2018-05-16

Gruaja që fshihet pas romani “Psycho”


NGA: ILIR MUHARREMI


Romani i përfolur “Psycho” i Ilir Muharremit edhe pse përmendet si roman me shprehje pa kufizuese, situata të drejtpërdrejta, shpalosje të çdo sekreti, në thelb paraqet një femër për të cilën mendohet se është imagjinatë e autorit apo ka diçka nga e vërteta. Siç duket ajo krijohet nga imagjinata e autorit të romanit, por ngjarja dhe biografia e saj duken sikur reale dhe shumë të natyrshme. Në vazhdim po ju sjellim një pjesë nga kjo:


“Sikur ju të jeni police, kjo do ishte shumë e thjeshtë. Mos keni fare dyshim. Disi si ndjenjë e çuditshme zonjë, dhe nuk e di a ka kuptim. Jemi të racës së ngjashme, por edhe sikur të isha zezak, kinez, indian, të gjithë jemi të ngjashëm. Atëherë, më rrëfeni ju lutem çfarë ju ndodhi prej vitesh duke tentuar të hidheni nga ura, ta vrisni veten zonjë. Yt atë ishte shumë i alkoolizuar zonjë, t’i je rritur në fermë me sa mbaj mend unë. Ka kohë që ka vdekur yt at. Arsyeja pse unë e ti jemi puqur kemi dështime të përbashkëta, dhe nuk do të thotë të njëjta, por fundin e dëshironim të njëjtë. Vetëvrasjen. Më thuaj sa herë ke nisë të vetëvritesh dhe prapë je kthyer? E dijë zonjë, rasti i dytë ishte kur tentoje të pije varikin dhe familja të shpëtoj. Atë e bëre kur u lidhe me një djalosh të fesë tjetër. Ishte krishterë i devotshëm, kurse ti myslimane. Duheshit shumë, e dijë, por dashuria juaj ishte e ndaluar nga të dyja familjet, dhe gjithmonë dashuritë e ndaluara janë më të përjetshme se sa ato të lira. Pas pak kohësh djali u vetëvra. E ti e vuajte shumë atë, dhe tentove të bashkoheshe me të. A nuk është kështu zonjë? Po t’i lëmë zonjë të këqijat, të jetojmë tash me të mirat, jemi bashka apo jo? Edhe për dhunimin tënd më ke folur, edhe shenjën te mjekra të bërë më thikë nga dhunuesi. Të gjitha i dimë bashkë zonjë.”

Vargjet si akt krenarie dhe përkushtimi atdhetar

Image result for ZYMER MEHANI
NGA: PROF. ZYMER MEHANI 

Të flasësh për vëllimin poetik “Shqipëri, nëna ime” vëllim poetik nga grup autorësh, të përgatitur nga poeti z. Rudi Berisha, do të thotë, në radhë të parë, të flasësh për lidhjet e këtyre poezive me fatet e atdheut tonë, me festën e 28 Nëntorit, me Flamurin tonë Kombëtar, me Krujën e të madhit Skënderbej, me Kuvendin Historik të Vlorës, me Plakun mjekërbardhë, Ismail Qemali dhe me bashkëluftëtarët e tij…


Të gjitha këto momente të historisë sonë kombëtare janë pasqyruar edhe në këtë përmbledhje përmes vargjesh, përshkrimesh dhe tablosh historike të detajuara në motive konkrete gjithnjë atdhetare, në pasqyrime emocionuese aktesh e portretesh, në reflektime poetike ndjenjash e mendimesh frymëzuese.

Aq më tepër, në këtë përmbledhje dominon pra tema e fateve të atdheut, e lirisë, e dinjitetit dhe e krenarisë kombëtare, tema e besimit në të ardhmen, e përparimit dhe e përspektivës historike të kombit tonë, tema e mbrojtjes së trojeve shqiptare, e gjuhës, e flamurit si dhe kryetema e Ribashkimit të Atdheut tonë. E të gjitha këto gjetën bazament të fortë nëpër faqet e historisë sonë të lavdishme kombëtare, që ne poetët i shfrytëzuam për t’i shtjelluar në vargjet tona, secili në mënyrën e vet të këndvështrimit.
Image result for rudi berisha

Dhe fatmirësisht poetët ia kanë dalur me sukses që këtyre temave t’u japin tretman estetik, gjë që është thelbësore për artin në përgjithësi.

Shikuar nga këndi i realizimit artistik, poezitë e këtij vëllimi na shfaqen si heterogjene, për faktin se janë të shkruara nga shumë poetë. Prandaj është krejt e natyrshme që vargjet këtu na dalin si jounike në modelim.

