Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/04/24

ErnestoSabato001.JPG

Ernesto Sábato është shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe.


Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij.

Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste dhe në atë kohë takoi Matilde Kusminsky Richter, që atëherë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Të dy lanë familjet dhe studimet dhe filluan të jetojnë bashkë. Ernesto përdorte një emër konspirativ dhe ishte mjaft aktiv në parti. Në vitin 1933 ai u bë sekretar i Rinisë Komuniste, por po fillonte të zhgënjehej me partinë dhe kishte dyshime. Më 1934 ishte dërguar si delegat në Bruksel në Kongresin kundër fashizmit dhe luftës, prej aty duhej të udhëtonte për Moskë për një periudhë ‘spastrimi’. Në Bruksel Ernesto kuptoi natyrën e vërtetë të partisë komuniste dhe iku në Paris, ku jetoi i fshehur pasi partia po e kërkonte. Pa miq dhe pa para, ai fillon të shkruajë romanin e tij të parë.

Në vitin 1935 ai kthehet në Argjentinë ku martohet me Matilden dhe vazhdon studimet në Universidad de La Plata. Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomic në Laboratorin Curie në Paris. Matilde dhe djali i tyre, Jorge Federico shkojnë me të. Gjatë qëndrimit në Francë ai vazhdon të shkruajë dhe të pikturojë. Më 1939 bursa iu transferua për Massachusetts Institute of Technology. Ai kthehet në Argjentinë dhe fillon të ligjërojë matematikë dhe fizikë në Universidad de La Plata. Ftohet t’i bashkohet revistës Jugu, ku takohet me Jorge Luis Borges dhe të dy bëhen miq. Më 1941 fillon të shkruajë për gazetën La Nacion.

Në vitin 1943 ai kalon një “krizë ekzistenciale” dhe vendos të lërë shkencën dhe t’i përkushtohet krejtësisht vetëm shkrimit dhe pikturimit. Jep dorëheqje nga univeristeti dhe bashkë me familjen zhvendoset në male (Provincia de Cordoba). Fillon të shkruajë dhe shpejt përfundon librin Njëshi dhe gjithësia, që u botua më 1945. Në këtë libër Sábato haptas mohon shkencën dhe racionalen. Fiton çmime dhe nderime për këtë libër.

Roman i tij i parë Tuneli botohet më 1948. Më 1951 botohet libri tjetër Njerëz dhe dhëmbëzorë, me refleksione për paratë, arsyen dhe kalueshmërinë e kohës. Një studim për konceptet e botës dhe jetës moderne duke filluar nga Renesansa. Në vitin 1953 botohet libri Heterodoxia, që është definuar si fjalor i njeriut në krizë. Më 1955 bëhet drejtor i gazetës Mundo Argentino. Në këtë kohë Argjentina ishte në trazira politike. Më 1956 botohen dy librat më kontraverse të Sábatos: El otro rostro del Peronismo (Fytyra tjetër e peronizmit) dhe Torturas y Libertad de Prensa (Torturat dhe liria e shtypit).

Në vitin 1961 boton romanin e tij të dytë Sobre héroes y tumbas (Mbi heronjtë dhe varrezat), një studim psikologjik i njeriut i thurur me idetë filozofike të botuara më parë në librat e tij me ese. Kapitullin Raport për të verbërit shumë studiues e quajnë kryevepër të letërsisë botërore.

Në vitin 1971 fillon të shkruajë për gazetën La Opinion. Në vitin 1973 boton romanin e tretë Abaddón, el exterminador (Abadon, engjëlli i shkatërrimit), një libër për vizionin apokaliptik të botës moderne dhe për triumfin e të keqës.

Në vitin 1977 Italia i akordon çmimin “Medicci”, ndërsa më 1978, në Spanjë e dekoron me urdhrin Gran Cruz de la Orden al Mérito Civil.

Më 1984 presidenti i Argjentinës Raúl Alfonsín e emëron kryetar të Comisión Nacional sobre la Desaparición de las Personas (CONADEP), (Komisioni Kombëtar për Personat e Zhdukur), komision që ka hulumtuar rastet e personave të zhdukur gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë. Libri Nunca Más (Kurrë më) në të cilin jepen dëshmitë e atyre që shpëtuan dhe të dëshmitarëve të zhdukjes dhe vrasjes së mëse njëzetmijë njerëzve, është botuar si rezultat i hulumtimit të këtyre tragjedive.

Organizata e Shteteve Amerikane (O. A. S.) i jep çmimin Gabriel Mistral, ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, e dekoron me çmimin Miguel de Cervantes. Dekorohet prapë nga Italia më 1985 me Urdhrin për Merita dhe më 1987 Fransoa Miteran, kryetar i Francës e dekoron me gradën Komandant i Legjionit të Nderit. Ka marrë gradën “Doktor nderi” (Honoris causa) nga Univeristeti Murica, Spanjë, Universidad de Rosario, Argjentinë, Universidad de Campinas, Brazil, Universidad del Litoral, Santa Fe, Università degli Studi di Torino, Itali Më 1995 në Shqipëri merr titullin Ismail Kadare, të ndarë nga fondacioni Velija. Vdiq në shtëpinë e tij në Argjentinë, më 30 prill 2011 në moshën 99 vjeçare..

