Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/26

Doli në Amazon botimi i dytë i ripunuar i romanit: ENGJËLLI I KORESË, pjesa e dytë e trilogjisë:’ Hidhësia e puthjes.’


PROF.DR.FATMIR TERZIU

Mendime për romanin:’ Engjëlli i Koresë.’

Trilogjia “Hidhësia e Puthjes”, të cilën shkrimtari Kristaq Turtulli e vendos në pjesën e dytë të prozës së tij nën këtë tematikë, romani “Engjëlli i Koresë” është vazhda e gjatë kërkimore që ka bërë shkrimtari për të prurë për herë të parë në vëmendjen tonë ngjarje, të cilat janë dhe mbeten ende mister dhe utopi. E largëta e trajtuar në spektrin e utopisë fiktive në roman, mbetet një distancë, sa për vetë të largtën, aq edhe për vetë distancën që krijon në të hapësira, vendi dhe koha.

Është një ‘largësi’ që më së shumti pikëtakon memorje të fragmentuara, por edhe detaje të superizoluara, për fakte, fate, frymëmarrje, apo edhe dihatje frymëmarësish nën diktaturë, se sa aspekte që lidhin e stërlidhin këto fate dhe fakte të pasqyrta në një kënd me të cilin Lakani do të na shpinte ndoshta më afër tek kumti i ‘pasqyrave’, pak më larg ndoshta ‘pasqyrave të Afërditës’, jo për të lexuar vetëm të pathënën, por për të lakonizuar të shkuarën për të sotmen, e për të kanonizuar atë për të ardhmen. Ky kanonizim ‘pasqyrues’ vjen mes një gjuhe tipike, mes asaj në fakt që vetë kjo gjuhë tipike prodhohet si metaforë në të gjitha gjuhët, si një kod me të cilin nuk komunikojnë vetëm fjalët por edhe tërë mimikëria e fytyrës dhe e trupit.

Kështu ngjan në fakt në mjaft raste, por më e ndihshme është në këtë rast kjo gjuhë në komunikimin në vend tjetër. Shkrimtari këtë ‘pasqyrëzim’ e shfaq në gojën e heshtur të protagonistëve dhe dikton për lexuesin mirëkuptimin e thellë e të qetë të saj edhe kur ajo vjen nga e shara: “e shara ka një kod të vetëm, të njëjtë, paçka se thuhet në të gjitha gjuhët e botës.”Kjo ndodh edhe për vetë faktin që shkrimtari dikton në morinë e germave të gjuhës së tjetrit si një përmbushje të ardhur nga ‘zvaranikët e germave’. Mes kësaj asfiksie fiktive, pasqyrimi vjen mes të turbulltës si një kthjelltësi për të parashtruar vetë ‘pasqyrimin’ e gjërave që lidhen me fatin e njeriut në roman.

E turbullta si kthjelltësi në pasqyrim

Romani i shkrimtarit Kristaq Turtulli, “Engjëlli i Koresë” na shpie në atë ‘pjesë të largët të botës’ për të cilën përfytyrimi ‘është i turbullt’. Në këtë udhëtim mes turbullsisë së kësaj bote që në fillim dialogu perceptues i emrave të tillë si Vironi Delishurdhi e Mirili, që gatuajnë herë monologun dhe herë dialogun për lexuesin, mbesin analogjia e një pranie jetike, ku zjarri është mjeti që intrigon tërë prezencën dhe gjendjen e njeriut për të cilin kjo ‘turbullsi’ është një grimë.

Kjo ‘turbullsi’ është pikërisht ajo grimë mes së cilës kalon fati i studentit Vironi, përpos një arsyeje e përpos ‘drithmave’ që fitohen nga shfaqja e emrit në listën e studentëve që do të studionin jashtë shtetit, pikërisht aty ku zakonisht liheshin gjurmë në qelq. Dhe jo shumëkush e kishte në atë kohë fatin e këtij ‘qelqi’. Sidoqoftë, teksa ‘emrat në qelq’ ishin edhe përzgjedhje, edhe emocion, Turtulli ndjehet në kapjen e të ftohtës së këtij emocioni, që pikërisht e qelqta të difuzojë më tej turbullinë e shfaqur që në hyrje në bisedën prindërore me të birin.

E qelqta e emrit të tij si fabulë shënohet pikërisht në atë listë, por edhe në fatin e tij për të studiuar në Korenë e Veriut. Por, kjo e qelqtë shfaqet akoma më e ndjeshme teksa prekja në shpatull e shokut të klasës së Vironit, Bardhi Spahiut, sqaron të ftohtën e saj. Ishte e ftohta që vinte nga skutëria e zyrave që varnin jo vetëm thjesht emra listash, por rivarnin fate njerëzish. E qelqta e ftohtësisë për Bardhi Spahiun ishte diku larg, por e ftohta dhe e acarta e saj vinte mes pëshpërtitjeve të pashuara për xhaxhain e tij të arratisur.

Sakaq romani na ka udhëtuar ndjeshëm në mizinskenën e tij. Na lidh më tej me emra të tjerë si Marina, që percepton për ‘shkollarët e shkollës së lartë’, na lidh dhe na zgjidh edhe ‘fatin’ e vetëvarjes së Bardhit, që mbeti një acar mbi acarët e një jete nën zaptimë. Por na çorodit edhe atë mori përhamendjesh rreth ikjes së Vironit në vendin e largët. Në këtë mes është nënë Vera ajo që perceptohet më dinamike.

Kështu i biri i një këngëtari të një grupi që kishte emër dhe me këngë të pëlqyera nga mjaft të tjerë, ishte në një rrugë tashmë të hapur. Mes kësaj rruge të largët për Vironin, nis edhe alarmimi për dhimbjet e nënës, koncertin e Mirilit dhe më tej me tërë ato pritje për shëndetin e saj. Sakaq pas mjaft ditësh Vironi nuk ishte më ai punonjës i ofiçinës…, ai ishte në rrugën e tij me të cilën Turtulli e bën më të prekshme në thënien e Konfucit: “Nuk ka rëndësi se sa ngadalë shkoni, rëndësi ka të mos ndaloni…”.

Dhe në këtë udhëtim drejt Koresë së Veriut është avioni një arsye në perceptimin e studentit, por është edhe ajo mori njerëzish që nga lartësia në zbritje e sipër i ngjajnë si kukulla. Ajo pamje pas udhëtimit dhe shfaqja e punonjëses së Ambasadës, me përshkrimin tipik dhe emri i saj Dorina Sulçe, kuadratohen në atë pakprekje të gishtave në takimin e parë. Ndoshta është edhe jolinearja e gjërave që ndërrojnë gjeografi, ajo pasqyrë e autorit për të rikthyer fate njerëzish si Nasi Xela që janë produkt i faktorëve ‘agjitacion e propagandë’ dhe i prangave të katilit Bëzi Kule. Më tej pjesa e romanit është vetë elementi prozaik që udhëton mes elementëve të shumtë për të dhënë fabulën e tij.

Dhuna, elementi mes ‘turbulltisë’ dhe ‘dëshpërimit’

Shfaqja e premisave tipike në roman, emërzimi i njerëzve protagonsitë në kulturën dhe identitetin e tjetrit, natyrshëm janë vetë kurreshtja që prodhojnë dhunë në memorjen e lexuesit. Emra të tillë si Xin Hua, që lidhen me fate të trysnuar nën lidhje anatemike të ‘përbindëshit’ Lymn Walsh dhe gruas ‘së marë në mbrojtje’ natyrshëm janë vetë agonia e citimit të Budës se “dhuna është fryt i dëshirës…”. Xin Hua, ajo femër e bukur, e përshkruar nga autori si një model në vëzhgimin e lexuesit, është vetë perceptimi i dhunës që krijohet si element mes ‘turbulltisë’ dhe ‘dëshpërimit’.

Këto faktorë shfaqen në kornizën e leximit të mëtejshëm të Haeji Koo, por edhe në dialogun e krijuar mes studentëve për të saktësuar atë lidhje mes thënieve të Çurçillit për Leninin se “lindja e rusit Lenin ishte kobsjellëse, por vdekja e bolshevikut Lenin ishte shumë më tronditëse’. Këto lidhje që duken disi e turbullta e romanit, janë kapërcime mes dëshpërimit për të lexuar historinë në fragmentizëm mes vetë ‘dëshpërimit’.

Dëshpërimi në faqe të tëra të romanit pikëtakohet më pas nën kulme e kulminacione të rrënqethura fatesh, që përmblidhen mes dhjetra e dhjetra emrave të lëvizshëm. Kulmi është vetë thënia e Konfucit të cilën Turtulli e citon “përpara se të marrësh rrugën e hakmarrjes gërmo dy varre…”.

Dhe aty nga fundi është ‘përsëri pa titull’ ku Konfuci na vjen në ndihmë: “të shikosh çfarë është e drejtë dhe të mos e bësh atë, është mungesë guximi dhe parimesh…” Avioni u ngrit mbi retë e bardha pupëlore. Në sfond shkëqeu dielli dhe Vironit i ngjau se pa të dashurën e zemrës May Lee, me krahë të purpurta engjëlli. U befasua. I rëgëtiu zemra. Ajo qëndron mbi re, vallëzon, iu afrua dritares së avionit.

Është e bukur, e mrekullueshme, si një magji, hap si tulipan buzët e vogla. Oh, po i flet! Mos ndoshta kërkon ta puthë!? Vironi i drithëruar mbështeti buzët në xham… Romani ka nisur një udhë të guximshme, të cilën shkrimtari, do ta riemocionojë për lexuesit në pjesën e tij të tretë. Le të presim katin e tretë të kësaj ‘ndërtese letraro-artistike’ tipike.

