Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/23

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul:Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duhet të ikë, ka akuza të forta


Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul për DW: Kushtet që nuk ka plotësuar Rama

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul për DW: 
Kushtet që nuk ka plotësuar Edi Rama

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në një intervistë për “Deutche Welle”, teksa ka folur për negociatat e Shqipërisë me BE-në, është shprehur se qeveria shqiptare nuk ka plotësuar disa kushte.

Sipas Johann Wadephul, duhet një luftë akoma më e ashpër kundër korrupsionit, vijim i reformave në drejtësi e reformë zgjedhore.

“Ne kemi nevojë për një orientim më të qartë ndaj vlerave europiane në disa fusha, marrëveshja e koalicionit e thotë qartë, se kriteret duhet të plotësohen edhe në fillimin e negociatave, jo vetëm në anëtarësim. Kjo nënkupton një luftë më të ashpër kundër korrupsionit se deri më tani, se reforma në drejtësi duhet të vazhdohet më me vendosmëri se deri më tani, se duhet të ketë një reformë zgjedhore që kërkohet prej kohësh si nga KE por edhe nga OSBE” , është shprehur deputeti i CDU-së, Johann Wadephul për DW.

Më tej ai ka folur dhe për implikimin e Agron Xhafajt në çështjet e drogës duke ngritur dhe pikëpyetjet nëse Fatmir Xhafajt duhet të mbajë akoma postin e Ministrit të Brendshëm.


 Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul:
Ministri  i  Brendshëm, Fatmir Xhafaj duhet të ikë, ka akuza të forta



Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul, në një interviste për Deutsche Welle nuk ka ndryshuar qëndrim për vendosjen në qendër të kritikave të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të skandalit për përfishrjen e të vëllait në trafikun e drogës.

Wadephul ka kërkuar edhe më parë në disa intervista që ministri Xhafaj duhet të përballet me akuzat, deri dhe dorëheqjen e tij.

Por, i pyetur nga DW pikërisht për këto deklarata, deputeti i CDU-së u shpreh se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë vetën, nëse mund t’a përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Duke risjellë edhe një herë tjetër në kujtesë se i vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave.

“Unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund t’a kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali”,- tha Wadephul.

Sipas tij, qeveria duhet të vendosë vetë nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë.

Ndërsa, thekson se edhe ambasadori amerikan që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë.

Pjesa e shkëputur nga intervista e dhënë për Deutsche Welle

Pyetja e DW: Një person që u vendos në qendër të kritikave është ministri i Brendshëm i Shqipërisë, zoti Fatmir Xhafaj. Ju keni kërkuar në disa intervista shumë konkretisht, që ai duhet të përballet me akuzat, deri edhe dorëheqjen e tij. Të enjten zoti Xhafaj u takua me ministrin e Brendshëm gjerman, zotin Horst Seehofer. Më pas ai shkroi se gjithçka u zhvillua në konsesus të plotë. U vendos paqja?

Wadephul: Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave. Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali. Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë.

Rita Ora, nostalgjike dhe krenare për origjinën

Pak minuta pasi shënuan golat kundër Serbisë, dy futbollistet shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri morën një ‘shpërblim’ nga këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.


Këngëtarja me famë botërore me prejardhje shqiptare ka filluar ti ndjek në Instagram Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.

Rita Ora siç shihet në foton që sjellë Floripress nga Fokus  , u ka bërë follow dy lojtarëve shqiptarë të kombëtares së Zvicrës pasi ata shënuan gola në ndeshjen kundër Serbisë në kampionatin Botërorë në Rusi.

Golat që dy futbollistët shqiptare shënuan në ndeshjen e sotme kundër Serbisë, veç pikëve që i shtuan Zvicrës ngjallën reagime pozitive mes shqiptareve.

Të dy pas golave festuan me shqiponjë pasi flamuri shqiptar ishte i ndaluar të futet në stadium.





Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora shpreh nostalgjinë nga koha kur u emërua Ambasadore nderi në Kosovë. Me anë të një postimi në Instagram ylli i muzikës u shpreh se ky ka qenë një moment shumë i veçantë për të.

“Unë gjithmonë do të jem e përulur dhe e privilegjuar që mbaj titullin si këngëtarja e parë që del nga Kosova dhe ta vendos vendin tonë të bukur, plot dashuri, me të qeshura dhe talent, në hartë”, shkruan Ora.

