Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/04/10

Sa shumë Sex-Skandale



nga Andon Dede, Nju York


Paraprakisht të biem dakord apo të sqarojmë vetë temën: është fjala për skandale që kanë të bëjnë me seksin, pra që janë evidentuar përmes denoncimeve apo zbuluar nga mediat në rrugë të ndryshme, në një kohë që veprimtaritë e lidhura me këto lloj marrëdhëniesh, të ligjëshme apo të paligjshme, të moralshme apo të pamoralshme, vazhdojnë normalisht si më parë. Pse e them këtë? Se ligje, udhëzime e rregulla për shkelje të tilla, kanë ekzistuar e janë në veprim edhe sot e kësaj dite, pa as më të voglin ndryshim. Unë kam punuar vetë në administratën amerikane, nëpunës në Bashkinë e Nju Yorkut, dhe ligjet e rregullat që lidhen me këtë problem të bëhen të njohura qysh kur fillon punën e nënshkuran kontratën. Përveç kësaj, herë pas here, na dërgoheshin kujtesa/memorandume për të qënë sa më të kujdesshëm në marrëdhëniet me njeri tjetrin, për sa më sipër. E bëra këtë parantezë, për të theksuar edhe një herë atë që thashë më lart, se rregullat e ligjet kanë qënë e janë po ato dhe nuk ka ndryshuar gjë, siç mund ta ketë perceptuar gabimisht dikush. Problemi, pra, shtrohet: sa shumë Seks-Skandale që janë zbuluar e po zbulohen, pavarësisht se ato absolutisht nuk japin pasqyrën e vërtetë të realitetit. Presidenti Trump e shpalli prillin si muajin e luftës kundër ngacmimeve seksuale por, për mendimin tim, nuk ka për të sjellë asgjë të re. Për më tepër që në adresë të vetë presidentit vazhdojnë akuza e thashetheme për skandale të tilla që lidhen me të, para e gjatë presidencës.
Për nga mënyra se si po zhvillohet dhe sidomos nga psikoza e përgjithëshme që ka krijuar, fushata e filluar muaj më parë e që po vazhdon akoma, me too/edhe mua, sado qesharake të duket, më kujton fushatat e dikurshme të Diktaturës tek ne, si fjala vjen, ato të luftës kundër besimeve fetare e zakoneve prapanike, për emancipimin e gruas, e sidomos ajo që u zhvilluapas shkrimit të “ZP”-së, “Kur flet klasa, nuk flet burokratizmi”. Në atë kohë, me përjashtime të vogla, të gjithë gdhiheshin e ngryseshin me lepurin në bark se mos iu dilte emri në listat e qarkullimit, pa asmë të voglin motiv bindës, por thjesht se pushtetarëve iu duhej një psikozë e tillë, për ta mbajtur popullin të nënshtruar. Mjerë ata qëi zinte lapsi.
Vimë tek tema që nisëm. Thashë, pra, që dhe këtu në Amerikë apo dhe shumë më gjerë, është krijuar e njëjta psikozë. “Tani ke frikë edhe të bisedosh për tema të tilla me koleget e punës, thoshte dikush, pak ditë më parë, jo më t’i hedhësh dorën e ta përqafosh miqësisht”. “Valët goditëse” të akuzave për përdhunime apo dhe thjesht ngacmime seksuale nuk kursejnë asnjë, nëtë gjitha fushat e jetës e të veprimtarive njerëzore, si në politikë, media, arte, sporte, administratë e kudo. Çdo ditë dalin emra të rinj të abuzuesve e viktimave, intervista e diskutime të gjata, në tërë mediat e shkruara e elektronike.Është folur e po flitet aq shumë sa e ke vështirë në mos të pamundur të thuash diçka të re. Megjithatë, marr guximin që përmes këtyrerreshtave të shpreh disa opinione apo përjetime vetjake për skandalet e mësipërme, me shpresën apo dëshirën e mirë se mbase arrij të hedh mbi to një këndvështrim sadopak të veçantë.
* * *
Të jem i sinqertë me lexuesin, unë nuk u habita nga gjithë sa ka ndodhur, duke pasur parasysh si përvojën në vendin tonë apo dhe këtu në Amerikë e më gjerë. Ajo që më befasoi këtu ishte diçka tjetër: qëndrimi që u mbajt ndaj atyre që u akuzuan, cilëtdo qofshin ata. Po të kthehem pas në kohë, më duhet të pohoj se habia më e madhe imja ka qënë që në vitet e para të ardhjes këtu, me skandalin e Klintonit. “O Zot, thosha me vete, si ka mundësi të përfshihet në një skandal të tillë njeriumë i fuqishëm i botës?!” Jo se nuk dija se ç’kishin bërë dhe shumë nga para-ardhësit e tij, (mjafton të kujtojmë Kenedin), por pse ai qe treguar aq naiv sa t’iu jepte rast të tjerëve për ta goditur kur i kishte të gjitha mundësitë ta kalonte pa u lagur, si plot të tjerë. Ndodhi që në ata muaj nuk kisha filluar akoma punë dhe pata kohë ta ndjek direkt në televizion gjithçka që lidhej me atë skandal, përfshi dhe impiçmentin/gjykimin e famshëm në Senat. Më bënte përshtypje edhe qëndrimi partiak i kongresmenëve dhe senatorëve, me ndonjë përjashtim të vogël. Po kështu, më la pa mend edhe skandali me ish-guveranatorin e Nju Yorkut, Spicer, që kishte qënëmë parë Prokuror i këtij shteti dhe iu kishte kallur datën magnatëve të Uoll Street-it, të cilët bënë festë kur morën vesh skandalin e tij. Me që punoja në Daun Taun, njëmëngjez mu desh të kaloja pranë këtyre zyrave dhe shoh poshtë monumentit të Uashingtonit njëpankartë të madhe, krahas shumë të tjerave, ku me shkrim dore nuk linin sharje pa thënë për të,gjë që më kujtoi gjithashtu fletë-rrufetë/dacibaot tona. I treti skandal i madh që më ka lënë mbresa qe ai me D.S.Khan, ish-drejtorine FMN-së. Rastësisht atë e pata parëpo ato ditënë televizion, në presidiumin e një forumi botëror, me ekonomistë e funksionarë të rëndësishëm. Kur e dëgjova lajmin sikur nuk e besova; “mbase është fjala për ndonjë tjetër”, thashë me vete. Të nesërmen, kur doli i arrestuar, i parruar e me një xhup të zakonshëm, para trupit gjykues, u shtanga. Veç, mbas habisë së parë, nisa të arsyetoj për forcën e ligjit këtu, para të cilit janë të gjithë të barabartë, përndryshe,ish-kandidati për president i Francës, nuk do të përfundonte në qelitë e policisë së Nju Yorkut. Ndërkohë, skandalet vazhdonin, në nivele të ndryshme. Vetëm përmendja e tyre do shkonte shumë gjatë, por të kthehemi tek situata e sotme, që nisi me denoncimin nga disa aktore për producentin e njohur të Hollivudit, Venstein. Ai paskej qënë vërtet njëpërbindësh, me ç’po shohim në listat që po shtohen përditë; ka spekulluar poshtërsisht me pushtetin që i jepte jo vetëm posti që mbante por dhe milionat që zotëronte.Veç një gjë guxoj ta them përsëri: mirë ai që paskej qënë i tillë, po tërë kjo mori viktimash pse nuk e denoncoi me kohë maniakun e përbindshëm, por pritën e pritën deri sa nuk mbante më ujë pilafi?! Kjo ka vlerë dhe për shumë skandale të tjera që dolën e vazhdojnë të dalin pas tij, ndonëse, për shumicën e tyre, është fjala për episode të ndodhura dhjetra vite më parë. Denoncimi në kohë jo vetëm do t’i bënte ato më të besueshme por do të parandalonte e do ta lehtësonte edhe keqbërësin. Nga heshtja e tyre nuk e pësuan vetëm ato por një rreth shumë më i gjerë. Jo vetëm kaq, por le ta shtyjmë bisturinë edhe pak më thellë. Shumë syresh, siç e pohojnë dhe vetë apo e lënë të nënkuptohet, e kanë toleruar abuzimin me të apo dhe me të tjerë, në këmbim të favoreve që kanë përfituar. Sikur të më jepej rasti, do t’ju thosha këtyre zonjave apo zonjusheve, se ky veprim i tyre është as më shumë e as më pak por prostitucion i pastër. Ndryshimi mes tyre dhe atyre të rrugës, është vetëm formal se në përmbajtje është po ai: paret që marrin ato hallexhesha buzë trotuareve, këto të fundit i konvertojnë në favore nga më të ndryshmet. Në një këndvështrim gjakftohtë e racional, këto të fundit janë edhe më të papranueshmee pse jo, edhe më të dënueshme se të parat, me që, veç mëkatit janë dhe me dy fytyra, nga që përpiqen ta shesin veten si të ndershme në mos edhe puritane, kur në fakt, edhe këto, njëlloj si të parat, i kanë nxjerrë hiret e tyre në treg. Unë as i gjykoj e as i paragjykoj të dy kategoritë, puna e tyre, por këto të dytat të mos përpiqen të na shiten ndryshe nga ç’janë, siç lexojmë e dëgjojmë në intervistat që japin. Mëkati i tyre kështu shumëfishohet.
* * *
Habi, pse jo dhe keqardhje, shkaktuan tek unë goditjet që morën disa personalitete tepër tënjohura të Medias, sidomos tre prej tyre, që pa diskutim, përbënin tre ikona në televizionet amerikane:Bill O’Reilly, Charlie Rose dhe Matt Lauer, sidomos për dy të parët që i kam ndjekur më shumë. Jam i bindur se nuk jam i vetmi në këto që po them, madje dhe vetë kolegët/et e tyre të punës, ishin të dubluar/a në qëndrimet që mbajtën, bile dhe vetë presidenti Trump. Siç shprehemi në këto raste, unë vdekjen e dija por që mund të pushoheshin nga puna Bill O’Reillye Charlie Rose, këtë s’e mendoja kurrë.Për 16 vjet me radhë, sa vazhdoi, emisioni i përditëshëm “O’Reilly Factor” ka shënuar shikueshmërinë më të lartë në llojin e vet, ndërsa intervistat dhe bisedat e Charlie Rose ishin ndër më të ndjekurat, jashtë çdo dyshimi.
Mund të vazhdoja edhe më tej në përsiatjet e mija, madje edhe duke e spostuar fokusin andej nga anët tona ku, mëkate të tilla, mbase jo aq shumë për fajin tonë, i gjen më bollëk por, me që e ndjej se u zgjata, le ta lëmë këtë për ndonjë shkrim tjetër.
Nju York, 7 prill 2018