Prof. Fatmir Terziu

Mrika Krasniqi, A Life Legacy in Cinema



A ward-winning director Mrika Krasniqi has built a legacy of outstanding cinema and TV works, as Head of Nil Production and International Filmmaker Festival of New York. Prolific writer, director and producer Mrika Krasniqi, known for works such as Soldier, Land of Kelmend, and World’s Nobleman, told the audience at the 2018 International Filmmaker Festival of New York “the key to success is making your dreams come true”. IFFNY was held from May 25-29, 2018 at the renowned Kaufman Astoria Studios, original home of Paramount Production.

Mrika Krasniqi spoke at the Award Gala Closing Ceremony, who directed and organized the successful IFFNY Film Festival, about the meaning of Legacy and how she approaches film, emphasizing the need to stay true to her own artistic vision. Moderator and Host of the 7th Edition of IFFNY, Ermira Babamusta shared her five lessons for a leadership and legacy mindset: Reach for the Stars, Be a Gamechanger, Take Positive Action, Choose Significance, and Be a Gift to the World.
IMG_0838
“As we talk about building and leaving a legacy, especially being a female filmmaker, it’s all about leaving something that we can all be proud of. I named my company Nil Production Corporate in honor of my son, so he can have something to look forward to and feel proud of,” said Mrika Krasniqi for Prishtina Press.

When Mrika Krasniqi’s filmmaking career took off the ground in 2004, she was winning international awards such as “Best Director”, “Production Award” and was traveling around the world screening her films to an international audience. Her directorial work has always had a broad appeal that gained her many admirers. Krasniqi’s “Soldier” and “World’s Nobleman” are two of the most successful films she has made. They have won over people all over the world, as well as awards. They brought her international attention as these films won prestigious awards, including Best Human Artist in France and Certificate of Honor at the Producers Network at Cannes Film Festival in France.

Today, Mrika Krasniqi’s legacy remains as strong as ever as she continues to wield an influential position in American cinema. As Director, Mrika Krasniqi knows how to bring the best out of her actors. Her much talked about upcoming feature films “Proof” and “Nik” are highly anticipated by both critics and audiences. Mrika Krasniqi continues to be daring in her way of film making and it will be interesting to see what she comes up with next.

Vdekja e Sheqerxhiut



Nga: KRISTAQ TURTULLI

Tregim

-Dëgjuat, vdiq Kosta sheqerxhiu! – bërtiti pijetari Haxhi Vera.

I përlotur, buzë tharë iu turr tavolinën së parë. Nuk mori lejë, rrëmbeu krikllën e birrës dhe e rrëkëlleu me gllënka të mëdha, rënkoi:- Na la…

Vështruam të vrenjtur birrën e derdhur në gjoksin e dobët e leshtor të Haxhi Verës dhe lotët e tij të mëdhenj. Të vrenjtur ngritëm gotat, i rrëkëllyem dhe i përplasëm pas tavolinës.

– Gremisu me gjithë lecka Xhike. Mos na i thaj mengjesin!- i hungëritëm.

-S’të ka dalë e pira o Xhike?!!- i shfryu Xhanxhi Rika.

-Nuk vdes sheqerxhiu, jo,o,o,o!- u grind Sefer Voda dhe mbuloi me të dy duart krikllën e përgjysmuar të birrës: – Pse të vdesë?!

-E rrëmbeu vjeshta:- rënkoi Haxhiu, pa ja ndarë sytë krikllës së birrës. U lëshua i dërmuar në dyshemenë e lagësht: – Na la në të thatë…

Qeshëm të hutuar.

-Si vdeska kështu ky sheqerxhi!

Sefer Voda murmuritit nëpër dhembë:

-S’ na tha.

-Të na mbushte xhepat me sheqerka dhe shaka,- ia priti Xhanxhi Rika.

Disa pijetarë të zellshëm dolën në rrugë të përhapnin lajmin. Filluan menjëherë theshethemet, hamendjet, përgojimet.

-Hej, sheqerxhiu, mjeshtri i karameleve ndrroi jetë. Sheqeri, mjalta, lezeti, kripa e gjellës së miqësisë dhe shoqërisë iku. Shakatë dhe karamelet e shijshme, me mente, shumëngjyrëshe s’ do jenë më. Iku kripa, sheqeri, lezeti…

Një ditë në shaka e sipër vetë Kosta sheqerxhiu tha:

‘I lashë varrimet, fillova inagurimet, pronovimet. Jeta, gazi, karamelja i do dy korka kripë me dashuri. Eh, ç’ti bësh këtij dreq lezeti..’

Lamë barin ‘Shamata’ dhe u drejtuam nga e përpjeta e mëhallës së Rrotës. Në prag të shtëpisë pamë Danën, vajzën e madhe, qante me dënesë. Besuam çka përflitet qenka e vërtetë. Të trishtuar thamë:

–Të mbajmë zi, ta varrosim me ceremoni.

Disa qytetas mblodhën buzët dhe klithën:

-Të krisur jeni a si!? Ceremonitë mortore bëhen për partiakë, politikanë, burra shteti, parallinj, jo për një copë sheqerxhi.

I pamë me inat dhe ia bëmë:

– Sheqexhi Kosta ishte lezeti…

-Budallai?!

-Ju thaftë goja, ai ishte balli i kazanit…

-Sheqerxhiu mbeti sheqerxhi, copë e kripë.

-I miri, i ndershmi sheqerxhi, i pa përsëritshmi, bas baritoni i serenatave, hokarari, pijetari, i kudogjenduri i panaireve, karamele bërësi dhe shitësi zemërgjërë. Qejfliu i grave, dorëshpuari i burrave…

-Hëm! Qefliu i grave, dotëshpuari i burrave!- ia bënë qytetasit kundështarë dhe luajtën syrin mes tyre:- Domethënë imoral, kodosh.

– Me nektarin e luleve, përgatiste esencat e karameleve. I hidhte në kazan, kur përgatitej brumi. Përgatiste forma të ndryshme; fluturake, rrumbullake, zemrake, dredhrake, bastunake. Në ritet fetare prodhonte karamele të vogla në forme bajame. Në fejesa e martesa, përgatiste zemra të vogla e të mëdha shumëngjyrëshe, me aroma dehëse. E meriton sheqerxhiu ceremoninë.

-Dono që karragjozi të ngrejë në këmbë qytetin?!

– Hy, llumi i shejtanit?

– Bëjeni ceremoninë. Ne lajmërojmë policinë.

– Harruat?! Në përvjetorin e festës fetare, në qytetin M të shtetit fqinj, për nder të lindjes së shenjtorit të madh. Sheqerxhiu ua këndoi, qeshur e ngjeshur ua tha në fytyrë:

”Vëllezër, si shumë festa që keni në qytetin tuaj edhe ky shenjt i madh që përkujtojmë sot, u lind dhe u rrit në qytetin tim. I di sheqerxhiu mirë këto punë. Ka studiuar sheqerxhiu historinë dhe legjendën. Sheqerxhiu është gjaku i gjakut të shenjtit. S’ka gjë, festoheni, është gjë e mirë dhe sheqerxhiu ju respekton shumë…”

Vendasit s’folën. Mund ta zbonin, e tepron me rromuze dhe shaka ky sheqerxhi. Por aktivitet pa karamelet e shqerxhiut janë si gjella pa kripë. Vendasit u bënë mënjanë, i përgatitën vendin, ku të verë tezgat me karamele, në krah të kishës, ku rruga është më pranë vizitorëve. I përgatitën dhe dhomën e hotelit ku të kalojë natën.

Sheqerxhiu fjeti lehtë. Në mëngjes, hapi tezgat, mbi to vuri letra të pastra, i leu me vaj arome, të mos ngjiten. Dhe, hapi në tavolinë karamelet, si lulet më të mrekullueshme të pranverës, së bashku me fluturat. Shitësit e tjerë e vështronin me zili dhe mëri. Kosta i çiltër, s’ vinte re, shënd e verë shpërndante karamele.

Sheqerxhiu pati shitje të jashtëzakonshme dhe dehje të madhe. Paratë e fituara i bëri rrush e kumbulla; u dhuroi grave lule, karamele fëmijëve dhe gota të mëdha me raki burrave. Ishte lavdia, xhelozia dhe gracka. Mjalti dhe hidhësia. Të gjitha femrat me buzët e tulta i dhuruan puthje të nxehta, jo në faqe, por me afsh në buzë. Në copëra fletësh të shkruara bukur, e ftonin:

‘Sheqerxhi në mesnatë të pres’

Në mëngjes vendasit shqyen derën, gjetën sheqerxhiun në shtrat zhveshur lakuriq, me një femër të panjohur, lakuriqe. Vajza kish lëkurë si lëmesa e qepës, ngjante me shumë një lepurushe e posa dalë nga dimri. Syvegjël, si dy pika bojë të zezë. Hundë poçe dhe gojë katrore. Flokët e vajzës ishin gati pa ngjyrë, rendonin me shumë drejt të gjelbrës së shpëlarë, të lodhur. Dhjetëra sy të egërsuar, nervozë, u ngulën mbi të.

“Sheqerxhi o sheqerxhi!”

Sheqerxhiu kërkoi të ngrihej, me njërën dorë mbuloi trupin me çarçaf, ndërsa dorën tjetër e vendosi mbi dyshekun e fortë me kashte

Dëshmitarët e zhurmshëm e mbytën njëzëri.

“Qëndro aty, Kosta.”

Sheqerxhiu lëshoi trupin si thes në dyshek.

“Të pritëm me gjithë të mirat sheqerxhiu Kosta, por si hor i horave që je, rrëmbeve vajzën më të mirë e zhveshe, e përdhunone, – i thanë:- Qëndro gollomesh, të vijë prifti të martojë. Ndryshe të pret burgu. S’ka derc merc.”

“More miq, si do më martoni kështu,” – u përpoq të mbrohej sheqerxhiu: -“ Ku e njeh Kosta këtë femër. Kjo s’ka bukuri, ngjan si lapucere.”