Këngëtarja tha se do ta mbajë titullin gjithmonë me krenari dhe se do të vijojë të kontribuojë që ta zhvillojë Kosovën për të mbërritur aty ku e ka merituar gjithmonë.

“Ju mbaj mend të gjithë juve që erdhët në caktimin tim si ambasadore ditën kur presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, ambasadori i Kosovës, Lirim Greiçevci, ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha, lordi George Robertson dhe të gjithë muzikantët e tjerë nga Kosova, u mblodhën në një moment historik. Që atëherë kemi pasur plane mbresëlënëse që tashmë i kemi realizuar dhe të tjerë që do të vijnë me organizatat më të mëdha bamirëse në botë. Mezi pres të vazhdoj ta mbaj me krenari titullin ambasadore dhe të vazhdoj ta dërgoj Kosovën atje ku gjithmonë ka merituar të jetë KUDO! (Më falni, por jam në makinë me orë të tëra dhe jam sentimentale e krenare!) Ju dua. Krenare. Jini krenarë për origjinën tuaj. Mos harroni kurrë”, është mesazhi emocional i artistes me famë botërore.

“Rusia 2018” – Titujt e medieve pas ndeshjes Zvicra – Serbia?


Fotografia e Xherdan Shaqiri


Me golin e shënuar në ndeshjen e mbrëmshme Zvicra – Serbia, futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri, ka vendosur rekord të ri. Në fakt janë vetëm 3 futbollistët që kanë shënuar radhazi në Kupën e Botës 2014, Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018, mes tyre është edhe një futbollist shqiptar, Xherdan Shaqiri. Së bashku me sulmuesin e Zvicrës një arritje të tillë kanë portugezi Kristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku me Belgjikën, që ka shënuar gola në të tre aktivitetet e mëdha të futbollit. Xherdan Shaqiri, në vitin 2014 shënoi 3 gola në fitoren me Hondurasin në grup. Në Euro 2016, ai shënoi golin e barazimit 1-1 me Poloninë. Golin e vendosjes së rekordit të ri e shënoi në përballjen me Serbinë në botërorin e Rusia 2018, ku Zvicra shënoi fitore me 2:1.



Zvicra arriti të mposhtë Serbinë me përmbysje në ndeshjen e dytë të grupit E dhe t’i bashkohet Brazilit në krye të renditjes, në kuotën e 4 pikëve. Golat e fitores për Zvicrën i shënuan futbollistët shqiptar me prejardhje nga Kosova, Xhaka e Shaqiri. Si para ashtu edhe pas kjo ndeshje ishte në qendër të mediave botërore dhe atyre rajonale. Për dallim nga mediat serbe ato në Zvicër kanë shpërthyer në delir për ndeshjen e mbrëmshme me Serbinë. Telegrafi serb, ka dalë me titullin – Arbitri dhe shqiptarët e Zvicrës na mundën.

Fotografia e Xherdan Shaqiri

Arkitekti i fitores së Zvicrës kundër Serbisë, Xherdan Shaqiri, nënvizoi përparimin që ekipi i tij kombëtar i Zvicrës ka bërë në vitet e fundit. Sulmuesi i “Stoke City” Shaqiri, u shpall si lojtari më i mirë në ndeshjen e dytë në Grupin E, kundër përfaqësueses së Serbisë. “Lojtarët që ne kemi, kanë luajtur në ekipet më në zë të Europës“, – u deklaroi Shaqiri gazetarëve pas ndeshjes. “Pavarësisht se po ecim para në tabelën e rezultateve, kemi ruajtur qetësinë dhe kjo është diçka që nuk e kishim arritur dy vjet më parë. Kemi treguar se jemi rritur, jemi bashkuar dhe luajtëm si një ekip që po shkon drejt të njëjtit drejtim”.

Fotografia e Granit Xhaka
Ndërsa portali B92, ka dalë me titullin Shaqiri në minutën e 90-të rrezoi skifterat dhe sh transmeton deklaratën futbollistit Kolarov i cili ka thënë – vendosën gjermanin të referojë sikurse neve të na e kishin deleguar malazezin.

Gazeta prestigjioze “The Guardian” ka kritikuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për festimet e tyre me shqiponjë. Kjo gazetë, një ditë pas ndeshjes të cilën Zvicra e fitoi 2 me 1 kundër Serbisë, ka shkruar se dy shqiptarët kanë rrezikuar në ngritjen e tensioneve politike në Ballkan kur përdorën simbolin kombëtar të Shqipërisë për të festuar golat kundër Serbisë. Xhaka e Shaqiri me festime sjellin politikën në Botëror.

