Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/31

Prof.Dr.Jakup Krasniqi e quan skandaloze konferencën e presidentit


Image result for jakup krasniqi

Ish kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës,Prof.Dr. Jakup Krasniqi ka reaguar pas konferencës për media të presidentit të vendit Hashim Thaçit.

Ai ka shkruar në Facebook, ku i ka quajtur skandaloze akuzat drejtuar Albin Kurtiti e VV-së dhe se Prokurori i shtetit duhet që të merret me këto akuza.

Postimi i Krasniqit:

Konferenca e kryetarit, skandali i radhës

Nuk e di si e kanë parë të tjerët, por, Konferenca e sotme e Kryetarit të Kosovës ishte skandali i radhës. Ishte skandal për shumë çka?! Dhe nuk dua t’i ceku të gjitha,, se secili e ka mundësin ta shikoj e dëgjojë. Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga Kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë?

Nëse veprimet e VV janë të asaj shkalle të rrezikshmërisë? Fshehja e një rrezikshmërie të ati niveli është, jo më pak se vepër penale. Pra me Kodin Penal të Kosovës si veprimi e mos veprimi është vepër penale.

Pas kësaj deklarate, Prokurori i shtetit duhet të lëvizë. Duhet të lëvizë për të gjitha veprimet e rrezikshmërisë!.

Edhe vlerësimi i depërtimit të shtetasve turq, nuk mund të konsiderohet me aq lehtësi “si rast i izoluar”, pasi të drejtat e njeriut janë shkelur rënd. E të drejtat e njeriut janë kryevlerë për vendet e botës demokratike.

Nëse Prokurori i shtetit nuk vepron, dikush po e vazhdon mashtrimin.

Hshim Thaçi e godet prapë Haradinajn: Marko Gjuriqi ishte mysafir i Milan Radojcicit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Gjuric ishte mysafir i Milan Radojcic, mikut të Kryeministrit Ramush Haradinajt. Në një konferencë për media, Thaçi disa herë u është drejtuar udhëheqësve të Shtetit të mos u ikin përgjegjësive duke deklaruar se nuk janë të njoftuar por të marrin përgjegjësi. Në këtë formë, Presidenti ka dalë kundër Shefit të Qeverisë edhe sa i përket ardhjes së Gjuricit në Kosovë.

Hashim Thaçi ka thënë se është shqetësuese qysh Marko Gjuric një ditë para se të arrestohej kishte fjetur në banesën e mikut të Ramush Haradianjt, Milan Radojcic në Veri të Kosovës.

Ka thënë se problemi më i madh për Shtetin ishte se pse dikush ishte i njoftuar për këtë hyrje ilegale dhe nuk kishte marrë përgjegjësi.

“Doli dicka tjetër. Doli se Gjuric ka hyrë të dielën mbrëma në Kosovë. Ka fjetur në banesën e Milan Radojcic... disa mekanizma institucional kanë qenë të informuar për këtë”, ka thënë Presidenti në konferencën e jashtëzakonshme ku ka folur për kidnapimin e pastaj dëbimin e gjashtë gylenistëve në Turqi.

Ramush Haradinaj ka deklaruar se e njeh dhe takohet me Milan Radojcicin me të cilin flasin për problemet e serbëve të Veriut. Ndërkohë, Presidenti i Shtetit edhe më herët kishte kërkuar arrestimin e Radojcicit si i dyshuar i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanovicit.

Sidoqoftë, Presidenti ka vazhduar të lëshojë akuza në drejtim të udhëheqësve të Shtetit, të cilat kanë deklaruar se nuk po janë të njoftuar për ngjarjet që po ndodhin në Kosovë.

“Prandaj, përgjigje nuk është se di, se di, se di. Përgjigja duhet të jetë e di dhe e marrë këtë masa”, ka thënë Presidenti Thaçi.

“Çkado që ka ndodh mbaj përgjegjësinë ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë ai.

“Kur vjen puna te siguria kombëtare unë marrë përgjegjësinë ligjore.

Raportet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt janë prishur prej momentit kur është arrestuar Gjuric pa dijeninë e Kryeministrit.

Haradinaj ishte lënë në terr informativ edhe kur ishin arrestuar e dëbuar gjashtë qytetarët turq pa përfillur asnjë procedurë.

“ Hashim Thaçi e pranoi se është përgjegjës për veprimin e errët me shtetasit turq, tani do ta rrëzojë Qeverinë”


Fotografia e profilit të Ilir Deda

Deputeti nga Alternativa, Ilir Deda, ka reaguar pas konferencës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Thaçi e pranoi sot se është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq dhe tani do të provojë ta rrëzojë qeverinë, ta shpërndajë kuvendin dhe ta thellojë kaosin politik.

Postimi i tij i plotë:

Thaçi sot e pranoi që është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq, uzurpimin e kompetencave, dhe që e ka shkelë Kushtetutën. Njejtë, e hapi konfliktin e brendshëm politik.

Tash do të provojë ta rrëzojë Qeverinë, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta thellojë kaosin politik.

Javën tjetër me çdo kusht duhet ta themelojmë Komisionin hetimor parlamentar.


https://web.facebook.com/ideda?hc_ref=ARTuJhyj7n_gRX0onvuIYB1rPJ2GhHoWxbTYMT3aVL5HBp31_3frJn2rYGbA7WhDjTY&fref=nf

2018/03/30

Shteti i turpit, i dorëzuam turqit si në kohën e Adolf Hitlerit

Qeveria e Kosovës ka kërkuar lirimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme Flamur(Arif) Sefaj, pas arrestimit dhe depërtimit të gjashtë turqve, me akuzën se janë gylenistë.


Analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë se Sefaj dhe Gashi janë viktimë të spektakleve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se e quan të pa ndershme shkarkimin e tyre.

“Flamur Sefaj dhe Driton Gashi janë viktima të spektakleve të Hashim Thaçit. Ata nuk do të kishin vepruar pa urdhra të dikujt, e sidomos pa urdhrat e Thaçit. Prandaj, është e pandershme shkarkimi i tyre nga ana e kryeministrit Haradinaj”, ka deklaruar ai.

Për më tepër, Krasniqi ka thënë se presidentit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i mbetet vetëm që të largohet nga ky koalicion qeverisës nëse shkarkohet Sefaj.

“Nëse z. Sefaj shkarkohet, atëherë z. Pacollit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të largohet nga ky koalicion dhe vendi të shkojë në zgjedhje, edhe pse mbajtja e zgjedhjeve do të na dëmtonte shumë, kur liberalizimi i vizave është në fazën finale!”, ka thënë Krasniqi.

Image result for ramush haradinaj

Pas operacionit të kidnapimit të 6 gylenistëve, që po konsiderohet si operacion i turpit, shkuan kokat e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefit të AKI’së, Driton Gashi. Edhe pse e gjithë kjo ishte urdhëruar nga Hashim Thaçi dhe e ekzekutuar nga drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, kjo dyshe shpëtuan pastër. Përderisa për rrëzimin e Thaçit edhe më tutje s’ka asnjë nismë në Kuvend, kryeministri Haradinaj u tregua selektiv në shkarkime, duke mos ia larguar nga dora Thaçit veglën e tij në Polici.
Image result for driton gashi

Kryeministri Ramush Haradinaj në seancën e sotme në Kuvend ka treguar se kishte kërkuar informata rreth ngjarjes së djeshme nga të gjithë akterët e përfshirë, mes tyre edhe drejtorit të Policisë.

“Kam kërkuar informata shpjegimet ashtu siç e parasheh procedura me shkrim prej drejtorit të AKI’së, prej Ministrit të Brendshëm, ministrit të Drejtësisë dhe Drejtorit të Policisë”

Pas informatave që mblodhi Kryeministri, ai kërkoi dorëheqjen, sipas hierarkisë, të personave që janë nën urdhrat e tij. Nga këta, shpëtoi vetëm Maxhuni dhe natyrisht Presidenti i Vendit.

Në Qeveri besojnë se është i mjaftueshëm shkarkimi i ministrit të Brendshëm, që është mbi shefin e Policisë.

