Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/30

Në vazhdim të një analize me rëndësi kombëtare





Prof.dr. Eshref Ymeri

Në Portalin “Fjala e Lirë” të datës 29 qershor 2018, lexova analizën mjaft serioze me titull ”Nuk kam guxim ta lexoj deri në fund”. 

 Është një analizë që zotëria Kadri Tarelli i bën librit“Prapaskenat e Konferencës së Londrës” të studiuesit të mirë njohur dr.Nuri Dragoj, një intelektual ky me formim të admirueshëm nacionalist.

Analizën e lexova me një frymë. E përshëndes dhe e përgëzoj zotërinë KadriTarelli për vlerësimin kritik që i bën këtij libri. 

Në fund të analizës ai shtron një pyetje tepër kuptim plote: “Pse jemi të përçarë mes vedit”.Kjo pyetje të fut në mendime të thella.

 Ata burra të shquar, me në krye Ismail Qemalin, të cilët u mblodhën në Vlorë dhe më 28 nëntor 1912 firmosën Dokumentin Historik për shpalljen e pavarësisë, u mjaftuan vetëm me hedhje ne firmave dhe paskëtaj secili u largua në punën e vet. 

Si është e mundur që ata zotërinj nuk u kujtuan që, fill pas shpalljes së pavarësisë, duhej të jepnin kushtrimin për ngritjen e popullit më këmbë, duhej t’u bënin thirrje  tregtarëve të pasur të jepnin kontributet e tyre financiare për armatosjen e popullit dhe për krijimin urgjent të forcave të armatosura, të cilat duhej t’i drejtonin armët kundër grekosllavizmit shovinist dhe jo kundër forcave turke, të cilat kishin kohë që ishin katandisur në ditë të hallit në gadishullin tonë?

 Si është e mundur që ata burra të shquar nuk morën shembull nga Garibaldi (Giuseppe Garibaldi - 1807-1882), i cili u vu në krye të popullit italian dhe arriti të krijojë Italinë e bashkuar, duke u treguar vendin francezëve dhe austriakëve? 

 Si është e mundur që atyre burrave të shquar nuk ura ndër mend që shpallja e pavarësisë, siçka ndodhur kudo në botë me popuj të robëruar, duhej shoqëruar urgjent me krijimin e forcave të armatosura?

 A ishte e udhës që Ismail Qemali, i shoqëruar nga Isa Boletini, Mehmet Konica dhe i biri Et-hem Vlora, të linte atdheun pas shpalljes së pavarësisë dhe të shkonte në Londër për të ndikuar te Konferenca e Ambasadorëve për çështjen e kufijve të Shqipërisë? 

 Apo duhej të lëshonte urgjent sinjalin për armatosjen e popullit dhe krijimin e forcave të armatosura? Dhe çfarë arriti nga ajo vizitë në Londër?Absolutisht asgjë. 

Madje shoqëruesin e tij, Isa Boletinin, ministri i jashtëm anglez Eduard Grei (Edward Grey -1862-1933), kryesues i Konferencës kriminale të Londrës, e shndërroi në objekt humori. 

Përgjithësisht, qëndrimi i Eduard Greit ndaj delegacionit të Ismail Qemalit, në heshtje, ishte tepër fyes, për të mos thënë poshtërues.

Vetvetiu shtrohet pyetja:Po si shpjegohet që firmëtarët e pavarësisë nuk ndoqën shembullin e Garibaldit? 

 Përgjigjja është e thjeshtë:sepse shqiptarët, brez pas brezi, kanë pasë qenë mbartës të mikrobit të përçarjes kombëtare. 

Edhe në Lidhjen e Prizrenit, përfaqësuesit e të katër vilajeteve tona shkuan të përçarë. 

Disa prej tyre ishin për autonomi, kurse disa të tjerë për pavarësi nga perandoria otomane.

 Ky mikrob i mallkuar është trashëguar që nga pararendësit tanë pellazgo ilirë dhe vazhdon të ketë një forcë mbijetese të jashtëzakonshme deri në ditët tona.

 Prandaj edhe shovinizmi evropian, me në krye shovinizmin rusomadh, armikun e betuar të kombit shqiptar, u tall me ne si i deshi qejfi, na katandisi si zogjtë e korbit, duke na i hallakatur trojet etnike nëpër disa shtete të gadishullit dikur ilirik. 

 Si është e mundur që mikrobi i përçarjes ndër shqiptare, i reflektuar në një mënyrë të vajtueshme në aradhën e politikanëve shqiptarë në qëndrimin ndaj Çështjes Kombëtare, sidomos ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë, vazhdon të mbijetojë në mendësinë e tyre edhe sot e gjithë ditën?   

A thua se jemi të mallkuar nga Hyjnia që të mos shërohemi në jetë të jetëve nga ky mikrob gjëmë ndjellës që po na kërcënon me shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar?