E përditshmja zvicerane, Blick ka lavdëruar paraqitjen fantastike të dyshes shqiptare te kombëtarja e Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri pas fitores ndaj Serbisë. Në titullin e lajmit Blick ka shkruar, “Falë shqiponjave Xhaka e Shaqiri ëndërrojmë të fluturojmë lartë”


Fotografia e Granit Xhaka


Pas kësaj ndeshje Zvicra së bashku me Brazilin kanë nga 4 pikë, ashtu që në ndeshjet e fundit në grupe brazilianëve dhe zviceranëve iu mjaft edhe një barazim, ndërsa Serbia për të kaluar këtë fazë të garave e ka patjetër pas pesë ditëve ta fitojë Brazilin.


*****


Mbrëmja e djeshme ishte shumë emocionuese 
për miliona shqiptarë.

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë në rezultat 2-1, falë dy golave spektakolarë të shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Pas kësaj fitore, statuset dhe komentet e shumta shpërthyen gjithandej në rrjetet sociale me fjalë nga më të mirët për djemtë shqiptarë.
Ishte këngëtarja Rita Ora ajo e cila filloi t’i ndjekë të dy sportistët në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë sot reperi Capital T publikoi një fotografi në InstaStory, ku ka shfaqur momentin teksa ka biseduar me Shaqirin pak pas përfundimit të ndeshjes.

‘Bisha që terrorizoi serbo-rusë’, ka shkruar Kapo në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu faktit që Shaqiri dha një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e mbrëmshme.

Xherdani dhe Capital T kanë një miqësi prej vitesh dhe shpesh takohen gjatë udhëtimeve të Kapos në Zvicër.
Mposhti Serbinë, Shaqirit i vjen një propozim për martesë



Ndeshja e zhvilluar mbrëmë mes Zvicrës dhe Serbisë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Ishte shkëlqimi i dy shqiptarëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ai që bëri krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

Image result for Besa Istrefi

Urime të përzemërta dhe falënderime për dy futbollistët kanë shprehur edhe shumë prej figurave publike përmes rrjeteve sociale.


Madje, një nga modelet më të njohura në vend, nuk është përmbajtur aspak as për simpatinë e treguar haptazi ndaj Xherdan Shaqiri.


Related image

Është kjo Besa Istrefi nga Mitrovica, e cila ka qenë shumë e përfolur në media për fotografitë e saj artistike nudo.


Në një imazh të hedhur në InstaStory, Besa shfaq momentin kur Shaqiri ka shënuar gol, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se ka dëshirë të martohet me të.

Related image

Detaji që nuk u vu re; edhe kapiteni zviceran festoi me shqiponjën dy-krenare
Mbrojtësi që aktivizohet me Juventusin ishte një ndër lojtarët më të mirë të takimit së bashku me katërshen shqiptare: Valon Behrmain, Granit Xhakën, Blerim Xhemailin dhe Xherdan Shaqirin.

Takimi u mbyll me rezultatin 2:1 për ekipin ‘helvetik’, i cili kryeson grupin E së bashku me Brazilin; secili ekip ka 4 pikë, ndërsa në vendin e tretë renditet Serbia me 3 pikë dhe më pas Kosta Rika me 0 pikë.

Cikël poetik nga Leonora Bruçaj


Leonora Bruçaj, është autore e dy përmbledhjeve poetike 
 “Vdekja e Balozit” dhe “Dhembja e harresës”.

Leonora Bruçaj, gjithashtu është në përgatitje të përmbledhjes së tretë poetike.

Më poshtë Redaksia e Agjencionit " Floripress " boton disa  nga  poezitë  e  Leonora Bruçaj.