“S’e njeh thotë,”- vendasit zbardhën dhembët me dashakeqësi, -“ Turp e fae të zezë. Natën e shenjtin të madh, bëre kurvëri, u zhveshe, u zhgërryeve si derr në kashte dhe, pa pikë turpi na shan vajzën më të bukur të qytetit.”

“Martoni ose burgosni rakinë, jo Kostan,” u lut sheqerxhiu:-” S’e preka me dorë, ndoshta rakia. Pyesni rakinë.”

Vajza bardhoshe, vërtiste sytë sa andej këndej dhe ngjeshtë hundën poçe, pas gjoksit të zbuluar të Kostas. Ajo nuk ngjan si lepurushe, por dhelpërushe, ndoshta dhe gjarpërushe.

“Shko tutje moj, që s’ta di emrin. Unë e di që isha tapë, ti çfarë ishe, shishe?!”

Ajo s’i ktheu përgjigje. Filloi të qajë, fshin lotët, qyret e mbështillet si mumie me çarçaf.

“Qan dreqi, qan. Më kriposi si peshk. Lidhi sheqerxhiun me litarë pabesie dhe tani qan,” pëshpëriti Kosta: “ Më zuri magjia e puthjeve. Po ti moj, s’ ta di emrin, nga mbive, kakaroçe ishe në shtratin prej kashte?! Ç’e do moj sheqerxhiun Kosta pa zemër, çe do?”

Ajo s’ fliste, qante.

Të mbështjelle me çarçaf, u vunë kurorë. I martuan. I urdhëruan prerë:

“Puthuni!

“Daleni,” u tha: “S’i di emrin, s’i ta puth?”

“Kaq shpejt u ngope o maskara. S’do të puthësh nusen,”- ia bënë vendasit.

I veshën me tesha të reja. Sheqerxhiu vështron vajzën me bisht të syrit. I duket miushe, herë dhelpërushe e gjarpërushe, por jo lepurushe. S’ i kujtohet ta kish parë dhe jo të bënte seks me të. Dhuroi ëmbëlsi, puthi femra: bardhoshe, bionde, ezmere, brune. Këtë mistrece nuk mbante mend ta kishte puthur. I futën në dhomë. I detyruan të flinin së bashku ligjërisht.

“Më jepni të pij,”bërtiti me të madhe sheqerxhiu:- “ I dehur isha kur m’u fut në shtrat. Eh, e lidhën Kostan!”

“Jepini raki, të farmakoset, të dehet, të thyejë qafën,” thanë vendasit: “S’ka më tërci dhe vërci.”

Kosta piu raki direkt nga gryka e damixhanit. Përplasi buzët. Ia krisi gazit, qeshi me të madhe, rrahu gjoksin me tërsëllëm.

“Tani moj virane, jallane, tullane,” bërtiti: “Prit, mu kujtua, Tula e ke emrin. Hë?! Më dukeshe më e bukura e botës. Hajt, le të kërleshemi në çarçafët e botës. Me unazat e botës. Me rakinë e botës. Kashta e botës. Nuk e di veglat a janë të botës. S’e kam fjalën për hallatin, pilen time, por gjysmën tjetër, vrimën provokuese, e embël e hidhur të botës. Le të shkërdhehemi. Le të djersimë, të bëhemi kripë dhe shëllirë. Të bëhet nami në qafë, në fytyrë, në gjirin e në shpellë të botës, kur e shenjtin tonë e përlau bota.”

Nëpër mjegull iu kujtua femra flokë shpëlarë, tmerrësisht e bardhë. Iu qep kur rakia i bllokoi trurin dhe, eci në humbëtirë. E tërhoqi në shkallët e ngushta të shtëpisë. Por s’ ishte i sigurt në bëri seks me të apo jo. Atëherë si u gjend i zhveshur lakuriq, pa një leckë në trup! Dhe, u gjenden vendasit në dhomën e tij!

Kur i doli rakia mendoi të arratisej. Lidhi çarçafin në hekurat e dritares. U përpoq të mos bëjë zhurmë, mos zgjojë gjarpërushen. Ajo i mbiu, me gërshërë në dorë e zhveshur lakuriq. Sytë si dy thëngjij të vegjël, të ndezur në errësirë. S’ fliste, hapte dhe mbyllte dy anët e gërshërës, si akrep.

“ Sheqerxhiu do të ikë, s’mund të bëhet kripë,”- pëshpëriti Kosta.

Ajo filloi të presë çarçafin e lidhur. Kosta vështroi poshtë, të hidhej thyente kokën.

“Na moj, sheqerxhiu është martuar me rakinë, qejfin, jo me Tulen. Lëre Kostën të ikë.”- i tha.

Ajo i holloi çarçafin.

“ Uh, ç’më polli belaja,”- shfryu sheqerxhiu:- “E do ti, Kostën me gjithë raki?

Ajo luajti kryet në shenjë mohimi.

“Shiko, e dashka sheqerxhiun. U lidhe Kosta. Mirë, sheqerxhiu s’ mban inat.”

Tula u përdrodh si nepërkë. U ngjit dhe hyri në dhomë. I tha të vishej. E lidhi nga e para çarçafin, vështroi Tulen që nga koka deri në këmbët dhe shau rakinë.

“Së paku mban erë femër,” foli me vete.

U kacavjerën në çarçaf dhe humbën nëpër natë. Vraponte me gjithë fuqinë të ikte prej saj, por veshin i qullte fryma e Tules.

“Le të jetë sikur e rrëmbeva,”-murmuriti:- “Së paku të ngushëlloj shpirtin.”

Ajo s’bëzan, e ndjek si hije. Nata është e thellë. Qyteti i shtetit të huaj gromësin dhe hije të tjera përdidhen rreth tij.

Sheqerxhiu e mësoi Tulen të punojë brumin e karameleve, por mbledhjen, zënien dhe hedhjen e nektarit të luleve nuk ngutet t’ ia mësojë. E zbon. Mbyll derën nga brenda me çelës, kur përgatis esencën. Punon vetëm. Tula e inatosur i troket në derë, bërtet, shan:

‘Jam gruaja o derdimen.’

“Nektari i luleve është aroma, drita, ëndrra e jetës,” i thotë Kosta.

‘Harron shushi. Ka më të afër se gruaja.’ I shfryn ajo.

“Nuk harroj jo, por nektari dhurohet, nuk merret dhe as nuk vidhet.”

‘’ Dhuroma.’’

‘’S’ka erdhur koha.’’

Tula i vodhi lirinë. I polli tre vajza. Të gjitha diçka gjelbëruake, si tre kotele. Kosta krijoi tre trasta, fuste vajzat brenda, i hidhte në shpinë. Së bashku me to, bridhte fshat më fshat, shiste karamele. Vetëm e vogla, Leta ishte sikleti i Kostës, i ngatërrohej ndër këmbë, i gërmonte nëpër xhepa, i vidhte paratë. Sheqerxhiu i mërzitur ia shkulte duart nga xhepat dhe tundte kokën trishtueshëm.

“Mos bijo, mos. Jot ëmë të mësoi të gremisesh në xhepa, është ves i keq dreqi.”- dhe shtonte rënkueshëm:-”Jot ëmë m’i zbraz xhepat natën, kur jam i dehur. E ti moj dhelpërushe e vogël, mundohesh të më ndukesh, ditën! Ik. Lërmë të qetë. S’i ke lënë gjë sat ëme. Shko luaj, shko.”

Kosta thërriste pranë vajzën e madhe, Danën, i jepte të holla të blente për të ngrënë. I lodhur, i mërzitur drejtohej në lokal, pinte dhe qeraste të gjithë. Kosta dehej ditën. Tula e tradhtonte natën. Kosta qante dhe qeshte përgjatë pirjes. Vetëm Dana, vajza e madhe i qëndronte pranë. Vajza e shkundte nga mënga, i përgjërohej të mos humbiste rrugëve, të shkonte me të në shtëpi. Kosta e vështronte në dritë të syrit dhe përmbytej nga lotët. Përgjërohej për Danën, vajzën e madhe.

Një mbrëmje të ftohtë vjeshte, Sheqexhiu u gjend i vdekur, në njërën nga stolat e vjetër të lulishtes së qytetit. Dukej sikur flinte, gjoks zbërthyer. Në të i kish qëndruar një gjethe e verdhe bliri, si medaljon i artë. Faqoren bosh të rakisë, e mbante të shtrënguar në dorë. Iku i ngopur, i dehur, xhepzbrazur, shpresëhumbur, por me nënqeshje të fshehur nektarin e luleve, s’i a vodhi Tula….

Tula nuk pranoi ta futë në shtëpi edhe pse vajza e madhe lutej dhe qante me dënesë. Kosta la dy gisht letër, futur në xhepin e brendshëm të xhaketës. E gjeti Dana, por nuk ia tregoi Tules.

Sheqerxhiu shkruante:

“Në kapakun e dytë, sekret, të kutisë së madhe të karameleve. Unë sheqerxhiu Kosta, kam vendosur disa të holla. Janë kursimet e mija. Të blihet raki. Përgjatë varrimit tim të pihet, të këndohet, të dehen, të varfrit, zemërbardhët, të gjithë miqtë. Shpirti i sheqerxhiut është avull rakie dhe frymë kënge.”

Dana, e bija e përmbushi amanetin e të atit, duroi me gjakftohtësi, zemërimin dhe dhunimin e Tules. Rrugët e qytetit u mbushen me njërëz, pinim, këndonim, kërcenim. Vdekja e sheqerxhiut shkundi qytetin; dhuroi liri, dashuri dhe këngë.