Image result for shpend maxhuni

Por, me gjasw, Maxhunin nuk do të mund ta shpëtonte asgjë, përveç afërsisë me PDK’në dhe me Thaçin. Ky nuk është aksioni i vetëm që e kishte kryer binomi Thaci-Maxhuni as në këtë javë. Të hënëm kur Policia e Kosovës arrestoi zyrtarin e Serbisë në veri, Marko Gjuriq, Express mësoi se e gjitha kishte qenë skenar i  Hashim Thaçit i realizuar në zyrën e tij ku kishte ftuar ministrin Flamur (Arif )Sefaj dhe drejtorin e Policisë  Shpend Maxhunin dhe u kishte dhënë komandat. Tutje Shpend  Maxhuni orkestroi lëvizjet e policisë sipas kërkesës së shefit.

Edhe pse Kryeministri në Kuvend tha se ka shkarkuar iniciuesin e operacionit ku i rrëmbyen fshehtas dhe u dëbuan gjashtë gylenistë, Express nga burimet e veta mësoi se në krye të këtij akisoni ishte presidenti Thaci. Ai përdori njerëzit e tij në krye të institucioneve të sigurisë për kryer aksionin sipas kërkësës që i kishte bërë Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite të Thacit në Turqi në dhjetor të 2016’ës.


Image result for erdogan dhe hashim thaci

Për arrestimin e gjashtë gylenistëve kokat e të cilëve i kërkonte Erdogani nuk ishin informuar kryeministri Haradinaj. Madje kur ky deklaroi se ka shkarkuar Sefajn tregoi se plani për arrestimet e djeshme ishte bërë prej të premtes e ministri ia kishte mbajtur të fshehur edhe përkundër që ishin takuar dy herë gjatë javës.

Gylenistët konsiderohen nga pushteti i Erdoganit si terroristë dhe përgjegjës për tentim-puçin ndaj tij. Ndryshe nga Kosova që i deportoi 6 shtetasit turqit, asnjë vend i Bashkimit Evropian dhe as SHBA nuk ka ekstraduar në Turqi asnjë gylenistë pasi shteti turk ka dështuar të ofrojë prova të mjaftueshme se kundërshtarët e Erdoganit kanë kryer ndonjë vepër terroriste.

Image result for erdogan dhe hashim thaci
Fondacioni i gazetarëve dhe shkrimtarëve ka kërkuar nga të gjitha institucionet e Kosovës, misionet e huaja në Kosovë si dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut që të ndalojnë deportimin e gjashtë shtetasve turq të arrestuar dje në Kosovë.

Kjo organizatë jo qeveritare, e cila funksionon edhe brenda një këshilli të Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se nga burimet e tyre janë 200 turq që jetojnë në Kosovë dhe po kërkon nga autoritetet e Turqisë.

Tutje, në komunikatën dërguar mediave, shprehet shqetësim lidhur me atë se kjo ngjarje erdhi një muaj pas vizitës së ministrit të drejtësisë, Bilal Ucar, i cili u ankua për rolin e shkollave të Gulenit në Kosovë.

Kjo OJQ ka shprehur shqetësimet si vijon:

Numri i të ndaluarve mund të rritet gjatë ditës,

Fakti që autoritete e Kosovës nuk po bashkëpunojnë me avokatët e të arrestuarve e lë të hapur mundësinë për një anashkalim të mundur të proceseve të ligjshme në vend,

Familjarët e të arrestuarve po ashtu mund të dëbohen për në Turqi.

Po ashtu ata u kanë kujtuar autoriteteve të Kosovës se Turqia nuk është një vend i sigurt për njerëzit e lidhur me lëvizjen e Gulenit, dhe se në rast deportimi në Turqi ata i presin maltretime, dënime dhe kërcënime për jetë.








Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi e ka komentuar arrestimin e më pas deportimin në Turqi të 6 shtetaseve turk.
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi e ka komentuar arrestimin e më pas deportimin në Turqi të 6 shtetaseve turk.Ajo thotë se është shkeluar ligji nga Qeveria e Kosovës kështu duke e quajtur si kidnapim e jo ekstradim.






Arrestimi i  djeshëm i 6 gylenistëve në Kosovë, prej tyre pesë profesorë dhe një mjek, ka nxitur reagime edhe në Turqi. Presidenti i këtij vendi, Rexhep Taip Erdogan ka mirëpritur këtë veprim që bëri Kosova ndaj pjesëtarëve të organizatës “FETO”.

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina kanë qenë me leje qëndrimi në Kosovë e të cilët Turqia i konsideron si pjesëtarë të organizatës FETO.

 Erdogan teksa lavdërohet se Agjencia Kombëtare të Inteligjencës turke e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Inteligjencën e Kosovës (AKI) kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan.

Këto komente ai i bëri gjatë një mbledhjeve të krerëve lokalë të partisë së tij në Ankara, derisa këta të fundit i duartrokitën Erdoganit për këtë gjest.

“… i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, është shprehur ai.


*****


Bujar Muzhaqi, drejtori i Rrjetit të Shkollave Gyleniste, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se turqit që janë arrestuar në Kosovë dhe po besohet se janë deportuar në Turqi, atje i pret tortura dhe burgimi i përjetshëm.

“Për këta persona nuk do të kemi asnjë lloj mëshirë ka thënë Erdogani. ‘Nuk do t’u japim asnjë pikë uji’, ka deklaruar ai. Këta persona që shkojnë atje do t’i nënshtrohet torturës”, tha Muzhaqi.

Ai ka shtuar se ata “i pret burgim i përjetshëm”.

“Ose do detyrohet të pranojnë gjëra në shërbim të Erdoganit, përndryshe do të dënohen me dënime maksimale”.

Ai ka folur edhe për institucionet e Kosovës, ka deklaruar se s’kanë besim fare në policinë e Kosovës e as institucionet tjera.




Kur s’ke çka i bën gomarit, e godet samarin



Arrestimi i gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë të dyshuar nga shteti turk si “terroristë të lëvizjes së Fetullah Gulen” ka shkaktuar tërmet në Qeverinë e Kosovës, pasi për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka kërkuar shefit të Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur(Arif) Sefaj që vjen nga radhët e AKR-së.

Por teksa shkarkimin ose dorëheqjen e shefit të AKI-së duhet ta nënshkruaj presidenti i vendit, ministrin Sefaj mund ta shkarkojë direkt kryeministri, ani pse, shkarkimi i tij ende nuk ka ndodhur pasi janë duke u sqaruar disa gjëra.

Ministri Sefaj ende nuk ka dhënë dorëheqje, pret sqarime nga Haradinaj

Në marrëveshjen për koalicionin qeverisës në mes të PAN-it dhe AKR-së, emërimin dhe shkarkimin e ministrave që vijnë nga AKR-ja mund ta bëjë vetëm Behgjet Pacolli, si lider i kësaj partie.

Një gjë e tillë është e theksuar në pikën 5 të marrëveshjes në mes të AKR-së dhe PAN-it, për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës.

Pika 5 e marrëveshjes në mes PAN-it (PDK-AAK-NISMA) dhe AKR-së, thuhet se emërimi dhe shkarkimi i ministrave që vijnë nga AKR duhet ta bëjë vetëm kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli, e jo kryeministri Ramush Haradinaj.

“Me kërkesë të liderit të AKR-së emërohen dhe shkarkohen të gjithë kuadrot që burojnë nga kjo marrëveshje e që janë përfaqësues të AKR-së sikundër janë ministrat, zëvendësministrat etj” shkruan në marrëveshje.

Por, përkundër kësaj marrëveshje kryeministri Haradinaj, ka marrë vendim që ta shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme, Falmur Sefaj, i cili vjen nga radhët e AKR-së.

Arsyetimi për këtë është aksioni i ditës së djeshme ku mbetën të arrestuar gjashtë shtetas turq, të njohur si përkrahës të Fetullah Gylen, një armik i madh i presidentit të Turqisë, Rexhep Taib Erdogan.

Por, përkundër që në marrëveshjen e koalicionit qeverisës shkruan se Haradinaj nuk ka të drejtë për ta bërë një shkarkim të tillë, Rrahim Pacolli, i ka dhënë të drejtë kryeministrit për ta bërë një shkarkim të tillë.

