Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/12

Flet këngëtarja e Ansamblit Popullor, Hatixhe Lushi



(Intervistoi Albert Zholi)

“Shkumbini, ky si lumë i veçantë dhe unik i Shqipërisë. Gjithmonë jam frymëzuar dhe gjithmonë kam marrë forcë nga legjendat e tij. Shkumbini për mua mbetet frymëzim i pashtershëm. Interesante është se në çdo këngë të Librazhdit patjetër do të futet lumi i Shkumbinit, magjia e qytetit”

Flet këngëtarja e Ansamblit Popullor, Hatixhe Lushi


Është rritur mes magjisë së ujit të Shkumbinit dhe legjendave të tij. E lindur në Librazhd, këngëtarja e njohur, Hatixhe Lushi, fillimet e saj me këngën popullore i ka patur qëkur ishte gjashtë vjeçe. Ishte koha kur këndonte këngën “Në një arë, në një lëndinë”, në fillim brenda shtëpisë, e nxitur nga nëna e saj Bejaze Hysa, që ka pasur një zë shumë të bukur. Një këngëtare e mrekullueshme ajo, e cila e ka ushqyer me shumë dashuri për këngën, për baladat, legjendat, të cilat kanë ardhur tek Hatixhja sikur të kenë ndodhur në ditët tona. Tashmë ajo figuron se ka qenë pjesëmarrëse në çdo festival folklorik të Gjirokastrës, ku veçon këngët “Loti i kurbetit”, baladën “Ibrahim Keta i ri”, si edhe shumë këngë të tjera vaji, që sot janë pjesë e repertorit të kësaj këngëtareje të njohur popullore. Veçohet në premierën “Rituali i jetës”, kënga e vajit “Biri im” që i takon në fakt Malësisë së Madhe, por që ajo u dashurua me të. Ndërsa ka një lidhje të hershme edhe me Ansamblin Popullor, qysh në vitin 1997, me të cilin ka bërë edhe një recital, e tashmë po përgatit një tjetër të ri, këtë herë me këngë të Nexhmije Pagarushës. Duke patur shumë sukses në këngët e vajit, Hatixhe Lushi cilësohet si zëri më i mirë i këtyre këngëve, e për këtë ajo është vlerësuar madje dhe nga vetë Nexhmije Pagarusha…

Znj. Lushi, tashmë mbi 20 vjet si anëtare e TKOB-it, cila ka qenë kënga apo interpretimi juaj i fundit, ku keni interpretuar si soliste dhe si ka reaguar publiku?



Duke qenë pjesëtare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, jam gjithmonë e angazhuar në koncertet, recitalet, përvjetorët dhe çdo aktivitet tjetër apo premierë të tij. Jo më larg se disa ditë më parë, interpretova “Vajtimi i Ajkunës”, që mendoj se ishte arritja ime më e madhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në këtë vajtim isha soliste, Ajkuna isha unë. Ishte një orkestracion i shkëlqyer i Gert Drugës dhe grupi i vajzave që këndonin nga pas ishte një mrekulli. Gjatë gjithë kohës që unë interpretova Ajkunën, në sallë ishte një heshtje varri. Gjatë gjithë interpretimit në sallë nuk dëgjohej asnjë zhurmë, madje dukej sikur njerëzit nuk merrnin as frymë. Mund të them se edhe kori edhe orkestra, edhe salla, edhe kënga ishin në union. Pas përfundimit të vajtimit, duartrokitjet ishin të mëdha. U mrekullova. Suksesi u arrit. Nuk e besoja. Mbetet një nga ditët më të bukura të jetës time.

Përse po përgatiteni tashmë?

Dua të them se Ansambli është gjithmonë në krijimtari, gjithmonë në kërkim të së resë. Tani jemi duke përgatitur “Sokaku i të marrëve”, sërish realizuar nga Gerti Druga (drejtor artistik i Ansamblit), i cili do të realizohet në kalanë e Gjirokastrës. Ne si grup vokal, në këtë pjesë kemi vendin tonë dhe kohën tonë të interpretimit. Dua të them se ne të gjithë në grupin vokal jemi solistë, pra që në çdo kohë sipas pjesëve mund të këndojmë me shumë profesionalizëm çdo këngë apo pjesë solo. Pra në çdo moment jemi edhe koristë edhe solistë.



Po muaji qershor çfarë përbën për ju?

Muaji qershor është muaji im, është ditëlindja ime. Pra, në 14 qershor mbush 60 vjeç dhe unë me këtë rast do të demonstroj një koncert recital në qytetin tim të lindjes, në qytetin e bukur të Librazhdit. Në këtë koncert, unë do të sjell tek spektatori librazhdas këngët më të bukura të repertorit tim në 45 vjet si këngëtare, plus edhe këngët e bukura që po ripunoj me Shkëlqim Brajën. Për shembull, këngën e bukur “Librazhdi im, o sa fort të dua”, e kënduar që në vitin 1978 nga një djalë i ri në atë kohë nga Librazhdi, por unë këtë këngë në recital do ta sjell në mënyrë të re, në një frymë të re, me një tekst të ri të ripunuar. Pra, kjo këngë besoj se do të jetë kënga më e bukur e koncertit që unë do realizoj. Kjo këngë do shoqërohet dhe nga grupi i valleve të brezave të Librazhdit që janë nga mosha 6 vjeç, deri në 20 vjeç. Pra, në Librazhd vazhdon tradita e këngëve dhe valleve, por sidomos e valleve që ne gjithmonë i kemi paraqitur denjësisht në Festivalet e Gjirokastrës.

Me kë po punoni për realizmin e këtij koncerti të veçantë në jetën tuaj artistike?

Unë po bashkëpunoj me drejtorin e Shtëpisë së Kulturës së Librazhdit, Arianit Leka, i cili sapo paraqita kërkesën edhe pse është kohë vere, ai mu përgjigj menjëherë për çdo lloj ndihme dhe bashkëpunimi. Madje theksoi se është nder për ne që të bëhet diçka e tillë në qytet. Por së pari dua të theksoj ndihmën e madhe të Kryetarit të Bashkisë të Librazhdit, Kastriot Gurra. Kryetarit unë i shkova në zyrë për këtë koncert dhe ai dhe pse ishte jashtë çdo axhende, jashtë çdo lloj programi apo platforme të mëparshme, u shpreh se ne do të ndihmojmë në çdo hap të realizimit të koncertit. Ngela e mrekulluar nga pritja e tij. Madje shprehja e tij se “ju e nderoni qytetin, pasi keni kënduar që 6-vjeçe këtu”, më preku thellë. Këngëtari nga një fjalë e mirë preket, madje dhe loton. Kjo është ndjeshmëria e shpirtit të artistit. “Në Librazhd ke sallën në dispozicion, por edhe ne si Bashki na ke në dispozicion”, më tha ai. U mrekullova.

Si do ta titullosh këtë koncert recital?

Unë këtë recital do ta titulloj “Librazhdi im, sa fort të dua”. Në fakt, kjo ishte ideja e fillimit, por duke qenë se është shumë specifik në vitlindjen time mendova ta titulloj “Zëri i Luginës”. Ky titull është më afër, vendit, lumit, baladave që kam kënduar, pra lumi Shkumbin dhe Hatixhja tashmë janë një. Shkumbini i sa e sa ngjarjeve, Shkumbini si lumë i veçantë i Shqipërisë, me misteret e tij, me bukuritë e tij, me shpërthimet e tij mbetet unik. Gjithmonë jam frymëzuar nga ky lumë dhe gjithmonë kam marr forcë nga legjendat e tij. Shkumbini për mua mbetet frymëzim i pashtershëm.

Sa këngë do këndoni në këtë recital?

