Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/09/14

MOS PREKNI KUFIJT ! PO PREKNI T’ ZEZEN TUEJ !



Image result for fritz radovani

Nga Fritz RADOVANI:



Sa shekuj keni që po mendoni me i ngulë ata hunjë që tashti po doni me i zhgulë?

Ata endè sot nuk e kanë lëshue një rrajë...Po, kush ju siguron se vjen e i ngulë prap?

A i shihni lumejt e Gjakut të Popullit Shqiptar nder shekuj, a po nuk i keni sytë n’ballë?
Po kush dreqi ua ka mbushë mendjen me e sakatue të shkreten Rini edhe njëherë?

Ajo endè nuk ka mësue se ku bije Kosova, se emnin e vertetë DARDANI.., as nuk po e keni nder mend me ua mësue as Fëmijve tuej..? Moti i mirë shihet në mengjes heret. 

Historia e juej fillon që në 1913 me gjeneralin Vukoçiq, vazhdon me Pashiq, Titoviç, me Miladin Popoviq, Vukmanoviq, Visarionoviq e Millosheviq deri tek Vuçiqi, pushtetarët e shqiptarëve mbas viçave si me i pasë ba lopa... 

E besoj, ju kujtohet mirë Thaçi i çuem në kambë në Zvicerr kur Nanoviqi tha: “Njeriu ka një babë...!”

 E baba i këtyne të dyve na ishte terroristi anadollak Enver Hoxha.., që per një kolltuk ia “fali” Kosoven Titos...

Bani, bani marrveshje të mëshefta!


 Ju mësoi keq Ramiz Alia: “Edhe bar do t’ hajmë...”

Vazhdoni me këshillat e gjakbasave, se as bar nuk do t’ hani po sanë, e me rracion...

Por, mos harroni se serbët “per një plesht do t’ ua djegin jerganin!”... 

Fatkesi e madhe!

Po, a mendoni se kush mundet me kenë ai budallë nder shtetet e Europës, që i hypë prap aeroplanit e vjen me lanë koken per me luftue prap në Balkanin e “budallenjëve”?

A keni harrue o Shqiptarë se nuk jeni në BE, e ju o kosovarë nuk jeni as në O.K.B.?!

Ka pasë të drejtë Nanë Tereza kur tha në Rinas: “O Zot, hiqja mallkimin Shqiptarve!”



            Melbourne, Shtator 2018.


*****

Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

Redaksia Floripress


A po ikën truri i Shqipërisë në Gjermani apo Kanada ?

http://www.mediapress.al/wp-content/uploads/2018/08/emigrantet-1.jpg

Një studim për emigracionin shqiptar në 25 vitet e fundit, i kryer nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, i mbështetur nga GIZ ( Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe i sapopublikuar në Tiranë, tregon se Gjermania nuk kërkon trurin, por profesionistë për shërbime të caktuara. Trurin e kërkon dhe po e merr Kanadaja.

“Në Shqipëri ka një perceptim të gabuar lidhur me emigrantët e ligjshëm, që mundëson Gjermania për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Vërtet Gjermania është e hapur për të marrë elitat nga ҫdo vend i rajonit apo më gjerë. Por në rastin konkret Gjermania kërkon njerëz për shërbime në sistemin shëndetësor, kryesisht për të moshuarit. Sistemi shëndetësor dhe ai social gjerman kanë shumë profesione të ndërmjetme që u ofrojnë pacientëve shërbime, kanë një gamë të gjerë pozicionesh pune që nuk i plotëson dot vetë për arësye të ndryshme dhe për të cilat ka uri tregu gjerman i punës. Prandaj Gjermania është magnet për momentin, shkurt Gjermania nuk kërkon trurin, por profesionistë për shërbime të caktuara. Trurin e kërkon dhe po e merr p.sh. Kanadaja, që ka një sistem përzgjedhjeje të emigrantëve të superkualifikuar”, thekson Bajraba i cili është dhe drejtuesi i studimit.

Profesionistët për shërbime ndërmjetëse në sistemin shëndetësor që kërkon Gjermania, tani për tani nuk i duhen Shqipërisë, sepse sistemi i saj shëndetësor nuk i ka këto shërbime.

Sipas informacionit për DW nga Ambasada Gjermane në Tiranë, vitin e kaluar tre mijë qytetarë nga Shqipëria morën vizë pune dhe emigruan në Gjermani për të punuar dhe jetuar atje.

Droga “helmuese” nga Shqipëria në Stamboll

http://www.mediapress.al/wp-content/uploads/2018/09/harta0droge.jpg

Një lloj droge hibride e quajtur “Skunk” po shpërndahet për rininë në Stamboll të Turqisë, ndërsa prodhimi i kësaj droge, e konsideruar si shumë e rrezikshme, është Shqipëria.

Gazeta turke “Sozcu”, shkruan se droga prodhohet kryesisht në Shqipëri me fara hibride.

Dy ditë më parë në mbrëmje sipas gazetës, policia e Stambollit pikasi rastësisht një person të dyshimtë që doli nga një shtëpi në rrugë “Darcanar”.