Tiranë, 30 qershor 2018



****
Konferenca e Londres dhe problemi i sistemit politik ne Shqiperi


Konferenca e Londres dhe problemi i sistemit politik ne Shqiperi

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet më 17 dhjetor të 1912-s. Ajo i vazhdoi punimet deri në fund të korrikut të vitit 1913. Kjo konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Europës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin). Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre. Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria. Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë. Në këto kushte Ismail Qemali u detyrua të jepte dorëheqjen, qoftë për t’i hapur rrugën një princi të huaj, ksenokracisë; qoftë për t’u mbrojtur nga akuzat për t’u shpallur vetë sovran i vendit. Ky është quajtur dhe viti i mbrapshtë i Shqipërisë, nga filluan shumica e fatkeqësive të saj: paqëndrueshmëria e sistemit politik, varësia prej së jashtmi, forca e madhe e ndikimit të të huajve dhe mbi të gjitha ndarja për gjysmën e territoreve të saj.
Image result for konferenca e londres
Shembja e sundimit turk në Ballkan do të bënte që fati i mëtejshëm i Shqipërisë të hynte në planet e reja të politikës së tyre ballkanike. Aleatët ballkanikë i trajtonin krahinat shqiptare si trofe lufte. Ata treguan kështu se ishin të vendosur të vepronin sipas marrëveshjeve të fshehta që kishin lidhur më parë me njëri-tjetrin, se ishin kundër një Shqipërie më vete. Pjesëmarrës në këtë konference ishin ambasadorët e Fuqive të Mëdha, ai i Austrisë, i Gjermanisë, i Italisë, i Francës dhe i Rusisë. Si përfaqësues dhe ministër i Jashtëm i vendit pritës, Eduard Grei, ishte njeriu që u zgjodh kryetar i përhershëm i Konferencës.
Related image
Çështja shqiptare ka qenë çështja kryesore që u mor në shqyrtim që në seancën e parë të saj. Pasi u sigurua aprovimi i një qeverie përkatëse që i dha përfundimisht trajtën e një vendimi, Eduard Grey, në cilësinë e kryetarit të Konferencës u autorizua të jepte komunikatën e njohur që i prekte në fakt pak, pikat kryesore të diskutimit që u zhvillua rreth problemit shqiptar. Siç dhe del nga raportet e ambasadorëve dërguar qeverive, çështja shqiptare u kap në tre aspektet e saj kryesore. Këto ishin: statusi i Shqipërisë, organizimi i saj i brendshëm dhe çështja e kufijve. Me gjithë keqkuptimet e shumta në vendimet e para të konferencës, vonë është kuptuar që gjatë zhvillimeve të seancave të tjera të kësaj konference, zgjidhja e çështjes shqiptare të merrej në konsideratë.

Njëri prej vendimeve themelore të Konferencës së Ambasadorëve ishte pranimi i Shqipërisë si një realitet politik në kufijtë e sotëm me dy kushte: duke e njohur si principatë të trashëgueshme, që do të thoshte me sistem politik monarkik dhe nën kontrollin e Fuqive të Mëdha. Në opinionin e brendshëm të vendit kjo ndërhyrje monopol gjithëpërfshirëse e Fuqive të Mëdha në ngritjen e shtetit të ri denoncohej si një politikë që injoronte Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Arben Puto, historiani i njohur citon “Përlindjen e Shqipërisë”, si zëdhënëse të qeverisë së Vlorës kështu: “Na s’kuptojmë mendimet e atyre që thonë se shqiptari me punën e tij nuk e ndihmoi lirinë e kombit”. Në historiografinë tradicionale shqiptare më shumë është tërhequr vëmendja te cungimi i kufijve shtetërorë të Shqipërisë shtetërore, se te paracaktimi i formës së qeverisjes dhe i statusit me pavarësi të kufizuar.

Në ç’sistem jetojmë? Kjo pyetje e poetit filozof, L. Poradeci, drejtuar shkrimtarit I. Kadare në thelbin e vet, nuk është një çështje kërshërie poetike, por një prej nyjave kyçe që ka kushtëzuar fatin historik të popullit shqiptar prej themelimit të shtetit kombëtar e këtej. Tronditjet e herëpashershme në sistemin politik, përmbysjet, marrja e pushtetit me dhunë, revolucionet popullore, luhatjet dhe pasiguritë, zigzaget, si dhe shumë paqartësi të tëra, janë shkak themelor që Shqipëria e ka kaluar 100 vjetshin e vet pa e kaluar Rubikonin e saj.
Related image
Konferenca e Ambasadorëve projektoi një status të shtetit shqiptar të karakterizuar nga kundërthënie të forta konceptuale (edhe autonom edhe sovran, edhe autonom edhe neutral, edhe sovran edhe nën kontroll ndërkombëtar). Mbi të gjitha nocioni i principatës parakuptonte një filiacion me monarkitë europiane. Projekti i paraqitur në maj të 1913-s parashihte zgjedhjen e një princi nga Fuqitë, organizimin e sistemit gjyqësor, të xhandarmërisë, ku të huajt do të luanin rolin vendimtar. Përgjithësisht, në rregullimin e statusit të Shqipërisë u procedua mbi bazën e parimit ndërkombëtar, duke injoruar parimin kombëtar. Në fakt, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) që u vendos në Vlorë, nuk e njohu formalisht qeverinë e Ismail Qemalit, e konsideroi atë thjesht si një faktor “lokal”, të barasvlefshëm me faktorë të tjerë, siç ishte p.sh. qeveria e Esad Pashës në Durrës apo qeverisja ushtarake ndërkombëtare në Shkodër: me këto do mund të bashkëpunohej, deri në zgjedhjen e princit. KNK sabotoi dhe kundërshtoi çdo aksion kombëtar të qeverisë së Vlorës, gjë që çoi në konflikt të hapur e në dorëheqjen e I. Qemalit.

Në vitet 1924 autoriteti më i lartë i shtetit ishte Këshilli i Lartë, me katër anëtarë, që përbënin kryesinë e shtetit. Zakonisht anëtarët e Këshillit të Lartë quheshin edhe “çerek-mbretër”.

