Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/09/14

Droga “helmuese” nga Shqipëria në Stamboll

http://www.mediapress.al/wp-content/uploads/2018/09/harta0droge.jpg

Një lloj droge hibride e quajtur “Skunk” po shpërndahet për rininë në Stamboll të Turqisë, ndërsa prodhimi i kësaj droge, e konsideruar si shumë e rrezikshme, është Shqipëria.

Gazeta turke “Sozcu”, shkruan se droga prodhohet kryesisht në Shqipëri me fara hibride.

Dy ditë më parë në mbrëmje sipas gazetës, policia e Stambollit pikasi rastësisht një person të dyshimtë që doli nga një shtëpi në rrugë “Darcanar”.

Ai u drejtua për të hipur në një motor dhe policia filloi ta ndiqte.

Burri u largua duke braktisur mjetin, por policia e kapi rreth 500 metra më tej.

Tariq O, u arrestua pasi u kap me drogë prej 50 gramësh.

Ekipet e policisë kontrolluan gjithashtu shtëpinë dhe motorin e të dyshuarit për gjetjen e drogës.

Gjatë hetimeve u konfiskuan 650 gram “Skunk”, 10 gram kokainë dhe një peshore elektronike.

Tariq O., u arrestua nga autoritetet gjyqësore pasi siguronte drogën skunk, që helmon konsumuesit.

Çfarë është skunk?
Skunk, që policia mori, prodhohet nga fara hibride të kanabisit.

Skunk, i cili është 10 herë më i dëmshëm se kanabisi, gjithashtu shitet me çmime më të larta pasi importohet nga jashtë.

Gazeta shkruan se skunk prodhohet kryesisht në Shqipëri.

Ajo dërgohet në Turqi nga dy rrugë të ndryshme.

Rruga e parë është dërgimi i saj nëpërmjet anijeve nga ishujt grekë.

Një rrugë tjetër thuhet të jetë Bullgaria, Edirna dhe Stambolli përmes Ballkanit.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...