PO T’ ISHTE ENGJULL... A DO T’A MBANTE DREQI KAQ AFER VETES ?



Image result for PRANE DREQIT FRITZ RADOVANI

Nga Fritz RADOVANI:



KERKOVA  PO, NUK  E  GJETA  KUND

Image result for PRANE DREQIT FRITZ RADOVANI


PO T’ ISHTE ENGJULL... A DO T’A MBANTE DREQI KAQ AFER VETES ?
Kam lexue disa artikuj per Pllumb Xhufin, që nuk i shkon ai emen pranë dreqit!
Njeni i thotë “zotni”, tjetri “profesor”, një tjeter “historian”... Ndersa ai, kujton se me të vertetë i meriton “ata tituj” që nuk dij me i kuptue se ku rrijnë... Ndonse, të gjithë “ata” që vajtuen Enverin dhe Ramizin me vjerrsha e fjalime, vazhdojnë me ruejt “titujt”!
Sami Frashëri ka thanë: “Fjalët e keqdashësit janë si qymyri, që edhe po s’të dogjën, të nxijnë!” Me siguri kjo aksiomë asht kryefjala e “akademikëve tanë”! Ata sot nuk kanë se shka me djegë ma, se Shqipnia asht ba zhari... Po, shpifjet e fallsifikimet po e bajnë edhe ata punen e vet, se sllavokomunizmi anadollak i vitit 1941, gjoja “nuk ishte çfarosës”!!..
Ai ishte vertetë sllavokomunizem, që pat fekondue djalin e bylykbashit gjinokastrit. Dhe sot mbas gati 80 vjetësh “toka e nxime si qymyri, nxinë edhe surretnit e pasuesve të tij”!
Po mos t’ ishin shfarosës Tito, Stalini, Mao Ce Duni e sa imoral të tjerë, a do ta pranonin në strofullat e veta Enver Hoxhen e Ramiz Alinë?! Pllumbi me shokë i kanë provue ato!
Sot flitet per Enverin e Hitlerin... Xhufi duhet ta krahasojnë Enverin me Sulltanin që tha: “Duhet të shtijmë në punë të gjitha energjitë dhe armët tona në mënyrë që mos të mbesë gjallë asnji shkodranë...” Per këte temë duhet ti ketë folë si nana dhe motra e tij...
Ata që i krijuen kampet e shfarosjes e burgjet e terrorizmit në Shqipni janë vetem vrasës!
Unë i besoj pa pikë dyshimi asaj që ka shkrue z. Kastriot Dervishi!
Artikullin unë nuk do ta persëris, po do të shkruej vetem si mbyllet:
“Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin. Unë kam bindjen se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të dënojë krimet e komunizmit.”
“ -Babanë sekretar në komitet partie”
“-Nënën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”
“-Motrën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”
“-Dajën prokuror”
“-Burrin e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”…
***
Ja pra, kjo ishte çerdhja terroriste e dreqit që e polli Pllumb Xhufin me shokët e tij!
E shka kerkoni me dijtë tjeter gja... A po.., pritni që “historianët t’ ju sjellin ringjalljen”?!
Mos harroni thanjen e Shkodres së vjeter: “Shka leu prej micës gjuen mijë!” Kerkova me gjetë të pakten edhe një historian me këte prejardhje po, nuk e gjeta asnjë per farë!!..
Melbourne, Prill 2018.