Fotografia e Leonora Bruçaj


KOHA QË NUK FLET

Koha na rëndon
Kujtimet po vdesin
Ne presim kaltërsinë
e qiellit të errësuar
Dielli ngop zemrat
nën pozitat vertikale horizontale
Sot
Ç’ mbetëm 
Ne dëshmitarët 
e kohës që nuk flet

Fotografia e Leonora Bruçaj

MALLI PËR JU

Dhe malli për ju
m’është zbehur si vdekja
Vetëm në ëndërrime
Udhëtoj me ju
po ec me nënën e babanë
matanë hijeve
as në lindje
as në veri
jo në jug
jo në perëndim
po ik po ik
t’ju takoj vetëm
kur sonte shkruaj

Fotografia e Leonora Bruçaj
PRITJA E NAMATISUR

Për ty ngërtheva në vete
Mijëra vargje
Vaje këngë
Mijëra herë për ty lashë
Vetveten pa shpresë
Pa emër
Por kur me namatisje
rrëfeve
Për jetën vetën
Dhe dashurinë
“Heloizën e re” thashë
Mijëra vargje më përgjakën

Fotografia e Leonora Bruçaj

MAKROBOTA

Të aderuarit
Nuk vdesin për bukë
As për ujë nuk kërkojnë
lëmoshë
Gjaku ynë të vraftë

Në pëshpëritje zanash
Flakërohen vatrat
në djegurishte bie zëri
I vdekur i fëmijëve
Makrobota në dritare
të luftës
sheh plagët e fëmijëve
Nuk vdesin
se leshojnë rrënjë
edhe n’gurë


Fotografia e Leonora Bruçaj



IKJE




Pabesueshëm thure gjerdanin
e harresës
Në ty u bëra piedestal i kohës
Në atë pikëmbërritje
Arrite vrullshëm me dhembje
Ike bashkë me njollën e shpresës
dhe të akuzova gjithmonë
për mosbesim
Ditën qielli vreroset
Dhe nata mbetet e varfër
pa yje
Sikur unë pa ty
Oh kënga ime e kahmotshme
Sonte dogja vargjet
Që mbeten këngë e së kaluarës
Dhe gjallova drejt shtegut
Të pikëgrumbullimit të ëndrrave të unit tim…
Që ikën në sfondin
E kësaj kohe
Si u fundose në atë xingone të errësirës
dhe më lë përherë të nostalgjuar
për kthimin

Fotografia e Leonora Bruçaj

IKE


Ti ike, unë prapë të pres
Të pres në mos pritje
Unë ika, ti kurrë njëherë
S’vrapove pas meje
As unë kurrë njëherë s’ika pa ty
Ne ikëm së bashku,
Ikëm nga njeri-tjetri
Prapë ishim të bashkuar
Ikëm të bashkuar së ndari
Aty ku u ndamë së bashkuari

Fotografia e Leonora Bruçaj

PSE PENA MË MASHTROI

Në mbiftë mbi mua njollë
Shkëlqimi
Dhe fati vrerë le të vjellë
Këtë herë
Sikur të mos kam ditur
Provuar ç’është vreri i zi

Dhe në mua gjasimi vrerë
Ëndërr mbiu

Nxirosur palë palë
Herë herë psherëtiu
Dhe asgjë s’u vërtetua
Në dorë më mbeti dokumenti
I zbrazur
Lartohem e zvarrisem
Si shelgu i ul gishtërinjtë
Dhe vrragëroj asgjësinë
Kohë duhet kaluar
Ta forcosh betejën
E emrit tënd ritmor

Prapë mbeta nën hijen e
penës…
Aty ku fillova luftën
Pa ushtarët e penës sime
Ndër duar e gishtërinj më mbyti
Rrufeja
Por komandanti më tha betohu
Se do të forcohesh
Dhe shtyllë bëju luftës sate
Të verbohësh njëherë para tmerrit
Që nesër drita të jetë
Roje e natës
E kur ta mbarojë luftën
Do vjell vrerë a dritë
Tash luftën do ta lidh
Për dhe e për qiell
Në mos bëfsha kurrë më
Lutje për mugëtirë…

Fotografia e Leonora Bruçaj


MBAS RIPËRTRITJES SË VRRAGËVE

Largohem kur
Kohës ia shoh qetësinë
Dhe ripërtritjes se vrragëve
Askush s’i buzëqesh hidhërueshëm
Se moti kemi shqelmosur tingullin
E këngëve të vetmisë