Në vëllim kemi vargje llojesh të ndryshme, si vargun e lidhur, vargun e bardhë, vargun e thyer etj. Te vargu i lidhur i rimuar, hetohet dominimi i një ritmi uniform ngase ruhen veçoritë esenciale të ritmit. Poezitë kryesisht janë të pasura me figuracion poetik dhe e kanë mjaft të kamufluar kuptimin e vargjeve.

Nga ky vëllim poetik, po kuptohet qartë se nuk mund të nxirret një model i njëjtë i vargëzimit, sepse siç u tha edhe më heret, këtu kemi një shumësi modelesh e stilesh dhe për pasojë vërehet një polimorfi poetike, që vërtet përmbledhjes ia shton vlerën artistike më tepër.

Te poezitë e thurura në vargun e lidhur dominojnë konvencat e forta strofike, por në disa poezi paksa më të gjata teksti nuk i nënshtrohet shabllonit të ndarjes në fragmente, por logjikës spontane të rrëfimit.

Kryesisht poezitë e vëllimit “Shqipëri, nëna ime” dalin mjaft të realizuara edhe kuptimisht, edhe estetikisht dhe libri vërtet shquhet për varietet vlerash poetike.

Duke i patur parasysh të gjitha këto fakte që u përmendën, del se në këtë përmbledhje poetike shpirti dhe mendja e poetëve tanë, mbetet e lidhur fort në idealin e ribashkimit të Atdheut dhe të trojeve tona shqiptare, të ndara padrejtësisht.

Të preokupuar vazhdimisht me lirinë dhe Atdheun, nuk është çudi se në pjesën dërrmuese të krijimeve të poetëve dominon tema e madhe e Atdheut, tema e kremtimit të festave në liri dhe tema e flamurit dhe e ribashkimit.

Poezia e poetëve në këtë përmbledhje na del edhe si një poezi kushtruese, një poezi në të cilën dominon ideja e atdhetarizmit, ku sublimon ideali i lartë për një Atdhe pa ndarje, në të cilin shqiptarët do të jetonin me dinjitet të panëpërkëmbur në tokën e tyre të mohuar.

Porosia e këtyre poezive është një porosi e bukur për brezat, që të mos mbeten pikë e pesë të ndarë e të përçarë dhe të pagëzuar si: shqiptarë, kosovarë, çamë etj, por, të mbeten ata që ishin si gjithmonë –vetëm shqiptarë.

Në faqet e këtij libri poetët nga të gjitha viset e Shqipërisë Natyrale kanë thurë vargje plot frymëzim, në të cilat i është kënduar Flamurit tonë kombëtar, figurave tona të shquara kombëtare, viseve tona të bukura shqiptare etj etj, por janë denoncuar edhe lakmitë dhe pretendimet a tendencat shoveniste ndaj trojeve shqiptare, si edhe padrejtësia e madhe që iu bë shqiptarëve me copëtim të tërësisë territoriale në pesë-gjashtë shtete, si dhe është himnizuar atdhedashuria dhe heroizmi i popullit tonë në mbrojtje të atdheut.

Me gjithë këtë bagazh poetik, përmbledhja “Shqipëri, nëna ime” është një vepër e re poetike, që do të qëndrojë me dinjitet në piedestalin letrar shqiptar përkrah krijimeve më të mira poetike, duke e pasuruar kështu fondin e poezisë artistike atdhetare te ne përgjithësisht.

Ky vëllim poetik është ndërtuar si një bisedë e ngrohtë e sinqertë dhe intime e poetëve me atdheun, me gjuhën dhe me flamurin, ku çiltërsia e ndjenjave gërshetohet organikisht me figurat e pasura, të thjeshta e komunikuese, ku shprehjet poetike rrjedhin natyrshëm dhe me plot lirizëm.

Veprës, veç tjerash, vlerën ia shton edhe laryshia e stileve, gjuha e thjeshtë, e përdorur me shumë kujdes, e kuptueshme dhe komunikuese, figuracioni i pasur poetik: si dhe llojet e vargjeve me ritëm, rimë e meter të ndryshëm, elemente këto me vlera të larta teoriko-letrare, që kësaj përmbledhjeje i japin freski dhe gjallëri.

2018-05-15

Fatmir Xhafaj është dorëhequr nga posti i ministrit të Brendshëm.



Nga Flori Bruqi



Fatmir Xhafaj është dorëhequr nga posti i ministrit të Brendshëm.Xhafaj ia ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e ka lënë pezull.


Të njëjtat burime saktësojnë se kryeministri Rama po përpiqet të shmangë zhurmën e dorëheqjes së ministrit të Brendshëm deri në përfundim të vizitës së tij në Francë.

