ai gjatë rrugës lidhi besën më një antizogist tjetër në Dibër,Elez Isufin.Duke dhënë një kontribut të çmuar në fitoren e revolucionit te Qershorit pjesë e të cilës ishte edhe Tahir Zajmi.Pas këtij suksesi Tirana do priste burrin që u plak në beteja për vegjëlinë dhe kombin.Aty rreth orës 12:00 1924 Bajram Curri dhe ushtria që e shoqëronte u prit nga populli së bashku me Fan Nolin.Pas Tiranës Plaku i Maleve shkon në Vlorë po në këtë grup do të bënte pjesë edhe Tahir Zajmi i cili do të vendoste lule në varrin e Avni Rustemit.Bajram Curri ishte udhëheqësi kryesor i kryengritjes që çoi në pavarësinë e Shqipërisë në 1912 ( edhe pse nuk ishte prezent në nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë)Ai u bë mbrojtësi i shtetit të pavarur 1912-1920.Bajram Curri në 22 qershor 1922 lirohet nga detyra e Komandantit të Përgjithshëm por Aqif Pashë Elbasani e shkarkoi qeverinë e Pandeli Evangjelit dhe ngarkoi Hasan Prishtinën si kryeministër.Po në atë qeveri bënte pjesë edhe Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Hoxha Kadriu, Zija Dibra etj, gjë për të cilën Tahir Zajmi pas 33 vjet nga vdekja e Bajram Currit duke u tall me atë vendim qesharak për lirimin e Bajram Currit nga detyra do të shkruante-‘Ndonjë kundërshtar i tij desh ta quante Bajram Currin si njeri pa shkollë dhe injorant”— por vazhdon Tahiri sa e lumtun do të kish qenë Shqipnia sikur të kishte pas disa injorantë si Bajram Curri , si Oso Kuka, Ali Pashë Gucia, si Isa Boletini e Ded Gjon Luli, të cilët me gjakun e tyne kanë shkru epopenë shqiptare për t’u bërë të pavdekshëm”.Në një shkrim të botuar në 1958 në Izmir të Turqisë po për Bajram Currin, ai do të shkruante: Bajram Curri është në krye të operacionit për të shtypur lëvizjen sadiste në Shqipëri të Mesme.Ndërhyrja energjike me luftëtarë kosovarë e krutanë shpëtoi edhe gjendjen kritike në luftën e Koplikut që u zhvillua në gusht të vitit 1920.Roli i Bajram Currit edhe në këtë betejë qe vendimtar,sikurse edhe në shuarjen e pajtimin e popullit të Mirditës më 1921,jo duke drejtuar armët njeri-tjetrit,por me urti e këshilla vllaznore,duke shmangur gjakderdhjet e kota mes vedit.Bajram Curri gjatë vitit 1923-1924 përbënte një kërcënim serioz për Ahmet Zogun i cili ishte bërë kryeministër.Por në këtë grup mbështetës pa dyshim ishte shfaqur hapur edhe Tahir Zajmi ,kjo vërtetonte edhe nga prangosja dhe dënimi më varje në litar në burgun e Krumes të Tahir Zajmit në vititn 1929 kur u kap nga forcat e Zogut.Ajo që vihet re në këtë shkrim për Tahir Zajmin është se në ditët më të vështira për malësinë e Gjakovës popullsia e saj do të strehohet në Tropojë dhe në rrethin e Hasit,Krume e Kukësit duke ndarë si i thonë kafshatën e bukës dhe vezmet me fishekë, duke u bërë mbështetje e fuqishme e çetave për liri.Bile bile rezulton se shumë miq të Tahirit janë nga Tropoja bile edhe lufta e fundit e Bajram Currit është bërë në shpellën legjendare të Dragobisë në Tropojë . Nëse nuk do bëhej ajo luftë që rezultoi fatale me vdekjen e Bajram Currit nuk do të njihej kurrë në historinë e vet shekullore.Për të janë shkruar këngë dhe poezi si për asnjë mal apo shpellë tjetër nga kolosejtë e letrave shqiptare si Fan Noli etj. Në shpellën e Dragobisë priret flamuri i lirisë. Tahir Zajmi do ta quante plakun e maleve Luftëtar të patrembun,fatos i maleve,figura më e shquar e kombit, Ideali i tij është gjallë,kujtimi i tij është bërë kult për rininë etjera,etjera.Ai u bë mbrojtësi i shtetit të pavarur 1912-1920 dhe të integritetit tokësor.Ishte një luftëtar i vendosur—do ta përcaktonte Tahir Zajmi në një shkrim për të në gazetën “Hylli I Dritës”. Ai punoi pa reshtur për bashkimin e tokave shqiptare.Sa herë flisnim për Bajram Currin,kujton nipi i tij profesori i letërsisë së Prizrenit autor i monografisë së Fan Nolit, Ylli Zajmi- Baca Tahirit i dridhej zemra e plagosur në mërgim.Çdo vit do ta përkujtonte me shkrime dhe me botime në gazeta.