Nuk ish vetëm karamele bërësi, shitës, por mbledhësi i nektarit të luleve, ëmbëlsira, mjalti. I varfri dhe njëherësh më i pasuri i qytetit. Pimë dhe u dehem te varri i sheqerxhiut Kosta. Mbeti dehja dhe dhembja. Shakaja dhe kënga. Besnikëria dhe tradhtia. Karramelet e shijshme të tij dhe sot e gjithë ditën nuk i gjen më.

Kur hëna doli në kupë të qiellit bërtitëm dhe kënduam:

I ëmbël si mjalti e sheqeri

Mbete o sheqerxhi.

Për miq e shoqëri,

humori, nektari.

Avull dhe dritë shpirti…

Dashakeqët ia bënë:

-Gjithë kjo zallazi për një copë sheqerxhi.

Haxhi Vera theu shishen e verës në trotuar dhe u bërtiti:

-Debila, sheqerxhiu Kosta mbeti kripa, ëmbëlsia, gjaku dhe shpirti i shqiptarit…

Share this:

Intervistë me autoren Arjeta Ferlushkaj “Pasqyrat e postmodernitetit”

Intervistë e huazuar nga Prishtina-Press


Prishtina Press: Me çfarë projekti po merreni tani?

Arjeta Ferlushkaj: Tani për tani, po merrem me dy gjëra të rëndësishme: me riorganizimin e vetvetes në një shtet dhe kontinent të ri si dhe po mbledh copëza idesh për një projekt në të cilin po mendoj të bëj bashkë letërsinë me psikologjinë. Është ende heret për të folur për këtë.

Prishtina Press: Kur është botuar libri i juaj?

Arjeta Ferlushkaj: Libri im është botuar në vitin 2012. Kam këmbëngulur shumë të botohej brenda këtij viti sepse doja të lija edhe unë gjurmën time me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Prishtina Press: Për çfarë bën fjalë libri?

Arjeta Ferlushkaj: “Pasqyrat e postmodernitetit. Elemente të poetikës postmoderne në romanet e Ridvan Dibrës” është një studim mbi letërsinë postmoderne, me fokus qëndror krijimtarinë romanore të shkrimtarit Ridvan Dibra.

Prishtina Press: Çfarë strukture ka libri?

Arjeta Ferlushkaj: Libri ndahet në 3 kapituj: 1-Letërsia postmoderne dhe shkrimtari postmodern; 2-Lidhjet transtekstuale në romanet e Ridvan Dibrës; 3-Strategji narrative. Dy kompetenca në tekst. Kapitulli i parë është një vështrim historiografik mbi tiparet dhe karakteristikat e letërsisë postmoderne. Ndërsa në dy kapitujt në vijim, janë analizuar elementet postmoderne në pesë romane të shkrimtarit Dibra: “Triumfi i Gjergj Elez Alisë”, “Triumfi i dytë i Gjergj Elez Alisë”, “Franc Kafka i shkruan të birit”, “Sexonic ose Sesilja” dhe “Stina e maceve”.

1
Arjeta Ferlushkaj (Photo nga Diar Xani)

Prishtina Press: Çfarë ju bëri të zgjidhni këtë fushë studimi dhe pse zgjodhët Ridvan Dibrën?

Arjeta Ferlushkaj: Gjatë viteve të studimeve universitare e pasuniversitare, kisha ndeshur më së shumti studime mbi letërsinë në rrafsh tematik. Isha e interesuar të sillja diçka ndryshe.

Anoja më fort të hetoja formën përmes së cilës vinte përmbajtja tek lexuesi. Nisa të shfletoj gjithnjë e më shumë studimet që ishin bërë mbi postmodernizmin. Ndërkohë që lexoja veprat e Ridvan Dibrës, po shihja se tek ai gjeja modelin e shkrimtarit që i përshtatej prirjeve të mia si studiuese. Puna ime disa vjeçare u kurorëzua me botimin e këtij studimi.

Duhet të shtoj se, ky libër është studimi i parë dhe i vetmi (deri tani) për krijimtarinë e Ridvan Dibrës dhe ndër të parët tekste që janë publikuar në Shqipëri për postmodernizmin. (Në avangardë në këtë fushë janë studiuesit shqiptarë të Kosovës). “Pasqyrat e postmodernitetit” është botuar nga “Onufri”, një ndër shtëpitë botuese më prestigjioze në Shqipëri.

Prishtina Press: Na tregoni më tepër për shkrimet e juaja.

Arjeta Ferlushkaj: Dëshira fillestare për të shkruar është përkthyer në zhanrin e poezisë. Pastaj me kalimin e kohës hetova në vetvete se më tepër kënaqësi më jepte studimi i letërsisë. Vendosa t’i kushtohem studimit të ‘ligjësive’ narrative. Thuajse të gjitha publikimet e mia, me disa përjashtime, i qasen zhanrit të prozës.
Me studiues te Konices ne aktivitetin -Viti Konica-, New York
Me studiues te Konices ne aktivitetin -Viti Konica-, New York


Prishtina Press: Cili është artikulli juaj i parë dhe çfarë moshe keni patur?

Arjeta Ferlushkaj: Kam mbajtur shënime që heret por që asnjëherë nuk i kushtoja rëndësi t’i sistemoja për një botim të mundshëm. Kujtoj kur isha studente, profesoresha jonë Valbona Karakaçi na angazhoi që të bënim nga një shkrim dhe ky ka qenë “artikulli” i parë i botuar, me sa mbaj mend, dhe titullohej “Një poezi e dekadencës”.

Prishtina Press: Ku e merrni frymëzimin e parë në punën tuaj studimore?

Arjeta Ferlushkaj: Tek vepra letrare që kam në duar ose mbasi kam kaluar disa vepra ku gjej afri/dallime mes tyre. Më tërheqin studimet komparative, qoftë mes veprave të të njëjtit autor ose mes veprave të autorëve të ndryshëm.

Prishtina Press: Cili libër/autor që keni lexuar ju ka tërhequr më shumë dhe pse?

Arjeta Ferlushkaj: Libra/autorë të ndryshëm kanë ndikuar tek unë në faza të ndryshme. Nuk veçoj dot një të vetëm. Si emra të parë më vijnë në mend Franc Kafka dhe Milan Kundera por ka edhe shumë të tjerë. Më tërheqin ata shkrimtarë që me mjeshtëri dijnë ku e si të prekin unin e individit.

Prishtina Press: Çfarë pasionesh të tjera keni në jetë?

Arjeta Ferlushkaj: Jam e dashuruar pas udhëtimeve, sidomos më pëlqen të vizitoj vende që kanë kulturë e botëkuptim krejt ndryshe nga ku kam lindur. Më pëlqen fotografia, teatri, kinematografia. Muzika është pjesë e padiskutueshme e ditës time, prek direkt thellësitë e mia. Shumë i rëndësishëm për mua është: rileximi.

Prishtina Press: Çfarë teme duhet të ketë një libër në mënyrë që ju ta trajtoni në shkrimet e juaja?

Arjeta Ferlushkaj: Përzgjedhja tek unë nuk funksionon kështu. Janë disa komponentë që e bëjnë një libër që mos ta lëshosh nga dora. Mund të jetë një vepër që nuk ka një temë le ta quajmë të fortë apo “të rëndësishmë”, por që godet me stilin që ka dhe mua më tërheq vëmendjen. Dhe anasjelltas, tema mund të jetë tepër impresionuese dhe mbresëlënëse por që nga ana artistike nuk ka ardhur mjeshtërisht deri tek lexuesi.
Ne festimet e 28 Nentorit me Vatren ne New York

Ne festimet e 28 Nentorit me Vatren ne New York


Prishtina Press: Çfarë mendoni për letërsinë që krijohet sot?

Arjeta Ferlushkaj: Letërsia shqipe vazhdimisht ecën në rrugën e eksperimentimit dhe kjo më pëlqen. Kjo letërsi ka dhënë vepra shumë të mira por sfidë kemi të mbajmë në këmbë një kritikë letrare të mirëfilltë, e cila do të shmangte keqedukimin e shijeve të lexuesit.

Prishtina Press: Çfarë e bën të suksesshëm një shkrimtar?

Arjeta Ferlushkaj: Kur shkruan për të çliruar mendjen e shpirtin e trazuar. Kur nuk shkruan për të shtuar tituj e tirazhe.

Prishtina Press: Ku mund të blihet libri i juaj?

Arjeta Ferlushkaj: Kam pak kopje në shtëpi dhe gjenden disa kopje në Kosovë. Për lexuesin e interesuar, libri ndodhet në fondin e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Në New York kam vetëm disa kopje personale.

Prishtina Press: Na flisni më shumë për veten tuaj, ku jetoni tani, projektet dhe disa nga veprimtaritë e juaja.

Arjeta Ferlushkaj: Kam lindur dhe jam arsimuar në Shkodër. Kam përfunduar studimet në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për gjuhë e letërsi shqipe. Në vitin 2012 kam përfunduar studimet pasuniversitare për Master në profilin “Studime Letrare” në Universitetin e Tiranës. Nga viti 2013 e në vazhdim, jam në proces të doktoraturës në profilin “Shkenca Letrare” pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë.

Me mbarimin e studimeve, nisa punë në gazetën “Opinion” që dilte në Shkodër dhe gjithashtu kam punuar në radio-televizionin “Rozafa”.
Ne promovimin e librit -Gjumi mbi bore- te Ridvan Dibres
Ne promovimin e librit -Gjumi mbi bore- te Ridvan Dibres


Nga viti 2006-2016 kam punuar në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku kam qenë përgjegjëse e Fondit të Librit në Shqip si dhe organizatore e aktiviteteve kulturore pranë këtij institucioni, si: “Fjala poetike”, konkurs letrar me studentët krijues; “Ora letrare e …” projekt letrar me në qendër bashkëbisedimin mes një shkrimtari të ftuar dhe auditorit; përurime librash për autorët e rinj dhe jo vetëm;; “Më nxit një libër!”, projekt letrar që e kam themeluar para tre vitesh dhe që vazhdon ende edhe sot; aktivitete përkujtuese, ku përmendim “Drini përtej dy kohëve” kushtuar shkrimtarit Skender Drini, etj.