Titujt e veprave

Romane

Tuneli

Mbi heronjtë dhe varrezat

Abadoni, engjëlli i shkatërrimit

Ese

Çmime

Legion of Honour
Prix du Meilleur Livre Étranger
Miguel de Cervantes Prize
Jerusalem Prize
Çmimi Kadare

*******


Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sabato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij.Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë.Sabato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia.

Ernesto Sabato, shkrimtari i shquar argjentinas dhe ndër më të mëdhenjtë e kontinentit latino-amerikan ka shumë vite që ka vdekur. Një shkrimtar që jetoi gjatë, shumë gjatë dhe që pothuaj një dhjetëvjeçar ai u shkëput nga letërsia, pasi nuk shikonte mirë nga sytë, çka e pengonte të shkruante. Atëherë ai iu kthye pikturës, të cilën e pëlqente që në rininë e tij.



Në moshë të thyer, ai pikturonte atje në kopshtin e tij, mes cicërimave të zogjve dhe muzikës klasike, shpesh Brahms, të cilin e pëlqente në veçanti. Shkrimtarin e takova pikërisht kur do të shkonte në Shqipëri, për të marrë “Çmimin Kadare”, por nuk ishte çmimi ai që e grishte të shkonte në Shqipëri.
Ajo që e shtynte ishte se para vdekjes, të mund të shikonte vendin e të parëve të tij, vendin nga ku ishin nisur pararendësit pas pushtimit të Shqipërisë nga perandoria osmane. Familja e tij kishte jetuar disa shekuj në Kalabri gjersa më në fund, familja kishte emigruar në Argjentinë, si shumë familje të tjera të shqiptarëve të Italisë së Jugut.

Unë u takova me Sabaton dy herë radhazi në “Hotelin Madison”, në Saint-Germain-des-Près, një ndërtesë tipike parisiene dhe e stilit të vjetër, ku ai vinte gjithnjë. Ashtu me syze të zeza për të mbrojtur dhe atë shikim të dobët që i kishte mbetur, edhe pse 85-vjeçar, ai ishte si një burrë në moshë mesatare, jo vetëm se ishte thjesht me një këmishë, por sepse nuk ishte i shëndoshë, pra kishte një trup atleti.

Nga Ernesto Sabato kisha lexuar kohë më parë një tregim të botuar në shqip si dhe librin e fundit të tij “Engjëlli i errësirave”, një roman tronditës, që më 1977 ishte shpallur në Francë si libri më i mirë i huaj i atij viti.

Atë paradite me diell, në hollin e poshtëm të atij hoteli simpatik në frymën e viteve 30’ të shekullit XX, në fillim zbriti impresario e tij, një grua rreth të pesëdhjetave, me një fytyrë të ëmbël. Një ditë më parë, ata kishin pasur një konferencë shtypi dhe tani ajo po interesohej për organizimin e takimeve të tjera me gazetarë, botues, intelektualë parisianë dhe miq të vjetër të Sabatos, i cili Francën e kishte si një atdhe të dytë.

Pas pak zbriti një burrë me shtat mesatar, jo i shëndoshë dhe me një palë syze të errëta, që kishte një buzëqeshje të gëzuar në fytyrë. Pikasa që mikesha e tij e shihte me një lloj adhurimi, madje dhe më shumë se kaq, çka më vonë mora vesh se pas vdekjes së gruas së tij, impresario bashkëjetonte me të, edhe pse kishin një diferencë prej afro 35 vjetësh.

Ai më shtrëngoi fort në krahë, me një dashuri që nuk kishte të bënte thjesht me mua, por me shqiptarët në përgjithësi. Ishte një takim që ai e kishte dëshiruar vite me radhë, por që nuk mund ta realizonte, siç më tha, gjatë kohës së diktaturës shqiptare.

Ishte i gëzuar gjithashtu edhe sepse shqiptarët kishin preferuar letërsinë e tij, edhe pse ai ishte mjaft modest dhe shpesh nihilist për romanet dhe shkrimet e tij. “Jam shumë i gëzuar që po shkoj në Shqipëri. Andej rrjedh gjaku i të parëve të mi, që nga koha e Skënderbeut!” Ndjeva në zërin e tij një lloj krenarie dhe gëzimi të pazakontë.

Ernesto Sabato ishte nga shkrimtarët më të mëdhenj latino-amerikanë krahas Borgesit, Gabriel Markez, Asturias dhe Kortazar. Njëkohësisht ai ishte një eseist i njohur që kishte shkruar shumë ese mbi artin, filozofinë dhe procesin krijues. Tri ishin romanet e vetme të tij, që e kishin bërë të njohur në të gjithë botën: “Tuneli”, “Alejandra” dhe “Engjëlli i errësirave”. Libri i fundit, ashtu si dhe në tërësi letërsia e tij, ishin të lidhura me çaste të rëndësishme të jetës së tij.

Ai kishte lindur më 24 qershor të vitit 1911, në Rojas, jo larg Buenos Aires, ku u vendos fillimisht familja e tij.