"Lulet e egra" që lidhin "kokrra të buta"


Image result for PERPARIM HYSI

Nga Përparim Hysi

Është vendi për ta filluar këtë "ese" timen me thënien me vlerë të poetit Vasllav Shallamov (1907-1982) që thotë:"Nuk ka gjë më të ëmbël, se sa kur të bie në dorë një libër që nuk e ke lexuar". Kështu ka ndodhur dhe me mua: mikja ime, Majlinda Nana Rama, më ftoi në promovimin e librit të saj me poezi "Lulet e egra" dhe,ngaqë nuk e thashë dot fjalën time në atë promovim, po e bëj përmjet kësaj eseje.
* * *
Promovimi i librit me poezi lirike "Lulet e egra" u bë në një nga sallat e Akademisë së SHkencave. Paneli drejtues ishte nga njerëz, personalitete në fushën e letërsisë, si: Akademik ALI ALIU, Profesor-doktor NASHO JORGAQI, Profesor-Doktor YMER ÇIRAKU,Profesor-doktor KLARA KODRA.
Moderatori i gjithë promovimit,edhe ky një zë me pontencë në fushën e letërsisë, profesor BEHAR GJOKA që jo vetëm e drejtoi me kulturë me fjalën e tij, por dhe e"disiplinoi" paksa auditorin. Parë në tërësi, gjithë referencat e këtyre diskutantëve aq me peshë, arrihej në një emërues të përbashkët: autorja,MAJLINDA NANA RAMA, është një krijuese gjithëplanesh,se, veç poezisë, shkruan prozë; është dhe eseiste,por dhe kritike.
Kur referuesit kryesorë mbaruan referencat e tyre, moderatori, matjani i mirë,BEHAR GJOKA, befas sikur bëri një"kcim Pindarik" dhe, nga matjan që është, tak dhe veshi "qyrkun e një gjirokastriti", duke na dhënë vetëm nga një minut kohë.
Tek e dëgjova këtë kusht të mikut tim të mirë, fisnikut BEHAR GJOKA: "vetëm një minut", pa dashje u zhvendosa tutje në kohë,kur përmjet radios vinte zëri unik i këngëtarit, tani të ndjerë, AGRON BERISHA me këngën" Vetëm 5 minuta": Vetëm 5 minuta, dëgjonte dhe një bohem në fshatin tonë dhe tha:- Profesor,- m'u drejtua mua,- çfarë thotë dhe qy,AGRONI, vetëm 5-minuta, por për 5-minuta, o profesor, vetëm lepri e ka!!! Analogjia pak e "trashë, sigurisht, por dua që t'i them atij Beharit aq të mirë, që njëherë tjetër: lëshoje pak dorën,se unë., të paktën, për 1 minut mezi them emrin tim.Por jashtë shpotisë sime me"leprin" e atij bohemit, them se, nëse unë nuk qeshë i zoti, kish të tjerë që ia bën bam, si: Poeti NASE JANI që,sapo kish ardhur nga Athina; një tjetër që nuk ia mora dot emrin,kish ardhur nga Amerika dhe, në fund fare, një bashkëvendas i autores nga fshati Krahs i Tepelenës. Në promovim qenë shumë antraktivë me ndërhyrjet e tyre një aktor që recitoi poezi nga autorja dhe, si qershia mbi tortë, gazetarja dhe shkrimtarja MONIKA STAFA (SHOSHORI) i dhuroi auaditorit recitime me diksion nga libri.
* * *
Promovimi është bërë qysh në datën 6 prill dhe unë që prej asaj dite, rri dhe bëj vetgjyqësi me veten: të them apo mos t'i them ato që pashë; ato që lexova dhe, ca më shumë, ato që ndjej. Ato që ndjej, u bënë pak si ai "GURI mitik i SIZIFIT" që duket po më zë frymën. Dhe do ma zërë,po nuk e hodha tej. Së fundi, e hodha, duke përdorur si"levë të Arkimedit" vargjet e Poetit të madh,AGIM SHEHU, që thotë: "Rri,po nuk më rrihet/ se më shkojnë mornica/ edhe nisa vrapin.tutje nga Babica". Poeti ndoshta nuk i ka thënë tamam kështu dhe, nëse ia kam prishur, ai është aq zemërmadh që të më falë. Dhe mua më shkojnë mornica,por jo "për nga Babica",po për nga MAJLINDA që me"Lulet e egra" ka sjell ca lirika aq të ngrohta; aq të brishta; aq të guximshme dhe të shkruara me aq shpirt dhe me aq kulturë,sa më vjen keq vetëm për një gjë: pse nuk jam më i zoti që disa syresh t'i mësoja përmendësh, siç mësoja dikur lirikat e LASGUSHIT, të ALI ASLLANIT; të BËRNSIT; të PUSHKINIT; të ESENINIT; të OMER KHAJAMIT; të SAADIUT dhe të ndonjë tjetri, domosdo.
Tek lexoj poezitë e MAJLINDËS, ndaloj që të mbushem me frymë. Diçka, një si dritëz, ndizet së brendshmi.se aq shpirtërore është poezia. Ndodh ai fenomen që aq bukur e ka theksuar, poeti italian GIUSEPPE UNGARETI (1888-1970) që thotë:" Poezia është poezi,vetëm nëse dikush, duke e dëgjuar, ndjehet, menjëherë, i goditur së brendshmi!"
