2018-04-10

Befasia mes legjendës dhe të së vërtetës në një dashuri hyjnore.


Armela Hysi


Përshtypje nga novela:“Legjenda e dashurisë së Arkitekt Sinanit me Sulltaneshën Mihrimahn”, e shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe e Penës”
  
   

   Zonja e Letrave Shqipe,  Mjeshtrja  e Madhe”, Vilhelme Vrana Haxhiraj, me mëse 42 tituj botuar në 20 vitet e krijimtarisë së saj, në një jetë të rifituar prej dhëmbëve të diktaturës komuniste, vjen në këtë pragpranverë me një libër të ri. Autorja vjen sërish për të rinovuar takimin e saj me lexuesit me novelën e bukur“Legjendë...apo e vërteta e një  dashuri e hyjnore?!” ku flitet për dashurinë e jashtëzakonshme tëArkitekt Sinanit me Sulltaneshën Mihrimahn. Ajo i sjellë lexuesit të letërsisë së saj një libër që lexohet shpejt, por që lë vrag dhe mbetet në mendje për një kohë të gjatë. Në këtë rrëfimtari trill, Vivra duke hyrë në botën shpirtërore të njërës prej femrave më të njohura në hierarkinë dhe politikën e Mesjetës, me mendje, shpirt dhe zemër na çon larg, shumë larg si në kohë, ashtu, edhe në hapësirë.
    Nuk di nëse bota njerëzore do të zgjidhë ndonjëherë  dhe do të vërtetojë dualitetin, nëse ka qenë “ambicia”e Zotit që krijoi njeriun, apo ambicia e njeriut që krijoi Zotin, natyrisht ky i fundit imagjinar apo sureal. Përditë ndeshim që njeriu virtualisht beson në ekzistencën e një fuqie të mbinatyrshme, së cilës i falet, i lutet, madje deri në një cak apo kufi, edhe i beson fuqisë së tij. Porse në përçapjen e shoqërisë njerëzore në këto 21 shekuj-dëshmi qytetërimi, njihen qartë dy nga llojet e krijimeve që njeriu përfeksionoi si provë të ekzistencës së tij mbi planet. Nëse kjo vërtetohet ndonjëherë, për çdo skeptik, një lidhje e tij me një forcë të mbinatyrëshme superiore, është e sigurtë, se të dyja këto, janë dhe kanë shërbyer si porta komunikimi të reales me irealen, të dukshmes me të padukshmen apo të mundshmes me të pamundurën. Diçka e tillë si mënyrë komunikimi në novelë ekziston te ndërtesat dhe librat, si dhe te lidhja e njeriut me Zotin. Këto lidhje në novelë përshfaqen tek dashuria për artin dhe konkretisht, skulptura e Sinanit apo piktura e Mihrimahnit, që për autoren, arti i shprehur në to, luan rolin e fijeve të padukshme që gërshetojnë ndjenjat e tyre. Në këtë rast arti gurskalitur i arkitektit të famshëm apo ndjenjat e Sulltaneshës të shprehura në të ujtën e pikturave Ebru, në novelë, zenë vendin e personazheve që shprehin ndjenjat virtualisht. Pra në këtë novelë kemi të bëjmë me çdo lloj përmbajtje a pamje që nënkuptojnë këto fjalë në shekuj përmes sendeve jofrymorë.
   Është një komunikim ky, ndërmjet njerëzve me njëri-tjetrin, prezent, me brezat e kaluar e të ardhshëm, komunikimi i njeriut me hyjnitë , apo, siç duan të besojnë idhëtarët e ndryshëm të asaj lidhjeje shpirtërore e ndërgjegjësore mes vetë Perëndisë me njerëzit. Kjo lidhje me, apo pa ndërgjegjen e plotë të vetëqenies humane, por si një gjë që i vjen natyrshëm dhe gati-gati instiktivisht, sepse me atë gjithmonë lidhet diçka hyjnore që u përket të dy faktorëve të këtij binomi: “dashurisë”.
 Këto dy krijime, që sipas Hygoit në “Katedralen e Parisit”, mund t'i quajmë se janë në një pikëtakim i ndërsjellë për nga zhvillimi dhe lehtësia e arritjes së shprehjes. Kjo pasi në një frymëzim gjenial, profetik, ai thotë se si në shekuj njeriu ka përdorur ndërtesat si kulmin e elokuencës së tij shpirtërore, në këtë mënyrë jep mesazh për ekzistencën, njohuritë, madhështinë, por dhe intimitetin e botës së tij të brendëshme. Ndërsa ardhja e letrës, shtypshkronjës, librit të leht’arritshëm tashmë tek lexuesit, e bëri të “çlirojë” energjinë e tij krijuese në të, duke zëvendësuar pra pjesërisht, arkitekturën gjeniale, me elokuencën letrare. Pra lidhja ekzistuese mes botës së brendshme shpirtërore  me botën e  jashtme që është libri, i cili shkon te lexuesi, janë mënyra se si njeriu zbulon dhe kondenson në art madhështor frymën hyjnore që gjendet brenda tij. Këtë gjithmonë dhe parreshtur ai e arrin, i frymëzuar nga ndjenja hyjnore “dashuria”.
    Nëse arti i shprehur në gurë nga arkitekt Sinani, apo në letër nga sulltanesha piktore është monumentale, por padyshim ajo që mbetet pas njeriut, ose pas fasadës së këtyre veprave artistike që jetojnë më gjatë se artisti, është dashuria, ajo ndjenjë për të cilën njeriu jeton. Njeriu krijon për të thirrur: “Unë jetoj, kurse arti im apo vepra ime, pas meje, ndërkohë do të shprehin përjetësinë… ”  
     Ndaj Mihrimahni me Sinanin u dashuruan, se përballë të qenësishmes përherë ekziston harresa që njeriu është i vdekshëm, por duke bërë art, duan të thonë e të vërtetojnë se dashuria e pavdekshme vetëm me të mund të shprehet. Vetëm me një art simbolik e të pakrahasueshëm, ku shprehet bota e brendshme e artistit, përceptohet kjo ndjenjë sa e bukur dhe po aq e dhimbshme. Dashuron sepse, dashuria është gjithëçkaja që bashkon dy shpirtra binjakë dhe që plotëson njeriun, duke e bërë atë më njerëzor dhe më të dhimbshur.
 Kushdo qoftë ky njeri, i lindur nga dy prindër të rëndomë, apo i vetë Të Madhërishmit Sulltan Sulejmani, një ndër figurat më të ngritura dhe më të ndritura në botën e asaj kohe, të periudhës së tij dhe gruas së tij të ligjshme Hyrrem Hanëmi, ka nevojë për pak liri vetjake. Në pozita të tilla është edhe e bija e tyre, Princesha e kësaj historie, Sulltnesha Mihrimahn,  e cila kërkon të gjejë gjysmën e vet, që ka nevojë ta realizojë me magjinë që dhuron dashuria e pavdekshme.
Gjithmonë janë të pranishme këto mendime grishëse dhe sa filozofike, po aq edhe të stamposura në poret e të përditëshmes. Janë sa të shumëpërgjigjura dhe të shumërrahura, po aq edhe konstante  pa përgjigje, që qarkullojnë në mendjen e lexuesit tek nis të bashkëudhëtojë me dashurinë e Sulltneshës Mihrimahn me njërin ndër mjeshtrit më të mëdhenjë të arkitekturës së Mesjetës dhe të të gjithë kohrave, Arkitekt Sinanin. Me këto personazhe të Mjeshtres së  Madhe ,Vilhelme Vrana Haxhiraj në novelën e saj më të re, ku përfshihen figura historike nga më të njohurat e kohës së tyre që shkrimtarja i sjellë në këto faqe me një histori të prekshme dashurie. Nëpër faqet e novelës flitet për një dashuri të madhe, të parealizuar që shkon kundër rrymës së kohës, sepse kjo ndjenjë që e madhon njerinë, nuk e zgjedh as kohën kur duhet të lindë, as vendin, as shtresën shoqërore se ku do të zhvillohet. Është paqtimi dhe njehsimi në një të vetme i dy shpirtrave që nuk njohin moshë apo rregulla, nuk diktohen as urdhërohen por vetëm shkrihen tek njëri-tjetri aq natyrshëm sa edhe hyjnitë do t’i kishin zili. E dëlirë, e pafajshme si rrezja e diellit, e hajthme si vet rinia, e  bukur e dhimbshme, lozonjare, plot dritë dhe lumturi, e tillë përshkruhet nga autorja dashuria e jashtëzakonshme e sullatneshës me arkitektin shqiptar.
    Një princeshë otomane, ëndrrathyer në dashuri dhe një arkitekt që dashurinë e tij e shndërron në art, shprehur në ndërtesa madhështore, të cilat edhe sot pas katër shekujsh ngrihen të dëshmojnë e të frymëzojnë njerëzimin për vepra të mëdha që përshkohen nga ndjenja e dashurisë së përjetshme...Si këto vepra madhore, e tillë, hirplote dhe e madhërishme, erdhi deri në ditët tona kjo legjendë dashurie, që ngeli sekret i shekujve. Por e sotmja udhëton në të djeshmen dhe duke e zhbiruar atë, u heq koren plagëve të kohrave për të njohur bukurinë e jetës, një jete që nuk ekziston më. 