I ati ishte një italian, që instaloi një mulli në Rojas. Quhej Don Francisco Sabato. Në Argjentinë në atë kohë emigronin shumë arbëreshë, madje dokumentet e hershme flasin edhe për vitet 1860 kur ata vendoseshin në krahinën e Lujas.

Studimet e mesme Sabato i kreu në një kolegj të La Platas, larg familjes, ndërsa ato universitare në Buenos Aires. Në vitin 1938, si doktor i shkencave fizike e matematike të Universitetit të La Platas, ai mori një bursë nga Shoqata për Progresin dhe Shkencën, e drejtuar nga prof. Houssay, “Çmimi Nobel”, për të mundur që të studiojë rreth radioaktivitetit në Francë.

Kështu ai u nis të punonte pranë laboratorëve të Marie dhe Joliot Curie, në Paris. Më 1945 botoi romanin e tij të parë “El Tunel” (Tuneli) dhe u vlerësua me çmimin e parë për letërsinë në Buenos Aires. Më 1948, shkrimtari ekzistencialist francez Albert Camus, u mor me botimin e këtij romani në gjuhën frënge, botim i shtëpisë botuese “Gallimard”, çka e bëri atë menjëherë të njohur në të gjithë botën letrare.

Pas një sërë shkrimesh e librash kritikë dhe ese, ai botoi romanin e tij të dytë “Alejandra” apo në titullin origjinal “Sobre Heroes y tombas”, i cili u vlerësua me disa çmime ndërkombëtare.

Më 1974 botoi librin e tij të tretë të rëndësishëm “Abaddon el Exterminador” apo “Engjëlli i errësirave”, duke u vlerësuar me Çmimin e Madh të Nderit të shoqërisë së shkrimtarëve argjentinas, si dhe me çmime të tjera ndërkombëtare.

Sabato njihet si një autor i nderuar nga shumë çmime ndërkombëtare midis të cilave “Çmimi Servantes”, në Spanjë, “Çmimi Gabriela Mistral” në Uashington, “Çmimi Jerusalem” në Izrael etj. Ai është njëkohësisht dhe “Doctor Honoris Causa” i shumë universiteteve të botës dhe do të ishte nder për universitetin shqiptar që ai të kishte të njëjtin titull edhe në Shqipëri.

Ato ditë, në hollin e hotelit, unë e pyeta për jetën e tij, letërsinë, artin dhe angazhimin e tij politik. Dhe ja biseda jonë:

– Para se t’ju takoja, në një nga librat e botuar pashë një fotografi të nënës suaj, të cilën ju e krahasoni me perëndinë. Ju jeni në prehrin e saj, rrethuar edhe nga vëllezërit e tjerë. Fytyra e saj kishte diçka të ngjashme me gratë e Jugut të Shqipërisë të fillimit të këtij shekulli; ishte një fytyrë stoike.

– Nëna ime ka jetuar gjithnjë me nostalgjinë e të parëve të saj. Gjithmonë ajo fliste shqip me të vëllain e saj. Madje edhe sot më kujtohen disa fjalë shqip që kanë të bëjnë me bukën, shtëpinë… Ajo rridhte nga një familje e vjetër e vendosur në Kalabri, në “Magna Grecia” siç quhej atëherë, fill pas vdekjes së Skënderbeut, në fshatin San Martino.

Historia e Skënderbeut, e këtij princi mesjetar shqiptar më ka tërhequr gjithnjë: jeta e tij në oborrin e sulltanit në Stamboll, ikja me një grup kalorësish për të çliruar Shqipërinë, lufta e tij legjendare 25-vjeçare në mbrojtje të atdheut të vet, por edhe të Evropës… Jo më kot venedikasit e kanë cilësuar “princ të Krishterimit”. Pra, nga mijëra familje shqiptare që shkuan në Kalabri, nën mbrojtjen e mbretit të Napolit, mik dhe aleat i Skënderbeut, ishte edhe familja e nënës sime, e cila u vendos fillimisht në Santa Martino de Finita (përpara quhej Santo Martino de Finito).

Mbaj mend që gjyshja e nënës sime quhej Maria Gjuzepina e San Marcos (fshati ku jetonin në atë kohë), një grua e hekurt dhe me karakter të fortë, por edhe një grua e mrekullueshme.

Kur nëna ime u martua, ajo i kishte dhënë një unazë të vjetër të familjes me inicialet M. S. pra San Marco. Këtë unazë, para se të vdiste, nëna ime ia dha gruas sime, Matildës, ndërsa më pas ajo ia dha mbesës sime që quhet Marina Sabato. Kështu kjo unazë e vjetër shqiptare shtegton nga brezi në brez.

– A e keni vizituar ndonjëherë atë vend?

– Po, kam pasur shumë dëshirë të njihja vendbanimin e hershëm të të parëve të mi dhe prandaj dhe e kam vizituar. Tashmë dua të kthehem edhe një herë, ndoshta për herë të fundit. Dua të shkoj në kujtim të nënës sime që e thërrisja “mama”, dhe ta shoh patjetër atë fshat. Historia e gjyshes sime është interesante. Një shqiptar ra në dashuri me të, por ajo nuk donte të martohej. Më së fundi, ajo u martua me një shqiptar tjetër të quajtur Ferrari. (Ju e dini që në ato kohëra shumë shqiptarë morën mbiemra italianë, por në fakt mbiemri i tij i vërtetë ishte Papi). Në fakt, nëna e saj nuk donte që ajo të martohej me të, pasi vëllai i tij ishte një prift, një qejfli femrash, por mjaft elokuent e inteligjent. E shkreta mama, kur shkonte në kishë, ajo qante nga fjalët e priftit elokuent dhe kur vinte në shtëpi e urrente atë.