Rama do të takohet nesër në Paris me presidentin Emmanuel Macron, ku do i kërkojë mbështetjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Pas kthimit të kreut të qeverisë nga Franca, pritet të bëhet publik edhe largimi i Xhafajt.

Partia Demokratike publikoi sot një audio-përgjim midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe një të dënuari në Itali, i cili sipas demokratëve i kërkonte ndihmë për të dërguar drejt shtetit fqinj një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Gjithashtu, Agroni rezulton i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në Itali, por ai vijon të strehohet qetësisht në Shqipëri.


Ish Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi penale për situatën konkrete, ku u përgjua i vëllai, Agroni, por përgjegjësitë në këtë rast janë morale dhe politike.

Image result for agron xhafaj

Fatmir Xhafaj i mohoi akuzat e PD-së se mosekstradimi i të vëllait ishte pasojë e pozicionit të tij si Kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi apo si Ministër i Brendshëm. Edhe pas daljes së vendimit të gjykatës italianë se Agron Xhafaj ishte dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik heroine, sërish Fatmir Xhafaj tha se dënimi nuk kishte asnjë lidhje me postet e tij shtetërore.
Image result for agron xhafaj
Me daljen e video-përgjimit, ku Agron Xhafaj përmend të vëllain, duket se përgjegjësia e tij morale rëndohet dhe qëndrimi i tij në detyrë, bëhet i pamundur. Përgjegjësitë morale për të vëllain e Xhafajt i konfirmoi edhe Partia Socialiste. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Taulant Balla përmendi mes rreshtave qëndrimin e PS se implikimi i ministrit në këtë aferë është moral, ndërsa i vëllait të tij, është penal.

***
Agron Xhafaj depozitoi në prokurori një kallzim penal ndaj 3 zyrtarëve të PD, lidhur me audiopërgjimin e publikuar ku implikohej vetë vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi akuzohen nga Agron Xhafaj se kanë sajuar prova dhe pretendon se nuk është zëri i tij në audiopërgjim.

Në kallëzimin penal ndaj 3 zyrtarëve të PD ka edhe një gafë, pasi Geron (Agron) Xhafaj shkruan se Gazment Bardhi është deputet, por ai është ekspert ligjor në PD.


****
Partia Demokratika ka vijuar edhe sot akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se ka ndihmuar vëllain e tij t’i shpëtojë ekstradimit. Në një deklaratë për mediat, këshilltari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, tha se “Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është aryseja pse Agron Xhafaj i ka shpëtuar dënimit, pse Ligji Antimafia nuk vepron mbi Agron Xhafajn dhe atë vetë”.

Bashkë me deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, kanë publikuar provat që sipas PD tregojnë se ministri i Brendshëm “nuk flet dot, sepse nëse flet i duhet të pranojë se e ka ndihmuar të vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë”.

“1- Së pari, Fatmir Xhafaj nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm ka shkelur ligjin për të ndihmuar vëllain e tij ti shpëtojë vuajtjes së dënimit duke penguar cdo veprim për ekstradimin e tij:
(i) për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt;
(ii) për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri;
(iii) për arrestimin dhe burgosjen e tij.

Fatmir Xhafaj këtë e ka për detyrë ta bëjë për çdo qytetar shqiptar që ka një dënim të pa ekzekutuar.

Por për Agron Xhafajn, vëllain e tij, nuk është zbatuar.

Përkundrazi.

Policia e Shtetit nuk vepron. Policia e Shtetit është nën urdhrat dhe shërbimin e Familjes Xhafaj. Ajo është shndërruar nga Policia “Habilaj” në Policia “Xhafaj”.

2- Së dyti, Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, falsifikoi dokumentet zyrtare, dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:
(i) Për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit,

dhe

(ii) Për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.

Fatmir Xhafa e bëri këtë në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve, fakt të cilin e pohoi edhe Ministri Italian i Drejtësisë, jo më larg se 6 muaj më parë.

3- Së treti, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia. Nga pozicioni i tij si Ministër I Brendshëm Fatmir Xhafaj pengon Ligjin Antimafia të veprojë ndaj Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt.

Policia e Shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të zbatuar masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, sic e kërkon Ligji Antimafia.

Kjo sepse aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Të tre këto prova tregojnë qartë sesi Fatmir Xhafaj është drejtpërdrejt i përfshirë nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm dhe më parë i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge”, tha Bardhi.