E kitara ku mbeti
Në ëndrrën e kahmotshme

Po këngën që e kemi shkruar
Sot kush ka për ta kënduar


Fotografia e Leonora Bruçaj

VERA

E dua Verën,
Si pijen më të mirë
E dua Verën,
Si stinën më të mirë
E dua Verën,
Si miken më të mirë
Kur Verën e pi,
Nuk dehem, por kënaqem
Kur vjen Vera,
Malli poetik vrullshëm lulëzon
Kur e takoj Verën,
E kuptoj që ka nuhatje të thella mediatike
Prapë Verën e kërkoj,
Se netëve të gjata
Vera më shoqëron bashkë me antisonetin tim
Prapë e kërkoj Verën ,
Se dimri na ngriu shpirtin e acartë
Prapë e kërkoj Verën ,
Të flasim për poezinë dhe vargun e thyer
Vera u ndal!
Në këtë muaj të shenjtë, nuk dua ta provoj
Vera u ndal!
Të jetoj me mua deri në shtator
Vera u ndal!
Të më tregojë për ” Heloizën e re të Zhan Zhak Rusos”
Vera po pret !
Mbi tavolinën time duke me shoqëruar netët e gjata pa gjumë
Vera po pret !
T’jetojë bashkë me të dhe në të, me lulet që puhia i përkund butësisht
Vera po pret!
T’më rrefejë per diskursin e Podrimjes së ikur dikur
Vera iku ,
Gabimisht e theva shishen mbi tavolinë dhe mbeta pa të
Vera iku,
Tani vjeshta i lag poezitë e mia sikur shiu i ngrohtë
Vera iku ,
Po asnjëherë nuk iku pa miken e saj “mua”, Verë!
Ti je e mirë për t’u dehur, andaj të ruaj
Verë!
Ti je stinë e mirë, n’ty dua t’jetoj dhjetë muaj
Verë!
Ti je mike e mirë
Të mbaj afër motrës madhe
Vera,
Vera,
Vera,
E shijshme
E ngrohtë
E dashur…

Fotografia e Leonora Bruçaj


LARG

Ëndrrës m’ju bëre vitor
dhe shpëtimin
ma ngatërrove për këmbë
Talmudizmit i ngrite
piramidë
dhe varrose
Doruntinën e shtëpisë
Pse për ty ëndrrat
nuk perëndojnë shpejt

Nuk lindi kalimthi
Gjithherë nguruar
vrava veten
Para agimit
Para mbrëmjes
Deri në vdekje


Fotografia e Leonora Bruçaj

NË SYRIN E DITËS

Shumë herë vrave ëndrra
Vajzërie
Dhe ngurove
Padiktueshëm
Vetveten prore e ndeze
të gjallërosh
Dhe në syrin e ditës
Vizatove dasmën
Kënga kur t’i rrënojë muret
Mua do të më varrosin a thua
Lulet e ngushëllimit
kush do t’i sjell nesër


Fotografia e Leonora Bruçaj


NE

U fishkëm për dalje nga kjo botë
njëherë të shkojmë
në atë impiant lashtësor
si pjellë e mendjes sonë
e ne kurrën e kurrës
s’e kemi kërkuar veten aty
aty ku mund ta gjejmë
po këmbacinkthi kemi kaluar
deri në imagjinatën e rrejshme....,

Fotografia e Leonora Bruçaj


NË DOSJE TË RE


Telikosem kur fjalës
ia gjej përfundimin
dhe komedisë s’ia kuptoj domethënien

E nëna s’mund të harrojë emrin
përtej kohës së kaluar

Fotografia e Leonora Bruçaj
SONTE

Nata thyen heshtjen time
në një milion ofshamje
bëj roje nate
roje e netëve të rënduara
viteve të mbrapme
Hapëroj me kohën
mbi heshtjen
heshtja mbi dëshirën
ç’më bën frikë në shpirt...

Fotografia e Leonora Bruçaj

LIBRI IM

Libri im
Ka dy kopërtina
heshtjen dhe fjalën
E mësimi ku mbeti
në mes kopërtinave
të librit

Fotografia e Leonora Bruçaj


PËSHPËRITJE

Kur më vrisje
më lidhje me vdekje
a ka vdekje më të madhe sikur të mbes unë pa ty
Në vrragë kohe
mbeta e etur për dhimbje
për dhimbje që m'i solle ti
koha dëshmitare
e plagëve tona
tani as dhimbja as fryma
s'kanë më fuqi
në vete ruaj gjithëherë
kujtimin e hidhur

Fotografia e Leonora Bruçaj

LETËR 

Të shkrova me vargun e thyer
Të shkrova në gjuhën e pakuptuar
Të shkrova me penën pa ngjyrë
Të shkrova me dorën e lënduar
Të shkrova një letër pa shkronja
Ti për ta lexuar
Ti letrën e lexove
Me zërin e pa dëgjuar