Në të vërtetë, prifti dhe vëllai i tij, rridhnin nga një familje shumë e pasur shqiptare, me titull “markez”, por më pas, ata e kishin humbur gjithë pasurinë e tyre. Vitet kaluan dhe gjyshi im vdiq shpejt, në moshën 40-vjeçare. Kështu shtëpia ra në krahët e nënës sime, atëherë 15-vjeçare. Pikërisht në këtë kohë, ata u detyruan të emigrojnë nga Kalabria në Argjentinë, si dhe shumë italianë e shqiptarë të tjerë, apo dhe emigrantë nga e gjithë bota: 80-90% e popullsisë së Argjentinës janë emigrantë.

– Dhe tani që po shkoni në Shqipëri, çfarë ndjeni?

– Emocione të forta. Mama për mua ishte një hyjni. Kjo ftesë që m’u bë ishte shumë prekëse për mua.

– Ju do të merrni në Shqipëri çmimin letrar “Kadare”. A keni lexuar diçka nga vepra e Kadaresë që konsiderohet shkrimtari më i madh shqiptar i ditëve tona.

– Fatkeqësisht unë nuk e kam lexuar veprën e Kadaresë dhe kjo për arsye se 16 vjet më parë, unë kam kaluar një sëmundje që ma shkatërroi shikimin duke u kthyer në një njeri gjysmë i verbër.

Unë nuk mund të lexoj. Kështu i jam kthyer pasionit tim të dikurshëm, pikturës, ku në tablo të mëdha mund të hedh vizionet e mia. Unë e takova Kadarenë para jush: m’u duk sa një tip timid e njëkohësisht një personazh i fortë, me një personalitet të fuqishëm. Kam dëgjuar shumë për egon e veprave të tij.

– Kam parasysh jetën tuaj të vështirë dhe në veçanti nëçastet e diktaturës ushtarake në Argjentinë. Përse ju nuk ikët nga Argjentina në atë kohë të errët dhe të kërkonit strehim politik, p.sh. në Francë apo gjetkë?

– Detyra ime ishte të qëndroja, edhe pse e dija se rrezikoja. Nuk di se si kam mbetur gjallë. Me sa duket ata e kuptuan se nuk mund të më zhduknin, se kjo do të kishte një jehonë ndërkombëtare. Megjithatë, ata shumë herë më kanë kërcënuar me vdekje. Madje, më kanë kërcënuar edhe me vdekjen e nipit tim. Më kujtohet një ditë, kur një nga djemtë e mi më tha: “Të mos harrojmë baba, se ka 30 milionë njerëz që nuk mund të ikin nga ky vend për shkak të diktaturës…”.

Unë personalisht nuk mund të gjykoj për ata që ikën në atë kohë. Shumë prej tyre, po të mos largoheshin dhe po të kapeshin, do të torturoheshin dhe vriteshin. Ato kohë në ikëm nga Buenos-Aires dhe u vendosëm në fshat. Gjatë një kohe jetuam në një bodrum pasi kishim frikën e bombardimeve. Unë gjithnjë kam qenë kundër diktaturave, të djathta apo të majta. Të gjitha diktaturat janë të këqija. Nuk ka diktaturë të mirë apo të keqe. Diktatura është diktaturë, siç ka qenë dhe te ju.

– Në rininë tuaj ju keni marrë pjesë në lëvizjen komuniste për disa vite me radhë dhe pastaj jeni larguar. Përse ka ndodhur kjo?

– Fillimisht isha një anarkist bashkë me disa miq dhe shokë të mi të shkollës. Merrnim pjesë gjithnjë në manifestimet që organizoheshin kundër qeverisë apo kundër fashizmit. Pastaj hyra në lëvizjen komuniste ku qëndrova pesë vjet me radhë. Isha një idealist i idealeve komuniste. Lëvizja komuniste e Buenos Airesit më dërgoi në një kongres botëror që zhvillohej në Bruksel dhe që kryesohej nga Henri Barbys.

Ishte koha kur në Moskë kishin filluar proceset kundër kundërshtarëve politikë të Stalinit. Ishte ky shkaku që unë nuk shkova në shkollat leniniste të Moskës, por u ktheva në Paris, ku ndenja për një kohë në një gjendje të mjerueshme. Ditë të tëra i kam kaluar pa bukë. Një mik, një trockist, më bëri një vend në dhomën e tij dhe shpesh për të fjetur ne mbuloheshim me gazetat e P. K. franceze Humanité. Pastaj u ktheva në Argjentinë dhe fillova studimet shkencore.

– Siç e dini, pas rënies së diktaturave në Europën e Lindjes, edhe në Shqipëri është vendosur një sistem demokratik, padyshim mjaft i brishtë për momentin dhe me shumë probleme që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, pluralizmin politik dhe institucionet demokratike. Pra, cila është vlera e demokracisë, sipas jush?