Unë në këtë koncert-recital do të këndoj 14 këngë. Janë këngët më të bukura të repertorit tim. Janë këngët që kam seleksionuar nga 200 që kam kënduar brenda dhe jashtë atdheut. Do jenë këngë popullore dhe balada që me të vërtetë kanë lënë gjurmë jo vetëm tek spektatori, por dhe në historinë e këngëve popullore. apo baladave shqiptare. Të gjitha këngët do të jenë të trevës së Librazhdit. Kënga e parë do jetë “O bubullimë pas malit”. një këngë e sjell në mënyrën time e ripunuar mjeshtërisht nga Edmond Zhulali. Do të sjell edhe një këngë të Naim Gjoshës, që titullohet “Vaji i nuses”, të cilën nuk e kam kënduar asnjëherë në Librazhd dhe me këtë rast, mendoj që kësaj kënge t’i bëj një klip të thjeshtë të bukur nën drejtimin e Agim Fejzullait, i cili është pjesë e Shtëpisë së Kulturës. Ndaj e theksova se pjesë e folklorit tonë popullor janë dhe këngët e vajit, aq të rënda në fjalët që kanë, por aq të bukura, sepse dalin nga thellësia e shpirtit. Pra, në këtë koncert do të sjell disa gjëra specifike, të ripunuara, të përmirësuara duke ruajtur origjinalitetin, që i përshtaten Librazhdit, luginës së bukur. Pastaj kam këngën e bukur baladë “Mall”, të cilën si tekst dhe muzikë e kam realizuar vetë, dhe e ka orkestruar Klement Marku. Kjo është e veçantë që tregon se koncerti nuk do jetë vetëm daulle fillim dhe fund por do të jetë i kompletuar, i harmonizuar, pasi brenda do të ketë romancën, populloren, ninullën, baladën…

Mund të na thoni disa vargje të Ninullës?

Po.

“Shkojnë zogjtë truma-trumë,



Djepi çunit plot me gjumë,



Aq sa ka Shkumbini ujë,



Ty t’u bëftë djepi gjumë”.

Interesante është se në çdo këngë të Librazhdit patjetër do të futet lumi i Shkumbinit. Ky lumë është magjia e qytetit. Pra, mund të them se krijimtaria popullore shqiptare është shumë e pasur dhe në rastin konkret të Librazhdit, lidhet me lumin që kalon pranë tij. Folklori shqiptar vjen në këtë zonë shumë bukur, pasi këngëtarët popullorë, poetët, shkrimtarët i këndojnë dashurisë, jetës, natyrës, bukurive të saj, lumturisë por dhe dhimbjes dhe tragjedive. Të gjitha këto tek ne janë lidhur me Shkumbinin. Pra, lumi nuk është përbri, por përbrenda Librazhdit.

Ju, në pjesën dërrmuese të repertorit keni këngë popullore dhe balada?



Po, në këto dy gjini është fokusuar krijimtaria dhe rrugëtimi im. Por më vjen keq se jo të gjitha këngët e mia janë të inçizuara apo të filmuara. Janë me dhjetëra këngë që kanë humbur. Më kanë humbur shumë këngë qysh në moshën e vogël deri më sot. Nuk kam bërë klipe, pasi nuk kam pasur ndihmë, nuk kam pasur sponsorizime. Kam qenë e vetme në shumë nisma dhe jam munduar të bëj diçka ndryshe. Arti i vërtetë nuk bëhet vetëm. Duhet dhe reklamë, duhet dhe sponsorizim, duhet bashkëpunim me grupime të ndryshme. Ndaj me këtë rast falënderoj Kryetarin e Bashkisë Librazhd, Drejtorin Artistik të kësaj bashkie por sidomos Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, drejtorin artistik të saj. Ndaj në këtë përvjetor unë do sjell në qytetin tim këngët më të bukura të repertorit tim.

Kohët e fundit në Ansambël keni qenë shumë e aktivizuar, promovuar?

Shumë. Aktivizim i jashtëzakonshëm. Në këto vitet e fundit në Ansambël unë kam gjetur veten pasi kam kënduar solo, kam kënduar këngë që i përshtaten vokalit tim, kam kënduar në çdo premierë dhe më duket vetja shumë e re.

Ju, me sa kam parë në fotot që hidhni në Facebook, keni qenë dhe në Kosovë në një aktivitet?

Po, kam qenë në një aktivitet në Ferizaj, tek spektakli “Kosovarja këndon”. Më kanë bërë një nder të madh. Në Kosovë dinë të të vlerësojnë, dinë ta shprehin respektin. Por kohët e fundit kemi qenë edhe në Kroaci, në Maqedoni, Tetovë, Gostivar, Mal i Zi. Asambli është ftuar dhe ftohet kudo. Ka pjesë të bukura, që i mirëpresin. Dua të falënderoj dhe z. Gramoz Burban, që është përgjegjës i grupit vokal. Punon me mjeshtëri, përgjegjësi dhe është tepër korrekt. Ai punon shumë bukur me zërat. Ai e di zërin tim dhe m’i përshtat aq bukur materialin muzikor. Pra, kënga vjen tek zëri, përshtatet. Pra, më jep ato materiale që zëri im është në harmoni. Më mrekullon ky lloj bashkëpunimi.

VLERËSIMI

Modeli në jetë, e madhja Nexhmije Pagarusha …

Beson se çdo njeri ka një model në jetë. Modeli i Hatixhës në jetë mbetet këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha. Jo vetëm model, poR Pagarusha është dhe mikesha e saj dhe ajo e vlerëson shumë. I kujtohet si sot që ditën e parë që Pagarusha kishte dëgjuar albumin e saj, ajo i bën një telefonatë dhe e fton të shkonte në Prishtinë në shtëpinë e saj. Nuk e besonte. E mori në telefon idhulli i saj. Gati sa nuk fluturonte. E mbajti frymën në Prishtinë. Kur trokiti në derë, zemra sa nuk po i çahej më dysh nga emocionet. Hapet dera. Përballë me idhullin e saj. E përqafon mes lotësh. Mes lotësh, i thotë me zë të mekur: “Shumë njerëz më thonë se zëri im ngjan me tuajin”. E madhja Pagarusha i thotë: “Ti ke zërin tënd, gjithsecili ka zërin e vet dhe me zërin tënd unë sa herë mërzitem dëgjoj albumin tënd”. Kjo e bëri shumë të lumtur, krenare dhe plot besim për të ardhmen. Kishte marrë bekimin e një këngëtareje të madhe dhe me zemër të madhe. Takimi me Pagarushën mbetet për Hatixhen si një ylber mirësie…

SIMPTOMATOLOGJIA E AGNATOLOGJISË PËRMES INFORMACIONEVE TË TRILLUARA NDAJ SHISH

Image result for sherbimi informativ shqiptar

Akuzat të shpikura ndaj SHISH në çështjen e "Toyota Yaris" kanë qëllimin e induktimit të injorancës dhe urrejtjes për popullin se SHISH është gjoja një Institucion që anon politikisht ndaj një partie të caktuar, duke krijuar kështu një gjueti shtrigash përmes klithmave si "nevoja për reformë".

Luan Hamiti

Agnatologjia është studimi i injoracës së induktuar përmes publikimit të të dhënave të trilluara ose të pasakta. Në vitin 1995, Robert N. Proctor, një profesor i specializuar në historinë e shkencës dhe teknologjisë dhe gjuhëtari Iain Boal kanë shpikur neologjizmin në bazën e fjakëve greke agnōsis "të paditur" dhe logos "shkencë". Është fjala për injorancën e shpërndarë qëllimisht në mediume si Interneti apo shtypi.


Image result for Luan Hamiti

Kështu, duke analizuar shtypin në trevat e Shqipërisë, na del se në subjekte të caktuara si siguria kombëtare, shpërndarja e fake news favorizon përhapjen e injorancës.

Shembulli më i qartë është "skandali"i fundit i kapjes së një automjeti Toyota Yaris me 3,5 milionë euro në të.

Mass mediat, përmes gazetarucëve si Mero (N) Baze e Bedri (P) Islami dhe disa deputetë si Taulant Balla, vrapuan me dëndësi të akuzojnë Shërbimin Informativ i Shtetit (SHISH) se ka dekonspiruar informacione një politikani të caktuar, në bazë të gabimeve logjike të trasha. Mero (N) Baze shkoi aq larg sa që kërkoi shkarkimi i ndonjë departamenti të tërë të SHISH për shkak të gjoja "dekonspirimit" para politikanit në fjalë !?!

Por, dëshmia më e mirë se gjithë hovi i "Muçave" për të akuzuar SHISH se ka bërë dekonspirime është një mashtrim, qëndron në deklaratën e Ministrit të Puneve të Brendshme Fatmir Xhafaj. Ai e ka demantuar deklaratat e shtypit të bulevsrdit dhe të deputetëve injorantë se janë rrjedhur informacione nga SHISH në drejtim të politikanëve të caktuar (!).