****

Gjatë deklaratës për mediat, Partia Demokratike ka sjellë të tjera detaje lidhur me dosjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përpara mediave, Gazmend Bardhi tha se, “Falsifikimi i ligjit, për llogari të vëllait të dënuar për trafik droge, me qëllim që ai t’i shpëtojë drejtësisë, nuk është ndihma e vetme që Fatmir Xhafaj i ka dhënë vëllait të tij”.

Deklarata e plotë e Bardhit:

Sot do provojmë përpara jush, se falsifikimi i ligjit, për llogari të vëllait të dënuar për trafik droge, me qëllim që ai t’i shpëtojë drejtësisë, nuk është ndihma e vetme që Fatmir Xhafaj i ka dhënë vëllait të tij.

Mos-ekzekutimi i vendimit të dënimit të Agron Xhafaj, nuk është akti i vetëm sesi Fatmir Xhafaj po ndihmon vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.

Ne sot do ju provojmë se Fatmir Xhafaj nuk zbaton ligjin shqiptar antimafia ndaj vëllait të tij, dhe se përdor funksionin si Ministër i Brendshëm për t’i dhënë imunitet dhe paprekshmëri vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

PD: AGRON XHAFAJ ËSHTË SUBJEKT I LIGJIT ANTIMAFIA
• PD: PSE NUK VEPRON LIGJI ANTIMAFIA NDAJ VËLLAIT TË FATMIR XHAFAJT?
• PD: PSE NUK VEPRON POLICIA E SHTETIT?
• PD: FATMIR XHAFAJ ËSHTË VETË SUBJEKT I LIGJIT ANTIMAFIA
• PD: FAMILJA “XHAFAJ” KA IMUNITET NDAJ LIGJIT

Sipas ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur publikisht si LIGJI ANTIMAFIA, Agron Xhafaj është subjekt, ndaj të cilit duhet të zbatohen masat ndaluese.

Ligji Antimafia ka për qëllim konfiskimin e pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale, me qëllim parandalimin dhe goditjen ndaj krimit të organizuar dhe trafikuesve të lëndëve narkotike,

Subjekt i këtij ligji është çdo person për të cilin ka indicie se:
a) është pjesëmarrës apo ka kryer krime në kuadër të një organizate kriminale;
b) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Agron Xhafaj, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane.

Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim:

Për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA, ku Agron Xhafaj kishte rolin e furnizuesit të grupit kriminal me heroinë.
2. Për drejtimin e një rrjeti të shpërndarësve të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, hashash në Bolonja.
3. Për bashkëpunim në transportimin nga Shqipëria në Itali të lëndëve narkotike të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis.
4. Për bashkëpunim me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhënien dhe marrjen e lëndëve narkotike.
Pyetja që shtrohet sot është: A e ka zbatuar Ligjin Antimafia Ministri i Brendshëm në rastin e Agron Xhafajt?

A ka vepruar Policia e Shtetit? A ka vepruar prokuroria?

Ligji Antimafia i detyron këto tre institucione që të marrin masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, dhe nëse provohet që janë krijuar në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikuar, kanë detyrimin për konfiskimin e tyre.

Sipas Ligjit Antimafia, Neni 8, Policia e Shtetit, që është nën varësinë e Ministrit të Brendshëm, ka detyrimin që të veprojë me iniciativën e vet, për të verifikuar pasurinë e Agron Xhafajt.

Pasi merr dijeni për pasuritë, Policia ja referon çështjen prokurorisë. Është detyrë e prokurorisë të bëjë hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka detyrimin të përgjigjet sot, nëse e ka përmbushur këtë detyrim ligjor.

Përgjigja është jo; Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk e ka zbatuar Ligjin Antimafia.

Kjo edhe për një arsye tjetër të fortë: Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Ligjit Antimafia neni 3, vetë Fatmir Xhafaj është subjekt i këtij ligji.

Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e Ligjit Antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Është e qartë dhe e kuptueshme për cdo shqiptar:

Sa kohë Ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, ligji antimafia, nuk vepron ndaj Familjes Xhafaj, pavarësisht dënimit për trafik ndërkombëtar droge të Agron Xhafajt.

Ata kanë imunitet, kanë fituar paprekshmëri.

Agron Xhafaj nuk vuan asnjë ditë nga dënimi, liria, paprekshmëria dhe pasuritë e tij janë të garantuara sa kohë Ministër i Brendshëm është vëllai i tij Fatmir Xhafaj.

Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më, është fshirë nga Kushtetuta dhe ligji, dhe është thjeshtë i pazbatueshëm.

Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj janë mbi ligjin dhe të paprekshëm nga Ligji Antimafia.

Partia Demokratike ka dalë sërish në një konferencë për shtyp, në vijmësi të denoncimeve kundër ministrit Fatmir Xhafaj, se ka falsifikuar ligjin për të mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafaj.