– Kryesore në demokraci është liria e personit. Dihet që demokracia ka tri pushtete: së pari, Shteti Ligjor, me një “L” të madhe. Nuk mund të ndërtosh një demokraci pa ligje demokratike.

E dyta është Drejtësia, pra ajo që bën të zbatohen ligjet dhe e treta është Ekzekutivi, me një fjalë zbatimi i ligjeve, drejtimi i shtetit. Fatkeqësisht, shpesh ndodh që ekzekutivi të jetë në rend të parë. Sigurisht për demokracitë e reja duhet të aplikohen standardet ndërkombëtare të demokracisë, megjithëse është e vështirë një demokraci e kulluar.

Ajo nuk ekziston, është thjesht një ideal. Unë nuk i njoh problemet e brendshme që ka Shqipëria. Unë jam një shkrimtar dhe jo politikan. E rëndësishme është që Shqipëria nuk është më një diktaturë. Unë kurrë nuk kam qenë me të djathtën. Shpresa e një populli për mua është social-demokracia, pra demokracia-sociale, ja pse dhe unë jam gjithnjë një partizan për drejtësinë sociale dhe kundër pabarazisë e shfrytëzimit të egër kapitalist.

– Një personazh i librave tuaj, por edhe një personazh për të cilin janë shkruar disa libra kohët e fundit është militanti Ce Guevara. A e keni njohur personalisht?

– Jo, atë nuk e kam takuar kurrë. Ishte një personazh mitik. Me të kam pasur vetëm korrespondencë. Ishte një lloj “Don Kishoti”, i cili e la burokracinë politike kubane dhe iku për çlirimin e popujve. (Ndoshta kurrë nuk do të marrim vesh përse ai iku ashtu në mënyrë enigmatike. Sigurisht diçka ka ndodhur…). Vrasja e tij është diçka e trishtë. Kam shkruar për këtë. Ai ishte një hero dhe njerëzimi ka nevojë për heronj të tillë.

– Ju jeni një utopist?

– Sigurisht… unë jam një utopist. Në fakt, në brendësinë time jam një anarkist. Por kam një pozicion të pavarur. Jam një specie e vështirë, e komplikuar, të themi idealist. Për njerëzit praktikë, kjo që them ndoshta nuk shkon. Mund t’u duket si një ide e çmendur.

– Fundin e romanit tuaj “Engjëlli i errësirave” që konsiderohet si kryevepra juaj, ju e mbaroni me një epitaf ku shkruani për vetveten: “E. Sabato deshi të varrosej në këtë tokë me një fjalë të vetme mbi varrin e tij: “Paqe!”… Përse ky epitaf?

– Unë i kam shkatërruar e djegur pothuaj tre të katërtat e librave që kam shkruar. Si të thuash kam qenë një piromaniak dhe depresiv. Mendoj se një shkrimtar edhe me një libër mund të hyjë në histori. Dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme. Unë e kam njohur nga afër presidentin e Akademisë Suedeze të Çmimit Nobel. Disa herë kam qenë kandidat i këtij çmimi. Në fakt, ky çmim nuk më intereson. Pse? Pasi ka shkrimtarë të mëdhenj si Camus apo Thomas Man që janë nderuar me të, por ka edhe autorë mediokër. Një ditë i thashë atij se po ta merrja, paratë e atij çmimi do t’ua jepja shoqatave që të ndihmojnë të vobektit.

– Por në fund të epitafit ju kini shkruar “Paqe”. Përse?

– Sepse jeta ime ka qenë shumë e komplikuar dhe e vështirë. Ndoshta ngaqë dhe fëmijëria ime ka qenë shumë e trazuar. Them “paqe”, për të thënë: mjaft më me këtë gjendje. Paqe besoj se do të jetë vdekja.

Mbjellja e thonjve shkakton kancer të lekurës



Nëse jeni një vajzë që shkon çdo muaj për të bërë thonjtë me manikyr xhel, duhet ta lexoni me vëmendje këtë artikull!


Procedura e tharjes së manikyrit, ekspozon duart tuaja ndaj rrezeve ultravjollcë dhe e gjitha kjo mund të rezultojë në përhapjen e melanomas, kancerit të lëkurës.

Çfarë është Melanoma?

Melanoma është një lloj i zakonshëm i kancerit të lëkurës, i cili zhvillohet kur melanociti, qelizat e dëmtuara, rriten në një mënyrë që nuk mund të kontrollohen. Këto qeliza errësojnë lëkurën kur ekspozohen ndaj rrezatimit ultravjollcë, pra furrat e thonjve dhe diellit.

Ky proces çon deri në plakjen e parakohshme të lëkurës dhe madje edhe në zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Të ekspozuarit ndaj rrezatimit ultravjollcë jo vetëm që e djeg lëkurën, por dëmton melanocitet, të cila më pas përhapen në të gjithë trupin. Rreth 2% e 3.5 milionë diagnozave të kancerit të lëkurës janë melanoma, të cilat përbëjnë një pjesë të madhe të vdekjeve të kancerit të lëkurës.