Zyrtari i AKR-së, duke folur për Insajderi ka thënë se është e pakuptimtë që kryeministri mos të ketë kompetencë t’i shkarkojë vartësit e tij.

“Unë mendoj që kryeministri ka të drejtë ta shkarkojë çdo ministër, përfshirë këtu edhe ata që vijnë nga AKR”, ka thënë Pacolli.

Kur u pyet nga Insajderi, për pikën 5 të marrëveshjes së tyre me PAN-in, ku thuhet e kundërta e veprimit të kryeministrit Haradinaj, Pacolli u shpreh se nuk i kujtohet kjo marrëveshje, anipse në kohën kur është nënshkruar ai kishte pasur rolin kyq.

“Nuk më kujtohet çka shkruhet në marrëveshje. Por, kryeministri b esoj që ka të drejtëshkarkimin e vartësve të tij. Përndryshe, nuk do të kishte pasur kuptim pozita e tij”, tha Pacolli.

Por, për Pacollin, ish-ministri Flamur ( Arif ) Sefaj nuk ka pasur “faj” në arrestimin e gjashtë shtetasve turq.

Ai beson që urdhëri ka ardhur nga dikush tjetër, “dikush nga lart” dhe kush është urdhër dhënësi atë duhet ta tregojë vetë Sefaj, thotë Pacolli.

“Unë mendoj që asnjë ministër, jo vetëm Sefaj nuk mundet me e nisë një aksion tjetër, pa marrë urdhër nga dikush më lartë. E kush i ka dhënë urdhër duhet të tregojë vetë Sefaj. Nëse është dhënë urdhër nga lart, ai nuk është përgjegjës. Na nuk jemi përngut dhe do të mblidhet AKR-ja dhe do të marr vendim për të ardhmën. Është e rëndësishme që në fund të gjithë kësaj ështje të del e vërteta”, ka thënë Pacolli.

Pacolli u shpreh se nuk pajtohet me mënyrën si janë arrestuar gjashtë shtetasit turq.

“Unë nuk pajtohna me mënyrën si janë arrestuar gjashtë shtetasit turq. Kjo është kundër të drejtave të njeriut, sepse ne jemi shtet pro evropian dhe pro amerikan, nuk kapen njerëzit në aso mënyre. Personalisht nuk pajtohna me këtë gjë, se kjo mund t’i ndodhë edhe ndonjë qytetari tonë” tha Rrahim Pacolli.

****

Shteti policor i Hashim Thaçit
                             Fajtori kryesor Hashim Thaçi 


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka dalur kundër vendimit për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt.

Dreshaj ka thënë se Sefaj ishte ministri nga më të suksesshmit në Qeverinë e Kosovës dhe se nuk e sheh fajtor për ngjarjet e fundit që ndodhën në Kosovë.

“Nuk mendoj se faji ishte tek Sefaj. Mendoj se përgjegjës është dikush tjetër dhe jo Sefaj. E vlerësoj lart punën e tij, është nga ministrat më të suksesshëm në këtë qeveri. Shkarkimi i tijmë ngjanë më thënjen e popullit, “Kur s’ke çka i bën gomarit, i mshan samarit” ” ka thënë Dreshaj.


Shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se pamjet e djeshme nuk e kanë bërë të ndihet mirë askush.


Derisa ka kërkuar sqarime dhe informacione të plota rreth kësaj çështje.

Krasniqi: Kërkojmë sqarime dhe informacione të sakta për situatën e djeshme

“Arsyeja tjetër është paqartësia në vendimmarrje në lidhje me aksionin, gjë që besoj se nuk e ka bërë të ndjehet mirë askënd kur kemi parë aq shumë udhëheqës institucional që kanë deklaruar se nuk janë të informuar dhe nuk dimë se si ka ardhur deri të ky aksion. Unë besoj se përtej deklarimeve politike dhe institucionale ne sot dhe në ditët në vijim kemi nevojë për informacione të sakta dhe një qartësim të kësaj situate. Është e tepër që edhe si përfaqësues në institucione të mbetemi peng vetëm i raportimeve mediale apo spekulimeve që janë të shumta në 24 orët e fundit. Kuvendi i Kosovës duhet të njoftohet për zhvillimet e djeshme në detaje”, tha Krasniqi.

AKR-ja thotë se Sefaj mori urdhër nga lart për të arrestuar gylenistët

Përgjgjësia politike ju takon edhe Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se fatkeqësisht dje kanë parë në praktikë kolapsin në të cilin janë institucionet e vendit.

Konjufca: Aksioni i djeshëm ka pasoja fatale për shtetin

“Si është e mundshme që të dalin tri figurat kryesore të shtetit, presidenti del e dënon, kryeministri thotë nuk kam pasur informacion edhe ju kryetar e keni dënuar aksionin e djeshëm i cili ka pasoja fatale për vendin. Si është e mundur që në shtetin tonë të ketë struktura paralele shtetërore t cilat veprojnë pa e ditur politika vendimmarrëse. Kjo është sfida që e kemi përjetuar në ditën e djeshme. Sa i përket të drejtave të njeriut, kjoë shtë një kthim i paimagjinueshëm mbrapa për shtetin e Kosovës. Sepse konventat evropiane të aplikueshme në Kosovë janë shkelur ditën e djeshme”, theksoi Konjufca.



Deputetja e partisë turke Myfera Shinik, tha se dëbimi i gjashtë turqve është bërë në mënyrë ligjore, derisa i ka quajtur terroristë. Ajo tha se, këta, siç i ka quajtur ajo, terroristë, mund ta dëmtojnë Kosovën. Derisa ka dënuar shkarkimin e ministrit  Flamur (Arif) Sefaj.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ai ka marrë informacione nga palët e treta se ka ndodhur deportimi i gjashtë shtetasve turq.

Haradinaj ka sqaruar se deportimi i tyre ka ndodhur mes dy organizatave, të AKI-së dhe Policisë së Kosovës, MPB-së.

Haradinaj: S’u lajmëruam fare për këtë aksion, u kry vetëm nga AKI dhe PK

“Nga informatat ka dal se ky informacion ka qenë bilateral vetëm i dy organizatave në Kosovë, dy institucioneve, AKI-së dhe i Policisë sonë, MPB-së. Inicimi i kësaj procedure është bërë nga AKI-ja, pra për revokim të lejeve të qëndrimit për shkak se personat e caktuar, të dhënave që ka AKI-ja paraqesin rrezik për Kosovën. Në bazë të këtij vlerësimi AKI ka bazë ligjore t’i kërkoj MPB-së dhe departamentit për Azil, që të ndodh deportimi i tyre dhe deportimi ishte i menjëhershëm, pra proceduralisht kjo po ndodhke. Në pamje të parë ky deportim i tillë nuk ka shkelje ligjore dhe normave që ka Kosova. Ekzistojnë disa shkelje tjera që janë shumë të rëndësishme dhe bazuar në ato që kam mundur të nxjerr mbrëmë se ky veprim i tillë, pa hyrë në atë sa janë të rrezikshëm, është një problem nuk janë informuar vendimmarrësit”, tha Haradinaj.



Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka shprehur indinjatën e thellë rreth arrestimit dhe deportimit të djeshëm të gjashtë shtetasve turq për në Turqi.

Veseli: Nuk kisha besuar se një ditë si dita e djeshme do të isha aq i turpëruar

“Gabimi i parë institucional, se në qoftë se kanë qenë terroristë është dashur dy vjet më herët të largohen, me procedura ngadalë. Kam bërë çka ka qenë e mundshme, i kam thirrur të gjithë, e kam thirrë kryeministrin, qdo institucion. Kam qenë në gjendje të shkoj edhe në aeroport, vetëm fatkeqësia e tyre kanë lajmëruar vonë, në kohën kur ishin gatuar të gjitha. Veprimet e paprecedente. Kurrë nuk kisha besuar se një ditë si dita e djeshme do të isha aq i turpëruar, jo si institucion, si kryetar i Kuvendit, sepse i forti të shtin me u ulë nganjëherë, por nga ajo si çka po ndodh në një shtet që kam përgjegjësi. Një popull i vuajtur, krejt kemi qenë të pambrojtur. Imagjinojeni me na pas degdisë qysh kishin dasht, kush të kish dashtë. Se me së rëndi është kur je me së rëndi qysh vepron. Ne gjithë krenohemi dhe përmendim se si nuk i kemi dorëzuar çifutët gjatë luftës së dytë botërore, çka bëmë ne, i do rëzuam njerëzit që nuk e dimë ku i kemi dorëzuar, çfarë standarde, mirë është mund ta deportojmë dikë, në të gjitha format, por me dinjitet, por jo me i marrë si mi kidnapuar”, tha Veseli.