Fotografia e Leonora Bruçaj

PIKTURA ME KORNIZË TË RRËMBYER



Syngjyrosur del n'oborr princeshash
një varg antisoneti
e ngërthen me rimën

Në epruvetë derdh një pikë uji
peshën tënde
s'mund ta bart ashensori
n'katin e lartë

E ti lutesh e lutesh
prapë mbete në ashensor
ke gabuar hyrjen
kjo është pronë shteti
banesat e bardha

Çka mbeti njollë e pashlyer
N'pikturën me kornizë të rrëmbyer

Fotografia e Leonora Bruçaj
RRUGË PA SHTEG

Vështirë...
Kthim mbrapa nuk ka
Njerëzit presin
Megamoloni shkatërruat
Mund të shkatërroni cdo gjë
Ju jeni një
Mos ju frikësoni kohës por...
Në përgjunime ulet nata
dhe terri vreros rrugën e të humburit
mos te lutem gabon nuk je i humbur
je anije në rrugën e Zotit
edhe pse nuk ka dalje kjo është rrugë e drejtë
këtu do të ndihmojnë shpëtimtarët e kohës
Por mos harro
Jeni dëshmitar i venitjes
Në dhembje kohore...
Kjo nuk quhet rrugë pa shteg
Kjo është e kryqëzuar...
Në udhëkryq
vetmitarët i ndërrojmë


Fotografia e Leonora Bruçaj

ËNDËRR  E MUROSUR

Ç'bërë që murose kaq shpejt ëndrrën
Lules vendin ja ke zënë
nënës bijen ia more
Vatrës gëzimin ja ndeze

Unë nuk qesha asnjëherë
Pa zemër
As sytë s'i pastrova
me lotin tënd
Vetminë e ndjeka prore
Nga trualli im
Sonte këmbazbathur kërkoj
ëndrrën time,
ëndrrën e kohës së shkuar
për atë këngën ...

Fotografia e Leonora Bruçaj

NOSTALGJI

Pse bredh tani
në atë botë të larme
vazhdimi i kokëqarjes
se me duket dielli
paska perënduar me lindje
Hëna gjurmët ç'm'i plandosi
në gjithësinë
e pashpirtshne për lutje
Në trotuar mbeta
me sy kah dielli
e autobusi bartte
njerëzit në pafundësi

Fotografia e Leonora Bruçaj

ËNDRRA E SHTEFTARËS 

Në ëndrrën e kahmotshme
Qava gurin e urrejtjes për ty

Për ty
Mbledha lulet me te bukura
Që të thuri gjerdan mallkimi
Kurorën ta qëndisja me vaj
Për ty
Shpirtin e pastrova me lot
Te jem enigmë jotja
Kalova botën vajzërore
Unë mbeta e varfër ndër to pa ty

Për ty
Lexova librin prapë e mbylla
Të jesh kujtim imi "Ti".

Fotografia e Leonora Bruçaj

TRAKTATI I BUKURISË


U bëra plagjiatë e estetikës
Duke kërkuar etikën në poezinë time
U ndala, dikush bërtiti:
“Liria e shpirtit tënd, për ne është e shenjtë”
Ktheva kokën prapa,
Schilleri, në letrën e tij të parë
Mbi edukimin estetik më vrau,
Diktimet e Kantit,
Unë thashë me vete çfarë humba,
Më tha që mekanizmi i gjallë i orës së shtetit duhet të ndreqet.
A thua, ku jam unë?!
Në cilin shtet jetoj unë?
Apo edhe koha u ndal,
Ku unë në sheshin e stralltë
Duke e kërkuar Lyk Ferrin
Për Epokën Demokrate
Ç’u bë tektonikë në poezinë time
I ndoqa nga trualli im
Laibnicin, Hegelin, Kantin
Tek debatonin për “Estetikën moderne”
A thua ç’janë,
Zemra dhe arsyeja,
A thua çfarë quhet “vdekje e njeriut”?
Ndoshta,
Niçe, do t’më tregonte,
Duke gërrysur estetikën,
Këngën vajzërore e gjeta,
Në ideologjinë e Hegelit,
Kush flet për Modernet e Bashkëkohorët
Vet e bukura,
E bukura në estetikën moderne,
Duke u zvarritur te Crousazi dhe Montesquien,
Për t’u thelluar në
“Traktatin e së bukurës”.