Sipas një studimi që testoi kimikatet toksike në 24 gra, 100 për qind e tyre treguan shenja të trifenil fosfatit (TPHP) pas 10 orësh duke aplikuar manikyrin e thonjve. Bëni kujdes!

Më shumë se 1,000 trupa ruse dhe 100 avionë po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë pranë Evropës në përgatitje për një sulm të “armikut”.


NATO dhe Rusia tregojnë ‘dhëmbët’, Aleanca stërvitje në Norvegji, Putin urdhëron manovra ushtarake në kufi me Europen

Më shumë se 1,000 trupa ruse dhe 100 avionë po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë pranë Evropës në përgatitje për një sulm të “armikut”.


Siç shkruajnë mediat e huaja, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtarët nga Distrikti Ushtarak Perëndimor i Rusisë (ËMD) që të ushtrojnë 50 operacione ushtarake.

Stërvitjet ushtarake përfshijnë përgjigje ndaj një “sulmi ajror të armikut” dhe nisjen e “sulmeve ajrore masive” kundër “forcave pushtuese”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Qarkut Ushtarak Perëndimor i Rusisë (WMD).

Siç bëhet e ditur më tej, avionët ushtarakë, duke përfshirë Sukhoi Su-27, Su-30SM dhe Su-35 dhe një sërë helikopterësh pritet të përfshihen në ushtrime – gatishmëria e ËMD-së për t’u mobilizuar për luftime do të testohet si pjesë e trajnimit.

“Ekipet e aviacionit taktik, të ushtrisë dhe të transportit të Qarkut Ushtarak Perëndimor do të praktikojnë mbi 50 misione, duke përfshirë edhe përgjigjen ndaj një sulmi ajror imagjinar të armikut”, ka thënë tutje zëdhënësi i WMD.

Trajnimi vjen në mes të tensioneve të larta midis Rusisë dhe vendeve perëndimore, pas sulmeve të dyshuara kimike në Siri dhe Salisbury.

Britania, Franca dhe SHBA bombarduan objektet që mendohet se janë përdorur nga presidenti sirian Bashar al-Asad për të bërë armë kimike.

Putin reagoi me zemërim duke i quajtur sulmet ajrore një “akt agresioni” kundër Sirisë, një aleati kyç.

Që atëherë, një flotë e anijeve të Marinës Ruse janë vendosur në Mesdhe, pasi Putini kërkon të ndjejë praninë e tij në rajon.

Fregata e marinës ruse Pytlivy dhe shkatërruesi Smetlivy, të dy lundruan përmes ngushticës së Bosforit gjatë fundjavës, ndërsa u drejtuan për një bazë të marinës në Tartus.

Gjithashtu, një fregatë ruse e lidhur për në Mesdhe u kap nga Marina Mbretërore në brigjet e Britanisë të shtunën.

Ndërkohë, po sipas mediave të huaja, deri në 35,000 ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s në të gjithë Norvegjinë këtë vit – më e madhja stërvitje që vendi ka parë që nga Lufta e Ftohtë.

Sipas mediave të huaja,, kombi skandinav, i cili ndan kufirin e Arktikut me Rusinë, do të presë trupa nga 30 vende gjatë Trident Junction, i planifikuar për tetor dhe nëntor.

Siç ishte thënë tutje, më shumë se 120 avionë, 70 anije dhe 10,000 automjete do të marrin pjesë në ushtrimet stërvitore, të cilat vijnë mes tensioneve të larta midis Moskës dhe Perëndimit.

Operacionet do të zhvillohen në zonat përreth Atlantikut të Veriut dhe Detit Baltik, duke përfshirë Islandën, dhe hapësirën ajrore të Finlandës dhe Suedisë.

Forcat detare, ajrore, speciale dhe forcat amfibe do të marrin pjesë në atë që është një nga ushtrimet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit.

Mirëpo zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë janë transferuar në nivelet e epokës së Luftës së Ftohtë dhe potencialisht shumë më keq, pas dy stërvitjeve ushtarake dhe sulmet diplomatike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë për stacionin televiziv suedez SVT se bota ka vënë në dukje se “Lufta e Ftohtë është kthyer”, por se tanimë gjendja është më e komplikuar për dy arsye.

“Së pari, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk kontrollojnë të gjithë siç ishte rasti në Luftën e Ftohtë”, tha ai.

“Ne kemi një numër të vendeve që janë shumë aktive në rajon – Turqia, Irani, Arabia Saudite dhe të tjerët. Është e qartë se nuk ka dy blloqe homogjene të kontrolluara mirë”, tha Guterres.

“Së dyti, gjatë Luftës së Ftohtë ka pasur mekanizma të dialogut, të kontrollit, të komunikimit për të siguruar që sa herë që ekziston rreziku i ballafaqimit apo incidenteve gjërat nuk do të dilnin jashtë kontrollit. Këto mekanizma sot nuk ekzistojnë”, shtoi ai, duke shpresuar drejt disa hapave të fundit, drejt uljes së përshkallëzimit.

Muslimanët do dominojnë Indinë në 2050-ën, ja trendi në Europë


Si më i vogli i të gjithë grupeve fetare me një moshë mesatare prej 30 vjeç, popullsia muslimane është rritje më të shpejtë në botë, dhe në vitin 2050 India do të jetë vendi me shumicën e muslimanëve, sipas një studimi të qendrës amerikane Pew.