Alibeaj: “Xhfaja ndihmoi vëllanë e tij t’i shpëtojë drejtësisë. Dënimi me 7 vjet e dy muaj burg u pranua nga ministri Xhafaj. Xhafaj pranoi që i vëllai është dënuar për trafik droge. Xhafat falsifikoi dokumentet për të shpëtuar Agron Xhafën.

Sot e pyesim cilat janë pikëtakimet apo lidhjet e Agron Xhafaj me njerëz të pushtetshëm?
A e ka përfshirë Agron Xhafën në listën e personave me rekorde kriminale pasuritë e të cilëve duhet të verifikohen?

A është skeduar nga policia Agron Xhafaj? Sot do të provojmë që falsifikimi i ligjit nuk është akti i vetëm që ka përdorur Fatmir Xhafaj për të mbrojtur vëllain e tij”.


****
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, ish-kryeministri Berisha lëshoi një deklaratë ‘bombë’ teksa tha se me dhjetëra banda që kanë ndërhyrë dhe kanë bërë përpjekje për të mos lejuar publikimin e përgjimit.

Berisha: “Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhej të përmbyste policinë të Tahirit dhe policia e këtij të fundit duhej të përmbyesj, por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit”..

Çipa: “Dmth keni bashkëpunuar me bandat?”

Berisha: “Jo bashkëpunim, por kërcënime. Përpjekjet janë bërë të ndryshme. Kërcënime nga më të ndryshmet janë bërë.”

Çipa: “Keni bërë denoncime zoti Berisha?”

Berisha: “Denoncime nuk bëjmë se sot Rama i ka të gjitha pushtetet.”



****
Ish-kryeministri Berisha i ftuar në ‘Studio e Hapur’ teksa po komentonte audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-kryeministri Berisha përmendi edhe denoncimin e ish-ministrit Ylli Manjani se në hotelin ‘Santa Quaranta’ ishin përgjuar Rama dhe ministrant.

A ka video të tjera?

Berisha: Po t’i besojmë Siamir Thairit ka video në Santa Quaranta

Pse atë përgjim e ka bërë Tahiri?

Berisha: Jo ka video në Santa Quranta. Balili ka qenë trafikant me kualifikimin më të lartë se Habilajt dhe shumë të tjerë. Klemend Balilaj i ka filmuar duke nisur nga Edi Rama tek Arben Ahmetaj në konaqet e tij. Saimri Tahiri e ka thënë këtë, jo unë.

Mënyra se si e thoni është se keni dijeninë më shumë ju
Berisha: Jo e vlerësoj (qesh)

A ka opozita audiopërgjime të tjera kundër Xhafajt e Ramës?

Berisha: Nuk e di. Po ta dija do e thosha, por s’mund ta përjashtoj. Se edhe këtë videon unë e kam mësuar nga opozita.

Çfarë do bëjë opozita për ta çuar Xhafajn drejt dorëheqjes?

Berisha: Është populli, është protesta, është ajo që bënë armenët që në një javë hodhën kryeministrin. Revolta popullore. Nuk mund të them për bojkot, apo djegie mandatesh. Nuk e di, nuk kam të dhëna.


****

Ish-kryeministri Berisha, njëherazi deputet i Partisë Demokratike i ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili komentoi edhe statusin e fundit të kryeministrit Rama të bërë sot pasdite për çështjen e vëllait të Xhafajt.

Ish-kryeministri tha se Rama i ka futur shumë thika Fatmir Xhafajt por nuk e lëshon dot.

Berisha: “Rama nuk e lëshon dot Xhafën, thika i fut por nuk e lëshon dot. Ajo që nxorri Taulant Gjurën, ishte formula e Ramës. Ja kam thënë dhe në parlament, unë i them sepse kur s’vepron drejtësia, publiku duhet ta dijë të vërtetën. Ata merren me gjëra të vogla. Unës’jam prokuror, por mbroj interesin publik. Po të veprojë drejtësia, s’ka nevojë të flasësh fare për to.” tha Berisha.

Statusi i Ramës:

Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave

*****

I pyetur nëse audiopërgjimi për vëllain e Xhafajt doli nga Partia Socialiste, ish-kryeministra Berisha i ftuar në ‘Studio e Hapur’ tha se “plumbi në zarf” që Tahiri i ka dërguar Ramës, i ka shtuar tensionet.

Gjithashtu Berisha tha se kjo është një betejë e egër mes Xhafajt e Tahirit, që filloi direkt sapo Xhafaj u zgjodh ministër.