Më poshtë po ju vëm për të lexuar një nga shumë shkrimet të shkruara nga Tahir Zajmi.

Pas një muaji ndeshjesh e luftërash me ushtarë jugosllavë e mercenarë shqiptar në shërbim të të huajve,ndeshje e luftime që u zhvilluan në Krumë,në Kukës,Bicaj,Bytyç e të tjera vise të Kosovës,ishin tërhequr në Krasniqe, në fisin e Bajram Currit,ku Plaku i Maleve kishte shpresë të bënte edhe një tentativë të fundit për çlirimin e atdheut të dashur.Jemi në Fang të Mulosmanajave, në kullën e Barajktarit të Krasniqes duke ngrënë bukë me Bajram Currin.Dhoma është e mbushur plot me burra të njohur e të panjohur që janë ulur përreth dy tryezave të mëdha buke.Burra të vjetër të cilët kishin luftuar sa e sa herë ndër sheshe betejash kundër ushtrive turke,serbe e malazeze dhe të rinj që sapo kishin filluar të provonin armët për t’i dalë zot lirisë kombëtare.Megjithëse armiku kishte ardhur,si të thuash,te dera e shtëpisë,aq sa kufiri ndodhej m’u në breg të Valbonës,mbase një kilometër larg,biseda vazhdonte të ishte e nxehtë dhe plot shqetësime për fatin e vendit.Kush mendonte se pas njëzet e katër orësh kulla e Salih Manit e shumë të tjera, do të digjeshin dhe do të bëheshin hi e pluhur prej mercenarëve?!

Ndërsa njerëzit ishin të hutuar duke ngrënë bukë ose duke biseduar me njëri-tjetrin,Plaku i Maleve,si gjithmonë,i mendueshëm e i heshtur, kishte ngulur sytë në shpatullën e dashit…,Ndoshta kryetrimi i Kosovës, që kot orvatej të organizonte qëndresën e fundit me një grusht malësorësh,e pa vdekjen e tij tragjike në atë pikë të zezë të kockës së berrit që e vrente me një kujdes të jashtëzakonshëm.Ai kishte kaluar gjithë jetën e tij në luftë duke u përplasur si valët e detit,herë në një shkëmb e herë në një tjetër.Një jetë plot tallaze e peripecira,veçse deri tani kurrë ndonjëherë nuk ishte ligështuar se në të ardhmen shpresa për të fituar kurrë nuk ishte shuar në zemër.Por, këtë herë atij ndryshe i dukeshin . Hallet dhe punët e Shqipërisë…nuk po shkonin dhe aq mbarë.Shqiptarët,ishin bërë vegël e të huajve,të organizuar e të armatosur prej armiqve të kombit,kërkonin t’i bënin vetë varrin Shqipërisë së mjerë…

Prijësi i pavdekshëm i lëvizjes irredentiste të Kosovës,Heroi i kombit Bajram Curri, i cili luftoi dhe shkriu jetën e tij për realizimin dhe çlirimin e Shqipërisë Etnike,vrarë më 29 Mars 1925 në shpellën e Dragobisë.