Ai ia ka bërë përgjegjës të gjithë krerët institucional, duke përfshirë presidentin, kryeministrin dhe vetën si kryetar i Kuvendit.

Veseli: Shkarkimet nuk do ndalen me kaq

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve të vendit lidhur me arrestimin e më pas deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Veseli tha se nuk ka ditur asgjë dhe për këtë çështje është njoftuar nga familjarët. Ai ka treguar se në këto shkolla të “terroristëve” shumica e politikanëve i kanë fëmijët e tyre e edhe vet ai.

Veseli ka komentuar edhe për shkarkimet e sotme por ka lënë të kuptohet se nuk do të jenë të fundit.

Haradinaj: Shkarkimi i Sefajt nuk është kundër partisë së tij

Kryeministri Ramush Haradinaj nga foltorja e Kuvendit ka folur lidhur me situatën e krijuar në vend pas arrestimit dhe dëbimit të shtetasve turq nga Kosova gjatë ditës së djeshme.

Haradinaj tha se shkarkimi i ministrit Sefaj nuk është kundër tij, apo kundër subjektit politik që ai i përket, AKR-së së Behgjet Pacollit.

“Unë kam shkuar menjëherë te presidenti i vendit, me e pyet si është gjendja. Pas raportimeve nga përgjegjësia që kam, jam i detyruar që të veprojë. Kjo është shkelje e hierarkisë”, tha ai, duke folur për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe shefit të AKI-së.

Haradinaj ka bërë të ditur edhe një herë se nuk ka qenë në dijeni të këtij veprimi të ndërmarrë.

“Ta elaboroj para jush zhvillimin e djeshëm, kam kërkuar shpjegimet ashtu siç i parasheh procedura. Nga informatat që kam aksioni ka qenë bilateral, i AKI-së dhe i policisë sonë, i Ministrisë së Punëve të brendshme, inicimi është bëra nga KSI, për shkak se personat e caktuar paraqesin rrezikshmëri të rrezikshme”, u shpreh ai.

“Në pamje të parë nuk ka shkelje ligjore, por ekzistojnë disa shkelje të tjera që janë shumë të rëndësishme. Është një problem, nuk janë informuar vendimmarrësit”, tha kryeministri.

Deputetja e Kuvendit i quan terroristë gulenistët e arrestuar

Deputetja e partisë Demokratike Turke Myfera Shinik, tha se dëbimi i gjashtë turqve është bërë në mënyrë ligjore, derisa ata ika quajtur terroristë.

Ajo tha se, këta, siç i ka quajtur ajo, terroristë, mund ta dëmtojnë Kosovën.

Deputetja turke ka dënuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Bilalli: Shteti i turpit, i dorëzuam turqit si në kohën e Hitlerit

Shefi i Grupi Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se edhe përkundër që tre liderët shtetërorë u deklaruan se nuk e dinin se ishin arrestuar shtetasit turq, të gjithë e dinë se kush e urdhëroi rrëmbimin e 6 gylenistëve pa asnjë shpjegim. Sherifi e krahason dorëzimin e turqve me kohën kur i dorëzoheshin të pafajshëm Hitlerit.

Bilall Sherifi thotë se nuk jemi i vetëdijshëm për turpin që ka ndodhur dje në shtetin e Kosovës duke rrëmbyer dhe dëbuar 6 shtetas turq, drejtues dhe profesor të kolegjit Mehmet Akif.

Ai poashtu thotë se janë gënjeshtra kur tre udhëheqsit thanë se nuk e kanë diturpër depërtimin e gylenistëve sepse Sherifi thotë se të gjithë e dinë kush e urdhëroi.

“A jemi jmjaftueshëm të vetëdijshëm cka ndodhi dje? Kush nuk e di cka ndodhë në vendin e tij ai është në vendin e gabuar. E dimë të gjithë se kush e ka ditë, por e edhe kush e udhëru”, ka thënë shefi i GP të Nismës.

Sherifi e ka krahasuar veprimin e djeshëm me mënyrën se si i janë dorëzuar njerëzit Adolf Hitlerit.

“Një nga këta koka turke të tregojë se si ndodhi kjo. Parlamenti e ka për detyrë të mos thotë ndodhi. 6 njerëz janë dorëzu si në kohën e fashizmit kur i dorëzoheshin Hitlerit”, ka thënë Sherifi.

Sherifi thotë se është atakuar e drejta themelore e njeriut dhe është shkelur sundimi i ligjit.

“Nuk kemi pasur akt të ekstraditmit sepse kjo bëhet me anë të gjykatave. Dje kemi pasë akt rrëmbimi dhe dëbimi të gjashtë qytetarëve të huaj”

Sherifi thotë se sikur të kalonte nëpër procedurë gjyqësore, me siguri se nuk do të vendosej që të dëboheshin turqit prandaj kanë zgjedhur formën e dëbimit.

Molliqaj pyet: Kush urdhëroi arrestimin e shtetasve turq

Dardan Molliqaj nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) i është bashkuar debatit që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq.

Molliqaj ka shprehur habi lidhur me deklarimet e tre krerëve institucionalë se nuk ishin në dijeni të aksionit policor. Ai ka përmendur një herë rastin e arrestimit të Marko Gjuriq, pastaj edhe atë të shtetasve turq.

Sipas Molliqaj, në rastin e Gjuruqit prapa qëndrojnë urdhrat nga presidenti Hashim Thaçi.

“Momenti i dytë është ky i djeshëm kur kemi depërtimin e gjashtë shtetasve turq kur kanë dokumentet e Kosovës, e ajo që mu më shqetëson është që Kryeministri e pastaj edhe Presidenti se nuk kanë qenë në dijeni”, tha ai.

“Unë jam i bindur se nuk mund të ketë deportim të shtetasve turq pa leje nga institucionet. Nuk ka as polici as AKI që guxon me marrë një vendim të tillë pa i thënë dikush me e bë”, duke shtuar se krerët ose po mashtrojnë duke thënë që se dinë, ose është dikush që mund të jap urdhra pa e ditur institucionet e Republikës.

Molliqaj tha se sipas kësaj, qenka dikush që merr vendime për Kosovën, pa e ditur udhëheqësit e shtetit.

Debati për çështjen e dëbimit të shtetasve turq nuk është pjesë e rendit të ditës për këtë seancë të Kuvendit.

Kuvendi mblidhet sot në dy seanca të ndara

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do te mblidhet në dy seanca të ndara në të cilat do të votoj, shqyrtoj dhe diskutoj për disa vendime dhe projektligje të fushave të ndryshme.

Në seancën e parë Kuvendi do të diskutoj pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 16 dhe 23 mars ku pika e pare e rendit te ditës është Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kuvendi po ashtu do të votoj Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (SPARK) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,

Edhe votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) dhe votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq do të jenë nder dy pikat e rëndit të ditës se vazhdimit të seancës.

Më pas Kuvendi shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, Projektligjin për infrastrukturën kritike, Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ndërkaq në seancën e rregullt Kuvendi shqyrton Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, Projektligjin mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, Projektligjit për azil, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt, Projektligjin mbi Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore, etj.

****

Lulëzim Pecin, drejtor i KIPRED-it, ajo që ndodhi dje kur Kosova arrestoi dhe ia dorëzoi Turqisë gjashtë gylenistë, është njollë e zezë tejet e madhe për shtetin. Është rreshtim për krah regjimit të Erdoganit, e kundër frymës së shteteve demokratike.

Madje, e ka quajtur një lloj grushshteti gjithë këtë situatë kur krerët e shtetit deklaruan se nuk dinin asgjë për arrestimin e gjashtë shtetasve turq, në pikë të ditës. Peci, duke folur në “Express Intervistë”, ka thënë se “urdhërdhënës në këtë rast kanë mundur të jenë vetëm dy persona, ose presidenti i shtetit ose kryeministri”.