Dhe mos u godit së mbrendshmi, po munde.Ja, tek vij me vargjet e saj (vetëm me disa,sigurisht) dhe a do ndizeni a jo?" E nisëm së bashku të vështirën rruginë/kur cickat më buçitën si të bardhat lulebore/ qiejt e gojës suaj i ngrija mbi shpinë/nëpër vite, vazhdimisht, ju mbaja prej dore.) A më tej edhe ca më mirë:/ ju, të dashurit e mi, qejflinj buzëprush/që kopshtet e Edenit m'i mbollët manushaqe/ si gjerdanë të çmuar ju mbaja varur nëpër gushë/hënëzat tuaja, i ngjisja hartë në faqe/. Nuk ke si mos ndizesh dhe, në të njëtën kohë, zë ndihesh mirë, Shijon një poezi sa të ëmbël dhe, po aq, të guximshme. Se, në fund të fundit, këto vargje nuk është se shkruhen nga një adoleshente që, pas puplave, po zë e vë krahë. Jo. Përkundrazi karizma e POETES MAJILNDA NANA RAMA sa vjen dhe bëhet edhe më e plotë,por edhe më e bukur, se kjo poezi kaq e çiltër, kaq"bio", do të thosha, vjen nga një ZONJË me dinjitet e integritet, nga një familjare e mirë që ka përkrah një bashkëshort, edhe ky krijues, dhe, në të njëjtën kohë, ka dy djem si dy yje në moshën e adoleshencës. Veçanërisht, mbi ballin e saj të bardhë, duhet shënuar edhe guximi,edhe dlirësia dhe, në të njëtën kohë, talenti që,veç tjerash, kur vjen puna për poezinë, është paksa "peshqesh" nga ZOTI. NOBELISTI JOSEF BRODSKI e ka thënë me kohë këtë. E ka thënë,ende, pa e marrë çmimin:"Poezia është dhunti nga ZOTI!". Është kështu dhe nuk e luan topi. Se, kur thotë ESENINI:" Që të jesh poet,duhet të plagosësh veten kurdoherë dhe me gjak të ndjenjave tuaja, të ledhatosh shpirtrat e të tjerëve". Dhe më duket kështu ka ndodhur dhe me poezinë e Majlindës. Unë, sado që jam pak poet, tek lexoj poezitë e saj, zë e tjetërsohem. Më ka zënë ajo "Sindroma e Stokholmit" pas vargjeve të saj: sa unik e të papërsëritshëm,aq të bukur dhe me mesazhe që ta ngrohin shpirtin. Dhe mos kujtoni se flas me apriori apo po nxjerr tym nga koka si ndonjë ashik mendjerrjedhur. Jo.Aspak. Por nuk mundesh që mos "plagosesh" nga vargje të tilë,si:" O të dashurit pushkinë të mi nëntëqiejsh/ që haremit tim shpërthenit zogj të valë/... ca më tej:" Onjeginë që ma deshët akullin e huaj/ ju që më quajtët Helenë a Ana Kareninë/ ... dhe, ngaqë nuk mund që ta sjell varg për varg,shikoni se si e mbaron këtë poezi që mban titullin" Ju që më deshët me zjarr". Që ta shijoni drejtpërdrejt,ja se si mabron:
"Apollonë të regjur,vjeshtakë katërstinësh
Secili m'u lut të më bëhej një ditë burrë
Nën gjuhë më fshehët, të më takinit tinëz
Unë hënë e dikujt që s'më deshi kurrë."
I kthehem dhe i stërkthehem kësaj poezie dhe më duket , se nuk ka se si këndohet më bukur. Të duket sikur ke përpara një filxhan me musht të nxehtë dhe do që ta rrufitësh me nge nga pak. Se do që mos mbarohet, se, kur e sos, të vjen keq që nuk e ke si një send që ta marrësh me vete dhe,sa herë të të marrë malli, e nxjerr nga xhepi dhe relaksohesh.
* * *
Majlinda Nana Rama jo vetëm ka zërin e saj origjinal në poezi, por është dhe nga më uniket. Rrallë, shumë rrallë mund të gjesh të gjashmin a të gjashmen e saj në poezi të veçanta. Këtu nuk bëhet fjalë për metrikën e vargjeve dhe as për rimën e ritmin, por ajo që vë re unë dhe e veçoj ng të tjerët, se kjo poete arrin të krijojë strofa të tëra me rimë të mbrendshme. Me rimë të mbrendshme dhe kjo rimë herë është me emra; herë me mbiemra;herë me folje a ndjafolje. Kaq nuk është pak dhe nuk ke se si mos e vësh në dukje.Ja,sa për illustirm:"Zvariten/zbaviten/në kohë.pa kohë/mahniten/mbllaçiten/çuditen/veniten/ ose"ekrisur,e gremisur/e shashtisur/e vidhisur ..e çfarë të shtoj më tej. Hegeli,duke folur për poezinë, ka thënë:"Vjen nga shpirti dhe ka destinë shpirtin". Kështu ka ndodhur dhe me poezinë e MAJLINDA NANA RAMËS.Tek e mbyll këtë ese timen modeste, them ka patur shumë të drejtë,ALEHANDRA PIZARNIK që thotë:" Të shkruash një poezi, do të thotë të shërosh një plagë të thellë,sespe të gjithë jemi të plagosur". Pra,poezia është si një ilaç dhe,sa për mua, MALJINDA NANA RAMA e ka atë "lincencën e spiceres" për të shpërndarë këtë ilaç që, me të vërtetë,është kaq shërues në ditët e sotme ,kur shoqëria është ftohur dhe është bërë polare.

Tiranë, 10 prill 2018

Convertus, n’daç ndërro emër, n’daç ndërro fe, Hasan Prishtinë e Gjergj Fishtë, kurrë s’do të jesh!