Këshilli i Lartë ishte një krijesë e Kongresit të Lushnjës, një tentativë për t’i dhënë vazhdimësi rolit të “princit”, të përvijuar si kryetar shteti nga Fuqitë e Mëdha që në Konferencën e Londrës 1913. Pra, ishte një përpjekje për t’u treguar Fuqive në një moment tepër delikat për shtetin shqiptar (Konferenca e Paqes e Versajës), se klasa politike shqiptare vazhdonte ta respektonte zgjedhjen që Fuqitë kishin bërë kur e njohën shtetin shqiptar në formën e principatës. Por, në mungesë të një princi të huaj, pra, të paanshëm e gjithëpërfaqësues, autoriteti i tij u copëtua përkohësisht në katër, duke siguruar përfaqësimin e katër komuniteteve fetare (Aqif pashë Elbasani, Mihal Turtulli, Luigj Bumçi, Abdi bej Toptani). Kjo u konceptua si një zgjidhje e përkohshme, derisa të vendosej forma e regjimit. Ky institucion u ripërtërit tale-quale edhe gjatë pushtimit gjerman, më 1943, në formën e Këshillit të Regjencës. Gjithsesi, duhet thënë se Kongresi i Lushnjës e reduktoi së tepërmi rolin e Këshillit të Lartë, si institucion epror me përmbajtje monarkike, duke krijuar institucionin e “Këshillit Kombëtar”, domethënë të Parlamentit të zgjedhur nga populli, nga i cili paskëtaj do të buronin të gjitha autoritetet. Ndaj, Kongresi i Lushnjës konsiderohet një vijë ndarje nga një e kaluar “paramonarkike” e regjimit, në atë të një sistemi thelbësisht parlamentar.

Fusha e mjekësisë,është një boshllëk i i ndijshëm pa profesorin e mjekësisë zt.Bedri Zahiti

Image result for bedri zahiti

Prof.Dr.Bedri Zahiti


Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane , Akademik Prof.Dr.Skendër Koda, me Stafin e Akademisë, ka ngushëlluar sot Familjen e shkencëtarit kosovar Prof.dr.Bedri Zahitit, pas ndarjes nga jeta .

Image result for skender kodra


Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra,Ph.D


Në telegram, Akademik Prof.Dr. Skendër Kodra ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Akademië dhe Akademikëve Shqiptaro-Amerikan për Familjen Zahiti nga Vushtria.

Në telegramin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane thuhet:

E nderuara Familje Zahiti,

Ne emër të Akademisë së Shkencave dhe Artëve Shqiptaro-Amerikane dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ikonës së mjekësisë shqiptare, luftës dhe paqës ,Prof.Dr.Bedri Zahiti .

Profesori Zahiti ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shëndetësinë dhe kardiologjinë dhe angiologjinë shqiptare.

Të gjithë Akademikët Shqiptaro-Amerikan bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Ngushëllime!

Akademik Profesor Dr.Skënder Kodra.


New York,30.06.2018

********




Prof.Dr.Bekim Haxhiu-Kamishi 


Prof. Dr. Bedri Zahiti sot ka ndërruar jetë!Doktor Bedriun nuk e pata vetëm nip, e pata baba të dytë, shok, mik, udhërrëfyes , ishte i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për mua dhe për gjithë familjen tonë.
Dr. Bedriu do t’i mungojë familjes, shoqërisë, por edhe mua do të më mungoj shumë.
Vdekja e Prof. Dr. Bedri Zahitit është humbje e madhe për shëndetësinë kosovare, sidomos pêr sektorin i kardiologjisë, pasi ishe një profesionist i vërtetë nga i cili moren dije gjenerata të shumta.
U prehsh në paqe doktor, nipçeja im i dashur!

Bekim Haxhiu-Kamishi 



Prishtinë,29.06.2018



*********


Image result for Eshref Ymeri


Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D


I dashur Flori,
Më lejoni që përmes Portalit tuaj shumë të çmuar "Agjencioni Floripress", t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit Prof.dr. Bedri Zahiti, për humbjen e njeriut të saj të shtrenjtë, e këtij personaliteti të shquar të kombit shqiptar, i cili la pas një emër të madh në shkencën e mjekësisë.
Mirënjohje të thellë ndaj jush, i nderuar Flori, për botimin në këtë Portal të veprimtarisë mjaft të pasur shkencore të Prof.dr. Bedri Zahitit.

Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D

Tiranë, 30 qershor 2018


*********


Image result for Perparim Hysi


Përparim Hysi 


NGUSHËLLIME FAMILJES së Prof.dr.Bedri Zahitit që humbën njeriun e tyre dhe,nga ana tjetër,ikja para kohe e një shkenctari me peshë në FUSHËN E MJEKËSISË, është një boshllëk i i ndijshëm që do kohë të mbushet.

Përparim Hysi,shkrimtar

Tiranë,30.06.2018


*********



Image result for Fritz Radovani


Fritz Radovani 


I dashtun Flori,

Ju lutem pranoni ngushllimet e mija per vdekjen e parakohshme te Prof. Dr Zahitit, fatkeqsi qe sjelle pasoja ne nje vend ku mungon prania e njerzve te dijtun. Zoti e paste prane vehtes!