Islami është tani feja e dytë më e madhe pas Krishterimit, dhe në qoftë se ky trend demografik vazhdon, muslimanët do të arrijnë të krishterë në numër në fund të këtij shekulli.

Sipas të dhënave nga 2010-ta, janë 1.6 miliardë muslimanë në botë, ose 23 për qind e popullsisë së botës. Ndsërsa Indonezia mbetet vendi më i populluar musliman.

Në vitin 2010, Indonesia kishte popullsinë më të lartë muslimane në botë, por popullsia muslimane në Indi që të jetë edhe më e lartë deri në vitin 2050. Popullsia e krishterë në Britani të Madhe dhe Franca do të bjerë në nën 50 për qind, dhe 10 për qind e të gjithë evropianëve do të jenë muslimanë në vitin 2050, sipas hulumtimit nga qendra Pew.



Shumica e muslimanëve, rreth 62 për qind, jetojnë në rajonin e Azi-Paqësorit, i cili përfshin shumë popullata, si të Indonezisë, Indisë, Pakistanit, Bangladeshit, Iranit dhe Turqisë, informon Pew.

Sipas kësaj qendre, djepi i Islamit, Arabia Saudite, renditet e 16-ta në numrin e popullatave muslimane, prapa Etiopisë dhe Uzbekistanit.

Pew parashikon se popullsia botërore do të rritet me 35 përqind deri në vitin 2050, ndërsa popullsia muslimane do të rritet me 73 përqind në 2.8 miliardë njerëz.

Katër nga dhjetë të krishterë në botë do të jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane.

Terrorizmi i sotëm në Europë i bërë në emër të islamit, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit

Sa herë që qytetet europiane goditen nga ndonjë sulm terrorist islamik, gazetat më me peshë të kontinentit ndizen në debate se çfarë mund ta ketë shkaktuar.


Disa pyesin nëse shtetet Europiane duhej t’i ishin përgjigjur ndryshe pakënaqësive të pakicave myslimane: ndoshta duke u ofruar hapësirë më bujare ndryshimeve të tyre kulturore; të tjerë thonë se ndoshta duhej t’ua kufizonin më shumë. Edhe kur është e qartë që Islami nuk është një faktor domethënës në Europë, diskutimet vazhdojnë.

Bisedës i është bashkuar një nga njohësit më të mirë të Islamit europian në Amerikë, duke dhënë argumente shumë interesante. Për t’iu përgjigjur atyre që thonë se terrorizmi ka të bëjë me islamin, studiuesi amerikan Jonathan Laurence argumenton në një artikull për “Franfurter Allgemeine Zeitung” se problemet që vijnë nga islami i sotëm janë pasojat e një gabimi që perëndimi e ka bërë gati 100 vite më parë.

Në verën e vitit 1916, qeveria britanike dhe aleatët e saj nisën të ushqejnë një revoltë arabe kundër autoriteteve politike e shpirtërore otomane. Kjo çoi në marrjen e Jerusalemit, nën drejtimin britanik, dhe u hoqi kontrollin otomanëve nga vendet e shenjta, që nga Levanti e deri në Arabi.

Për të zëvendësuar otomanët, britanikët mbështetën dinastinë Hashemite, e cila vazhdon të sundojë edhe sot në Jordani. Por përfituesit më të mëdhenj ishin familja mbretërore saudite, të cilët morën Mekën dhe Medinën në vitin 1924.

Sipas z.Laurence, profesor në Boston College, kjo ngjarje i dha fund dekadave të tëra gjatë të cilave kalifati (një institucion me rol shpirtëror të cilin otomanët e kishin kombinuar me autoritetin botëror të sulltanit, deri në vitin 1922) e kishte ndikuar islamin botëror në mënyrë pozitive. Jo vetëm brenda mbretërisë osmane, por edhe më tej.

Kalifati drejtohej nga një rrjet ndërkombëtar studiuesish, predikuesish dhe gjykatësish. Siç tregohet nga Halil Inalcuk, një historian otoman që vdiq në vitin 2016, pushteti i sulltanit ndaj kalifatit ka ndryshuar shumë gjatë kohëve: disa sulltanë arrinin t’i vinin nën kontroll studiuesit myslimanë, të tjerë jo.

Por roli shpirtëror i këtij institucioni ishte domethënës në të gjithë botën, sidomos gjatë shekullit të 19-të dhe fillim-shekullit të 20, kur ishte i pranuar nga rreth 100 milionë myslimanë që jetonin nën sundimin britanik (në Azinë e Jugut) dhe nën sundimin holandez (Indonezia e sotme).

Siç shkruan shkrimtari turk Mustafa Akyol, ndikimi i kalifatit mbi myslimanët në Azinë e Paqësorit ka dhënë përfitime për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Abdulhamid II, (ai që shihni në foton e lajmit), sulltani i fundit otoman, i bindi myslimanët e ishujve Filipine që të pranonin pushtetin amerikan në arkipelagun e tyre. (Të tjerë kanë kujtime të hidhura nga ky sundimtar. Armenët e quajnë fajtor për vrasjen e dhjetëra mijëra bashkatdhetarëve në vitin 1895.)