Image result for MEHDI HYSENI

Prof.Dr.Mehdi Hyseni

***


Kur shoqëria është e prekur nga shumë viruse epidemike (sëmundjet, padrejtësia, pabarazia, uria, varfëria dhe papunësia... etj.), shfaqen edhe dukuri negative dhe iracionale, sepse njerëzit fatin e tyre kërkojnë në llotari, në lojëra bixhozi, në fajde, në idoktrinime të ndryshme politike dhe religjioze, në konvertimin e identitetit personal ose religjioz, në mercenarizëm, në mashtrime, në shfrytëzimin e njeriut prej njeriut, në dekadencë… dhe në filozofinë egzistencialiste, duke ëndërruar një jetë më të mirë jashtë realitetit.

Të mësohemi të jetojmë me realitetin maerialist dialektik, jo me fantazma që të prishin mendjen dhe të verbojnë sytë

Natyrisht se, do të ishte e mira e Zotit, e Kombit dhe e Atdheut-SHQIPËRISË ETNIKE, që të punojmë siç na mëson Naimi Frashëri ynë “Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë…”, të edukohemi, të arsimohemi dhe ta ndjekim rrrugën e ndritshme kombëtare dhe atdhetare patriotike të kolosëve Hasan Prishtina, të Ismail Qemalit dhe të Adem Jasharit për të dalluar dritën nga terri dhe lirinë nga robëria. Mirëpo, kjo nuk arrihet duke ndërruar emra, duke tradhtuar, duke mashtruar, duke shpifur dhe duke luajtur bixhoz nëpër taverna dhe kafene të shkollës falimentuese dekadente të egzistencializmit dhe të nihilizmit “modern”.

Me injorancë, me përralla imituese dhe me fall indoktrinues rinfus, të konsumuar për t’i çoroditur dhe infektuar të tjerët nuk bëhet ribashkimi kombëtar dhe i SHQIPËRISË ETNIKE

-Të bëhesh personalitet-VLERË me famë kombëtare dhe ndërkombëtare, emri s’lot rol, kush je, i kujt je dhe nga je, por mendja, puna e vyer, sjellja shembullore, kultura dhe vepra e dëshmuar, e çmuar dhe e vlerësuar nga shoqëria.

-Ja disa shembuj konkret nga historia, nga politika, nga kultura kombëtare shqiptare: Hasan Prishtina dhe Babai i Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali nuk e ndryshuan emrin as fenë, por ishin dhe mbetën personalitete dhe vlera emblematike të pavdekshme kombëtare dhe atdhetare shqiptare, që si SKËNDERBEU dikur, i thanë JO TERRINËS DHE ROBËRISË SHEKULLORE, duke ia kthyer pushkën Perandorisë Osmane për çlirimin, për pavarësimin, për bashkimin dhe për formimin e shtetit të parë shqiptar brenda kufijve natyralë autoktonë të Shqipërisë Etnike, më 28 Nëntor 1912.

–Të gjithë ata, që ndjekin këtë rrugë të dritshme si dielli, nuk kanë nevojë të bëhen përgaz, duke ndërruar emër, komb e fe, sepse shpëtimi i shqiptarëve vjen nga çuarja në vend e amanetit dhe e veprës së pavdekshme liridashëse, kombëtare dhe atdhetare e ndërtuar me shekuj nga plejadave e RILINDËSVE dhe e LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE (1878 -2018).

S’ka asnjë dyshim se këtë vërtetë aksiomatike e provuan edhe veprat vlerore jetësore epokale, patriotike dhe kombëtare shqiptare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të Sami, Abdyl, Naim Frashërit, të Pjetër N. Luarasit, të Papa K. Negovanit, të Hoxhë Tahsinit, të Çerçiz Topullit, të Jeronim de Radës, të At Gjergj Fishtës, të Konstadin Kristoforidhit, të Ndre Mjedës, të Filip Shirokës, të Ismail Qemalit, të Hasan Prishtinës, të Luigj Gurakuqit, të Hoxhë Kadri Prishtinës, të Isa Boletinit, të Azem Bejtës, të Nënë Terezës, të Shaban Polluzhës, të Shaban, Hamzë dhe Adem Jasharit, të Adem Demaçit, të Fazli Greiçevcit, të Rexhep Qosjes, të Ismail Kadares, të Jusuf e Bardhosh Gërvalla, të Kadri Zekës…., e qindra e mijëra të tjerëve me emra dhe me mbiemra të ndryshëm myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, që emrat dhe mbiemrat e tyre nuk ishin kurrfarë pengese, që të bëheshin pesonalitete grandaioze vlerore të kombit, të atdheut, të shkencës, të artit, të kulturës dhe të humanizmit kombëtar dhe botëror.

Prandaj, është naivitet dhe budallallëk sui generis të ndryshohet emri dhe mbiemri , sepse në rrethana dhe në kushte normale, nuk fiton as dituri, as burrëri, as trimëri, as miliona e miliarda, as nuk gëzon kurrfarë autoriteti, respekti, as besimi nga të tjerët, veçëse bëhesh komik, i dyshimtë dhe objekt talljeje, duke mos të vërë “në pullë “ asnjë njeri normal.

Ndërrimi i emrit nuk të bën patriot mbase nuk është kurrfarë obligimi dhe IMPONIMI KOLEKTIV KOMBËTAR, por vetëm një dëshirë individuale fantazie

Prandaj, ai që ndërron emër dhe mbiemër ose fe për qejf, s’ka nevojë t’u bjerë këmbanave të kishave, as t’ua nxjerrë gjumin minareve të xhamiave, sepse ai nuk është kurrfarë apeli i dobishëm human as për shpëtimin e njerëzëve nga fatkeqësitë elementare të natyrës (tërmeti, cunami), as për shpëtimin e njerëzëve nga rreziqet e luftërave dhe të epidemive të ndryshme shkatërrimtare të bashkësisë njerëzore ( kanceri, kolera…etj.), as për grumbullimin e ndihmave bemirëse humanitare kombëtare dhe ndërkombëtare, as për parandalimin e konflikteve dhe të luftërave grabitçare kolonialiste dhe neokoloniaste, as për çlirimin, as për bashkimin e as për paqen e humanizmin si vlera siprane të qytetërimit dhe të mirëqenies së përgjithshme të botës së sotme modern (e pllakosur nga varfëria, nga papupunësia, nga uria e thellë, nga sëmundjet vdekjeprurëse, nga mjerimi ekonomik, si dhe nga ekzodi sistematik i miliona refugjatëve nga konitetet e ndryshme të botës), POR vetëm një lloj idealizmi i verbër subjektiv i individëve nihilistë, të cilët ushqehen me nusprodukte të ideologjisë së fetishit, jo të ideologjisë shkencore të realitetit të materializmit dialektik.