***






FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT U NGRIT...

Image result for fritz radovani

Nga Fritz RADOVANI:

Image result for DED GJO LULI

MBAS  KASTRIOTIT  ERDHI  DEDË  GJO’ LULI
 Image result for DED GJO LULI

DEDË GJO’ LULI
(1840 – 1915)




FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT U NGRIT...

Kishin kalue jo vite, po shekuj kur Flamuri i Gjergj Kastriotit kishte ra nga Kështjella e Krujës Heroike dhe bashkë me Heroin tonë Kombëtar ishin vorrosë për me u kalbë. Shtërgata e robnisë turke kishte mbulue me brraka uji gjithë Trojet tona, ku shuhej çdo ditë çdo virtyt dhe shpresë e Shqiptarëve. Ishin përdhosë kështjella e kulla ku dikur ndër ato hatlla varej me madhshti Lahuta, martina e huta; që tashma ishin ba vetem vende të shkreta ku këndonte qyqja e kulumrija...
Image result for DEDE GJO LULI

Ishin thye e ra përtokë deri ndër vorret e të Parvet Kryqat e drunit të lisit e të çamit. Deri poshtë ku derdhej gryka e lumit ishin shue shenjat e pushimit, vue nga dalta ndër shkambij. Shqiptarët, rrugë pa rrugë, përditë e ma shumë zhyteshin në humnerën e mjerimit e të padijes. Dhuna kishte shpërba edhe gurin e kthye në ranë, thonë disa, po vende-vende edhe në pluhun e baltë të kuqe nga gjaku me të cilin mbruhej e njeshej për thundra të kuajve të robnuesit, i cili krenohej ngallnjimtar mbi eshtnat e nxjerruna nga vorret e shpuplueme, të shkapërndame e të tretuna në të katër anët. 