Me respekt Fritz Radovani,shkrimtar

Melbourne(Australi),29.06.2018


******



Image result for flori bruqi

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

I dashur Asdren Zahiti ,

Me pikëllim të thellë mësova se shoku dhe miku im Prof.Dr.Bedri Zahiti është ndarë nga jeta.
Me babain tuaj,Bedriun kam kujtime të mira gjatë këtyre dyzetë vjetëve sa e njof për së afërmi :ishte bashkëshort brilant,prind i mirë,i afërt me pacientin ishte i përkushtuar dhe dashamirës për çdo njeri pa marrë parasysh moshën dhe rracën e tij.Ishte njeri i afërt  - Humanist dhe mjek i pa shoqë në trojet tona. Vdekja e tij është humbje për Kosovën, për familjen dhe miqtë e tij. Dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, për këtë njeri të madh që na la në këto ditë të vështira për Mjekësinë Kosovare.U preftë në Parajsë nga Hyji ky mik dhe shok i imi!

Flori Bruqi


Prishtinë,29.06.2018

Mehdi Hyseni.jpg

Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI,Ph.D


Letër ngushëlluese:



Lamtumirë, shoku, miku dhe mjeku ynë i dashur, Bedri Zahiti!

Dje, më 29 qershor 2018, mësova lajmin e hidhur të vdekjes së Prof.Dr.Bedri Zahiti (kardiolog) dhe profesor i shquar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, i cili më tronditi thell në shpirt.

-Me këtë rast, familjes së lartnderuar Zahiti, miqve dhe kolegëve të doktor Bedriut në Kosovë dhe në diasporë, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, dhimbjen dhe pikëllimin tim të thellë për këtë ditë të zezë, që thell goditi dhe përvëloi zemrat tona, sepse humbëm vëllaun, shokun, mikun, humanistin, mjekun, pedagogun dhe shkencëtarin e shquar shqiptar të shkencave të mjekësisë, Prof.Dr. Bedri Zahiti, i cili asgjë nuk kurseu, që t’u dilte në ndihmë dhe t’i mjekonte me kohë dhe me plot sukses pacientët e tij që nga Mitrovica, Vushtria, Prishtina dhe e gjithë Kosova.

Sot, krahas familjes së ngushtë dhe të gjerë të doktor Bedriut, më të pikëllur ndihen shokët e rinisë, miqtë, kolegët dhe pacientët e tij, të cilët kanë ngelur të vetmuar dhe “jetimë” pa mjekun e dashur dhe të respektuar të tyre, i cili bëri çdo gjë që të shpëtonte jetën e tyre nga sëmundjet e ndryshme interne.

Në këtë rast të papritur të vdekjes së mjekut Bedri Zahiti, edhe unë së bashku me anëtarët e tjerë të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork (Prishtinë, Shkup, Tiranë) shpreh dhimbjen e madhe dhe pikëllimin e thellë për humbjen e pakompensueshme për shokun tim të dashur të dikurshëm të Gjimnazit “Silvira Tomazini” në Mitrovicë në fund të viteve të 60-ta të shekullit XX.

-Ndjesë pastë, Bedriu ishte nga fshati Kçiq i Madh, komuna e Mitrovicës, ishte nxënës i shkëlqyer në mësime dhe shembullor në sjellje. Kjo vlerë e tij bëri që unë ta njihja, ta respektoja, ta çmoja dhe të bashkëpunoja me Bedriun, edhe pse unë isha normalist i shkollës normale “Hasan Prishtina”, por fizikisht ishim bashkë, takoheshim për çdo ditë, sepse godina e Gjimnazit dhe e Normales ishin nën një çati dhe në të njëjtin oborr të përbashkët në Mitrovicë.

Me të mbaruar shkollën e mesme (1970) jeta na ndau, Bedriu regjistroi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, të cilat i përfundoi në afatin rekord me notat më të larta si student i shkëlqyer.

Duke qenë i pasionuar dhe i përkushtuar shkencës së mjekësisë, Bedriu në afatin 5-vjeçar diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, më 1975. Ndërkaq, “specializimin në fushën e mjekësisë interne dhe të kardiologjisë” i kreu në Universitetin e Beogradit (1982-1984). Më pas, Magjistraturën (1997) dhe Doktoratën i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës (1999).

-Emrin, veprën dhe kontributin e vlefshëm si njeri i madh human, mjek, pedagog dhe si shkenc֝tar i madh të Prof.Dr. Bedri Zahtit, nuk do ta harrojnë as familja, as kolegët e as studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, as kolegët e Klinikës Interne, as të Qendrës Kirurgjiuke Urgjente të Kosovës e as kolegët e Qendrës Mejkësore në Vushtrri, ku tërë jetën e kaloi duke punuar si mjek internist (kardiolog) në këto institucione mejkësore të Kosovës.

- Emri dhe vepra e tij qofshin kujtim i përhershëm në zemrat tona!

- I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë Etnike!

-Lamtumirë shoku dhe miku im, Prof.Dr. Bedri Zahiti !

-U prehësh në paqe !

*****
Fotografia e Bekim Haxhiu

MË NDËRIME TË MËDHA SOT U VARROS NJERIU I MADH I KOSOVËS MJEKU DHE PATRIOTI PROF.DR.BEDRI ZAHITI


Vushtri,30 qershor 2018

Më ka rënë hise e rëndë që unë ta them fjalën e kumtit për, mikun dhe shokun e afërt për Profesor doktor Bedri Zahiti në emër të të gjithë shokëve.

E nderuara familje Zahiti,të nderuar bashkëqytetarë dhe miqë tjerë të Prof.Dr Bedri Zahitit , nuk keni humbur vetëm ju, por humbja është e të gjithëve.
Dje pasdite festoja ditëndjen time të 66-të , sa doja ta thirrja familjen e Bedri Zahitit dhe të pysja Asdrenin , ma grabiti djali im i vogël dhe më pyeti “Babi kend e ke shokun më të mire në jetë “?
-Atij i thashë troq - ” Bir ti e din që shoku im i jetës është Bedri Zahiti “.