Vasili: Ka zëra se audiopërgjimi vjen nga segmente të mazhorancës si pasojë e luftës së brendshme në PS. Ju thatë që nuk është rastësishme që përgjimi del menjëherë pasi lë mandatin ish-ministri Tahiri. Çfarë donit të thonit se audiopërgjimet janë nga brenda PS-së dhe se audiopërgjimi nuk është i rastësishëm?

Berisha: Njerëzit e thonë këtë me të drejtë për shkak të një beteje të egër që shpërtheu mes Xhafajt e Tahirit sapo Xhafa mori frenat e ministrisë. Po të dëgjosh fjalën e Tahirit të fundit, të dorëheqjes ai pasi i çon Ramës me kod plumbin në zarf duke i thënë se po fole ti nxjerr këto këto, sulmin politik frontal të famshëm ja bën Xhafajt.

Çani: “Cili ishte roli i Xhafës në këtë mes?”

Berisha: “Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhej të përmbyste policinë të Tahirit dhe policia e këtij të fundit duhej të përmbyesj, por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit”.

Lufta për pushtet : PS & PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me përgjimin që u publiku nga PD-ja, ku vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj flet me disa persona, që opozita thotë se bëhet fjalë për pazare droge.


Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me përgjimin që u publiku nga PD-ja, ku vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj flet me disa persona, që opozita thotë se bëhet fjalë për pazare droge.

Por kush e ka bërë këtë përgjim?

Berisha është pyetur se nëse përgjimi ka dalë nga mazhoranca, duke aluduar për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Ish-kryeministri është shprehur se PS-ja është në tension të madh, pas ‘plumbit në zarf’ që ai I ka dërguar kryeministri Edi Rama.

Image result for sali berisha

Po ashtu, lideri historik I PD-së ka folur edhe për një përlasje mes Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafajt, që kur ky I fundit u vu në vendin e tij.

“Njerëzit e thonë këtë me të drejtë për shkak të një beteje të egër mes Xhafajt e Tahirit sapo Fatmiri u zgjodh ministër. Po të dëgjosh fjalën e Tahirit të fundit, e shikon sulmin frontal që i bën Xhafajt. Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhet të përmbyste atë të Tahirit.

Image result for sali berisha


Por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit.”, tha Berisha.

Opozita ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn se ka ndihmuar vëllain e tij, Agron Xhafajn që të mos arrestohet edhe pse është i dënuar me 7 vite burg në Itali

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se ka hedhur akuza të bazuara dhe me fqakte ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Berisha përmendi lidhjet e Tahirit me Serezin, Shullazin, Habilajt, duke shtuar se i ka denoncuar në sallën e Kuvendit.

Madje, ish-Kryeministri tha se Saimir Tahiri i ofroi një gazetari 20 mijë euro për të mbyllur problemin.

“Unë akuzat që i kam bërë ishin të faktuara, ndërsa akuzat ndaj meje ishin politike, nuk kanë paraqitur kurrë një fakt”, tha  Prof.Dr.Sali Berisha.



****


I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24” Berisha deklaroi se tokën në Surrel Rama nuk e kishte blerë, edhe pse deklaroi se e kishte marrë 2 dollarë për metër katror, por se ia kishte dhuruar vjehrri i një deputeti.

“Çfarë fytyre ka Fatmir Xhafa t’u kërkoi 10 mijë policëve; nëse ke pirë kafe me ndonjë trafikant. Ca fytyre ka Xhafaj tu kërkoi qindra gjyqtarëve kur Rama mori pallatin në pajë?! Ai e ka deklaruar 2 dollarë metri katror. Atë historinë e tokës e di unë. E di madje edhe kush ia ka falur. E ka marrë dhuratë. Por e ka deklaruar se e ka blerë 2 dollarë. Po nuk mund të pranojë 5 mijë metra katorë. Gruaja e tij ka qenë drejtoreshë në administratën time. Tokën nuk e mori Linda. Ai ka bërë gënjeshtra. Toka iu fal Ramës nga vjehrri i një deputetit. Linda e ka marrë përsipër, në mënyrë skandaloze me 2 dollarë”, tha Berisha

****
Image result

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është më i sulmuari ditët e fundit nga opozita, ku PD kërkon dorëheqjen e tij, ndërsa nga ana tjetër pritet edhe qëndrimi i Ramës, nëse do ta shkarkoj apo jo.

Image result for sali berisha

Gazetari Arjan Çani tregon një nga ‘skenarët’, i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ paralajmëroi Sali Berishën.

Image result for taulant balla

“Doktor bëhuni gati, e kam gati të konfirmuar. Me shumë gjasa Xhafaj ikën dhe vjen në vend të tij Taulant Balla”, tha çani.