Picture

Mbi kumbonaret e Kishave të vjetra monumentale ngrihej nalt një copë zhele robnije, që tregonte se mbi këte “minare” nuk do të ketë kurrma Kryqa, dhe se Shqiptarët nuk do të dijnë “asnjëherë” çka u pat mësue dikur Imzot Pal Engjulli i Drishtit, rrenuem e ba rrafsh me tokë. Ishte shue jo vetëm rrezja e dritës së shpresës për Liri, po edhe dielli ishte zanë nga një tymnajë e vransinë që njillte kob. 


Image result for DEDE GJO LULI

Vetullat e burrave ishin bashkue e ba hulli si t’u kishte shkrepë rrufeja në votër e shkimë me farë e fis gjithshka që u kishte falë i Madhi Zot brez mbas brezi. Vetëm kelkaza aty-këtu çilte ndonjë lule e vyshkej nën ferrat e morrizat e pafarë që e patën mbulue këte Dhé të bekuem dikur,..ku, tashma as dallëndyshat nuk vinin në stinën e tyne, se as pranverë nuk kishte ma! 


Image result for DEDE GJO LULI

Zhegu aziatik i kishte përvlue e zharitë si mos ma keq fusha e male e kthye në shkretinë, ku ndonjë gomar fatzi kryente sherbimet e deves për pushtuesin barbar. Edhe qentë e fshatit nuk lehnin ma, se portarja ishte thye natën kur ndër shtëpija kishte msy e mëshef pabesia e shnderimi i robnuesit përbindsh. 

Picture

Burri nuk mbante ma as gurin unur të trashiguem ndër shekuj me llullën e vet prej druni ku ishte ma i forti, daltue nga çobajt fatzez që rritnin desht për me ua shtrue sofrat rrumbullake “felëshuesëve”, të cilët shoqnonin ferlikun e rakinë me vallet turke e kangët mortore të tymosuna nga flaka e zbehtë e drunit të pishës, derisa dikur fillonte me dalë drita, e atëherë kujtoheshin për ndonjë pusi që kishin vue ditën ma parë, e në të zbardhun të dritës, edhe pse ishin të përgjumun, delnin ndër prita e ashtu në kllapi, kishin ndigjue kushtrimin e ndonjë Malësori që kishte lajmërue se kishte lé një Djalë në oxhakun  e vjeter të Gjo’ Lulit...

Image result for DEDE GJO LULI


E Baba i pat vue emnin Dedë, si ta kishte ditë se Ai Emen do të vinte dita e ka me u daltue me shkronja t’ arta!
Picture

Emen që u pat kallë mneren turqve e shkjeve, e besa, ma fort se askujt tradhëtarëve të Atdheut e të Fesë së Gjergj Kastriotit tonë.
Mbërrijti lajmi edhe ndër shtëpijat e vjetra të Shkodrës se Dedë Gjo’ Luli asht rritë e ba Burrë e madje edhe i fortë...

Image result for DEDE GJO LULI
Kishte ba konak e votra e Tij mbushë prej Zotit me djelm, me djelm të pashem e vigaj mali si Baba i Tyne, tashma në të shtatdhetat vjetë... E brezi i tyne vetëm vezullonte nga dorcat e armëve që rrethonin belin e drangojve. Sytë ua kishte dhurue Shqipja dykrenare! Mustaku i shndriste si thupra e sermit që dredhej mbi kronin ku buronte fjala e Burrit... Mbi sy binte vetem qeleshja e bardhë bilur si bora e majeve të Alpeve tona ku sundonte ende vetëm Shqipja e kurrkush tjeter nën çatinë e vume nga dora e Krijuesit!
Qielli hapej e mbyllej nga vetëtimat e asaj pranvere, që ç’mos kurrë, dishka donin me njellë e lajmërue n’ ato ana...

Picture
Edhe dielli që deri atëditë nuk kishte mujtë me shkri as boren mbi majet e atyne maleve, filloi me vezullue e me ra edhe mbi çatijat e shtëpijave, që kishin mbetë pa u shembë. Fyelli i barijve ndigjohej deri larg ndër pyjet ku strofullat e arijve kishin fillue me u shprazë, se edhe vetë bishat kishin marrë iken... 

Image result for DEDE GJO LULI

Po, po, kishin fillue me marrë iken, se ndër male ku ishin shue fiset e dalë faret Burrat e Atdheut, armët e tyne ishin rreth brezit xhubletës e kishin zanë vendin e postavës e të sermit, që dikur diftonin nusninë e tyne që edhe ajo vyshkej sa djali shkonte ushtar i dhunuesit pashpirtë.
Picture

Ata tashti ishin perkrah Burrave ndër male. Duert e tyne ishin ato që kishin rrokë dikur ata filiza, që tashti ishin ba Burra e marrë malet, e tash në krah të Atyne Burrave kishin rrokë armët e Lirisë së Atdheut! Ishte dikund andej Nora e Tringa, e ishte Shota, ishte mbarë vajznia e granija, ishin po lulet e zambakët e bardhë si bora, që kishin çelë edhe ata ndër gur’ e shkambij bashkë me vjollcat e pranverës së 1911...


Picture

Ishin Malësorët Shqiptarë, që i drejtonte një Dedë Gjo’ Lul!
Picture

Ishin, po, Ata Burra që kishin shpalosë e nxjerrë nga dheu një Flamur të balsamosun me gjakun e Heronjve e të ruejtun mbrendë thellë në vorrin e Gjergj Kastriotit, në atë Vorr që asht edhe sot, i ruejtun nga Ata besnikë të përjetshëm, që me duertë e tyne të Shugurueme tashti edhe Ata kishin rrokë Armën e Lirisë, Kryqin, e Arma e Lirisë në duert e Shugurueme me Bagmin Shejtë nuk përdhoset kurrma,.. kurrma!