Fotografia e Leonora Bruçaj


GABIMISHT 


Ku mbeti burimi i së bukurës,
Apo u ndala unë,
Gabimisht
Duke e kërkuar
Estetikën moderne në
Klasicizmin e Dekartit,
Kush tha që poetja
Është “ideja e botës”,
“imitimi i natyrës”?
M’u duk u ringjall
Kanti, apo një botëvështrim
Për “përceptim të botës”
Kemi ne, poetët,piktorët,muzikantët, filozofët...
Duke u fundosur në të kaluarën e humbur,
Te Spenglerit, Hajdegerit, Leo Shtrausit
Në theqafje na u mbytën,
Të tërët filozofët,
E poetët,
Duke ikur vals ne u ndeshëm,
Në “metafizikën e subjektivitetit”,
Për “historinë” bashkë me “shijen”,
Duke ikur nga “shkencat e sakta”, Për “universin”,
Për të “vërtetën”,
Mbi “humanizmin modern”,
Mbi ”ndjenjën” për t’u përballur,
Me Hobsin dhe Rusoin,
Duke na ndjekur me “ subjektin politikë”,
Dhe “doktrinën e së drejtës”.



Fotografia e Leonora Bruçaj

PEIZAZHET  E BUKRA

A thua, ku mbeta unë të Antikët apo Modernët,
Duke notuar në,
“peizazhet e bukura”
Të Homeri e Shekspirit,
Apo “nga Makiaveli te Sartri”,
Për ta gjetur një
Shatërkaz që ta rrënoj
“pas vdekjes së njeriut”,
Gëten,Bërkun, Lesingun,
Solgerin,Adornosin,Benjaminin,
Apo Lambertin dhe Buhurin,
Për ta rrënjosur
Romantizmin gjerman
Mbi “revolucionin e shijes”.
Dhe, kush tha që,
“pikturoj sipas natyrës”?


Fotografia e Leonora Bruçaj

LINDJA

Unë linda bashkë me poezinë
Dhe Filanti, më tha:
“zemra është më e zgjuar”,
Se sa mendja.
Thashë më vete, paskam
Lindur para poezisë.
Dhe, Buhuri tha se:
“arti poetik” ku të mbeti?
Unë mbeta duke e
Zbuluar thelbin e natyrës
Në “Refleksionet e Dybosë”,
Apo duke lexuar për
Bukurinë dhe vlerën,
Për “Fenomenologjinë e Lambertit”,
Apo “E vërteta estetike”.
Kush tha që e vetmja rrugë,
E drejtë,
Dhe e mundimshme,
Është arti.
E tani ç’bëjmë ne poetët?
Vdesim urie,
Duke shkruar për
“Lindjen e tragjedisë”,
Duke mos e pyetur
Niçen, u dënuam
Me filozofinë e Kantit.
Ne nuk jemi “egoistë individual”.
Nuk jemi”njerëz të izoluar”,
“Kundër kolektivitetit”,
Ne “duam lirinë”.
Duam të jemi të barabartë,
Të pakrahasueshëm!
E di që nuk jam,
“Agripina heroina e Bretecherit”,
Por, poeteshë e estetikës,
Mbi estetikën e kohërave ”VAJE”.
Dhe, në fund them: “Unë mendoj, siç unë dua”,
Ngase, jam Kantiane!

Fotografia e Leonora Bruçaj

KUR ARRIJMË NË KOLIK

Moti ndryshoi
nëpër rrugë njerëzit oratorë belbëzojnë
thyejnë qetësinë e qytetit

Ngrihen mendimet në akullnaja
Mjegulla na kafshoi të gjithëve
të gjithë na shikojnë
kohët rendohen
E ne prapë hedhim vallen
me faculeta të përgjakura
me këngë të kobshme
të arrijmë në kolik

Fotografia e Leonora Bruçaj


NDOSHTA


Ty, sot ndoshta s’të bie ndërmend për “atë”
As për bijën tënde “Vuajtje “
As për birin tënd “Trishtim”
As për “atë” ,gruan tënde ‘’Dëborë e bardhë’’
Që për ty gjithmonë mbolli lumturi,dashuri
korri vuajtje dhe trishtim
Ty ,që theve të gjitha dyert e jetës,,,,
A thua kush do t’marrë pjesë sot
Në varrimin e Vuajtjes dhe Trishtimit
Vetëm lotët dhe dhimbjet
E nënës se tyre “vajzë’’…
E tani “atë “ mund ta vrasësh se gjalli,
A thua është kjo ëndërr?


Përgatiti :Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...