Kam mbajtur ligjërata në disa aktivitete ku kam qenë e ftuar, si: “Poezia e Ferrik Ferrës”, mbajtur në aktivitetin promovues të krijimtarisë së këtij autori në Universitetin e Shkodrës; “Poetja Brikena Smajli” / “Letërsia postmoderne dhe lexuesi sot”, mbajtur në Festivalin Letrar të Shkodrës (2011 dhe 2012); “Nga erudicioni autorial tek luksi për lexuesin” mbajtur në një aktivitet promovues të organizuar nga Departamenti i Letërsisë në Universitetin e Shkodrës; “Një diptik mes dy kompetencave tekstuale”, mbajtur në aktivitetin “Kalimera Poetike”; “Sfidat e lexuesit sot”, mbajtur në Qendrën e Kulturës në Mal të Zi (2016), etj.

Kam marrë pjesë në disa konferenca shkencore, mund të përmend disa kumtesa: “Teknikat narrative ne prozën e shkurtër të Elvira Dones” (2009); “Prania e tjetrit: tipologji intertekstuale në romanet postmoderne” (2012); “Hapësirat fiksionale simbolike në prozën e Ridvan Dibrës. Dimensionet dhe funksionet” (2013); “ ‘Era’ nga Qemal Draçini” (2014); “Rrugëtimi drejt postmodernes i romaneve të Ridvan Dibrës” (2015); “Transtekstualiteti si dëshmi autoreferenciale në fiksion” (2016) etj.

Kam botuar në disa periodikë artikuj publicistikë edhe shkencorë, ndër to: “Bernardin Palaj – poet në fletët e pakta të studiuesve”; “Ndër vite me Ernestin” ; “Vinçens Prennushi-poet i qytetit të vet”; “Lidhja Quku-Mjeda, një fatalitet me fat”; “Flamujt e parë të anijeve tregtare shqiptare në librin “Një histori shkodrane” të Paolo Muner”; “Enciklopedia e një femre në një fjalor enciklopedik”; “ Britma e një gruaje në skenë “; “Nga Ridvan Dibra tek letërsia/bisedë me artin e tij”; “Heshtja që bën zhurmë”; “Koha si teknikë narrative në disa proza të shkurtra të Koliqit”; “Qyteti-protagonisti antihero në romanin “Kronikë në gur”; “Hypertextual transformation (Novels: ‘Franc Kafka Writes to His Son’ and ‘The Kanun of Leka Junior’)”, etj.

Në vitin 2008, kam marrë titullin “Mirënjohje” nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, me motivacionin: “Për prurjet cilësore në faqet e gazetës “Dukagjini” dhe respektin e ushqyer ndaj saj.” Gjithashtu, në vitin 2016 kam marrë titullin “Mirënjohje” nga Federata Pan-Shqiptare “VATRA”, me motivacionin: “Për kontriutin e dhënë për Faik Konicën në “Viti Konica”, organizuar në New York.

Tani jetoj në New York dhe jam pjesë e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”. Jam anëtare dhe delegate e degës së Queens-it, e kryesuar nga Dr. Skender Murtezani. Së bashku, kemi menduar të ndërmarrim disa nisma në dobi të komunitetit shqiptar këtu në SH.B.A., me vëmendje të posaçme tek brezi i ri. Tani për tani, nuk po përmendim projekte. Për çdo gjë që marr përsipër të bëj, kam dëshirë që të flasë puna e kryer dhe jo rreshtimi i fjalëve.
E ftuar ne panel ne Qendren e Kultures ne Mal te Zi me rastin e Dites Boterore te Librit
E ftuar ne panel ne Qendren e Kultures ne Mal te Zi me rastin e Dites Boterore te Librit

Kafja, qentë dhe “mamushi”


Image result for Petrit Malushi

Petrit Malushi


. – Shpirti u mërzite ? Nuk vonohem. Ja edhe llakun kam për të hedhur se nuancat I mbarova. I ke marrë syzet e diellit me vete? Do të verbohesh kur t’më shikosh ! – Po hë të shkretën se ngela si shtyllë semafori. The që s’do të vonoheshe shumë. Herë tjetër gjej ndonjë parukiere më të shpejtë. – Ua ! Ç’thua, kjo është flutur. Po dëgjo, zemra, ulu në ndonjë lokal aty afër dhe pi ndonjë kafe. Për mua porosit makiato. Futa telefonin celular në xhep dhe hodha një vështrim për të përzgjedhur kafenenë ku mund të ulesha sa të mbaronte gruaja punë te parukieria. Lokalet ishin seri. Kamarierët për të tërhequr, nuk t’i ndanin vështrimet ledhatore. Gara e vështrimeve dhe e buzëqeshjeve false këputej kur klienti ulej. Ishte e shtunë. Kishin kaluar njëzet minuta mbi orën dhjetë. Frekuentuesit e lokaleve për fundjavët ende nuk ishin dyndur. Këmbët më çuan te lokali i parë. Preferova tavolinën e dytë te rreshti I anës. Tingujt muzikorë të një melodie çjerrëse, që dilnin nga altoporlantët, këtu vinin pak më dobët. Me që s’kishte shumë njerëz në lokal, kamerieri, një djalë trupdrejtë, fytyrë hollë, me flokë të zeza, të qethura kare anash, deri te sheshi I kokës, mbërriti pa arritur të ulesha mirë. – Kafe ! – ia ktheva përshëndetjes së tij. Po kotesha në mendime, kur dy tavolina më tej u ulën tre zonja. Dëgjova që porositën katër kafe dhe një shishe ujë.

“Presin ndonja shoqe mendova, si puna ime që pres gruan”. Shërbimi qe I shpejtë. Pa kthyer shpinën kamerieri që më solli kafen, te tavolina nga ana ime e majtë u drejtuan dy vajza, tek njëzet e pesë vjeç. Të parës, me trupmesatar, flokë ngjyrë banane e papjekur mirë, vetulla bishtharkuar, që mbante veshur një fustan fushëblu e zambakë të bardhë, të varur me rripa mbi supet e zbuluar, I paraprinte një kone e bardhë me qime të gufuara. Shoqja, fytyrë vezake,me mollëza pak të ngritura, mbante një trastë plasmasi prej së cilës, sapo u ulën dhe ende pa dhënë porosinë, nxori një qese tjetër me shkopinj çibuku. Konija kërceu mbi prehrin e të zonjës dhe mbështeti kokën mbi gjoksin e saj. Të dyja klientet ia nisën me ledhatime sikur të kishin përpara një fëmijë. “Hajde bukuroshe hape gojën. Pa shiko ç’ushqim të ka zgjedhur mamushi sot ! Hopa ! Bravo ! Ja dhe uji…”. Katër duar që merreshin me një kone. Ushqe, ledhato, vër filxhanin e kafes midis buzëve të tyre. Vazhdoja të rrotulloja lugën me dorën e djathtë brenda filxhanit të kafes, për të shkrirë sheqerin e shkarkuar nga tableti, kur në tavolinën tjetër ngjitur u plandos një djalë I ri me trup muskuloz , mbuluar me tatuazhe në krahë e gjoks, kokërruar e me syze dielli të puthitura pas temthave. Pas vetes mbante një qen të zi, të shëndetshëm, kokëmadh, me bisht të prerë. Për qafore I kishte vënë një rrip të gjerë katër gisht, lëkure. Mbi të shndrinin hallkat e zinxhirit që fundin e kishte te dora e djathtë e djaloshit. Qeni dukej I mësuar me mjedise lokalesh. Zuri vend poshtë tavolinës ku u ul i zoti dhe kokën e mbështeti mbi dy këmbët e para. Vështrimin e drejtoi nga konija, e cila u kruspullos brenda prehrit të të zonjës dhe nuk po e hapte më gojën të copëtonte shkopinjtë e çibukëve.

Sapo shkëputa gishtat prej bishtit të filxhanit, nga I cili bëra thithjen e tretë të lëngut që mbante brenda, pas shpinës, tavolina që deri atëhere ishte bosh u plotësua me dy burra dhe dy gra. Jo, ata ishin pesë. Shoqëruesi i pestë i këtij grupi ishte një qenush me qime të gjata ngjyrë kafe, që thithe e nxirrte ajër me gojën hapur. Njëri prej burrave, të cilit I mungonte një dhemb nga ana e sipërme e gojës dhe fjalët i artikulonte “invalide”, bashkëbisedonte me qenushin duke ia ledhatuar kokën e rrumbullakët : “Hë Ç(Xh)ek th(s)i po të dh(d)uket lokali ?….” Shëtita vështrimin në të gjithë periferinë e lokalit dhe nga shtatë tavolina, në katër klientët pinin kafe me qen. Edhe tek tre zonjat e ulura të parat, që porositën një kafe tepër, e katërta shoqe kishte sjellë me vete një qen turi e trup ujk. Në një isha ulur unë. Dy të tjerat ishin ende bosh. “Mos kam gabuar lokal”,- mendova me vete. I përqendruar nisa të lexoj tabelat majtas, djathtas, para e prapa. “Mos këputni lulet !”, “Duhani dëmton shëndetin !”, “Ajri i pastër u shton energjitë !”, “Jo pije alkoolike nën moshën …”, “Në këtë lokal ka shërbim e pastërti shembullore !”… Bëra dhe një rrotullim të dytë, por nuk arrita të lexoj asnjë fjalë a fjali rreth asaj që kërkoja. Dy vajzat me kone dhe burri në tavolinën e grupit katërsh, jo ai me dhëmbë të rënë, gozhduan vështrimet mbi mua, sikur të isha mendjemangut, për t’më ofruar ndihmë. . Ngutshëm , me dy gishta të dorës së majtë, kapa filxhanin e ngrita pranë gojës dhe piva kafen e mbetur, si udhëtari ujin në shkretëtirë. I bëra shenjë kamerierit që të afrohej për të paguar. Në hundë mu përplas një duhmë ajri me aromën e vezëve të prishura. Xheku, po tundte bishtin majtas-djathtas. Ndërkohë që djaloshi po më kthente reston e pyeta me zë jo të lartë : ” Mos nuk duhet të ulesh te ky lokal pa pasur qen me vete ?! Ai ngathtësoi lëvizjen e duarve dhe më pa habitshëm tre-katër sekonda. – Si, të lutem, se s’të kuptova ?! Në trotuar vërejta një zonjë që ecte ngrehosur me një këlysh të vogël, të mbuluar me robdëshamër dhe me xhinxherka rreth qafës. – Alo ! – i lëshova zë gruas nga telefoni,- më prit ta pimë kafen aty. – Sa i pa duruar që je,- dëgjova ankesën e saj . – Ç’bëre deri tani ? Nuk pive kafe ? – Piva, por piva kafe qensh !