Pikërisht sepse kalifati otoman i tërhiqte shumë popujt e pushtuar nga europianët, fuqitë perëndimore bënë çmos për t’ia sabotuar pushtetin. Që nga viti 1879, diplomacia britanike është përpjekur vazhdimisht ta heqë qendrën shpirtërore të islamit nga turqit e ta kalojë te arabët. Holandezët i detyruan myslimanët e tyre që të mos i referohen kalifatit gjatë lutjeve.

Francezët patën më shumë sukses. Ata reklamonin qendra të tjera shpirtërore për myslimanët e tyre në Algjeri e Marok. Kalifati vazhdoi të kontrollonte Afrikën e Veriut vetëm për shkak të kontrollit që kishin otomanët në Libi. Por kur nacionalistët laikë të Turqisë u përpoqën ta rrëzojnë kalifatin në vitin 1924, përpjekjet e tyre u lehtësuan shumë nga fakti që fuqitë europiane kishin dekada që e sabotonin punën e zyrës së shenjtë.

Sipas z.Laurence, rrëzimi i kalifatit të vjetër krijoi një boshllëk që është mbushur vazhdimisht gjatë shekullit pasardhës nga drejtues shumë më të errët, që nga ajo kohë e deri te Abu Bakr al-Bagdadi i sotëm, drejtuesi i ISIS-it.

Edhe kur ata ndalojnë së prodhuari urrejtje kundër perëndimit, rrjete të tjera ekstremiste, që nga Pakistani e deri në Arabinë Saudite, kanë zëvendësuar me ashpërsi tonin e butë fetar që kishin vendosur kalifët otomanë, të cilët ishin gjithashtu njohës të artit dhe muzikës perëndimore.


A është kjo diçka më shumë se thjesht një detaj interesant i historisë? Po, është më tepër se aq, sipas z.Laurence. Është naivitet të mendosh se islami i sotëm Europian mund të qëndrojë i ndarë nga vendet ku islami mbizotëron shoqërinë.

Në një mënyrë a një tjetër, myslimanët në Europë do të vazhdojnë të preken nga idetë që vijnë nga vendet që kontrollohen nga feja.

Qeveritë e sotme Europiane kanë nevojë ta kuptojnë me imtësi të sofistikuar se si funksionon ndikimi i tyre, dhe, mbi të gjitha, të kuptojnë rreziqet që krijohen në mënyrë të paqëllimshme. Duke mbështetur njëanshmërisht vetëm një rrymë kulturore apo teologjike, ata mund të lënë hapur rryma të tjera, shumë më të rrezikshme.

Asociacioni, qenka më shtet se Republika Srpska




Shkruan: Fadil Maloku


Asociacioni, qenka më shtet se Republika Srpska

1. Gjuriq, sot na paska qu selam… se; ASOCIACIONI (alias:Zajednica), do ketë kompetenca shumë më të gjëra, se sa Republika Srpska”!

2. Unë po i them që këtë… e kemi ditur që nga fillimi i negociatave… kinse teknike. Por, Ju për këtë që flisni duhet të jepni argumente; DEMOGRAFIKE (serb keni vetëm 3% në Kosovë); POLITIKE (ma gjeni një komunitet etnik, në botë që ka përfaqësim me superdiskriminim pozitiv, më të lartë!?); GJEOGRAFIKE (Ju mendoni që me 3% demografi, u takon 25% teritorr të Kosovës!?);

USHTARAKE; (me Rezoluten 1244, Ju definitivisht keni pranu të largoheni nga “djepi”, e “Jerusalemi i Juaj”) KULTURORE (ky argument më shumë na shkon neve në favor. Sepse, gjitha kishat që pretendoni se i takojnë ortodoksisë Suaj, në fakt ishin kisha dardane);

3. Mund t’u numëroj edhe tjera argumente…? Por, po besoj, që ekipi i Kryeminstrit HARADINAJ (meqë sot është vikend, ka shtru nej drekë me mish e raki…) i disponon argumentet tjera teknike… Se këto të mijat, topi s’ti luan.

Bisedimet Prishtinë – Beograd të përfundojnë me njohjen reciproke dhe me marrjen e ulëses në OKB.


Beogradi nuk e vazhdon dialogun nëse kërkohet njohja e Kosovës



Beogradi “nuk do të ulet më në tryezë me Prishtinën nëse Kuvendi i Kosovës miraton platformën e paralajmëruar”, shkruan gazeta serbe Veçernje Novosti.


Në këtë platformë parashihet që bisedimet Prishtinë – Beograd të përfundojnë me njohjen reciproke dhe me marrjen e ulëses në OKB.

Gazeta beogradase shkruan se këtë Beogradi do ta trajtojë si ndërprerje e njëanshme e dialogut, transmeton Koha.net. Siç shkruan gazeta, “Beogradi nuk dëshiron të hyjë më thellë në kurthin me të cilin përmes paravanit të dialogut fshihet ulësja në OKB me bekimin e heshtur të ndërmjetësuesve në BE, të cilës asnjëherë s’i kanë dënuar deklaratat e rrezikshme të kabinetit Haradinaj”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...