“Aksione të tilla nuk mund të bëhen pa dijen e krerëve shtetërorë”, ka thënë Peci, teksa ka komentuar edhe deklaratat e krerëve.

“Deklarata më qesharake që mund të dëgjohen. Ata kanë qenë në dijeni të plotë dhe me deklarata të tilla ata nuk mund t’i ikin përgjegjësisë”, ka thënë Peci.

Kur ka folur për shkarkimet e dy zyrtarëve të lartë, ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

“Shkarkimet janë bërë për të fshehur të vërtetën. Sefaj dhe Gashi janë dëme kolaterale për këtë punë. Pavarësisht se ata janë shkarkuar ata janë përgjegjës për punën që e kanë bërë deri në momentin që kanë qenë në detyrë, dhe kësisoj janë objekt i hetimit për gjetjen e të vërtetës”, ka thënë Peci.

Peci ka propozuar që të bëhet një komision hetimor nga Kuvendi i Kosovës, i udhëhequr nga opozita.

“Nëse duhet, të kërkojmë edhe ndihmën e jashtme për t’i dhënë dritë të plotë këtij rasti. Me këtë fitohen kushtet që të sqarohen pozicionet e presidentit dhe të kryeministrit të vendit. Cilido prej tyre që e ka dhënë urdhrin duhet të shkarkohet”, ka thënë Peci.

Peci e ka kritikuar opozitën, veçmas LDK-në, që ka kërkuar zgjedhje.

“Absurdi më i madh është që të kërkohen zgjedhje të reja në këtë moment. Zgjedhjet e reja do të shkarkonin këtë qeveri nga përgjegjësia për këtë rast. Unë shpresoj që opozita do ta kuptojë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por duhet ajo që duhet kërkuar është e vërteta e këtij rasti”, ka thënë Peci.

Peci ka thënë se në aspektin ndërkombëtar Kosova ka thyer rëndë Konventën Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

“Ndërsa sa i përket ligjit vendor, nuk është respektuar as shkronja A e kornizës ligjore. Ka qenë një aksion klandestin, jashtëligjor, i institucioneve të Kosovës në bashkëpunim me institucionet e Turqisë”, ka thënë Peci.

E me këtë, sipas tij, Kosova ka dhënë sinjal se nuk i përket rreshtimit të botës perëndimore por një vendi autokrat.

“Sinjal që është e rreshtuar për krah regjimit të Erdoganit”.

Aksioni në veri, spektakël për ta bërë prioritet themelimin e Asociacionit

Peci ka komentuar edhe aksionin e së hënës së Policisë së Kosovës në veri të vendit. Sipas tij, ai ka qenë një skenar i përgatitur, një provokim i përgatitur nga Beogradi dhe një reagim i përgatitur nga Prishtina.

“Ngjashëm me trenin rus. E alfa dhe omega e këtij spektakli është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe. Është dashur të bëhet ky spektakël sepse ka pasur kundërshti të brendshme për themelimin e Asocioancinit. E kemi dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se Asocioacioni nuk është prioritet i tij. E si të bëhet prioritet, u inskenua ky arrestim”, ka thënë Peci.

Peci thotë se ai aksion nuk i ka shërbyer Kosovës fare.

“Me veprimet e saj edhe në Prishtinë, Policia e Kosovës ka treguar se nuk bën policim të një shteti demokratik. Është përdorur forcë disproporcionale dhe imazhi nuk ka qenë fare i mirë për vendin tonë”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket diplomatëve rusë në Kosovë, Peci ka thënë se Kosova nuk e ka fuqinë e deportimit të tyre, sepse ata nuk janë akredituar te Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, por te UNMIK-u, njësoj si zyrat ndërlidhëse që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.


Zyra e Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me arrestimin dhe dëbimin nga territori i Republikës së Kosovës të gjashtë shtetasve turq.

Përmes një komunikate për media, avokati i popullit thotë së është jashtëzakonisht i shqetësuar me situatën e krijuar. Ata thonë se janë munduar ta sigurojnë informacion zyrtar për çështjen, por ka qenë e pamundur.

“Janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar informacion zyrtar për vendndodhjen dhe gjendjen e tyre, mënyrën e arrestimit dhe aktin e deportimit drejt shtetit të Turqisë, por kjo ka qenë e pamundur gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Ata thonë se kanë vendosur të hap rast Ex-Officio.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e rastit dhe konfuzionin e autoriteteve mbi linjën e përgjegjësisë, Avokati i Popullit ka vendosur të hap rast Ex Officio, për të hetuar në detaje veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike”, vazhdon komunikata e tyre.

Sipas tyre, veprimet e ndërmarra nga autoritet publike janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut e të cilat janë të zbatueshme në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë arrestuar 6 persona me nënshtetësi turke.

Bartësit e institucioneve kryesore në vend kanë thënë se ata nuk kanë qenë të njoftuar për këtë veprim.

Sot gjatë ditës, Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe nga shefi i AKI-së, Driton Gashi.

Sot gjatë ditës ka pasur edhe protesta para ndërtesës së Qeverisë.

2018/03/29

DAUT GUMENI: “NË DOSJET E SIGURIMIT KISHTE EMRA TË POLITIKANËVE TË SOTËM, POR U FSHINË DHE LANË FAKIRËT”




Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit për hapjen e dosjeve deklaroi mbrëmjen e sotme se mes emrave të sigurmasve janë edhe personazhe të politikës aktuale shqiptare.
Në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Gumeni pohoi se mes regjistrave të dosjeve të sigurimit gjatë regjimit komunist ka pasur edhe emra politikanësh, ndërsa theksoi se ata janë zhdukur prej aty, duke lënë persona të parëndësishëm. Mes të tjerash Gumeni tha se për ish-të përndjekurit deri më tani nuk është bërë asgjë.

Keni marrë ndjesë nga ish-sigurimsat?

Se kam kërkuar ndjesën. Se dua ndjesën për hir të ndjesës. E shoh që s’kanë asnjë mendje për të kërkuar ndjesë. Ne nuk kemi qenë keq për pushtet, por për shtet. Kemi rreth 30 vite që flasim për shtet dhe s’kemi shtet. Sapo afrohet të bëjë diçka shteti, ka reagime.

E qëllimshme është kjo nga elita?

Me ato mënyra mbahet pushteti. Me trashëgimtarët e partisë së punës janë të etur për pushtet. Dhe për të mbajtur mënyrat shkon deri në shfaqje kriminale. Unë jam në një autoritet pa autoritet. Për të mos u bërë ajo që u bë shmanget dhe ligji. Kur thonë se nuk bëhet kështu, e shpallin prapanik dhe gati-gati i thonë se ky është i huaj. Nuk është faj i njëjtë, por i gjithë kësaj psikoze.

Qëndrojmë pak tek fakti që brezat e rinj s’kanë informacione pse mungon historia e diktuarës në tekstet shkollore?

Ne jemi mësuar të konsumojmë histori të deformuar. Thirrjet që ribëhen për të të shkruar historinë janë për t’u deformuar. Nuk mbyllet e keqja me ndalim, por me shembullin e të mirës. Këta nxënësit e sotëm nuk dinë historinë pasi ata që kanë bërë tekstet s’kanë merak për të por duan të shndërrojnë.

Cila është arsyeja mendoni ju?

Një zemër e ligë nuk mund të ketë mendje të hapur. Është e qëllimshme. Ajo gjë që përjetoi një popull në gjysmë shekulli nuk fshihet.

U dekorua ndonjë prej xhelatëve tuaj?

Jo. E para e punë nuk më intereson fare për ato pafillet. Fakti që dekorohen ata haptazi dhe e bëjnë këtë në emër të një periudhe tjetër, do të thotë se pushteti ka lëvizur.

Si u ndjetë kur e dëgjuat?

S’kanë rendësi ndjesitë personale, por ato që të çojnë përpara. Unë jam një nga ata që e kanë pësuar. Por nuk besohem nga ata që dëgjohen.