Fjalët e huaja në gjuhën shqipe, pranimi dhe mënjanimi i tyre

Image result for Petrit Malushi
Nga Petrit Malushi



Gjuha shqipe standarde apo zyrtare, veç rrugëve fjalëformuese me prejardhje (parashtesim, prapashtesim, parashtesim dhe prapashtesim), përbërje dhe përngjitje, gjallon edhe në sajë të marrëdhënieve me dialektet dhe me gjuhët e tjera. Për dialektet nuk përjashtohet mundësia që këto marrëdhënie të rezultojnë të ndërsjellta. Raste të tilla ka dhe me gjuhët e tjera. Ajo, gjuha shqipe ushqehet prej dialekteve dhe gjuhëve të huaja dhe bashkëjeton me to. Sigurisht parësor janë dialektet.

Kështu, shtresa qëndrore standarde ka si shtresa anësore ato të dialekteve dhe të fjalëve të huaja. Nëse shtresimet e gjuhës i konceptojmë si rrafshe rrethorë, rrafshi standard ndodhet midis dy të tjerëve. Nga ky këndvështrim, një gjuhë zyrtare shtetërore apo standarde vendos marrëdhënie të brendshme me dialektet dhe të jashtme me gjuhët e tjera. Edhe pse në pozicion qendror ndaj këtyre dy rrfasheve anësorë, për gjuhën standarde ata janë jetësorë dhe zhvillues.

Marrëdhëniet në planin e brendshëm

Me planin e brendshëm marrëdhëniet janë të buta për arsye se vetë përdoruesit e gjuhës standarde e zyrtare janë njëherësh edhe përdorues e bartës të fjalëve, togfjalëshave, njësive frazeologjike, fjalëve të urta dialektore dhe nëndialektore. Kontaktet midis tyre janë të përditshme dhe me kalime të shpeshta nga njëra situatë ligjërimore në një tjetër. Lidhjet shoqërore,miqësore, grupet komunitare në pallat, në punë, në rrethet intelektuale janë të hapura për këdo, gjithpërfshirëse dhe asnjëherë përjashtuese nga ndryshesat në të folme. Po ashtu tematikat e bisedave, diskutimeve, komunikimeve janë të lira dhe secili folës shprehet pa tundim. Pra elementet dialektorë dhe standard familjarizohen e bashkëjetojnë në harmoni e pa trysninë e njëri-tjetrit. Kjo sjell begati dhe pasurim të gjuhës.

Marrëdhëniet në planin e jashtëm

Me planin e jashtëm panorama është krejt tjetër. Marrëdhëniet paraqiten më të ngurta. Pavarësisht kësaj ekzistojnë faktorë, të pashmangshëm e favorizues që imponojnë proceset e marrjes, të futjes dhe të pranimit të fjalëve nga gjuhë të tjera. Ndër ta mund të përmendim pranëndodhjen e shteteve, megjithë egzistencën e kufijve fizikë, apo marrëdhëniet ndërshtetërore midis vendeve të ndryshme kur, largësitë gjeografike në sajë të zhvillimeve të shkencës e teknologjisë, sot janë bërë të papërfillshme. Pranëekzistenca e gjuhëve të folura dhe të shkruara, ka qenë, është dhe do të jetë një realitet që nuk mund të mos merret në konsideratë. Në këtë plan dhe përtej tij, në një shtrirje shumë më të gjerë dhe më të largët, midis vendeve me gjuhë të ndryshme, shfaqen marrëdhëniet dhe bashkëpunimet në fushat ekonomike, kulturore, politike, lidhjet shoqërore, sociale, familjare, profesionale, emocionale etj. që kanë qenë e janë në linjë vazhdimësie. Mbizotërimi në gjuhën standarde, qoftë i fjalëve që janë prurje nga dialektet, qoftë i fjalëve që hyjnë nga gjuhë të tjera, ndaj fjalëve që janë aktualisht në përdorim, lidhet me lehtësinë komunikuese që ato ofrojnë dhe preferencat e folësve.

Realiteti lë për të dëshiruar

Nga të dy lëvizjet ndërgjuhësore të mësipërme, gjuhë standarde-dialekte, gjuhë standarde-gjuhë të tjera,vetëm lëvizjet në planin e dytë, gjithmonë kur janë të panevojshme, sjellin deformime gjuhësore, shformime të paradigmave, të sistemit etj. Duke pranuar gjendjen reale të gjuhëfolësve, kemi një shfaqje jo të kënaqëshme në favor të gjuhës shqipe standarde zyrtare. Ajo lë shumë për të dëshiruar, pasi nuk janë të pakta rastet e futjes së fjalëve të huaja, kur nuk e justifikojnë plotësisht qenësinë e tyre, apo kur për to ka fjalë gjegjëse. Nuk duhet harruar se dhënësit e marrësit e dy gjuhëve të ndryshme,në çfarëdo lloj konteksti janë folës dhe përdorues të gjuhëve amëtare, që pashmangshmërisht prodhojnë situata komunikuese dy e tri gjuhëshe. Nga sa u renditën më lart dhe për shumë arsye të tjera në marrëdhënie dygjuhësie në shumë raste, përjashto ato zyrtare, janë të pamundura vendosjet e filtrave të komunikimit standard. Një klimë e tillë për leksikun e njërës prej gjuhëve, asaj marrëse, këtu kemi parasysh shqipen, mbart krahas prurjeve të dobishme edhe prurje të padobishme, pra futen fjalë dhe shprehje që pranohen, ndërkohë që ka edhe nga ato që duhen mënjanuar.

Pse ndodh kështu ?

Ndodh kështu sepse, shumë prej përdoruesve të gjuhës pritëse, e tillë në këtë shkrim konsiderohet shqipja, pra folësve edhe pse pajisen me dokumente shkollore për përfundimin e një cikli, nga i ulëti deri te më i larti, apo sistemi arsimor, nga parauniversitari deri te pasuniversitari, janë në nivele të ulëta gjuhësore. Nivelet kulturore dhe qytetare, duke iu referuar të folurit dhe të shkruarit standard, janë larg asaj që pretendohet. Instancat arsimore punojnë shumë pak ose aspak për ta kthyer në normë zbatimin e rregullave gjuhësore drejtshkrimore e drejtshqiptimore. Në të shumtat e rasteve vetë stafet pedagogjike nuk janë në lartësitë e duhura gjuhësore. Kërkesat ndaj nxënësve dhe studentëve janë minimale e tolerante.

Shtetarët në hallka të ndryshme përfaqësimi e drejtimi, deri në ato më të lartat kuvendore e ministrore, gjatë komunikimeve zyrtare apo spontane zbresin në nivele të padëshirueshme ligjërimi. Punonjësit, edhe kur pozicioni e kërkon formimin gjuhësor,nuk u nënshtrohen provimeve gjuhësorë. Institucionet qofshin zyrtare apo private drejtohen nga punonjës që kërkesat gjuhësore nuk i renditin asgjëkundi, pasi sukseset ose mossukseset i lidhin vetëm me interesat dhe aftësitë komerciale. Indiferenca e tyre reflektohet si në komunikimet zyrtare edhe në hartimet e dokumenteve. Botimet zyrtare, shkollore apo edhe të tjera, përmbajnë gabime drejtshkrimore dhe formulime me deformime konceptuale. Po ashtu edhe botimet letrare për fëmijë dhe për të rritur, krijimet e mirëfillta, përkthimet dhe përshtatjet jo pak herë janë të pakontrollueshme prej specialistëve të gjuhës, duke sjellë kështu edhe ulje të vlerave edukative e estetike.

Mediat e shkruara dhe mediat vizive kanë pak gazetarë profesionistë dhe me nivel cilësor, që janë të përpiktë në të shkruar dhe në të folur. Përpos, thuajse të gjithë vuajnë nga mania e shumëpërdorimit të fjalëvë të huaja, ku duhet dhe ku nuk duhet, sikur garojnë kush të përdorë më tepër prej tyre. E njëjta situatë shpaloset edhe në spektaklet televizive. Rrjetet e reklamave, ato tregëtare, dekoret dhe tabelat orientuese janë të ngarkuara me gabime të pafalshme. Lëvizjet e popullsisë shoqërohen me „përshtatjen“ e të folurit, pa asnjë lloj pretendimi, në mjedisin ku jetohet dhe zhvillohet aktiviteti ekonomik. Rrethet familjare tek çdo individ krijojnë shtresën e parë të fjalorit komunikues që është larg atij që mbahet si normë. Migrimet dhe kontaktet me botën e jashtme, në mënyrë të imponuar apo me dëshirë, mbartin mangësitë dhe boshllëqet e pastërtisë dhe kapaciteteve gjuhësore. Shteti, pavarësisht kush e ka patur drejtimin e tij në dhjetëvjeçarët e fundit, asnjëherë nuk e ka parë seriozisht problemin e zhvillimit të gjuhës si elementin më dallues dhe më kryesor të ekzistencës së kombit tonë.

