Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/09/13

Lugina pajtohet me Alternativën që të trajtohet si tërësi


Krerët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, Ilir Deda dhe Alfred Halili kanë vizituar Luginën e Preshevës dhe gjatë takimit me krerët e partive, janë pajtuar që Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi dhe jo në mënyrë parciale.

Lugina pajtohet me Alternativën që të trajtohet si tërësi

Alternativa u takua me Shaip Kamberi, kryetar i Bujanovcit, Ardita Sinani, nënkryetare e Partisë së Veprimit Demokratik, dhe Fatmir Hasanin, deputet në Kuvendin e Serbisë.

“Delegacioni i Alternativës u zotuaaqë do ta shtyjë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u arrit dakordimi që të intensifikohet komunikimin mes nesh”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Tre anëtarët e Alternativës zhvilluan takim edhe me Adnan Salihun, kryetar i Kuvendit Komunal nga Lëvizja e Progresit Demokratik, ku u bisedua dhe u arrit pajtueshmëria për situatën aktuale.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...