Ai u drejtua për të hipur në një motor dhe policia filloi ta ndiqte.

Burri u largua duke braktisur mjetin, por policia e kapi rreth 500 metra më tej.

Tariq O, u arrestua pasi u kap me drogë prej 50 gramësh.

Ekipet e policisë kontrolluan gjithashtu shtëpinë dhe motorin e të dyshuarit për gjetjen e drogës.

Gjatë hetimeve u konfiskuan 650 gram “Skunk”, 10 gram kokainë dhe një peshore elektronike.

Tariq O., u arrestua nga autoritetet gjyqësore pasi siguronte drogën skunk, që helmon konsumuesit.

Çfarë është skunk?
Skunk, që policia mori, prodhohet nga fara hibride të kanabisit.

Skunk, i cili është 10 herë më i dëmshëm se kanabisi, gjithashtu shitet me çmime më të larta pasi importohet nga jashtë.

Gazeta shkruan se skunk prodhohet kryesisht në Shqipëri.

Ajo dërgohet në Turqi nga dy rrugë të ndryshme.

Rruga e parë është dërgimi i saj nëpërmjet anijeve nga ishujt grekë.

Një rrugë tjetër thuhet të jetë Bullgaria, Edirna dhe Stambolli përmes Ballkanit.

Shqipëria, e para në botë për përdorimin e kokainës


 Mbi 8 milionë njerëz konsumojnë kokainë, ndërsa listën e vendeve e kryeson Shqipëria ku 2.5% e popullsisë është përdorues i kësaj droge.

http://www.mediapress.al/wp-content/uploads/2018/08/23-1535116047.jpg

Mbi 2.5% e shqiptarëve konsumojnë kokainë dhe arsyeja e këtij fakti është se vendi përdoret si tranzit për kokainën afgane.

Mbi 8 milionë njerëz në të gjithë botën janë përdorues të kokainës dhe vendet më të prekura janë Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Kolumbi 1 kg arrin të shitet për rreth 2.200 dollarë, në Meksikë mund të shkojë nga 12-16 mijë dollar, ndërsa në Europë çmimi i 1kg kokainë mund të kapë vlerën e 55 mijë dollarëve.

Transporti i kokainës, po bëhet në rrugët e vjetra të kanabisit, por kartelët e drogës kanë gjetur edhe linja të reja, gjë që e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve.

Fjala vije  në Ngushticën e Gjibraltarit transporti i kokainës u rrit me 300%.

Ndërsa 7.7 ton e kokainës kolumbiane ka hyrë në Meksikë dhe SHBA.

“Një rrjet i errët i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, përdorin tani internetin për të blerë dhe për të shitur drogë në mënyrë të fshehur, duke e bërë një luftë të të vështirë për autoritet të cilat nuk mund ta fitojnë kurrë atë”.

 SHBA shpenzon 40 bilion dollarë në luftën kundër drogës, ku arrestohen 1.5 mln qytetarë të lidhur me këtë trafik.

Gjithashtu nga përdorimi i kokainës në 2016 kanë gjetur vdekjen 10 400 persona, një shifër që ka ardhur në rritje të frikshme nga viti në vit.(The Economist)
viti në vit.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli : Integriteti territorial, i pacënueshëm


http://www.mediapress.al/wp-content/uploads/2018/09/294342-8dfAfak8e6.jpeg

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin midis dy vendeve, i shtrirë tashmë në të gjitha fushat, për proceset politike në shtetet respektive dhe me theks të veçantë, për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës konfirmoi edhe njëherë qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme.

Veseli tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova do të fitojë ulësen e saj në OKB, brenda kufijve me të cilët ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht.

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, nga ana e tij, konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ajo po kalon.

Veseli e Bushati theksuan nevojën që spektri politik i Kosovës të dalë me një qëndrim të përbashkët para fillimit të dialogut final.​

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria ti heqin barrierat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri.

http://www.mediapress.al/wp-content/uploads/2018/09/294260-VUpkNLNvIZ.jpg

Fillimisht, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Bushati për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, Agjendën e Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve të MSA-së, dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe çështje tjera me rëndësi për vendin.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës në procesin shtetformues dhe proceset tjera me rëndësi për vendin, duke thënë se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të thellohet edhe më tutje, në fushën e zhvillimit ekonomik, të këmbimeve tregtare, arsim, kulturë, shëndetësi dhe fusha tjera të interesit të përbashkët.

Gjatë takimit kryeministri Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e integrimit euroatlantik, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, dhe në organizata tjera të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

“Mbështetja që ka dhënë Shqipëria për Kosovën në të gjitha etapat ka qenë e rëndësishme, andaj kërkojmë që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojë edhe në fushën e zhvillimit ekonomik. Ne duhet t’i ndryshojmë parametrat ekonomik mes vete dhe t’i heqim barrierat burokratike”, tha kryeministri Haradinaj duke falënderuar ministrin Bushati për rolin konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal.

Gjatë takimit është biseduar edhe për marrëveshjet e arritura ndërmjet dy vendeve dhe nivelin e zbatimit të tyre, poashtu edhe për përgatitjet që janë duke u bërë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Pejë.