Me përjashtim të disa gjuhëtarëve dhe specialistëve të gjuhës, që me shumë vështirësi u krijohen hapësira publike në median e shkruar dhe median elektronike, për sensibilizim dhe për të shprehur opinione në dobi të ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës sipas rregullave, askush tjetër nuk shqetësohet, edhe pse ka nga ata që paguhen dhe kanë tagër për të ndërhyrë e parandaluar çdo shkelje.

Pranimi i fjalëve të huaja

Të gjithë faktorët e mësipërm ndikojnë drejtpërdrejt dhe duhen marrë në konsideratë për zhvillimin dhe ruajtjen e pastërtisë së një gjuhe. Problemi shtrohet që fjalët e huaja duhet të merren prej një gjuhe tjetër vetëm atëhere kur futja e tyre është e domosdoshme. Gjithçka lidhet me efektivitetin në fushën e përdorimit të tyre. Pas viteve ´90 për qytetarët shqiptarë, në mënyrë të veçantë për ata brenda kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, u krijua një realitet i ri në të gjitha drejtimet, i cili vazhdon të jetë dhe sot dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen. Në vendin tonë vërshuan ndihma nga të huajt, asistenca nga të huajt, firma të huaja, biznese të huaja, specialistë të huaj, puntorë të huaj, tregëtarë të huaj, veprimtari me të huajt, emigrim tek të huajt, punësim tek të huajt, miqësi me të huajt, shoqëri me të huajt etj, etj. Por ky realitet perceptohej, përshkruhej, përjetohej, përcillej nëpërmjet ligjërimeve, interpretimeve e dëgjimeve edhe me fjalë e koncepte të reja. Kështu u futën fjalë e shprehje të reja në politikë, në ekonomi, në ndërtim, në biznes, në administrim, në arsim, në shkencë,në mjekësi, në elektronikë,në nivel jetese,në mjete konsumi,në turizëm etj.E këtu ka nga ato fjalë që pranohen e futen në fondin e leksikut të shqipes, por ka edhe nga ato që duhen mënjanuar.

Mënjanimi i fjalëve të huaja

I mëshojmë faktit për mënjanimin e fjalëve të huaja, gjithmonë diskutojmë rastet kur për to ka fjalë gjejgjëse në gjuhën shqipe, sepse ato, fjalët e huaja i përkasin fondit leksikor të një gjuhe tjetër. Veç kësaj, në të tilla raste fjalët e huaja, që pavarësisht se në çfarë rruge a forme hyjnë dhe kush i fut, mbartin rrezikun e shformimit të elementeve të sistemit gjuhësor në veçanti dhe në tërësi. Gjatë „jetesës“ çdo fjalë e fondit të gjuhës shqipe krijon shtratin e saj në familjen e fjalëve, fushën leksikore, kontekstet e përdorimit dhe situatat ligjërimore. Po përpiqemi, me disa shembuj të argumentojmë më konkretisht çrregullimet që ndodhin në sistemin tonë gjuhësor prej pranimit të tyre. Po kufizohemi vetëm tek familjet e fjalëve, që përbëhen nga fjalët me të njëjtën rrënjë, dhe fushat leksikore të tyre.

Fjala e huaj aplikacion në shqip ka gjegjëse fjalën kërkesë. Por nëse fjala kërkesë kalon nga fjalori aktiv në atë pasiv, apo në një të ardhme mund të dalë prej përdorimit, kjo do të pasqyrohet edhe në fjalët e familjes së kësaj fjale, e krijuar në dhjetra e ndoshta qindra vite e vite me të gjitha mjetet dhe mënyrat fjalëformuese (kërkoj, kërkim, kërkues, i kërkuar, i shumëkërkuar, kërkesëpadi etj). Më tej, sipas kontekstit të përdorimit dhe situatës, e njëjta gjë ndodh me këto fjalë edhe në fushat leksikore përkatëse të secilës: arsim,ekonomi, politikë,kulturë,ndërtim,art etj. Po t´i shkojmë deri në fund zëvendësimit të plotë, a mundet në këtë rast te emri i përbërë kërkesëpadi të themi dhe të shkruajmë aplikacionpadi apo te mbiemri i shumëkërkuar të shprehemi i shumëaplikuar ?!

Audiencë është një tjetër fjalë e huaj që gjegjëse në shqip ka fjalën dëgjues, e cila i përket klasës së emrave dhe bën pjesë në familjen e fjalëve ( dëgjoj, dëgjim, i dëgjuar, i padëgjuar, i mirëdëgjuar etj). Nuk dihet se si do të vepronin „ të pasionuarit“ e përdorimit të fjalës audiencë, nëse do t´u kërkohej ta zëvendësonin atë në rastet e mësipërm, që për rrënjë kanë fjalët e kësaj familjeje ?!

Kurator- kujdestar (kujdes, përkujdes, përkujdesje, i kujdesshëm, i pakujdesshëm, i shkujdesur etj).

Anunçoj-vendos (vend,vendim,vendimtar,i vendosur,i pavendosur,vetvendos etj). Kredibilitet-besueshmëri (besoj, besë, besim, i besueshëm, i pabesueshëm, i besës, i pabesë, besëprerë, etj).

Donator-dhurues (dhuroj, dhuratë, dhurim, i dhuruar etj).

Relaks – çlodhje (lodh, lodhem, lodhje, çlodh, çlodhem, i lodhur, i çlodhur, i palodhur,etj).

Inicoj – filloj (fillim, fillesë, fillestar, i filluar, i pafilluar etj).

Benifice – përfitim (fitoj, fitim, fitues, perfitoj, përfitues, etj ).

Dedikim-përkushtim (kushtoj, kushtim, përkushtoj, i përkushtuar, etj ).

Rastet e renditura, si shembuj ilustrimi, janë fare pak në raport me numërin e rasteve të shumtë të futjes dhe përdorimit të panevojshëm të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. Por këto dukuri negative vërehet në të gjitha përdorimet.

Ngushtimi i përdorimit

Një fenomen tjetër është ai i ngushtimit të rasteve të përdorimit të fjalës së huaj, në krahasim me fjalën shqipe që zëvendëson. Zëvendësimet rrallë herë janë të plota, në të gjitha kuptimet, pasi në më të shumën janë të pjesshme. Edhe këtë po përpiqemi ta argumentojmë me disa raste ilustrues.

Fjala e huaj tranzicion në gjuhën shqipe përdoret si zëvendësuese ose sinonim i fjalës kalimtar në nocionin kohor. Fusha më e përdorshme është ajo e ligjërimeve politike : vite tranzicioni, periudhë tranziconi, etj. Por fjala kalimtar në gjuhën shqipe ka shtrirje shumë të gjerë përdorimi : çast kalimtar, person kalimtar, vend kalimtar, metodë kalimatare, formë kalimtare, udhë kalimtare, shteg kalimtar etj. Kështu ndodh edhe me fjalën e huaj implementim, që zëvendëson edhe kjo në të shumtat e rasteve në fjalorët e politikanëve dhe të pushtetarëve, fjalët realizim ose përmbushje. Por shqipfolësit brenda Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Itali, Amerikë e kudo jetojnë flasin e shkruajnë me njëri-tjetrin edhe për realizim e përmbushje dëshirash, realizim detyrash, realizim objektivash, realizim endrrash etj.

Luk (look) për më tepër në fushën e modës, përdoret në vend të fjalës shqipe pamje, vetëm kur dikush i bën komplimenta dikujt për veshjen, flokët apo diçka që lidhet me pamjen e tij, ose kur mbahet parasysh pamja e një sendi a objekti. Por, të vërejmë se sa shumë përdoret fjala pamje : pamje e pjesëshme, pamje e plotë, më ke zënë pamjen, pamje nga Veriu, Pamje nga Jugu, pamje e kufizuar, pamje ballore, pamje anësore, pamje horizontale, pamje vertikale, pamje nga fundi, pamje nga e maja, pamje nga lartë-poshtë, pamje nga e majta në të djathtë etj.

Shou përdoret me kuptim të drejtpërdrejtë për një veprimatri artistike ose me ngarkesë negative, në rastet e mospëlqimit të veprimit të dikujt, për të zëvendësuar fjalën shqipe shfaqje. Nëse edhe këtu ecim me llogjikën e rasteve të mësipërm, ja sa shumë shtrirje ka përdorimi i fjalës shfaqje : shfaqje e hijshme, shfaqje e pahijshme, shfaqje me nivel, shfaqje pa nivele, shfaqje e huaj, shfaqje e bukur, shfaqje e pëlqyeshme, shfaqje e papëlqyeshme, etj.

Për të mos i lodhur lexuesit në këtë plan analitik, për mënjanimin e futjes së fjalëve të huaja në fondin e gjuhës shqipe kur ato janë të panevojshme dhe kanë fjalë gjejgjëse, gjykojmë se shembujt e mësipërm janë të mjaftueshëm për të parë konkretisht se çfarë shformimesh e çrregullimesh sjellin në sistemin gjuhësor. Pë ata që kërkojnë më shuëm raste, po sjellim edhe disa:

konsensus-marrëveshje, internet-rrjet, uikend-fundjavë, guida-drejtim, okej-mirë, puntatë-pjesë,seri, memo-kujtesë, involvoj-përfshij, lavastovile-enëlarëse, kreativ-krijues, tost-bukëthekëse, vakant-i lire, etj,etj…

Nga Përparim Hysi : Një cikël me poezi *



1. Requem

Kumbulla është tharë në kopshtin tim
Dhe pemët e tjera po thahen pak nga pak
Në kopsht nuk ka si të ketë më blerim
Kur kam lënë vendin dhe jam larg

Se jam aq larg,sa dot nuk thuhet
Kilometrrat lodhesh që t'i numërosh
Po ja që të kap një mall,sa trupi zë të kruhet
Dhe mos u çudit edhe nëse pak do lotosh.