Më tha shkurt prerazi “Ngushëllime babi ,ka vdekë xha Bedriu, shoku i yt i madh “. U stepa,nuk fola asnjë fjalë …dhe nuk dija ç’të bëja.

Ta pranoj lajmin e tillë pas dy deri 3 orëve për vdekjen e tij ishte për mua shumë e rëndë, vdekja ishte e madhe!

Prof.Dr.Bedri Zahiti u lind në vitin 1950, nga një familje punëtore,pa baba i rritur ndër dajët që ishin bujarë e të ndershëm dhe më përkushtim kombëtar.

Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Skenderaj , ndërsa Fakultetin e Mjekësisë si gjeneratë e parë e kreu në Prishtinë.

Pas diplomimit fillimisht punoi si mjek në Prishtinë,pastaj drejtor I SHSH në Vushtri dhe në 20 vjetshin e fundit punoj si kardiolog në QKUK dhe profesor doktor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Ai i përkushtoi punës me zell të madh .Në atë kohë Vushtrria me rrethinë si dhe i tërë vendi ishte përplotë më të sëmurë nga TBC dhe zemra.

Vushtria bënte përpjekje që ta zvogëlojë numrin e të sëmurëve nga TBC dhe zemra nëpërmjet të bashkëpunëtorëve të jashtëm .

Pas konsultës ai pranoi që të marr specializimin nga kardiologjia , të cilën e kreu me sukses në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd.

Me tu kthyer nga specializimi filloi punën e përditshme si Drejtor në SHSH në Vushtri .

Veç punës së ndershme prej, mjekut, specialistit dhe humanistit në atë kohë është angazhuar në organizimin dhe në ndihmën e menagjmentit të atëhershëm të SHSH në Vushtri,ku ishte vetë drejtor.

Gjatë diferencimeve politike, helmimit dhe kohës së futjes së masave të dhunshme ngriti zërin fuqishëm ndaj atyre dukurive antishqiptare.

Pas luftës kaloi për të punuar në Klinikën Kardiologjike në Prishtinë ku edhe atje u angazhua me përkushtim dhe me shumë sukses kreu punën e kardiologut dhe u bë Drejtor i kardiologjisë më angiologji në QKUK.

Për këtë mik timin, mbaj vetëm vlerësime prej njeriut të dëvotshëm, humanistit, intelektualit dhe patriotit.

Të flasim tash për figurën tij madhore duhet të lirohemi nga atributet se ai ishte vërtetë i madh dhe shpirtëmirë edhepse ka ditë të jetë agresiv karshi të keqës dhe të padrejtës, atributet e tij ishin madje edhe rrezatuese, fliste thjeshtë, por kishte edhe sens për humor.

...Ai dinte të besonte dhe të çmonte mendimet e shokëve dhe të miqëve, prandaj ky ishte motivi që ne e çmonim dhe donim shumë më tepër.

Prof.dr. Bedri Zahiti i përkushtoi familjës së vetë dhe të tjerët i ka respektuar.


Në filozofinë mjekësore kosovare ai shpesh fuste risi për ndryshime në retorikën e mjekimit.

Në dekadën e fundit është përballur me brengën e tij shëndetësore edhepse atë e rezistojë burrërisht për një kohë të gjatë....

Ende jam në ankth për vdekjën e shokut. Lumi i shpirtit të tij krijues nuk e ndal valen e mesazhëve dhe të kujtimit për njeriun e madh.


Flori Bruqi

Cikël poetik nga Milazim Krasniqi


Milazim Krasniqi lindi në fshatin Breznicë, Kosovë më 1955. Pas shkollës fillore në vendlindje, kreu shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë.

Për disa vjet punoi si ndihmës mjek e më pas si përkthyes në një klinikë të Prishtinës, ndërsa kreu edhe studimet universitare për letërsi shqipe.

 Po në Universtitetin e Prishtinës mori magjistraturën më 1988 dhe doktoraturën 2004.

Pas mbarimit të studimeve universitare u bë redaktor e pastaj kryeredaktor i revistës kulturore “Fjala” dhe më vonë redaktor përgjegjës për Kosovën, i gazetës ditore “Bota Sot”.

Gjatë këtij dhjetëvjeçari (1988-99) ishte edhe Sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më tej ka vazhduar karrierën publicistike si kolumnist i gazetave “Kosova Sot” dhe “Gazeta e Re”, kryeredaktor i revistës “Interesi Nacional”, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës dhe analist pranë Radios “Evropa e Lirë“.

 Pas një angazhimi të gjatë e intensiv, në vitet 1989-2001, tërhiqet tërësisht nga jeta politike.

Aktualisht është shef i degës së Gazetarië në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, ku ligjëron disa lëndë.

Ka botuar gjashtë vëllime poetike, dy romane, dy vëllime publicistike, tri studime dhe njëmbëdhjetë drama:

“Zbulimi“, “Mos më merrni në qafë“, “Punë Sizifi“, “Kur lindi partia“, “Kush i bie fyellit“, “Bryma e vdekjes“, “Kosovë në ndërgjegje“, “Monedha e Gentit“, “Rulet rus për Ali Pashën“, “Një Antigonë e re” dhe “Kësulkuqja e shekujve”,"Sekreti që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova"etj.