Picture
Plasi Toka Arbnore e mbi një Shkamb me emnin Deçiq u vue një Flamur i harruem ndër shekuj. Vërtetë i harruem gati sa mos me u njohë, por i ruejtun dhe i mbrujtun me Gjak të freskët Herojsh, që me një guxim të pashoq, e nxorën nga Vorri i Shejtë, ku dhunuesi turk mendoi se aty e ka vendin ku Ai do të kalbet e do të shuhet përgjithmonë.
107 vjet ma parë, me 6 Prill 1911...Me Dedë Gjo’ Lulin...

Picture

Mbarë Malësia me armë në dorë u rreshtue me e mbajtë nalt Atë Flamur të bekuem, që u shpalos nga gjokset e At Mati Prennushit e At Buon Gjeçaj!..
I madh e vogël pa kursye as jeten e vet u banë mburojë!
Atdheun filloi me e rrah flladi i freskët i Lirisë!

Picture
Fitorja e shpërblyeme me gjak ndër shekuj erdhi!
Urata, lutja, kanga e falnderimi ndaj të Madhit Zot s’ pushonin!
Secili, sa kishte forcën, me një kurban i rrinte pranë shtizës...

Picture

Pikë lotit nuk shihej n’ Atë vend, veç gaz e hare në sytë e Atyne Burrneshave që këndonin e shkrepshin armët...

Picture
Edhe gratë me të zeza e gjetën një “shenjë” me u gazmue!
Aty pranë në trungun e një gështenje gjuhej në shej një kapicë...

Picture

Sa andej këndej kriste bataria e Malësorëve e zanet ma  të forta e të fuqishme thenin heshtjen shekullore me ushtimën e tyne ndër ato maje malesh, tue jehue e tue u derdhë me jone hyjnore drejt Qiellit paster me një Kushtrim të pafund, që zbriti ndër ato lugina të prarueme e u bashkue me valët e dallgët e harrlisuna të Adriatikut...tue zgjue mbarë një Europë:

Picture
“Oooo... Burra bre... çonju se Flamuri i Gjergj Kastriotit u ngrit edhe njëherë në Tokën Arbnore!...”

Picture
Ai u ngrit për mos me zdrypë kurrma,..kurrma!
Tingujt e Lahutës...vazhdonin Kangët e veta...
***
Shenim nga F. Radovani: 

Pjesë nga libri i F.Radovanit “DEDË GJO’ LULI”, botue në vitin 2011, me rasen e 100 vjetorit të ngritjes së Flamurit në Deçiq...