Kjo dëshmon se këto akuza (që edhe më parë janë bërë në shtypin bulevardesk) kanë qëllimin e induktimit të injorancës dhe urrejtjes për popullin se SHISH është gjoja një Institucion që anon politikisht ndaj një partie të caktuar, duke krijuar kështu një gjueti shtrigash përmes klithmave si "nevoja për reformë".

Efekti i këssj fushate mbetet për t'u studiuar shkencërisht në detajë, sepse një popull injorant në temat të sigurisë kombëtare, është edhe një popull shumë i prekshëm para kërcënimeve ndaj kësaj sigurie.

Injoranca lind edhe përbindësha, përmes induktimit të saj krijohen urrejtja, analfabetizmi barbar dhe mund të çojë në tragjedi të dëmshme njerëzore, në humbjen e jetërave të njerëzve në momente jetike për sigurinë kombëtare, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën jo shumë të largët edhe në Republikën e Shqipërisë.

Si p sh. më 1997, kur ranë edhe dy zyrtarë të SHISH Dëshmorë në mbrojtje të Institucioneve në Vlorë Lekë Qokaj dhe Besnik Hidri, para një turme të egërsuar... (!!).

Fatos Tarifa: Agonia e Akademisë së Shkencave. Ku ndahem me Artan Fugën


Image result for fatos tarifa

FATOS TARIFA është Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës nga viti 2008. Ai ka fituar gradat Master of Arts dhe PhD në sociologji nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill (SHBA), si edhe gradën Doktor në shkencën politike nga Universitetit i Tiranës.

Tarifa ka mbajtur një sërë pozicionesh akademike në disa universitete perëndimore si: The Institute of Social Studies (Hagë, 1993-1994), The University of North Carolina (Chapel Hill, 1995-1998), Campbell University (1996-1998), Webster University (1999-2001) dhe Eastern Michigan University (2006-2008).

Në UET, Tarifa është titullar i një sërë lëndësh në fushën e sociologjisë dhe të marrëdhënieve
ndërkombëtare si, “Hyrje në Sociologji”, “Teoritë sociologjike klasike” dhe “Mendimi sociologjik
bashkëkohor” (progami Bachelor), “Sociologjia politike”, “Gjeopolitika e shekullit XXI” dhe “Marrëdhëniet transatlantike” (programi Master Shkencor) dhe “Teoritë sociale” (programi Doktoral).

Tarifa është autor i 33 librave (shumë prej të cilëve të botuar në anglisht jashtë vendit), si Vengeance is Mine (2008), Europe Adrift on the Wine Dark Sea (2007), Acrimonies of Transition (2007), To Albania, with Love (2007), Social Problems of Transition (2003), The Balkans: A Mission neither Accomplished nor Impossible (2002), The Quest for Legitimacy and the Withering Away of Utopia (2001) etj. Ai është, gjithashtu, autor i më shumë se 50 artikujve studimorë të botuar në revista akademike ndërkombëtare të indeksuara si, Social Forces, Policy Review, Studies in Comparative International Development, Development and Change, Journal of Applied Sociology, Modern Age, International Review of Education, Societies without Borders, Mediterranean Quarterly, East European Politics and Societies, Communist and Post-Communist Studies, Higher Education in Europe, Childhood, etj.

Tarifa është themelues (në vitin 1998) dhe kryeredaktor i revistës ndërkombëtare Sociological Analysis dhe kryeredaktor i revistës Academe, organi zyrtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Ai është, gjithashtu, anëtar i bordeve editoriale të revistave ndërkombëtare Journal of Social Sciences (nga viti 1997) dhe Journal of Applied Social Science (nga viti 2006).
Fatos Tarifa është një ndër anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe të Shkencave
(2011), anëtar i Shoqatës Sociologjike Amerikane (nga viti 1992), anëtar i Akademisë së Shkencave
Politike me qendër në Nju Jork (nga viti 1995) dhe i shumë organizatave të tjera profesionale amerikane e ndërkombëtare.

Ai është fitues i shumë granteve, fellowshipeve, çmimeve dhe medaljeve, përfshirë “The 2011
Distinguished Researcher President’s Prize” (UET), “Award for Outstanding Service” (Eastern MichiganUniversity, 2008); Global Family Advocate Award (2004), “The Hattie Harris Good Spirits Club International Award for Encouragement of World Peace” (2004); Sociology Departmental Award(University of North Carolina at Chapel Hill, 1996), Senior Research Fellowship (Dutch Foreign Ministry,1993-1994), Fulbright Senior Research Fellowship (1992), Medalja “Naim Frashëri” e klasit III për kontribut të shquar në fushën e mësimdhënies në Universitetin e Tiranës (1987) dhe Medalja “Naim Frashëri” e klasit III për kontribut në fushën e botimeve shkencore (1987).

Fatos Tarifa ka qenë ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Hollandës (1998-2001) dhe në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës (2001-2005).

Floripress(Flori Bruqi)





Në debatin për reformimin e Akademisë së Shkencave përfshihet edhe Prof. Fatos Tairifa, anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Pse ai radhitet në krahun e Prof. Xhevat Lloshit (por edhe të Prof. Paskal Milos). Ku bashkohet dhe ku ndahet me Akademikun Artan Fuga. Dhe çfarë sugjeron për ta nxjerrë Akademinë nga agonia…

– Profesor Tarifa, ju jeni shprehur publikisht në mënyrë të vazhdueshme për reformimin e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri. Ndërkohë, këto ditë është ndezur sërish një debat i nxehtë mbi gjendjen e Akademisë së Shkencave dhe të ardhmen e saj. Cilin krah mbani ju në këtë debat?

– Debati për Akademinë e Shkencave ka të paktën një dhjetëvjeçar që ka nisur, nga koha kur qeveria e atëhershme, e drejtuar nga z. Berisha, nisur nga motive ekstra-akademike, e “reformoi” Akademinë për ta shkatërruar atë. Ajo reformë nuk prodhoi gjë tjetër veç një karikaturë të Akademisë së dikurshme të Shkencave, siç e kemi njohur dhe e kujtojmë atë kur u krijua, nga një elitë e shquar shkencore e kulturore, që këtij vendi sot i mungon. Kërkimi shkencor në vendin tonë sot përjeton një krizë të rendë ekzistenciale, dhe kjo Akademi është jo vetëm pjesë e kësaj krize, por edhe një nga shkaqet kryesore të saj.

Ju më pyesni se cilin krah mbaj unë në këtë debat. Pra, cili është qendrimi im për çështjen në fjalë. Qëndrimet më të artikuluara këto ditë kanë qenë dy, qëndrimi i Prof. Artan Fugës, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhe qëndrimi i Prof. Xhevat Lloshit, anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Është shprehur edhe ndonjë qëndrim tjetër, si ai i Prof. Paskal Milos, që nuk bën pjesë në asnjërën nga dy akademitë tona, por, dy qëndrimet kryesore janë ai i Fugës dhe i Lloshit.

Pa u marrë gjatë me pikëpamjet që kanë shprehur këta dy akademikë të nderuar, mjaftohem të them këtë: Unë kam qenë dhe jam tërësisht kundër pikëpamjeve që ka shprehur vitet e fundit kolegu im Artan Fuga lidhur me reformimin e arsimit të lartë në vendin tonë, me të cilin është i lidhur ngushtë edhe reformimi i kërkimit shkencor. Ndërsa ai e ka kundërshtuar reformën në arsimin e lartë, unë e kam mbështetur atë. Por, e mbështes tërësisht z. Fuga në shqetësimin që shpreh ai për gjendjen e Akademisë së Shkencave dhe në kërkesat e tij për një ndërhyrje urgjente e të vendosur nga ana e qeverisë. Në këtë pikë ndaj të njëjtin qëndrim me të. Z. Fuga bën një diagnozë shumë të saktë të gjendjes së pashëndetshme të kësaj Akademie sot, por nuk thotë se cila është anamneza e saj, ndërsa kura apo trajtimi që ai propozon nuk garanton prognozën e dëshiruar. Për më tepër, qëndrimin e tij e komprometon rëndë mbështetja që ka marrë publikisht së fundmi për këtë çështje nga z. Berisha, i cili është njëri ndër përgjegjësit kryesorë të kësaj gjendjeje mjerane të Akademisë së Shkencave.

