Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/23

Shqiponjat vijnë nga lartë : U bënë bashkë rus e serb për të vetmin qëllim që ta mundin Zvicrën e shqiptarizuar.

Futbollistët shqiptarë që luajnë në Përfaqësuese të huaja e kishin në modë të festonin me shqiponje.
Si me klube të tyre ashtu edhe me Përfaqësuese, thuajse sa herë që shënonin lojtarët tanë festonin duke bërë me duar shqiponjën.
Por në nëntor të vitit 2014, Federata Zvicerane e Futbollit kishte marrë një vendim për t’ia ndaluar këtë festë lojtarëve shqiptarë që luanin për të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses.
Futbollistët në Përfaqësuesen e Zvicrës kishin mbajtur një trajnim për sjelljen respektivisht perceptimin dhe ndikimin e tyre.
Festa e Granit Xhakes pas golit të parë. (Getty Images)
Po ashtu futbollistët morën edhe këshilla se si duhet të sillen edhe nëpër rrjete sociale.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Marco Von Ah, kishte thënë se këto festime mund të jenë problematike dhe në atë kohë me vendimin e kryetarit u pajtuan edhe tifozët zviceran.
Por, në ndeshjen e Kampionatit Botëror ndaj Serbisë, dy yje nga Kosova shkëlqyen më shumë se të gjithë në Kalinigrad.
Me shqiponjën dy krenare festoi edhe Xherdan Shaqiri. (Getty Images)
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan gola për t’i dhuruar Zvicrës një fitore me përmbysje 2-1 ndaj serbëve.
Xhaka e Shaqiri thyen edhe rregullat në Përfaqësuesen zvicerane, pasi festuan me shqiponjë.
Sigurisht që ata dy do të jenë të falur nga kryetari Marco Von Ah, pasi i dhanë tri pikë tejet të rëndësishme Zvicrës.
Stephan Lichtsteiner duke bërë me duar Shqiponjën pas golit të Shaqirit

U bënë bashkë rus e serb për të vetmin qëllim që ta mundin Zvicrën e shqiptarizuar.
Madje u murr edhe vendimi që të ndalohet futja e flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë Natyrale.
Por si rusët vendas ashtu edhe miqtë e tyre serbët harruan që Shqiponjat vijnë nga lartë.
Xherdan Shaqiri në këpucët e tij mbanë flamurin e Zvicrës dhe Kosovës (Getty Images)
Xherdani, Graniti, Valoni e Blerimi treguan se kush janë dhe nga vijnë, treguan se dinë të luftojnë për Zvicrën që i dha gjithçka dhe për Kosovën e Shqipërinë që aq shumë e duan.
Edhe pse u ndalua hyrja e flamujve shqiptarë nga tifozët, rusët e serbët kishin harruar që kemi djem shqiptarë në fushë që me krenari e tregojnë prejardhjen e tyre.
Festim magjik i Granit Xhakës. (Getty Images)
Valoni e kishte tatto në krah flamurin e Kosovës dhe atë Kombëtar.
Ndërkohë Xherdani që me këmbët e tij të arta i gjunjëzoi serbët kishte në këpucët e tij flamurin shtetëror të Kosovës.
Xherdani që gjunjëzoi serbët me shqiponjën e tij në Kalinigrad (Getty Images)
Është e kotë t’i ndaloni shqiptarët, nëse gjithçka mbyllet për herën tjetër mos harroni që shqiponjat  vijnë nga lart. 
Xherdani e Valoni, së bashku festojnë gjunjëzimin e serbëve (Getty Images)





Zvicra shqiptare e ka gjunjëzuar Serbinë në Kalinigrad duke marrë një fitore 2-1.
Ishte një natë magjike ku katër futbollistë tanë shkëlqyen.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami e Blerim Xhemaili shkëlqyen atëherë kur duhej më së shumti.


(Getty Images)
Serbët ishin në epërsi pas 45 minutave të parë, por harruan se në fushë janë Graniti e Xherdani që i gjunjëzojnë.
‘Bomba’ e Granit Xhakës dhe mjeshtëria e Xherdan Shaqirit i dhanë tri pikë të arta Zvicrës, tri pikë që thuajse i sigurojnë kalimin tutje.
Më poshtë u sjellim fotot më të mira të kësaj sfide, fotot ku është gëzimi i jashtëzakonshëm i futbollistëve tanë dhe dëshpërimi i madh i serbëve. /Telegrafi/


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)


(Getty Images)

Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur një fitore madhështore ndaj serbëve 2-1 falë një rikthimi fantastik.
Helvetikët ishin në disavantazh pas 45 minutave të parë, por falë golave të super yjeve tanë Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në fund Zvicra mori tri pikët e plota për të bërë një hap gjigant drejt kalimit të Grupit.
Xhaka dhe Shaqiri pas shënimit të golave filluan festën duke bërë me duar shqiponjën dy krenare dhe ky festim i tyre po cilësohet si provokim nga serbët.
Granit Xhaka duke festuar golin së bashku me Stephan Lichtsteiner dhe lojtarët tjerë(Getty Images)
Por kështu nuk mendon kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner i cili u ka dalë në mbrojtje Graniti dhe Xherdanit.
“Ne kishim shumë presion nga serbët në ditët e fundit dhe kjo nuk ishte një lojë e lehtë për ne”.
“Kemi shumë shqiptarë në ekip kështu që nuk ishte një lojë e lehtë për ne. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sidomos për ta mentalisht”, ka thënë fillimisht Lichtsteiner.
Stephan Lichtsteiner dhe Xherdan Shaqiri gjatë ndeshjes (Getty Images)
Mbrojtësi i ri i Arsenalit nuk e sheh si problem festimin me shqiponjë nga Graniti dhe Xherdani.
“Ishte një festim i mirë, pse jo? Ata treguan historinë e tyre. Lufta mes tyre ka qenë shumë e vështirë, kamë folur me babanë e një futbollisti shqiptarë dhe ai më ka treguar për këtë luftë”, tha Lichtsteiner.
Festa e Xherdan Shaqirit (Getty Images)
Kapitenit zviceran ka thënë se kjo ndeshje për shqiptarët ka qenë më shumë se futboll.
“Kjo ndeshje ishte më shumë se futboll për ta pasi ajo periudhë e luftës iu shkaktoi shumë probleme të mëdha”, vazhdoi Lichtsteiner duke thënë se i kupton festimet e futbollistëve shqiptarë me shqiponje.