Strehim ne Male



Aty nga mesnata e 11 Janarit të vitit 1925,pasi nuk kishte mundësi edhe për një ndeshje tjetër më armë kundër mercenarëve të shitur,morën rrugën e malit bashkë me Plakun, pranë të cilit ndodheshim 40 vetë.Të nesërmen në mbrëmje.pasditen e kishim kaluar në Markaj,në lagjen e sipërme të Banjaj,mbërrijmë në bjeshkë të Geg Hysenit.Megjithëse në kundërshtim me stinën e dimrit,koha ishte shumë e mirë dhe e ngrohtë. Përkundrazi,në bjeshkë bënte shumë ftohtë dhe petku i bardhë i dimrit kishte mbuluar bukur e kishte trashur sipërfaqen e tokës.Disa prej shokëve,me të qëndruar në atë vend,menjëherë ndreqën një farë shtrese me lugjet e staneve dhe ndezën një zjarr të madh e të këndshëm.Aty,pranë zjarrit,filluam duke ngrënë nga një kafshatë buke misri të pjekur në çerep, që një shok,Hysen Breça nga Valbona,na kishte sjellë nga Krasniqja dhe na e ndau në katërdhet e dy pjesë.Duke u ngrohur e duke u shlodhur aty përreth zjarrit që na ishte bërë njëkohësisht edhe ushqim edhe argëtim,Bajram Bregu,i mbështjellë me një gëzof barinjsh që e kishte blerë në Biçaj të Lumës, zuri të dremisë.Gërhiste trimi revolucionar e të jepte përshtypjen se ishte duke fjetur me ndonjë shtresë me pupla dhe ne të rinjtë që i rrinim pranë,mendonim se çfarë vuajtjesh shpirti e mundime trupi ka kaluar ky njeri në jetën e tij të gjatë e revolucionare për idealin e shenjtë të një Shqipërie të lirë dhe të pavarur.Pak më tutje, në truallin e një stani tjetër, përbri tonit,kishin zënë vend e po ngroheshin rreth zjarrmit të tyre,anëtarët e një çete kosovarësh me Mehmetin e vogël në krye.Shokët e trimit kishin plot katërmbëdhjetë plagë pushke në trup që ua mjekonin duke i larë me lëngun e dëborës.E gjithë këto,asnjë ankesë, nuk dëgjohej prej gojës së trimit famëkeq që mbi plagët e vjetra ende të pashëruara kishte marrë para tri ditësh edhe tri a katër plagë të reja, në një ndeshje me mercenarët e Jugosllavisë

Bajram Curri, tribun i vegjelisë

Image result for bajram curri

Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise. Ai mbeti i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare.

Nga Marenglen VERLI

Heroi i Popullit, Bajram Curri, me veprimtarine e gjate prej atdhetari konsekuent, ku krahas luftes per clirimin e bashkimin kombetar, spikat edhe perpjekja per konsolidimin dhe demokratizimin e Shqiperise se pavarur. Ka lene gjurme te thella e te pashlyeshme ne ndergjegjen e kombit dhe konsiderohet si nje "figure e ndritur" e historise sone.