Nga ana tjetër, qëndrimi i Prof. Lloshit është më radikal dhe, për mua, më i saktë. Unë mbështes më shumë këtë të fundit. Thelbi i çështjes nuk është thjesht që, për humanizëm, t’i zgjasim jetën një të sëmuri të pashpresë, por t’i japim jetë dhe shpresë një nevoje të domosdoshme për zhvillimin e shkencës, të ekonomisë e të kulturës në këtë vend. Prof. Lloshi këtë propozon: kjo akademi “nuk bën më”, thotë ai, ajo “ka falimentuar”. Unë mendoj se, në vend që të kërkojmë e të shpresojmë reformimin e saj, qoftë edhe një ndryshim rrënjësor, me qëllim përmirësimin e saj, duke vazhduar të njëjtën rrugë pa krye si tërë këto 25 vite, çështjes i duhet gjetur një zgjidhe e re, e paprovuar deri më sot.

– A mendoni se zgjedhjet e javës së ardhshme për kryesinë e re të Akademisë nuk duhen zhvilluar, siç është shprehur publikisht Prof. Fuga dhe siç i ka kërkuar kryeministrit Rama me anë të një letre të hapur?

– Po, mendoj se kështu duhet të ndodhë. Jo sepse këtë e ka kërkuar z, Fuga, i cili e ka argumentuar bindshëm farsën që po luhet me këto zgjedhje, por sepse ato zgjedhje, siç janë parashikuar dhe organizuar, nuk mund të ndryshojnë asgjë. Asgjë për mirë, veçse do ta zgjasin edhe më tej agoninë e Akademisë së Shkencave. Shihni ç’ndodhi pak ditë më parë me Qendrën e Studimeve Albanologjike, e cila ka mbledhur nën çatinë e saj disa nga qendrat më të rëndësishme të Akademisë së dikurshme të Shkencave, kur, me një urdhër ad absurdum të një ministreje po aq ad absurdum, u bënë zgjedhje të ngjashme si këto që mendohet të bëhen në Akademinë e Shkencave javën e ardhshme. E njëjta farsë. E njëjta dritëshkurtësi. E njëjta hipokrizi akademike.

– Çfarë e ka çuar Akademinë e Shkencave në këtë gjendje të mjerueshme për mendimin tuaj?

– Akademia e Shkencave i është nënshtruar disa proceseve “reformuese” gjatë këtij një çerek shekulli të fundit, por “reforma” që përfundimisht e solli këtë akademi në gjendjen pa shpëtim që është sot dhe që e asfiksoi shkencën shqiptare në tërësi ishte ajo e viteve 2006-2007. Duke i shkëputur të gjitha institucionet kërkimore nga Akademia, ajo “reformë” i a thau rrënjët kërkimit shkencor dhe e shndërroi Akademinë në një trung që vetëm atrofizohej dhe kalbej për shkak të mungesës së ushqimit jetik i japin shkencës faktet, metodat dhe mendimi racional. Këto të gjitha u ndanë nga pema diturake e Akademisë. Për më tepër, me përbërjen e saj, kjo akademi nuk u shndërrua as në një institucion honorifik, që të nderonte përfaqësuesit më të shquar të shkencës e të kulturës së këtij vendi, siç janë sot shumë ndër akademitë më të njohura në shumë vende të botës.

Një tjetër faktor që e solli këtë akademi në gjendjen e sotme ishte krijimi i një sistemi strukturor të saj me katër kategori anëtarësh: të rregullt, të asociuar, të përhershëm dhe në pension (!). Mosha: 75 vjeç! Ndërsa dy kategoritë e para edhe mund të bëjnë kuptim, “përhershmëria” dhe “pensioni” nuk janë kategori shkencore, as kanë të bëjnë me parimin aq të rëndësishëm të meritokracisë, as në shkencë, as në arsimin e lartë. Një ndarje e tillë diskriminuese mund të ketë pasur vetëm një qëllim: eliminimin e disa prej anëtarëve të Akademisë (për shkak të “moshës”) dhe uzurpimin e saj nga individë të tjerë, politikisht më “reliable”, edhe pse asnjëri prej tyre, deri më sot, nuk ka krijuar staturën e Çabejit, të Budës, të Kostallarit, të Domit, të Kuneshkës, të Paparistos, të Uçit, të Xholit ose të Omarit.

U gjend edhe një “zgjidhje” tjetër origjinale, ala shqiptare, një rrogë mujore jo e papërfillshme për standardet e vendit, që u jepet të gjithë anëtarëve të rregullt dhe atyre në pension, nga një grant shtetëror, për të “inkurajuar” veprimtarinë e tyre kërkimore. Kjo skemë financiare ka qenë dhe është e gabuar, pasi një bonus të tillë e merr kushdo, edhe ai “akademik” që nuk ka prodhuar e nuk prodhon as një gram “shkencë”. Një skemë e tillë e gabuar dhe e dështuar ka ushqyer, në fakt, jo kërkimin shkencor, por dembelizmin shkencor. Nëse ka nga ata, që mund të thonë se një pohim i tillë është i pasaktë, ose i tepruar, mjafton të shohësh se ç’kanë krijuar anëtarët e kësaj akademie në këta 10 vite, ç’studime kanë bërë, ç’të reja kanë sjellë, si i kanë pasuruar arritjet e shkencës shqiptare, sa i kanë kontribuar ekonomisë dhe rritjes së GDP-së, sa përpara e kanë çuar dijen tonë, për të mos thënë sa ndikim kanë pasur punimet e tyre në shkencën në përgjithësi. Një e dhënë fare e thjeshtë është numri tejet i vogël i artikujve shkencorë të botuar në revista akademike me faktor impakti. Me shumë pak përjashtime, artikuj të tillë, që do të konsideroheshin me vlerë shkencore, nuk gjen nga akademikët tanë.

Por, kjo skemë financiare polli edhe një të keqe tjetër. Paraja, bonusi, paga (quajeni si të doni), dhe po kështu pensioni pas moshës së caktuar, u bënë një motiv i rëndësishëm për anëtarësimin në Akademinë e Shkencave. Dinjiteti shkencor dhe respekti shoqëror, tashmë, në ekonominë e tregut, nuk kishin më atë rëndësi që mori dhe ka paraja. Këtë para të fituar jo me punë shkencore e me djersë, që është para e taksapaguesve, shteti vazhdon ta planifikojë në buxhetin e vet për të paguar çdo vit miliona lekë për punë që nuk bëhen, ose për punë që janë pa fryte, ose, edhe nëse kanë, janë punë që raportohen e paguhen dy herë, siç me të drejtë konstaton Prof. Fuga.

– Ju vetë jeni një ndër anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Pse u krijua kjo akademi e re dhe nga dallon ajo nga Akademia e Shkencave?

– Për këtë çështje kam shkruar e jam intervistuar (edhe në këtë gazetë) disa herë, prandaj nuk dëshiroj të zgjatem. Por, mund të them këtë, sido që të tingëllojë për ju ose për lexuesin: I vetmi rezultat pozitiv dhe logjik që prodhoi kriza institucionale e Akademisë së Shkencave dhe e kërkimit shkencor në këto dy dekada e gjysmë ishte krijimi, 6 vite më parë, i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, si një akademi alternative. Në gazetën tuaj, dje, ju i krahasuat këto dy akademi shqiptare si dy modele të ndryshme institucionesh që synojnë të njëjtën gjë, edhe pse nuk kanë të njëjtin status zyrtar dhe as të njëjtat resurse materiale.

Akademi Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, në përbërje të së cilës bëjnë pjesë disa prej personaliteteve më të njohura të shkencës, të artit e të kulturës shqiptare, jo vetëm ne vendin tone, por edhe jashtë saj (prandaj kjo akademi edhe quhet “shqiptare” dhe “e arteve dhe shkencave”, pra jo vetëm e Shqipërisë dhe jo vetëm e shkencave), i ka dhënë më shumë permbajtje, më shumë vlera, larmi, risi dhe dinamizëm jetës kulturore e shkencore në vend. Për veprimtaritë dhe botimet e saj të shumta kam shkruar edhe më parë.