Poezi nga Milazim Krasniqi


I KUJT ËSHTË KY GJETH I RËNË

Ky gjeth i rënë këtu në baltë
që paskësh filluar të nxihet
si një trup i asfiksuar
i kujt mund të ketë qenë
i kumbullës a i mollës
i dardhës a i qershisë
që janë kaq të përziera
si në qiell retë e të gjithë detrave
këtu në kopshtin tim

Pavarësisht i kujt të ketë qenë
Këtu tash është domethënës
për jetën që shuhet
dhe na lë në baltë
nëse nuk e kemi kuptuar
pse na është dhuruar
dhe prej kujt


PSE FLUTURON GJETHI

Para syve të mi të turbulluar
nga mjegulla e lehtë dhe nga era e zemëruar
që se nga vjen e më sjellë vërdallë ajrin
fluturon një gjeth i zverdhur
si i rënë nga një kurorë dafinash
e një koke të prerë

Pse fluturon ky gjeth në ajër
Si me qenë pëllumb i frikësuar
Nga të shtënat

A mundet ai gjeth vetëm
me fluturue ashtu gjithë trimëri
pa i bërë syri tërr nga stuhia
që si hije po afron
apo edhe ai është pjesë e pandarë
e kësaj bukurie të kombinuar
në mijëra ngjyra dhe emocione
të kësaj pasditeje të trazuar
të cilat mund të mos i zbuloja kurrë
po të mos fluturonte ky gjeth kështu
tronditshëm
para syve të mi të mjegulluar
edhe nga mrekullia



GURËT PSE RROKULLISEN

Nga gjumi i thellë i shkëmbit
kur shkëputet papritmas një gur
dhe lëshohet tatëpjetë me rrokullimë
duke u bërë madhështor
në rënien e tij fatale
na jep një provë të re
të asaj që e ndjejmë edhe kur nuk e dimë
se sa e ciflët është frika
Nga Zoti i Botëve
Edhe në fortësinë e gurit



KAH SHKON KJO BLETË

Sapo ngrihet nga lulja
merr rrugë drejt të panjohurës
me lehtësi marramendëse
dhe humbet nga shikimi im
si një përfytyrim i bukur
i prerë përgjysmë nga frika
e realitetit që nuk e kupton

Por edhe përfytyrimet
Ngjashëm me ëndrrat
janë një jetë e ndodhur
Në botë e kohë të ndryshme
në të njëjtën kohë
ashtu siç është dhe bleta
një mister dhe një provë
në të njëjtën kohë

Ajo e humbur nga shikimi im
E vazhdon fluturimin
E lumtur që di gjithçka duhet të dijë
Për të panjohurën që e pret
Dhe që më mirë se askush e kryen
urdhërin e Zotit
Duke u përgjasuar ashtu engjëjve



ÇKA ËSHTË FJALA

Fjala është
materie e fortë që na prek me mprehtësinë e saj
të shndërruar në kuptim
apo është ide
që na e vërtitë mendjen rrugëve të ngushta
nëpër të cilat trupi ynë nuk përbirohet

Është rrugë nëpër të cilën ecim tash
Të shkujdesur
Apo rrugë që na shpie në të ardhmen
E cila na prêt e hutuar

Mos është përfytyrim i jetës së amshueshme
Drejt të cilës duam sduam afrohemi
Apo ëndërrr që na shfaqet në të kaluarën
Prej së cilës largohemi

Çka është fjala
nëse jo të gjitha këto së bashku



A JANË KUJTIMET SI NJË COPË MAGNET

Një fëmijë me shikim të mjegulluar
Që sheh si po zvogëlohen fushat
Si po rrafshohen kodrat
Si po tkurret përroi
Më tërheqë për mënge
Dhe përpiqet të më shpjegojë
Që ai nuk ishte një faj i tij
Po ishte një mendim i rebeluar
Që nuk po e pyeste askend
për asgjë

Tash unë e kam hallin
Prej nga e merr guximin ky fëmijë
Të më kap për mënge
E të më detyrojë ta dëgjojë
Arsyetimin e tij të mërzitshëm
Pse i paskësh pëlqyer ajo farë vajze



TË KUJT JANË KËTO PIKA SHIU

Këto pika të imta shiu
Që po më bien në shuplaka
Të kthjellëta si lot gëzimi
Nga kanë ardhur deri te unë
Nga cili oqean janë avulluar
Dhe nga cila lartësi kanë rënë
Kaq të dashura e të palëndruara

Në fund të fundit kush i ka bërë
Që të jenë burim jete
Për tokën e vdekur
Dhe njerëzit e etur

Kush tjetër mund të bëjë këso mrekullie
Që pikat e shiut të bien
Nga mijëra metra lartësi
Të palënduara

Pos Atij që ka krijuar çdo gjë.