Kjo formë e idealizmit të fetishizimit të realietit, është instrumenti ideologjik më agresiv i vetëmohimit dhe i tjetërsimit të vetëvedijes së njeriut normal, i cili në këtë mënyrë endërron për një jetë a fat më të mirë. Mirëpo, pavarësisht nga ambicia negative, asgjë nuk mund të ndryshojë duke ndërruar emrin, mbiemrin, vendin ose religjionin, sepse pa mend, pa dituri, pa sakrificë, pa përpjekje, pa punë “ditë e natë…”( si shkruante Rilindsi ynë i madh, Naim Frashëri) , pa qendresë mbinjerëzore, pa ideal e realizëm të pathyeshëm dhe pa vepra kolosale të pavdekshme kombëtare dhe patriotike sikurse ato të RILINDËSVE tanë, nuk mund të jesh as hija e Gergj Kastriotit- SKËNDERBEUT, as e Ismail Qemalit, as Naimit, as Abdylit, as e Samiut, as e Hasan Prishtinës…etj.

Ndërrimi i identitetit është çështje personale private, e drejtë e çdo individi

Mirëpo, individët, që ndryshojnë emrin dhe mbiemrin, nuk ka nevojë që përmes RTV-së dhe masmediave të tjera vendore dhe botërore të “alarmojnë” si një “zbulim shkencor” APO si një “akt heroik” kombëtar, duke imponuar ndonjë shpërblim (çmim nobel), mobilizim, mbështetje apo mirënjohje patriotike gjithëkombëtare kolektive a shtetërore, sepse ai është vetëm një akt privat-një dëshirë personale, që prej tij nuk fiton asgjë interesi i përgjithshëm i shoqërisë, as i kombit, as i politikës, as i ekonomisë, as i atdheut, as i shkencës e as i mirëqnies së përgjithshme të shoqërisë qoftë në kuptimin e ngushtë të brendshëm, qoftë në atë të gjerë të jashtëm.

2018/04/09

I urti Ymer Prizereni

I urti Ymer Prizreni frymëzim brezash për lirinë më shumë se një shekull

Janë të rrallë njerëzit që me urtësinë e tyre arrijnë të tejkalojnë çdo pengesë, drejtë qëllimeve madhore të cilat nuk ju takojnë më personalisht atyre,por bëëhen frymëzim për brezat që duan dritën dhe njerëzinë.Urtësia dhe guximi  kur ndërveprojnë bëjnë mrekulli që shpesh shumica e njerëzve nuk arrijnë t’i përceptojnë.
Kështu kohërat e vështira nxjerrin njerëz me shprit gjigand të cilët nuk kanë vetëm një jetë, por mbi krahët e tyre bartin fatin e një kombi të tërë.I tillë ishte Ymer Prizreni.
Ymer Prizreni ishte me prejardhje nga fshati Zgatar i Opojës, gjyshi i tij Ismaili u vendos në qytetin e Prizrenit për shkak të kushteve më të mira të jetesës.I ati i Ymerit quhej Sylejman dhe në atë kohë ishte  myderriz e imam i Xhamisë së Mëhallës së Re në Prizren.Sylejmani kishte reputacion të mire dhe njerëzit e admironin, më pas bëhet predikues medreseje dhe imam i xhamisë Gazi Mehmet Pashës në Prizren.Në vitin 1821 lind Ymeri,qysh në fëmijëri shquhet për aftësitë e tij, gjë që më pas historia do e njeh si personalitet dhe njeri me tipare të rralla.
Ymeri në atë kohë ndjekë mësimet në medresenë e qytetit në Prizren,për të vazhduar më pas në Stamboll në teologji,filozofi dhe shkenca juridike.

Rikthehet në Prizren ku shërbeu si myfti.U nderua me titullin Efendi, ndërsa me të mbaruar haxhillëkun mori titullin Haxhi.I përkiste rreshtimit mistik nakshibendi kështu që në opinion njihej edhe si sheh.Përveç shqipes, fliste  dhe gjuhë të tjera përfshirë këtu  frëngjishten,persishten,arabishten,turqishten,serbishten dhe kuptonte gjermanishten.
Me 1877 mori mbiemrin “Prizreni” dhe u zgjodh përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Parlamentin Osman.Kishte një influence të jashtëzakonshme mbi popullin,njihet si njeri me karakter të qetë dhe guxim të madh.Me qëllim të bashkimit kombëtar Ymer Prizreni ishte prezent pothuajse në të gjitha viset shqiptare në Ballkan,për të mbajtur gjallë frymën kombëtare ai nuk ndaloi asnjëherë.
Veç kapacitetit intelektual Ymer Prizreni ishte shpirt bujar dhe humanist.Me të ardhurat e tij ndihmoi shumë nxënës dhe student shqiptarë,për të dale në dritë nga pushtimi i atëhershëm,shtëpia e tij ishte ODA ku u mbajtën takimet  në mes të shqiptarëve për më shumë se një dekadë.

Veprimtaria e tij politike, diplomacia dhe Lufta e Lidhjes së Prizrenit në ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe autonomies politike e shtetërore të saj, shënon një kthesë historike në kohërat kur ambiciet e fqinjëve ballkanas ndaj tokave tona ishin më të hidhurat.
Ky vit shënon 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit nismë nga i urti dhe guximtari Ymer Prizreni, i cili me veprën, atdhedashurinë dhe sakrificën  përjetësoi emrin e tij duke mos vdekur kurrë.
U bë frymëzim për më shumë se një shekull dhe Lidhja e Prizrenit triumfon tani me dy shtete shqiptare  dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan si asnjëherë shekujt e fundit.
Jahja Lluka

2018/04/08

Shtet , pa shtet!

NGA SHTETI I PARË ATEIST, NË SHTETIN E PARË AMORAL

Avokatja e popullit, Erinda Ballanca, dje deklaroi se është pro martesave të së njëjtës gjini dhe se do të luftojë, deri në fund, për të drejtat, qoftë edhe të një individi të vetëm.