Kjo Akademi nuk është një institucion shtetëror, si Akademia e Shkencave, por një komunitet dhe një organizim vullnetar artistësh, studiuesish, shkencëtarësh dhe shkrimtarësh shqiptarë, që jetojnë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporën shqiptare këtej e përtej Atlantikut. Ajo u krijua nën shembullin dhe sipas modelit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (American Academy of Arts and Sciences) dhe adoptoi jo vetëm emrin dhe misionin e saj, por edhe filozofinë, normat dhe rregullat demokratike të organizimit, të funksionimit e të zgjedhjes së anëtarëve të rinj e të drejtuesve të akademisë në bazë rotacioni, të cilat janë krejt të ndryshme – më të drejta e më demokratike – se ato që e kanë sjellë Akademinë e Shkencave në gjendjen e sotme. Kjo Akademi “e re” nuk ka asnjë lidhje varësie me shtetin, nuk ka marrë deri më sot asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit dhe nuk ka njohur grindje e fraksione si ato që kemi parë e shohim edhe këto ditë në Akademinë “e vjetër”.

– Nëse ju bëj sot të njëjtën pyetje që u kam bërë edhe disa kohë më parë, se ç’mund të bëhet në kushtet e sotme, cila do të ishte përgjigjja juaj?

– Besoj se do t’ju jepja të njëjtën përgjigje, pasi qendrimi im nuk ka ndryshuar: Shkenca nuk është e nuk mund të jetë monopol i një Akademie Shkencash, askund dhe asnjëherë. Ekzistenca e dy akademive sot në Shqipëri është një realitet që s’e mohon dot kush, edhe pse thuasje gjithnjë flitet e shkruhet për akademinë “e vjetër”. Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, si një institucion akademik i mirëfilltë, tërësisht legjitim, me një profil të spikatur perëndimor dhe si një ndër aktorët më të informuar e më të interesuar për reformimin e sistemit të kërkimit shkencor duhet të ketë vendin e saj në çdo tryezë debati akademik e shtetëror mbi këtë çështje.

Me ndryshimin e peizazhit akademik në vend, pra në kushtet kur në Shqipëri ekzistojnë e veprojnë jo një, por dy akademi shkencash, si dhe në kushtet kur Akademia e Shkencave nuk ka më nën “çatinë” e saj institucionet kërkimore të dikurshme dhe ato të sotme, ka ardhur koha që, për t’u dhënë fund formave parazitare të përfitimit nga buxheti publik dhe për të stimuluar kërkimin e njëmendtë shkencor, të dyja akademitë dhe çdo institucion tjetër kërkimor, publik ose privat, të vihen në kushte pariteti dhe konkurrence të ndershme vlerash, të cilat të maten e të gjykohen nga produktet e tyre shkencore e kulturore. Kjo do të thotë që grupe studimore, ose anëtarë të veçantë të secilit institucion, të konkurrojnë me projektet e tyre për financime publike, përmes grantesh kërkimore. Veprimtaria kërkimore e tyre (mbi bazën e prioriteteve kombëtare për fusha kërkimore dhe të meritave), do të duhej të mbështetej financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), e cila është krijuar pikërisht për këtë qëllim.

– Nga sa thatë në këtë intervistë, kuptoj se nuk jeni dakord plorësisht as me mendimin e Prof. Lloshit, anëtar i së njëjtës Akademi me ju, për mbylljen përfundimtare të Akdemisë së Shkencave.

– Unë u shpreha qartë se, për mua, mendimi i kolegut tim shumë të nderuar, Prof. Lloshi, është më i saktë se ai që ka shprehur Prof. Fuga, dhe unë mbështes mendimin e tij. Unë ndaj me z. Lloshi mendimin se kjo akademi “nuk bën më”, dhe se, për shkak se ajo “ka falimentuar”, mbyllja e saj, ashtu si ajo e një “ndërmarrjeje të falimentuar”, mund të ishte një zgjidhje. Por, ndërsa për Prof. Lloshin mbyllja e Akademisë është e vetmja zgjidhje e arsyeshme, unë mendoj se mund të gjenden edhe zgjidhje të tjera që nuk janë provuar ndonjëherë nga ne deri më sot. Si të tillë propozoj pikërisht atë që artikulova më sipër: të dyja akademitë dhe çdo institucion tjetër kërkimor, duhet të vihen në kushte pariteti dhe konkurrence të ndershme vlerash, të cilat të maten e të gjykohen nga produktet e tyre. Ky do të duhej të ishte testi për suksesin dhe vazhdimësinë e një akademie shkencash dhe të çdo institucioni shkencor.

Intervistoi Xhevdet Shehu

Instagrami “pushtoi” facebook-un ,Twitterin etj.


floribruqi5342's profile picture



E mbani mend kur njerëzit u çuditën nga lajmi, se kompania Facebook, do të shpenzonte 1 miliardë dollarë mbi Instagramin? Në vitin 2012, ky aplikacion në cellular, ishte i njohur kryesisht për filtrat retro të vendosur mbi fotot e përdoruesve të rinj e të saj urbanë. Kompania nuk kishte të ardhura. Nuk kishte as edhe një aplikacion Android. Çfarë marrëzie!

Gjërat nuk mund të jenë shumë më ndryshe se sa tani. Një analist në Bloomberg Intelligence, e vlerësoi kohët e fundit Instagram në 100 miliardë dollarë. Platforma e fotografive, i kaloi kohët e fundit një miliardë përdorues aktivë në muaj, dhe i njëjti analist i Bloomberg, sugjeroi se ajo është në rrugën e duhur për ta dyfishuar këtë shifër tashmë të jashtëzakonshme. Dhe ndoshta më e rëndësishmja: tani njerëzit kanë filluar të shpenzojnë më shumë kohë në aplikacionin Instagram, se sa në Facebook.

Po çfarë e bën kaq të suksesshëm këtë aplikacion që shfaq foto dhe video? Pjesërisht, është zgjedhja e zgjuar e dizajnit. Por gjithashtu edhe fakti, se Instagram ka qenë në gjendje të realizojë dëshirën e njerëzve, për t’u lidhur me një platformë me një rritje më të mirë të të ardhurave se sa çdo platformë tjetër.

Ju mund të gjurmoni suksesin e Instagram, tek estetika në fillim e përqeshur e “hipsterit”. Përdorimi i filtrave, i vendosur fillimisht si një rikthim mobil në Polaroid, përfundoi inkuadrimin e fotografive të njerëzve si paraqitje idilike të jetës:Ja dita ime e kaluar sot në qytet – thjesht e mrrekullueshme!

Instagrami u bë kësisoj i lidhur ngushtë me aspiratën. Ka qenë për vite me rradhë një klishe, qëndrimi se platforma është një vend për njerëzit që të tregojnë veten. Edhe llogaritë me një fokus të gjerë, nga modelet dhe tek dizenjot e bikinit, luajnë me idenë e paraqitjes së një versioni të larmishëm të jetës, duke mbledhur mijëra apo edhe miliona pasues për shkak të saj.

Efekti i saj mund të ndihet kudo. Është një fenomen i mirë-dokumentuar, tani që kafenetë dhe baret e reja, madje edhe shfaqjet artistike, do të organizohen për t’u parë mirë në “gram”. Dhe shkrimtari Kyle Chayka, është tepër i bindur për këtë. Ai madje ka prodhuar një lloj uniformiteti të hapësirave “hip” në botë – një prirje që ai e quan AirSpace – faktin që në kafenetë në Berlin dhe Bombei, njerëzit shohin thuajse saktësisht të njëjtën gjë.

Është i njëjti fokus mbi estetikën dhe aspiratën, ai që e bëri platformën ideale për tregtinë online. Së pari, njerëzit me llogari të mëdha u bënë ndikues, dhe filluan të shpërndanin ose të paktën të miratonin produkte të caktuara. Pastaj, markat u zhvendosën nëpër platformë, sepse dizajni visual i Instagram, ishte fillimisht për marketing, veçanërisht për modën.

Tani, përdoruesit e Instagramit mund të blejnë produkte direkt në aplikacion, si nga dyqanet e saj online, dhe nga feed-sat e saj kryesore. Nëpërmjet monetizimit të mënyrës sesi njerëzit gjejnë dhe shprehin atë që që dëshirojnë, Instagrami është i mirë-pozicionuar, për të prodhuar të ardhura serioze, veçanërisht me një bazë të tillë të madhe përdoruesish.

Suksesi i tij, është se si solli një rrymë të ardhurash në kulturën vendase të platformës.

Por në qoftë se Instagram është pjesërisht aty ku njerëzit jetojnë jashtë jetës së tyre, aplikacioni ka gjithashtu një “valvul” të zgjuar, për çlirimin e të gjithë presionit që shoqëron vetë prezantimin:historinë.