Në Çeki rrugët e Pragës u mbushën me njerëz pasi parlamenti zgjodhi një person të atij regjimi….

Çekia nuk kishte sekretar të Partisë së Punës. Doemos që do të ngrihen kur ndodhin gjëra të tilla. Ne kemi gjysmën. Kush do ngrihet. Ne i kemi me qeshka. Njerëzit ngrihen kur pas motivimit që kanë për t’u ngritur kanë dhe një rreze drite. Kur tallen me dhimbjen njerëzore ata që e shkaktuan, i bie t’i bjesh murit kot.

Çështja e pastrimit të të kaluarës komuniste për shqiptarët shpesh është sabotuar dhe politizuar. A ka lidhje kjo me situatën që kalojnë gjykatat e prokuroria?

Për mua ka lidhje. Është bërë 28 vjet zhurmë e madhe që do të integrohen të përndjekurit politik me ndihëm e qeverive. Nuk është bërë asgjë. Integrimi i mirëfilltë fillon nga trajtimi njerëzor. A e morën vet Kuvendi dhe deputetët tanë atë vendimin që do u jepnin dëmshpërblimin ish-të përndjekurve për tu ‘ringjallur’. Pse duhet të vazhdojë 9 vite? S’keni pse u kërkoni gjithë ato dokumente, pasi aty i ke. Janë ata njerëz. Janë po ata gjykatës që i kanë dënuar. Pse duhet të bredhin? Është bërë qëllimisht. Pse duhet të fillojë nga nipërit dhe mbesat?

Ju keni thënë që mesa duket na kanë vënë në këtë institucion që mos të bëjmë asgjë. I qëndroni këtij qëndrimi?

Po e kam thënë. Dhe jam gati edhe të heq dorë nga kjo punë. Atje ku flet dhe s’të dëgjojnë nuk ke pse vet. Do bëhen rekrutime për të mbushur ato sektorë që duhen. Zgjedhje i thonë kur ka dy veta. Por kur të marrësh atë që do ti dhe të varësh fletushka koti, kjo nuk vlen. Të krijosh institucione mbi institucion s’ka kuptim. Tani kërkojnë të lahen me gëlqere politike ata që ua kanë mësuar pseudonimin edhe dhitë.

Cilat janë pengesat e hapjes së dosjeve?

Pengesat janë nga legjislacioni. U bë copa drejtuesi i institucionit që të vinte dhe të merret miratimin që; bëj ç’të duash.

Ka dosje për t’u hapur apo jo?

Kam besuar në fillim, ndaj pranova të shkoj, kisha besim se regjistrat themeltar nuk preken. Ato punët e sigurimit kishin regjistra themeltar. Atje është një regjistër me 160 faqe. Për të tjerët ka ardhur një libër tjetër i ri. Ato janë me numër rendor dhe kur lind nevoja që të bëhet një regjistër i ri, kuptohet se ke dashur të besh pastrim. Këtu bëjnë edhe pjesë edhe derezezët që spiunonin kur vidhej mistri në kooperativë. Nuk është e keqja aty.

Ku qëndron e keqja? A mendoni se aty ka pasur edhe emra të elitës së re të politikës?

Aty kishin të dhëna të elitës politike. S’kishte pse zhdukeshin. Po qe se janë zhdukur, kam një hall. Janë zhdukur dosjet e atyre që janë pjesëmarrës në politikë dhe kanë lënë fakirët.

KELMENDASIT NË LUFTË PËR LIRI DHE IDENTITET


Ne panteonin e lavdishem te lufterave e perpjekjeve shumshekullore te shqiptareve kudo ne trojet e veta etnike, ne roje te lirise e pamvaresise, nje vend te Dukshem e te lakmueshem kane padyshim edhe Kelmendasit, fisi ose me sakt Kryefisi i fiseve Iliro – Shqiptare.