I lindur ne Krushe te Madhe, rruges ndermjet Gjakoves dhe Prizrenit i qarkuar nga bajonetat e trupave osmane qe asokohe i percillnin ne internim familjen. Asokohe, levizja kombetare shqiptare po ngjitej drejt kulmeve te veta dhe Kosova i ngjante nje vullkani aktiv. Ne zjarrin e luftes popullore antiosmane, Bajram Curri u rrit e u burrerua. Pushka e tij u zbraz here mbi batalionet e ekspeditave ndeshkimore, te cilat me zjarr e hekur kerkonin nenshtrimin dhe taksa e ushtare per sulltanin, here mbi elemente vendas qe dilnin kunder rrymes se pergjithshme te kohes, duke bere kauze te perbashket per pushtuesit. Krisma e saj ishte mjaft shqetesuese edhe per shtetet shoviniste fqinje dhe aleatet e tyre te medhenj, qe lakmonin ose benin pazarlleqe ne kurriz te trojeve shqiptare. Levizja e pareshtur popullore, deri ne ate shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. ai ishte jo vetem luftetar i shquar, por edhe nje nder udheheqesit kryesore me te dashur per popullin e Malesise se Kosoves. Ne 1899 kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejes, vazhduese e vepres se Lidhjes se Prizrenit, Bajram Curri u be perkrahesi me besnik i Haxhi Zekes. Mandej, ndonese i pashkolle, ai do te behej nder perkrahesit me te forte te arsimit shqip. Ashtu si atdhetare te tjere te urte, ai kuptoi drejt se lufta per zhvillimin e arsimit dhe te kultures shqiptare ishte pjese perberese e Levizjes Kombetare, pjese e luftes per ruajtjen e individualitetit kombetar te popullit, kunder perpjekjeve asimiluese te autoriteteve osmane dhe qarqeve shoviniste qe qeverisnin monarkite fqinje. Edhe ne kete fushe, kontributi i Bajram Currit qe mjaft i rendesishem. Ne vitin 1912, atdhetari i vjeter u be nder drejtuesit kryesore te kryengritjes se pergjithshme antiosmane. Kjo kryengritje, me e madhja, me e organizuara dhe me e pjekura politikisht nder kryengritjet e periudhes se fundit te Rilindjes, i dha atij mundesine si prijes popullor nder me karizmatiket, qe te shfaqe me se miri aftesite organizative, ushtarake e politike. Kuvendi i Junikut dhe betejat nga Qafa e Prushit deri ne clirimin e Shkupit deshmuan vlerat e gjithanshme te "tribunit te vegjelise". Emri dhe fjala e tij qysh nga kjo kohe u bene kushtrim per popullin, per cdo veprim ne te mire te lirise, bashkimit kombetar dhe demokratik. Kjo u vu re serishmi ne situaten e veshtire gjate viteve te Luftes Ballkanike dhe Luftes se Pare Boterore, kur Bajram Curri u rreshtua perkrah mbrojtesve me te flakte te pavaresise dhe kundershtareve te papajtueshem te copetimit te trojeve shqiptare. Ne kete kuader, gjithnje ne krye te forcave popullore, u perlesh me ushtrite pushtuese serbo-malazeze, ne Plave e ne Guci, ne Krasniqe e ne Gash. Komiteti "Mbrojtja Kombetare e Kosoves" me pas e pati nder ta zgjidhte ate anetar te vetin dhe t'i ngarkonte detyren e perfaqesuesit ne Konferencen e Paqes per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare.

Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me force edhe ne jeten politiko-shoqerore shqiptare te viteve 1920-1924. Ai dha nje ndihmese te dores se pare si ne luften per konsolidimin e shtetit te pavarur shqiptar, ashtu edhe ne konfrontimet qe i hapnin rruge demokratizimit te jetes politike ne Shqiperi. Edhe kesaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai i nje mbeshtetje te fuqishme dhe prijesin qe i duhej per te shpartalluar cdo pengese ne rrugen e sigurimit dhe konsolidimit te pavaresise se vendit. E therrisnin te ishte aty ku situata ishte me kritike, dhe ai me atdhetarizmin dhe aftesite e tij e normalizonte. Goditi e shpartalloi esadistet ne Shqiperine e Mesme ne prag te fillimit te Luftes se Vlores, mandej pa u clodhur ende, vrapoi ne Koplik per te sprapsur intervencionin jugosllav. Nje vit me vone, asgjesoi ne Mirdite komplotin e agjentures se Pashicit, te kryesuar nga kapedani separatist i krahines. Me pas, i pakenaqur nga politika e diktatit te qeverise mori pjese ne levizjen e marsit 1922, kurse ne 24 maj shpertheu ne Krume kryengritjen e armatosur ne favor te opozites liberale, e cila u kurorezua me fitoren e Qershorit. "Plaku u maleve" qe pushka e pare dhe e prapme e Revolucionit. Nuk mori rrugen e mergimit, kur Ahmet Zogu pasi kishte siguruar perkrahje nderkombetare me ndihmen e trupave te huaja, permbysi qeverine e Fan Nolit. Me arme ne dore iu ngjit perseri bjeshkeve te Krasniqes, kreu aksione ne Gash e Bytyc, por edhe ne Has udhezoi luftetaret kosovare t'i qendronin dhunes dhe politikes serbe te spastrimit etnik te Kosoves dhe pergatitej per te rifilluar ne pranveren e vitit 1925 nje kryengritje te re, qe do t'i sillte vendit nje regjim liberal demokratik, kurse Kosoves, shpresen per t'u cliruar e bashkuar me Shqiperine. Figura e Bajram Currit nuk mund te skicohet pa permendur vecanerisht kete synim final te tij, realizimi i te cilit do t'i krijonte kombit shqiptar hapesirat e nevojshme te merituara per zhvillimin normal e prosperitet.