E kopjuar nga Snapchat, funksioni i mundëson përdoruesit të kthejë fotot dhe videot, në një formë të indit lidhës social. Ai gjithashtu i jep vetes kalimtaren, të çrregulltën dhe spontanen. Ndryshe nga natyra e lëmuar e imazheve që shfaqen në profilin e tij, historia është më shumë si një përditësim i statusit audio-vizual, që thjesht fshihet pas një dite, dhe ka më shumë kënaqësi për shkak të tij.

Në këtë kuptim, Instagrami është një lehtësim nga rrjetet e tjera sociale. Ai ka shmangur grackat e Facebook dhe Tëitter, përmes natyrës së vet më të mbyllur. Përdoruesit nuk mund të vendosin lidhje në komente, kështu që ai lloj spam-i është i penguar.

Nuk ka funksionin “ri-gram”, të ndërtuar në ‘retweet’ e Twitterit ose që citon funksionin tëeet, duke e bërë më pak të theksuar zhurmën e dëshpëruar për një viralitet. Ndërkohë, natyra e thjeshtë vizuale e aplikacionit, nënkupton gjithashtu se ka më pak gjasa që të përdoret për qëllime haptazi politike ose ideologjike (edhe kur kjo është diçka e mirë, ose nuk varet nga pritshmëritë e dikujt).

Kjo s’do të thotë që Instagrami nuk ka problemet e veta sociale. Vetëm kohët e fundit, aktorja e “Star Wars”, Kelly Marie Tran doli nga Instagrami për shkak të ngacmimeve që ajo mori atje, dhe nuk është e para. Platformat e mëdha digjitale, lejojnë gjithnjë të depërtojë keqdashja dhe përdorimet e padëshiruara, ndaj është e domosdoshme që kompanitë e teknologjisë të mendojnë që në fillim për këtë fakt.

Tek e fundit, shumë shpesh, krijuesit e rrjeteve sociale, nuk mendojnë për të gjitha pasojat e strukturave të platformave të tyre. As Twitter as Facebook, nuk parashikonin që aplikacionet e tyre do të ishin të mbushura me përdorues keqdashës, për shkak se aplikacionet e tyre i dhanë përparësi shikimit, metrikës dhe ndarjes së infomacionit.

Ajo çka tregon suksesi i vazhdueshëm i Instagram, është se është struktura e aplikacioneve – mënyra se si ato janë ndërtuar dhe çfarë lejojnë – është çelësi për të kultivuar një kulturë që nuk bëhet toksike. Sikurse rezultoi, filtrat më të rëndësishëm të Instagram, ishin ato që ndihmuan në uljen e sjelljeve të këqija:dizajni, pak fat dhe “martesa” e kulturës me tregtinë.

Pas përfundimit të Samitit të NATO-së në Bruksel, Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis do të udhëtojë nesër në Zagreb për të takuar përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut me SHBA.

Image result for james mattis

Pas ftesës së NATO-së për të nisur negociatat me Maqedoninë, SHBA-ja dëshiron të jap një mesazh të posaçëm përkrahës për vendet e Ballkanit.

Image result for james mattis

Sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, vizita e Sekretarit Mattis është e para në rajon dhe do të takohet me ministrat e mbrojtjes së shteteve Kroaci, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Serbi.



****

Kush është  James Mattis ?

Protagonist i një karriere brilante të siguruar në fushën e betejës, Mattis po tenton që të forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara duke përmbajtur “jostrategjinë e paarësyeshme” të Donald Trump. Përballë kaosit të ardhur nga Shtëpia e Bardhë, një figurë e qëndrueshme mbetet në sfond për të na siguruar. Ajo e Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis



Mad Dog. Me këtë nofkë njihet në Shtetet e Bashkuara Gjenerali i trupës së Marinsave James Mattis, kandidat për postin e përgjegjësit të Forcave të Armatosura gjatë fazave të parë të formimit të stafit të Donald Trump.

Duke qenë se kemi asistuar tashmë në 12 muaj qeverisje nga ana e manjatit njujorkez dhe duke vërejtur skemat e sjelljes, ndoshta mund të imagjinohet se Trump ka mbetur i goditur nga nofka e çuditshme e Gjeneralit të vlerësuar: emër që mund të bëjë të mendojë për një vizion prej “fajkoi” të politikës, në sintoni me ato të shefit të ardhshëm. Megjithatë, qysh atëhere, është arritur të kuptohet sesi Mattis, tashmë Sekretar i Mbrojtjes, është goxha tjetër nga sa mund të linte të mendoje nofka e “qenit të tërbuar”. Bile, ka mundësi, Mattis po demonstrohet si shtylla kryesore e të gjithë administratës. Por kush është në të vërtetë James Norman Mattis?



Jeta si ushtarak

I njohur në institutet kërkimore amerikane dhe në mjediset e Mbrojtjes si “murg – luftëtar”, Sekretari i Mbrojtjes lindi në fillimin e viteve ’50 në një familje të lodhur me ambientet ushtarake (e ëma shërbue në inteligjencë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa i ati punoi në industritë mbështetëse të Projektit Manhattan (atij të famshmit Projekt Manhattan). Mattis u rrit në Washington State dhe jo në shtetet e Jugut, basene tradicionale të rekrutimit të forcave të armatosura (Texas në radhë të parë). Gjithsesi, ajo që padyshim ndikoi mbi zhvillimin e tij qe rritja në një familje liberal (bile disa theksojnë deri hippie) në të cilën televizori ishte i ndaluar dhe në vend të tij ishin raftet e mbushur plot me libra. Leximi për marinsin e ardhshëm u bë një pasion në kuptimin e vërtetë të fjalës, deri në pikën që dëshmi të ndryshme na përcjellin se në pikun e saj biblioteka personale e Mattis arriti një total prej 7000 vëllimesh: kryesisht tekste që kanë të bëjnë me historinë ushtarake dhe vepra filozofësh.

Mattis është një person jashtëzakonisht i kulturuar dhe kjo veçanti e tij mund të ndeshet edhe në mënyrën e tij të të folurit. Gjatë një interviste me redaktorin e një gazete shkollore, tha se “…historia nuk do t’i tregojë të gjitha përgjigjet, por do të çojë që t’i bësh jashtëzakonisht shumë pyetje, duke të ilustruar sesi njerëz të tjerë kanë bërë në të kaluarën pyetje të ngjashme, me ose pa sukses”. Disa prej këtyre shprehjeve janë bërë citime në kuptimin e vërtetë të fjalës, aq sa është regjistruar një proliferim në internet i uebsajteve të shumta që përmbajnë shprehjet më të mira të tij – tek Business Insider mund të gjenden disa – dhe deri një hashtag kushtuar atyre: #mattisism Në konfirmim të qasjes intelektuale të tij, rrëfehet sesi gjatë fushatave ushtarake nuk përtonte asnjëherë që të kishte midis objekteve personale Bisedat me vetëveten, një prej veprave të Perandorit dhe filozofit Mark Aurel. Gjatë fushatës irakene, në cilësinë e Komandantit të Divizionit të Marinsave – i ngarkuar që të mbulonte sektorin problematic e rajonit sunit iraken të Anbarit (që përfshin Falluxhan dhe Ramadin) – urdhëroi të gjithë njerëzit e tij dhe në mënyrë të veçantë nënoficerët që të lexonin një seri librash të ndodhur në një reading list.

Megjithatë, ky aspekt prej studiuesi nuk duhet të na bëjë të harrojmë karakteristikën e tij me të cilën është i pajisur Gjenerali: agresivitetin. Kjo e fundit pati rast që të shfaqej në shumë raste gjatë shërbimit të tij në Korpusin e Marinsave, në mënyrë të veçantë gjatë viteve të kaluara në tentativën për të zgjidhur kaosin që kishin krijuar vendimet e pamatura e administratës Bush në Irak. Të denjë për t’u përmendur janë padyshim dy episode: i pari që ka të bëjë me fazat e pushtimit, në të cilat Shtetet e Bashkuara u gjendën përpara një rezistence që nuk ishte parashikuar në planifikimin e dobët e fazës pas-operacionale. Pasi ka dislokuar të gjithë armatimin e rëndë (dmth tanket dhe artilerinë), Mattis u dërgoi krerëve të fiseve mesazhin e mëposhtëm: “Kam ardhur në paqe. Nuk kam sjellë artileri. Ama ju lutem, me lot në sy: Nëse tentoni të më mashtroni, do t’ju vras të gjithëve”. Kurse episodi i dytë demonstron sesa vetë ky agresivitet mund të drejtohet jo vetëm armikut të mundshëm, por edhe ndaj vartësve të vet. Gjatë marshimit të divizionit drejt Bagdadit, marinsave ju desh që të kalonin një qytet të vogël, të quajtur Kut, i ndodhur gjatë brigjeve të lumit Tigër. Një colonel mori urdhëra në dukje kontradiktorë nga Gjenerali Mattis, Komandant i Divizionit, dhe nga Gjenerali John Kelly, Shef i Shtabit po i këtij divizioni (pikërisht ky John Kelly që është sot Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë të Trump). Duke mos kryer urdhërat e marra, oficeri u largua nga komanda gjatë sulmit, një lëvizje që pati shumë jehonë në Shtetet e Bashkuara: janë shumë të rralla rastet ku një oficer largohet nga njësia e tij gjatë luftimeve.