Kelmendasit ishin pjese e pandare e lufterave mbrojtese te Mbreterise Ilire qe me fillimin e betejave te para kunder invazioneve Romake. Mjerisht keto luftera te fituara dhe te humbura i ka mbuluar pluhuri i harreses 2000 vjecare, dhe nga ato kohe ne nuk jemi ne gjendje te sigurojme nje material kronolojik te betejave te Kelmendaseve ne vecanti. Gjithsesi nje gje eshte e sigurt, se Kelmendasit si gjithe Iliret e tjere ishin pjese e pandare e kryengritesve qe nuk i donin Romaket te sundonin mbi trojet e tyre.Por dalngadal u bene edhe pjes e rendesishme e perandorise Romake, kur ajo po humbte sensin pushtues e po fitonte ate bashjetues. Me vone kure turmat Sllave filluan te zbrisnin ne treva te Ballkanit, dhe ne pjes te Ilirise ne shekullun VI-te, trojet e kelmendit i ‘’ preken’’ vetem ne shekullin X-XI pas lindjes se Krishtit. Kelmendasit kane nje histori te dhimbshme, por te vetdijshme ne lufterat mbrojtese ndaj Sllaveve te Zetes dhe Nemajes ne vitin 1198. Gjithashtu beteja te pafundme zhvilluan Kelmendasit ne vitet e pushtimeve te Mbreterise se Stefan Dushanit 1331-1335, Pas shebjes se kesaj mbreterie Kelmendi u be pjes e Principates Shqiptare te Balshajve e cila ndertoi konturet e nje shteti qe perfshinte shumicen e teritoreve Etnike Shqiptare.
Ne vitin 1389, ne aleancen Nderballkanike Antiturke, merrte pjes edhe fisi i Kelmendit. Ne betejen e tmerrshme te ketij viti ne Fushe-Kosove, pervec shume luftetareve te tjere nga viset Ballkanike e Shqiptare. Merrnin pjese edhe dhjetra luftetare Kelmendas, pas vitit 1389, kure aleanca anti -turke humbi Kelmendasit ishin e vetmja keshtjelle e pamposhtur. Madje Kelmendasit kane nje rol mjafte te madh edhe gjate 25 viteve te lavdishme te Races sone, qe me ne krye kryeheroin tone te qyteterimit Evropian Gjergj Kastriotin,Skenderbeun frenuan hegjemonine e nje race tjeter, qe rrezikonte te ndryshonte Evropen, ne vitet 1443-1468. Ne gojedhenat e vendaseve Kelmendas edhe sot flitet se pase vdekjes se Skenderbeut me 1468 mbesa e Skenderbeut u strehua ne Selce te Kelmendit, per te shpetuar nga pushtuesit turqe qe e ndiqnin. Natyrisht qe shpetoi pasi kelmendi nuk u pushtua, kure u pushtuan treva e tjera te Shkodres, Malsise e Shqiptarise ne vitin 1479 por ne vitin 1497. E kjo qedrese rreth 18 vjecare e Kelmendaseve ndaj fuqive te medha ushtarake te kohes spjegohet jo vetem me trimerin e ketyre burrave, jo vetem me terrenin e mbrojtur, por me siguri edhe me ndihmen e vete besimit te tyre Kristian qe i perkiste krejt Kelmendi.
Ne vitin 1509 Perandoria Osmane kerkoi harac shtese per cdo shtepi, me justifikimin per te rindertuar Stambollin e demtuar nga termeti. Malsoret e Malsise se Madhe me ne krye Kelmendin nuk pranuan kete takse, qe qeveria turke kerkoi ta marrin me force e ushtri, por qendresa e Malsoreve, se bashku edhe me Malin e Zi detyroi Sanxhakbeun e Shkodres te terheq ushtrin dhe per rreth vite Malsoret nuk e paguan asnjeher haracin.Ne vitin 1603 perseri Kelmendasit ishin ne krye te kryengritjes antiturke e cila zgjati deri ne vitin 1609, dhe si aleat Kelmendasit ne keto Kryengritje kishin Kucasit,Piperet, asokohe Shqiptar si dhe Dukagjinasit. Eshte interresant nje njoftim i 12 shtatorit 1608 i Francesk Skoroveut cili informonte Venedikun se sic thuhet ne Kelmend e Dukagjin prodhohet Barot e arkibugja nje dhoj arme luftimi e kohes. Ne vitin 1612 Malsoret dhe Kelmendasit zhvilluan nje lufte tre mujore me forcat Osmane qe kapnin shifren rreth 25.000 ushtar dhe ishin vendosur ne Podgorice. Ne vitin 1613 perseri Kelmendasit i bene balle nje ekspedite ndeshkuese prej 15.000 forcash Turke te komanduara nga Asllan Pasha. Luftimet zgjaten 12 dite por pa sukses per forcat turke qe nuk munden te asgjesojne Kryengritesit e Kelmendit.Si ‘’kunderpergjigje’’ gjate terheqjes forcat turke shkatrruan fshataret dhe muaren rob rreth 80 gra e femije te pafajshem, duke deshmuar edhe nje here mizorit e pashoqe te ketyre djajeve qe u kishin ‘’rene’’ ne ‘’hise’’ Shqiptareve. Kelmendasit muaren pjese ne dy kuvendet Ndeballkanike te 15 korrikut dhe 8 shtatorit te vitit 1614, ne mes te 44 emrave te perfaqesueseve te ndryshem figurojne edhe emrat e Vojvodes se Kelmendit Vuk Keqi, dhe Vojvodes se Boges Gjeke Culi.
Pase ketyre Kuvendeve kelmendi dergoi ne kete aleance antiturke rreth 650 luftetar.Interresant eshte numeri i ushtareve qe i atribuon Kelmendit M.Bolica qe shkruan per nje shifer prej 5830 Luftetaresh.
Perseri ne vitin 1616 ne kuvendin Nderballkanik te Prokupjes, por edhe ate te Belgradit – Beogradit te nentorit te vitit 1620, Kelmendasit jane pjesmarres dhe aktiv. Dokumentin e beses se lidhur ne Belgrad e nenshkroi perseri Vuke Keqi ne emer te Kelmendit. Me 15 shtator 1621, figura e njohur e kohes per Shqiptarizem Pjeter Bogdani prift katolik relatonte. ‘’Kelmendasit burra te vlefshem dhe njerez te vendosur, qe kurre nuk ka mundur turku me i zotnue, as me marr prej tyne haracin. Ata rrine vazhdimisht me arme ne dore, qenderojne prhere pothusjse ne kryengritje kunder turkut, me deshir qe te njohin nje dite Clirimin e vete’’.
Nje flet e ‘’Historise se Shqiperise’’ e botuar ne Shkoder ne vitin 1917 shkruan per vitin 1623, se Kelmendasit bashke me Kucasit ishin ne krah te Malit te Zi ne lufte kundre turqeve, te cileve u dolen para afer Podgorices dhe i shpartadhuan, ku per 15 vjet mrapa, nuk u pane me ne ato vende.Me 1638 nga Bosnja u nise ne drejtim te Kelmendit Vuco Pasha me 15.000 forca . Pasi u la qe kjo ushtri te hynte deri ne lugin u godit ne befasi,dhe pas 16 diteve luftime, ushtria turke terhiqet me turp pasi kishte lene ne fushen e betejes me mijera ushtar. Per kete trimeri te Kelmendaseve Frang Bardhi ne qershor te vitit 1638 relaton ‘’ Jane shume te eger prej natyre dhe shume te guximshem ne mjeshtrin ushtarake, te pashem dhe trupmedhenje’’. Po nga ky relator mesojme se Pashai humbi ne kete lufte 9 Sanxhakbej dhe pashadharet Halil dhe Nahun Pashen, ndersa vete Vuco Pasha arriti te ike ne Shkoder.
Ne vitin 1649 per tre dite luftime pushtuan keshtjedhen e Medunit. Ne vitin 1684 pesresi Kelmendasit ishin pushke e ngrehur kunder turqve. Pjeter Bogdani, prifti katolik qe simbolizonte Fe e Atdhe i dergoi nje relacion Romes ku nder te tjera shkruan ‘’Kelmendi eshte nje Keshtjelle natyrore, me nje popullsi monolite nga tri pikpamje, banoret e tij jane te gjithe shqiptar, te gjithe katolik, dhe te gjiyhe luftetare’’.
Me 1686 Kelmendasit pengojne Sulejman Pashen me ushtri te kalonte ne veri te Tivarit. Me 1688 ndihmuan Kucasit te thyejne Sulejman Pashen ne Medun. Nga viti 1689 hyne ne Prizren e Shkup Kelmendasit se bashku me Austriaket. Rolin kryesor ne keto luftime e luajten Kelmendasit.
Pjeter Bogdani ne ate kohe i quante Palci i Shqiptareve Katolik. Ne vitin 1691 kur turqit mesyne per te ndeshkuar Malsin e Madhe, por edhe ne vitin 1692 kur turqit iu turren Malit te Zi Kelmendasit ishin ne balle te luftimeve e te rezistences.
Ne vitin 1700 Otomanet detyruan te shperngulen me force nga kelmendi rreth 200 familje,si qellim i dobesimit ne forca ushtarake, disa prej te cilave edhe u rikthyen ne vitin 1707. Ne luftimet e viteve 1700 u dalluan si gjithnje te gjithe luftetaret kelmendas. Luftime te cilat perjetojne Heroinen e perjetshme te Kelmendit e Shqiperise Noren, e perjetsuar me emrin Nora e Kelmendit. e bija e Vok Marash Ucit e cila vrau ne cadren e tij Pashain Turk, duke lene pa komandat nje ushtri prej 30.000 vetesh, nga e cila vetem ne kelmend mbeten me mijera te vrare.
Interresant eshte relacioni i arkitektit te kuvendit te Arberit te vitit 1703. Viceno Zmajevikut,Zmajeviqit ishe Kryeipeshgev i Tivarit i cili me 31 gusht 1707 i shkruante Romes , per rastin e Nores se Kelmendit
‘’ Di se midis kelmendaseve u duken ne betej 300 gra, te armatosura me cdo gje, kurse njera prej tyre pati nderin ta vras e ti pres koken , turkut komandant te ushtrise se vendosur. Edhe Arberia prodhon Amazona. Ky nuk eshte shembulli i pare e trimeror i grave kelmendase, sepse edhe njeher tjeter vetem me gure ato i dhane dermen ushtrise se Vuci Pashes, qe pati 500 te vdekur te cilet mbeten te varrosur nen gure’’. Ne vitet 1737-1739 kelmendasit dallohen ne luften e perbashket me Malsoret e Malsise se Madhe dhe Austriaket per te cliruar nga Turqit Nishin e Novipazarin. Kelmendasit u shquan ne lufterat e tyre ne krah te Bushatllinjeve te Shkodres ne vitet 1775-1829. sa her keta ngriten krye kunder stambollit, kjo lufte e kelmendaseve konstatonte ne mbylljen e rrugeve per forcat e Valiut te Bosnjes qe kerkonin te shkonin ne Shkoder per te shtypur forcat ‘’Rebele’’. Te Bushatllinjeve.