Jeta dhe vepra e shquar dhe masivisht e vleresuar, padyshim e vendosin Bajram Currin ne radhen e personaliteteve me te spikatur shqiptare te historise sone te re.

Populli e deshi prijes

Bajram Curri ne jeten dhe vepren e tij vetemohuese u be per popullin shqiptar nje nder heronjte me te dashur te te gjitha koherave. Ishte 16 vjec, kur iu desh te gjykonte per dy ngjarje jo te zakonta te jetes se familjes. E para kishte ndodhur ne 1862. Ishte pikerisht lindja e tij ne Krushe te Madhe, ne ate 'qeren burg' qe i conte ne internim familjen si reprezalje ndaj te atit, prijes i nje kryengritjeje antiosmane. Po ky prijes, ne vitin 1878 u vra nga populli, nga ish-bashkeluftetaret e tij, sepse luftoi perkrah Abdulla Pashe Drenit per mbrojtjen e mareshallit perandorak Osman Mehmet Ali Pashe Maxharit, qe kishte ardhur me misionin te percante Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, e ta detyronte t'i dorezonte Knjaz Nikolles se Malit te Zi, trojet shqiptare te caktuara nga Fuqite e Medha ne Kongresin e Berlinit. Luftetari i vjeter nuk kishte ditur te kuptonte se besa ndaj atdheut qendron mbi cdo beselidhje e aleance tjeter.

Djaloshi i ri gjykoi drejt per cka kishte ndodhur e po ndodhte. Kjo percaktoi rrugen e jetes se tij, gjithnje me popullin ne rrugen, ne luften per aspiratat e tij sublim. Edhe populli e deshi per prijes, ia dha pa hezitim "voten", duke e ndjekur pas jo vetem ne fitoret e bujshme, por edhe ne kohe te veshtira. Levizjet popullore qe nuk reshten deri ne shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. Ne 1899 u be perkrahes besnik i Haxhi Zekes dhe krah i sigurt i Lidhjes Shqiptare te Pejes, vazhdues i denje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit...

Ne interes te clirimit kombetar, Bajram Curri hyri ne kontakt edhe me perfaqesues te levizjes clirimtare te kombeve te tjere te Ballkanit, duke kontribuar keshtu ne ngritjen e urave te mirekuptimit, te miqesise e bashkepunimit nderballkanik. Bindja se popujt e vegjel e te roberuar duhet te clirohen e te vellazerohen, e shoqeroi ate pergjate gjithe jetes.

I pafrikshem dhe i pakorruptueshem, gjithnje besnik ndaj popullit dhe idealit qe i kushtoi tere jeten Bajram Curri, nuk mund te mos behej i dashur per popullin, por edhe tmerr e njeheresh i respektuar per armiqte, te vendit ose te huaj. Osmanet i bene atentate, austriaket e internuan, qarqet shoviniste serbe i premtuan nje pasuri te tere vetem te hiqte dore me cdo kusht ta shtinin ne dore, "gjalle ose vdekur", sepse ekzistenca e tij donte te thoshte qendresen kryengritje, shperthim per liri, pavaresi e bashkim kombetar, per emancipimin politik e demokraci. Por "dragoi" nuk ishte i tille qe te pershtatej, dhe sic eshte shprehur vet, "me shpetue nji shpirt te korit veten, te tradhtoje atdheun".

Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem, duke shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise, pjesen e fundit te jetes se tij epope, per te mbetur i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare.

Marre nga libri "Nga Kosova per Kosoven" (2006). Jane studime te hershme te autorit qe ne vitin 1985, me rastin e 125-vjetorit te lindjes se Heroit te Popullit, Bajram Curri.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...