Ndërkaq, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vlerësuar progresin e Kosovës duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për vendimin pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Parlamentit Evropian, në të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë e shtetit shqiptar që edhe më tutje të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Taksa rrugore për "Rrugën e Kombit" mund t’i dërgojë bizneset për në Maqedoni

http://www.mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/La-Via-della-Nazione-Milot-Morine-Rruga-e-Kombit.jpg
Vendosja e taksës për qarkullim në autostradën “Rruga e Kombit” nga autoritete e Shqipërisë, ka ngjallur reagime të shumta te komuniteti i biznesit, sipas të cilëve kjo do ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas vendimit cili pritet të hyjë në fuqi më 17 shtator të këtij viti, të gjithë ata që udhëtojnë në “Rrugën e Kombit”, në pjesën e Shqipërisë, e cila është e gjatë 114 kilometra, për kalim në dy drejtime do të paguajnë tarifat për veturë 5 euro, autobusë dhe kamionë më peshë më të vogël, 11.2 euro, për kamionët e mesëm 16.2 euro dhe për kamionët e rëndë 22.5 euro.

Autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën ishte lëshuar në qarkullim në vitin 2009. Ndërkaq, Kosova përfundoi ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova” në vitin 2013.

Një nga kompanitë nga Kosova që për çdo ditë qarkullon në këtë autostradë është kompania e derivateve të naftës “AL – Petrol”.

Menaxheri financiar i kësaj kompanie, Aziz Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se taksa është shumë e lartë dhe mund të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të produktit.

“Ajo që ne kemi kërkuar nga përfaqësuesit e Shqipërisë dhe së fundmi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, ka qenë një zbritje ose një pagesë më e pranueshme për bizneset kosovare. Ose të jetë ajo që po aplikohet për banorët e Kukësit me rrethinë dhe mos të jetë taksë e njëjtë si për bizneset kosovare, si për bizneset tjera që e shfrytëzojnë ‘Rrugën e Kombit’ për shërbim ose bërje biznesi”, thotë Berisha.

Sipas vendimit të autoriteteve shqiptare, për përdoruesit e shpeshtë të autostradës, është parashikuar që për ata që realizojnë nga 10 deri në 30 kalime në muaj, zbritje në masën 10 për qind, mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, zbritje 20 për qind, kurse për mbi 50 deri në 60 kalime në muaj zbritje deri në 30 për qind.

Shqetësimin me çmimin e përcaktuar, në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) kanë shprehur sidomos bizneset që shfrytëzojnë “Rrugën e Kombit” për transport të derivateve, mallrave dhe agjencitë e udhëtimit.

Në një komunikatë për media të OEK-ut thuhet se vetëm gjatë një ditë nga 15 deri në 30 autobote të kompanive të derivateve të naftës shkojnë në Shqipëri dhe anasjelltas, e që gjithë kjo do rezultonte me shifër të papërballueshme financiare.

Për këtë, Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në riaktualizim të çështjes, në mënyrë që bizneset e Kosovës mos të kërkojnë alternativa tjera për transportin e mallrave, sidomos tashmë kur është në përfundim e sipër autostrada “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën më Shkupin.

Edhe Berisha nga Al -Petrol, pohon se nuk përjashtohet mundësia e shfrytëzimit të alternativave tjera për transportin e produktit.

“Realisht, alternativa tjera do jenë të obligueshme jo vetë, për biznesin tonë por edhe për gjithë bizneset tjera, për shkak se taksa e rrugës ndikon direkt në çmimin e produktit. Pastaj në rast se kemi furnizime më të lira në rajon, ne do të shikojmë alternativa të ndryshme”, thotë Berisha.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, e konsiderojnë të lartë çmimin për taksën rrugore dhe thonë se për këtë vendim, autoritet shqiptare nuk janë konsultuar më autoritet në Prishtinë, pavarësisht faktit se frekuentimi i më i madh për në Shqipëri është i qytetarëve dhe bizneseve nga Kosova.

Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga muaji maj i kanë dërguar shkresë zyrtare, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Demian Gjiknuri, por deri më tani nuk kanë marr ndonjë përgjigje.

“Mirëpo, kjo taksë atakon drejtpërdrejtë qytetarët e Republikës se Kosovës, sepse frekuentimi më i madh i ‘Autostradës së Kombit’ është pikërisht nga qytetarët e Republikës se Kosovës. Nëse thirremi ne se është ‘Autostradë e Kombit’, atëherë për cilin komb po flitet, dhe realisht nuk janë marrë për bazë kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve tanë”, thotë Kadriu.

Qeveria e Shqipërisë, një vendim për zbatimin e taksës rrugore e kishte marrë në muajin prill, por që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kishte pezulluar taksën për shkak se kjo taksë ishte kundërshtuar me anë të protestave nga qytetarët e veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët thanë se tarifa është shumë e lartë.

Sipas shifrave zyrtare, vetëm në vitin 2017 në kufirin me Shqipëri janë regjistruar mbi 2 milionë hyrje dhe dalje të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...