Duket se asaj nuk i mungon guximi, mbase i tepruar, meqenëse në një vend me shumicë muslimane, të njohur për mbrojtjen e vlerave tradicionale familjare, siç është Shqipëria, vihet në krye të njësitit LGBTI për të bërë propagandë homoseksuale në shkolla, për të shkallmuar themelin mbi të cilin ngrihet çdo shoqëri e shëndoshë njerëzore – familjen e ndërtuar mbi marrëdhënien e natyrshme burrë – grua.

Avokatja Erinda Ballanca të kujton militantet injorante të Partisë së Punës, në vitin 1967, kur Enver Hoxha e pati “mprehur shpatën” kundër fesë dhe ato u treguan edhe më revolucionare se “udhëheqësi i madh”, deri sa ky I fundit e shpalli Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë. Me zellin e militantes pseudoliberale, avokatja Ballanca dhe njësiti i saj LGBTI, të cilit i është bashkuar edhe ndonjë politikan a diplomat, nuk është çudi, që së shpejti, ta shpallin Shqipërinë si shtetin e parë amoral në botë.

Megjithatë, mendoj se kemi aq forca dhe argumente ligjorë, sa për t’ia ndalur turrin avokates që ka shkuar aq larg, duke mos njohur asnjë kufi të asaj që tradita jonë historike e kombëtare e konsideron të pranueshme, të natyrshme, njerëzore dhe shqiptare.

Ajo duhet ta ndalojë vetë turrin e saj, të marrë pak frymë dhe të kujtohet që ligjet tona nuk e parashikojnë martesën e çifteve me gjini të njejtë.

Avokatja Ballanca duhet të jetë e vetëdijshme që, para se të interesohet për të drejtat e një individi, duhet të luftojë e të mbrojë të drejtat dhe liritë e popullit, i cili, në vendin e vet, nuk mund ta ndjejë veten të sigurtë, kur sheh t’i gërryhen deri në themel vlerat morale të tij.

Së fundi, ajo duhet të ndalojë pak dhe të shohë, jo shumë larg, por fqinjët tanë, si veprojnë në raste të tilla. Dy anëtarë të BE-së, Sllovenia në vitin 2015 dhe Kroacia në vitin 2013, me referendum, janë shprehur kundër martesave gej, me rreth 2/3 e pjesëmarrësve në votim.

Dakord, të drejtat dhe liritë e individid duhen respektuar. Jo diskriminim në punë, në arsim, në shoqëri, etj., për shkak të orientimit seksual. Të gjithë duhet të jemi të barabartë në shanse dhe përpara ligjit. Por këtu i duhet vënë pikë. Jo, propagandës homoseksuale në shkolla, nga përfaqësues të LGBTI-së. Në shkolla ka vend vetëm për mësues dhe nxënës, jo për të tjerë. Jo, martesave gej! Edhe pa to, Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të futen në dimër demografik, për shkak të rënies së lindshmërisë, të emigracionit të lartë etj.

Më avash znj.Ballanca, të paktën, përpiqu t’i qëndrosh besnike mbiemrit tënd (balancë – ekuilibër).

Shteti shqiptar po bije në Kuks përshkak të Edi Ramës!?