PSE ËSHTË FATZEZË MOTRA E AVDISË

Edhe nëse nuk e ka ndalë
qëndismën përgjysmë
Kur ka dëgjuar krismat
kobsjellëse
Edhe nëse nuk ka vajtuar me atë dhimbje
Që i bën me vaj gur e dru
Ajo është reale
Si një statujë mermeri
E gjymtuar nga kthetra tinzare

Ajo është e mishëruar në mijëra motra
Anekënd botës sanë
që jetën e kanë ngrysur
në vajtime të thella
që e gërryejnë shpirtin

Por është më fatzezë nga Antigona
Motra e Avdisë
Sespe lëvizë nëpër kujtesën tonë
si trungu në ujë të turbullt
pa e gjetur ngushëllimin e plotë
as në përmbysjen e Vraninës

Edhe vetë zanat frikësohen
Prej pikëllimit të saj
Të pushtuar nga harrimi



PSE NGUSHTOHET KRAHARORI

Kur të ngushtohet kraharori
Si hinkë plasteline në një dorë të fuqishme
Dhe të ther një gjilpërë e padukshme
Dikund pranë fundit
Ndërsa fryma fillon e rrallohet
në dhomë e në tërë gjithësinë
Ngase alveolët e mushkërive qajnë
si fëmijë të uritur
Mos e humb shpresën
Si i rëni në ujë të turbullt
Po dëgjoje me kujdes zemrën tënde
Si e zbrazë hidhërimin
Për diçka që ia ke mbajtur fshehtë
Për diçka që ia ke vjedhur
Për një kohë të gjatë
Deri sa ajo vetë e ka marrë punën në dorë
O të ta zgjerojë kraharorin
O të pëlcet vetë


Dalja e Atdheut edhe nga ëndrrat

Më parë kjo ishte vatër
Ku shtrohej tryeza e kënga
Ku rriteshin fëmijë
Thureshin ëndrra
Një Fitore një Ilir një Shpresë
Dhe një Atdhe i vogël
Ata janë tash diku në Kirunë
Janë bërë më të brishtë
Më apatik
Dhe në ëndrra u futen me përdhunë
Shkretëtira të bardha
Atdheun s’ua kujton asgjë më
Madje as këtë vatër
Me themele që mbahen
Mbi emrat e tyre ndër shekuj



DETI

Det o det
det o gjëmë e kaltër,
këlthitur nga ëndrrime të mëdha.

Të shikoj si fërgëllohesh
dhe njësohem me dallgët
e shqetësimeve të tua,
që vijnë nga ora qiellore,
që mat kohën tonë
mbi kokat tona.

Edhe në ty e shoh
mrekullinë e krijimit,
të qiejve e të tokës
dhe të jetës sonë,
të cilës Krijuesi i tha:
"Bëhu" dhe ajo u bë
që t’i jep kuptim mrekullisë
përmes adhurimit.

2018/06/29

Vdiç kardiologu i njohur kosovar Profesor Dr.Bedri Zahiti

Image result for bedri zahiti


Sot në moshën 68 vjeçare vdiç ish Drejtori i Klinikës Kardiologjike të QKUK-së, kardiologu i njohur Prof.Dr.Bedri Zahiti nga Vushtria.



Varrimi i profesorit Zahiti bëhët nesër,më datën 30 qershor 2018 në ora 13:00 në varrezat e Vushtrisë(fshati Begaj).


Dr sc Bedri Zahiti. i lindur më 1950. Internist, kardiolog, magjistër dhe doktor i shkencave të mjekësisë.

Punojë dhe veprojë përmbi 20 vjet në QKUK, Klinika Interne, Shërbimi Kardiologjik, është i angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Prof.Dr. sc Bedri Zahiti ,ishte drejtor i Klinikës interne në QKUK. Me profesion ishte kardiolog subspecialist në Klinikën Interne, u Lindi me 12 qershor 1950 në fshatin Kçiq të Madh, të Komunës së Mitrovicës .

Arsimin fillor e kreu në Skenderaj ,ndërsa Shkollën e mesme në Mitrovicë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu ne vitin 1975 në Prishtinë.

Specializim nga Mjekësia Interne e kreu më 1982 në Beograd Studimet pasuniversitare nga lëmi i kardiologjisë i kreu në Beograd në vitin 1984. Subspecializimin nga kardiologjia e kreu me 1984 ne Beograd.

Tezën e magjistratures ”, e mbrojti me 12 korrik 1997 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.me titull:“Mundësia e vlerësimit elektrokardiografik të madhësisë së infarktit akut të miokardit”


Ndërsa tezën e doktoraturës e mbrojti më 27 gusht 1999 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë,me titull“Sëmundja iskemike të zemrës - dilemat dhe vështirësitë e verifikimit të saj”


Profesor Doktor Bedri Zahiti , në vitin 1975 zgjedhet asistent praktikant për lëndën Higjena në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa në vitin 1978 kalon në Shtëpinë e Shëndetit në Vushtrri ku punoi si Drejtor i këtij institucioni shëndetësor.

Prof.Dr sc Bedri Zahiti qysh heret iu qas punës shkencore hulumtuese qëe nga puna në Shtëpinë e Shëndetit dhe pastaj edhe në QKUK në Prishtinë. Aplikimi i metodave shkëncore në lëminë e shkencave interne e veçanërisht të atyre kardiologjike e bëri që te afirmohet si mjek dhe ekspert në Republikën e Kosovës para dhe pas luftës.

Me punimet e veta shkëncore ka marrë pjesë ne shume tubime, konferenca, kongrese si në vend po ashtu edhe jashtë.


Disa nga punimet shkëncore të publikuara deri me tash:

1. B.Zahiti. Fenomeni i Agut të mëngjesit tek dy të sëmurë në Shtëpinë e Shëndetit Vushtrri, Permbledhje punimesh, Takimet tradicionale te punetoreve shendetesor ne Brezovice, 27-29 Maj 1988.

Në këtë punim autori ka përcjellë fenomenin e agut të mengjesit të dy të semure me DM jo inzulinovartes me ç’ rast ka dëshmuar përkeqesimin e gjëndjes se tyre dhe hiperglikeminë e shpeshtë në këtë kohë e cila ishte si pasojë jo vetëm e insuficiencës së qelizave Beta të pankreasit por edhe i ngritjës se katekolaminëve në gjak.