Blick: U falemi dy shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, ëndërrojmë nga lart!

Një prej mediave më të mëdha zviceravne, Blick, ka falënderuar dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për performancën në fitoren madhështore ndaj Serbisë.
Dy superyjet shqiptare ishin të pakapshëm në pjesën e dytë të takimit që u zhvillua në Kaliningrad.
Foto: Getty Images
Dhe, një prej mediumeve më të mëdha zvicerane, Blick, ka pasur një titulli magjik falënderues për shqiptarët.
“Kombëtarja e ka kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në duart e veta”, filloi titulli.
Për të vazhduar: “U falemi dy shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, ëndërrojmë nga lart”.
Në Zvicër po festojnë çmendurisht fitoren e cila i vë në pozitë ideale për t’u kualifikuar nga ky Kampionat Botëror dhe mediat po falënderojnë shqiptarët për kontributin.
Zvicra mund ta vulosë kualifikimin ndaj Kosta Rikës më 27 qershor.

Shqiponja fluturon lart në Kaliningrad, prehet bileta e Serbisë drejt shtëpisë!

Katër shqiptarët dhe kombëtarja e Zvicrës pas një paraqitje historike kanë mposhtur Serbinë në Kaliningard me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit E.  
Në një atmosferë impozante në Kaliningrad filloi dueli i katër shqiptarëve dhe kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.
Tekniku Petkovic vendosi të startonte me përbërjen e njëjtë te Zvicra, ku Behrami bëri sakrificën duke u rikthyer pas një lëndimi.
Fillimi nuk ishte i mirë për Zvicrën, ku pas një harkimi të Tadic, ishte Mitrovi ai që shënoi për 1-0 (5′).
Xherdan Shaqiri kishte Kosovën në këpucët e tij dhe Kosova e udhëhoqi drejt fitores!, Foto: Getty Images
Në vazhdim Zvicra dominoi duke tentuar të krijonte, por loja e ashpër e Serbisë pamundësoi që të ketë konkretizim.
Deri në fund të pjesës së parë u zhvillua lojë me duele të forta, e ku madje Xherdan Shaqiri pati fjalosje me Milivojevicin gjatë takimit, e në fund të pjesës së parë e cila përfundoi pa ndryshim në rezultat.
Xherdan Shaqiri kishte disa diskutime pas pjesës së parë, Foto: Getty Images
Pjesa e dytë kishte fytyrë krejt tjetër. U duk sikurse luanët u liruan nga rrethimi dhe ishin të pandalshëm në sulm.
Me të filluar pjesa e dytë, Zvicra filloi të krijonte rastin me Xhakën e Shaqirin që me kombinime të bukura ç’orientuan mesfushën serbe e cila ishte e gjitha me kartonë të verdhë.
Pas një goditje të Zuber, një top i kthyer u prit në mënyrë fantastike nga Granit Xhaka i cili me një bombë e fotografoi portierin serb dhe shokoi gjithë Serbinë për 1-1.
Goditje e pandalshme, Foto: Getty Images
Ky gol u festua në mënyrë të magjishme nga Granit Xhaka, i cili bëri shqiponjën me një grintë të hatashme prej një luani shqiptar. Aty nuk mungonin as lojtarët tjerë shqiptarë në përqafim e gëzim të këtij goli special (52′).
Serbia e shokuar nga bomba e Xhakës për pak sa nuk pranoi një tjetër supergol.
Festim magjik, Foto: Getty Images
Xherdan Shaqiri me një gjuajtje mjeshtërore lansoi projektilin duke dështuar për pak cakun, pasi topi qëlloi shtyllën me oprtierin i cili ishte pa gjasa.
Në vazhdim kishin raste shumë të mira edhe Zuber dhe Gravranovic, të cilët nuk shfrytëzuan kombinimet e shkëlqyera të Xhakës e sidomos depërtimet e Shaqirit, i cili ishte i pandalshëm për serbët.
Fluturon shqiponja lart në Kaliningrad, Foto: Getty Images
Pas përpjekjes së fuqishme, një pasim maestral i Gavranovic e gjeti Shaqirin i cili si një shqiponjë ishte i pandalshëm duke fluturuar drejt golit dhe duke e vulosur fitoren e madhe të Zvicrës e shqiptarëve me rezultat 2-1.
Të gjithë festuan me shqiponja, duke bërë shqiponjën lart të fluturojë në Kaliningrad.
Natën e mirë, Foto: Getty Images
Pas kësaj ndeshje në Grupin E, Brazili ka katër pikë, Zvicra ka katër pikë dhe ndajnë vendin e parë dhe të dytë, kurse Serbia ka tri pikë. Në ndeshjen e fundit të Grupit E më 27 qershor Zvicra luan ndaj Kosta Rikës që tashmë luan pa synime, kurse Serbia dhe Brazili përballen direkt për kualifikim. Zvicra me një barazim do të siguronte kualifikimin në secilin rast

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...