REXHEP SHAHU

EDI RAMA MBJELL FURTUNË NË KUKËS

Shteti nuk njoftoi se u plagosën 120 kuksianë në protestën e organizuar nga kuksianët për kundërshtimin e taksës për kalim në Udhën e Kombit. Ministri i brendshëm që me ligësi i quajti barbarë dhe kryeministri duke u dridhë nga frika i quajti vandalë, njoftuan vetem për policë të plagosur, jo për qytetarë të plagosur, sikur kuksianët i ka bërë lopa dhe policët specialë i ka bërë nëna parti apo arusha e Kryeministrit.
Në një shtet demokratik, nga i cili qeveria aktuale largohet me shpejtësi, së pari ministri apo ministrat e pastaj edhe kryeministri do të njoftonin për jetën e qytetarëve. Por jo, kuksianët për këtë Kryeministër janë qytetarë të dorës së dhjetë, ose njerëz me bisht. Po të mos shiheshin në kamera sa të bukur janë e sa vitalë ata njerëz, do besohej mashtrimi kryeministror.
Arrestimi apo ndalimi i 23 protestuesve ne menyren me guerilse te mundshme, naten, pabesisht, tinezisht, ne sy te femijeve, duke regjistruar ne syte e femijeve e grave pamje tmerri, do te mbeten histori turpi te terbimit te Edi Rames dhe pushtetit te tijte dhunes se verber.
Një gjë nuk diti ta lexojë asnjë qeveri, kjo aktualja është analfabete lidhur me leximin e jetës se njerzve, dhe nuk do të dinë gjatë ta lexojnë në raport me Kukësin. Është një e vertetë e madhe, Kukësi ka resurse që nuk i kanë zonat e rajonet e tjera të vendit, ka më shumë se të tjerët energji elektrike e minerale, falë zotit jo falë njerzve. Nga resurset e veta që ia shfrytëzon shteti, Kukësi fiton zero të ardhura. Në Kukës ka më shumë miniera se kudo në Shqipëri aktualisht dhe bashkia merr zero të ardhura nga këto miniera. Kukësi ka 23 hidrocentrale lokale dhe bashkia merr zero të ardhura nga to. Jo për shkak të kësaj qeverie, por për shkak të gjitha qeverive se kështu janë ndërtuar ligjet, kështu është sistemi i ndarjes së pasurive e taksave në vend.
Po krijohet një përshtypje se taksa për kalim në Udhën e Kombit i vret apo ndëshkon vetem kuksianët dhe ky përceptim apo kuptim, kjo gjë, është e  gabuar për fatin e keq të atyre që e lexojnë e kuptojnë gabim.
Janë shumë pak kuksianët për të qenë të ndëshkuarit e mëdhej.
I ndëshkuari i madh i taksës mbi Udhën e Kombit është kombi, nëse ndokush e beson se kemi komb, ai komb, flamurin e të cilit Kryeministri aktuale e ka cilësuar thes me mbledhe vota...
E ndëshkuara e madhe është Shqipëria, e gjitha, jo Kukësi. Është e ndëshkuar Myzeqeja, se bostani apo shalqini i saj nuk shkon më të shitet në Kosovë e në Serbi me çmim të shtuar sepse maunet që do ta çojne atje duhet të paguajnë mbi 60 euro taksë udhe apo xhelep për kryeministrin, apo taksë për mbretin Edi Rama që çet petulla patriotizmi edhe për president të perbashket kombëtar dhe ia fut gishtin Kosovës për të mos thënë thikën pas shpine.
Të ndëshkuarit e mëdhej janë prodhuesit e agrumeve në Sarandë që tregun kryesor për agrumet e tyre kanë Kosovën.
Të ndëshkurit e mëdhej janë prodhuesit e çimentos në Shqipëri pasi maunet që transportojnë çimento për në Kosovë do ta sigurojnë produktin në vendet e tjera fqinje me Kosovën dhe nuk do të marrin çimento në Krujë.
Të ndëshkuarit e mëdhej janë gjithë hotelet e motelet, kafet e restorantet e turizmit elitar të Jugut, siç e quajne ministrat racistë të Ramës, që patën mësuar kosovarishten nga dashuria për eurot e turistëve të Kosovës. Gjithë bregdeti jo elitar, i Durrësit, Lezhës, Shkodrës, sipas ministrave të Ramës, që mezi i pret pushuesit masivë të Kosovës do të ndëshkohet.
Prizreni qe mësuar ta bëjë rrugën Prizren- Det co fundjavë, të kalonin ditën në Tale a Shëngjin, të kthheshin natën, të vinuin nesë sepse më lirë udhëtimi se fjetja. Tani më lirë i del Ulqini për shkak të taksës Rama…
Si gazetar i vjetër po tregoj p.sh, se brenda një dite, gjatë stinës së verës, hyjnë në doganën e Morinit rreth 26 mijë autovetura që i drejtohen detit.
Po janë shumë ditë  vere, është e gjatë stina e verës.
Të gjithë janë të paqartë, por më i paqarti dhe më i padurueshmi në injorancë është kryeministri Rama që i duket vetja i zgjuar.
Atdheu i biznesit është paraja, fitimi. Nëse bizneset e Kosovës i dëbon me taksa ekstra, ata shkojnë në Selanik se Porti i Selanikut është dy herë më i thellë e i madh se i Durrësit.
Edi Rama që ndërton lulishte qytetesh nuk ka këllqe ta thellojë portin e Durrësit se nuk e lejon Greqia… Ndjesë se po flas një gjuhë që nuk e kupton Edi Rama, pasi ai din vetëm parulla, din të bllokoje media, të bllokojë fjalën e lirë, të ndalojë televizionet të japin protestat, të fusë në veprim sigurimin e vjetër të shtetit, baballarë e bij spiunash dhe të përçajë.
Ai e din mirë se nuk është në Kinë Kukësi që bën vidiokonferencë me disa nëpunës të nderuar të Kukesit. Duke përzgjedhur ai njerëz, përçan. Përfekti dhe administrata e tij janë zgjatim i kryeministrit në bashki. Ai se pari duhet të ulet me të zgjedhurit, me Këshillin bashkiak, kryetarin e bashkisë, me biznesin e drejtuesit e bashkisë, pasi të lirojë djemtë e Kukësit tek të cilët ka mbjellë urrejtje dhe as i ka edukuar as frikësuar dhe aty të kërkojë ndjesë me dorën lart. Ndryshe Edi Rama ka mbjellë furtunë në Kukës, furtunë që nuk e len të qetë Ramën as koncensionarët pasi janë 30 vjet dhuratë dhe bijtë e të burgosurve të Ramës nuk ia falin atë që po u bën baballarëve të tyre. Urrejtja nuk mbillet ndryshe, si Enveri.
Del si partall dhe kërcënon, shtërngon dhëmbët. Se nuk e di që “partia ka hy me vrasje” në Kukës, nuk e di se është e vështirë me i hy në sy kuksianit pasi ai e matë çdo krajl e mbret me mbretin e Serbisë. Enveri e të tjerë pasues të tij si Edi Rama i duken të vegjël për luftra të mëdha.
Nuk duhet asgjë përveçse të kesh mirësi në shpirt që të mos bësh tallje me kuksianët, nga njëra anë u kërkon falje publike disa herë e nga ana tjetër si lac mban peng 11 kuksianë në burg, asnjë polic nuk fut në burg, asnjë ministër nuk shkarkon, asnjë zyrtar nuk ndëshkon.
Është vertetë partall komplet, i padijshëm, i padrejtë, i pandershëm ndaj nuk arrin të lexojë e kuptojë se kuksianët dy gjëra nuk i bëjnë kurrë: nuk e shtrijnë dorën e lypjes dhe nuk kërkojnë mëshirë. Ky është konstrukt i tyre shpirtëror por kryeministri Rama nuk di ta kuptojë këtë lloj arkitekture nse është bojaxhi. Siç nuk lexon historinë. Ka ra dy herë shteti në Kukës, le të pyesë se ia tregojnë protestën për tokat e përmbytura, për qytetin e flijuar të Kukësit të vjetër dhe në luftën me armë për aeroportin... Shteti duhet të ketë kujtesë, kryeministri duhet të ketë një minimum dijenie.
Disa miq edhe më qortojnë e nuk bien dakort me mua. Unë nuk dua dakortësinë e askujt, nuk me vlen se unë nuk konkuroj për asgjë, por veç dua të kuptojnë se taksa mbi Udhën e Kombit më së paku dëmton Kukësin, pavarësisht se llomotitet se kuksianët do përfitojnë, do të favorizohen etj etj.
Shqipëria humbet, koncensionarët fitojnë me ortakët e tyre, lëndohet në emër të një mashtrimi të madh sikur nuk ka mjaft fonde për ta mirëmbajtë Udhën e Kombit e për të cilën gënjejnë se po paguajnë borgje, ndërsa ajo e ka shlyer veten dy herë. Nga taksat aktuale qe vjel qeveria Rama për udhët, ka fonde me mirëmbajtë katër udhë të tilla si Udha e Kombit, të cilën duhet ta mirëmbajë vetëm shteti duke krijuar qoftë dhe një ndërmarrje speciale për atë rrugë strategjike qe bashkon kombin per inat te ndaresve. Veç nuk ka kurrë transparencë për fondet që vjel qeveria nga taksat e shtruara për udhët.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...