Sa më sipër mund të jetë në dukje pak e qartë, të paktën në motivacionin e saj. Në realitet, Mattis kurrë nuk ju përgjigj pyetjeve lidhur me vendimin e tij, edhe pse indirekt pranoi se në fazat e avancimit drejt kryeqytetit iraken parimi themelor ishte shpejtësia. Kush nuk do kishte marrë mbi vete rreziqe të mëdha boll që ta përmbushte një “mantra” të tillë do të konsiderohej i paaftë që të mbante komandën. Po pse e gjitha kjo? Në thelb prej antipatisë së administratës Bush (me Sekretarin e Mbrojtjes Donald Rumsfeld) ndaj përdorimit të një numri të madh trupash, me nevojën nga ana e forcave të armatosura për të kruer fushatn ushtarake edhe në situate jo optimale. Në fakt është korrekte të kujtohet sesi vetë Gjenerali mbeti i shtangur kur në 2002, teksa luftonte në Afganistan, u thirr në Amerikë për të përgatitur pushtimin iraken.



Roli në administratën Trump

Kjo e kaluar ushtarake e përbërë nga zgjedhje kurajoze dhe të vështira padyshim që kontribuoi në drejtimin e mendimit të Mattis, duke e përgatitur me realitetin e ri politik, që gjithsesi demonstrohet shumë shpesh ndryshe dhe ndoshta edhe më kompleks se ai ushtarak. Në mënyrë të veçantë nëse Commander in Chief i yt e ka emrin Donald Trump. Jo rastësisht, në pranverën e kaluar, Sekretari është demonstruar si pika referimit për aleatët e Shteteve të Bashkuara, të tronditur nga deklarimet e improvizuara të Presidentit, shpesh të bëra nëpërmjet Tëitter. Mjafton të mendosh për pogimet lidhur me vjetërimin e NATO-s, të thëna pikërisht në momentin ku vendeve europiane (në mënyrë të veçantë ato që i përkisnin ish bllokut sovjetik) u duhet që të përballojnë kërcënime pakashumë të fshehura të Rusisë. Ose, akoma, afirmimin që Shtetet e Bashkuara duhet të paguhen nga Koreja e Jugut për mbrojtjen e ofruar prej tyre; me efektin anësor e ftesës ndaj kësaj të fundit dhe Japonisë për t’u pajisur me armë bërthamore armë mbi reduktimin e të cilave në nivel global diplomacia është impenjuar prej dekadash. Në të gjithë këto episode, as më të bujshmit, Mattis është impenjuar bashkë me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson (megjithëse ky i fundit në një profil më të ulët) në mbështetje të politikës së jashtme tradicionale amerikane. Për Mattis, në ndryshim nga Trump, kuptimi i konteksteve globale dhe i mekanizmave që i rregullojnë ato është bukë e përditshme, për shkak të përvojave vetjake dhe kulturës së poseduar. Veç kësaj, Mattis është rritur në bindjen strategjike sipas të cilës Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një rrjet aleancash globale të dobishëm që të frenojnë kaosin, në optikën e mbështetjes edhe të ekonomisë së vendit, që bazohet mbi përshkueshmërinë e kufijve, aftësinë për të projektuar fuqinë ushtarake amerikane në çdo kontinent dhe mbi stabilitetin e sistemit ndërkombëtar.

Megjithatë aspekti më shumë interesant i mënyrë me të cilën figura e James Mattis është zhvilluar gjatë kësaj periudhe si shef Pentagoni buron jo vetëm nga vizioni strategjik dhe aftësia e tij për ta shprehur me qartësi atë sesa nga imazhi që me dashje dhe/ose padashje ka qenë në gjendje të projektojë mbi publikun në gjerësi. Duhet nënvizuar sesi në të kaluarën ka arritur me sjelljen e tij që ushtarët ta duan dhe ta konsiderojnë si njeriun e tyre (i famshëm episodi në të cilin Gjenerali kaloi natën në një grope në shkretëtirën afganase bashkë me dy tetarë), por një aftësi e tillë shfaqet në mënyrë akoma më madhështore në një administratë që për sa i përket lidershipit ka pak pika referimi. Një artikull i kohëve të fundit i një editorialisti dhe fituesi të Çmimit Pulitzer, Thomas Friedman, në të cilin nxitet – me një farë urgjence – Mattis që të veprojë si digë ndaj ekzagjerimeve të shkaktuara jo vetëm nga mospërvoja e Trump sesa nga vullneti i këtij të fundit për të goditur asetet dhe vlerat e demokracisë aktuale amerikane. Ky rezultat do të ishte i mundur nëpërmjet aftësisë së tij për të ngjallur respekt dhe injektuar sugjestionim: edhe në një njeri të rrahur me vaj e me uthull si Presidenti. Kini parasysh një fakt: Sekretari i Mbrojtjes është një anëtarëve shumë të pakët të administratës apo politikanë në përgjithësi që nuk është sulmuar apo përqeshur ndonjëherë nga Trump. Si do që të jetë, nuk duhet harruar se aftësia e tij për të folur në mënyrë të hapur e pa dorexa nuk është frenuar kurrë nga mundësia e e të ndodhurit përpara një bashkëbiseduesitë nivelit të lartë, siç edhe e kanë demonstruar vitet e fundit e karrierës së tij ushtarake.

Kur Mattis qe Komandant i CENTCOM-it (Central Command), përgjegjës i politikës ushtarake amerikane në Lindje të Mesme, nuk pati problem që të shprehej ashpër ndaj Iranit dhe aktiviteteve destabilizuese të tij, pavarësisht se në ato vite administrata Obama po kërkonte të finalizonte një marrëveshje lidhur me çështjet bërthamore (të ashtuquajturin Nuclear Deal, sot i vënë në diskutim nga administrata Trump). Disa pëshpërisin se ky pozicionim kontribuoi që t’i përfundonte mandati një vit përpara skadimit natyral. Edhe në këto muaj një ndershmëri e tillë duket se ka mbetur e paprekur. Për të qëndruar në temër iraniane, Mattis e këshilloi Presidentin Trump që ta mbante në këmbë marrëveshjen e nënshkruar nga Obama, pavarësisht se qëndrimi i Mattis kundrejt Teheranit sigurisht që nuk ka asnjë shenjë butësie. Një tjetër mospërputhje e fortë mendimi, por sidomos fjalori, midis Presidentit dhe Gjeneralit haset lidhur me Korenë e Veriut: këtu Mattis kufizohet të flasë për përgatitje ushtarake, duke paralajmëruar rreziqe për regjimin e Phenianit në rast aksionesh provokuese, megjithëse duke mbështetur primatin e diplomacisë, ndërsa Trump shfrytëzon çdo rast për të kërcënuar se “do ta shkatërrojë totalisht Korenë e Veriut”. Një çështje tjetër potencialisht përçarëse për forcat e armatosura – si prania e subjekteve transgjinorë në radhët e tyre – është përballuar më qetësi dhe maturi, pa arritur në argumentat e ekzagjeruara të Trump. Pastaj, nëse divergjencat do të bëheshin vërtet të forta, ndoshta mund të arrihet në një situatë si ajo e përshkruar nga një artikull i Washington Examiner, sipas të cilit Tillerson, Mattis dhe Steven Mnuchin, respektivisht sekretarë të Shtetit, të Mbrojtjes dhe të Thesarit, do të ishin të gatshëm të dorëhiqeshin njëkohësisht nëse sulmet nga ana e Presidentit ndaj njërit prej tyre do të bëheshin të padurueshëm. Sikur kjo të ishte e vërtetë, padyshim që do të ishte një lëvizje e paprecedent, megjithëse vetëm largimi i Mattis do ta vinte në krizë të gjithë administratën.