Loti zë të pikon si krejt pa dashje
Është si një regëtimë nga shpirti thellë
O është krejt e saktë kjo "përqasje"
Kur je larg vendit, malli sikur të therë.

2. Për 7 astronautët *

JU nuk qetë as yjet e "Arushës së vogël"
Dhe as yjet e "Arushës së madhe"
Por me shpirtin gjeneroz, hapsirës vinit rrotull
Që bota të bëhej më e bukur, të jetë më e madhe.

*humbën jetën në shkurt 2003.

3. Premtimi

Premtimin e ktheve në send... dhe e humbe
Dhe për ta gjetur më nuk është aq e lehtë
Aq sa besimin tim e lëkunde
Ja tek po ta them:-Fajin e ke vet!

4. Syri lakmues

Eh, ç'ma hedh ashtu atë syrin tënd lakmues
Që dashuri nuk ka, por hile dhe neps
E njoh mirë epshin tënde tundues
U dogja njëherë; më nuk të zë besë.

5. Kur u shkrova juristëve

Ju që hartoni KODIN PENAL
Ju lutem, mos e bëni ligjin elastik.
Se, pastaj, ata që gjykojnë bëjnë rrumpallë
E "tërheqin" apo e"mbledhin" ligjin si të jetë llastik.

Bëjeni ligjin si të jetë një"trup i ngurtë"
Që keqbërësit veç t'i bien murit me kokë.
Dhe jo i kalojnë krimet ashtu"butë-butë"
Ata kriminelë që për 5 lekë të dërgojnë në tjetër botë.

Sidomos, i"ngurtë" të jetë ligji që mbron jetën
(Mos lër vend për pandehma a "rrethana lehtësuese")
Vret të pafajshëm dhe gjakftohtë i merr jetën
Në burg për tërë jetën (pamundësi për rekurse).

Se vetëm kështu nuk do ketë më vrasje
Se vetëm kështu s'do ketë grabitje me maska
Nuk do ngrejë dorën kush as për gjakmarrje
Jo të"luajmë arushë" me"thagma a ngjasa".

Kush merr një jetë, nuk ka pse bën apel
Në burg për tërë jetën,ligji të jetë i "prerë"
Në vret për vetmbrojtje,se një cub të sulmon
Juristë! Merreni në mbrojtje dhe në burg nuk ke pse e çon.

Juristë! Ju lutem!

6.Rrëkeza

E shoh rrëkezën që çan gurin atje mbi një shkëmb
Dhe vrullshëm lëshohet nga shkëmbi mbi tokë
Është kryengritëse, trimoshe dhe ma kënd
Se çan rrugës së vet, fitimtare si ZOT!

7. Heshtja
EMILY DICKINSON*

NJë heshtje e gjatë që vonë,shumë vonë foli
Lavdia e saj; e ndryme në sirtar!
Heshtje, je neveritëse ( vallë, kush të polli?)
Mbetën poezitë si të mbyllura në varr,

Pa erdhi e bukur,siç vjen një kometë
(Pas heshtjes mizore si pjellë satanai)
Parfum dhe aromë në mijëra fletë
Dhe u rrëfye e bukur në pavdekshmërinë e saj.

* u gjetën 1500 poezi pas vdekjes.

8. Kam njohur një"intelektual"

Kam njohur një "intelektual" që shefin e kish "dobësi"
Nëse "shaje shefin",ishe dhe armik i tij.
Qe si furnitor për shefin (hazëret në shtëpi)
Dhe shefi ia shpërbleu:i besoj një drejtori.

Po një ditë ja që ndodhi: shefi ra nga"kali"
Tani ky"furnitori",për shefin tha qe:djalli!
Qëllimi i "furnitorit" ishtë të ruante karriken
Por ç'e do që s'e besuan,nga drejtoria e"vërvitën"

Mbetur ish pa shefin (domethën pa"djallin")
(-Si mundet,thosh, të më heqin?Hoqën"intelektualin")
E çuan bashkë me"shefin", të dy në një shkollë
Dhe hapur bënin sherrin:(tani, s'ka më"furnitor".)

9. Çast

Flegrat e hundës po të fërgëllojnë
Ashtu si të një kali që e ndez tagjia
Kështu bëjnë çerkezkat kur kërkojnë
Një amshor të ndezura nga dashuria

Dhe ajërin rrotull do të thithësh
Me flegra e hundës që fërgëllon
Po a është e mundur që të mos të sajdisësh
NJë thëllëzë që me ngulm më kërkon?

10. Zezakja

Lëkura e ndritshme me pore si hoje
Mishi i ngjeshur; harlisur shëndeti.
Do vija pas teje, pa patur pikë droje
Dhe aty qe mjalti; aty dhe sherbeti

Ah,- them me vete,- sikur të kem mundësi
Që buzët e mishta t'ia thith për një çast
(E di se sa i ëmbël është"fiku i zi")
Bëj analogji dhe shkrihem në gaz.

* poezitë e gjetura janë shkruar në FLORIDA në vitin 2003.

Tiranë,26 qershor 2018



April 1, 2018



Unë e ti



Unë i djathtë dhe ti i majtë

(Sikur të na kenë zënë djajët?!)

Njëri- tjetrin shohim vëngër

(Unë? Shenjti! Ti? Veç shëmër!)



Të mira? Dihet: bëj veç unë

Ti se ç’bën? Janë veç për lumë!

Shkurt: fajin kundërshtari
( A s’e shihni? Kundërshtari- vet djalli!!!)

Nuk ka pak, mbi çerek shekull

Gjysëm gjallë e gjysëm vdekur
E ku ishe? Asgjëkundi.
Shqipëri, të mori lumi!

Pa shiko, liderët ngjirren

Rrahin gjoksin edhe çirren
Gjasme për ne po “robëtohen”
Po për vete, pasurohen.

Kanë vila e shtëpi

(Që të gjitha; me”kredi”)
Veç kreditë i kanë të”buta”
Edhe majmen si mamutha.

Të gjithë:”derra të kënaqur”

Ne, po dihet:”Sokratë të vuajtur”
Unë zë bëhem pak MIGJEN:
-Deri kur kështu, ma…,- po them.

Se s’duron më ky popull

Mjaft i erdhi mendja rrotull
Mblidhni mendjen, o “liderë”
Ndryshe, do shkoni në FERR!



15 mars 2017

Statue quo



As jam tretur dhe as jam ligur,
Por jam trashur e dhjamosur
Veç nga koka unë jam thinjur
Dhe nga mendja jam djallour.

Asnjë natë nuk fle rehat

Gjumin unë e bëj me copa
Se më shfaqet një “xhelat”
Me hanxhar më rri tek koka.

Ç’shkruaj, është një realitet

Dhe asgjë nuk po shpik
Situata për ibret
Sa mbi kokë t’më bjerë një pikë.

Televizorin s’e hap dot

Se më bën çdo gjë me stres
S’ ka qetësi fare në botë
As këtu ku unë kam pjesë.

Dalin në të ca sharlatanë

Që më hiqen si “paqësorë”
Ca “menderë politikanë”
Të korruptuar dhe që kanë “dorë”

Dorë, domethënë hajdutë

Që më hiqenë krej imunë
Kush s’i njeh këta kopukë
Turp nuk kanë (meritojnë drunë)

Birbollani më rreh gjoksin

Kundërshtari është hajdut
Si boksier i tregon boksin
Vet: Made in kryehajdut!

Mua? S’do mend që më dhëmb koka

Pa zë thinjem,edhe thinjem
Ku është ligji për këta horra
Veç atëherë unë do nginjem.



10 mars 2017

Pse nuk botoj?
(Përgjigje për një dashamir)

Një mik më shkruan:- Pse nuk botoj?
(Nuk ke guxim apo ke ndrojë?!)
Që nuk botoj, nuk më mungon guximi
Por kacidhe në xhep nuk ka Përparimi.

E vërtetë është: kam kohë që kam heshtur

Se donator der tani kund nuk kam gjetur
Por sado që si pensionist jam xhepshpuar
Gjatë gjithë kohës, vazhdimisht kam shkruar.

Kam shkruar poezi dhe, rrallë, tregime

Ndonjë rencencë apo dhe ndonjë përshtypje
“Makazina” ime krijuese, pothuaj, është plot,
Por ja që nuk mundem që t’i botoj dot.



5 mars 2017

Pleqëria



Mu si qen që të ha pa lehur
Ja, e tillë:është pleqëria!
Ca kusure (nga janë gjendur?)
Të çudit; befasia.

Si? Kaq shpejt? Po s’është e mundur

Dje qeshë mirë e pa siklet
Sot? Krejt tjetër: nuk sos së “kruhur”
Dolën puçrra : për ibret!

O doktor? Po ç’kam kështu?

Pse më ha e pse më “kruhet”?
Tek doktori tutje-thu
( se më”ha” atje ku “s’thuhet”)

Ja, kështu, është pleqëria

Nga pleqtë nuk mbarojnë ankesat
Pleqëria si fëmija
Vet jam plak, ndaj besojuni “rreshtave”











Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë”. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. Ka botuar librat në prozë: "Tregime","Faji" i Isakovskit, "Një meshë për "Rrobaqepsin" e Konti Monte Kristos", "Lotët e Kumurisë" dhe librat me poezi:"Eh,si qenka dashuria!","Kurthi i mallit","Kot s'jam i vdekshëm", "Njerëz që dua" dhe "Mbeta dashurive".Veç këtyre në "makzazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime. Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë. Në pirtmëni për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.(Floripress)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...