2. B.Zahiti, Xh.Shkodra, S.Zahiti. Sëmundja lumbo-ishialgjike si shkaktar i apsentizmit tek puntorët e komunës së Vushtrisë. Përmbledhje punimesh, Takimet tradicionale të punëtorëve shëndetësor në Brezovicë, 27-29 Maj 1988.

Në këtë punim autorët paraqesin shfaqjen e absentizmit të punetorët e komunës së Vushtrisë si pasoje e sëmundjes lumdoiskialgjike në përgjithësi dhe të punëtorët e ndëertimtarisë në veçanti.

3. B.Zahiti, S.Zahiti. Vështrimi i gjendjes së tuberkulozit në komunën e Vushtrisë. Përmbledhje punimesh, Takimet tradicionale të punëtorëve shëndetësor në Brezovicë, 27-29 Maj 1988.

Në ketë punim autori paraqet gjendjen momentale te te semureve nga tuberkulozi ne komunen e Vushtrrise si dhe rekomandon masat per deteksionin e hershem te semundjes dhe trajtimin adekuat.

4. B.Zahiti, S.Hyseni, S.Zahiti, Xh.Shkodra. Rëndësia dhe organizimi i Shërbimit të patronazhës polivalente në Sh.sh. në Vushtrri, në zbulimin e sëmundjeve masovike kronike. Takimet .Tradicionale të punëtorëve shëndetësor të Kosovës, maj, 1988, Brezovicë.

Në këtë punim autori konstaton rëndësinë e shërbimit të patronazhës polivalentete të Shtëpisë së Shëndetit në Vushtri për zbulimin e sëmundjeve masovike kronike si dhe mundësinë e parndalimit të tyre.

5. Zahiti B, Gorani D. Shatri F, Gjoka S, Prenkpalaj L, Strana M. Vështirësitë diagnostike dhe terapeutike në sindromin e prolapsit të valvulës mitrale.

Risitë nëtrajtimin e sëmundjeve Kardio-vaskulare me pjesëemarrje ndërkombëtare, 8-9 tetor, 2004, Prishtinë.


Në punim autorët prezentojnë tri raste më PVM të të cilët gjenë prolabim tëe fletzës së pasme rreth 75% dhe 15% të fletzës së përparme, rezultate të cilat janë të ngjajshme me autorë tjerë.

6. Zahiti B, Dragusha G, Shatri F, Manaj R, Hajdini S. Iskemia asimptomatike e miokardit. Risite në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare me pjesëmarrje ndëerkombëtare, 8-9 tetor, 2004, Prishtinë.


Ne punim autori prezenton shpeshtesine e shfaqjes se iskemise se heshtur te miokardit e cila sillet rreth 38% ne 105 raste me iskemike te heshtur.

Domethenëse kanë qenë rezultatet lidhur me moshën dhe gjininë të ata me dhe pa anginë pektorale.

7. G.Dragusha, A.fusha, O.Halo, R.Manaj, B.Zahiti. Ndikimi medikamentoz në zgjatjen e sistolës elektrike të ethët reumatike. Banja e Kllokotit, 1986.

8. O.Halo, A.Fusha, G.Dragusha, B.Zahiti. Perikarditi reumatik-analiza elektrokardiografike. Besianë, 1987.

9. M.Ristiq, G.Dragusha, B.Zahiti. Projekti për ethëet reumatike.

10. Xh.Nurboja, B.Zahiti. Rëndësia rentgenografike e mushkërive në reumatologji. Banja e Kllokotit, 1989.

11. M.Ristiq, R.Izairi, S.Rexhepi, B.Zahiti. Bymorali në nus-reaksionet gastrike me terapinë e artritit reumatoid. Banja e Kllokotit, 1989.

12. T.Bekteshi, B.Sejdiu, L.Prenkpalaj, B.Zahiti. Mjekimi i të sëmurëve me insuficiencë kronike të zemrës me beta bllokues selektiv. Praxis Medica, Prishtinë, 2002.

13. S.Zekaj, Z.Kabashi, A.Haziri, D.Berisha, B.Zahiti. Incidence of liver tumors diagnosed with ultrasound at our departement from June 2000 to June 2002. The second International Scintific Symposium, Diagnostic ultrasound in Medicine, Prizren, 2003

.14. H.Berisha, U.Gashi, B.Zahiti. Korrelacioni në mes të CK, CK-MB dhe madhësisë së infarktit. Simpoziumi i parë ndërkombëtar i Shoqatës së biokimistëve klinikë të Kosovës, 16-18 tetor, 2003.

15. B.Zahiti, Y.Elezi, G.Dragusha, F.Shatri, S.Zekaj. Hipertensioni arterial në shtatzënësi. Simpoziumi i dytë i Shoqatës së Internistëve të Kosovës, 12-13 shtator, 2003.

16. B.Zahiti, Y.Elezi, L.Prenkpalaj. Shfaqja spontane e epizodave iskemike te miokardit me theks të veçantë gjatë gjumit te një i sëmur gjatë dializës monitorues me holter. Simpoziumi i dytë i Shoqatës së Internistëve të Kosovës, 12-13 shtator, 2003.

M e punime të veta shkencore  morri pjesë në dhjeta kongrese konferenca, simopoziume seminare në Kosovë dhe rajon me pjesëmarrje ndërkombëtare.





Prishtinë, 29.06.2018                                                                  Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...