2018-05-14

Ramush Haradinaj priti në takim një delegacion të diasporës shqiptare

Image result for ramush haradinaj


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion të përfaqësuesve të shoqatave, intelektualëve dhe biznesmenëve nga diaspora, me të cilët ka biseduar për nevojat dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj pjese të shoqërisë sonë. Delegacioni përbehej nga përfaqësues nga diaspora në Gjermani, Austri, SHBA, Suedi, Zvicër, Angli dhe Greqi, të kryesuar nga Ragip Ramaj.

Kryeministri ka vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e diasporës kosovare gjatë viteve të rezistencës dhe luftës për liri. Kjo mbështetje dhe ky kontribut e obligon Qeverinë dhe institucionet tona që të ruajnë kujdesin dhe angazhimin për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e tyre, ka thënë Kryeministri Haradinaj në këtë takim.


“Kosova ka rrugëtuar në të gjitha këto etapa me mundin e të gjithë neve. Mërgata jonë ka themele të kësaj që është arrit në Kosovë dhe në vende të tjera. Kosova tashmë e ka një realitet tjetër, tejet të afërt me rrugën e saj evropiane. Qeveria e Kosovës në veçanti është e angazhuar të krijoj kushtet që diaspora të sjell në Kosovë kapitalin dhe dijen e fituar ne vendet e zhvilluara”, ka thënë kryeministri Haradinaj dhe ka vlerësuar se nismat nga diaspora do të kontribuojnë edhe në zhvillimin ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve tanë.

Përfaqësuesit nga diaspora kane ngritur nevojën për mbështetjen institucionale nga Republika e Kosovës për hapjen e një kanali televiziv për diasporën.

“Në emër të mërgatës, shoqatave, veprimtarëve nga diaspora ju falënderojmë për pritjen. Ne po kërkojmë një kanal televiziv për mërgatën shqiptare, për t’i pasqyruar të gjitha të arriturat dhe aktivitetet tona. Është mërgatë e madhe dhe na duhet një kanal televiziv, andaj kemi vendos me kërku ndihmë të gjitha institucioneve”, tha Ragip Ramaj përfaqësues nga diaspora.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar angazhimin dhe zotimin e tij personal që kjo dhe kërkesat tjera të diasporës të marrin vëmendjen e duhur të Qeverisë së Kosovës dhe ato të realizohen në afate optimale.


***
Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Sllovenisë. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi.

Haradinaj tha se bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Slloveni kanë dhënë kontribut të çmuar në forcimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.


“Duke ditur rolin e rëndësishëm të diasporës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit të Kosovës, Qeveria është kujdesur që të jetë sa më afër kërkesave të bashkatdhetarëve tanë në diasporë, përmes mekanizmave brenda vendit dhe ambasadave të Kosovës në botë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se diaspora jonë në Slloveni ka qenë urë lidhëse dhe e forcimit të miqësisë me shtetin slloven.

Kryeministri tha se Qeveria e Kosovës do të jetë afër tyre përmes lehtësimit të procedurave për investimet nga diaspora, në mënyrë që zhvillimi i afarizmit të tyre të jetë i suksesshëm dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në Prishtinë ministrat e Diasporës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Konferenca “Diaspora Flet” bashkon në Prishtinë ministrat e Diasporës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë
Ministrat e Diasporës së tre shteteve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, do të bashkohen në Prishtinë më 17 maj të këtij viti në një panel diskutimi në kuadër të konferencës “Diaspora Flet” të organizuar nga Germin.

Ministri për Diasporën për Kosovë, Dardan Gashi, homologu i tij nga Shqipëria ministri Pandeli Majko, si dhe ministri Edmond Ademi nga Maqedonia, do të flasin për mënyrat e vendosjes së qëllimeve kryesore për angazhimin e diasporës në vendet e origjinës, bashkëpunimet ndër-shtetërore dhe planet e angazhimit në të ardhmen për shfrytëzimin e potencialit të diasporës drejt zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.


Ky panel diskutimi do të mbahet në sesionin e dytë të hapjes së konferencës “Diaspora Flet”, e cila do të vazhdojë punimet për katër ditë, nga 17 deri më 20 maj të këtij viti.

Paneli i ministrave do të paraqesë edhe parimet e politikat kryesore drejt angazhimit të diasporës nga secila Qeveri, si dhe do të diskutojë dhe do të përgjigjet në pyetjet dhe çështjet me interes të pjesëmarrësve nga diaspora në këtë konferencë.

Paneli do të moderohet nga Liza Gashi, Drejtoreshë e Programeve, Germin.