Sa shumë Sex-Skandale



nga Andon Dede, Nju York


Paraprakisht të biem dakord apo të sqarojmë vetë temën: është fjala për skandale që kanë të bëjnë me seksin, pra që janë evidentuar përmes denoncimeve apo zbuluar nga mediat në rrugë të ndryshme, në një kohë që veprimtaritë e lidhura me këto lloj marrëdhëniesh, të ligjëshme apo të paligjshme, të moralshme apo të pamoralshme, vazhdojnë normalisht si më parë. Pse e them këtë? Se ligje, udhëzime e rregulla për shkelje të tilla, kanë ekzistuar e janë në veprim edhe sot e kësaj dite, pa as më të voglin ndryshim. Unë kam punuar vetë në administratën amerikane, nëpunës në Bashkinë e Nju Yorkut, dhe ligjet e rregullat që lidhen me këtë problem të bëhen të njohura qysh kur fillon punën e nënshkuran kontratën. Përveç kësaj, herë pas here, na dërgoheshin kujtesa/memorandume për të qënë sa më të kujdesshëm në marrëdhëniet me njeri tjetrin, për sa më sipër. E bëra këtë parantezë, për të theksuar edhe një herë atë që thashë më lart, se rregullat e ligjet kanë qënë e janë po ato dhe nuk ka ndryshuar gjë, siç mund ta ketë perceptuar gabimisht dikush. Problemi, pra, shtrohet: sa shumë Seks-Skandale që janë zbuluar e po zbulohen, pavarësisht se ato absolutisht nuk japin pasqyrën e vërtetë të realitetit. Presidenti Trump e shpalli prillin si muajin e luftës kundër ngacmimeve seksuale por, për mendimin tim, nuk ka për të sjellë asgjë të re. Për më tepër që në adresë të vetë presidentit vazhdojnë akuza e thashetheme për skandale të tilla që lidhen me të, para e gjatë presidencës.
Për nga mënyra se si po zhvillohet dhe sidomos nga psikoza e përgjithëshme që ka krijuar, fushata e filluar muaj më parë e që po vazhdon akoma, me too/edhe mua, sado qesharake të duket, më kujton fushatat e dikurshme të Diktaturës tek ne, si fjala vjen, ato të luftës kundër besimeve fetare e zakoneve prapanike, për emancipimin e gruas, e sidomos ajo që u zhvilluapas shkrimit të “ZP”-së, “Kur flet klasa, nuk flet burokratizmi”. Në atë kohë, me përjashtime të vogla, të gjithë gdhiheshin e ngryseshin me lepurin në bark se mos iu dilte emri në listat e qarkullimit, pa asmë të voglin motiv bindës, por thjesht se pushtetarëve iu duhej një psikozë e tillë, për ta mbajtur popullin të nënshtruar. Mjerë ata qëi zinte lapsi.
Vimë tek tema që nisëm. Thashë, pra, që dhe këtu në Amerikë apo dhe shumë më gjerë, është krijuar e njëjta psikozë. “Tani ke frikë edhe të bisedosh për tema të tilla me koleget e punës, thoshte dikush, pak ditë më parë, jo më t’i hedhësh dorën e ta përqafosh miqësisht”. “Valët goditëse” të akuzave për përdhunime apo dhe thjesht ngacmime seksuale nuk kursejnë asnjë, nëtë gjitha fushat e jetës e të veprimtarive njerëzore, si në politikë, media, arte, sporte, administratë e kudo. Çdo ditë dalin emra të rinj të abuzuesve e viktimave, intervista e diskutime të gjata, në tërë mediat e shkruara e elektronike.Është folur e po flitet aq shumë sa e ke vështirë në mos të pamundur të thuash diçka të re. Megjithatë, marr guximin që përmes këtyrerreshtave të shpreh disa opinione apo përjetime vetjake për skandalet e mësipërme, me shpresën apo dëshirën e mirë se mbase arrij të hedh mbi to një këndvështrim sadopak të veçantë.
* * *
Të jem i sinqertë me lexuesin, unë nuk u habita nga gjithë sa ka ndodhur, duke pasur parasysh si përvojën në vendin tonë apo dhe këtu në Amerikë e më gjerë. Ajo që më befasoi këtu ishte diçka tjetër: qëndrimi që u mbajt ndaj atyre që u akuzuan, cilëtdo qofshin ata. Po të kthehem pas në kohë, më duhet të pohoj se habia më e madhe imja ka qënë që në vitet e para të ardhjes këtu, me skandalin e Klintonit. “O Zot, thosha me vete, si ka mundësi të përfshihet në një skandal të tillë njeriumë i fuqishëm i botës?!” Jo se nuk dija se ç’kishin bërë dhe shumë nga para-ardhësit e tij, (mjafton të kujtojmë Kenedin), por pse ai qe treguar aq naiv sa t’iu jepte rast të tjerëve për ta goditur kur i kishte të gjitha mundësitë ta kalonte pa u lagur, si plot të tjerë. Ndodhi që në ata muaj nuk kisha filluar akoma punë dhe pata kohë ta ndjek direkt në televizion gjithçka që lidhej me atë skandal, përfshi dhe impiçmentin/gjykimin e famshëm në Senat. Më bënte përshtypje edhe qëndrimi partiak i kongresmenëve dhe senatorëve, me ndonjë përjashtim të vogël. Po kështu, më la pa mend edhe skandali me ish-guveranatorin e Nju Yorkut, Spicer, që kishte qënëmë parë Prokuror i këtij shteti dhe iu kishte kallur datën magnatëve të Uoll Street-it, të cilët bënë festë kur morën vesh skandalin e tij. Me që punoja në Daun Taun, njëmëngjez mu desh të kaloja pranë këtyre zyrave dhe shoh poshtë monumentit të Uashingtonit njëpankartë të madhe, krahas shumë të tjerave, ku me shkrim dore nuk linin sharje pa thënë për të,gjë që më kujtoi gjithashtu fletë-rrufetë/dacibaot tona. I treti skandal i madh që më ka lënë mbresa qe ai me D.S.Khan, ish-drejtorine FMN-së. Rastësisht atë e pata parëpo ato ditënë televizion, në presidiumin e një forumi botëror, me ekonomistë e funksionarë të rëndësishëm. Kur e dëgjova lajmin sikur nuk e besova; “mbase është fjala për ndonjë tjetër”, thashë me vete. Të nesërmen, kur doli i arrestuar, i parruar e me një xhup të zakonshëm, para trupit gjykues, u shtanga. Veç, mbas habisë së parë, nisa të arsyetoj për forcën e ligjit këtu, para të cilit janë të gjithë të barabartë, përndryshe,ish-kandidati për president i Francës, nuk do të përfundonte në qelitë e policisë së Nju Yorkut. Ndërkohë, skandalet vazhdonin, në nivele të ndryshme. Vetëm përmendja e tyre do shkonte shumë gjatë, por të kthehemi tek situata e sotme, që nisi me denoncimin nga disa aktore për producentin e njohur të Hollivudit, Venstein. Ai paskej qënë vërtet njëpërbindësh, me ç’po shohim në listat që po shtohen përditë; ka spekulluar poshtërsisht me pushtetin që i jepte jo vetëm posti që mbante por dhe milionat që zotëronte.Veç një gjë guxoj ta them përsëri: mirë ai që paskej qënë i tillë, po tërë kjo mori viktimash pse nuk e denoncoi me kohë maniakun e përbindshëm, por pritën e pritën deri sa nuk mbante më ujë pilafi?! Kjo ka vlerë dhe për shumë skandale të tjera që dolën e vazhdojnë të dalin pas tij, ndonëse, për shumicën e tyre, është fjala për episode të ndodhura dhjetra vite më parë. Denoncimi në kohë jo vetëm do t’i bënte ato më të besueshme por do të parandalonte e do ta lehtësonte edhe keqbërësin. Nga heshtja e tyre nuk e pësuan vetëm ato por një rreth shumë më i gjerë. Jo vetëm kaq, por le ta shtyjmë bisturinë edhe pak më thellë. Shumë syresh, siç e pohojnë dhe vetë apo e lënë të nënkuptohet, e kanë toleruar abuzimin me të apo dhe me të tjerë, në këmbim të favoreve që kanë përfituar. Sikur të më jepej rasti, do t’ju thosha këtyre zonjave apo zonjusheve, se ky veprim i tyre është as më shumë e as më pak por prostitucion i pastër. Ndryshimi mes tyre dhe atyre të rrugës, është vetëm formal se në përmbajtje është po ai: paret që marrin ato hallexhesha buzë trotuareve, këto të fundit i konvertojnë në favore nga më të ndryshmet. Në një këndvështrim gjakftohtë e racional, këto të fundit janë edhe më të papranueshmee pse jo, edhe më të dënueshme se të parat, me që, veç mëkatit janë dhe me dy fytyra, nga që përpiqen ta shesin veten si të ndershme në mos edhe puritane, kur në fakt, edhe këto, njëlloj si të parat, i kanë nxjerrë hiret e tyre në treg. Unë as i gjykoj e as i paragjykoj të dy kategoritë, puna e tyre, por këto të dytat të mos përpiqen të na shiten ndryshe nga ç’janë, siç lexojmë e dëgjojmë në intervistat që japin. Mëkati i tyre kështu shumëfishohet.
* * *
Habi, pse jo dhe keqardhje, shkaktuan tek unë goditjet që morën disa personalitete tepër tënjohura të Medias, sidomos tre prej tyre, që pa diskutim, përbënin tre ikona në televizionet amerikane:Bill O’Reilly, Charlie Rose dhe Matt Lauer, sidomos për dy të parët që i kam ndjekur më shumë. Jam i bindur se nuk jam i vetmi në këto që po them, madje dhe vetë kolegët/et e tyre të punës, ishin të dubluar/a në qëndrimet që mbajtën, bile dhe vetë presidenti Trump. Siç shprehemi në këto raste, unë vdekjen e dija por që mund të pushoheshin nga puna Bill O’Reillye Charlie Rose, këtë s’e mendoja kurrë.Për 16 vjet me radhë, sa vazhdoi, emisioni i përditëshëm “O’Reilly Factor” ka shënuar shikueshmërinë më të lartë në llojin e vet, ndërsa intervistat dhe bisedat e Charlie Rose ishin ndër më të ndjekurat, jashtë çdo dyshimi.
Mund të vazhdoja edhe më tej në përsiatjet e mija, madje edhe duke e spostuar fokusin andej nga anët tona ku, mëkate të tilla, mbase jo aq shumë për fajin tonë, i gjen më bollëk por, me që e ndjej se u zgjata, le ta lëmë këtë për ndonjë shkrim tjetër.
Nju York, 7 prill 2018