Perspektiva

Përfundimisht çfarë mund të thuhet për këtë njeri? Sigurisht, mund të përdoren fjalët e tij, domethënë se “…gjatë 35 viteve të mia në Korpusin e Marinsave kam mësuar se gjëja e vetme vërtet e rëndësishme në jetë është një: të improvizosh, të improvizosh, të improvizosh”. Megjithëse jeta prej politikani është padyshim ndryshe, por edhe më e komplikuar se ajo prej ushtaraku, aho që është e qartë është se Mattis posedon aftësitë për t’u përshtatur dhe të arrijë të kryejë misione që i besohen, edhe në kontekste të komplikuara. Sigurisht, reputacioni prej oficeri të shkëlqyer dhe njeriu të ndershëm që i njeh i gjithë spektri politik (dhe jo vetëm) – pavarësisht përplasjet ndryshme të kaluara me Kongresin, Komisionin e Forcave të Armatosura të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve nuk kanë munguar – vjen në ndihmë. Michèle Flournoy, ish Nënsekretare e Mbrojtjes në administratën Obama, në një intervistë për të përjavshmen New Yorker përdori fjalët e mëposhtme për ta përkufizuar: “Jim Mattis ka më shumë integritet në gishtin e tij të vogël të dorës se pothuajse të gjithë në Uashington”.

Vetëm koha do ta tregojë sesi jeta e dytë e James Mattis do të zhvillohet, nëse do të arrijë jo vetëm ta kufizojë, por edhe ta drejtojë Presidentin, dhe nëse do të jetë në gjendje t’i përgatisë Shtetet e Bashkuara për sfidat aktuale dhe të ardhshme strategjike. Megjithatë, nuk duhet harruar se jeta e tij ka qenë ekskluzivisht e përkushtuar shërbimit të vendit të tij dhe se në dobësitë e pafundme e qeverisë aktuale amerikane sigurisht që ajo e tij është një prani siguruese, qetësuese. Pastaj, siç thekson një ish funksionar i Pentagonit, i cituar në të njëjtën intervistë të New Yorker, “…Mattis dëshiron të fitojë. Dëshiron fitoren. Gjenerali Mattis është luftëtar. […] E gjithë karriera e tij është ndërtuar për të fituar”. Këshillat mijëvjeçare të Mark Aurelit nuk kanë sesi të mos i jenë të dobishme.


Flori Bruqi 

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë Samtit të vendeve të NATO-s, i cili po mbahet në Bruksel.

Rama takohet me Donald Trumpin në Bruksel

Këtë lajm e ka dhënë vetë  Kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë publike një foto në profilin e tij, teksa shihet me Trump.

“Foto e ditës”, ka qenë komenti i kreut të qeverisë.

Ndërkaq nga ana tjetër, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”.

Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe ka mbetur peng i kërkesave politike të përfaqësuesve politikë të bashkësisë serbe në Kosovë, përballë verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Asociacioni, ndërmjet Kushtetutës dhe negociatave politike

Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe ka mbetur peng i kërkesave politike të përfaqësuesve politikë të bashkësisë serbe në Kosovë, përballë verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të dhjetorit të vitit 2015, ku thuhet se Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e vitit 2015, në disa pika nuk është në harmoni me Kushtetutën e vendit, vlerësojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe njohës të çështjeve juridike kushtetuese.

Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit, i cili përbëhet nga katër serbë, ka shprehur edhe më herët skepticizmin se Asociacioni nuk mund të ketë kompetenca në rast se formohet bazuar në vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, janë nxitur debatet se Asociacioni do të mund të formohet nëpërmjet një ligji të veçantë, që do t’i jepte Asociacionit kompetenca ligjore të rëndësishme, për t’i krijuar pavarësinë e nevojshme në raport me autoritetet qendrore të vendit.

Zenun Pajaziti, deputetet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, pjesë e koalicionit në pushtet, thotë se idesë për një ligj të veçantë për Asociacionin, duhet qasur me kujdes dhe se askush në Kosovë nuk ka mandat që ta anashkalojë Kushtetutën e vendit.

“Në mënyrë eksplicite, për këtë çështje, Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një opinion dhe mendoj që të gjithë ne jemi të thirrur që ta ruajmë këtë opinion. Por, procesi i bisedimeve, tash, na nxjerr në situata, në të cilat një marrëveshje e mundshme në mes dy palëve (Kosovës dhe Serbisë) me ndërmjetësimin e partnerëve tanë, mund të rezultojë edhe me ndryshime ligjore dhe të tjera te të dyja palët. Mendoj se ne nuk kemi ardhur ende në këtë pikë. Duhet t’ia lëmë procesit të bisedimeve, të dialogut, mundësinë që të nxjerrin në pah kërkesat, të dy palët”, thotë Pajaziti.

Mazllum Baraliu, profesor i së Drejtës Kushtetuese, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se kërkesat e Grupit menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit, janë të papranueshme, sepse janë në s’përputhje të tërësishme me Kushtetutën e Kosovës dhe me gjithë legjislacionin e vendit.

“Ata e duan një ligj kushtetues, me të cilin do të rregulloheshin të gjitha çështjet, por që në fakt e krijojnë një krijesë, republikë brenda republikës. Pra, një krijesë kuazishtetërore, por që në fakt është shtetërore, me ingerenca dhe kompetenca edhe vendimmarrëse dhe më tepër se ekzekutive, duke përfshirë edhe pavarësinë ekonomike brenda saj. Janë kërkesa të papranueshme dhe në s’përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në të cilin ka konstatuar që mbi 23 herë është shkelur Kushtetuta në njërën prej dy marrëveshjeve të Brukselit. Gjithashtu, janë në s’përputhje edhe me vetë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, thekson Baraliu.

Profesor Baraliu shton se kërkesa e serbëve për një ligj kushtetues për Asociacionin, është krejtësisht në kundërshtim me konceptin e një shteti unitar, i cili është në përmbajtjen e Kushtetutës së Kosovës.

Por, çfarë në rast se kërkesa e palës serbe në dialogun e Brukselit, do të jetë formimi i Asociacionit sipas një ligji të veçantë?

Deputeti Pajaziti thotë se nuk duhet paragjykuar rrjedha e dialogut.

“Unë i kam parë debatet, tash që kanë dalë këto dy ditë, rreth statutit të Asociacionit. Mendoj që ne duhet të presim propozimet e palëve. Po e përsëris që askush nuk ka mandat në vendin tonë që të bëjë diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën. Nëse ka një propozim të tillë, ne duhet të hyjmë në një proces tjetër të ri, një proces të ndryshimeve kushtetuese. Mendoj që nuk kemi ardhur në këtë pikë dhe shpresoj që të mos vijmë”, shprehet Pajaziti.

Por, profesor Baraliu shpreh mendimin se në asnjë mënyrë nuk duhet ofruar hapësirë që të shtrohen nismat apo idetë eventuale të Ekipit menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit apo kujtdoqoftë tjetër, për një ligj të veçantë apo ligj kushtetues për Asociacionin.

“Nga të tilla fjalë, iniciativa dhe propozime për projekt-statute, mund të krijohen realitete, të cilat në fakt e rrezikojnë funksionimin e Republikës së Kosovës si shtet dhe për më tepër si shtet republikë e qytetarëve. Rrezikojnë barazinë e qytetarëve dhe krijojnë disbalanse dhe situata asimetrike në dobi të dikujt, pra, duke favorizuar në këtë rast komunitetin serb përmes këtij Asociacioni dhe duke diskriminuar të gjitha komunitetet tjera, pakicë dhe shumicë”, vlerëson Baraliu.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka dorëzuar në fund të qershorit një raport kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me punën e Ekipit menaxhues, i cili është i ngarkuar për hartimin e statutit të Asociacionit.

Zyrtarët nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dashur të flasin lidhur me kërkesat eventuale të këtij Ekipi menaxhues, si dhe për ndonjë përgjigje eventuale të Qeverisë ndaj atyre kërkesave.

Formimi i Asociacionit të komunave serbe nga Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, shihet si çështja kyçe në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...