Konferenca “Diaspora Flet” organizohet në kuadër të programit për Dialogun e Strukturuar për të Drejtat e Diasporë, derisa ceremonia hapëse do të zhvillohet tek Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Kingsley Aikins, njeriun që ia solli Irlandës investime nga potenciali i diasporës

Konferenca “Diaspora Flet” sjellë në Kosovë Kingsley Aikins, njeriun që ia solli Irlandës investime nga potenciali i diasporës


Kingsley Aikins, njeriu që 21 vite më parë arriti të bashkojë diasporën e Irlandës dhe të mbledhë një fond prej 250 milionë dollarë nga ky komunitet, të gjitha investime të shpërndara në projekte dhe shërbime konkrete kulturore, edukative dhe bamirësie për vendin e tij, vjen për herë të parë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Organizata Joqeveritare (OJQ) që merret me diasporën, e cila po e sjellë Aikins në Prishtinë.




Në këtë njoftim thuhet se eksperti më i njohur ndërkombëtar për çështje të diasporës, në mes të tjerash do të ndajë me pjesëmarrësit dhe audiencën praktikat dhe përvojat e mira të shfrytëzimit të potencialit të diasporës përmes përfshirjes së tyre në çështjet që ndërlidhen me vendin e tyre të origjinës.

“Konferenca për herë të parë bashkon në Prishtinë diasporën shqiptare nga shtete të ndryshme të botës, profesionistë të fushave dhe sferave të ndryshme nga kompani private, organizata të shoqërisë civile e deri tek institucione të larta publike me qëllim të lidhjes, angazhimit, avokimint dhe bashkëpunimit mes tyre. Qindra pjesëmarrës të konferencës do të kenë mundësinë të dëgjojnë nga vet Aikins për mënyrat më të mira të rrjetëzimit mes komunitetit, dhe me vendet e origjinës, se si të bëhen pjesë e krijimit të politikave në shtetet e tyre amë dhe rëndësisë që ka sjellja e potencialit të diasporës në vendin amë. Kjo ka rëndësi sidomos marrë parasysh numrin e madh të diasporës shqiptare të shpërndarë nëpër botë”, thuhet në këtë komunikatë.

Ndryshe, Aikins është themelues dhe drejtor gjeneral i “Diaspora Matters”, kompani konsulente me seli në Dublin të Irlandës, dhe e cila këshillon shtete, qytete, regjione, ndërmarrje, si dhe organizata të tjera se si të zhvillojnë strategji për t’u lidhur me diasporat e tyre përkatëse.

Ai udhëheqi organizatën filantropike të quajtur Fondet e Irlandës, e cila u krijua për të lidhur diasporën irlandeze në mbarë botën me vendin e tyre amë, një komunitet i përbërë nga 70 milion njerëz në mbarë botën, prej tyre vetëm në SHBA janë deklaruar se jetojnë diku 40 milionë. Koha e “problemeve në veri të Irlandës” dhe përfshirja e diasporës irlandeze për ti zgjidhur ato, ishte vetëm njëra nga çështjet që Kingsley adresoi në atë kohë.

Përgjatë 21 viteve sa Aikins ishte udhëheqës i këtij fondi, kryesisht në Boston të SHBA-së, arriti të mbledhë diku një qerek miliardi dollarë të cilat shpërndahen në 1,200 organizata anembanë Irlandës, veriut dhe jugut, në fushat e paqes, kulturës dhe bamirësisë. Ky fond është dëshmi se nisma të tilla për diasporën dhe bashkë me të mund të sjellin rezultate të mëdha për zhvillimin e shoqërive, sidomos atyre që kanë nevojë për rimëkëmbje e zhvillim të qëndrueshëm, si Kosova. Ai ka mbajtur ligjërata të panumërta rreth rëndësisë së përfshirjes së diasporës në çështjet që lidhen me vendet e tyre amë, ka shkruar artikuj dhe ka mbajtur punëtori e programe trajnuese të rrjetëzimit për kompanitë si: Google, LinkedIn, Accenture, Intel, PëC, KPMG dhe një numër të madh të ndërmarrjeve ligjore në Dublin.

Studimet i ka përfunduar në “Trinity College”, në Dublin në fushën e ekonomisë dhe politikës. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar për 10 vjet për Bordin Irlandez të Tregtisë (Irish Trade Board) si dhe për “IDA Ireland” në Sydney të Australisë.


Aikins u kurorëzua me çmimin “CBE” (Udhëheqës i urdhërit më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar) për angazhimin e ti të palodhshëm në çështjet britaniko-irlandeze. Aikins përfaqëson kolegjin “Trinity” në Vichy të Francës, si dhe Leinster në sportin e ragbit.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...