PO T’ ISHTE ENGJULL... A DO T’A MBANTE DREQI KAQ AFER VETES ?



Image result for PRANE DREQIT FRITZ RADOVANI

Nga Fritz RADOVANI:



KERKOVA  PO, NUK  E  GJETA  KUND

Image result for PRANE DREQIT FRITZ RADOVANI


PO T’ ISHTE ENGJULL... A DO T’A MBANTE DREQI KAQ AFER VETES ?
Kam lexue disa artikuj per Pllumb Xhufin, që nuk i shkon ai emen pranë dreqit!
Njeni i thotë “zotni”, tjetri “profesor”, një tjeter “historian”... Ndersa ai, kujton se me të vertetë i meriton “ata tituj” që nuk dij me i kuptue se ku rrijnë... Ndonse, të gjithë “ata” që vajtuen Enverin dhe Ramizin me vjerrsha e fjalime, vazhdojnë me ruejt “titujt”!
Sami Frashëri ka thanë: “Fjalët e keqdashësit janë si qymyri, që edhe po s’të dogjën, të nxijnë!” Me siguri kjo aksiomë asht kryefjala e “akademikëve tanë”! Ata sot nuk kanë se shka me djegë ma, se Shqipnia asht ba zhari... Po, shpifjet e fallsifikimet po e bajnë edhe ata punen e vet, se sllavokomunizmi anadollak i vitit 1941, gjoja “nuk ishte çfarosës”!!..
Ai ishte vertetë sllavokomunizem, që pat fekondue djalin e bylykbashit gjinokastrit. Dhe sot mbas gati 80 vjetësh “toka e nxime si qymyri, nxinë edhe surretnit e pasuesve të tij”!
Po mos t’ ishin shfarosës Tito, Stalini, Mao Ce Duni e sa imoral të tjerë, a do ta pranonin në strofullat e veta Enver Hoxhen e Ramiz Alinë?! Pllumbi me shokë i kanë provue ato!
Sot flitet per Enverin e Hitlerin... Xhufi duhet ta krahasojnë Enverin me Sulltanin që tha: “Duhet të shtijmë në punë të gjitha energjitë dhe armët tona në mënyrë që mos të mbesë gjallë asnji shkodranë...” Per këte temë duhet ti ketë folë si nana dhe motra e tij...
Ata që i krijuen kampet e shfarosjes e burgjet e terrorizmit në Shqipni janë vetem vrasës!
Unë i besoj pa pikë dyshimi asaj që ka shkrue z. Kastriot Dervishi!
Artikullin unë nuk do ta persëris, po do të shkruej vetem si mbyllet:
“Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin. Unë kam bindjen se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të dënojë krimet e komunizmit.”
“ -Babanë sekretar në komitet partie”
“-Nënën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”
“-Motrën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”
“-Dajën prokuror”
“-Burrin e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”…
***
Ja pra, kjo ishte çerdhja terroriste e dreqit që e polli Pllumb Xhufin me shokët e tij!
E shka kerkoni me dijtë tjeter gja... A po.., pritni që “historianët t’ ju sjellin ringjalljen”?!
Mos harroni thanjen e Shkodres së vjeter: “Shka leu prej micës gjuen mijë!” Kerkova me gjetë të pakten edhe një historian me këte prejardhje po, nuk e gjeta asnjë per farë!!..
Melbourne, Prill 2018.