Vlen te theksohet nje akte pabesie i Bushatllinjeve qe kishin marre shume vese te turqelive, qe per interresat e tyre i tradhtonin vllezerit Shqiptar Kelmendas. Pikerisht ne vitin 1806 nje formacion i Bushtllinjeve te Shkodres kishte marre tinze detyren e stambollit per te shtypur nje kryengritje te ndezur ne Kelmend, ku pase nje tradhtie, kundershtimin e Malsoreve e kthyen ne hakmarrje duke varur ne Tamare gjashte drejtues kelmendas, sipas huqit turke. Gjithsesi kelmendasit kundershtua n reformen e Tanzimatit me arme ne dore, duke e bere kelmendin nje kala ku ligjet e osmaneve ose kalonin shume veshtire, ose gjenin vdekjen duke u perplasur me muret e pamposhtura te kelmendit. Vitet 1845-1847 e vecanarishte viti 1857 ishin vitet qe i hoqen gradat e lavdishme Mehmet Ali Pashes i njohur si Maxhar Pasha. Kelmendasit ishin pjesmarres ne te gjitha kushtrimet qe Malsore e Shqiptar leshonin ne mbrojtje te tokave shqiptare, te tilla ishin lufterat mborjtese te Vranines me 1862 te mberojtjes se Kerrnices po me 1862 e trojeve te tjera deri ne vitin 1878 kur ne Prizeren u zhvillua kuvendi me i madh mbare kombetar qe njihet me emrin Historik Lidhja e Prizerenit. Ne kete kuvend nga kelmendi mori pjese trimi Ujk Gila i Selces. Nder 56 anetaret e Keshillit te pergjithshem qe perfaqsonin te gjitha Besimet dhe krahinat ne Komitetin e Lidhjes u zgjodhe edhe Bajraktari i Kelmendit Ujk Gila. Ne mbrojtje te cdo pellembe toke shqipotare, Kelmendasit ishin shpate e gjalle e Malsise e Shqiptarise, duke bere te pavlefshme edhe vendimet famkeqe te Kongresit te Berlinit te vitit 1878. Ne mberojtje te Plaves e Gucise ne luften e vitit 1879 kunder ushtrive Malazeze te komanduara nga Vojvoda famemadh Mark Milani, Kelmendasit muaren pjese me 300 luftetare.Te komanduar nga trimi Nik Leka.
Ne protesten e marsit 1880 qe kreret e maleve te Malsise u drejtojne Fuqive te Medha te Evropes, kane emerat dhe nenshkrimet e tyre. Kacel Turku, Ded Gjonaj, Mark, Gjoku, Mik Micali, dhe Nikoll Mirashi. Me 18 prill 1880 ambasadoret e fuqive te medha vendosen qe ne vend te Plav-Gucis Malit te Zi ti jepnin Hotin dhe Gruden. Ne mbrojtje te ktyre trojeve Kelmendi dergoi 400 luftetare, te cilet u perqenderuan ne Dinosh. Ne krye te tyre si gjithnje ishin Ujk Gila e Nik Leka.


Me 27 qershor te vitit 1880 fuqit e medha evropiane vendosen te nderrojn Hotin e Gruden me Ulqinin,pasi trimat malsore nuk e kishin lejuar kurre ushtrin malazeze ti pushtonte kto troje shqiptare.
Malsoret dhe Shkodranet menjeher u organizuan te mbronin Ulqinin e trojet e tjera per rreth, dhe tashme ata nuk luftonin vetem perballe ushtrive malazeze, por edhe perballe ushtrive te medha turke.Lufta ishte e tmerrshme dhe e gjate deri at’her kure Evropa u shpall ‘’fituese’’ duke i leshuar me 27 nentor te vitit 1880 Malit te Zi kete treve brilante te Historise se Shqiperise sic eshte Ulqini.
Kelmendasit si gjithnje u dalluan per trimeri dhe patriotizem te pa shoq por mjerisht Evropa dhe Turqia ishin me te fuqishme dhe u be si deshten ata. Gjithsesi Malsoret e Kelmendit u detyruante leshojne troje, por jo zemren dhe deshiren per liri dhe identitet. Me 1908 luftuan heroikisht 20 Selian me 300 malazez. Dallohen trimat Marash Gjeka, Martin Smajli, Luc Ujk Leka, Marash Loshku, Mirash Shyta, Marash Ujka dhe Len Dedja.







 Po keshtu Kelmendasit luftuan e qenderuan edhe gjat viteve 1908-1909-1910.Ne kryengritjene flamurit te vitit 1911 kelmandasit si gjithnje u gjinden ne balle sapo krisi pushka per liri. Nga te gjitha kto beteja qe moren pjese kelmendasit me e ashpra cilesohet ajo e 25 prillit 1911 ne Suken e Mkushit ku 1000 luftetare Kelmendas shpartadhuan me heroizem Et’hem Pashen me ushtrin qe komandonte. Kelmendasit i komandonte kryeipari Luc Mark Gjeloshi, beteja zgjati 6 ore duke i shkaktuar armikut 150 te vrare, por edhe nga kelmendasit mbeten ne beteje trimat Vllezerit Gjeke e Zef Prek Mark Leka. Pjeter Mark Rudi, Nik Marashi, Ujk Hoti dhe Mark Preke Marku, si dhe u plagosen disa te tjere. Vlen te permendet se gjate ketyre luftimeve Kelmendesja Gjelin Gjokja mblodhi 52 pushke.Memorandumi i krereve Shqiptare qe u nenshkrua me 23 qershor te vitit 1911 ne Grec te Selces jo vetem qe i zhvilloi punimet ne Kelmende, por kishte edhe nenshkrimin e Cal Dedit te Selces, Lul Rapukes se Vuklit, dhe Llesh Gjergjit te Nikcit. Kelmendaseve dhe Malsoreve iu deshe te perballen me armiqte e tyre edhe gjate vitit 1912 sic ishin ata Turqe e Malazez e ku pervec pushkes Malazezet perdoren edhe hilet e dredhit. Vlen te theksohet forca morale e kelmendaseve Uc Turku, Dede Coku, Fran Pali, e Prek Cali qe nuk u joshen para parave Malazeze, ne kembim te Vermoshit. Kelmendasit u gjenden ne balle te luftes ne mbrojtje te tokave te tyre edhe gjat vitit 1913. E vecanarishte ne vitin 1915


Kure Mali i Zi kerkonte te zbatonte Traktatin e fshehte te Londres, po te 1915. Ne vijim te qendreses se Kelmendaseve per trojet e veta vlen te shenohet Memorandumi i 26 majit te vitit 1913 qe dergohet autoriteteve Britanike ne Londer te cilin e nenshkruajn. Kol Nika, Gjon Neli, Prek Groshi, Gjergj Preci, Luk Nika, Gjeto Deda, Prek Zuri, Baza Doshi, Prek Shtjefni, Luc Ujka, Tom Gjoni, Prel Toma, Kol Preci, Marash Vata, Pjeter Noka, Tom Prela, Pashko Elezi, Mark Kola, Mark Ujka, Pjeter Deda, Zef Pjetri, dhe Zef Gjoni.Nuk duhet lene pa permendur luftetarin Memi i Smajlit, tmerri i Malazezeve, Prel Memen Dragonin e Pathyeshem, Gjek Mark Gjeloshin me tre djemt e Noke Gjeloshit Can Lucen, Gjek Ujk Gilen e mbi te gjitha Noren e re te Kelmendit Rose Marken nga Vukli qe vrau Malazezin Fil Boj, per te marre gjakun e vellait qe ia kishin vra.Trimerin e Kelmendit e provuan edhe Austriaket qe deshen te pushkatojne Kelmendin, ku vlen te shenohet beteja e 17 tetorit 1918 ne Qaf te Predelecit dhe Gropa te Selces, ku Kelmendasit zune 700 ushtar rober, ne mesin e te cileve edhe 17 oficer. Austro-Hungarez.


Kelmendasit ishin ne kembe ne mbrojtje te lirise edhe gjat vitet 1919-1920, por edhe ne ruajtjen e trojeve te tyre teper te lakmueshme nga fqinjet Serbo-Malazez. Ne vitin 1920, 17 dhjetor Shqiperia u pranua antare e lidhjes se kombeve, me 9 nentor 1921 ju njoh pavaresia ne kufite e vitit 1913, por ceshtja e kufirit te Vermoshit ende e pazgjidhur. Deri me 26 korrik 1926 qe u nenshkrua protokolli i Firences i paracaktuar ne konferencen e ambasadoreve te Prillit 1925. Ku Vermoshi u nderrua me Shen Naumin. Gjithsesi Kelmendasit e mbrojten deri ne funde Vermoshin e tyre me ne krye Prek Calin. Gjat luftes se dyte botrore Kelmendasit u gjenden nen pushtetin e Koalicionit fashist Italo-Gjerman. Sidoqofte interresante eshte ‘’enderra’’ e bashkimit te trojeve etnike qe Italianet e instaluar ne Selc e shpallen me 23 prill 1941, ku Kelmendi u bashkua me Plav-Gucin. Por kjo enderr mori funde ne vitin 1943 kur edhe kapitulloi Italia. Kelmendasit ishin nder te paret qe kapen pushket edhe kunder regjimit komunist qe u instalua ne shqiperi ne vitin 1945. Regjim qe zgjati afro 50 vite konkretisht deri ne vitin 1990, vite te cilat nga Kelmendi regjimi komunist Vrau dhe Pushkatoi 86 persona, nderkohe qe ka interrnuar e burgosur qindera te tjere.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...