"Lulet e egra" që lidhin "kokrra të buta"


Image result for PERPARIM HYSI

Nga Përparim Hysi

Është vendi për ta filluar këtë "ese" timen me thënien me vlerë të poetit Vasllav Shallamov (1907-1982) që thotë:"Nuk ka gjë më të ëmbël, se sa kur të bie në dorë një libër që nuk e ke lexuar". Kështu ka ndodhur dhe me mua: mikja ime, Majlinda Nana Rama, më ftoi në promovimin e librit të saj me poezi "Lulet e egra" dhe,ngaqë nuk e thashë dot fjalën time në atë promovim, po e bëj përmjet kësaj eseje.
* * *
Promovimi i librit me poezi lirike "Lulet e egra" u bë në një nga sallat e Akademisë së SHkencave. Paneli drejtues ishte nga njerëz, personalitete në fushën e letërsisë, si: Akademik ALI ALIU, Profesor-doktor NASHO JORGAQI, Profesor-Doktor YMER ÇIRAKU,Profesor-doktor KLARA KODRA.
Moderatori i gjithë promovimit,edhe ky një zë me pontencë në fushën e letërsisë, profesor BEHAR GJOKA që jo vetëm e drejtoi me kulturë me fjalën e tij, por dhe e"disiplinoi" paksa auditorin. Parë në tërësi, gjithë referencat e këtyre diskutantëve aq me peshë, arrihej në një emërues të përbashkët: autorja,MAJLINDA NANA RAMA, është një krijuese gjithëplanesh,se, veç poezisë, shkruan prozë; është dhe eseiste,por dhe kritike.
Kur referuesit kryesorë mbaruan referencat e tyre, moderatori, matjani i mirë,BEHAR GJOKA, befas sikur bëri një"kcim Pindarik" dhe, nga matjan që është, tak dhe veshi "qyrkun e një gjirokastriti", duke na dhënë vetëm nga një minut kohë.
Tek e dëgjova këtë kusht të mikut tim të mirë, fisnikut BEHAR GJOKA: "vetëm një minut", pa dashje u zhvendosa tutje në kohë,kur përmjet radios vinte zëri unik i këngëtarit, tani të ndjerë, AGRON BERISHA me këngën" Vetëm 5 minuta": Vetëm 5 minuta, dëgjonte dhe një bohem në fshatin tonë dhe tha:- Profesor,- m'u drejtua mua,- çfarë thotë dhe qy,AGRONI, vetëm 5-minuta, por për 5-minuta, o profesor, vetëm lepri e ka!!! Analogjia pak e "trashë, sigurisht, por dua që t'i them atij Beharit aq të mirë, që njëherë tjetër: lëshoje pak dorën,se unë., të paktën, për 1 minut mezi them emrin tim.Por jashtë shpotisë sime me"leprin" e atij bohemit, them se, nëse unë nuk qeshë i zoti, kish të tjerë që ia bën bam, si: Poeti NASE JANI që,sapo kish ardhur nga Athina; një tjetër që nuk ia mora dot emrin,kish ardhur nga Amerika dhe, në fund fare, një bashkëvendas i autores nga fshati Krahs i Tepelenës. Në promovim qenë shumë antraktivë me ndërhyrjet e tyre një aktor që recitoi poezi nga autorja dhe, si qershia mbi tortë, gazetarja dhe shkrimtarja MONIKA STAFA (SHOSHORI) i dhuroi auaditorit recitime me diksion nga libri.
* * *
Promovimi është bërë qysh në datën 6 prill dhe unë që prej asaj dite, rri dhe bëj vetgjyqësi me veten: të them apo mos t'i them ato që pashë; ato që lexova dhe, ca më shumë, ato që ndjej. Ato që ndjej, u bënë pak si ai "GURI mitik i SIZIFIT" që duket po më zë frymën. Dhe do ma zërë,po nuk e hodha tej. Së fundi, e hodha, duke përdorur si"levë të Arkimedit" vargjet e Poetit të madh,AGIM SHEHU, që thotë: "Rri,po nuk më rrihet/ se më shkojnë mornica/ edhe nisa vrapin.tutje nga Babica". Poeti ndoshta nuk i ka thënë tamam kështu dhe, nëse ia kam prishur, ai është aq zemërmadh që të më falë. Dhe mua më shkojnë mornica,por jo "për nga Babica",po për nga MAJLINDA që me"Lulet e egra" ka sjell ca lirika aq të ngrohta; aq të brishta; aq të guximshme dhe të shkruara me aq shpirt dhe me aq kulturë,sa më vjen keq vetëm për një gjë: pse nuk jam më i zoti që disa syresh t'i mësoja përmendësh, siç mësoja dikur lirikat e LASGUSHIT, të ALI ASLLANIT; të BËRNSIT; të PUSHKINIT; të ESENINIT; të OMER KHAJAMIT; të SAADIUT dhe të ndonjë tjetri, domosdo.
Tek lexoj poezitë e MAJLINDËS, ndaloj që të mbushem me frymë. Diçka, një si dritëz, ndizet së brendshmi.se aq shpirtërore është poezia. Ndodh ai fenomen që aq bukur e ka theksuar, poeti italian GIUSEPPE UNGARETI (1888-1970) që thotë:" Poezia është poezi,vetëm nëse dikush, duke e dëgjuar, ndjehet, menjëherë, i goditur së brendshmi!"
Dhe mos u godit së mbrendshmi, po munde.Ja, tek vij me vargjet e saj (vetëm me disa,sigurisht) dhe a do ndizeni a jo?" E nisëm së bashku të vështirën rruginë/kur cickat më buçitën si të bardhat lulebore/ qiejt e gojës suaj i ngrija mbi shpinë/nëpër vite, vazhdimisht, ju mbaja prej dore.) A më tej edhe ca më mirë:/ ju, të dashurit e mi, qejflinj buzëprush/që kopshtet e Edenit m'i mbollët manushaqe/ si gjerdanë të çmuar ju mbaja varur nëpër gushë/hënëzat tuaja, i ngjisja hartë në faqe/. Nuk ke si mos ndizesh dhe, në të njëtën kohë, zë ndihesh mirë, Shijon një poezi sa të ëmbël dhe, po aq, të guximshme. Se, në fund të fundit, këto vargje nuk është se shkruhen nga një adoleshente që, pas puplave, po zë e vë krahë. Jo. Përkundrazi karizma e POETES MAJILNDA NANA RAMA sa vjen dhe bëhet edhe më e plotë,por edhe më e bukur, se kjo poezi kaq e çiltër, kaq"bio", do të thosha, vjen nga një ZONJË me dinjitet e integritet, nga një familjare e mirë që ka përkrah një bashkëshort, edhe ky krijues, dhe, në të njëjtën kohë, ka dy djem si dy yje në moshën e adoleshencës. Veçanërisht, mbi ballin e saj të bardhë, duhet shënuar edhe guximi,edhe dlirësia dhe, në të njëtën kohë, talenti që,veç tjerash, kur vjen puna për poezinë, është paksa "peshqesh" nga ZOTI. NOBELISTI JOSEF BRODSKI e ka thënë me kohë këtë. E ka thënë,ende, pa e marrë çmimin:"Poezia është dhunti nga ZOTI!". Është kështu dhe nuk e luan topi. Se, kur thotë ESENINI:" Që të jesh poet,duhet të plagosësh veten kurdoherë dhe me gjak të ndjenjave tuaja, të ledhatosh shpirtrat e të tjerëve". Dhe më duket kështu ka ndodhur dhe me poezinë e Majlindës. Unë, sado që jam pak poet, tek lexoj poezitë e saj, zë e tjetërsohem. Më ka zënë ajo "Sindroma e Stokholmit" pas vargjeve të saj: sa unik e të papërsëritshëm,aq të bukur dhe me mesazhe që ta ngrohin shpirtin. Dhe mos kujtoni se flas me apriori apo po nxjerr tym nga koka si ndonjë ashik mendjerrjedhur. Jo.Aspak. Por nuk mundesh që mos "plagosesh" nga vargje të tilë,si:" O të dashurit pushkinë të mi nëntëqiejsh/ që haremit tim shpërthenit zogj të valë/... ca më tej:" Onjeginë që ma deshët akullin e huaj/ ju që më quajtët Helenë a Ana Kareninë/ ... dhe, ngaqë nuk mund që ta sjell varg për varg,shikoni se si e mbaron këtë poezi që mban titullin" Ju që më deshët me zjarr". Që ta shijoni drejtpërdrejt,ja se si mabron:
"Apollonë të regjur,vjeshtakë katërstinësh
Secili m'u lut të më bëhej një ditë burrë
Nën gjuhë më fshehët, të më takinit tinëz
Unë hënë e dikujt që s'më deshi kurrë."
I kthehem dhe i stërkthehem kësaj poezie dhe më duket , se nuk ka se si këndohet më bukur. Të duket sikur ke përpara një filxhan me musht të nxehtë dhe do që ta rrufitësh me nge nga pak. Se do që mos mbarohet, se, kur e sos, të vjen keq që nuk e ke si një send që ta marrësh me vete dhe,sa herë të të marrë malli, e nxjerr nga xhepi dhe relaksohesh.
* * *
Majlinda Nana Rama jo vetëm ka zërin e saj origjinal në poezi, por është dhe nga më uniket. Rrallë, shumë rrallë mund të gjesh të gjashmin a të gjashmen e saj në poezi të veçanta. Këtu nuk bëhet fjalë për metrikën e vargjeve dhe as për rimën e ritmin, por ajo që vë re unë dhe e veçoj ng të tjerët, se kjo poete arrin të krijojë strofa të tëra me rimë të mbrendshme. Me rimë të mbrendshme dhe kjo rimë herë është me emra; herë me mbiemra;herë me folje a ndjafolje. Kaq nuk është pak dhe nuk ke se si mos e vësh në dukje.Ja,sa për illustirm:"Zvariten/zbaviten/në kohë.pa kohë/mahniten/mbllaçiten/çuditen/veniten/ ose"ekrisur,e gremisur/e shashtisur/e vidhisur ..e çfarë të shtoj më tej. Hegeli,duke folur për poezinë, ka thënë:"Vjen nga shpirti dhe ka destinë shpirtin". Kështu ka ndodhur dhe me poezinë e MAJLINDA NANA RAMËS.Tek e mbyll këtë ese timen modeste, them ka patur shumë të drejtë,ALEHANDRA PIZARNIK që thotë:" Të shkruash një poezi, do të thotë të shërosh një plagë të thellë,sespe të gjithë jemi të plagosur". Pra,poezia është si një ilaç dhe,sa për mua, MALJINDA NANA RAMA e ka atë "lincencën e spiceres" për të shpërndarë këtë ilaç që, me të vërtetë,është kaq shërues në ditët e sotme ,kur shoqëria është ftohur dhe është bërë polare.

Tiranë, 10 prill 2018

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...